Studiuesit besojnë se jeta e banorëve të Tiranës shkurtohet dy vjet vetëm prej ndotjes, dhe çdo vit shtohen mbi 1 mijë e 400 pacientë me kancer më shumë.

Kryeqyteti shqiptar po përpiqet me të gjitha mënyrat për të ulur ndotjen e lartë mjedisore, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje me financim projektesh nga donatorët më të mëdhenj ndërkombëtarë. Nga një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik doli se qendra e kryeqytetit shqiptar është e ndotur 4 herë më shumë se normat më të larta të Bashkimit Europian, ndërsa periferia është e ndotur 2 herë më shumë se norma e lejuar. Ne ajrin e Tiranës gjenden grimca të rrezikshme dhe gazra helmues si dioksid azoti më shumë se 4 herë mbi kufirin shkencor.

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, ka nisur një seri takimesh me diplomatë dhe donatorë të njohur nga SHBA, Gjermania, Italia, si edhe Banka Botërore dhe Bashkimi Europian. Kërkesa e parë për të gjithë është që të ndihmojnë kryeqytetin të shpëtojë nga ndotjet e larta. Zoti Basha bisedoi me përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin Etore Sequi, ku financimet dhe investimet në mjedis zunë vend kryesor.

“Tirana ka detyrë kryesore atë që është edhe një nga objektivat kryesore të Bashkimit Europian, të cilin e përshkruan si Axhenda 20x20x20; më pak ndotje në atmosferë, më shumë parqe brenda vitit 2020. Reduktimi i ndotjeve përmes uljes së trafikut dhe transportit publik, kanalizimeve dhe ujësjellësit, trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i parqeve të reja janë përparësi kryesore të bashkisë së Tiranës. Për këto detyra ne kërkojmë dhe presim financim dhe mbështetje nga Bashkimi Europian” - tha zoti Basha. Ambasadori Sequi shprehu gadishmërinë që të mbështesë Tiranën në rritjen e standarteve dhe cilësisë së jetesës, duke i studiuar projektet një nga një për të zgjedhur ato që i shërbejnë sa më shumë njerëzve.

Tirana konsiderohet nga matjet e OBSH-së si një zonë me rrezik të lartë shëndetësor. Mbi 80 për qind e automjeteve kanë motor diezel që nxjerrin squfur. Grupmoshat më të dëmtuara janë dhe të moshuarit, ndërsa zonat me ndotjen më të lartë janë qendra, 21 Dhjetori, Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi. Treguesit e ndotjes nuk kanë asnjë përmirësim gjatë dekadës së fundit, përkundrazi, çdo vit shifrat përkeqësohen më tej. Bashkë me to raportohet se ka një shtim të sëmundjeve dhe vdekjeve nga zemra dhe mushkëritë. Një burim kryesor ndotjeje është edhe djegia e mbetjeve plastike. Studiuesit besojnë se jeta e banorëve të Tiranës shkurtohet dy vjet vetëm prej ndotjes, dhe çdo vit shtohen mbi 1 mijë e 400 pacientë me kancer më shumë.

Donatorë amerikanë dhe europianë janë shprehur të gatshëm të mbështesin Tiranën që të shpëtojë nga ndotjet. Gjermania ka shprehur interes për ricklimin e mbetjeve dhe Banka Botërore do të mbështesë ndërtimin e një parku të ri natyror në periferi. Por shumë projekte të tjera pengohen nga mungesa e një plani të përgjithshëm urbanistik që Tirana nuk e ka ende pas 20 vjetësh në demokraci. Tirana ka një ekosistem të dëmtuar dhe ndotje të lartë nga ndërtimet e shumta, ndërsa popullata është trefishuar deri afro një milion banorë brenda një kohe të shkurtër.

 

57 Komente

Semundja e kancerit eshte e bere e frikshme smiley

çer të thush, ne me tër mend po vdesim ketu smiley

sidomos ne keto jave te paperballueshme shtatori me vape dhe pluhur, me shiun qe eshte mcef kushedi se ku qe ne pranvere.

Nuk di robi ku ta fuse koken me ju shmang pluurit dhe tymit.

. Por shumë projekte të tjera pengohen nga mungesa e një plani të përgjithshëm urbanistik që Tirana nuk e ka ende pas 20 vjetësh në demokraci.

ehhhhhhhh...........

 

Dhe statistikat jane faqja e zeze, sdi a ka nai studim per efeketet e ndotjes, apo mjaftohen me ate qe : fshati qe duket sdo kallauz,

Psh nje gje qe me ben pershtypje mua, jane frekuenca e problemeve te femijeve te vegjel me rruget e frymemarrjes. Te gjithe i degjon qe cdo 2-3 jave kane po ate muhabet, viroze, laringite, bajame, bronshite, probleme mushkerish,  fyti, grykesh a ku di une. Te gjitha te shoqeruara me temperature te larte, alergji etj etj.  U dendën te shkretet kalamaj me antibiotike duke fillu qe nga shurupet e gjer tek injeksionet. Imuniteti per faqe te zeze. Dhe te mendosh qe po bej fjale per femije per te cilet tregohet maksimumi i kujdesit ne te ushqyer, veshur e trajtuar .

Prindet tane thone, qe, kalamajt e brezave tane skane qene semurur kurre kaq shume e kaq shpesh.

Sot mjafton te shikosh numrin e makinave me avull qe shiten neper farmaci, frekuencen e raporteve mjekesore qe marrin prindet, regjistrat e ambulancave te lagjeve etj.

Ndoshta eshte e frikshme te shofesh rezultatet e statistikave te tilla. 

Por psh per kete qe fola me lart besoj se duhet menduar seriozisht, se ndotjes mbase skemi ci bejme, por i gjithe ky brez kalamajsh qe po rriten me probleme te renda te rrugeve te frymarrjes do patjeter trajtuar me kujdes ne vazhdim.

 

keto semundje ishin shume te perhapura ne bronx, ne ny, per shkak te trafikut te madh neper autostradat qe kryqezohen aty si dhe mungesa e hapesirave te gjelberta.

Une jame nga Amerika, dhe mbase nuk i di aq mire keto gjera. Por mos harro qe probleme qe nje here e nje kohe trajtoheshin pa ilace, sonte trajtohen me ilace. Mbase ajo ka rritur frikshem semundjet etc. Jo se nuk ishin me perpara, por sepse nuk i trajtonim nga qe nuk kishim sesi.

O ruzhe alergjite,virozat jane edhe ketej duke filluar nga shtatori e deri ne maj,qe edhe ka ndonje peme,e cik det.Por mua me trembin keto te medhate,edhe te femijet 2-6 vjec eshte rritur perqindja e kancerit.Dhe te shikosh nje gje te vogel te vuaje aq shume,eshte e tmerrshme smiley

Gjithsesi,Zoti na ndihmofte nderkohe qe te tjeret dhjamosen e bejne vila.

eh mos e dhente zoti pastaj per ato qe thua ti smiley

mire a keq do ta kemi risk, eshte thjesht ceshtje probabiliteti pastaj , ne mos me rafte mua do ti bjeri nje tjetri.  smiley

une po pres ata zbuluesit e komploteve dhe makinacioneve (pa permendur pseudonime!), te shoh se cfare do te thone! 

tjeter gje, qe ndikon tek femijet e diteve e sotme eshte loja jashte ne natyre. po shkeputen cdo dite e me shume nga natyra. kryesisht ata te vendeve me te zhvilluara!

ndikon keq, se pari i ben te dobet, dhe me imunitet te dobet... ne njefare menyre nuk i le qe te forcohen, qe trupi te njoh dhe te kalitet. femije qe nuk njohin driten e diellit. etj etj

gjynaf!

 Mire Luli! Paska fillu me mledh lek nga donatoret. Po bace Berisha do e hudhi noi lek, apo ncuk!

berisha pret hisen e vet mer taj smiley

 Po pra. Nuk e marr vesh kete pune une. Njehere kerko Berisha leke per Shqiperine nga te huajt, pastaj Basha kerkon pare per Tiranen nga te jashtmit, pastaj ai Kamzari kerkon leke nga jo-venalite per Kamzen. Pse nuk e vrasin menjen si te bojne noi leke vete mer jahu! Apo ca u bome ne qe te punojme?

hë mër se kanë pas harxhime shumë

skane faj smiley

 

ja ky quhet patrotizem,t`lumte ruzhesmiley

kete vajzen do ta marrim partizane smiley

Eshte skandaloze per nje qytet si Tirana ku i ka apo jo 800.000banore. Duhen ndalua me ligj makinat ne qender te qytetit dhe investuar ne transport urban.

 Eshte bere skandaloze gjendja,vetem kundragazi te shpeton,po mbahet ai i shkrete 15 ore ne dite se.

 Qeverite shqip[tare dihet qe as kane ndermend te tregojne ndonje kujdes shendetsor per Publikun, gjithshka qe flitet eshte thjeshte propagande, as nje gje koknkrete!

Per ta vertetuar kete qe them mjafton te pyesesh me mijra pacient qe banojne ne Tirane, te cilet ankohen per babezine e bluzave te bardha ne administraten qe mbulon shendetin e popullit.Jo shume koehe me pare nje i afert i familjes time, shkoi ne urgjence ne Spital, dhe personeli i sherbimit mjeksor te `Urgjences` nuk kishte as nje mjet per te dhene Ndihmen e Pare mjeksore, pasi mungonin pothuajse te gjitha,deri tek termometri, inxheksioni, e ct.. pacienti si gjithmone eshte viktime!

E vetmja ndihme e `Urgjences` ishte rekomandimi i shpejt me receten ne dore, tek Farmacia ,afer Spitalit, ku Doktori i Urgjences,  kishte biznesin e vet ose kooperimin e tij per  perfitim finaciar! Shteti eshte jashte loje ai zotron vetem Godinat e Spitaleve!

Kjo eshte ndotja me e madhe se ajo shifra konkrete per ndotjen e ajrit te Tiranes! Cdo perpjekeje per kujdesin publik shendetsor eshte vetem nje Iluzion ! Korrupsioni i ka mberthyer te gjithe per gryke!

Cte thuash me teper ?

 Mjedisi ne Tirane eshte bere i frikshem! Nga Dajti qyteti duket i zhytur ne nje re te kuqe, nderkohe qe ne nivelin e rruges frymemarrja eshte nje sfide me vete. Per te mos folur per sigurine e kembesorit ne trafik, Ne Shqiperi me sa duket patentat jepen me llotari! Sa per sistemin shendetesor, me c'pashe  vetem spitalet dhe klinikat private funksionojne. Nje here po mendoja mjere ata qe nuk i kane mjetet per t'u kuruar aty, po nga ana tjeter edhe ne spitalet shteterore, me leket qe duhet te paguash nen dore qe nga pastruesja e deri te doktori, aty aty shkon shpenzimi smiley

 Spitalet private kudo ne ne bote kane sherbime te mira, por edhe ne vendet me te zhvilluara vetem nje perqindje e vogel mund te mbuloj keto lloje sherbimesh privatisht, pjesa tjeter mbulohet nga siguracionet dhe suvencionimi i shtetit.Ne shqiperi edhe ato pak ndihmat ne te holla per kujdesin shendetsor, ne Spitale, ne projekte qe kane lidhje direkte me shendetin , si uji, reduktimi i ndotjeve ne mejdis, infrastruktura, emergjensia, profilaksite endryshme, ne mbrojtjen e femijeve, njerzeve me aftesi te kufizuara, moshes se trete, ect, perfundojne ne duart e njerzeve me bluza te bardha dhe te atyre qe jane ne pushtet!

Po nuk u prishen nja 10000 pallate e vila, po nuk u ndertuan parqe me peme (jo me bar), po nuk u zgjidh problemi i plehrave e po nuk u zgjidh problemi i transportit urban e nderurban, kane per te vdekur gjithnje e me teper njerez e nga semundje gjithnje e me te frikshme. Une nuk besoj ama se shumica e popullsise ne Tirane e vrasin shume mendjen per shendetin. Keshtu qe derisa ti shkoje sinjali atyre mendjeve te lodhura do vdesin mijera femije e pleq.

Prandaj pra edhe Luli ka perveshur menget e po prish nga te kater anet.  Ne te shkretet mbetem gjithe jeten "ne nje dore kazmen e ne tjetren pushken".

Une mendoj se nese politika ne Shqiperi do te vazhdoje te jete kjo qe eshte tani, asnje kryebashkiak ne Tirane nuk do te kete kurajon qe te kryeje nderhyrjet e nevojshme te cilat jane 1)te kushtueshme, 2)anti-popullore dhe 3)prekin interesa te caktuara te njerezve dhe bizneseve te lidhura me politiken.

Besoj se alternativa me e mundshme tani per tani eshte shperqendrimi i funksioneve te ndryshme nga pika tejet te mbingopura ne zona te tjera qofte edhe jashte Tiranes. Bizneset po e bejne kete aktualisht, shteti duhet te ndihmoje qe ky proces te pershpejtohet.

Pra, gjithmone sipas mendimit tim, zgjidhja me e mundshme do te ishte braktisja e Tiranes per t'i lene vend rikualifikimit te saj.

Besoj se alternativa me e mundshme tani per tani eshte shperqendrimi i funksioneve te ndryshme nga pika tejet te mbingopura ne zona te tjera qofte edhe jashte Tiranes. Bizneset po e bejne kete aktualisht, shteti duhet te ndihmoje qe ky proces te pershpejtohet. Pra, gjithmone sipas mendimit tim, zgjidhja me e mundshme do te ishte braktisja e Tiranes per t'i lene vend rikualifikimit te saj.

Po c'thua o Kakavije, do ikin njerzit dhe bizneset me ia lene vendin makinave??? Zgjidhje eshte kjo?

Thuaj me mire, ndalo qarkullimin e makinave ne mase, dhe le te rrine njerzit rehat! Po te gjithe jane me shpresen se zgjidhjet do vine pa i hyre gjemb ne kembe atyre vete. Thone: ishalla ia ndalojne makinen te tjereve dhe me lejne vetem mua me makine, mbret! 

Po c'thua o Kakavije, do ikin njerzit dhe bizneset me ia lene vendin makinave??? Zgjidhje eshte kjo?

Nuk po thoshja kete.

Kemi nje qytet me nje dendesi mesatare prej 500 banore per km2 dhe me nje infrastrukture e cila nuk e perballon dot as cerekun e kesaj popullsie. Aty kalojme ne kaos. Ne Tirane po ndodh i njejti gabim qe ndodhi ne Athine...Diskutoja para shume kohesh me nje inxhinjer grek i cili me shpjegoi problemin e Athines. Athina u ndertua, si qytet per 300.000-400.000 banore, por me vone kjo popullsi u shtua ne menyre te shpejte(duke arrtiur 3.2milione banore) duke u perqendruar ne disa pika kryesore. Qyteti dalengadale u shpernda por shumica e popullsie u perqendrua ne qender: Rrugicat u bllokuan nga pallate dhe parqet u shkaterruan dhe shendruan ne beton...Dalengadale edhe rrugicat midis pallateve u shkateruan te ndertoheshin shtesa te tjera qe filluan ti merrnin frymen qytetit..

 Pikerisht ajo qe kam thene une ne shkrimet e mia, se; Tirana eshte bere qytet i pabanueshem, per shkak te smogut. 

 Ne ajrin e Tiranës gjenden grimca të rrezikshme dhe gazra helmues si dioksid azoti më shumë se 4 herë mbi kufirin shkencor.

Tirana ne mengjez, pamje nga Dajti!

 e di cilet jane perberesit e sssssmogut?

avujlli i ujit, eshte nje... plus gazra makinash grimca pluhuri etj etj

per kete foton, kam pershtypjen se duhet te jete smogu i nje dite me pare, i cili nuk ka qene "dekantuar" ende, neper rruget e tiranes!

Po, gjithe ato here, dhe per koincidence cdo here ka qelluar kohe me mjegull!

 E cuditeshme,heren e fundit qe isha une ishte me mjergull.

jo re jo

osht tymi cenares qe dredhin tironsit

Nuk ka mo Tironca qe e pijne me te dredhme Bedrana smiley 

 Do tironc me te dredhme? Na tironc me te dredhme...

 Tironcin po e shoh une por te dredhmen nuk po e shikoj.

 Po tymin shtellunge nuk e shef?

QARKORE:

VINI RE!VINI RE!

Xhaxhua duhet eleminuar!

 Pajeter. Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte kontrasti trotuari bosh/rruga tumllas. Dita, po bukuri e Zotit, me diell si ta dush.

i gisht uje doni ne juve mo

 MJEGULL f.1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e holl&eumlsmiley. Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Ujku mjegull do (kërkon). fj. u. 
2. Diçka si perde ose si tym që pengon a vështirëson të parët. Ka një mjegull në sy i janë veshur sytë nuk sheh qartë. I kanë zënë sytë mjegull. 
3. fig. Paqartësi a turbullirë në mendime, në qëllime etj.; gjendje e paqartë, e errët; errësirë. Në mjegullën e lashtësisë. Çanë mjegullën e shekujve. Ka mjegull në kokë. 
E pllakosi një mjegull dyshimesh. 
4. bot. Sëmundja e hithit; mykëz. 
* Si në (nëpër) mjegull (nëpër tym) turbull, jo qartë; si në ëndërr, si nëpër të. Iku (doli) tym e mjegull iku me rrëmbim, doli furishëm. Mbeti si rosa në mjegull shih te ROS/Ë,~A.

MJEGULLI f.Gjendje si me mjegull; gjysmerrësirë, ag. E shoh si nëpër mjegulli nuk e shquaj mirë.
MJEGULLIM m.1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MJEGULLOJ, MJEGULLOHET. Mjegullimi i syve. 
2. Të qenët si në mjegull, të qenët i paqartë; diçka e paqartë dhe e pasigurt.

Ketu kemi raportin e detajuar te cilesise se ajerit te Tiranes, per 2010

Problemet qe shtrohen

  • Ndotjet kryhen kryesisht nga mjetetet motorrike : Rreth 80% nga ato me nafte (255.161 makina) dhe 12%, nga ato me benzine (55.495 makina) sipas regjistrimit te 2007
  • Mbi 89% e makinave jane mbi 11 vite te vjetra(227.668 mjete: regjistrimi i 2007)

 

  • Ketu jane rruget me te ndotura(ose sic quhen rruget e vdekjes) me nivelin me te larte te ndotjes
  1. Rruga Qemal Stafa me 78,49 No2 mg/m3 (Nitrogen Dioxide)
  2. Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit/Blv Zhan D'ark me 50,89 No2 mg/m3
  3. Rruga e Barikadave me 48,60 No2 mg/m3
  4. Rruga Mine Peza me 47,88 No2 mg/m3

mjer ne qe jetojm ne Tiran thuj te pakten persa i perket aspektit ekologjik..kanalizimet jane si mos me keq era m  gjithandej.., lana nje kanal qelbesir me vete po ashtu, shto ketu trafikun e cmendur  me gazrat makinore etj etj   po thuj prap se prap nuk jetohet ne qytet tjeter te Shqipes me mir se ktu unless  ke shpi n periferi  po prap se prap jeten profesionale ne Tr do e kesh so ..hajt mo 

Per lesh do na cojne. Nga njera ane cilesia e keqe e karburanteve, nga ana tjeter cilesia e keqe e mjeteve dhe fakti qe me privatizimin e kolaudimit e vetmja gje qe ndryshoi eshte qe tani paguhen leket te sekseri dhe makina del e kolaudume edhe sikur te jete barrake me rrota, dhe ne mes ne smiley

Ja u zgjidh edhe kjo pune. Ca te kalume qe sapo bona midis dy makinash. 5 cm me ndanin nga njera dhe nga tjetra.

long time no si smiley ku do vajtojm bashk per Tironen

Kam gjet nje vere fantastike Rahoveci. Chardonnay. Ja fut Cobos ne kthese. E leme per neser. Vendin s'po e them ketu se ne e mbarojne te gjithen. smiley

 Ouu? Mire, mire, po do ta kerkoni "Vloren", por do bridhni si cifuti neper shkretetire, ama! 

Ai eshte Berati rrush. Dhe sa per dijeni, me vjen keq qe i kam bere gjithe ate reklame se per te njejtin cmim merr goxha vere Rahoveci dhe jo nje perzierje kimike te cuditshme.

Cobo e ka prish doren.

duhet nje reforme e mire qe te zhduke keto pislleqet.po kur e ke transportin publik cope cope,u bie njerezve ne qafe,se mire keq i mbarojne hallet me ato 4 rrota te shkalafitura.

 

 Pa lidhje mbase, po gjeja qe me pelqen me shume ketu ne Kanada eshte kur robt presin ne nje korsi sa ti vije rradha qe te ecin. Korsija tjeter mund te jete bosh sa te ha syni, po ne kshu na qelloi fati si me thone... smiley

Nga nje miku im qe merret me pjese kembimi.. 1 here ne vit me bi me i bo inventar katalizatorve.. po aty jane gjithmone..

Super problematiket jane NxOx, HC e CO..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).