- Kërkohet vendosja e bustit të Aristotel Gumës në qendër të qytetit

Në 1-vjetorin e vdekjes, grupet ultranacionaliste greke programojnë vendosjen e memorialit në qendër të qytetit

Përkujtimi i njëvjetorit të Aristotel Gumës, himarjotit të vrarë aksidentalisht nga disa të rinj nga Vlora, pritet të rikthejë edhe përplasjet politike që nxiten nga qarqet ultranacionaliste greke. Shkak për këtë mësohet se është bërë ideja e qarqeve ekstremiste greke për të vendosur një bust në qendër të qytetit. Një gjë e tillë pritet të realizohet më 12 gusht, në kujtim të njëvjetorit të vdekjes aksidentale të Aristotel Gumës, 37 vjeç, i njohur ndryshe dhe me emrin Aristidh Guma. Një ide e tillë mësohet se është hedhur gjatë një takimi të zhvilluar disa ditë më parë në Janinë, mes krerëve të sillogjeve vorio-epiriote, ku mësohet se i pranishëm ka qenë dhe ish-kreu i organizatave greko-amerikane, Nikolas Geixh, i cili njihet dhe si nga njerëzit me ndikim te Kryeministri Berisha. Qëllimi i këtij takimi mësohet se ka qenë diskutimi mbi sfidat e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Mësohet se kritika ka pasur për kreun aktual të “Omonias”, Vasil Bollano, ish-kryebashkiak i Himarës. Ndër to, kritika më të spikatura kanë qenë ato që e akuzuan për abuzim me pronat e himarjotëve dhe shpërdorim të besimit që iu dha në emër të kauzës të tyre etnike. Gjatë kësaj mbledhjeje, ndër të tjera është diskutuar dhe për organizmin e një ceremonie të vendosjes së një busti për himarjotin Aristidh Guma. Nga burime të “Omonias” dhe të sillogjeve greke flitet për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të përurimit të bustit, edhe të përfaqësuesve ekstremistë nacionalistë grekë, ndër të cilët dhe ish-deputeti Harallamb Karathano. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta dhe diskutime në komunitetin e himarjotëve në Shqipëri dhe në zonën e bregdetit të Himarës. Shumë prej përfaqësuesve të shoqatave himarjote janë shprehur me rezervë për strategjinë e re të ekstremistëve nacionalistë grekë, përfshi edhe ish-kreun e bashkisë, aktualisht kreu i bashkisë së Omonias, Bollano për përdorimin politiko-etnik të Himarës për interesa të ngushta.

Vrasja e Gumës

Në datë 12 gusht 2010, rreth orës 22:00, shtetasit Aleksandër Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip “Audi”, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Mukaj, në aksin rrugor Himarë (qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, në vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasve Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës, me qëllim fshehjen e tij. Mësohet se po në datë 12 gusht 2010, shtetasi Ilir Mukaj, rreth orës 13:00, është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të ashpra. Për herë të parë reagoi kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Janullatos, si dhe pati dhe reagime nga ana e Athinës zyrtare. “Këto veprime kriminale janë të papranueshme dhe kanë për qëllim nxitjen e tensioneve etnike me pasoja të paparashikueshme që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë. Incidenti duhet të dënohet nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe përfaqësuesit e saj politikë. Qeveria shqiptare duhet të sigurojë hetim të drejtë dhe të shpejtë për këtë ngjarje, që është përgjigjja e vetme praktike për shqetësimet legjitime të minoritetit grek në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat greke nga Ministria e Jashtme helene pas ngjarjes së ndodhur. Ndërsa pas disa ekspertizave të bëra nga ana e ekspertëve të pavarur, rezultoi se vrasja e Gumës ishte aksidentale.

21 Komente

 

Përkujtimi i njëvjetorit të Aristotel Gumës, himarjotit të vrarë aksidentalisht nga disa të rinj nga Vlora,.........                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               lol, o gazetar, o Bledar, o qyqar,o "qytetar", o k... 1. Gjygji akoma nuk ka mbaruar dhe ti e quan thjesht aksident, kur mundet te jete krejt e kunderta, pra vrasje me dashje. 2. edhe shtypur/vrare aksidentalisht edhe nga disa te rinj. Or taj, robi kur vritet aksidentalisht nga nje veture, dmth eshte aksidentuar me pasoje vdekjen nga drejtuesi i automjetit qe eshte nje i vetem dhe jo disa!!!!!!!!!!! Sepse kur e vrasin disa dmth nuk eshte aksidentale ! lol

Gjy-Q me q si "shkepje"jo me gj si gjilpere

 Jo di po dy mo qip. smiley

Mama, mama, come si scrive uccielo? Con due z cara mia. smiley

Qe e do nje dru ti merhum. Mo me zbarth dhembet ati, edepzez! smiley
Po m'u merzite ketu, meriton nje dru te dite. smiley

Nononooo, s'shoh gje... smiley

qo mo? 

te tha kush tia qe mund te qash? ta ndeza nje sivet. smiley

Admin duhet te keni ndonje "bug" ne sistem derisa flamuri i Shemes's nga Greqia del flamur shqiptar smiley

 Nuk eshte synimi" tensionimi  i situates"  ne Himare, por mbajtja ndezur e aspirates  sillogjase te  "Vorioepirit ".

kjo eshte menyra me e keqe se si mund te fyhet Aristotel Guma. duke e perdorur vdekjen e tij per kauzen iredentiste te nacionalisteve greke.

eshte e turpshme, dhe po te isha une prindi ose familja e tij nuk do e lejoja kete te ndodhte.

po te ishte kjo praktike e njohur dhe reciproke midis dy vendeve atehere qytetet greke duhej te ishin mbushur me monumente shqiptaresh.

Prove per kryebashkiakun e ri, Gjergji (Jorgo?) Goro...

Po kjo pune,greket s'kane takat te ngrene b.eket e tyre,rrine merren me Himaren ,mgjs do jene punet e atij greçkut te vogel qe i merr me te mire se ka friken e pensionit  smiley

greket nxitojne te bejne punen e tyre sa pa hapur syte akoma shqiptaret.niko stillua,shqiptar nga greqia thote shume te verteta ,por njerez te tille nuk perkrahen nga shteti pseudoshqiptar.http://youtu.be/o8GIW9ujHtk

 shqiptari i vjeter, flm per linkun! 

u ndjeva shume keq per trajtimin qe sic thote i kane bere studjuesit nga shqiperia.lubonjizmi e ka goditur rende  'shtyllen kurrizore' shqiptare.

 Niko Stillo qe une perhere te pare po e shoh, qenka nje gur i cmuar, teper i cmuar per deshifrimin e shkrimeve te vjetra antike ne gjuhen shqipe, nje albanolog i madh, interesant jane mbishkrimet ne gure qe greket e korinthit nuk i njohin si shkrime greke, por edhe nuk dine nga a kane origjinen, Nikua i shpjegon se jane shkrime te gjuhes shqipe..ne krete greket gjithashtu nuk i njohin shkrimet e vjetra si greke, nuk njihen as si latine, Niko i ka shqiperuar.. dhe verteton ate qe shqiptaret jane banoret me te vjeter te Ballakanit. Hedh posht teorite e Grekeve ose te Serbeve ose te Bullgareve  ose te Italianeve.. nese shkrimet e vjetra ne gure, nuku jane greke, nuk u jane latine, athere cjane?-thote Niko, kush i ka bere kush, pse ? Ai i shpjegon shume bukur, Bravo,

Vertete  per te ardhur keq qe studius nga shqiperia e shikojne si me mos besim shpjegimin e ketij albanollogu, mu me pelqeu shume kjo vedeo. Njeri shume i zgjuar, nga aksenti i shqipes  duket ingjashem me ate te Fan Nolit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).