Njeriu e ka me patjetër

 një udhëkryq

 me gozhda metalike 

 në shpirt.

 

 Ngado të rrotullohet

 maja rrugicash

 do i zgjaten pafund.

 

 Një torb e shqyer shpresash

 e shoqëron.

 Por njeriu është njeri

 dhe mbetet vetëm.

 

 Orët e para të vjeshtës

 me corapet e zeza,korb

 Kështu do të jenë edhe orët e fundit 

 të vjeshtës

 veçse me korbin,plak.

 

 Tani

 kam një koncept të ri për Botën

 por do ta mbaj për vehte

 Të tjerë do të kenë mijra

 koncepte të reja për Botën

 Por mua më mjafton

 koncepti im.

 

 Njeriu e ka me patjetër

 një udhëkryq

 me gozhda metalike

 në shpirt.

 

 Ka edhe një vjesht me 31 vargje

 që nga fari

 vrojton milje të  tëra

 Dashurish të mëdha...

8 Komente

Bukur....

Kjo pjesa e strofes te katert

Kështu do të jenë edhe orët e fundit 

 të vjeshtës

 veçse me korbin,plak.

se pse me kujtoi Korbin (plak) te Martin Camaj.

Nis shume mire, por dobesohet rruges. Ne mendimin tim, poezia i thote te gjitha dhe madje i thote shume bukur ne 3 strofat e para. Pjesa tjeter eshte e tepert.

 

 

 

 

..............................

Ka edhe një vjesht me 31 vargje

 që nga fari

 vrojton milje të  tëra

 Dashurish të mëdha...

                    Shprese!

Pse Av. vetem ne te  parat ? I thote bukur edhe tek e fundit.

Hello grava smiley

Formati i poezise paska ndryshuar nga hera e fundit qe kam pare. Tre strofat e para ishin keto:

 

Njeriu e ka me patjetër

 një udhëkryq

 me gozhda metalike 

 në shpirt.

 Ngado të rrotullohet

 maja rrugicash

 do i zgjaten pafund.

 Një torb e shqyer shpresash

 e shoqëron.

 Por njeriu është njeri

 dhe mbetet vetëm.

 

Poezia deri ketu eshte e plote, e sinqerte, artistikisht e guximshme, dhe permbyllese. Per keto qe do them ne vazhdim kerkoj mirekuptimin e autorit, me shpresen qe keto mendime jane krejt personale dhe rezervoj mundesine te jem krejt gabim: Pjesa tjeter e poemes deri ne fund te jep nje lloj mundimi ne te kuptuar, pikesepari planin e pare te figurshmerise, metafora eshte e paplote dhe pa unitet dhe gjithashtu poezia kalon ne nje faze deklarative dhe pozante. Sidomos mbyllja e poemes vuan nga kjo e fundit. 

Por mbetet poezi e mire sepse ka berthame te qendrueshme. gjithashtu do rishikoja edhe titullin, te shtyn te mendohesh por nuk shkon shume thelle.

 

Dihet  ajo  pune.Femra qep e  qindis, gjitheçka qe "grisin" burrat udheve... qe u bien "shkurt"

Tung

Nuk e di , por dua tju falenderoj per sugjerimet ! '' Ka dhe nje Vjesht' me 31 vargje'' eshte nje poezi krejt e pafajshme ,porse eshte e paperpunuar.Duke u ngazellyer,une e postova per tek ju , sapo ajo doli prej meje. Druaj , se ne raste te tjera do te tregohem me i permbajtur....

Faleminderit !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).