- Konkursi

Dy gatime tradicionale shqiptare fituan çmimin e parë në një konkurs kulinarie të zhvilluar në Napoli të Italisë, bëri të ditur dje Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kuzhinierja shqiptare, Lavdije Shehu, ofroi në raundin e parë të konkurrimit Tavën e Kosit dhe në raundin e dytë Fërgesën e Tiranës në tavë dheu për të fituar çmimin ku konkurruan me gatime tradicionale vende të ndryshme të botës.

“Një pritje të veçantë për përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë festival pati edhe nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, z. Genc Ruli, i cili ndër të tjera u shpreh se për ne ky çmim, edhe pse modest, ka një domethënie të madhe, tregon jo vetëm vlerat e znj. Lavdie, si shefe kuzhine, por edhe cilësinë e produkteve shqiptare BIO”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë. Edicioni i ardhshëm i festivalit në vitin 2012 pritet të organizohet në Shqipëri.

Produktet ushqimore shqiptare janë të pëlqyer nga të huajt veçanërisht për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit teknologjik të bujqësisë në vend, gjë që garanton larmishmëri varietetesh të zarzavateve. Të dyja gatimet që fituan çmim besohet se e kanë origjinën te koha kur Shqipëria ishte një vend i depopulluar dhe blegtoral, ku prodhimet e mishit dhe të qumështit ishin me shumicë, ndërsa zarzavatet nuk njiheshin ende nga popullata. 

121 Komente

Një pritje të veçantë për përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë festival pati edhe nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, z. Genc Ruli, i cili ndër të tjera u shpreh se për ne ky çmim, edhe pse modest, ka një domethënie të madhe, tregon jo vetëm vlerat e znj. Lavdie, si shefe kuzhine, por edhe cilësinë e produkteve shqiptare BIO

Mëlçi tirone bio! Rrofsh z. Ruli!

 

Duhet te kete pas ne mendje produktin bio te lazaratit, arritja me e madhe e ministrise se bujqesise.

urime ,urime... hajde ne koke te ''paçes'' tani.smiley

Produktet ushqimore shqiptare janë të pëlqyer nga të huajt veçanërisht për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit teknologjik të bujqësisë në vend, gjë që garanton larmishmëri varietetesh të zarzavateve.

smiley

Me kenoqe Monda . Njesoj si perfundimet e seminareve per energjine te Nano - Rulit dhe me pas te kopjuara nga Lopet rimbllacitese te Mullahut Berisha !...Vendi yne eshte i pasur me burime ujore . Te ndertojme burime energjitike me Mullij Ere smiley

Po sikur flet per konkurse MISHi dhe te perbrendeshmesh . Ku jane ato te shkreta zarzavate ? Nejse sa per humor . Ne Elbasan shume okupatore paqesore Italo - Gjermane , shkonin ne Llixha per te provuar TAVEN e famshme te Dheut...Tabakut ... Kishte karakteristike pervec shijes , vazhdonte "ziente " edhe disa minuta mbi tavoline smiley

Sot shumica e gatuajne me "copra dhjami " e "origjinalitete " malokesh kioskaxhijsh , qe ta peshtirosin e s'te vjen ne mend te kerkosh nje te tille !

e me mondaqe, i kenaqem ne molla - kulinaraqe ne ata smiley po ja te hash me doren e prere ne shqiperi, e te mbijne gishtat te mbijne smiley

Me e rendesishmja eshte, ku mund t'a gjejme kete award-winning tave kosi dhe tave dheu ne te vdekshmit e zakonshem? Ka ndonje restorant zonja Lavdie?

Versioni vegjetarian: Raundi i pare, laker arme dhe speca te mbushur me gjize, raundi i dyte burani me spinaq dhe qepe te njoma dhe byrek me lepjete smiley

pse me u pushtu kanadaj nga amerika qe nuk gjehet mo gjo per be smiley ?

Problemi eshte te gjiza smiley

Tava e dheut me gjize e ka receten origjinale. Ketej gjiza jone eshte pak problematike per t'u gjetur. Pastaj pse kot do shkoj ne Tirane per pushime une? Big Grin

 

Faleminderit shume apple per info!

S'ka perse Idris smiley.

Artikull me shume ereza smiley.  Une si per prurje jo-me-politike u nisa, po s'qe e thene.  I kemi zet gatimet-artikujt shqeto, shtojme nga nje cik erez per te gjithe, turli smiley

a merrni vesh qe jena besimtare te devotshem dhe mbajme ramazan apo jo?
Nuk duhen vene kshu artikujsh derisa t'mbaroje

E lexova Monda e lexova dhe thashe ....deri sa Monda parapelqen BIO -n e Rulit dhe nje kenaqesi kulinareske nuk mund ta pertypa pa  politike  ne ushteqime e te ngrena , po une pse mos ta pelqej BIO-n e Rulit ne Mullijte e eres smiley .

Aty mrapa Muzeut Kombetar para se te prishej nje nga ndertesat e Italaneve , ( bashkia ) pa vajte te cirku etj ka pas qene nje rradhe me dyqanxhij tipike Tironas etj qe shisnin KOSE ne Tave . Me cdo tave kishte nga nje si thike lopate qe prisje ku te doje e mushje tasin . Nuk rrishin gjithe diten se thartohej dhe nuk kishte banak - frigorifer , por deri nga ora 9-10 . Pastaj si duket e kalonin ke ca menca os klube ku bohej TAVE KOSI ...O none e none me nji pesleksh e dy lek buke gruni , ngopeshe per gjithe diten smiley

Pf ka qene i vogel si ka pas arrit besoj smiley Po ti i ke pas harrit ?

Kemi ushqime te mira ne shqiptaret vetem se kur kalon mbi 23 vjec te fryhet barku nga dhjamrat, te ze kolesteroli , fillon zemra etj etj .....  duan njecik moderim ushqimet tona po ne pergjithesi jan te shijshme saaaaaaaa

Tave e kosit me mish keci behet????

Fergesa eshte gje me gjiz e me domate??

 

Fergesa me gjize, domate dhe speca te skuqur eshte tjeter gjelle. Pergatitet zakonisht gjate veres, ku domatja dhe specat jane te stines dhe te pjekur mire. Fergesa tiranase behet me melci, gjize, miell etj dhe piqet ne tave dheu...sygjerohet me shume ne dimer, sepse eshte pak e rende. smiley

 nuk eshte pak e rende po shume shume shume e rende. une per vete s'e ha dot. me sekelldis dhe me vjen per te v..... sorry.

E rende eshte, vertet, po e shijshme. smiley une e perziej mire e mire qe te largoj pak ate yndyren qe rri siper, pastaj e ha me capa. Mund te ha cerekun e nje tave te vogel, se ne fakt eshte per 3-4 veta. E rende eshte, por me ka marre malli!

Pf ka qene i vogel si ka pas arrit besoj Smile Po ti i ke pas harrit ? 

Ehe, kur u rrit dhe ca PF-ja ia tregoja une kete historine e kosit ne tave, ndersa e merrja per dore dhe e coja per byrek e akullore smiley

kush ngatrro kekun me byrekun monde nuk hyn ne klasifikim smiley

se ne fillim ishte kosi, pastaj edhe qengji, dhe u tha : tollovituni ne furre: dhe u be. pastaj erdhi dita edhe u rriten kolopucet e na thone se me e mire behet me oriz kinezi... nnaaaaa... smiley tave me oriz edhe me kos.... ?? po kur lexova edhe me kec... po kemi problem atehere monde. duhet te pergatitemi me fort se po na cenohet pavarsia vetm nje vit para 1oo vjetorit.

tave kosi me kec i bje me qene, pace me biftek derri. ose me e sakte bakllava me dhalle.

Produktet ushqimore shqiptare janë të pëlqyer nga të huajt veçanërisht për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit teknologjik të bujqësisë në vend

Duhet te cmitizohemi dhe nga miti i produketeve BIO. Produket BIO ke me shume shanse ti gjesh ne supermaket ne BE sesa ne Shqiperi. Te pakten kendej te pakten shkruhet BIO dhe e ke BIO. Mesa me thane ne Shqiperi kishte hyre ne mase perdorimi i hormoneve per shtimin e prodhimit nga katunaret. Dhe kur del llafi andej nuk eshte asnjehere pa gje. Dhe kur e perdor katunari ata te serave etc nuk llogaritet qe e perdorin. Une ndalova tek tregu i M.Shyrit dhe pyeta nje katunar (me e provoku pak) per domatet dhe specat qe i kishte sikur i kishte prere me vizore dhe me kompast.

"Te bahces i ke domatet dhe specat xhaje ?"

"Po po, te bahces"

"Nuk i ke bo me hormone ehhh ?"

"Jo jo ca hormonesh, nuk perdorim neve hormone"

Une domatet i mora se BIO vetem me pas bahce te shpia i gjeje 100% te sigurta. Kjo sa per mitin e produkteve BIO shqiptare dhe zhvillimin teknollogjik te bujqesise. Kur vjen puna per maskarralleqe teknollogji cutting-edge ndjekim.

Të dyja gatimet që fituan çmim besohet se e kanë origjinën te koha kur Shqipëria ishte një vend i depopulluar.

Atij qe e ka shkrujt kete artikllin i rafte nonji gjo e omel ishallah. Po kur ishte e depopulluar kush e gatuante taven dhe fergesen (me melci vici) apo teto lopa?

Mesa me thane ne Shqiperi kishte hyre ne mase perdorimi i hormoneve per shtimin e prodhimit nga katunaret.

Turing, ene une nuk e besoja por per here te pare me rastisi te provoja ne Tirane ne nje restorant nje domate qe dukej shume e mire nga jashte por qe mbante nje ere si klor nga brenda. Tashti ta kishin lare me klor nuk ma do mendja, smiley keshtu qe nuk e preka me dore ne pergjithesi te gjithe pjaten. Nese deri dje mendoja qe ne Shqiperi restorantet kane ushqim te mire, edhe ky mit ka rene, fatkeqesisht. Asnjehere nuk i dihet se cfare ha....

P.S. Dhe sidomos ata "katunaret" qe dalin tek M. Shyri ka me shume mundesi qe ti kene te importit se sa te tyret

Jane hormone rritje ato qe perdorin ata dhe ato thjesht pershpejtojne ciklin e prodhimit. Nqs domatja donte 6 muaj me u bo ata shkurtojne ciklin dhe te njejtin prodhim e nxjerrin dy/tre/kater here ne varesi sesa hormone i hedhin, ca hormone rritje i hedhin. Por edhe ato qe bleva une nuk kishin ate shije qe prisja une, te ujshme dhe pa shije. "Na ishte njehere" domatja dhe djathi kur i merrnim ne plazhin qe "ishte njehere" dhe qe shkoshim me trenin qe "ishte njehere" ...

 

Tani katunari shume faj nuk i hidhet se ai nuk e di se cfare pasojash kane hormonet e rritjes por keto hormonet nga qielli atij nuk i bien. Ne shqiperi ato kokrat nuk prodhohen keshtu qe keto kalojne nen hunde e qeverise dhe te atij ministrit qe i bie gjoksit. Po edhe Lavdia pazarin ne Napoli e ka bo perpara se te gatuante.

Hormonet jashte BE, veten ne Amerike perdoren nga industria e mishit dhe e produkteve blektorale por pastaj amerika eshte pak rrumpall per kesilloj gjerash dhe nuk merret si reference. Ne BE ka qene dhe vazhdon te jete i ndaluar perdorimi i hormoneve te rritjes:

http://www.euractiv.com/en/health/eu-tes...

po mire i leme katunaret e M. Shyrit dhe domatet e tyre se mbase eshte dhe ashtu si thu ti. I blejne te bryli dhe i shesin te Myslym Shyri.

Po katunaret ne Rrogozhine, Lushnje, Fier ? Po te kalosh andej ke plot qe dalin ne ane te autostrades apo rruges dhe shesin patete, domate, qepe, pjepra. Ai qe po udhetoja une donte me ble patate dhe ai po te njejten gje me thoshte. I mbysin me kimikate dhe me hormone qe te rrisin prodhimin. Ti shikoje rruges qepet dhe patatet sikur i kishe nxjerre me kallup.

Ndalum tek klubi i shoferit ne Lushnje aty ishte njoni qe kishte patate dhe qepe me thesa stive per ti shitur. Ti shikoje si qepet dhe patatet te bukura, te rrumbullketa. Te gjithe theset uniform. Mua me bene shume pershtypje se nuk kisha pare aq shume patate dhe qepe te bukura te mbledhura ne te njejtin vend.

E gjej pak te veshtire qe znj Lavdije te jete mjeshtre edhe e taves se dheut edhe asaj te kosit, jane dy nahije shume te ndryshme. Njona i tako Tirones, tjetra Elbasonit. Italjont jon bylmeza. Sa per produkte BIO ato nuk ekzistojen qysh kur robt fillun t'preferojn me jashteqit neper hale dhe hoqen dore nga tradita e bukur ne natyre. Une besoj qe s'ka katnar n'Shqypni qe nuk i myt te mbjellat me mbidoze plehrash kimike t'mos them qe dhe fara mund te jete e modifikume se t'gjith ke shumica i blejne. Kjo puna e BIOs eshte si puna e placebos qe bo efekt vetem duke menu qe ke mor ilac.

nuk e di po une them se plaka ime bo tavat e kosit dhe t'dhese me t'mira n'bote dhe nuk eshte as prej Elb., as tironse. Ca t'i bosh se nuk vijne me poste

Bredho, nuk i vuna vulen. Ene ime ome i shkelqen te dyja per stomakun tim por prape taven e baltes nuk e bo dot si ca lokale klasike ne TR. Sa per taven e kosit e ka specialitet te vetin, mos permen taven me pestil pastaj. Po na shlo goja long......

kiddin daje...eshte bo keq c'eshte e verteta, asnji prej ktyne kuzhinereve personale qe kam mor nuk ma ka mush synin smiley

t'kuptoj po besoj ene ti e ke kuptu qe ruset apo polaket jon dru fare kur vje puna ke stamaku..........

E de mjaft ju te dy me mall per gatime mamash ... smiley.  

smiley

ka shku thika n'palce...them me vete sa budalla kam qene kur i shifja me perbuzje burani, kto tradicionalet supra perimesh, patellxhane e cdo gjo qe kish patate te zjere mren (kategorikisht kunder fasuleve, bizeleve e bishtajoreve pervec barbunjave).

@dajoshi: ku jan kto polaket e ruset me daje?

Une s'kisha qejf supe me makarona, apo dhe makaronat ne pergjithesi, pervec se ne forme pasticoje.  Nga keto perimet, bamjet me te urryerat, me dukej sikur do haja gjemba (jo gjembin e peshkut qe i rafte nje pike bamjeve qe ma merr cdo fjale me yrysh smiley

Ndersa patellxhanet, e sot e kesaj dite, vetem te gjalla qe s'i ha, se ne cdo forme tjeter te mundshme cof per to.  

Bishtaja, bizele like. 

Fasulet ... hmmm, edhe t'i kishe me ndonje qejf te madh, ajo periudha 90-91 na i nxori nga qejfi.

Dajosh, Shqiperi e Mesme ngelet, japin e marrin receta se afer jane. smiley Mami im i qan te dyja sipas familjes, se une taven e dheut e ha, por taven e kosit...bah!

 mesa di une, tava e kosit me mish rureze ose milori eshte tradicionale edhe ne greqi. Pra nuk eshte vetem shqipetare. Thuhet qe te paret e kane shpikur vllehet, prandaj merita duhet ti shkoje atyre.

 Ne Turqi e quajne "arnaut tava," nuk di greket e dine nga e kane mesuar apo jo. Se me te njejten logjike, ne Shqiperi behet tradicionalisht qoshe me qoshe, po tave Elbasani eshte per te qene, ama.

Mbase Elbasan meqe Elbasanin e themeluan turqit ne vaftit ne pritje te mposhtjes se Skenderbeut smiley

 Ne vitin 1992, ne nje restorant ne Athine, nje i njohuri i babait tim grek ne ate kohe rreth te 80-tave, porositi mish deleje ne tave kosi dhe biles me kujtohet qe i kerkoi kamarjerit edhe qepe te thate. Kur ai ja solli ne nje pjate por te grire, ai ngriti zerin dhe i tha qe ta merte mbrapsht dhe ti sillte nje koker qepe te plote. Dhe pastaj kur hante taven e kosit, e shoqeronte me kete qepen qe e kafshonte si te ishte nje molle. Ai ishte shtetas grek, por tani vone me rezulton qe te ishte me origjine vlleh. 

sheme po kembngul per dicka qe as vet nuk je i sigurt. diku me siper thua:  ''thuhet qe te paret qe e kane shpikur taven e kosit kane qene vllehet''.    pra thuhet......

tani une kam jetuar shume vite ne Athine. ne disa lagje bile.  te garantoj,  atje nuk njihet tava e kosit.  kemi bere disa here tave kosi ne shtepi, si dicka karakteristike shqiptare, kur kishim miq greke per vizite. bile u kemi dhene edhe komshinjve tane.  nuk e njihnin fare, po hic aq, kete gjelle.

ate qe ne shqiptaret e bejme pothuaj  njesoj  si vllehet, eshte mishi i pjekur ne hell. qengj, kec, dele.  ne gjithe greqine vllehet jane te famshem per gatimin e mishit te pjekur.  jane te mbarenjohura ne athine pershembull  ''ta vlaqika'', keshtu quhen restorantet vllehe  ku si menu kryesore  eshte mishi i pjekur ne hell.

Mnjf qepa e thate, e pagrire qenka guzhine vllehe thua ti?

ps. kush ka provuar ca ullinj, cik djathe te shellirosur, nje koqe domate me nje cik kripe anash (e paprere, te ngjyhet tek kripa njecik mbas cdo kafshate), nje qepe te njome dhe njaca patate te skuqura. Ca te hash....

Eeeee... edhe me hudher te njome nuk eshte keq Ora smiley

patjeter, pa harruar te sperkatet njecikez me vaj ulliri persiper. eeee thuajjj

ora, mbaj mend  gjysherit  e mi. nuk hanin kurre fasule pa e shoqeruar me qepe te njome apo te thate, sipas stines.  bile ai nga mamaja, ne kohen e dimrit e shoqeronte edhe me piperka te kuqe djegese. te mbron nga gripi, thoshte.smiley

Tepke si gjysherit e mi. Ime gjyshe nuk hante kurre fasule pa ato piperkat e kuqe rrumbullake qe te pervelojne. Kurse im gjysh thoshte "qepa te ben mire per syte". smiley

ti duhet te jesh nga korca, se i thua akoma "piperka"... apo gabohem? pse me eshte krijuar nje pershtypje e tille smiley

Jo mo c'neee... e kam vene "korcarka" vetem per sport smiley

He se harrova... apo nuk lexova edhe mbreme ne nje teme tjeter qe "korcarkat u hyne robve naten ne shpyrt" si tip enderre ma do mendja edhe mu mbush mendja top: "ja korcare, ja hic fare" thashe :X

E di ti e di se kam pershtypjen qe s'te shpeton gje ty, apo mos e kam gabim? smiley

e ke njecike, te them te drejten... 

po dhe sikur te mos me kish shpetuar kjo... thuaje ti, se mbase prandaj te pyes. smiley

Korcarke, mos ke lexuar kete:

 

..............

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda
Nje shteg qe vetem ti e di

Pastaj si neper rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh
Hyn neper endrra e shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ben me dore

Por kur mengjesi ze afrohet
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe vec ti e di

...................

Jo Lira, kjo me lart me duket se eshte per gjirokastritkatsmiley

ca na kujton fasulet aman, se kam nja nje jave pa vene fasule ne goje, mo na co gojen leng kot tani. apo skam blere edhe tenxhere me presion nga keto alla-frenget une qe the ti edhe te kenaq shqiprtin, i ben fasulet per 15 minuta, ske nevoje fare ti lesh ne uje gjat nates. vetem e kam problem tek mishi, se ky mishi ktej eshte kot fare, me ka marre malli te ha fasule me mish gici te fresket, po ktej ska fare mish gici, ka mish derri qe kushedi sa i vjeter eshte sikur ha shapka te perdorura, ca do bejm aman, i ham me mish lope nga halli, se as mish vici ska ketu.

Mos harro qe fasuleve i hidhet edhe uthull po deshe ose edhe leng limoni. eeeehh ca na kujton dhe ti aman.

bujrum... qe sonte. smiley t'i ben lali jot ty; te lesh thonjte. smiley

Nuk hahen fasulet pa:

  • Vaj ulliri
  • Qepe (ose edhe presh - te njome)
  • Turshi

 Guzhina shqiptare ne pergjithsi eshte e "vjedhme" ose nga Turqia ose nga Greqia, pa duskutim kjo!  Kohet e fundit po "vjedhim" ate italione!  

po pse para se te kish turqi e greqi nuk hanin shqiptaret? vendet mesdhetare ne pergjithesi gatuajn receta te trasheguara qe nga koha e romes dhe eshte veshtire te thuhet se kush e paska bere i pari djathin apo gjizen. Dihet qe guzhina shqiptare nuk eshte aq e pasur sa ajo italiane psh, por qe egziston dhe ka disa pjata tipike shqiptare, dhe qe na njihen te tilla. Ja psh nuk e di ke provuar ndonjehere ARAPASH, por eshte kryekeput recete shqiptare.

 vetem per fasule nuk me shkon mendja. njehere kur isha e semure me grip se c'me hypi nje dashuri per fasulet. hera e pare dhe e fundit ...

Nja dy fjale per artikullin pertej shpotive dhe urimeve per znj Shehu.

Nuk e dime se c'ka ne mendje autori kur shkruan nje artikull per fitimin e nje konkursi, por normalisht dicka mund te thuhej mbi kete konkurs.  Psh, historikun, vende te tjera me cfare gatimesh tradicionale konkuruan qe jo vetem "te na shijoje" ngadhnjimi yne me shume, por edhe per te pasur nje tablo sa me te qarte per artin kulinar e tradicional qe shpaloset ne kete apo konkurse te tjere.  

Tjeter, vete Top Channel/Shqip para disa kohesh vune kushtrimin per produktet me kemikate me teprice e te pakontrolluara nga institucionet perkatese.  Dmth sa per ndershmeri/etike gazetarie, ose mos e permend fare aspektin bio, ose shkruaj qe eshte perceptim, ose shqeto "sic ua hedhim vendasve ua hedhim dhe te huajve." 

Historia e origjines se dy gatimeve qe "besohet se" eshte ku rafsha mos u vrafsha. Hamendesime per te zgjeruar artikullin.  Qe fare mire s'do ta kishte te nevojshme nqs merrej me konkursin. 

Deklaraten e Ministrit ... po lere c'e deshe.  

Edhe nje here, urime znj Shehu, pa per e me mediat tone, do bejme si do bejme. 

Produktet ushqimore shqiptare janë të pëlqyer nga të huajt veçanërisht për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit teknologjik të bujqësisë në vend, gjë që garanton larmishmëri varietetesh të zarzavateve.

uot dhe FAQ iz dhis? smiley

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

Ups! desh harrova per cfare erdha...

urime znj Lavdie. na nderuat. smiley

LOL!

 

p.s. zoto, kape cik "larmishmeri"...qekur nuk thuhet me larmi?

nga ta kapesh me pare o bredho! nga ta plasesh ate? Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

e ke parasysh? nje fjali nxjerr nga goja tjetri dhe duket direkt se sa mend ka dhe ne cfare kaosi duhet te jete truri i tij... Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

keta te habisin bre... sfidojne cdo imagjinate. Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

Eshte e felle ajo zoto. Larmishmeri e varietetshmeri te zarzavateshmerise sjell vetem prapambetja bujqesore.

 për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit teknologjik të bujqësisë në vend, gjë që garanton larmishmëri varietetesh të zarzavateve

dmth me rritjen enivelit te zhvillimit te teknollogjise ne vend, do zhduken varietet perimore, dhe ne do shkojme te dyqni i fruta-perim, jo fruta-perimeve

 

tava kosit me verte mund te jete gjelle tradicionale elbasani sa te dush ti, por faren e kosit do e marresh hua nga kojshia korcar ose dibran

Me behet qejfi qe Sofra e Ariut po merr reputacion edhe nderkombetar. Shkova te website per kuriozitet, me dashamiresi them se dikush duhet t'i ndihmoje pak me info anglisht. Ja se c'gjeta:

'Tradition

Wearing of the waiters and the traditional food are part of the restaurant.'

 

Tani une kur te shkoj ne Tirane, them te bej nje vizite, po megjithese tradita me sa duket e kerkon, nuk kam ndermend te vesh as kamarieret dhe as ushqimin smiley

smiley

Pertoj te klikoj te website.  E kane akoma ne menu "Filetto Laura Bush"?  

Fileto te furres apo te zgares e kane bere Laura Bush? Shpresoj t'a kene marinuar me pare smiley

mire mi mire, mos i vish

po ato te shkretet i veshin ato fare kostumesh me materiale sintetike, ene i cike jane si katunare te zones, ene i cike i vje era djerse prej materialit dhe shajakut qe duhet ti majne vesh vere dhe dimer.......lene mos e pyet mo

nejse sofra eshte kthy ne restorant turistesh, se kush osht venali, of course qe nuk shkon ta gjeje tradicionalen prej verteti aty smiley e aq me teper me ato cmime.

Meqe ra llafi, po se pat thane tjeterkush, se se kam lexu as shkrimin as komentet, taven e kosit e qajne ke Skampini ne ELbasan ( ai lokali famshem ke kalaja ku shkojne gjithe dynjaja smiley)

Rrofsh Ruzhe per info! Taven e kosit e qan mami im megjithese nuk eshte nga Elbasani, po taven e dheut nuk e ka pasur ndonjehere ne repertor, keshtu qe sa per mall kur shkoj ne Tirane babi m'a porosit te ndonje restorant qe mbahet se e gatuan mire. smiley Mamit tim kur i thua fergese, ben fergese me speca dhe domate, qe eshte edhe ajo fantastike ne fakt!

Wearing of the waiters and the traditional food are part of the restaurant.'

me fal kristida, po kjo "wearing" ketu, vetem "te vesh" nuk nenkupton. Kjo perkthehet "cfilitje", edhe gjere, edhe gjate edhe ne vellim e kohe.

kete mesoju atyre kur t'u besh vizite. smiley 

MQNS DO  shkosh mos harro ti lesh bakshish Lencit, kamarierit kryesor se e kam thirr ne dasem e do kete harxhime i shkreti ndaj  smiley

Me gjithe mend qe website duhet urgjentisht t'a ndryshojne. Ku t'a kapesh. Ne fillim thuhet qe mund te klikosh ne anglisht ose shqip, po ne te dyja rastet info eshte vetem shqip. Ka vetem nja dy-tre fraza anglisht ne fund te faqes, ku njera eshte kjo perla me lart. Pastaj ka shume pak info per ushqimin. Ka disa foto, po jo kushedi c'fare. Ama, ka plot info per funksionin e restorantit si mini-zoo, deri edhe si eshte ndertuar, dhe foto te arushes Liza e me the te thashe. Cudi qe edhe pronari nuk behet konfuz nga ky site! Filetto Laura Bush nuk e gjeta, po jam e sigurt qe nqs ka menu anglisht ne restorant duhet te kete gallate!

Ruzhe, ke konsideruar ndonjehere nje karriere ne marketing? Me kete promocion qe i ben ti, si mund t'i thuash jo Sofres se Ariut?  Big Grin

ça t'konisderoj mo perpara une e shkreta, jam e gjithanshme

spo di ciles KARriere me ju fut mo perpara

smiley

Sa po me hahet cik fergese Tirane ne keto momente smiley

Po specat e mbushur? Apo si kam qare sot, si kane dale te lepish farat e specave..smiley Specat i kam blere tek fshataret amerikane ...Edhe ketu po te kerkosh gjen si specat e Shqiperise.. smiley

po speci nga shqiperia ka shkuar ne amerike... 

te te ze me nje thuper ty. smiley

kemi prure faren me vete dhe e kemi mbjelle .. ke inat the taste is lere lere tamam si ai i shqiperise.. Big Grin

po qetesoho ore burre.. sa te eger e ke dashurine per komjuterin.. smiley

Na morret me qafe, se jemi dhe direkt pas pune dhe me nje uri te tmerrshme smiley

boll i dhe embelsira asaj.. nuk e shef po pellcet nga shendeti.. Big Grin do edhe burre kjo dreq.. Big Grin

hajde njehere ti manjumke... se po behet interesante kjo gjelle*. smiley

na e servir njecike te lutem. smiley

* tava, e kosit... doja te thoja smiley

Hehe paska te forta ketej. 

S'ngeli njeri pa thene qe mami i/e tyre e qan taven e elbasanit edhe pse nuk eshte nga Elbasani.  Po normal qe do e qaje mami taven nga Elbasani.  S'ka si mos ta qaje kur ka lidhje emocionale aty. smiley

 Kam pershtypjen se je ndalur tek germa e pare e foljes smiley

 Paska fituar per nje pike, 169 kunder vendit te dyte me 168. Ka fituar gjithashtu nje fundjave ne Toskane smiley

 

Video

 Vallahi vetem 4 "tempuj" ushqimore kam ne Shqiperi une:

1- "Pilo Lala" ne Konjat te Lushnjes, pergjate autostrades (pra ai ne rrugen qe con ne Tr). Bejne nje zogë fshati me pilaf ne ene dheu qe me le pa mend smiley

2- Restoranti "Pavarsia" ne Vlore, perballe universitetit, per makaronat me datteri di mare.

3- "Laberia", restorant ne Radhime per mish te pjekur ne hell. (Shume shkojne ne Llogora ku te mbyt miza dhe ku nuk dine ta pjekin si ne Radhime mishin... vetem arapashin e qajne).

 

4- Tek xhaxhi Frani, ne Vainë, Ishull-Lezhe per ngjalat me te mira ne rang boteror.

te lutem mos ma permend pilon se me ka helmuar njehere me nje kompekaj qe kam lene nam.dhe e forta eshte qe une nuk e kam pas kurre ne listen time kompekajin dhe mu be neps kot kot fare.

gjynaf se i bera antireklame te shkretit,por keshilla eshte shkoni vetem per kafe dhe mbase zoge fshati smiley

ka edhe nje gje tjeter ne lushnje,nuk i ze fort bese pastertise ne gatim ,sorry...

O albanoid per zoga fshati shko dhe ne panaja,i qajne

a2 - kompekaj tek PILO LALA?!?!?! Ti e paske jeten per se dyti.

smiley

krushke, ketu s'te mbroj dot smiley.  

e me krushke ce s'te thashe te me mbrosh.nje ''te shkuara'' mjafton smiley

 Ka shume "Pilo Lala", ti ndoshta ke qene tek i vjetri, ku dikur ndaloja per pilaf me kos dhe qofte. Qekur e bene hotel+restorant hoqa dore smiley Persa i perket embelsirave ne pergjithesi, te cilat nuk eshte se i ha shume, kam tendencen qe ne restorantet shqiptare te mos marr kurre te tilla. E mbyll gjithnje me kafe + limoncello smiley

se e kam harruar : ç'fare eshte kompekaj ?? Me duket embelsire ? kasate ??

hahahahahahah, kompekaj tek Lala, cma nxore gjumin fare tani. Kush e di se ca i ke pas bo tepsive me kompekaj ti ne kohe te monizmit!!!!! smiley

te betohem ngaqe ime me nuk e kishte ne repertor,e bente nje gjitone dhe na sillte gjithmone.une e shihja dhe nuk e haja,po kur te vjen e keqja tha hapi dyert kanat smiley

Plus qe per çeshtje nostalgjie kam filluar te ha shume gjera qe e vogel nuk u afrohesha hiç si psh dollma e kaposhit te detit ose revania(ajo e jona qe behet me hasude te pjekur e bajame)...po kompekaj kurre me smiley !!!!

hajde merre vesh ate dreq gjeje,ngjan me shendetline nga perberja smiley

kadaifi eshte i mire shume,po keta turqit e ngjeshin,ashtu i shkrifet si e bejme ne ka lezet (po shyqyr qe ketu e shesin te pabere,prandaj po marr ta bej vete nje tepsi)

''kush te doje,te urdheroje,tremije leke çifti'' smiley

 

 

U shkrike ti mo n'Turqi : kadaif, bakllava, gurabie  smiley

Meqe ra fjala per t'émbélsirat (thone lalucët) : t'émbélsira ben frengu dhe pike. Mua nuk me ndodh te levdonj frengun, ne pothuaj asnje fushe folkloriko-kulinaristo-rrobaqepso-rrobashkepse. Por ne embelsire... jane te pazevendesueshem ! Per nje arsye te vetme : 90% e nje te tille eshte ... frut ! Eleminohet keshtu karbohidrati, dmth shyqyri. Triumfon fruti ! Dmth shëndeti !!  

degjo se une vetem te folurin kam te madh,por ketu eshte mundesia qe te blesh kadaif psh ne çdo stine qe te teket(jo si te ne qe shitej para vitiriut)

ose t'u hengren tullumba ,di vendin se ku i bejne te mire smileyose ose paçe koke,gjuhe e mrekullueshme ,por ju lutmi shume mos me permendni ushqime tani..

Ne Paris nuk kam ngrene fort gjera per ti kujtuar,po nqs thua ti qe je aty ashtu duhet te jete...se jo per gje po duhet ti dish vendet,me 3 dite s'merr vesh gje.

sa vende ishin kandidate per kete konkurs?

 

 Po me po ,ne Itali e ze vendin e pare,por kur e ha ne Shqiperi,mender jush,rri 7 ore ne hale.

Vallai i taratori te fresket si kisha bo naze tashi. Shenjat e plakjes.

Vallai i taratori te fresket si kisha bo naze tashi. Shenjat e plakjes.   

Mos fh ...... leja rinise me koka kola kete perfundim smiley

Nga nje shami e bardhe , plaka nxorri per te ngrene ..ca copa mishi te pjekur , ca qepe te njoma , nje nape me djath , nje bodile me dhalle dhe plaku nga ana e tij nje faqorke nga xhepi brendshemn i gubes . Nen zhurmen e caf - cuf te trenit tu shku per Elnason , tre vajza- gra te ulura perbri qeshen me te madhe

Linjat xhaxha linjat . Rende e ke per moshen .

Po cfare hani Ju a te keqen .... i pyti  pak si me merzije  / plaka Ruzhdije  

Ne hame tarator mome , tarator !

Aaaaaa tani e mora vesh pse dalin c .... Ju se hani tarator . Plaku im pasi ha mish e pi raki eheheheheh te keqen nena , tere naten punon bacen !

Poshte taratori ! smiley

sa lajm i mire kysmiley

 

edhe une tek shkolla qe isha ndihmova guzhinieren nje dite para nje muaji per te bere ushqim shqiptar per 80 veta smiley beme byrecka, buke me rigon qe e kam vene receten tek Yummania dhe tave kosi smiley beme dhe trilece mgjth nuk esh shqiptare po shqipot e hane kaq shume sa qe zene se o shqiptaresmiley taven e kosit , tilecen dhe byreckat i bera vete..buken e beri tjetra se nuk kisha me kohe.si perfundim: te gjitha u pelqyen shume madje vecse kur mu afruan disa daneze dhe kerkuan recetatsmiley)

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, z. Genc Ruli

Ik re ......bashke me taven e kosit dhe budalliqet e tjera! Sa merresh me konkurset kulinare te Napolit shko e ushtro kontrolle ne pikat e shitjeve ushqimore me produkte import eksporti te rritur me lloj-lloj pesticidesh e hormone rritjet qe po shkaterrojne nje popull, neper restorantet e Shqiperise qe as ne Zimbabwe s'ofrojne ushqim me te keq, ne norma higjiene per t'u lemerisur. Ne vend qe te merren me pllakosjen e semundjeve si diabeti, lendet kancerogjene qe po transmetohen ne rruge ushqimore,...merren me tava kosi! Popull i çmendur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).