Odë për ikjen

ODE PER IKJEN
Bari lekundet i pergjumur pas hapave te fundit
si nje det i blerte, i dashuruar qe do te ike diku.
Ne ajrin e lare pas shiut zogjte kendojne
te njejtat kenge, per te njejtat gjera pafundesisht
te vjetra
dhe perjetesisht te reja
te kohes kur ne s’ishim dhe kur me nuk do te jemi.
Dhe tani cdo gje perreth eshte prej uji, tingujsh e drite
me atome te vegjel e te gjalle qe shushurijne ne cdo bulez
Nje cast kur ngrita krahun lart m’u duk si te ishte
nje dege
dhe prita i magjepsur qe te ma mbulonte levorja, sythet dhe gjethet
Sa bukur do te ishte te mundje te lulezoje kudo
si nje peme e vjeter qe nxjerr papritmas nje bisk te njome
mbi lekuren e ashpersuar nga ererat dhe vitet.
Ose te presesh deri vone sa te kalojne qerret e ngarkuara
me bar te thate dhe aroma
dhe te jesh nje rrote qe sillet e gezuar ne boshtin
pastaj nje re qe kalon e hutuar ne qiellin e zbrazet,
nje gardh i vjeter, i dashuruar, fishkellima
e nje kenge te panjohur, diku larg
dhe se fundi
nje flutur e vogel qe ndalon nje cast
mbi coperat e xhamit te ngulura fort ne murin
e erret dhe te larte
dhe pastaj fluturon tutje.
PER MULLINJTE E ERES
Tashma shiu ka pushuar se reni mbi deget e fryra nga
Aroma
e bute e tokes se lagur ngrihet ngadale
duke m’i bere gjymtyret te renda e te plogeta
si te ishin prej dheu a prej gjumi.
Me pelqen tani te rri keshtu i shtrire, palevizur,
duke ndjekur vetem lojen e bukur te atyre dy fluturave
mbi driten e mekur te dhomes.
loje e qete, e heshtur, irreale
loder shpirtrash . . .
Por nga nje vend i fshehte me shfaqet perseri befas
dhe m’i mberthen per te mijten here fluturat mbi
ushten e tij te madhe e te vjeter,
duke me shpjeguar serish me zerin e tij te lodhur
se ato nuk jane tjeter vec mullinj te vegjel ere
qe vertiten e vertiten. Dhe une
nuk mund ta kundershtoj, nuk mundem as t’ia shpjegoj
ato qe isha duke menduar. Me vjen te qaj
ndersa shoh fytyren e tij te pikelluar dhe dua te ulem,
t’ia pushtoj mes kraheve te mi gjunjet e dobet
e ti tregoj edhe une per Dylqinjen time
e dhimbjen e dashurise se patreguar
T’i tregoj per Sanco Pancen qe me ndjek me gomarin e tij
kudo, duke me thene se eshte gjithmone me mire
te hash se te mendosh, te vrasesh mendjen per gjera
te larta, te kota. T’i tregoj per keshtjellat qe kam
dhe per hanet ku kam fjetur . . .
Por ai nuk me degjon me, as nuk flet, vetem shikon
me syte e tij te medhenj e te trishtuar nje bote
nje bote te harruar.
Dhe une nuk di si ta ngushelloj me ate, as vehten time,
nuk di si t’ia ndryshoj ate fytyre te vrerosur.
Vecse me vjen te qaj ndersa shoh
ato flutura te vogla e te bardha mberthyer
jo se ai nuk i desh, jo se ai
nuk i deshi ato sic i desha edhe une, qofte
por ja qe nganjehere ngjajne kaq shume me mullinjte e eres
qe vertiten . . . vertiten . . .
duke na kallur befas friken.
Peshku Fluturues


29 Mars 2008 @ 9:18 pm
Wow! Vertet shume bukur!
29 Mars 2008 @ 9:19 pm
Ne letersi te rendoka koshja e kanarit, ndryshe nga politika.
Mire. urime per poezite.
29 Mars 2008 @ 9:58 pm
Julius, ka nevojë të jetojë nën “diktaturë” për të gjetur frymëzimin
… jemi akoma tek vitet ‘90… dmth dhe Ai 17 vjet tranzicion :P, por ne do ta presim që të shpërthejë sërish dhe më fort se atëhere.
29 Mars 2008 @ 10:04 pm
PF, per momentin kam lexuar vetem te dyten! Me ka ngjitur big time! Detaje me vone!
@Julius: Rrjeshti i pare i komentit tuaj futet ne bashkesine e fjalive qe NUK duhen perdorur kur i flitet nje Poeti!
PF, kapele do gjej dhe do ta heq!!! FLM! Until soon!
29 Mars 2008 @ 10:20 pm
Emo, une jam partizan i gjuhes liberale.
http://www.youtube.com/watch?v=Z2gQCHztRAE
Edhe nje barcalete: Prifti sa here shkonte ne kishe e shante i biri i kepucarit.
O prift..ashu keshu..
Nje here, dy here, tre here. Vete prifti ke kepucari edhe ia qan hallin…
Ia permblodhi me dy dacka te birit ky.
Te nesermen prape at Sotiri per ne qishe.
- O prift, i therret i biri i kepucarit…E DI VETE TI.
Edhe PF qe thu ti, e di vete ai…
e pranoj.
Mgjse une e hengra nje dacke.
Edrus per punen e diktatures, o sa ke te drejte…
29 Mars 2008 @ 10:53 pm
Ishte bere ca kohe pa te lexuar, PF me ndonje prurje te re - me keto e shleve, heperhe
29 Mars 2008 @ 10:59 pm
P.S. - Duket sikur Peshku (pa uje) po e merr prape dukshmerine e tij shumengjyreshe me kete perzjerjen e re te shkrimeve.
30 Mars 2008 @ 12:26 am
Faleminderit Belle Fleur.
Emigrant leje kapelen por ulu e shkruj ndonje detaj e te nderrojme ndonje llaf se na myti Gerrdeci. Apo jo Lost? Se edhe une aty te kohet e vjetra ta kisha llafin.
30 Mars 2008 @ 12:32 am
Poezi ku te luan pitja e krese.Ai gjelberim poetik te ben te flutursoh edhe ti.Po vallle,a mundesh?Domenin e ka kush tjeter.Epo ta gezoj,pra…
30 Mars 2008 @ 5:20 am
“Por ai nuk me degjon me, as nuk flet, vetem shikon
me syte e tij te medhenj e te trishtuar nje bote
qe nuk ekziston me
nje bote te harruar.”"..
Me duket si domethenia e mesazhit qendror te “sumumit” poetik.!!!!
Per kohen nuk mund te ishte tjeter Kapitalizmi pervecse nje bote ne HARRIM…..
PF e bera paradhenie te mos vijne “ndotsat” per ti hequr shijen poezive
dhe per te zbuluar “undergraundin” e “disidentizmit”…. shqiptar .
Me then te drejten je nje pene teper e admirushme per menyren e shtruar qe te fut ne botkuptimin filosofik te prurjes…
“”"”"”Vecse me vjen te qaj ndersa shoh
ato flutura te vogla e te bardha mberthyer
mbi ushten e vjeter.
jo se ai nuk i desh, jo se ai
nuk i deshi ato sic i desha edhe une, qofte
edhe per nje cast te vetem
por ja qe nganjehere ngjajne kaq shume me mullinjte e eres
qe vertiten . . . vertiten . . .
______________duke na kallur befas friken.____________________
Kete kisha shume deshire njerzit ta kishin si leitmotiv te jetes ,jo per te rrojtur nen psikoza ankthi e frike por …nuk di ta shpreh bukur…….por po perseris shprehjen e njohur
Jo c’do gje qe shndrit eshte AR.
Kush po na genjen me gjera te “shndritshme”….
Dhe sa kohe,ore dite jave muaj vite ……………
do mbetemi tapet i trandafilte per HAPAT e tyre MADHESHTORE
Qe na shtypin tru e eshtra per te prodhur me NE miell KOCKOR….
30 Mars 2008 @ 5:38 am
Fjale ODE ne Kosove nenkupton Dhome/Kuvend te burrave ku ulen kembkryq e kuvendojne per probleme te katunit! Ne Shqiperi paska ma shume kuptime kjo fjale!
30 Mars 2008 @ 6:13 am
O peshk, poezia e dyte shume paranoiake, me kenaqi. Dhe me qe jemi ke paranoia, dhe me qe ti je peshk dhe meqe po tregojme barcaleta, degjo nje barcalete me peshk. Fillon keshtu:
Ishte nje here lepurushi.
Edhe lepurushi kishte dale andej nga bregu detit nga Dhermiu dhe kishte dredh nje boce marijuana dhe e kishte ndez dhe po shijonte nje perendim te vagelluar me diellin qe shuhej ne nje kuqerreme pafund dhe me henen qe fillonte te shkelqente gjithnje e me shume, prane se ciles kishte flluar te shkelqente si pikez vese ylli i mbremjes dhe lepurushi filloi te ndjehej poetik dhe filozofik dhe kuptoi qe nuk ishte vecse nje pike e vogel ne gjithe universin kur papritur del peshku i vogel i kuq tek bregu i detit dhe i thote:
O lepurush, o lepurush, ca po ben, ca po ben?
Ik ere dreq se me trembe, i thote lepurushi qe u shkeput nga meditimi.
O lepurush, o lepurush, marijuana eshte ajo? Na jep nje pomp, na jep nje pomp. (Barcaleta nuk e tregon a i thoshte peshku i vogel i kuq nga dy here gjerat, apo ishte lepurushi aq damell sa i degjonte nga dy here).
Ik ere pirdhu, i thote lepurushi, pse une do te maj me mall ty mor mut?
O lepurush, o lepurush, amon, amon, na jep i pomp, na jep i pomp.
E mire mo. Ja jep per nje pompe lepurushi, kur peshku i vogel i kuq nje t’a mor te gjithen edhe pesh pesh pesh, ia kercet per det te hapur tu fershelly ate kongen e Snoopit. Ca peshk i vogel i kuq, ca i ishin bo syte e kuqe nga malli, kur e dikto balena e madhe blu.
Ca je ba kshu ti mer mut, i thote.
Ke bregu i detit afer Dhermiut, i thote peshku vogel i kuq, ka dale lepurushi ene o t’u shpernda.
Niset balena e madhe blu edhe del ke bregu detit mu aty ku ishte lepurushi, ene i mbeshteti ato krahet ke bregu i detit si i ka pas mbeshtet Ben Shaka ke banaku kur ishte i etur ene hyte me nxitim ne lokal, gjithe shkume e gjithe turfullime mo. E shef lepurushi ene i thote:
Peshk i vogel i kuq, akoma s’e paske nxjerr tyrmin?
30 Mars 2008 @ 12:26 pm
Ue, sa bukur! Falemnderit Peshk Fluturues!!!
Dhe meqë jemi te barcaletat me kafshë:
Në një cep shkretëtire andej nga Afrika Perëndimore, jetonin një mi dhe një elefant. Meqë vërtiteshin rreth të njejtit baobab, ishin bërë shokë dhe miu s’e kishte më shumë frikë elefantin dhe elefanti bënte më shumë kujdes të mos e shkelte. Një ditë në mëngjes, për të ndejt fit, dolën për vrap. E vrapo e vrapo, kur miushi ndalon befas dhe i thotë elefantit:
- E çuditshme sa shumë pluhur ngremë të dy bashkë!
30 Mars 2008 @ 4:27 pm
Une do flisja vetem per foton.
Me duket shume e arrire ne raporte shume kuptimplote me vargjet…
Si personifikim i “lulkuqeve mbi mure” ose “vajzat me kordelete kuqe”
E ndjeshme dhe e thelle, e paster dhe kuptimplote . Kjo del me e qarte ne se e shoqeron me vargjet:
Vecse me vjen te qaj ndersa shoh
ato flutura te vogla e te bardha mberthyer
mbi ushten e vjeter.
jo se ai nuk i desh, jo se ai
nuk i deshi ato sic i desha edhe une, qofte
edhe per nje cast te vetem
por ja qe nganjehere ngjajne kaq shume me mullinjte e eres
qe vertiten . . . vertiten . . .
duke na kallur befas friken.
30 Mars 2008 @ 6:03 pm
PF, dyzimi me Don Kishot eshte i shkelqyer! I shkelqyer!
Ironia (perzjere me nje doze te rende keqardhje) ndaj vetes eshte kaq e plote ne vetevete, sa qe te mbush dhe derdhet pak anash… Sepse duke qene arme e te dobetit, perfshin gjithe spektrin, edhe dobesine, edhe fortesine e vetes (i dobeti dhe i forti je po ti, all the time)….
You got it, man!
Flasim prape. Prs naj llaf nga LostT, gjithashtu (sidomos nese e shef edhe ai ashtu punen e dyzimit… lostT, shih edhe vitin kur eshte shkrujt, mos te shpetoje si detaj)
Te paren do e lexoj me vone.
Thx, PF!
30 Mars 2008 @ 9:54 pm
Idriz, mos na i ngaterro gjonat me politike te lutem!
Don Kishoti eshte nje poezi per shpirtin e per dilema te tipit ekzistencialist, e s’ka te beje fare me komunizmin, ashtu sic edhe Don Kishoti nuk ka pasur ndonje lloj lidhjeje me te.
Poezia e pare “Ode per ikjen” (Per Odin: ode eshte nje lloj forme poetike si p.sh. soneti, jo syneti) eshte nje poezi puro disidente, per kohen kur u shkrua. Ne vargjet e fundit mund ta vesh re kontradikten figurative midis peisazhit bukolik dhe murit me copa xhamash siper. Dhe mos harro fluturen qe iken!
Por mbas thuajse 20 vjetesh, kjo nuk ka me asnje lloj rendesie, dhe une shpresoj qe ajo eshte thjesht nje poezi e bukur ku njerezit mund te identifikojne caste te ndryshme te jetes a te gjendjes se tyre shpirterore.
Ne do ta dish edhe arsyeja se perse e solla ishte per te treguar disi ndryshimin e mentalitetit midis brezit te Migenes qe mendon te kthehet ne Shqiperi, dhe te prinderve te Migenes qe iken nga Shqiperia. Secili me aresye te shendosha per ta bere kete veprim.
Emigrant, faleminderit per analizen. Kur lexoj ato qe shkruan per mua me duket vetja edhe me i zgjuar.
30 Mars 2008 @ 10:41 pm
…..thjesht….pergjajne vargjet e tua me disa mengjese te largeta kur, disa dhjetera cantim me i ulet, zgjohesha nga gjumi i lehte….mjaftonte te hapja syte dhe bota e gjithshka mbartte me rrembente ne nje valle te cmendur dhe gazmore…e vertiteshim si ato flutura pa ndjere lodhje e as plogeshti…vargjet e tua kane kapur kuptimin dhe e mbartin ne vetvehte pa xhelozi, te gatshme t’ia percjellin kujtdo pa frike aspak….fjalet ne vargje jane si ato guret e sokakeve ….me to ke ndertuar nje rruge per te arritur aty…prane teje ne ato caste kushdo qe te deshiroje te provoje sadopak ate c’ka ke patur ne zemer…..pershendetje te perzemerta
30 Mars 2008 @ 11:08 pm
emo, mas asaj qe the, nuk kam c`shtoj mo shum` - dyzimi aty eshte, luhates mes Don-it e folesit, si “loje” e nenndergjegjes qe vertitet te shkarkohet prej brenges.
PF, per m`u keto te dyja jane me te bukurat qe kam lexu prej teje, ever.
Want more, more…
30 Mars 2008 @ 11:56 pm
Peshku Fluturues
mbas EMIGRANTIT jam une i dyti qe te heq kapelen!!!
pa iu fut analizave te hoooooooolla”,por vetem duke mbajt ne qender te vemendjes viti kur jane shkrujt ato poezi,eshte themeli i gjithe kenaqesise qe te jain keto dy poezi!!!
P-S:Mos ma shaj Gomarin (ateist) se derdhet gjaku lume…
31 Mars 2008 @ 3:05 am
Lost dhe Kapiten faleminderit.
Lost. Kjo tregon edhe njehere se sa subjektive jane shijet dhe sa e rendesishme sipas meje eshte gjendja shpirterore ne te cilen gjendesh kur lexon dicka.
Per mua keto poezi nuk jane me te mirat. Bile ne nje permbledhje qe po bej ku dua te nxjerr rreth 100 poezi me format PDF as nuk i kam futur keto te dyja. Ndersa poezi te tjera qe une i kam konsideruar si shume me te mira nuk kane “ngrejt kaq shume pluhur” sa keto…
Megjithate prape me behet qejfi dhe shof se ka vend per rishikime.
31 Mars 2008 @ 3:23 am
Seriously, nuk do i vejsh mullinjte e eres?!?!
Well, si tha Forrest G: “it happens” …
PS jom ne “form” sot, se kom nja nji ore qe kom fillu me bo taksat…
Si kunderhelm taksash, qe i cik Raymond, PF:
http://www.youtube.com/watch?v=3S3SGQnNjnI
31 Mars 2008 @ 5:19 am
PF, për mua shkëlqen edhe kur thua vetëm dy fjalë në kllapa, që të thëna ashtu, rastësisht në atë moment, tregojnë gjenialitetin spontan tëndin (e kam fjalën për S/S tek spiegimi i Odës)
31 Mars 2008 @ 5:33 am
Edrus, ky humor na ka majte gjalle ne kohe te veshtira.
Edhe une kam pasur disa libra udherrefues ne jete. Nje ka qene ai qe jo vetem mua por shumices se brezit tim na e shkaterroi boten e perditeshme me iluzione te paarriteshme dhe ky ishte “Tre shoket” dhe tjetri qe (personalisht) me shpetoi duke me kthyer ne boten reale dhe qe titullohet “Tre vete ne nje barke” (pa llogaritur qenin)” i Jerome K Jerome.
31 Mars 2008 @ 5:37 am
Ja me rruash Pf ( mos e ngatrro me ma rruajtsh)
:)
.Une po i ve ca koka gjithsesi….ti si pate vene tek soneti me synetin..
:( 
Per kete dyzim e kisha fjalen qe ta biesh nga “koha e hymnit” per ta pershtatur si gjetje ne “kohen e nendergjegjes”
Te vret, te mundon , te mpin, te shtyn te mendosh se me te vertete jane ngatruar gjerat , jane kthy permbys ku s’kane per te mbaruar ndonjehere Don kishotet si Kapitene te nje cilesie mbi Kapitenet qe mendojne…….por se cfare ??????? Nje major mund ta dije.
Vargjet i ke te kendeshme te pa komplikuara ,me shume anojne nga meditimi ,jo shume shperthyse, pavaresisht se nuk i mungojne ngjyres “gri” ose ne ngjasim me “fytyrzbehtet.Ky term i fundit si per te mos harruar DON-et, u fut ne portretizime te huazuar nga pershkrimi i Don-it , prej Servantesit . Disa here e kam perdorur shprehjen “fytyre zbehte” per te pare se ne c’nivel ishin ‘letrare te talentuar”…
Sec kam nje bindje qe dhe ti vete nuk i ke shume qejf lajkat…..
Mos propogando me sec mendon per politike….JEPI per mua se nuk ke nivel te shpjegosh dhe eshte e arsyshme.
Ti je nje talent i vecante ne nje fushe tjeter!
Per te te qetsuar ndergjegjen duhet ti kishe kushtuar pak fare pak lexim prurjes sime te pare te ciles e dija sh. mire se si do e komentonin “hicet ” vitin e shkrimit….
31 Mars 2008 @ 5:49 am
Tani po i lexoj nderhyrjet e…te mirit,te diturit dhe tesinqertit Edrus!
Po ta kisha lexuar me pare do orientohesha tek humori jo i “zymte” ne
ruajtjen e raporteve S/S duke i paraprire me r/r dhe pafundesi te tjera….
31 Mars 2008 @ 5:52 am
Idris
Shkrimet e tua, per shkak te menyres se ngaterruar se si i nderton (pa dashur te te ofendoj, por thjesht per te ta vene ne dukje) i kuptoj mu si batuta e atij qe parashikon kohen kur thote “temperaturat gjate dites do te jene te ndryshueshme dhe vende-vende do bjere shi e vende-vende do dali dielli”.
Te falenderoj per respektin letrar, dhe nese nuk te pelqejne harroji nenkuptimet politike, por ato prape aty jane. Dhe une jam ky qe jam, dhe megjithese vertet s’me pelqejne lajkat (”lajkat”,jo fjalet e mira) prape vetja ime me pelqen keshtu sic jam dha s’kam as ndonje plan qe te ndryshoj, e as ndonje plan per te pasur plane!
31 Mars 2008 @ 6:05 am
Per pjesen tende, kam folur drejt dhe si duket e ke kuptuar.Gezohem!
Te tjerat i kuptojne ata qe duhet ti kuptojne…dhe besoj se i kane kuptuar…Mos planezo fare per te kuptuar se s’ka c’te duhet humbja e kohes…
Nje vjershe ose prurje qe do “perkthim” per te marre vesh se per cfare flet ndoshta nuk eshte fort e kuptushme per shume te tjere qe perdorin ate koment qe ti nuk “me ke kuptuar”.
Diku dhe dikur thoje ose te kam lexuar qe kishe njohuri te mira per sofizmin ????????
31 Mars 2008 @ 6:16 am
“Bari lekundet i pergjumur pas hapave te fundit
te flladit mbremesor
si nje det i blerte, i dashuruar qe do te ike diku.”
Gjumi ndjell levizje hapash te lehta,
ndjell nje gjendje te re,
mes dites dhe nates,
mes realitetit dhe endrres,
mes tokes dhe qiellit,
nga ku sheh fushen,
qe si tapet i magjepsur nderron motive.
Metamorfoza fillon tani:
Je i dashuruar.
“Ne ajrin e lare pas shiut zogjte kendojne
te njejtat kenge, per te njejtat gjera pafundesisht
te vjetra
dhe perjetesisht te reja
te kohes kur ne s’ishim dhe kur me nuk do te jemi.”
Ne thelb te ekzistences
Ne ndryshojme dhe mbetemi te njejtet.
Per kete, kenga eshte deshmitari me solemn.
Ne thelb te ekzistences
ne jemi te ndryshem me zogjte
dhe te njejte.
Ne thelb te ekzistences
Ne jemi kenge.
“Dhe tani cdo gje perreth eshte prej uji, tingujsh e drite
me atome te vegjel e te gjalle qe shushurijne ne cdo bulez”
Kenga, ne, thyejme driten ne siperfaqe te ujit,
Thyejme atomin dhe me kenge i japim fryme,
Deri sa atomet e thyera, gelojne, gjallojne.
“Nje cast kur ngrita krahun lart m’u duk si te ishte
nje dege
dhe prita i magjepsur qe te ma mbulonte levorja, sythet dhe gjethet”
Ne kete fuqi atomike gjendet liria jone
dhe eshte liri nga Zotat.
Zgjedhjet tona jane vertete te lira
Atehere kur i themi Zoterve Jo.
Por, ndryshimi nuk varet dhe aq nga zgjedhja jone.
Ashtu si Dafina zgjodhi t’i thoshte Apollos Jo,
Ashtu dhe Zoti u kurorezua me gjethe dafinash,
qe ne feshferima thone Po.
“Sa bukur do te ishte te mundje te lulezoje kudo
si nje peme e vjeter qe nxjerr papritmas nje bisk te njome
mbi lekuren e ashpersuar nga ererat dhe vitet.”
Dorezoju pra Zoteve te ndryshimit
Si i dorezohet toka pranveres.
Dorezoju pra Moshes
Si i dorezohet nje rrap i mocem eres.
Dorezoju pra Jetes
Si i dorezohet lulja dores.
“Ose te presesh deri vone sa te kalojne qerret e ngarkuara
me bar te thate dhe aroma
dhe te jesh nje rrote qe sillet e gezuar ne boshtin
e forte dhe te sigurte,”
T’i dorezohesh ndryshimit
nuk do te thote vetem te permbushesh
ciklin e stineve
pergjate boshtit te tokes.
T’i dorezohesh ndryshimit
do te thote te firosh lirshem
drejt perdorimit.
Te funksionosh.
“pastaj nje re qe kalon e hutuar ne qiellin e zbrazet”
Te ndryshosh do te thote t’i dorezohesh hicit,
“nje gardh i vjeter”
dhe njekohesisht kufinjve te njishit,
“i dashuruar”
jetes dhe vdekjes,
“fishkellima
e nje kenge te panjohur, diku larg”
t’a mbyllesh jeten dhe vdekjen,
kengen e dashurise,
ciklin e metamorfozave,
t’a quash ikje,
“dhe se fundi
nje flutur e vogel qe ndalon nje cast
mbi coperat e xhamit te ngulura fort ne murin
e erret dhe te larte
dhe pastaj fluturon tutje.”
Hej Peshk, me fal per kete bastardimin Heidegerian, por nuk po me rrihej pa e bere.
31 Mars 2008 @ 6:18 am
Peshk, sa postova dicka ne lidhj me poezine e pare ketu, por nuk po kalon. Do zoti nuk humbet.
31 Mars 2008 @ 6:33 am
poezia “per mullinjte e eres” eshte nder me te bukurat qe kam ndeshur tek peshku. Ndonese kam lexuar jo pak poezi me don kishot, kjo prap mbetet nder me te mirat. Me te ngjeshurat dhe me te sinqertat. Ndodh rralle qe sinqeriteti te shihet, ndihet e te shijohet si filozofi. Mbasi per sinqeritetin ka dale nami se eshte naivitet. Kjo poezi tregon te kunderten e kesaj te fundit, dhe pikerisht ate qe thashe me lart.
… P F, me ke bere kurioz te di me shume per ty, te lexoj me shume prej teje, letersi (sidomos datimi qe mban poezia , me ben te tille…. kurioz. )
31 Mars 2008 @ 11:25 am
Kane me shume vlere si poezi kur mendon kohen kur jane shkruar.
S’kane pike ndikimi nga Realizmi Socialist
Suksese!
31 Mars 2008 @ 1:31 pm
PF, e drejte ajo qe thua ne lidhje me gjendjen shpirterore nen te cilen pertypen poezite; mua gjithsesi keto me lane nje shije krejt te admirueshme krahasuar me te tjerat prej teje.
Ose me thjesht byrazer, na kishte marre malli te te lexonim perseri
Sa per daten dhe relevancen e saj ne poezi, edhe pse vete jam krejt i dhene pas leximit te imet te fjaleve e te dhenave te nje poezie, per mua ketu nuk ka ndonje vlere me shume se vete poezia; eshte vlera universale e saj, aplikimi qe i behet ne cdo rrafsh ndergjegjeje e nenndergjegjeje, ne cdo kohe e nen cdo regjim, qe ja ngren vleren kaq shume.
Ja te paca!
31 Mars 2008 @ 11:07 pm
Edvin, Ardit faleminderit.
Faleminderit per mundimin, sidoqofte, dhe me vjen mire qe te kane pelqyer. Kam idene qe edhe poezia jote e fundit ishte pak a shume po ne kete rrafsh meditimi, ndaj dhe me pelqeu.
se une kam nxjerre edhe poezi te tjera ketu qe mund ti gjesh tek seksioni i letersise duke kerkuar per Peshku Fluturues. Uroj qe te te pelqejne po aq shume sa keto te dyja.
Lulian, mos me kerko te falur se edhe po te me kesh share aty, nuk e marr vesh
Da Vinci
ti do jesh Leonardoja i ri (Di Capro)
Thanks