SHKRIM1.JPG (464×450)Këtë vit Dritëro Agolli mbush 80 vjeç dhe takimi me studentët e pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës, me rastin e akordimit nga Senati i UET i titullit “Doctor Honoris Causa”, është një rikujtim se Dritëroi është mes nesh dhe po ai: i kthjellëti, i thelli, i paprituri, hokatari, i natyrshmi, njeriu i vizioneve letrare dhe atyre shoqërore. Është po ai që studentët, nipër të tij si brez, rrinë e dëgjojnë me endje, të rriturit që shohin tek ai intelektualin dhe figurën e madhe që ka gjithnjë diçka të re dhe të thellë për të thënë.

Nga largësia e 8 dekadave jetë në “krye të vendit”, Dritëro Agolli, ka shumëçka që mund të thuhet për jetën dhe veprën e tij, për veprimtarinë e tij publike, në shërbim të artit dhe kulturës, në shërbim të shoqërisë dhe popullit të vet. Ka një vepër letrare të plotë, ka një rol të dorës së parë në shumë momente të zhvillimit të historisë së të Shqipërisë në këto 50 vjetët e fundit. Talenti, imagjinata, largpamësia dhe humanizmi janë tiparet të padyshimta të jetës dhe veprës së tij. Ajo që do të bëhej simboli i jetës së tij, është titulli i një novele të hershme të tij, “Njeriu i mirë”.

Njeriu i mirë Dritëro Agolli i ka kapërcyer kufijtë e kohëve dhe pengesat e saj, duke dalë gjithnjë jashtë kornizave dhe duke parë te ngjarjet, te fenomenet, te njerëzit pikërisht atë humanen, në krahasim me imperativët e kohës, imperativë që çfarëdo kohe i ka, në diktaturë a në demokraci, në shtrëngesë apo në liri.

Te “njeriu i mirë” Dritëro Agolli mishërohet një lidhje e rafinuar me të thjeshtën dhe universalen, me natyrën dhe njerëzit, një refuzim sistematik i varakut të kohës që gënjen shumëkënd në një kohë dhe kontekst të caktuar.

Me vepër të madhe nga pas, Dritëro Agolli nuk e ka patur të lehtë të qëndrojë “njeri i mirë” në të gjitha dekadat nëpër të cilat ka kaluar jeta e tij. Me atë pozitë shoqërore e politike, aq më të vështirë e ka patur për të qenë e për të mbetur “njeriu i mirë’. Por ai ia ka dalë. Ia ka dalë të ketë në opinionin publik një pranim të gjerë dhe gati konsensual, sepse dashuria për njerëzit dhe Shqipërinë e ka udhëhequr jetën e tij, sepse largpamësia ka qenë talenti i tij, sepse universalja ka qenë dhuntia e tij, përkundrejt të përditshmes, konvencionales.

Agolli, “njeriu i mirë”, ia doli të ishte pedagogu dhe kolegu i shumë gazetarëve të viteve ‘70-‘80, duke nxitur tek ata frymën kritike, kundër skematizmit dhe mediokritetet dhe, shtuar kësaj, të mbështesë personalisht shumë talente të reja. Dritëroi, veç kësaj, e ndikoi fort fjalën e shkruar shqipe me stilin e tij origjinal, me verbin e tij të fuqishëm, me guximin për të shpërthyer mërzinë apo dëshpërimin e kohës së vet.

“Njeriu i mirë”, ka lëshuar, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dhjetëra “fletë - talenti”, për poetë, artistë e shkrimtarë të rinj, që biografia, Komiteti apo mesatarja nuk i lejonte të shkonin në shkollë të lartë, duke i dhënë një të ardhme të pashkëmbyeshme shumë e shumë njerëzve. Pa folur këtu për Dritëroin, “njeriun e mirë”, që priste e përcillte këdo duke ndihur për çfarëdolloj halli e qejfi çdokënd që ia behte në derën e Lidhjes apo në shkallën e pallatit të tij.

“Njeriu i mirë” Dritëro Agolli, me dhimbjen e sinqertë të pendimit për një epokë të errët të Shqipërisë nën komunizëm, edhe pse ishte në zemër të sistemit, nuk hezitoi të ndahej me të, fort e qartë, duke i dhënë një shtysë të fortë dhe vendimtare, emancipimit të së majtës shqiptarë, emancipim pa të cilin demokracia shqiptare do të qe rrezikuar me kohë. Me fjalimin e tij në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës në qershor 1991, Agolli hap një epokë tjetër. Befason kur më 1992, edhe pse deputet i opozitës, voton presidentin e parë demokrat të Shqipërisë, Sali Berishën. Sikurse nuk heziton, pak vite më vonë, të godasë në shtyp apo me poezinë e angazhuar presidentin Berisha gjatë shkarjes autoritariste të tij si në vargjet “në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur po na çmend”. Duke kapërcyer gjithnjë kufijtë e duke qenë i papritur, i bëhet sërish krah reformimit të së majtës, duke mbështetur kryetarin e opozitës në burg, Fatos Nanon, më 1996, sikurse dy vjet më vonë e godet rëndë ‘nanoizmin” e instaluar në pushtet, që ka marrë tashmë formën e asaj që Dritëroi tani e stigmatizon si “shkërdhatokraci’.

Gjithnjë i papritur, gjithnjë jo konvencional deri tani në fund, kur një telefonatë urimi për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, habit në të njëjtën mënyrë shumëkënd. “Epo unë urova kryetarin e Bashkisë së qytetit tim, ku jam qytetar nderi, jo Jakomonin”- thotë me të qeshur, kur gjesti i ka merituar komente në shtyp.

Duke nderuar Dritëro Agollin, njeriun e mirë dhe të madh të një Shqipërie, që ka gjithnjë e më shumë njerëz të vegjël dhe të këqij, mjediset universitare shqiptare takojnë e lidhin brezat, bashkojnë traditën dhe i japin sadopak vend modest vlerave të shoqërisë sonë, krijimi i të cilave është aq i mundimshëm.

Kurse në planin personal, në ditën që takoj Dritëro Agollin me pelerinën dhe shallin e “Doctor Honoris Causa”, ndiej mirënjohje për të dhe për atë komunikim të mrekullueshëm që kam patur me Dritëroin si reporter i gazetës ‘Koha Jonë’ që nga viti 1995; nga bashkëpunimi në revistën ‘Spektër’ me rubrikën e tij në faqen e fundit “Arka e djallit”. Duke shpresuar se do ta vijojmë më tej këtë bashkëpunim me të: me përgatitjen e një botimi me intervista të të gjithë jetës së tij, si botim i Universitetit Europian të Tiranës, promovimin e së cilit do ta bëjmë më 13 tetor të këtij viti. Si mirënjohja jonë modeste për datëlindjen e 80-të të tij.

37 Komente

Dy dopjo, usta!

Usta dhe dy dopjo,
Se xhani na u dogj,
Dhe zjarrin me zjarr do ta nxjerrim,
Dopjon me shkumë
Që rruazat shkërmoq,
Rakisë ne kurrë s’i pamë sherrin.

Ndezur bjer gotat,
Mavia të dridhet,
Kush pi s’e djeg kjo shafrà.
Kush s’pi të mos flasë,
O nga tryeza të pirdhet,
Dhe dy dopjo pra shtjerna, usta!

S'jemi pijanecë,
Jemi pijetarë,
Për shkencë të rakisë të flasim.
Klasikë s'u bëmë
Me mjekrat litar,
Dhe volumet me litra i masim.

Rreshtin e gotave
Masim me metër,
Pra gjysëm metri raki, o usta,
S’mbaron firaunka,
Siri i vjetër:
Për teriaqinë e vërtetë gjithnjë ka.

Veç shpirtin e pastër
Qelibar kulluar,
Zemrën e gëzuar, usta!
Po akull na le,
Pse s’vjen, i uruar,
Bjer’ flamën, flakën shafrà!

---

Pac vec te mira dhe drite, Dritero!

 

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere 
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.

Po kur te jesh merzitur shume 
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.

Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.............................................     Do zbresesh, o i  Madhi Dritero! Si  blerimet, pas çdo  rrekeje

 

 

Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhè rrëzohen thërrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj cdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Vec të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.
______________Dritëro Agolli 
 

Mjeshter i madh,

Me mjeshtri fjalen e gdhend,

Se ai doren e ka te arte,

Per letrat shqipe monument.

I love this one, (sidomos dy vargjet e fundit) Dritero or pijanec i madherishem smiley

SHIU I MARRË

Dikur na bridhte qiejve një shi,

Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…”

Po nga ky shi s’u lag veç një poet,
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i çmendur!”

Dhe u mërzit poeti në vetmi,
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.

kjo vleka per gjithe shqiptaret me mend Ruzhe smiley

shume e bukur!

 Me vepër të madhe nga pas, Dritëro Agolli nuk e ka patur të lehtë të qëndrojë “njeri i mirë” në të gjitha dekadat nëpër të cilat ka kaluar jeta e tij. Me atë pozitë shoqërore e politike, aq më të vështirë e ka patur për të qenë e për të mbetur “njeriu i mirë’. Por ai ia ka dalë. Ia ka dalë të ketë në opinionin publik një pranim të gjerë dhe gati konsensual, sepse dashuria për njerëzit dhe Shqipërinë e ka udhëhequr jetën e tij, sepse largpamësia ka qenë talenti i tij, sepse universalja ka qenë dhuntia e tij, përkundrejt të përditshmes, konvencionales.

______________

Nje portretizim realist kur qasja frymezohet nga humanizmi dhe anashkalon shabllonet paragjykuese.Driteroi ishte komunist, i kendoi komunizmit , u nda me dhimbje prej komunizmit dhe  u be nje nga  promotoret  e  emancipimit te PPSH. Pertej kushtezimeve te pashmangshme ideologjike, vepra poetike dhe fjala publike e Driteroit frymezohet nga dshuria per njerzit. E ka thene kaq qarte Cili kete te vertete. A eshte ky nje vleresim konsesual? Per Tufen e inspiruar nga mllefi antikomunist jo dhe jo.

KUR NJE MENGJES!

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Ne fillim te `90,me duket se te rilindja ,ylli rakipi shkruan nje carcaf kunder Driteroit.Replika shume ekonomike :

O rakip faqja pa qime/sa di ti,di *ytha ime smiley

Rilindja atehere i referohej si'krimineli dritero agolli'.dhe shqipot votojne per keta debile.o zot i madh pse i bere kaq te trashe.

Pleshti - Dritero Agolli

Pleshti
......me Xixellonjen
..................ra ne dashuri

Pleshti 
......xhuxh
.........dhe i zi
Ky emrin e kishte Plluc,
I thoshnin edhe Pleshtuc
I ati emrin e kishte Prreshtan
I thoshin edhe Pleshtan

I dashur lexues
..............mos qesh
Kur emrin ne pleshta ta gjesh
Se xhuxhat jane te vjeter
Ndaj emri u duhet patjeter
E shihni si Plluci i zi
Ra brenda ne dashuri?
Filloi me teper te ligej
Ndaj nisi me shume te nxihej...

2.

I ati e shihte
....e behej vrer
-Pse Pllucit shendeti s'i merr?
Pse Pllucit koka i dhemb
Dhe dhemja e shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume 
S'e mbajme mend kurre
Ka mbetur kocke e lekure!
C'me gjeti mua te shkretin plak
Te vetem e kam jam bere farmak!

3.

Nje nate i foli çëk-çëk ne vesh:
-O djali im plesht
C'te dhemb
Mos te hyri nje gjemb?
Nuk fliste Pleshtuci thumbor
Vec shihte nga xhami pleshtor
Ne oborr 
E shihte nga larg
Xixellonjen e bukur,
Merakun ne gjoks kishte futur

I ati prane - ne bisht
I biri ne goje - nje gisht
Hic!
I ati
Ia pati:
-Oi, me lojti mendsh djali,
Me gjeti gjema dhe halli
Me fol nje fjale o bir,
Pse vuan dhe ben sehir?
Djali ne bisht
Hic!
-C'ke o biri im plesht
Pse hesht?
Hidhu njehere
Te nxjerresh vrere
Hidhu fesht
Dhe pesht!
Hidhu te keqen babai
Se zura te qaj!
Babai ka deshire te behesh gaztor
Te behesh aktor
Te shkosh me shiket ne shkolle
Te ndjekesh fesht Institutin e Artit
Se ke dhe mendje te holle
Mendje thesar te thesarit
Se jemi nje soj aq i vjeter
Sa s'gjendet ne Evrope soj tjeter
Kete e thone dhe librat
Kuranet dhe biblat
Mjaft ndenje ne xham
O xhan
Bej fesht
Dhe pesht!

4.

Dhe Plluci tha:
-Baba, o baba
Dhe foli Prreshtani:
-T'u befte babai, o biri im plesht
Thuaja babait ne vesht!
Dhe Plluci u ngjall
Si me fall:
-Baba Prreshtan
Shiko pak ne xham!
Prreshtani baba kuptoi menjehere
Dhe hop ne dere!
Mendja i tha se Plluci i tij
Kish rene brenda ne dashuri!
Ndaj u zhyt ne merak
Ndaj u mbyt ne maraz
Ndaj u cyt me farmak
Ah, c'qenka kjo dashuria!
T'u sjellka verdalle shtepia!
Te beka mornica-mornica
Te mbushka me spica!
Te beka vend te mos gjesh
Edhe elefant po te jesh
Edhe krokodil
Ti behesh bandill!

5.

Baba Prreshtani u ul ne bisht
Dhe ngriti nje gisht
Po gisht pleshtor
Kosor:
-Ah, ti kerkon Xixellonjen
Ta sjell sa te hapesh pak gojen
-Ate e dua baba 
Dhe po nuk e mora, nuk ha!
Ajo me pelqen shume e shume!
Sa fesht kercej neper gjume
Dhe hidhem ne tra
Baba, o baba!
Dhe pleshtit bir ne faqet lotet i rane
I ati plesht i heshtur i rrinte prane
I ati plesht ia fshinte lotet e shkrete
Dhe qante vete:
-Te keqen babai, 
Mos qaj, 
Se une lotet s'i mbaj!
Jam plak 
Dhe behem merak!

6

Me vrap kapedan Prreshtani
Tek jatagani
E tundi ne ere 
Dhe hop ne dere
U nis ne dyzet e kater shtepi
-Im bir, i quajturi Plluc
U nguc
Ka rene brenda ne dashuri
O ju dyzet e kater shtepi
Te mblidhemi 
Te bejme kuvend
Plluci per nuse, po mbetet, pa mend
Nuk ha e nuk pi
O ju dyzet e kater shtepi
E dini c’te ben dashuria?
Im bir po me nxjerr nga shtepia
E dini c’te ben dashuria?
Te kruan koken si nje milion therria!
Te ben fesht
Dhe pesht!
-Tha kapedani i sojit pleshtor
Dhe jataganin e nxori ne oborr
Tha kapedan Prreshtani
Dhe zjarr jatagani!…

7

Dhe dolen nga vrima
Atje ne postiqe e tesha
Treqind pleshta, treqin pleshtesha
Dhe thane: 
-Oi me i miri i pleshave
Do shkojme ta gjejme nusen vreshtave
Ne mbleset pleshta, s’te leme te vuash
Mjafton qe nusen ta duash!
Ku gjen ajo nje djal si ti, xhuxhumak
Qe hidhet hop dhe ne prag
Ku gjen ajo nje burre kaq sqimatar
Akrobat, artist kercimtar!
Ku gjen ajo nje burre qe di te loz kaq valle
Qe ka fituar ne tre festivale
Qe fap e ka marre 
Tre here cmimin e pare
-Tha pleshti baba:
-Bah
Im bir, po me nxjerr nga shtpia
E dini c’te ben dashuria
Te ngre edhe qimet perpjete
Te ben te mbetesh, pa breke
Te ben te futesh ne dhe
Bre!
Ah, dashuria pleshtore
Kosore
Mizore
Dredhore
Te pret e te grin
Se fundi te mpin
Te ben dhe fesht
Te ben dhe prresht!
-Tamam ashtu do te jete
O kapedani Prreshtan, i madh dhe i urte
Ti ke ngahere te drejte
Sa neve na nxit, ne levizje koken dhe trute
Vertet nuk e leme pa marre
Ate Xixellonjen qe bredh neper arre
Ajo do pranoj patjeter
Te lidhet me sojin e vjeter
Ne kemi te madhe kulture
Dhe gjakun e kuq nen lekure…
Keshtu e keshtu, i thane Prreshtanit plak
Ne dyzet e kater shtepite, sa shkeli ne prag8
Dhe u nisen ne vreshta
Treqind mbleser pleshta
Hopa, hopa
Ne driza ne gropa!
Hopa, hopa
Ne hithra ne shqopa
Ne sheshe ne vreshta
Treqind pleshta!
-Merrja kenges plesht
Mos hesht!
Te hapet kenga pleshtore
Ne lugje bregore
Ky eshte himni yne, ta dine
Himni qe mburr Pleshterine
Mbreterine madhore
Pleshtore 
Me nje uniforme
Me norme

“Ne jemi pleshta
Ne s’kemi eshtra
Perpara!
Ne – elastike
Ne s’kemi frike
Perpara!
Per kercimtarin
Nusen ta marrim
Perpara!
Nje Xixellonje 
Do behet zonje
Perpara!
Ne jemi mblese
Me sy e veshe
Perpara!
Nje Xixellonje
Gosti do shtroje
Perpara!
Jemi gastore
Ne plot tabore
Perpara!
Ne s’kemi gjume
S’e kemi pune
Perpara!
Ne bukur rrojme
Me thumb, thumbojme
Perpara!
Ne prresht kercejme
Dhe fresht defrejme
Perpara!
Kush rri ne gjume
E shpojme shume
Perpara!
Kush shtron postiqe
Ka plot rreziqe
Perpara!
Kush mban kolltuqe
Ne kemi huqe
Perpara!
Kush dergjet shtrember
I dalim ne enderr
Perpara!
Ne jemi pleshta
Dhe s’kemi eshtra
Perpara!
Pergjojme naten
Te kallim daten
Perpara!
O fis pleshtor
Thumbo e korr
Perpara!
O soj zijosh
Mos rri barkbosh
Perpara!
Sulmo cdo prag
Jeto me gjak
Perpara!
Kur japim besen
Ne therrim mbesen
Perpara!
Kanuni yne
Ne gjak te hyjm
Perpara!
Ne per kanun
E bejme bum
Perpara!”……
 

9

Dhe u takuan pleshtat
Me Xixot ne vreshtat
Dhe lart shkendijonin qindra shkendija
Tek frynte puhija
Dhe vesa nxirrte ylbere
Te ngritur qemer-qemer
Xixeshat me yje ne balle
Dhe Xixot me yje ne gji
Kendonin e hidheshin valle
Sikur te martonin njeqind perendi
Dhe vreshta krejt vetetinte
E gjelber, e kalter, e bukur
Dhe dukej sikur me krah e ngrinte
E madhe, e madhe, nje flutur…
Dhe drita i nxori pleshtat fare ne shesh
Sic ishin: xhuxha, zijoshe, si lesh
Pa bene pleshtat me vete “pesh-pesh
Uh, sa shemtuar, c’te besh!
Mes kesaj drite te keqe mendimet te humbin
Dhe s’ke ku ta futesh as thumbin!
Kjo qenka nje drite kaq e peshtire,
Ne jemi me mire
Se kemi perreth erresire
Atje mendimet s’na humbin
Se kemi ku fusim dhe thumbin!
Ketu e paskan me lepe e peqe
Uh, c’atmosfere e keqe!
Po nusja jone, Xixija e mire
Me ne do vije, atje ne erresire
Shpetimin e saj do ta gjej
Ne nate pleshtore me gaz do defrej!”

10
Keshtu u takuan me treqind xixo
Dhe treqind e ca xixellonja
Me kenge plot iso
Se s’donin t’u dilte shpejt e shpejt boja
Donin ta mbanin veten fisnike
Me kenge ne goje e pa frike
Ndaj foli me i vjetri nga pleshtat
Ne vreshtat:
“-Puff, Cuff!
I biri i kapedan Prreshtanit te degjuar
Me vajzen tuaj dje eshte dashuruar
Ju kapedan Prreshtanin do ta njihni
Me mire akoma kur krushqi te lidhni
Krejt fisi yne mburret me Prreshtane
Ai lufton me shtate jatagane
Po njerin jatagan e mban ne dhembe
Dhe gjashte jatagane mban ne kembe
I biri Plluc, se shpejti del artist
Qendron me kembe lart, po dhe ne bisht
Ky Plluc do behet burri i Xixise
Ne sojin zot e trim te pleshterise
Por kapedan Prreshtani ka cifliqe
Nje mije centimetra vend postiqe
Jo centimetra thjesht, por krejt katrore
Ku mund te rrojne katerqind tabore
Ka dy milion milimetra vend mindere
Ku pret me qindra mijera miq me vlere
Sic jane deputete dhe ministra
Nga shtetet fqinj te tartabikeve dhe morrave
Por s’dua t’ju jap shume e shume shifra
Se ruhem prej spiuneve dhe horrave
Ju them vec kaq
Dhe paq:
Pardje na ardhi prifti i tartabiqeve
Dhe mbeti i mahnitur prej cifliqeve
Harrova, s’ishte prift, por zot kryepeshkopi
Qe kushedi sa peshe i mbante shkopi!
Ky me Prreshtanin piu raki te kuqe
Se dhe kryepeshkopi i tartabikeve ka huqe
Thumbon si kapedan Prreshtani
Kur naten njerezit mbulon jorgani
E dini? Kur thumojme ne njerine
E nxjerrim nga lekur e tij rakine
Ndaj kur njerezit i mbulon jorgani 
Fillon e del rakia nga kazani
Kete raki e pine tartabike e morra
Ashtu si pleshtat - vete dora!
Keshtu kryepeshkopi ate nate
Raki piu gjate
Dhe kapedani erdh ne qejf prej miqve
Premtoi te merrte fene e tartabiqeve
Por prifti mori vete fene e pleshtit
Dhe nata fluturoi ne qiell te qejfit
C’t’ju flas kur erdhi kryemyftiu i morrave
Me callmen permbi koke ngjyre morri!
Ky trim i urte e tmerr i madh i horrave
Ne pleshtave dhurata plot na nxori
Ndaj para tij balet modern kercyem
Kryemyftine e morrave defryem
Kerceu dhe kapedan Prreshtani
Nje valle jatagani…
Po ju s’e njihni kapedan Prreshtane
Qe prifti tartabik i fali jatagane
Qe kryemyfitu i morrave i la dhe callmen
Pastaj ne gjoks per nder i vuri palmen
Kjo ishte biografia e Prreshtanit
Treguam shkurt qe bukur mend ta mbanit
Se po te doni, flasim dhe me gjate
Por do na duheshin tri dite dhe nje nate…
Prandaj ne erdhem ne vreshtat
Se duam te bejme krushqi;
Me i miri nga pleshtat
Ka rene plluq ne dashuri
Ka rene plluq ne dashuri e nuk ha e nuk pi
Nga mendja s’e heq cupen tuaj
Dhe hop vuaj!
Ne Pllucin e kemi yllin e pleshtave
Ne Pllucin e kemi armik te genjeshtrave
Ky Plluci cdo nate, ate qe fle nen jorgan
E pret me thike e jatagan
Se ka trimeri te marre
Kreshnik si ai s’keni pare!
Po u fut nen jorgane
Per nder ben hatane!
Po u fut ne postiqe
Ec pa hiqe, vdiqe!
Po t’u ngjit ne kurriz
Te shpon si murriz!
Pale po t’u fut ne vendin e keq
Te ben per dreq!
S’me bie te mburrem se jam modest
Po ju e dini c’domethene plesht!
Degjuam se cupa juaj eshe e ndershme
Dhe ruan zakone te hereshme
Mjaft bukur! Zakoni per ne eshte jete
Te tjerat pastaj vijne vete
Kjo shkruhet atje ne Kanunin tone madhor
Te fisit pleshtor
Atje ne Kanunin Madhor te Kreshtave
Te shkruar nga me i vjetri i pleshtave!
E c’eshte nje “Kapital” i Marksit mjekrosh?
Nje liber bosh!
Ai “Kapital” perpara Kanunit
Te duket si qimja e zhgunit!
Prandaj nje gje na gezon:
Xixia juaj zakone e kanunit te fisit e mbron
Ne djalin e kemi krejt xhevahir
Dhe mjaft nikoqir
Nuk prish asnje pare pleshtore
Ne tregjet mizore
A, ta dini, ka dhe pak huqe:
Pi vere te kuqe
Po pare s’prish kurre
Se pi nen lekure!
Pastaj di kaq valle 
Dhe fort ka fituar ne tre festivale
Me nder te lavdishem ka marre
Tri here cmimin e pare
Ndersa ne thumbimin me gjak
Ka hak!
E dime se cupa juaj e rritur ketu ne bregore
Do jete e denje per vatren pleshtore
Do jete me ngrohte diku ne postiqe, se ne vreshta
Dhe qejf do beje se ne jemi pleshta
Artiste te shkathet, te zgjuar
Me titull te “Merituar”
Dhe hidhemi, hop!
Ta pime, pra plot, bromb!
Ne ju nderojme nga floku ne thua
Qekurse duam per nuse nje grua…
Vertet ju s’jeni aq trima
Dhe s’dini si ne, te futi ne vrima
Po keni zakone fisnike
Dhe pike!
E jepni?
E marrim

11
Keshtu u tha me i vjetri i pleshtave
Dhe hop kerceu vreshtave!
Perr-perr-perr e perr-perr-perr fletet
Ne gjithe kercenjte dhe deget
Treqind xixo e treqeind xixesha degjonin
Treqind pleshat e treqind pleshtesha pergjonin
U ngrit e ta me i vjetri Xixo ne vreshta:
Ju falemnderit, o pleshta!
Me mire ju pyesni nusen se c’thote
Se fjala ime pa fjalen e nuses do jete e kote
I beni kapendan Prreshtnit selam
E dime qe ka jatagan
E dime qe ka si psita aeroporti dhe ura
Miliona lekura
Miliona lekura te njerezve ne bote
Ku hidhet dhe pi raki te kuqe te forte
Sa ka fqinjesi te mire e dime
Fqinjesi me Tartabikerine e Morrerine
E dime se kryemyftine e Morrave ka mik
Dhe bash kryepeshkopin Tartabik
Po ne zakonet tona shume i mbrojme
Dha cupat pyesim kur martojme
Pastaj me plaku Xixo thiri cupen sheshit
Se donte bukur t’i pergjigjej pleshtit
Dhe erdhi dalngadale ne shesh Xixia
Rretuar me kurora plot shkendija
Dhe gjithe sheshi ndriti dhe me shume
Dhe drita u be lume

12
Dhe pleshtat me pleshteshat kur e pane
Vesh me vesh sec tane:
-“Cuditemi me kapedan Prreshtane!
Nuk qenka kaq e bukur kjo Xixia
Na paska ca gjerdane e xhingla me shkendija
Pleshteshat tona jane me te pashme
Xixia qenka zdape e javashme
Pleshteshat tona, sa t’i shohesh , hidhen
Dhe kembet si ketyre nuk u lidhen;
Kjo s’paska turp, kjo rri e te veshtron
Kjo kushedi sa burra dashuron
Kjo burrat si gjerdanet i kemben
Se do t’ia lajne kembet ne legen
Kjo siset ika nxjerre fare jashte
Dhe paska prapanice mjaf te tradhe
Po vuri vithet trashamane ne postiqe
Shko e hiqe!
Ah, jo! Pleshteshat tona hidhen fesht
Dhe bejne prresht!
Ky kapedan Prreshtani s’e ka mire
Qe merr nje imorale per te bire!
Ne kot e mburrim fisin zdap te tyre
C’te besh! Ne valle do kercesh po hyre”
Dhe u degjua zeri i Xixise:
-“Perse me thirret prej shtpise?”
Nderkohe me i vjetri Xixo tha me urtesi
-“Nje Plluc i pleshtave me ty ka dashuri!”
Dhe mbleset pleshta mbajten vesh Xixine:
-“Plluc pleshtit? S’dua t’ia shikoj shtpine
Se une kam si yll Xixanin tim
Qe ndodhet sot ne fluturim
Per te provuar aeroplane e ri
Ne lartesi
Xixanin tim si shpirtin tim e dua
Nje Plluc pleshtuc s’i vjen as gjer ne thua
I thoni kapedan Prreshtanit
Ketu s’i shkon kellefi i jataganit
Sikur ta marre vesh Xixani im
Do derdhet mbi ju pleshtat me terbim!-
Mbaroi Xixia fjalet dhe ktheu krahet
Dhe pleshtat u erdhi shume tharet

...vazhdon

smiley

aug... per te gjithe pleshtat. smiley dhe merimangat. smiley

rispekt per Driteroin e madh. :X

adenine-uracil-guanine? smileypo flet me kodone zoto?

ps.cilin aminoacid kodon kjo treshe?

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buze pështyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

 

nuk e njoh bazen uracil. njoh citozinen dhe timinen pervec guanines dhe adenines.

aug edhe per ty. te xixellonjat a merimangat... kudo ta perfshish veten. smiley

kaposho, sinqerisht nganjehere keto proverbat kineze, nuk i marr vesh. o po me shan, o nuk e di. nuk t'i marr per keq, por thjesht nuk i kuptoj dot nganjehere. smiley si gjithmone, respekt. smiley

Driteroi, me pelqen jo vetem per artin e te shkruarit, por me shume per te fortat smiley qe thote, disa per te cilat i kish thene artikulli ketu.  

Ja dhe nje nga perlat...:

Komunistët

Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina

Driteroi u tregua i ndershem.Pranoi qe kishte besuar me sinqeritet tek komunizmi por doli qe ajo kishte qene rruge e gabuar dhe njerezia e lane rehat e s'ia permendi me njeri.Kadareja ka 20 vjet qe jep intervista e do te marre patenten e disidentit medoemos.

"Ju lumte more trima

hoqet gozhden

doli vrima..smiley"

 Me ..Milloshin me Milloshin,apple, por voten e meshtenget kete here...  

 Po pse ore  te Enverit nuk ja hane voten te  djathtes me gjith Milloshin? Humor ore

humor bera dhe une grava, te kuptoj ty dhe te tjeret/tjerat ketu...kohe krize smiley

tregonte njehere ne nje interviste ne tv Driteroi.  baba Reshat Bardhi kishte shtruar nje darke. mish raki etj, goxha rendeshem  edhe mua kishte si te ftuar nderi.... nejse me thote: edhe ti Dritero, meqenese babai jot kan qene i besimit bektashian, eshte mire ta deklarosh besimin tend. se si shkrimitar i njohur ndikon per mire, njerzit ta degjojne llafin....  i them une (tha Driteroi):  po une jam ateist o baba Reshat...  e di, i thote baba Reshati. po eshte mire qe ta mendosh edhe njehere, edhe ti kthehesh besimit bektashian sipas tradites familjare....  mire e ke ti o baba Reshat, i thote Driteroi, po qe te ma kthesh mendjen ti mua, duhet te shtrosh edhe nja 40 a 50 darka  te tilla.smiley

Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo (analiz&eumlsmiley

Ndonëse vetë shkrimtari D.Agolli është shprehur se "me Arkën e djallit, do të ndryshoj përfytyrimin e letërsisë shqipe", për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin.
Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish-komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri. Për një gjykim më pranë së vërtetës rreth kësaj çështjeje, ndoshta duhej vënë në dukje fakti që ky roman u paraqit fillimisht si pronë letrare e së vetmes revistë humoristike të vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetër i njohur, që e qeshura mundëson gjithçka. Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin. Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e zbaticës. "Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë", thotë Hasheku.
Për burokratët dhe servilët është shkruajtur jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnë "përkëdhelja/ përqeshja", e meritojnë plotësisht njëri--tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë.
Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur. Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Ata ushqejnë njëri--tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo nuk mund të ketë. Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet lehtë.
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.
Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike.
Zyloja nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen që e mundon. Ai nuk është një burokrat skematik, që shquhet që atje tej. Përkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po të mund të bëhej i ndërgjegjshëm për dobësinë, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtë dhe do të gjente forcë për të ndrequr veten. Prandaj ai është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Në këtë kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit në një pamje sa të rrezikshme, aq edhe për t'i qarë hallin.
Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Përmasa e jetës në mënyrën e të menduarit të tij është zëvendësuar nga idetë format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten në pararojë të shoqërisë, kurse objektivisht e kufizon atë. Këtu ndahet edhe qëndrimi emozional i autorit. Ai e përqesh, e satirizon, e vë në pozitë të vështirë personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, në një farë mënyre, ka raste kur duket qartë se e merr në mbrojtje, duke mos e zhveshur nga çdo vlerë. Situatat që kalon Zyloja i jeton me seriozitetin më të madh, kur të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën. Duke ngatërruar forcën e ligjit, të kompetencës, të të drejtave si epror, me forcën e argumentit, që është autoriteti më i lartë, ai i mvesh vetes atribute të pamerituara, beson verbërisht në forcën çudibërëse të urdhërit, të fjalës. Duke imituar modelin që ka zgjedhur si shpresë për "nëpunësin në ngjitje", ai shmanget nga vetja.

Burokrat i çuditshëm, në të shumtën e herës i dehur nga një realitet që nuk ekziston, i mërguar nga jeta e vërtetë, megjithatë, herë-herë Zyloja thotë disa të vërteta lakonike dhe të befta, që ai i quan "ese". Në këto raste është shumë e vështirë të përdoret për të emërtimi burokrat. Madje thua: "sa mirë do të ishte të mos e pushtonte ajo sëmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo dehje që vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.

Hasheku, në parathënien e romanit të tij të njohur "Ushtari i mirë Shvejk", thotë se kënaqësia dhe vlerësimi më i madh për të ka qenë kur dëgjoi një ushtar t'i drejtohej me emrin e personazhit të tij shokut të vet., Këtë kënaqësi duhet ta ketë ndier edhe autori i romanit "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo". Zyloja dhe Demka janë bërë shenjime kategorish të shoqërisë. Edhe si burokrat, Zyloja është i veçantë, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashëm me një galeri të tërë personazhesh të këtij lloji, që gjenden në letërsinë humoristike apo johumoristike. Zyloja është një burokrat me dramë, burokracia e tij nuk është butaforike dhe estradeske. Natyra e dyfishtë, mospërputhja ndërmjet qëllimit dhe përfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet të kundërta. E rëndësishme është se cilido që të jetë emocioni: dhimbje, keqardhje, përqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit.
Zyloja dhe komisari Memo janë dy prej personazheve që e kanë vënë autorin në provën e skemës. Një burokrat dhe një komisar, në një letërsi të mbushur me burokratë dhe komisarë, ishte e vështirë të kishin individualitetin e tyre. Nëse D.Agolli edhe në këto dy raste e tejkalon skemën, duke krijuar një burokrat të vërtetë dhe një komisar të vërtetë, kjo do të thotë se ai e ka mundur skemën.
Demka, nga ana e tij, gjlthashtu është sa qesharak, aq edhe i mjerë. Dikur njeri me talent, me kohë ai e ka lënë rrugës individualitetin dhe dhuntinë e vet, për t'iu nënshtruar "vullnetit të detyrës", një eufemizëm për vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotësinë magjike të kundërshtimit dhe lexuesi thotë "mirë t'i bëhet", por prapë se prapë ndjen keqardhje për të.
Me Demkën autori paralajmëron se njeriu i zakonshëm mund ta shpërngulë fajin nga vetja dhe të gjejë një alibi, por ai që ka hyrë në botën e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Për skllavin e bindur më e mira është skllavëria.
Ku mund të jenë sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndërmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka? Një gjë mund të thuhet me siguri: ata përsëri janë bashkë. Ndoshta mund të kenë ndërruar rolet. Kjo ndodh shpesh me çifte të tillë personazhesh. Në romanin e njohur të Servantesit në fillim Don Kishoti është krejt jashtë realitetit, në botën e iluzioneve, kurse Sanço Pança habitet me lajthitjet e të zotit. Por në fund të romanit është Sanço Pança që e humbet sensin e realitetit, duke besuar se është emëruar guvernator i një shteti, ndërsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit të tij.

 Analizë e mirë (pse pa emër ) veç do të shtoja se Zylo dhe Demka ishin dhe janë përfaqsues të niveleve të larta drejtuese (lokale apo qendrore ) pamvarsisht se Dritëroi i ka vënë në nivelin e mesëm . Dhe sot drejtorë dikasterësh ,ministra e kryeministra Zylo kanë Demkat e tyre dhe jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë dhe aspak se kanë shkëmbyer vendin me njëri tjetrin se s'ka se qysh .

Heshtja

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë 
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri 
Pushteti i fjalës është i veçantë 
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë 
Pikojnë çezma me helm të zi 
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë 
Strategë e mbretër me mbretëri 
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë 
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi 
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë 
Dhe brenda syve se ç'është e di... 
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

 

__

 

Dy vellezer dhe Ujku.

Na ish seç na ish, more njerëz, 
Kullotnin shtatë dele dy vëllezër.

Një natë ranë ujqit në të shtata, 
Rrëmbyen dy dhe ikën me të katra.

Vëllezërit, kur pikasën, thirrën qentë, 
I ndoqën ujqit dhe shpëtuan dhëntë.

Nga qejfi që shpëtuan bagëtitë, 
I ftuan në gosti të gjithë miqtë,

Dhe pinë shtruar gjersa iku nata, 
Dhe hëngrën jo dy dele, po të shtata!

__

Luani dhe Miu

Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën, 
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.

Veç miu i vogël fare nuk tronditej, 
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:

- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë, 
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!

Të ishte ndonjë mace, epo mirë, 
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?

Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme: 
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!

Muri kinez dhe kinezka

Ju them: Në rininë time dikur
kam qenë i thatë si eshkë.
Në dhomë larg, nga kinezkat më ndante një mur
dhe s’futa dot në shtrat një kinezkë.

E shihni? Kam qenë vërtet një trulesh,
një leshko pashpresë,
se ndofta shaloja Murin Kinez,
sikur të shaloja në shtrat një kinezkë.

2007

Pak drogë

Jam plak dhe do vdes një ditë
dhe trutë e mia po thahen në kokë.
Çudi e madhe!
Të rinjtë
merren me drogë!
Ma jepni mua
ta shoh si shkohet në gropë….

Jam vonuar

Jam vonuar aq shumë e aq shumë,
Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,
Që me shekuj bën udhë
Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur
dhe këndesi t’i ketë dhënë fund këngës,
Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,
Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish
me cepin e mëngës.

Në spital

Jam kthyer tani në bërthamë,
Të gjithë tulin e frutës ma hëngrën,
Nga tuli asgjë nuk më lanë
Mos më vështroni as ëmbël, as vëngër
Tek shtrati asgjë mos sillni me vete.
Doktor, as ti mos ki shpresë
të marrësh prej meje ryshfete,
Për shembull, disa mijëlekëshe.

Ju them, të gjithë ta dini:
As jap, po të kem, as marr, po më dhanë,
Ndaj ikni larg e më lini,
Jam kthyer tani në bërthamë,
Ah, po! Një shkrepëse më blini,
Të djeg bërthamën tok me jorganë.

Djersa dhe gjaku i fshatit

Blegërijnë dhentë e pëllasin viçat
në pjatat e fryra qyteteve:
rrjedh djersa fshatare në vinçat
me këngën e derteve.

Dhe bashkë me mishin në pjatat
gjëmimi i hakmarrjes gëlltitet
I zbritur nga fshatrat,
harruar nga vitet.

Me lëngun e kuq të domates
shkrin gjaku pa faj në sallatë
dhe rrjedh prej mustaqes,
kur hamësi fut hundën në pjatë.

Për ty

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.
Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
Ç’t’i bëjmë natës që vjen?
Ç’t’i bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?

Tek gjyshërit tanë

T’u japim fund të gjitha marrëzirave
Dhe ndofta fund dhe gjërave idiote,
Madje të shkojmë larg dhe prej shtëpive
Që mbledhin ndyrësirat e një bote,
T’u japim fund të gjitha marrëzirave.

Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë
Tek bimët, shpezët, kafshët dhe insektet
Këta të vjetër gjyshër tru na dhanë,
Kur s’ishin as katundet, as qytetet.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë.

Të shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë,
Ku vdekja është e jeta jetë,
Ku rrenën me çarçaf nuk e mbulojnë,
S’e futin ne krevat si të Vërtetë,
Ndaj shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë.

Vdekja e fshatarit në qytet

Vdiq ai, siç do vdesim dhe ne.
Pa puls jetoi katër ditë.
Pëshpëriste: ende s’ka dalë një re?
Kjo thënie ishte e mpitë.
Pa puls jetoi katër ditë.

Vdiq ai, siç vdiq edhe një tjetër “ai’
Pak vite më parë,
Kur pëshpëriti: ‘lajthi
Lajthitë që dje s’i kam parë
Në kodrën mbi arë’.
Vdiq ai mes betonit pa shi….

Të mençurit e vdekur

Nga të vdekurit më tepër mësoj sigurisht,
Ka pak mësues të gjallë,
I vdekur është mësuesi Shekspir
Me Homerin në ballë.

A s’është i vdekur dhe gjyshi im,
Që këngët i la për mua të gjalla?
Nga cili i gjallë i kam trashëgim
Sëndukët plot me legjenda e përralla?

A ka një të mençëm të gjallë si gjyshi Naim?

Ç’të bëjmë o miku im?
Ç’të bëjmë, më thuaj,
I miri bashkëfshatari im?
Një pelë që kishim na vdiq,
një pemë fiku oborrin e mbush me blerim,
po s’mbush asnjë shportë me fiq
Ç’të bëjmë o miku im?

Kali i ikur

Nga cili ka ikur ku kalë?
Që jelet I shkrepin rrufe?
I zoti a bëhet I gjallë
A s’ngrihet nga shtrati nën dhe?
Nga cili ka ikur ky kalë?

Po troku i patkonjve ç’na thotë?
Trak-truk e trak-truk në vetmi,
Mos vallë një psalm nëpër botë
Përcjell hingëllima e tij,
Ndaj troku diçka po na thotë!

Nëse na merr malli

Nëse për të vdekurit malli na merr,
I shohim mes ëndrrash përnatë
Se vala e ëndrrës nga varret i nxjerr
Kur mëndja na humb nën çarçafë.

Pastaj kuvendojmë përmallshëm m e ta
Dhe c’flasim, s’kuptojmë asnjë fjalë.
Sa shumë ata janë!Fëmijë, burra e gra.
Më shumë se c’janë të gjallë!

Plaku i dëshpëruar

Të bëhesh plak dhe mos qash?
Të qash gjer në fund dhe me lot!
Sheh sisë mahnitëse grash
Dhe para s’del dot…

S’të qahet? Më thuaj, vëlla!
Të mbetën të rrosh dhe pak vjet
Aq pak, sa as qeni s’i ha
Se dheu prej kohësh të pret.

Për ty

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.

Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
Ç’t’i bëjmë natës që vjen?
Ç’t’i bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?

2007... 

Dritëro Agolli

 

 

Ç'me kujtoi "njeriun e mire Sami Matoshi", si dhe deftesat ne fund te shkolles ne tetevjecare: eshte i dashur me shoket dhe shoqet, i ndihmon ata ne mesime... O çilu dhe!

lol, Fini!

Shënime: me sjellje shembullore, i rregullt, i pastër e i zgjuar, sistematik dhe simetrik. Kryen çdo detyrë që i ngarkohet.

Laughing

I ka marre notat/deftesen nga universiteti i Cilit, prandaj ... a t'keqen e promovimit te Uni-t smiley.

 edhe sikur mjaltë të nxjerrë nga goja ky, nuk lexohet.

 

Po  te nxirrte akullore ,do e lexoje?smiley

Kjo grua qe mban ere çokollate
Me mua ra dikur ne dashuri
Tani jeton e lumtur ne pallate
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri

Tani as koken s'e kthen ajo nga une
Tak-tukun e sandales me le pas
Ate ne djaleri e desha shume
Betoheshim te çanim çdo tallaz

Por bashke nuk patem fat te lidhnim jeten
Se donte apartamente e telefone
Une shkruaja artikuj veç per gazeten
Dhe flija redaksive permbi poltrone

Kjo grua qe mban ere çokollate
Me mua ra dikur ne dashuri
Tani jeton me burrin ne pallate
Ne eshte e lumtur nuk e di??

Kapelen perpara Dritero Agollit!

Kam kohe qe s'kam lexuar letersi shqipe.A ka ndonje dritero te ri ne horizont?

 U plqeka ky art Driteroi.Krijimtari e tij, socrealiste...

 S'gjen dhimbje më të madhe në ke parë 
Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj, 
Tek lutet i përulur, zemërvrarë 
Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai
                                                                   Dritero Agolli

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).