Shkurt: Kush do dalë nga grupi A? (45)

Drama e Francës dhe e grupit A sapo u bë edhe më interesante. Afrika e Jugut është përpara 2 me 0, Franca është me 10 vetë (një karton i kuq për Gorcouff, shumë shumë i sertë) dhe në ndeshjen tjetër...
UPDATE: Uruguaj dhe Meksika kualifikohen, perkatesisht si te paret dhe te dytet ne grup.

Botërori, raundi i dytë: një përmbledhje (52)

wm2010.jpg

Raundi i dytë i Botërorit sapo ka mbaruar dhe nuk besoj të ketë ngelur kush me dilemën nëse po shohim futboll tashmë apo jo.

Sa më shumë kohë që kalon, të gjithë tifozët janë përfshirë brenda mekanizmave që ofron loja e bukur, bashkë me ankthin sesi do dalë skuadra e zemrës. Gëzim duartrokitje, zhgënjime, pësime, surpriza... aq sa nuk mund të numërohen.

Shkurt: Ndeshjet e sotme të Botërorit (69)

Portugalia korri një fitore "të vogël" 7 me 0 sot kundër Koresë së Veriut. Që siguron, pak a shumë, daljen e Brazilit dhe të Portugalisë nga grupi. Në grupin e fundit, luajnë Kili me Zvicrën dhe Spanja me Hondurasin. 

Brazil - Bregu i Fildishtë (200)

Didier-Drogba-006.jpg

Didier Drogba pritet të jetë në 11-shen e startit për Bregun e Fildishtë në ndeshjen përballë Brazilit. Ekipi afrikan ka vetëm një barazim me Portugalinë deri tani, ndërsa Brazili mori 3 pikët përballë Koresë së Veriut në ndeshjen e parë. Komentet këtu nuk do të reshtin. 

Italia e Marcello Lippi-t (157)

W020060713328705796278.jpg

Kam besim (dhe shpresë) tek Italia e Marcello Lippi-t. Sigurisht, që barazimi me Paraguay-n nuk ishte bindës, po kush ka qenë bindës deri tani? Anglia? Jo. Franca? Më pak se jo. Spanja? Të shpresojmë. Hollanda? Me fat, po, po bindëse, akoma jo.

Pyetje: Kamerun - Danimarkë? (56)

Vazhdimi i diskutimit të Kampionatit -  grupi E ...

Shkurt: Tani po që kemi botëror (108)

A është ende i mërzitshëm botërori? Absolutisht jo. Ndeshjet e djeshme ishin të treja ndeshje klasike të një botërori, secila në mënyrën e vet. Argjentina dominoi Korenë, në një festival golash. Greqia, me ndihmën e një gabimi foshnjor të nigerianit Keita, arriti fitoren e saj të parë një kupë bote. Dhe Meksika bëri një ndeshje perfekte me futboll të bukur para një ekipi francez të lodhur, pa fantazi dhe mbi të gjitha, pa kurrfarë pasioni.

Pyetje: GJERMANI - SERBI ? (256)

K'tu...

Botërori 2010, tre ndeshjet e sotme (299)

Sot ka tre ndeshje të forta: Argjentinë - Kore e Jugut, Greqi - Nigeri dhe Francë - Meksikë. Ndiqini këtu nqs nuk keni mundësi të tjera.

Shkurt: Mall për komentatorë (32)

S'është e lehtë të gjesh komentatorë jo-mediokër për ndeshjet e botërorit. Sidomos përtej oqeanit, cilësia e komentit është me të vërtetë e ulët. Unë kam testuar kanalet kanadeze (ka dy, një në anglisht, një në frëngjisht), dhe asnjëri prej tyre nuk flet për taktikat të X apo Y ekip. Flasin vetëm për yjet, për topin që shkon nga njëri tek tjetri, për posesionin që ndërron duar, e kështu me radhë. Ma do mendja, që komentatorët amerikanë të ESPN nuk janë më të mirë.

Botërori 2010: mbyllet raundi i parë (65)

Të gjitha ekipet kanë luajtur të paktën një ndeshje, dhe kjo më jep mundësinë që të bëj një përmbledhje të shkurtër të këtij botërori deri tani. Njëkohësisht, në komente do ndjekim dhe ndeshjen Afrikë e Jugut - Uruguaj.

Botërori 2010, Brazili përballë Koresë së Veriut (157)

Korea e Veriut, thuhet, ka luajtur vetëm 6 herë jashtë territorit të shtetit të vetë nga 1966 deri më 2009. Unë për vete jam shumë kurioz të shoh se çfarë do të bëjnë përballë Brazilit. Nëqoftëse, ekipi sekret dhe i panjohur i diktaturës më të tmerrshme në botë sot, arrin të fitojë ndaj Brazilit, habia do ishte e jashtëzakonshme (dhe do ishte, me shumë gjasa, surpriza më e madhe e të gjitha kupave të botës).

Fotografia flet shqip (58)

ftesa-miqve.jpg

"Fotografia flet shqip" është një ekspozitë fotografësh shqiptarë, organizuar nga grupi Fotografë Shqiptarë në Flickr. Ekspozita do të jetë ditën e premte, 18 qershor, në orën 19.00, tek galeria FAP në Akademinë e Arteve.

Boterori 2010, Portugali - Bregu i Fildishte (87)

Portugalia e Kristiano Ronaldos perballe Drogbas dhe Bregut te Fildishte.

Thënia e momentit

Dita e Arberit

Qirjazi doli nga tenda pa bere me llafe. Lefteris ja nguli syte kusise se fasuleve qe po valonin dhe tha me vete: "erdhi dhe dita e Arbrit"

"Bacterius"

Pyet Peshkun

26 përgjigje, e fundit nga Milloshi
10 përgjigje, e fundit nga Demeter
244 përgjigje, e fundit nga Lira
185 përgjigje, e fundit nga emigrant

Komentet e fundit

Vendosni Diçiturën

  • 07092010.jpg
    Komente:
    16

Fotot e fundit nga grupi i Peshkut në Flickr

PrizrenNamibia - Etosha N.P. - PachydermTringëllim luleshJust another butterfly