Login



Register

Tani të paktën i kemi të dy në të njëjtin krah

Sokol Olldashi.bmpPartia Demokratike dhe Sali Berisha ka filluar te dalin ende me hapur ne krahun e Fatos Nanos per president. Nuk po e komentoj se cfare ka thene per te e sa te verteta jane e se si mendon populli. As se cfare implikon kjo per natyren e vertete te “te djathtes” se Berishes.Une kam nje mendim semplicist. Me duket si gjeja me pozitive qe ka ndodhur kohet e fundit. Nuk kemi pse zgjedhim midis Nanos e Berishes. As se pse te ruhemi me nga te gjitha anet. Tani i kemi te dy ne te njejtin krah. Shprehja Nano-Berisha nuk eshte me nje koncept qe te le pa shprese,ndaj te cilit vetem mund te ankohesh por me ne fund nje grupim konkret ndaj te cilit ke zgjidhje, e menyre si te veprosh.



Gjerat duken me te thjeshta.

Ja artikulli i plote nga www.a1tv.com.al :

Ministri Sokol Olldashi: Votoj per Fatos Nanon President
30/09/06

“Votoj Nanon President”. Deklarata e papritur e Ministit të Brendshëm, Sokol Olldashi u hodh dje në emisionin “Zonë e Lirë” në mesnatë.

I pyetur nga gazetari Arian Çani a do ta votonte Fatos Nanon nëse Partia Socialiste do ta paraqesë si kandidaturë për president në zgjedhjet presidenciale të 2007-ës, ministri Olldashi pohoi me plot gojën se do t’ia jepte votën ish kreut të PS-së.

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm duket se vërteton zërat e kohëve të fundit, sipas të cilave maxhoranca do ta mbështesë Nanon për president me qëllim shmangien e vështirësive në zgjedhjen e presidentit dhe për pasojë zgjedhjet e parakohshme.

Deklarata e Olldashit nuk duket spontane, pasi vetëm pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha, nuk mohoi mundësinë e votimit të Nanos si president nga ana e maxhorancës.

Berisha, i pyetur nga gazetarët, në raportin njëvjeçar të qeverisjes, la të hapur mundësinë e votimit të Nanos.

Ai në mënyrë diplomatike u përgjigj se “unë e bëra detyrën time duke e nxjerrë nga dera Nanon, por Rama po e kthen nga dritarja”. Shtegu i lënë hapur nga ana e kryeministrit Berisha për mundësinë e zgjedhjes së Nanos në postin e Presidentit të Republikës, u përforcua mbrëmë nga deklaratë e ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi.

Kjo ngjan me një skenar të maxhorancës për të rrëzuar skemën e opozitës e cila ka deklaruar vazhdimisht vendosmërinë e saj, për të mos dhënë konsensusin për zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.

Partitë e opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje ku bien dakord për të provokuar zgjedhje të parakohshme, kur të vijë momenti i zgjedhjes së presidentit.

Vetëm pak kohë më parë, ish-kryeministri Fatos Nano, është rishfaqur në skenën politike.

Ai ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa ka mbajtur qëndrim të ngrohtë ndaj kryeministrit. Fatos Nano ka pasur vazhdimisht si synim, zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës. Këtë, ai e ka artikuluar publikisht disa herë.

Synimi i tij, ka qenë zgjedhja në këtë post që pas zgjedhjeve të vitit 2001. Skema e përdorur nga PS në atë kohë, i dha numrat e nevojshëm për të realizuar qëllimin, por opozita i kontestoi fort zgjedhjet si të manipuluara.

Presioni i opozitës së atëhershme dhe i ndërkombëtarëve, detyroi PS-në e drejtuar nga Fatos Nano që të pranojë një kandidaturë konsensuale për president, që ishte Alfred Moisiu.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

43 Komente

  1. mrca thotë:

    30 September 2006 @ 3:24 pm

    hahahha! Asnjeri nga dy liderast kryesore te politkes shqiptare nuk jeton dot pa njeri tjetrin. Sala nuk jeton pa Fatosin dhe Fatosi pa Salen!!!!!!!!!! ATA DUHEN!!!!!!!!!!

  2. emigranTipik thotë:

    30 September 2006 @ 3:32 pm

    Ne Spanje lejohen bashkejetesa te kesaj natyre.

  3. edrus thotë:

    30 September 2006 @ 3:59 pm

    eshte per te ardhur turp…kjo eshte prova e krijimit te nje kaste politike(s’e di se sa hyn ketu korrupsioni ose veprimi i “forcave” te “mbinatyreshme”)…
    dhe para se gjithash eshte per te ardhur keq ,kur te gjithe shqiptaret,jane prè e kesaj bande politikanesh…………
    me quani enverist ose zogist po deshet,por me mire kur eshte nje ne krye,dhe dime se c’behet,sesa,ky “pluralitet” i ndare ne kete binom(sali-nano),dhe qe s’ka per ta marre vesh i pari te dytin asnjehere

  4. enzo thotë:

    30 September 2006 @ 5:01 pm

    “Po kjo eshte loje more”thoshte Ndrek Luca ne nje film,dhe politika shqipetare eshte nje loje me dy porta dhe qe ndeshja del gjithmon barazim.Ose e thene me shqip eshte nje shkerdhatacion politik shqipetar i radhes.Njera pale ne opozite vjell kunder asaj qe eshte ne pozite ,nuk le akuza nga me monstruozet pa thurur e thene,nuk le emra pa permendur .Nano pijanec, kumarxhi ,genjeshtar,intrigant ,i degjeneruar,hajdut me cizme dhe pa cizme,vrases[hit and run].Dhe tani portat u ndruan[ose ja ndroi populli],mbahet heshtje totale sikur nuk eshte thene asgje ,dhe hipokrizia ose cmenduria arrin kulmin ,njeriu me gjithe ato vese dhe me gjithe ato epitete diskutohet per president,dhe njerez qe hiqen se do te bejne drejtesi apo do te cojne drejtesine ne vend duke luftuar korrupsioni dhe padrejtesit ,me paturpesine me te madhe shprehen se do te votojne per kete far burri.Dhe albitri popull ben sehir me keta horra.Megjithate populli eshte ne dileme kujt t’ja heqim e kujt t’ja veme.mut i pari dhe kak i dyti

  5. edrus thotë:

    30 September 2006 @ 5:03 pm

    perse s’bejne nje parti te dy bashke te pakten??….dhe te tjeret(3milion shqipetare) ne partine tjeter :)

  6. Pjer Thomas thotë:

    30 September 2006 @ 5:48 pm

    Ky eshte turpi i radhes, nga politikanet e tredhur. Habitem se si nje njeri i vetdiskretituar si Nano , kerkon te rifutet ne politik dhe pale!!! kanditat per president. Turpi i botes. Pjero.

  7. Genty thotë:

    30 September 2006 @ 6:51 pm

    KETA SQUHEN POLITIKANE POR ‘PUSHT’ SEPSE MENDOJME SI TE RRINE SA ME GJATE NE PUSHTET.
    SI NANO DHE BERISHA KANE SKADUAR—> PO UDHEHIQEMI NGA PLEHRAT.

  8. CopeDelli thotë:

    30 September 2006 @ 8:24 pm

    Berisha ka nxjer dje Olldashin per te testuar elektoratin me idene e tij per te votuat nanon si president. nderkohe shume njerez e kane lidhur fitoren e berishes me zhdukjen e njeriut me te urryer te viteve te fundit Fatos nanos nderkohe shume te tjere e kane mbeshtetur berishen duke e urryer fatos Nanon dhe duke e pare si te keqen numer 1 te kombit shqiptar

    Po tani si ndihen keta njerez

  9. Dajoshi thotë:

    30 September 2006 @ 8:40 pm

    CopeDelli thote:

    “Po tani si ndihen keta njerez ”

    Tani keta njerez ndihen ………….. copa delli. ;)

  10. edrus thotë:

    30 September 2006 @ 8:50 pm

    dajosh,me erdhi dhe mua batuta ..por,s’e thashe se mos ma merrte per keq delli :)

  11. Ceni thotë:

    30 September 2006 @ 9:11 pm

    Me te vertete gjerat me te thjeshta:)

    Te pakten tani dihet qe vota kunder Berishes tani na heq qafe edhe Nanon. Asnjehere ska qene kaq e thjeshte.

    Elektorati eshte shume pozitiv ndaj ketij vendimi:)

  12. Cheney thotë:

    30 September 2006 @ 10:24 pm

    eh mer cuna…sa hsitori te koklavitura keto te shqiperise diktatoriale post diktatoriale..Nejse nje cope mendje, nje gje qe di..Ky kingu i ka borxh te madh Nanos..eshte vizionar Nano oooo cuuunaa..Pastaj Nano po eshte edhe i vllai i Sales..nje babe kane, bab Aline dhe si i thone asaj shprehjes, sa te rroje lala gjoni hani pini e kendoni, kur te vdese lala gjoni merni trastat e kerkoni..kshu qe baben e vertete e kemi mir e me shendet..

  13. gatwick thotë:

    30 September 2006 @ 10:43 pm

    Po Saliu e ka akuzuar Nanon per njeriun me te korruptuar ne kohen e qeverisjes ,se tij si tani del qe Nano duhet president,????? Tani ketej e tutje do te kemi president te kooruptuar,te pranuar nga vet Saliu dhe Olldashi polici i tij ,cfare politikanesh qe kemi valut ,..ato qe i vjellin,(i nxjerrin jashte ),i hane me shije perseri .. !!!!!
    C`nuk thane per Nanon !!!!!!! dhe tani Nano president ..
    Mbase e meriton te jete ,por te marrim parasysh te kunderten e fushatave Berishiane, ……
    kush eshte i vertete Berisha apo Nano .?????
    Kush eshte djalli dhe kush eshte engjelli … ????

  14. Dajoshi thotë:

    1 October 2006 @ 3:50 am

    Sjellja e Berishes ne fuqi nga populli per inat te Nanos dhe tani tallja qe Berisha ose kryebajga i ben popullit me tundjen e figures se Nanos para syve eshte mesimi dhe pesimi me i mire per nje popull driteshkurter si i joni. Kthimi i Berishes ne pushtet ishte pertej cdo imagjinate. Keto dy figura jane pjeset simetrike te se njejtes figure dhe plotesojne njeri-tjetrin me veset apo tiparet me te keqija te nje qenieje humane. Them se ai popull e ka hallall ti kthehet Nano si president, dyshja Berisha-Nano eshte denimi i merituar per nje mase budallaqe qe voton vetem per inerci, pa menduar se c’po ben. Kjo dyshe imorale eshte fatkeqesia me e madhe pas Enver Hoxhes, ndoshta Hoxha ishte me i mire………… Tani s’eshte me ne dore te popullit, e ka ne dore nje tufe sarhoshesh apo kodoshesh qe quhen deputete. Do zoti diten e zgjedhjes se presidentit, kesaj turme i kthehet ndonje rreze arsyetimi dhe numrat hedhin poshte keto dy shkarravina, sidoqofte nje gje eshte e sigurte, it will get worse before it gets better. 16 vjet demokraci kane shkuar per lesh. Imagjinoni te mos kishim patur keto dy figura ne keto vite…..e sigurte qe sado keq te ishim do ishim shume me mire se tani. Eh…. :(

  15. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 October 2006 @ 7:51 am

    Politika eshte kurve e per te qeverise 2-3 vjet me shume po i shitet shpirti edhe djallit. Hajde martese me mbleseri e interesash hajde,po i gezoshim dhendurret edhe per 20 vjetet e ardhshem.

  16. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 8:12 am

    . kjo tregon se kur mbaron morali fillon degjenerimi ,cipa u ka plasur ,te dy jane fajtor dhe te deshtuar njekohesisht, njeri ne 1997 dhe tjetri ne 2006,

  17. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 8:16 am

    lexo korrik 2005

  18. Cheney thotë:

    1 October 2006 @ 8:22 am

    eh mer lal mos u boj specifik hic, jo per gjo se i shfajso pjeserisht ashu, psh: njerin e shfajson nga vitet e sherbimit te bindur ndaj UDB(eh ta dinin me fakte kete gje Kosovaret)…

  19. syri ujkut thotë:

    1 October 2006 @ 8:34 am

    ne qofte se berisha ndihmon nanon per president athere populli shqipetar ka nje problem shume te madh me politiken dhe politikanet e vet
    pra populli shqipetar po mbahet ne shach te tere kohen nga komunizmi deri tani …detra jone eshte te gjejme se kush jane keta njerez

  20. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 8:58 am

    “Hajduti thote kapeni hajdutin” -eshte parimi i atyre, Berisha-Nano ,eshte koha per tu ndare me to ..

  21. LAURENT thotë:

    1 October 2006 @ 9:24 am

    Kush e ruan me mire shtepine e tij se sa hajduti.
    Kush do e ruaje me mire pushtetin se sa ata te dy.

  22. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 10:06 am

    -Po komisari,kapter Ramiu,ku eshte komisari,- pyeti ushtari marinar i mashtruar nga kapteri i tij .
    -Ha, ha, ha, ha, ha, po puna komisarit ishte lojaaaaaaaaaaaaaaa … ha ha, ha ,ha, ha, ha ,ha ,

    Po puna e Nanos zoti Berisha,si u be ai eshte share prej jush si njeri i affereve ,droges dhe korrupsionit,i traffiqeve — pyet populli i mashtruar …

    Ha, ha, ha , ha, ha,……. po puna e Naaaanoooss, ishte looooooojaaaaaaa.. ha, ha, ha , sa te merja pushtetin aty ishte puna-pergjigjet Berisha .

  23. CopeDelli thotë:

    1 October 2006 @ 11:18 am

    DAJOSH ….EDRUS

    Nuk ka prob se e kam vene vete emrin..
    Cop Delli do te thote se kam nje kompjuter te markes dell pra nje cope delli
    Sigurisht qe ka dhe humorin e shprehjres shqiptare cop delli brenda…

  24. emigranTipik thotë:

    1 October 2006 @ 11:23 am

    O moj pleqeri e shkrete,
    qe me vjen si qen i qete.
    N.Frasheri
    une te kam kuptuar:CopeDielli…!!! :-) (femer)

  25. Albatros- thotë:

    1 October 2006 @ 2:30 pm

    Pakt Nano-Berisha??!! mos u cudisni shume, sepse nuk eshte ndonje lajm i ri. Kush ka veti analizuese dhe eshte ne gjendje te thellohet dhe te shkoje me tej shout aktual politik, mund te arrije te kuptoje qe marreveshja Nano-Berisha ka ekzistuar perpara 3-Korrikut te vitit 2005, madje pikerisht ka marre zanafillen ne vitin 2002. Pikerisht atehere kur Nano dhe Berisha rane dakord, qe me ndihem e deputeteve qe udhehiqnin te bllokonin votimin e tre ministrave te rinj te qeverise meta, gje qe u pasua edhe me doreheqjen e ilir metes, i cili konsiderohet kryeministri me i sukseshem i shqiperise ne keto 15 vite tranzicion. Marreveshja Nano-Berisha, sigurisht qe u forcua edhe perpara zgjedhjeve te vitit te kaluar. Disa pika te rendesisshme ishin: A: Nano-Berishes: “Une te jap pushtetin, ti mos me prek biznesin”. Me thoni ju lutem, cilat nga bizneset e shumeperfolura te familjes nano dhe bashkeshortes se tij xhoana, jane kontrolluar apo prekur nga strukturat aktuale te shtetit? Madje autobuzat qe Sala, kur ishte ne opozite i akuzonte per transportim droge, transportuan disa dite me pare, senatoret amerikan qe kishin ardhur per te vizituar qeverine.
    B-Nano-Berishes: ‘Une te bej kryeminister, ti me bej president”. Te gjitha gjasat jane qe te ndodh nje gje e tille. Berisha ka fatin qe ti bej deputetet e tij te votojne verbazi per cdo vendim, Nano nga ana tjeter ka te pakten 8-9 deputete, te cilet te vetme lidhje qe kane me te majten eshte pasuria marramendese qe vune gjate qeverisjes socialiste. Keshtu qe votat e dy vellezerve siameze do te plotesonin numrin e nevojshem, 84 vota, te cilat do te shpetonin berishen nga zgjedhjet e parakohshme dhe disfata ne to, nderkohe qe do te realizonin enderren e vjeter te nanos, per tu bere president. Provat e kesaj marreveshje vijojne edhe me vazhdimin e projekteve te lena pergjysme nga qeveria nano, projekte te cilat gjate kohes kur berisha ishte ne opozite i kundershtoi, por qe cuditerisht tashme po i mbeshtete, dhe ketu behet fjale per kakomene, albtelekomin, treni elektrik, tec etj. E keqja e Shqiperise jane nANO-BERISHA. sA TE JENE ATA, VETEM KEQ DO TE KEMI NE SHQIPTARET.

  26. artinon thotë:

    1 October 2006 @ 2:36 pm

    kam pershtypjen se ti mrca nxitohesh ne gjykimet e tua. une te kam ndjekur edhe ne postimet e tjera, por po me dukesh sikur je e gatshme te besh gjithcka per te beer interesanten dhe per tu hequr si intelegjente. Nga e di ti, qe Nano dhe Berisha duhen? Dashuri eshte ta fusesh tjetrin ne burg, apo te kerkosh ta eleminosh ate per disa here me rradhe. pOR NDOSHTA TI MRCA MUND TE KESH GJYKIME TE TJERA PER DASHURINE, nDOSHTA NUK E DI SE CFARE ESHTE DASHURIA, OSE NDOSHTA JE VELUR ME DASHURI

  27. mrca thotë:

    1 October 2006 @ 2:52 pm

    se pari te falenderoj qe me ke ndjekur edhe ne postimet e tjera. ti artinon mund te kesh pershtypjet e tua dhe eshte e drejta jote. sa per ate qe kisha shkruajtur (Ata duhen) ishte thjesht per humor, batute. tani une nuk te dua te bej te njejten gje si ty te paragjykoj e te them qe nuk e ke sensin e humorit. se dyti po te them qe nuk kam nevoje te bej as interesanten e as inteligjenten…. sps jam e tille…..:) ( merre per mungese modestie po deshe). se treti dhe se fundi gjykimet per dashurine jane relative (si cdo gje ne kete bote fundja) dhe nese une e di apo jo se c’eshte dashuria mund te pyesesh te dashurin tim… :) (batute edhe kjo e?????????) hajt qesh cik me shuume se e qeshura te zgjat jeten! Bye

  28. emigranTipik thotë:

    1 October 2006 @ 3:17 pm

    per sqarim ideshe:
    http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=101746

  29. emigranTipik thotë:

    1 October 2006 @ 3:20 pm

    “Dua të pajtoj Berishën me Edi Ramën,(Nanon. shenimi im)për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për të shndërruar Shqipërinë qendër zhvillimi të të gjithë rajonit në Evropën e Bashkuar”. “Biznesi është viagra e bashkëjetesës midis popujve;

  30. klajdevour thotë:

    1 October 2006 @ 3:38 pm

    Megjithate, pertej batutave dhe humorit, ceshtja mund te behet serioze: ketu cdo mynxyre qe eshte menduar me ze te larte, nuk ka vonuar dhe eshte bere realitet!

  31. canada thotë:

    1 October 2006 @ 5:03 pm

    E kuptoni ju ( qe hiqeni se i dini te gjiyha ) cdo te thote state capture ?
    Jam i sigurt se te gjithe besoni se e kuptoni , por fatkeqesisht nuk keni aftesine per te kuptuar , aftesia juaj eshte qe te flisni lart e poshte .
    Na jeni bere politikane te ……

  32. gatwick thotë:

    1 October 2006 @ 5:42 pm

    e dini ju si behet rakia mo,ta thom une, …e marim rushin qe e marim ? pastas e fusim ne gazan, e i vem zjarrin gazanit ,zihet qe zihet ??? pastaj marrim pike pike rakine, ja kjo eshte e gjitha rakia ….

  33. LABE thotë:

    3 October 2006 @ 12:40 am

    sa here qe lexoj lajme politike nga Shqiperia depresohem, me kullon energjia ne dysheme… ky eshte KULMI!!! Te dy jane politikane te mbaruar, te dy e kane bere lemsh vendin keto 15 vitet e fundit. Ky bashkim tregon sa te ulet dhe karierista jane!
    Sa me shpejt te ikin qe te dy, aq me mire do jemi!

  34. LABE thotë:

    3 October 2006 @ 1:03 am

    Cheney,
    te lutem a ke mundesi te na tregosh me shume per kete punen e UDB-se?
    Une kisha degjuar dick ate tille po nuk isha e sigurt!
    Te lutem!

  35. LABE thotë:

    3 October 2006 @ 1:21 am

  36. Dajoshi thotë:

    3 October 2006 @ 3:40 am

    Aman, o labe, mos na hap kshu temash se na hapet barku. Jo se nuk besoj ato qe thuhen per Nanon e Berishen se duhet te jete me keq se c’thuhet ne link, por me neveritet populli shqiptar ne te dy anet e kufirit, ky nga ana jone qe vazhdimisht riciklon mostrat, dhe ai pertej kufirit qe pasi i ngriti permendore E Hoxhes gjithe jeten, tani ben te njejten gje me Berishen. Duhet te jemi komb i trashe fort, kot nuk kane tallur bythen gjithe jeten me ne dhe na kane ndare copa-copa.

  37. enzo thotë:

    3 October 2006 @ 4:10 am

    Jam plotesisht dakort me ty Dajosh dhe ne udhehiqemi nga parimi ose motoja”ne shqipetaret jemi populli me i lashte ,jemi populli me i ndershem,jemi populli me i zgjuar ,jemi populli me puntor dhe jemi e jemi…………. dhe te gjithe te tjeret jane budallenj dhe na kane inat te gjithe jane armiqte tane,te gjithe na e kane me hile……..”Por nuk shikojme sa perpara kane shkuar “budallenjte” dhe sa mbrapa jemi ne te “zgjuarit”

  38. LABE thotë:

    3 October 2006 @ 4:29 am

    dhe une jam shume dakort me ju! te rrenqethet mishi dhe te vjen turp per keto pune. Eshte dhe frike. Cfare do na ndodhi neve?

    mendoj se tipa te tille si berisha dhe nano do futen dhe rikthehen cdo here ne historine e Shqiperise nqs nuk mbahen te pergjegjshem per cfare ka ndodhur gjate ketyre viteve qe ata e kane bere karrigen ping-pong midis tyre.
    si psh me miloshevicin, ai mbahet si hero sepse nuk u mund qe ta ndeshkonte drejtesia. fakti qe pas 97 berisha u la peshk i lire dhe nuk iu kerkua llogari beri qe ai te kthehet ne fuqi serish. kujt do ia merrt emendja ne 97, kur ai u detyrua te dorehiqej se 10 vjet me vone do toturoheshim me t enjejtin avaz, mos me keq? dhe nanua mos me keq…zhgenjim total i besimit qe i kishin dhene votuesit!

  39. gatwick thotë:

    3 October 2006 @ 8:45 am

    Po prandaj edhe kompromisi Berisha-Nano,ku Nanos i eshte propozuar posti i presidentit ,si shperblim per mbulimin nga ana e tij te pergjeqsive te 97` se famshme,gjate periudhes qe Nano ishte ne pushtet,eshte tregues kuptim plote se te dy keta kane marr peng te gjithe SHqiperine.
    Nano president ? i propozuar nga Olldashi,Berisha ose i miratruar prej tyre ???!!!- Me jep postin qe nuk te bera gjyq per 97` dhe cdo gje do te shkoj ne rregull,socialistet i rregulloj une- thote Nano,per pyka Nano eshte i vetmi ..

  40. vlonjati2 thotë:

    6 October 2006 @ 3:49 pm

    Me ne fund e nxori fytyren e vertet sala ne dashurin per komunistet e vjeter si tosi.Pervec Ballit dhe Legalitetit dhe shoqata e te perndjekurve politik ne shqiperi te gjitha partit e tjera vine nga ppshja.me respekt vlonjati

  41. vlonjati2 thotë:

    6 October 2006 @ 3:49 pm

    Me ne fund e nxori fytyren e vertet sala ne dashurin per komunistet e vjeter si tosi.Pervec Ballit dhe Legalitetit dhe shoqata e te perndjekurve politik ne shqiperi te gjitha partit e tjera vine nga ppshja.me respekt vlonjati

  42. vlonjati2 thotë:

    6 October 2006 @ 3:49 pm

    Me ne fund e nxori fytyren e vertet sala ne dashurin per komunistet e vjeter si tosi.Pervec Ballit dhe Legalitetit dhe shoqata e te perndjekurve politik ne shqiperi te gjitha partit e tjera vine nga ppshja.me respekt vlonjati

  43. tomi korca thotë:

    6 October 2006 @ 7:08 pm

    Koha Jone sot
    Përse PD-ja nuk e heton Shkallnuerin?

    Shkruar nga Administrator
    Debati parlamentar për ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e pasurisë dhe lidhjeve nepotike të familjes Berisha, ka evidentuar dystandartizimin që politika shqiptare përdor edhe kur është fjala për zbatimin e kushtetutës.

    Nga BASHKIM MUÇA
    Për një njeri që e njeh mirë kushtetutën, që e di se çfarë është ligji themelor, është e pakonceptueshme se si është e mundur që parlamenti të bllokohet për arsye se shumica, hapur, nuk dëshiron të njohë të drejtën kushtetuese të opozitës.

    Të njëjtën gjë pati bërë edhe shumica e mëparshme, sot në opozitë, kur bllokoi në mënyrë të njëjtë të drejtën e ish opozitës për të ngritur një komision për hetimin e ish kryeministrit Nano, i akuzuar se ka bërë një aksident me pasojë vdekjen, në fshatin Shkallnuer të Durrësit. Këtë gjë, shumica e sotme po kërkon t’a përdorë si argumet për të penguara Komisionin për Berishën.

    PS-ja akoma nuk është treguar e sinçertë për të pranuar shkeljen e kushtetutës në rastin e Shkallnuerit, duke dashur ta justifikojë me faktin se asokohe për këtë ngjarje kish filluar një çështje penale! Gjithsesi, PS e ka paguar faturën e keqqeverisjes, duke kaluar në opozitë.

    Opozita ka bllokuar sërish parlamentin, duke kërkuar me këmbëngulje të drejtën e saj kushtetuese, për ngritjen e “komisionit të sherrit”. Nga ana tjetër PD-ja, duket se nuk ka ndërmend ta çojë liderin e saj histori para hetuesise parlamentare, për t’u tallur socialistët me të. Pyetja që shtrojnë sot skeptikët, është se se përse kryeministri Sali Berisha nuk e pranon hetimin parlamentar?

    Por nuk është ky shqetësimi dhe as gabimi më i madh që po bëjën demokratët në pushtet, lidhur me komisionet parlamentare. Pyetja që do të duhej shtruar më të madhe në këto momente mund të ishte: përse demokratët në pushtet nuk kanë kërkuar deri tani ngritjen e komisionit, të mohuar dikur në mënyrë të paligjshme, për hetimin e të paktën ngjarjes së Shkallnuerit? Demokratët janë treguar të ngathët, krahasimisht me opozitën, në raport me me problematika të të njëjtit lloj. Përveçse të ngathët demokratët nuk janë treguar as seriozë, në ato gjëra që kishin premtuar.

    Mbyllja deri më sot e çështjes së Shkallnuerit, por jo vetëm e saj, që lidhet direkt me emrin e ish kryeministrit Nano, i cilësuar prej shumicës së sotme, përveçse politikani më i korruptuar në Europë edhe si vrasës misterioz, evidenton një fakt tronditës: ngritja ose jo e komisioneve parlamentare, të cilat përveçse shpenzime, ngjallin edhe shumë konflikte, bëhen vetëm për arsye politike e që s’kanë të bëjnë me hetimin e së vërtetës.

    Kryeministri Berisha ka treguar se është në gjendje të sulmojë, denigrojë, vetëm ata që i kërcënojnë pushtetin, ndërsa t’i tolerojë, e t’i harrojë më pas, kushdo qofshian ata, e pavarsisht se çfarë mund të ketë thënë për ta. Kjo është filozofia që ai po përdor duke sulmuar Edi Ramën dhe duke harruar të gjithë ata që ka akuzuar më parë.

    Sikur Fatos Nano të ishte larguar megjithëmend nga politika, duke marrë me vete mëkatet e keqqeverisjes, shqiptarët edhe mund t’ja falnin bëmat e tij, përfshirë këtu edhe Shkallnuerin. Por në një kohë kur, ai po përflitet si një kandidaturë e mundshme për t’u ngjitur në postin e presidentit, çështja komplikohet. Kjo për vetë faktin se shumica e sotme, në vend që ta kish hetuar, po e konsideron si personazhin që mudn t’a përdorë, për të zgjidhur krizën e vitit 2007.

    Nëse do t’a supozonim për një moment se kjo do të ndodhte, Sali Berisha në raport me Fatos Nanon nuk do të ishte as më pak, e as më shumë por siç ishte Fatos Nano me të tijët, Anastas Angjeli e Bashkim Fino, të cilët pasi i akuzoi në mënyrën më ekstreme, në KPD-në e famshme të fundvitit 2001, si të korruptuar dhe bashkëpunëtorë me krimin, pa kërkuar asnjë falje publike i mori ministra në qeverinë e tij të vitit 2002.

    Shqiptarët do t’a kishin shumë të vështirë të pranonin ngjitjen e Fatos Nanos në postin e presidentit nëpërmjet votës së Sali Berishës, para se ky i fundit të bëjë njërën nga të dyja: ose t’a hetojë për Shkallnuerin, për kasetën e incizuar me Fehmi Abdiun, për korrupsionin dhe monopolet etj; ose të kërkojë falje publike për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij.

    Shenjat e një pakënaqësie të mundshme i ka dhënë në mënyrën më të qartë njëri prej drejtuesve kryesorë të PD-së, Bamir Topi, i cili është shprehur hapur kundër kandidaturës së Nanos për president. Madje në një prej seancave të fundit parlamentare, ai la të kuptojë se nuk përjashtohej mundësia që PD të kërkonte një komision parlamentar për Shkallnuerin.

    Ky qëndrim evidenton faktin se ka zëra brenda PD që kërkojnë të bëjnë politikë të moralshme ose të paktën të mos luajnë me të ardhmen e tyre politike. Çështja është nëse këto zëra mund, apo jo, të formësohën në trajtën e një rryme, imponuese ndaj politikës së vjetër të përfaqësuar në mënyrën më klasike nga Nano dhe Berisha.

    Shkallnueri i Nanos dhe pasuria e Berishës, janë fenomene të të njëjtit standard, bllokues, që i karakterizon përfaqësuesit e politikës së vjetër, të cilët po kërkojnë me çdo kusht marrjen ose ruajtjen e pushtetit.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.