Nostalgji qyteti
Tedi
Që revolucioni studentor i fillimviteve 90 do të kishte patur pasoja të forta sociale, kjo ishte fare thjesht e parashikueshme edhe për sociologun më optimist të kohës, por që pas thuajse 15 vitesh do të ishim ende në tentativë të kuptonim zanafillën e këtyre problemeve ishte thjesht e paimagjinueshme. Problematika të ndryshme, si rikthimi i pronave te zotërve historikë (te cilet cuditërisht emërtohen si “ish” të tille), integrimi në shoqëri i të përndjekurve politike, mbyllja e plagëve ose urrejtjes që 45 vjet diktaturë kishin injektuar në karakterin e kujtdo prej nesh, përballja me mekanizma demokratike të panjohura më pare, por që mbanin në këmbë shoqëri të cilat perbënin per ne nje shembull per tu arrire, ishin te paevitueshme për nje shoqeri, që për herë të parë po perpiqej të shkëputej nga politikat tiranike, që kishin karakterizuar perjetësisht historinë e saj. Me problematika të ngjashme iu desh të ndesheshin edhe vendet e tjera të ish bllokut komunist, por është më se evidente që rezultatet e politikave të tyre “shëruese” gjatë kësaj periudhe historike kanë qenë shume më tepër produktive se sa ato qe ndërmorri shoqeria shqiptare. E nuk mund të fshihemi pas justifikimit që diktatura hoxhiane i afrohej më teper se sa diktatura titiste, causheskiane apo gomulkiste asaj staliniste. Ky do të ishte nje deformim i së vërtetës, nje sakatim i saj, në tentativë per ta ndjerë me pak të hidhur kapërdidtjen e saj. Ky do të ishte një veprim tipik shqiptaresk. Historia mëson që shpesh herë revolucionet, nuk perbëjne një shkeputje totale nga e shkuara, por janë shpesh një imitim i saj. Ja perse nëse mëkati kryesor i diktaturës komuniste ishte shkatërrimi i elitës ekonomike ( që jo gjithmonë koincidonte me atë kulturore) shqiptare, mëkati i pseudodemokracise shqiptare ishte dhe është luftimi, bastardizimi dhe shkatërrimi i qytetarisë .
Post-shkaterrimi i sistemit komunist gjeti Shqiperinë me perqindjen më të lartë fshatereske në rang popullsie krahasuar me cdo vend tjeter evropian. Ja përse vitet e pluralizmit politik u karakterizuan nga fenomeni i emigracionit, i cili nuk kish njohur kurrë më parë në historinë e vendit tonë dimensione të tilla. Eksodet e para drejt brigjeve italiane ishin thjesht zanafilla e nje procesi që ende nuk ka sosur, por që ka ndryshuar itinerar. Nëse dikur destinacioni i zakonshëm ishte ai shteteve perendimor, tashmë , fal edhe shtrëngimeve të detyrueshme që qeverite e këtyre vendeve ndermorrën kundrejt shtetasve tanë , destinacionet e reja janë qytetet tona. Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, mendohet ,se gjatë kesaj periudhe, popullsia e qytetit te Tiranes të ketë kaluar nga rreth 300000 banorë , qe kishte në fillim të viteve 90’ në rreth 800000 banorë aktualisht, ndërsa ajo e qyteteve të Durrësit dhe Vlorës të jetë dyfishuar gjatë ketyre 16 viteve. Rritje të konsiderueshme të popullsisë kanë njohur edhe qytetete tjera. E në se konsiderohet që në numrat e mësiperm nuk perllogariten qytetarët e vjetër, qe sot jane rezidente te metropoleve perëndimore, kuptohet lehte që numri i “qytetarëve” të rinj është edhe me i madh.
Nëse është fare thjesht leximi i motivimit të kësaj dyndjeje drejt qendrave të medha të vendit tonë ( kushtet migjeniane ekonomike sociale të fshatrave shqiptare), nuk është fort lehtë i llogaritshem dhe i interpretueshëm kostoja sociale dhe ekonomike, që ky fenomen, i ka rezervuar shoqerise shqiptare. Tentativës per tu integruar në një shoqëri që shumë mikpritësisht i priti, kë ta pasardhës të Kolombit, i preferuan ushtrimin e dhunes të cdo forme e cdo tipologjie ndaj vendasve. Shkatërrimi i paprecedent i cdo koncepti të pronës private, koncept themelor ku bazohet e ndërtohet cdo shoqëri kapitaliste, është vetëm një nga emblemat e pasojave qe ky fenomen mbarti me vete. Me qindra pronarë historikë , një ditë të bukur, krejt papritur mesuan nga një tabelë ku shkruhej shtrembër e plot gabime drejtshkrimore“Ndal pron private! Jemi 4 vllezën!, që pretendimet e tyre territoriale ishin të padrejta e të pabaza. E kotë edhe e shpresa e tyre në vënien e drejtësisë nga ana e Shtetit, sepse më pas krejt natyralisht zbuluan qe 4 vllezënit pronarë te rinj, kishin edhe 4 vllezën të tjere funksionarë të lartë në administratë . Natyrisht zaptimi i pronës private nuk do të kishte patur asnjë vlerë e nuk do të kish qënë kurrsesi i realizueshëm pa zaptimin e pushtetit politik. Të ndihmuar nga faktori numër, nga karakteri i tyre kompleksoid, e rrjedhimisht morbozisht ambicioz, zaptimi i administratës shteterore nuk ishte aspak një proces i veshtire. Vecse pushtimi i këtij te fundit është deshmia se sa larg jemi ende nga sistemi meritokratik që kerkuam të vendosnim gjatë ditëve të ftohta, por plot shpresë , të dhejtorit të vitit 90’, por i përafrohet shumë më tepër atij sistemi shkërdhatokratik, që karkaterizon qeverisjen e vendeve të pashpresa në agoninë e tyre. Qëllimi për të arrirë modelet perendimore, të shtyrë nga deshira për të qënë të pasur si ta e pakuptuar, që më parë është i detyrueshëm ndërtimi i një sistemi demokratik, ku të repesktohet liria e fjalës, e mendimit, e pronës, ku të mbrohet koncepti i shtetit, ku ky i fundit të jetë garant e zbatues i të drejtave e detyrimeve te shtetasve, është prova më evidente se sa së prapthi kjo shtresë sociale ka kuptuar perëndimin. Përkundrazi, etja e tyre per tu ndjerë të “modernizuar” pa ndjekur etapat e domosdoshme kanë kontribuar në konsolidimin e një sistemi poshterokratik që tashmë, legjitimon cdo iniciativë a veprim të jashtëligjshëm e inkurajon perditë e më tepër shthurrjen e degradimin total të shoqerisë shqiptare. E në këtë skenar social hapësirat e veprimit për shtresen sociale qytetare, janë mjaft të kufizuara. Të detyruar tashmë të jenë ata që duhet të integrohen, preferojnë të evitojnë cdo pakt me djallin, e të tkurrin cdo mani protagonizmi. Cdo ambicje e tyre politike shaktërrohet lehtësisht përderisa cdo lider, qofte ky edhe i institucionit më të pakuptimtë , preferon në vend të mbarevajtjes te misionit të tij, rrethimin me njerëz që kanë të njejtën histori për të ndarë , e rrjedhimisht të njejtat komplekse, të njëjtin botëvizion ( që fillon e mbyllet brenda kooperativës).
Të ndergjegjshëm ndaj faktit që cdo tip aleance me kete tip Shteti e ligjet e tij, do te nënkuptonte një kalbëzim të rrënjëve të tyre qytetare, preferojnw të vazhdojnë të mbështeten mbi aftesitë e tyre intelektive e profesionale e mos i nënshtrohen filozofive bajraktare që këta qytetarë të rinj po perpiqen të injektojne. Sado e padrejtë , tashmë kanë kuptuar, që kjo është e vetmja mënyre për të mbijetuar. Alternativa do të ishte emigrimi, por edhe ky opsion nuk shfaqet më kaq tërheqës e zgjidhës, sepse kushërinjte e 4 apo 8 vllezënve kanë menduar mirë , të ngrejnë jashtë vendit nje imazh aspak të këndshëm. E trishtë , por tmerrsisht e vërtetë dhe fatkeqsisht e pandryshueshme.
Sic ndodh shpesh që gjuha eshte dëshmia më kuptimplotë e historisë së një vendi, gjuha jonë na vërteton se si ky konflikt ndoshta e ka origjinën shumë më larg se sa mund të mendohet. Ja përse nuk është aspak e rastësishme, që në gjuhën shqipe, si në asnjë gjuhë tjetër të botës, fjalës “qytetar” i atribuohen edhe shumë nënkuptime cilësore, sikur perpiqen më tepër të nënvizojnë diferencën nga fjala “provincial”. Kjo ndoshta shpjegon arsyen perse mendjet më të ndritura të vendit tonë , janë lindur ose formuar jashtë territoreve tona.
Eshtë e vërtetë , që lëvizja e lirë , është një e drejtë e pamohueshme e cdo sistemi demokratik, por askush nuk mund të fshihet pas alibisë së demokracisë e të harrojë që në këtë tip sistemi të drejtat fitohen pas përmbushjes së disa detyrimeve, e sidomos nuk të dhurojnë mundesinë të shkatërrosh të drejtat e punën e djersën e të tjerëve. E derisa demokracia të mos lexohet ashtu sic duhet, Evropa do të na zbresë nga cdo tren qe do të na sillte në gjirin e tyre. Nuk kanë faj! Pse të rrezikojnë , që neser mbi atë tren dikush të privatizojë shinat?

18 November 2007 @ 11:43 pm
Komplimenti për artikullin Tedi.
Edhe pse është tek letërsia, ka 100 herë më tepër vlera se “letra Sali Berishës” tek tema tjetër, sepse ka ardhur koha që të mos tregojmë me gisht vetëm Saliun, por të gjithë ata 4 vllaznit që me harbutërinë e tyre shëmtojnë dhe dëmtojnë dhe ndonjë tentativë të brishtë për të krijuar vërtet një shoqëri demokratike ashtu siç e kemi ëndërruar.
19 November 2007 @ 7:05 am
Nuk pajtohem me këtë shkrim (dhe të tjera të këtij lloji) i cili ja ve tërë fajin të ardhurve nga fshatrat. Thuajse qytetarët s’kanë bërë asgjë të kundraligjshme por janë vetëm viktima. Thuajse fshatarët në fshatrat e tyre kështu silleshin gjithmonë (zaptime e prishje të pronave të të tjerëve) dhe sa erdhën në qytet vazhduan avazin. E vërteta është më e thjeshtë por më e hidhur për ata që duan ta gjejnë fajin gjetkë. Fajin e kanë të gjithë ata që kanë thyer ligjet, të gjithë ata që kanë votuar për ata që mendojnë se kanë thyer ligjet apo nuk kanë bërë punën e duhur, fajin e kanët të gjithë ata që paguajnë dhe marrin rryshfet për çdo gjë. Fajin e kemi të gjithë. Disa kanë më shumë faj se të tjerë, por mos ja hidh tërë fajet tërë fshatarëve sa do e lehtë dhe për mirë të të vijë.
19 November 2007 @ 8:34 am
E more .C’menyre te shprehuri.
Tjetri as qe shprehet qe e ka fajin fshatari por “Levizja kaotike e fshatareve
e nxitur nga anarkia e asaj qe u quajt Demokraci.E hodhi gurin.
Eshte nga a nalizat e pakta qe PERPIQET Shkencerisht (me gjithe se me statistika te varfera e te kufizuara) te gjeje ata faktore REALE e jo te sajuar se perse ndodhi e per pasoje , perse ka kosto te larte nderhyrja sot.
Urime z.Ted. E keni shmangur shume qarte nderhyrjen politike dhe lidershipin qe e perfaqesoj kete argument “levizjeje” ,megjithse nje pene JUAJA e krahasuar me prurjen e siperme do te mbrinte ne pefundime te vlera ne se merrej seriozisht edhe me kete FAKTOR themelor.,Kam nje bindje nga menyrase si e keni trajtuar temen e prure.
19 November 2007 @ 10:48 am
ted-Post-shkaterrimi i sistemit komunist gjeti Shqiperinë me perqindjen më të lartë fshatereske në rang popullsie krahasuar me cdo vend tjeter evropian…
…
a-45 vjet me pare e gjithe Shqipera ishte nje vend fshataresk,por c`fare fshataresk se me brekushe dhe me qeleshe,me citjane dhe me fytyra te mbuluara , me hoxhe e me prifte,me kandil e me bishtuke, me analfabetizem total pothuajse(90%)
o Tedi -Kaq e kollajshme eshte te kthesh nje vend te tille,ne “Qytetar Europian”. me nje te rene te lapsit ?..me thuaj nje vend se ku ka ndodhur,kjo!
t-Që revolucioni studentor i fillimviteve 90 …..
a-Keta stundentet,nuk ishin nga Fshati?(po thuajse)
ted-Kjo ndoshta shpjegon arsyen perse mendjet më të ndritura të vendit tonë , janë lindur ose formuar jashtë territoreve tona.
a-nuk ka dikutim,se vetem nje transfuzion i tille,mund te shndroje te gjtihe Shqiperine ne nje vend”Qytetar Europian”,c`kuptim ka qe jemi Shqiptar,ne prandaj dallohemi,sepse jetojme ne Shqiperi ne nje vend qe prej ketu duhen bere transformimet,te cilat jane bere ,por kerkojne vite,kjo varet nga mentaliteti,dhe mentalitetet nuk ndryshohen lehete.
28 December 2007 @ 1:19 am
Piksëpari, ajo që Tedi analizon, është një e vërtetë e hidhur e qyteteve tona, të cilat nuk ishin dhe nuk janë akoma në gjëndje të presin “vala” të tilla migrimi dhe të një farë lloji… anarshist.
Po ata qytetarë ishin edhe në 1990 dhe qytetet ishin të pastra dhe pa “sasinë” e krimeve që ka sot, aq më pak me marrjen e pronës së tjetrit me DHUNË.
Unë personalisht mendoj se zgjimi i vetë qytetarisë në Shqipëri, do jetë promotori i kthimit të qyteteve tona në qytete dhe jo në gjëndjen pa formë që është sot.
Kërkesa qytetare dhe zëri i tyre duhet të fillojë që nga zyrat e bashkisë dhe të mbarojë tek presidenti.
Nuk mund të ketë të tillë anarshi pambarimisht dhe të mos ketë ligje të cilat do të mund të normalizojnë gjëndjen dhe kushtet në të cilat u futën qytetet nga vala e migracionit.
Po të mos ishin të ndryshëm si nga pamja dhe organizimi, por edhe nga mënyra e jetesës, nuk do ti thërrisnim me emra të ndryshëm (qytet dhe fshat) por do kishin një emër të përbashkët.