Identifikohu



Regjistrohu

Oto Bariç: Arbitri gaboi, ndeshja mund të mbyllej 2-2

Trajneri i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin italian

Leonard KARAJ
Tirana Observer

Nuk njeh diplomaci 75- vjeçari i kombëtares shqiptare, Oto Bariç, duke qenë gjithnjë i drejtpërdrejtë. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të miqësores Anglia B-Shqipëri, ku kroati ka treguar haptazi pakënaqësitë e tij kundrejt arbitrimit të treshes italiane. “Goli i dytë i anglezëve erdhi pas një faulli më se të dukshëm në dëm të portierit tonë. Mendoj se aty mori drejtim edhe ndeshja, pasi ne mund të shënonim dhe takimi të përfundonte në barazim 2-2″, ka thënë Bariç në konferencën për shtyp. Ndërkohë që kroati ka vlerësuar lojën e kënaqshme të debutuesve Kristi Vangjeli dhe Blerim Rrustemaj, dy futbollistë të cilët janë grumbulluar nga tekniku edhe për dy ndeshjet me Luksemburgun. “Mund të them se në pjesën e parë luajtëm si të barabartë me Anglinë. Më pëlqyen jashtëzakonisht lojtarët që kisha hedhur në fushë, sidomos debutuesit Rrustemaj dhe Vangjeli. Gjithashtu më pëlqyen shumë Besart Berisha, Ervin Skela, por edhe Alban Bushi, edhe pse humbi dy raste të mira për shënim”, ka vazhduar Bariç. Gjithsesi kroati i qëndron strikt idesë se nuk kishte shkuar në Angli për rezultat sesa për të parë gjendjen e disa futbollistëve në prag të ndeshjeve të qershorit. “Skuadra humbi disa raste, por ka luajtur fort dhe kjo nuk është pak. Gjithsesi, unë e thashë që rezultati nuk ka rëndësi dhe mendoj, se unë dhe të gjithë ia arritëm asaj për të cilën kishim ardhur, pra që të fitonim futbollistë dhe kjo ndodhi”, ka përfunduar trajneri i kombëtares, Oto Bariç.

Kombetarja shqiptare

Portierë: Arjan Beqaj (Anarthosis, Qipro), Isli Hidi (Tirana, Shqipëri)
Mbrojtës: Armend Dallku (Vorska, Ukrainë), Blerim Rrustemaj (Mynshegladbah, Gjermani), Nevil Dede (Tirana, Shqipëri), Kristi Vangjeli (Aris, Greqi), Debatik Curri (Vorska, Ukrainë), Endri Vrapi (Teuta)
Mesfushorë: Lorik Cana (Marsejë, Francë), Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri), Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi), Altin Lala (Hanover, Gjermani), Jahmir Hyka (Olimpiakos, Greqi), Klodian Duro (Tirana, Shqipëri), Devi Muka (Tirana, Shqipëri), Ervin Skela (Energji Kotbus, Gjermani)
Sulmues: Alban Bushi (Apollon, Greqi), Edmond Kapllani (Karlsruher, Gjermani), Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Hamdi Salihi (Ried, Austri), Besart Berisha (Hamburg, Gjermani)
Trajner: Oto Bariç

Programi për ndeshjen me Luksemburgun

»28.05.07
Ora 14:00
Grumbullimi në hotel “Adriatik”, Durrës
Ora 17:00
Stërvitja e parë
29.05.07
Ora 10:30
Seancë stërvitore
Ora 12:30
Konferencë për shtyp
Ora 17:00
Seancë stërvitore
30.05.07
Ora 10:30
Analiza
Ora 17:00
Ndeshje miqësore
31.05.07
Ora 10:30
Seancë stërvitore
Ora 17:00
Seancë stërvitore
01.06.07
Ora 09:00
Konferencë shtypi
Ora 19:00
Stërvitja përmbyllëse
02.06.07
Ora 10:30
Analiza
Ora 18.15
Nisja për në
Tiranë »

Programi për ndeshjen në Luksemburg

»04.06.07
Ora 05:00
Nisja për Luksemburg
Ora 11:00
Mbërritja dhe akomodimi në hotel “SportHotel”
Ora 18:00
Seancë stërvitore
05.06.07
Ora 11:00
Analizë Video
Ora 20:15
Stërvitja përmbyllëse
06.06.07
Ora 10:30
Analiza
Ora 20:00
Ndeshja »

Ndeshjet

02/09/2006
Bjellorusi-Shqipëri 2-2
06/09/2006
Shqipëri-Rumani 0-2
11/10/2006
Holandë-Shqipëri 2-1
24/03/2007
Shqipëri-Slloveni 0-0
28/03/2007
Bullgari-Shqipëri 0-0
02/06/2007
Shqipëri-Luksemburg
06/06/2007
Luksemburg-Shqipëri
12/09/2007
Shqipëri-Holandë
13/10/2007
Slloveni-Shqipëri
17/10/2007
Shqipëri-Bullgari
17/11/2007
Shqipëri-Bjellorusi
21/11/2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente »

  1. swed thotë:

    29 Maj 2007 @ 4:10 pm

    Sikur te kisha ca miell, te merrja dhe pak vaj te komshiu, e ti fusja ca petulla. :D

  2. Dajoshi thotë:

    29 Maj 2007 @ 5:56 pm

    Are cuna administratore, pse ma hoqet postimin???!!!!!!!!!

  3. iliriani thotë:

    30 Maj 2007 @ 4:43 pm

    edhe ne listen e ndeshjeve datat jane gabim…

  4. Berti thotë:

    3 Gusht 2007 @ 9:42 am

    bravo Besa.
    Besa (Albania) 0, Bezanija (Serbia) 0 (2-2 aggregate; Besa advances 2-0 on away goals)

  5. bledi thotë:

    23 Gusht 2007 @ 11:56 am

    shpresojme te marim nje barazim me holanden pse jo dhe nje fitore si dihet radhen e kaluar arbitri ishte me ata kesaj here mund te jete mene

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.