ARISTOKRACIA E SHKËRDHYER E TIRANËS

Pardje debatoja me këngëtaren Besa Kokëdhima dhe gazetarin Koloreto Cukali pse elitat e këtij vendi janë strukur dhe nuk ndjehen për asgjë. Me shaka e lidhnim pasivitetin e tyre me vapën e korrikut dhe largimin me pushime jashtë Tirane. Ishim dyshues deri diku kur thoshim se elitat i druhen pushtetit së politikës por gaboheshim rëndë. Elitat ndaj janë paria e çdo vendi, nuk i tremb as politika dhe as krimi ordiner, nuk frustrohen apo yshten, nuk komandohen dhe as përdoren. Duke gëzuar një lloj pushteti të paprekshëm, elitarët qëndrojnë aty në qoshen e vet dhe prej andej shpërndajnë rezonancat e pushtetit të tyre historik, të trashëgueshëm dhe të patjetërsueshëm. Elitat mbeten busulla dhe njëkohësisht opozita e çdo lloj pushteti, elitat ndikojnë në formime a shkatërrime qeverish, elitat e mirëfillta jobatakçije qëndrojnë përherë si rubini më i shndritshëm e më i madh i kurorës së trashëguar të çdo monarku. U zgjata paksa por në të vërtetë unë jam skeptik, ende nuk jap dot një përgjigje të prerë dhe të saktë. Unë nuk besoj se ky vend, Shqipëria ime dhe e juaja ka formuar tashmë klasën e saj të lartë, atë kastë njerëzish aristokratë nga portofoli, mendja dhe shpirti gjithashtu.

Ky vend deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kishte trashëgimtarët dhe familjet e mëdha me emër. Një pjesë kishin mbetur si relike të vjetra të ish Perandorisë Osmane me prona të mëdha, një pjesë tjetër me shkollimet perëndimore që u kishin bërë pasardhësve të tyre, ndërsa pjesa e mbetur e Dyerve Fisnike kishin emigruar jashtë sapo kuptuan që Shqipëria do të bolshevikohej tërësisht dhe çdo shtetas i saj do të ishte i barabartë me shoqi-shonë.

Ndryshe nga monarkia e Zogut, Enver Hoxha i ra shkurt me të marrë pushtetin. Elitën vendase e shpronësoi, e burgosi, e vrau, e përdori për interesa partie dhe emrat legjendarë të Bargjinasve, Vrionasve, Vlorajve, Toptanasve, Zogollëve, Vërlacëve, Bushatllinjve, Frashërllinjve, Markagjonëve, Këlcyrajve, Kryezinjve dhe shumë të tjerëve i fshiu nga historia e re e Republikës Popullore Socialiste, por jo nga memoria kombëtare. Post ’90 ringjalli shpresat për një shtresëzim alla kapitalisto-meritokraci të gjindjes shqiptare, por dy dukuri absurde shkatërruan gjithçka.

1-Trashëgimtarë të lodhur

Ish pinjollët e Elitave të dikurshme përveç mbiemrit ose ndonjë prone të rimarrë me shumë sakrifica u shfaqën të plakur, të lodhur, të rrënuar dhe të trembur për tu përballur me realitetin e ri dhe tepër të egër të tranzicionit shqiptar. Kujtuan se Partia Demokratike me ardhjen në pushtet do t’ju rezervonte honorin që meritonin, por u gabuan. Më pas të grumbulluar rreth Partisë Republikane të Sabri Godos kuptuan se loja politike në Shqipëri nuk kishte rregullat që u kishin mësuar paraardhësit e tyre dhe i ranë shkurt duke lenë partinë më konservatore politike shqiptare në duart e Fatmir Mediut në dejet e të cilit nuk qarkullon “gjak blu”, por thjesht ajo adrenalina që të ysht të vjedhësh shpejt, saktë, shëmtuar.

2-Portofoli plot, mendja fyell

Mes një kaosi model xhungle ku majmuni me krahët më të fortë e me më shumë lesh vjedh, grabit dhe ha për qejf të gjitha bananet e pemës, edhe në Shqipëri grabitja me apo pa edukatë e çdo lloj prone dhe aseti publik a privat krijoi një shtresë të re popullsie.

Ndryshe nga Britania e Madhe konservatore, e cila gjatë viteve ’40 “pranoi në klubin e aristokracisë” edhe individë apo familje të cilat nuk trashëgonin tituj kalorësiakë a prona, por kishin çliruar impakte mbresëlënëse dhe historike në shoqëri me arritjet e tyre në shkencë, politikë, akademizëm, art apo pasurim të ndershëm, kasta e re e tranzicionit shqiptar ishte dhe është një kasolle me dyer të shpartalluara ku futen e dalin modele hajdutësh, fajdexhinjsh, grabitësish me maska a me kollare, ministra a gjykatës 6 mujorësha, kryetarë partish a shoqëri civi(ha)le, kurva bjonde a fitues telebingoje, shoferë maunesh a burgaxhinj të regjur, malësorë trima a zaptues plazhesh, administratorë universitetesh apo pronarë tavernash tallavaje… Kjo elitë e re model Moskovito-Jelciniano-Putinian fatkeqësisht shpronësoi dhe mbivendosi asetet, vlerat, meritat, traditat dhe deformoi totalisht historinë e Elitarëve të vërtetë vendas. Riktheu në pikën zero 100 vitet e establishmentit të aristokracisë modeste shqiptare dhe pa respektuar asnjë lloj rregulli zaptoi me forcë edhe piedestalin honorifik të rezervuar për Ata.

Shikoni me vëmendje çfarë liderësh politikë kemi, kontrolloni mes deputetësh për ndonjë pinjoll të familjeve të denja, numëroni dhe listoni miliarderët e rinj dhe mes tyre nuk do të gjeni askënd që nuk gënjen sesi u pasurua brenda 24 orësh. Ndryshe nga Zani Caushi i Çoles (Vlorës) heroike që nuk diti të mbijetonte si një skifter i lirë, këta milionerët e tjerë të rafinuar kopjuan disi hajdutin Robin Hud, por me një përjashtim të vogël: çka vodhën dhe vjedhin nuk ia falin popullit, por e investojnë për fushatat elektorale të individëve me fitore të garantuar me procedurë.

Ndryshe nga milionerët e rinj, inteligjenca e këtij vendi në dukje më e rafinuar (me përjashtime të rralla) ende vazhdon të përdoret nga pushteti dhe të pasurit. E varfër financiarisht, inteligjenca elitare shqiptare për hir të ushqimit të përditshëm apo pushime verore në Bodrum të Turqisë përkulet si shufër alumini sa herë që pushtetit, medias apo biznesit privat i duhet për fasadë. Me disa plus-minuse të vogla kemi qysh prej 60 vjetësh në qarkullim rreth 500 emra të njëjtë të spikatur intelektualësh, të cilët i qëndruan afër shokut Enver kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, i qëndruan pranë shoqes Nexhmije Xhunglinit në ditët e kobshme të vdekjes së Komandantit, këshillonin Ramiz Alinë dhe shoqen Lenka deri në dhjetor të 1990-ës e ndërkohë kthyen timonin djathtas drejt yllit të ri që po lindte në horizont, Sali Berishës. I bënë fresk Doktorit deri sa Fatosi i Rexhina Nanos doli nga burgu më 1997 dhe ende pa gëzuar ky i fundit lirinë dhe të qenit kryeministër përqafuan plot dashuri djelmoshat freshistë Majko dhe Meta. U rikthyen dhe një herë pranë Fatosit të Xhoana Nano Nanos dhe qysh nga korriku i 2005 u ka shpërthyer një dashuri e madhe për Sali Berishën e sado që kanë kaluar 6 vjet nuk u shterron kollaj. Kjo Elitë shihej shpesh nëpër ekspozitat e pikturës së Edi Ramës, por që nga 15 maji i këtij viti po shijojnë më shumë karikaturat e Bujar Kapexhiut që i ekspozon në korridoret e Universitetit Evropian të Henri Çilit. Pa frikë mund të firmosin edhe peticione kundër vetëdeklarimit të kombësisë, fesë, kundër prishjes së piramidave apo vrasjeve me çadra pistoletë, por nëse Doktori shfaqet i brengosur në foltoren e Parlamentit, nuk e kanë për gjë ta bëjnë hasha çka kanë thënë një ditë më parë e për tu justifikuar mallkojnë mediat e Tiranës për manipulim lajmi.

Pra kemi dy modele të ndryshme Elite “made in Albania” futur në një thes:

-milionerët arrogantë hajdutë me zë të trashë, me BMW X5, veshur me pantallona të zeza, këpucë të zeza me majë dhe çorape të bardha, ndërsa grupimi tjetër janë intelektualët e pispillosur rrogëtarë që vegjetojnë dhe i bëjnë fresk pushtetit pavarësisht se lideri është një monark me sy bojëqielli nga Mati, një diktator bukurosh nga Gjirokastra, një xhuxh vjenez kapadai me dy gra, një doktor tropojan që të bën synet sa herë që nuk i pëlqen modeli, apo një ish kryebashkiak tiranas që e ka gjetur belaja me vjedhjen e votave. T’i klonosh këto dy modele dhe t’i etiketosh Elitë duhet të jetë përgjegjësi e madhe historike. Kam frikë t’ia ngop Atdheut tim këtë lloj Parie se duke kryqëzuar milionat e grupit të parë me inteligjencën e grupit të dytë mund të më lindë ndonjë specie e veçantë dhe e frikshme.

Ju të nderuar lexues mund të më kundërshtoni, mund të flisni me superlativa për Elitën e re të këtij vendi, mund të krahasoni Mit’hat Frashërin me Fahri Balliun, Jusuf Vrionin me Namikun e Majlinda Bregut, Hana Këlcyrën me Aurela Isufajn, Faik Konicën me Henri Çilin, por unë do tu kundërshtoj prerë dhe pa ekuivok:

Jo, Tirana nuk ka aristokraci të mirëfilltë, nuk ka fisnikë trima me gjak blu, mendjekthjellët e altruistë komunitarë (me përjashtime të vogla fare). Tirana ka vetëm sahan(bythë)lëpirës!

83 Komente

Uf mer Bled! Zabullimë e madhe! 

smiley

u fut ne rreth bledi. ene nja dy shkrime si ky, dhe do lexohet rregullisht masanej.

 he can be my forrest gump! 

E them seriozisht.

 

Ju të nderuar lexues mund të më kundërshtoni, mund të flisni me superlativa për Elitën e re të këtij vendi, mund të krahasoni Mit’hat Frashërin me Fahri Balliun,

smiley

smiley

shum i zi, e? smiley

 

 shqeto mer smiley

si gjella përmetare me long mishi. 

lene lene, se qellova ne nje dyqon grocery dhe duke ec si pa menie me zune syte, tek seksioni i kosrave, njerin mbi te cilin ishte shkruar fjala madheshtore "sade"... afrohem edhe ca dhe dalloj shkrim arab siper... gje qe e shtonte edhe me shume ekzotiken... e tani s'di, mbase edhe per nje ballance trinomiale, qe si shqipo e kam ne deje smiley e mora pa medyshje dhe e kam vene ne fridge sup me sup me kosin tjeter "athenos" (pas nje inkursioni grekofil te diktum prej monopolit "feta", ne vargun hedonist kofinaqi - chobani - oikos - vlahotiri - dodoni).

 

 qenke qefli djathrash, si mua. smiley

Kisha ca kohë në fakt që doja të të sugjeroja një markë djathi, qipriot. Kërko për HALUMI, nëse nuk e ke provuar. 

Shif dhe ktë: http://www.youtube.com/watch?v=uNiba26dehc

 

... këpucë të zeza me majë dhe çorape të bardha ...

smiley

Gjithmone me ka bere pershtypje ky kombinim i cuditdhem i ngjyres se kepuceve me ngjyren e corapeve ne Shqiperi i cili ne menyre edhe me te cuditshme konsiderohet si cool! smiley

Per analogji anglezet kane nje nje thenie qe thone "nuk ka gje me te shpifur se sa te shikosh gjermanet kur mbathin sandale me corape ne vere!" smiley

PS. Sa per aristokracine - shkurt muhabeti pa hyre thelle ne Shqiperi nuk ka aristrokraci te mirefillte ne kuptimin e plote te fjales. Ne Shqiperi ka njerez me kostume te bardha tip Toni Montana qe ne fakt jane boset e krimit (politik, ekonomik apo ordiner) por ne asnje menyre njerez me fisnikeri aristokrate.

corape te bardha, kpuc te zeza... michael jackson... remember? this should tell ya smth.

po me tregon qe jeta mesatare e corapeve te bardha dhe kepuceve te zeza eshte 50 vjec! smiley

PS. Amy Winehouse Personal Quote: I could never decide whether I wanted to be Michael Jackson or marry him. I don't care what people say because he's a f**king genius.

well, te quash majkell xheksonë nje fucking genius, edhe kjo te deften shum.

ps. qe ai ka qen nje talent i super i rralle - no doubt about this, though!

Aristokratet e vertete,jane ata qe s'ju ndjehet zeri,duhet ti kerkosh,ka,dallohen nga eleganca ne sjellje por edhe ne veshje,eshte e veshtire ti gjesh,nuk jane zhurmmedhenj dhe aq me pak sahanlepires,vetem politikanet jane te tille,madje me duket se kemi nje paragjykim shume te gabuar qe politikanet kudò na qenkan edhe zoteri(me perjashtime)

Cer s'lexo robi neper gazeta, nje kastravec bie dhjetra tronguj ngrihen

 Ku po shkon moj Shqipëri e shpartalluar e Berishës dhe Lul Bashës, moj Shqipëri e mjerë e Sinan Hoxhës dhe e Seldit ku po shkon?   Nga Bledi Mane

Një polic kishte futur gishtin thellë në vrimën e djathtë të hundës dhe po gërmonte gjithë qejf ndërsa kolegu i tij përballë i bënte muhabet. Një grua e shëndoshë me dy fëmijë tepër të vegjël të shtrirë në trotuar lypte duke bërtitur sa herë kalonte ndonjë këmbësor,nga brenda një makine taksi parkuar aty afër shpërndahej tingulli i këngës “Matilda moj” që këndohet nga Mandi i Nish-tullës, taksixhiu i shtrirë brenda lexonte plot kërshëri gazetën “Paloma” me këmbët zgjatur sipër dritares së pasagjerit. Ishte një nga ato mesdrekat tipike të korrikut në Tiranë kur vapa përvëlon dhe ajri i ndotur të mbyt. Skenë surrealiste në afërsi të Galerisë Kombëtare të Arteve ku shkoja për të vizituar ekspozitën e fotografit anglez Martin Parr për të cilën kisha lexuar në shtyp se ishte edhe një lloj retrospektivë për ditët e fundit të diktaturës.

Pas banakut në hollin kryesor të Galerisë qëndronin 4 gra të cilat bisedonin shkujdesur me një burrë që mesa duket edhe ai punonjës i atyshëm. Qëndrova para tyre dhe pasi hoqa syzet e diellit i përshëndeta e i pyeta për ekspozitën që doja të vizitoja. Asnjë prej tyre nuk iu përgjigj pyetjes sime, por të gjitha në kor lëshuan breshëri reagimesh: -Ua ky trafikanti, hë mo të jep ndonjë lek ai Arjan Çani, po Lek Plepin pse e puthe, në burg të ka futur më policia….??? Unë jam natyrë e regjur dhe e mësuar me këto lloj reagimesh, por shumë pyetje në të njëjtën kohë nuk mund ti përballoja dot. Buzëqesha paksa dhe pasi mbaruan nuk prita më gjatë, por u nisa vetë drejt sallës së madhe ku dukeshin të varura fotot. Gratë vazhdonin ngacmimet e tyre nga distanca ndërsa unë po shijoja ajrin e kondicionuar dhe fotot shokuese të Shqipërisë marksiste.

Pamje tragjikomike, dyqane bosh, njerëz të egër, varfëri koreano-veriore, pantallona cowboys, flokë të harlisur, koka e Enver Hoxhës si diell që shfaqet kudo, fytyra njerëzish që sforcohen për tu dukur të lumtur. Ekspozita, e cila qëndron ende e hapur nuk të ha shumë kohë por ato pak fotografi të shkrepura në zgripin e diktaturës të bëjnë të dyshosh në vetvete: Vërtetë ne shqiptarët deformohemi dhe shëmtohemi kaq shpejt nga çdo lloj regjimi politik me apo pa votë?

Mallkim, fat i racionuar vetëm për ne, qylaf që i shkon mirë kokës tonë, racë pa kurrfarë kurajoje civile, pakt me veten dhe me djajtë, gjenezë kolektive e deformuar, mëkate që suksesojnë çdo mallkim…

Ndryshe nga regjimi bolshevik i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë ky regjimi tjetër i tranzicionit është i kamufluar më bukur dhe më këndshëm. Nuk ka më shitore apo tregje bosh, nuk mungon asnjë lloj malli përveçse fuqisë blerëse. Qytetarët e ujdisin modelin e flokëve si të kenë dëshirë, vishen dhe pispillosen te Gabi dhe mund të shesin pordhë në çdo kohë pavarësisht se portofoli i tyre ka kohë që ka zënë merimanga. Si atëhere kur që nga e përditshmja komuniste “Zëri i Popullit” e deri te revistat “Pionieri”, Fatosi” apo “Yllkat” kontrolloheshin nga partia në pushtet edhe sot me disa përjashtime të vogla media dhe shtypi është blerë dhe tutelohet nga biznese besnike servile të qeverisë. Gjetët dot ndonjë ndryshim nga mbledhja e kryesisë së PD-së të shtunën e kaluar me pleniumet e Komitetit Qendror të PPSH-së para 1990-ës. Ah po,më falni Besnik Mustafaj nuk vret veten si Mehmet Shehu, Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa nuk shkojnë para skuadrës së pushkatimit si Kadri Hazbiu a Beqir Balluku. Nuk ka më organizatë të Frontit Demokratik me kuota anëtarësimi qesharake të drejtuar nga shoqja Nexhmije Hoxha, por kemi organizata joqeveritare dhe fondacione si ai i Liri Berishës me donacione milionëshe nga ku në bazë të kontributeve financiare mund të katapultohesh në parti a qeveri. Pranvera Hoxha rrinte në hije dhe së bashku me burrin e saj “burrë i thënshin” Klement Kolaneci i projektonin dhe ndërtonin Piramidën Babait të Kombit, nën hijet e pishave të plazhit të Hamallajt qëndron edhe Argita Berisha me burrin e saj “burrë i thënshin” Jamarbër Malltezi dhe kanë kohë që projektojnë bizneset e familjes dhe mëkëmbësin e babait.

Regjimi i sotëm i Tiranës e ka kthyer totalisht vendin e shqiponjave (laraskave) të Mesdheut në një oaz démodé oriental ku amullia dhe korrupsioni mbysin lirinë,sipërmarrjen e ndershme dhe stopimin e mirëqenies kolektive. Pas legalizimit të vjedhjeve elektorale, pas mefshtësisë dhe burracakërisë opozitare, pas kompromiseve makute të shoqërisë civile dhe industrisë mediatike që kanë bërë me pushtetin kemi një lloj mpirje të qytetarisë dhe rizgjimin e virusit osman që fle brenda AND-së sonë. Agravimi i situatës pleksur me vapën e korrikut, plazhet e shurrosura, varfërimin e shumicës dhe pasurimin ekstrem të një pakice “verioro-besnike-servile”, turistët kosovarë me brekë plazhi kuq e zi, infrastruktura e vendit e cila ka më shumë kilometra shiritash përurimi sesa rrugë, të gjitha këto janë një fotografi jo më bardhë e zi si ato të zotit Parr, por një telenovelë bajate reale e prodhuar dhe transmetuar në 3D dhe HD.

Po ikën i dremitur ky korrik, i dremitur si opozita por aspak si Berisha i fituar me zgjedhje të vjedhura dhe me kryebashkiak të ri të balsamosur për këtë Tiranë që pritet shumë shpejt të mumëzohet. Imagjinoni korrikun e vitit tjetër kur në vend të Bamir Topit do të kemi ndonjë Shaban Memiaj apo në vend të Ina Ramës ndonjë Alush Dragosh dhe ne thjesht do të kënaqemi me kronikat televizive apo ndonjë zhurmë sporadike të opozitës e më pas do të marrim bukë, domate dhe djathë me vete,do e mbështjellim me gazetë e do të nisemi me tren drejt Durrësit për plazh. Oh sa do të kënaqemi buzë Adriatikut ku lahen kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonisë me fustan e shami në kokë, do të shëtisim kur të bjerë muzgu mbi rërën e lagur dhe sa të errësohet do blejmë një shishe konjak ta fusim poshtë brekëve dhe të shkojmë ta pimë te diskoteka ku këndojnë Live Sinani me Seldin. Kështu kënaqemi ne shqiptarët korrik pas korriku, vit pas viti…

 

 

 

 TemA e nxehtë e së shtunës

nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

10 PERSONAZHET PUBLIKË MË QESHARAKË NË SHQIPËRI

 

Në një vend si Shqipëria që dikur para 1990 kishte 14 estrada profesoniste &36 amatore dhe askush nuk qeshte me atë lloj humori, sonte nuk kemi asnjë teatër estrade, por humor me shumicë. Nëse nuk je në formë të mirë? Thjesht rrëmbe pultin dhe shiko e dëgjo lajme e programe të ndryshme ku shfaqen e nxjerrin kokën lloj-lloj tipash a karakteresh. Nuk janë aktorë të mirëfilltë, janë personazhe realë që na gajasin me debilllëkun, injorancën, fodullëkun e tyre, por para jush sot parakalojnë vetëm 10 më pikantët. Fillojmë duke ju uruar fundjavë të këndshme!

 

1-Ferdinand Xhaferri

Durrsaku naiv, Ferdinandi i Berishës vetëm brenda 1 viti arriti të ngjitet në majat e klasifikimit kombëtar të personazheve groteskë. Megjithëse ishte ministër fuqiplotë i kulturës dhe traditave ende nuk kishte dijeni se ku ndodheshin eshtrat e babait të pavarësisë Ismail Qemali. Gafa e parë duke premtuar rikthimin e këtyre eshtrave nga Italia në Vlorë nuk ishte thjesht një lapsus i shkaktuar nga emocionet momentale. Disa muaj më vonë gjatë fushatës elektorale për kryebashkiak në qytetin e Durrësit, zoti Xhaferri lëshon bombën e rradhës duke u premtuar durrsakëve se me tu bërë drejtues bashkie, një nga prioritetet e tij do të ishte përmirësimi i cilësisë së diellit. Pas mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së javën e shkuar ku Ferdinandi u mënjanua me lezet nga Doktori, pas humbjes së mandatit të deputetit, postit të ministrit dhe dështimit në zgjedhjet lokale ka mbërritur një ftesë nga Byroja federale Amerikane e studimeve klimaterike. Amerikanët e kërkojnë si specialist për mbrojtjen e planetit nga stuhitë diellore.

 

2-Aida Shtino

Ka mbetur nga gojëdhënat fetare: e premtja një ditë e zezë, në Perëndim e kanë ditë të bekuar se përfundon java e punës dhe fillon shlodhja e argëtimi, por ndryshe si gjithmonë ndryshe në Shqipëri. Mbrëmja televizive e së premtes është një natë emocionesh mbushur me lotët, qurrat, idiotllëkun, fantazitë e sëmura dhe primitivitetin artistik të një gruaje të divorcuar me emrin Aida Shtino. E rikthyer nga Greqia ku kishte emigruar vite të tëra dhe punonte si shërbëtore pleqsh në një azil të Athinës, zonja Shtino e nxitur nga programi i njëjtë televiziv grek “Dritë në fund të tunelit” e kopjoi dhe aplikoi shëmtuar edhe në 3 televizione të Tiranës. Me një audiencë të ngjeshur me gra dhe plaka të dërmuara nga jeta, ky program dhe zonja në fjalë janë kthyer në objekt barsaletash. Një produksion televiziv mediokër, “Njerëz të humbur” nxjerr në pah idiotizmin dhe gafat fëminore që nxjerr nga goja çdo 12 minuta qesharakja Shtino. Sipas statistikave të televizionit Klan, çdo familje shqiptare ka nga 2 njerëz të humbur dhe ky program mendohet se do të vazhdojë deri në vitin 2033 kur Aida Shtino do të gjejë edhe shqiptarin e fundit, i cili rastësisht “ka ikur në mënyrë misterioze në drejtim të paditur drejt tokës greke në shtetin Helen”.

 

3-Joni Peçi

Kur e ktheu policia italiane në Tiranë, berberi elbasanas Fatjon Peçi si i papunë që ishte harxhoi ato pak para duke qerasur gazetarët e kulturës e duke dhënë intervista joshëse. Pretendonte se kishte punuar stilist në Milano pranë Giorgio Armanit, por nuk mund të vazhdonte më gjatë. Si mundej që një diell Italian të eklipsonte një diell shqiptar? Filloi tu tregonte këngëtareve të tallavasë shqiptare fustanet e mamit që ia kish qepur që i vogël dhe me kuç e me maç u lëshuan drejt tij për tu dizajnuar edhe brekët. Por nuk zgjati shumë dhe femrat trendy të Tiranës mbetën të zhgënjyera nga zoti Peçi Si një person i keqarsimuar dhe aspak i talentuar falë zemërgjerësisë së Ardit Gjebreas që ka për talente të tillë, rrobaqepësi elbasanas nuk mbeti pa punë. Momentalisht u jep mend dhe idera bojaxhinjve dhe marangozëve të televizionit Abc news & Klan.

 

4-Arben Ristani

Nuk ke nga t’ia nisësh dhe të fillosh komentin kur ndër mend të vjen emrin i Benit të KQZ-së. Ish komshiu i Sali Berishës në lagjen Brrakë të Tiranës ka provuar çdo gjë nga kjo jetë. Aventurat e rinisë, të qenurit gjykatës, burgaxhi, i amnistuar, avokat, i divorcuar, alkool dhe qejfe pa hesap, këshilltar presidentësh, anëtar dhe kryetar i KQZ-së së bodrumeve. I atakuar në mënyrë të ashpër nga opozita dhe ndërkombëtarët Ristani nuk e rruajti fare për degradimin e votes që po ia faturonte të ardhmes sonë, por pa qeder nxirrte nga xhepi një shami të palarë dhe fshinte hundët para kamerave live, pastronte mukozat e zbardhura nga… Madje Partia Socialiste i bëri një kallzim penal në prokurori për përdorim lëndësh narkotike se dyshonte nga sjellja e tij gjatë rinumërimit. Personalitetin qesharak dhe të deformuar të Arbenit nuk ka as kokainë dhe as heroine ta riparojë. Kallzimi penal nuk pranohet (!).

 

5-Bleona Qereti

Nga xixat, varaku dhe minifundet e tregut çam drejt Hollivudit. Ambicie e paparë e tallavarieres Bleona Qereti. Pasi përfitoi nënshtetësinë amerikane pas martesës me një shqiptaro amerikano kolonjar, zonja Qereti i ka venë qëllim vetes që të bëhet një super star. Kohët e fundit ka bërtitur nëpër mediat e Tiranës duke premtuar lindjen e një dive për të cilën jo vetëm Gramshi, Peqini dhe Librazhdi kanë mbajtur frymën, por shumë shpejt do të habitet edhe Los Angeles, New York dhe Chicago. Rreth 37 vjeçe, këngëtarja Bleonë që më tepër mbahet mend jo për zërin, por për performancat ordinere alla Yzbekistan-Turkmenistan dhe titujt e këngëve halabake si “Ti nuk din as me ma lyp”, “Të vdesë lali për ty”, “Bukë me gjalpë, bukë me sheqer”. Bën mire të kthehet me urgjencë në Shqipëri se ka një vend bosh për këngëtare te një lokal me muzikë live afër rrotës së kuqe në plazhin e Durrësit.

 

6-Aldo Bumçi

Juristi katolik i diplomuar në Qipron Turke (Republikë që nuk e njeh asnjë vend përveç Turqis&eumlsmiley është një nga ish KOP-istat ende të frustruar që kanë mbetur në PD. Megjithëse është shpërblyer 2 herë si ministër, naivi Bumçi është koshient për paaftësitë e tij dhe rolin e kones bezdisëse që ka bërë para mikrofonave këto 6 vitet e fundit. I persekutuar nga regjimi komunist, ende edhe sot ndjehet i persekutuar sërish por jo më nga paraardhësit e tij. Duke qenë dhëndër i të ndjerit Safet Zhulali ndjehet paksa fajtor për kundërshtitë që ish ministri i Mbrojtjes nuk ia përtonte Doktorit, kumbarit të Aldos.

 

7-Eno Popi & Ledion Liço

Mos ndoshta rastësisht a gabimisht kur jeni përgjumur në mëngjes telekomanda juaj ka ndaluar te program “Wake up” i Top Channel? Në qoftë se po, i keni pare dhe dëgjuar çfarë nxjerrin nga goja dy hostët e atij program? Një nga produksionet më bajate dhe më mediokre të gjigandit Top Channel ta prish humorin e mëngjesit. Dy spikerë papagallë pa asnjë lloj fantazie, humori, elokuence a afrimiteti me audiencë çelin siparin e programe të televizionit më me influence në vend. Impakti që çlirojnë te shikuesit është tepër démodé dhe si të paritur mendërisht të dy këta spikerë bëjnë mire të drejtojnë spektaklet e adoleshentëve me zemra të thyera dhe pak muzikë minimal në sfond. Më vjen keq vetëm për Enon Popin se pa lejen time e kanë punësuar pedagog gazetarie në fakultetin tim.

 

8-Tom Ndrecaj

Qeshi pak, uli kokën lexoi gjithë emocione dhe gabime vendimin që ia kishin sjellë nga kryeministria dhe iku. U zhduk bashkë me eunukët e tjerë të Kolegjit vetëm duke ia pare surratin ditën tjetër nëpër gazeta. E kishim harruar, por u shfaq përsëri duke u ankuar se gjyqtarët e apelit ndjeheshin të poshtëruar, të paragjykuar, të abuzuar, të përdorur, të tallur. O Tom Ndreca, o malësori frikacak dhe qesharak i Mirditës, o Tom gallata si e kam Sashenkën???

 

9-Gerti Bogdani

“Jam këtu para jush për t’i deklaruar popullit shqiptar se Edvin Kristaq Rama kur ishte i vogël i ka vjedhur topin prej llastiku një komshiu të tij. Mister 20%,ish sigurimsi basketbollist që kërkon ringjalljen e diktaturës së etërve të tij shpirtërorë nuk do mund ta kthejë Shqipërinë në një Kubë a Kore komuniste. Jam këtu t’i them popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar se Edvini i bashkisë ka bërë orgji me C.M, L.M, D.S, P.K dhe A.ZH. Ndërsa nuk ka përtuar të pallojë edhe B.S, Q.Q, V.K, D.D dhe Y.L ndërkohë që zoti Berisha ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm me L.B”

I mbani mend këto deklarata të rrugëkavajasit Bogdan, i cili dilte çdo ditë deri sa e bënë deputet. Tallej i talluri dikur ish Fresshist socialist, përgojon sigurimsat dhëndëri i një skraparlliu me damkë si spiun ambasadash gjatë kohës së Enver Hoxhës dhe Sulo Gradecit. Komente të tjera nuk kemi, prisni sa të fillojë parlamenti dhe dëgjojini live broçkullat bajate që nxjerr nga goja Gerti i Bogdanëve.

 

10-Sali Ram Berisha

Nuk bëjmë komente, për më shumë info gallatë ndiqni edicionet e lajmeve çdo ditë në News 24, Klan, Abc news, Ufo tv, Rtvsh, Ntv, Ktv ose klikoni në adresën www.hotsexyerlamehilli.com.

 

 Lodhu kot, Bledo. Asnje nga keta te 10 s'lexojne pacavuret ku shkruan ti, dhe edhe po ta lexojne, asnje nga ata s'e rruan se ca thua ti, dhe mire e kane. Artikull thashexhemeleshesh. Te pelqejne s'te pelqejne, te 10 ata kane me sukses ne fushen e vet se c'ke ti ne fushen tende.

 ..shto dhe  Bledi Mane (gazetar i pim)  te behen 11   smiley

 erdhi, erdhi! dhe me foto kësaj rradhe.

Doktor, unë jam më i bukur se Fahri Balliu!

 

 

Nga Bledi Mane

 

Retro

Shpesh rri e vras mendjen,bluaj në kokë si mullinjtë e vjetër kafenë turke, pyetjen misterioze pse Kryeministri im ka kaq shumë debolesë për këtë Fahriun e 55-ës?

Gërvisht paksa kujtesën në memorien time dhe kujtoj se ish gazetari i vjetër i “Zërit të Popullit” nuk ka qenë ndër të parët intelektualë apo themelues të opozitës së 1991-shit. As pjesë e redaksisë a gazetarëve të parë të RD-së, as kandidat apo deputet në zgjedhjet e para pluraliste. Aty nga fillimi i vitit 1992 kur u duk ashiqare që fitorja po i trokiste në derë opozitës antikomuniste të Tiranës, aty diku 2-3 javë para zgjedhjeve të 22 marsit mbaj mend se Fahri Balliu botoi një letër të hapur ku protestonte fuqishëm dhe largohej publikisht nga Partia ish Komuniste, tashmë Socialiste. Si i regjur  me kulisat e pushtetit, e kishte nuhatur nga po anohej pushteti dhe pa cipë e pa përtesë ia behu andej nga fundi i rrugës së Kavajës, atje ku ishte selia e demokratëve dhe ku kishte filluar ndarja e llokmave dhe përfitimeve të qeverisjes.

Aty nga dhjetori i 1997, në një nga udhëtimet e mia me “mision” drejt Kanadasë së bashku me njerëzit që i ndihmoja të emigronin ilegalisht, mora si zakonisht gazetat e pafund që ke në bordin e aeroplanit edhe librin “Berisha përmes kasandrave”, blerë në një nga të paktat kioska që shisnin libra aso kohe në Tiranë. I shkruar nga zoti Balliu, ky libër edhe pse është ribotuar sërish me disa korrigjime dhe kopertinë (jo më kuq e zi) blu, ma neveriti biografikisht dhe publicikisht me atë lloj servilizmi dhe patosi të frustruar që përshkruhej. Nuk po zgjatem duke komentuar pse botimi i parë ishte “sponsorizuar gjithë dëshirë” nga Familja rentiere lushnjare e Xhaferrajve, nuk dua tu lodh me ndonjë recension, nuk ua sugjeroj ta blini & lexoni, por thjesht edhe kësaj here çuditem si i pranon Berisha këto lloj servilizmash orientale të pështira?

Shpesh dëgjon nëpër Tiranë se miqësia e tropojanit Berishë dhe elbasanasit Balliu është disi e vjetër dhe daton diku nga fillimi i viteve ’80. Më duket paksa e pabesueshme që Sala ta ketë ruajtur kaq gjatë shoqërinë me të e ndërkohë kujton se miqtë e vjetër të Doktorit ose kanë vdekur aksidentalisht, ose janë vrarë, ose janë përzënë me dhunë, ose kanë gjetur një qoshe të qetë ku pleqërojnë e vegjetojnë me gojën mbyllur hapur vetëm kur ushqehen.

 

I bukur dhe për marshallaaaaah

 

Nuk e gjej dot se me çfarë arsyesh a shkaqesh e atrakton Sali Berishën ky Fahriu i 55-ës. Unë i shkreti jam anëtar më i vjetër i PD-së sesa Fahriu dhe deri tani nuk i kam rënë në sy Doktorit. Fahriu hapet bythësh nëpër Tiranë me një fuoristradë Audi Q7, e cila kushton 80 mijë euro dhuratë nga Mihal Delijorgji, ndërsa mua nuk më ka falur askush asnjëherë ndonjë abone Unaze, linjë me të cilën udhëtoj shpesh. Fahri Balliu nuk di të përdorë as tastierën e kompjuterit dhe më çudit ku i gjen paratë që boton gazetën “55” që s’ia blen kush e i del me humbje financiare, ndërsa unë me një qerre arsimim e gjuhë të huaja jetoj mes sakrificash me honorare artikujsh e përkthime të ndryshme. Kam më shumë nam të keq e nam të mirë se Fahriu e përsëri jam pa miq në qeveri a parti. Kur shfaqem unë në televizione e debatoj lirshëm e sillem pa pordhë, kam më shumë audiencë sesa kur del Fahriu dhe gjindja edhe pa folur e dinë se çfarë broçkullash do të nxjerrë nga goja. Unë jam 1.90 i gjatë, elegant e bukurosh, me numrin e këmbës 46, me penis 20 cm dhe doktori as nuk ma vërshëllen fare e përsëri ka mik dhe ndihmon pa kushte Fahriun pa flokë, të shëmtuar e të gjatë 169cm. Kam 1400 miq në Facebook, kam jetë seksuale aktive, numër celulari Vodafone Club, josh femra e meshkuj, çupërina e mami të martuara, ndërsa Fahriut nuk ia var më as gruaja dhe as pastruesja e redaksisë së tij, por aman Berisha ia var. Unë kam udhëtuar tmerrësisht shumë, kam lexuar dhe lexoj që nga fëmijëria e deri tani, në bibliotekë a wc, në burg a aeroplan, në fakultet a kafene dhe nuk bëj dot rolin e sipërmarrësit. Ndërsa Fahriu megjithëse edhe sms-të nuk i lexon e as nuk i dërgon dot nga celulari është në gjendje të ngrejë kompani ndërtimi  fantazmë si “Alpin” e të përlajë 300 milionë euro njëherësh për të ndërtuar rrugë si ajo Levan-Vlorë apo segmente të veçanta të rrugës Levan-Tepelenë. Fahriu merr paratë e taksapaguesve, nuk i ndërton rrugët fare ose i vonon dhe nuk ndjen as përgjegjësi morale e ligjore dhe për këtë nuk paska as prokurori e as gjykatë ta hetojë a dënojë?  Mua të shkretin më kanë burgosur pa fund e madje  më kanë gjobitur 1 milionë lekë pse më rrahën jo 1 a 2, por pesë policë të Rajonit 1. Unë jam besnik me miqtë e vjetër a të rinj dhe po kanë nevojë për ndihmën time bëhem copë që t’i ndihmoj. Pardje takova rastësisht Nikoletën, transeksualin e parë shqiptar të cil(&eumlsmileyin e njoh nga koha kur vuanim te 313-a, ndava me të paketën e cigareve e i dhashë 2 mijë lekë të vjetra. Më dhimbset se është i braktisur e i paragjykuar deri në kockë, ndërsa Fahri Balliu mikun e tij të vjetër Ismail Kadare e bëri dalje me njëherë pse ky i fundit i shkruajti letër publike Lul Bashës në qershor. Fahriu guxoi tepër frikshëm duke sulmuar si sovjetik i pareformuar stalinist një nga të paktat “beutiful mind of Albania”, ndërsa Berisha e kundron qetësisht dhe ende e mban afër Fahriun. Unë përpëlitem e tmerrohem dhe kurrë nuk e paguaj në kohë qeranë e banesës ku jetoj sepse me vështirësi kursej ato pak para që fitoj, ndërsa Fahriut i kanë falur zyra të reja luksoze për redaksinë e gazetës e madje ka në pronësi edhe një shtëpi botuese, nga e cila nuk fiton asgjë, por vetëm humb miliarda. Sa me fat mor burrë që është ky ish komunisti elbasanas i reformuar vonë, me fat vetëm e vetëm se ka nam dhe hiqet si është mik i ngushtë i kryeministrit.

 

Eureka!

I dashur Berishë, më duket se lodhem kot duke vrarë mendjen pse ti ose pse prej teje fiton kaq abuzueshëm ky Fahri Balliu? Si çakall i vjetër pa dhëmbë, por eunuk pushteti që je, ti nuk ke nevojë për këshillat e tij. Nuk ka mes opinionit publik ndonjë impakt impresionues për Fahri Balliun e ti të përfitoje dhunshëm nga ky impakt, nuk të shtohet nuri e rinohesh nëse fytyrën pllaqi të Fahriut e mban afër, nuk e ke Fahriun ndonjë menaxher të mirë a largpamës që të këshillonte Argitën a Shkëlzenin si Nostradamus të bizneseve apo karrierës së familjarëve të tu, as Liria jote nuk ka nevojë të mësojë prej tij receta gatimi a garderobe se Fahriu vetëm vezë di të ziejë. Ti Doktor e di, unë e di, Fahriu vetë e di, të gjithë njerëzit e këtij vendi e dinë: nuk ka asgjë të fshehtë pse Fahri Balliu përfiton çdo minutë nga regjimi yt kusar. Ti e di, bashkë me ty dhe ne e dimë, edhe Ina Rama dhe Shpresa Beçaj e dinë. Fahri Balliu ka marrë peng tët bir, Fahri Balliu me vajzën e tij dhe Mihal Delijorgjin futën në vallen e vrasjeve të Gërdecit Shkëlzenin tënd. Fabrika e demontimit gjatë marsit të tragjedisë më 2008 kur plasi korrupsioni dhe tritoli i qeverisjes tënde të pangopur, zyrtarisht kanë pasur për pronarë shtetasit Mihal Kristo Delijorgji, Henris Fahri Balliu dhe Shkëlzen Sali Berisha. E dimë or Doktor e dimë, por a ia mban bytha ndonjë gjykatësi model gjingjon, sashenk, a tomndrec  t’i dënojë këta të dy të fundit?

Unë zyrtarisht ndjehem dyfish më i bukur e më i qetë se Fahri Balliu. Natën nuk më shfaqen në gjumë të vdekurit e pa kallur të Gërdecit!

 

Ky tipi ka pas dal tek lajmet tek telenorba ku rrefehej se e ndiqte CIA. Une e di qe Mero eshte keq nga leket por nuk mbahet gazeta duke mbleh psikopatet neper kazane plehrash. Gjithsesi trap trap po ca gjera i kap ky "gazetari". Fahriu eshte vertete llum.

 shtongasata? Ne c'liber femijerie ka qene nje fjale e tille? GJMM?

  ca gjera i kap 

I kap i kap por ca gjera duhen mare seriozisht nga menyra se si shkruan sepse nje gazetar jo serioz pa etike pa piken e reputacionit, ne vend qe te fitoj pik, i humbet te gjitha ato, shkrime si keto  te Bledit as ne banjo nuk lexohen. Nuk luftohet (pastrohet) llumi me llum, ketu e kisha!

kjo eshte komedi me rob shpie...sulmin kunder berishes e perfaqsojne tipa si ky mane (se t'pakten baze di me shkrujt nji fije leter - per ket nuk ja heq njeri meriten). Po me e paraqit ket letyren si te vlefshme per koment, thjesht sepse ka shkrujt kunder berishes, eshte e dhimbshme burrash. Kshu dhe ato temat dhe komentet 2 lekshe me humor leshi e ku di un...i bi fare vlera dhe asaj dreq kritike. Mu m'habit fakti si ka mundsi qe disa syresh ktu i morin seriozisht dhe jepen mas ktyne karagjozlliqeve.

 Duke lexuar Manen apo sa shkruan, njesoj si Mane dhe    bahri  falliu, shikoj se ne cilen derexhe ka perfunduar gazetaria  ne kete  vend  te qeverrisur prej mujsharesh.

Ka diçka prej Tarantino-je ky çun !  Kitsch-it i pergjigjet me kitsch (aty me duket se i qendron dhe forca).
Moi j'aime bien !  smiley

 është përfaqësues ekzemplar, i një lloj rinie të munguar në Shqipëri. rrebel i përjetshëm dhe ndaj gjithçkaje, tabu-thyes, menefrego, origjinal, antikomformist etj. 

është rracë e panjohur për shqiptarët ky, prandaj "ia kanë frikën" dhe i druhen.

 

stalker i ka kap thelbin gjese, jul. eshte kthimi me te njejten monedhe, te cilen per nje zot e di c'arsye, nuk e kam pare te perdoret si shume ne shqiperi. nuk them per njerzit qe kane frike ose jane te varur per buken e gojes (kjo e fundit me ben te mos ua marr fare per keq as ketu te ppu-ja, se do me jetu robi). e kom per ata qe jane me teskere ne opozite, qe zhemblat i hane ose i kane ngerene anyway. se nga na doli teoria qe ne do bejme tonen me kulture, medemek, pala tjeter le te tregoje veten e saj. kjo do me thon  sa pak njifet masa realisht; tek ne ala bo pershtypje "i forti", fjala agresive, i numeroi te gjitha, s'i la gje pa thene.. ashtu e? po po, te kam qi robt i tha e c'te ma pragu... nc nc cn, po ai c'i tha... s'foli... e mylli... iku me bisht ndershale... ka qen urtsi e popllit kjo, qe harbuti vetem harbutshen njeh si gjuhe... se ja, a e mban mend kur i tha ne parlament ku shkerdhehet jot moter... u step ky robi, s'di si e qunin... i tha "eeej, ca je tu thon mer... a mbush ti?"... i bonte nder me i llaf, se e qunte gje me terbiet... kur ai tjetri vazhdoi... ne c'motel shkerdhehet? a?... gjith triumf... dhe me e bukra eshte se ktij dereziut qe po shahej i thane edhe rrugac smileysmiley  loool... pune muti o Jul, se normalisht duhet ti ishte kthy ky tjetri te podiumi, ti thoshte motra ime shkerdhehet me motren tate... te dyja me i ven e hajn at mikun, mer shkerdhate muti, mer hale, mer pis... po ti s'di gjo... pyte pyte pak, se te kallxon... ene guxopo ta majti me me permen tjeter gjo, se kalojme ene nga gruja e nga gocat po deshe, si t'ma dush... se harbuti te pi syte, o jul, stilin fisnik e qu per dobsi... tani ca ndodh, del i tip hundleshi qe nuk bon asgjo, po asgjo, as edhe 1 mm me shum sec bon pala tjeter gafurrse, i thot me te shkerdhyme e paskemi? posi mer, di edhe une ashtu, edhe ia hyn. tak e tak e tak... mirpo kjo bi ne sy per keq... ke pa ti? tani ne gojen e ktij tjetrit keto jane te papranueshme... kercejne mileti, po ky eshte zuzar, ky eshte i ktilli e i atilli... sepse nuk eshte mesu kjo lloj retorike... cfare ka kjo si pasoje? do thush ti; po ja, do menohet dy here ai tjetri, se para se te thote o i tredhur, o i tilli e i atilli... do kete parasysh qe ne nje miting nga keta qe prodhohen si smitet ne shqipni, edhe pala tjeter do dali me po te njetat pislliqe... mirpo te dhemin ato dreq kur ti thon, merr vesh... edhe menohesh pak, se mire po shti si m'derr, po ka edhe mbrapsh...

se harbuti te pi syte, o jul, stilin fisnik e qu per dobsi...

+1

  është e njohur ajo gjë Emo, e kam përjetu vetë. Hoqa ujt e zi, ta bëj temën të komentushme për rob që më pëlqen me ndërru dy llafe.

 

E kish thënë këtë që më 45' Aris Veluhiotis... flitej për strategjinë e PK të Greqisë. Ky u tha, merreni pushtetin, bëni edhe ca dëme më shumë, populli ka për të na e fal. Çfarë NUK TA FAL populli, është humbja. Keq më vjen tha, po këtë popull kemi. 

 

Ka qënë një tip pastaj, shumë grafik, shofer furgoni Përmet - Këlcyrë, para shumë vitesh kjo. Takohej në rrugë me ndonjë koleg, hë, bosh je? Ashtu të pafsha gjithnjë! Kthehej nga pasagjerët pastaj - Kshu e do ky milet!

 

***

Seç i ka bindur njerëzit, që vetëm ay i madhi lart, na paska të drejtë me fol çapraz. Forcë e zakonit, mbase. Shikon temën për "çakejtë e hienat", 5-6 komente... fut Bledi Manen, e të shikosh tiiiiiiiiiiiii, yyyyyyyyyy 20 komente përnjiherë. Nga të njëjtët njerëz! Që nuku ndihen për atë tjetrin. Ktu fitun demek superioritet moral. 

 

  Llafi i lig, të prish Emo... e prish gjithnjë shoqërinë, e degjeneron. Se do vijë një ditë që do dush t'i thush komshiut mirëmëngjes. 

  Po një shoqëri që nuk ka rrugë tjetër veç të degjenerohet, se që të rimëkëmbet as që bëhet fjalë në këto kondita, le të degjenerohet sa më shpejt. 

 

***

   Për Manen nuk është vetëm kjo ama... sikur t'i futet kinematografisë, ka për të bo karrierë, sepse është krijesë karakteristike tranzicioni. E them me gjithë mend. Shife një çikë, lexoje me kujdes kur mburret ... Në kondita afër optimales, ky i Manes, duhet të ishte manifesti i çdo të riu! Me një llaf, çfarë leshin!! Kam mbi kokë njerëz, që nuk dinë ç'është emaili, facebook-u, nuk hyjnë dot në marrëdhënie me botën jashtë, pa shfaqur shenja të tmerrshme, të pështira provincialiteti, dhe duhet të jem unë, që i duroj, që i kam mbi kokë. Çdo budallëk që lshon Berisha me sorollop, unë i përjetoj si një lloj poshtërimi, sinqerisht. Budalliku bëhet fyes, kur e ke mbi kokë, Emo. 

 

  Bëj habi për disa njerëz, ndër të tjera, që nuk kanë nivel ndërgjegjësimi, apo përkatësie, apo prioriteti... duhet të kishte një lloj aleance, që të shprehej në përkatësinë e moshës, identitetit, kulturës, të kishte një lloj syri të shihte me infra të kuqe, apo whatever, të dallonte të ngjashmin e vet.  Nëse do kishte më shumë njerëz që do e bënin këtë, atëherë do preferonin shumë herë më shumë, shkartisjet e Manes, sesa të ndonjë tjetri. 

Budalliku bëhet fyes, kur e ke mbi kokë

Gjasme fyhesh ti prej budallallikut qe leshon berisha po nuk t'bo pershtypje per kto *arlliqet me oke qe leshon ktu? po kto nuk duhet te fyejne inteligjencen e atyne qe hyjne e lexojne?

Une lexoj 3 veta qe jan dakort parimisht me ca thote Mane dhe te 3 japin arsye te ndryshme edhe pse njoni duket sikur mbeshtet tjetrin.

Stalker thote "eshte kitsch", ky e mbeshtet po thote "eshte gjo e re dhe e papame pranej e kan frike" (kur ai ven vec per *ara dhe *arlliqe nuk ka pas qene deficit). Emigranti thote pak a shume qe eshte dakort me stalker po i jep nji perkufizim tjeter asaj qe thote Stalker. Te m'falesh emo po un nuk e kap dot lidhjen e shpjegimit tat me ate te stalker. Kitsch mund t'jete cheap dhe moderne njikohsisht po harbutria nuk mund t'jete kitsch. N'rastin me t'mire e quajne psikopat (kur nuk e kontrollon dot veten ne ca thote) po ky lart nuk duket psikopat, thjesht harbut me nji dell vetkenaqsie qe do me e pa emrin ne gazeta dhe ku nuk harron asiher pa permend vendet qe ka pa edhe pse nuk jane fare relevante per ca eshte duke fol.

Kshu, e verteta eshte e vertete, e dhimbshme po me mire se rrena qe i thuhet n'sy tjetrit

Kitsch mund t'jete cheap dhe modern njikohsisht po harbuteria nuk mund t'jete kitsch.

Perkundrazi ! Mund te jete, dhe shume biles ! (sikurse shume fenomene te tjera, fundja). Pikerisht eshte kitschlliku qe mund ta beje shume modern !! Perndryshe, harbuteria sigurisht qe eshte thjesht cheap ne vetevete, jemi dakort.

Kete qe them me lart, padashje, ti e ke pranu edhe vete, kur shkruan :

N'rastin me t'mire e quajne psikopat, po ky lart nuk duket psikopat

smiley

mund t'kesh te drejte po ne mendjen time kitsch perfaqson nji alternative cheap dhe stil te vjetrum po jo domosdoshmerisht vulgar ose harbut

 deri edhe fotoja e artikullit është shumë, shumë e goditur. Shif kontrastin... i tmerrshëm. 

Oranje, kush mund t'ja kete friken ketij "rrebeli" valle!? Sa per info rruget e Tiranes i ke plot me te tille rrebele, cool dhe qe nuk dun me ja dit per gjo n'bot dhe qe s'i rruhet trapi per mo t'bukrin.

Mane psikopati mund te na kish kursyer pak trazim stomaku duke shkruar vetem paragrafin e fundit. Vetem nje i semure mendor mund te persillet nga qimja e flokut, tek penisi, tek verra e sumes dhe gjuhet e huaja, tek travestitet dhe leshi me qime per te nxjerre nje konkluzion te thjeshte fare. Gjynof per ket lloj rinie "rrebele". Po m'kujton kohen e rrebelve te petidinave ne vitet 90 tek parku rinia. Kta lloj rrebelesh me njonen dore ngulnin shiringen tek krahu tjeter qe nderkohe ulte pantallonat dhe nderkohe pa u ulur mire fillonte procesi i jashteqitjes dhe nderkohe mund te jepnin leksione mbi filozofine, tek dafinat prapa Stalinit. Fiks fare.

Jam dakord me kete qe shkruan Bledi per Fahri Balliun. Por problemi qendron ne ate qe une nuk shof asnje lloj ndryshimi midis Fahri Balliut dhe Mero Bazes. Jane si dy pika uji. I rekomandoj Bledit te jete me realist.

Nese ti je dakort me ato qe shkruan Bledi, mos-ndryshimi midis Balliut dhe Bazes nuk ka pse te perbeje problem, perderisa subjekt (i asaj per te cilen per me teper ti je dakort) nuk eshte Bazja, por Balliu. Qofte kjo dhe per faktin qe artikulli eshte shkruar ne nje medie te Bazes.

 

ps: jashte teme : nese Balliu ne rini te tij shkruante poezi qe kishin forcen e atyre qe shkruante ai me te cilin ti e krahason (pra me Meron), une bie perfundimisht dakort me ty qe midis tyre nuk ka asnje lloj ndryshimi. 

 Bledi Mane, taze fare...

Grushtat për Berishën i hëngri Albert Xhani

 

Nga Bledi Mane

1. Vehbiu i Vefa-s dhe Berti i Pollos

Të hënën që shkoi rreth orës dy pasdite, sapo përfundova së luajturi basketboll po hallakatesha hijeve të pemëve rrugës duke shkuar për në shtëpinë e prindërve. Në një nga kafenetë e vogla syri më kapi një grup njerëzish, të cilët mbledhur para ekranit të një televizori lexonin dhe komentonin me potere lajmin që vinte direkt nga Tirana. Tifozët ultras të Partizanit legjendar kishin dhunuar fizikisht presidentin e klubit Albert Xhani sapo ky i fundit kishte dalë nga ambientet e Federatës së Futbollit. Jam në Përmet dhe ky lajm është dyfish tronditës.

 

***

Albert Xhani është një përmetar i lindur dhe i rritur në fshatin Mazhaj të krahinës së Dëshnicës. Si krahina më e varfër e trevës së Përmetit, e cila herë-herë i afrohet mentalisht dhe etnografisht më tepër fqinjëve të saj gjeografikë Skraparit e Tepelenës, është abandonuar këto vitet e fundit nga popullata e saj. Ndryshe nga bashkëfshatarët e tij që jetonin në mizerje dhe injorancë, Xhani u largua qysh herët prej vendlindjes dhe ndaloi drejt e në Tiranë. I arsimuar spontanisht, por me një ego, kurajo dhe nuhatje provinciali të djallëzuar Xhani arriti të punësohet shofer në Ministrinë e Bujqësisë rreth mesviteve ’80. Kishte një ëndërr të llahtarshme për tu bërë futbollist, por fatkeqësisht në fshatin e tij kishte luajtur me topa lecke buzë shtratit të një përroi ku gjendej i vetmi rrip toke i sheshtë. (Nuk po flasim për Viçidolin). Si tifoz i thekur i Partizanit, Alberti nuk mundi të luajë me këtë klub, por pati fatin të shikonte nga afër dhe të prekte pakëz me dorë idhujt e tij Ilir Lame, Perlat Musta, Genc Tomori.

Shoferët e institucioneve të Tiranës kurdoherë kanë qenë një lloj specieje e privilegjuar e çdo regjimi politik dhe si besnikë, spiunë a servila të shefave të tyre kanë mundur të përfitojnë e të bëjnë hajër si kodoshë të vërtetë. Këtë shans të artë pati edhe shoferi Xhani, i cili nga fillimi i vitit 1992 u konvertua në biznesmen e u rikthye në vendlindje me mendjen plot idera dhe xhepat plot dollarë amerikanë gati për sipërmarrje të rënda.

E mbaj mend gjatë adoleshencës sime, kishte vërtetë guxim e kurajo. E ndihmonte edhe ardhja prej Tiranë dhe paraqitja e kësisoj filloi të bënte para derisa në vitin e artë 1996 shpërtheu. I shndriti ylli i fatit si në tregimet e skocezes J.K.Rowling dhe pabesueshmërisht u konvertua në milioner. Imagjinoni një djalë fshati i cili pse i shiti kryefajdexhiut Fehbi Alimuça një fabrikë sallami (pa sallam nëpër magazina), një punishte rakie, një hotel, një rrobaqepësi dhe një furrë buke fitoi as më shumë e as më pak por 7 milionë dollarë. Boss-i i Vefa-s nuk pagoi kaq shtrenjtë ngrehinat karakatina pse ishin pronë e Albert Xhanit, por më shumë se shija e sallamit djegës a rakisë përmetare vlera e objekteve ishte rritur se mes tyre qëndronte sekser zëdhënësi kuqalash i presidentit Berisha, Genci i Stefanaqit nga dera e njohur e Pollojve të Frashërit. Kaq, vetëm kaq duhej dhe shpërdorimi rrush e kumbulla i parave të fajdeve nga ana e Xhanit tmerroi dhe joshi jo një krahinë, por gjithë Jugun e Shqipërisë. E etiketuan “Pashai i Jugut” Albert Xhanin dhe fama e emri i tij u kthyen në legjendë deri sa krisi kallashi i 1997-ës. Braktisi Përmetin dhe vendoset përfundimisht në Tiranë, aty ku po i afrohej ëndrrës së dikurshme. Kësaj here nuk kishte as moshë as energji fizike për të luajtur futboll, energjia e tij e pleksur me paratë e kishin konvertuar në Promete. Ia kishte “rrëmbyer” Vehbiut (kreditorëve) dhe po joshte hijenat eTiranës të cilët e gostitën me Klubin e Futbollit “Partizani” dhe tani që iu grisën edhe brekët nuk i përgjigjen as në celular.

Albert Xhani është një nga klonimet tipike të kapitalizmit berishian që pasurohen misteriozisht nga regjimi brenda 24 orësh dhe po brenda 24 orësh përfundojnë në kothere qesharake sapo fillojnë të dredhin bishtin. Këta lloj tipash piketohen dhe zgjidhen për të bërë lojën e të tretëve e pasi i shfrytëzojnë i shpërfytyrojnë kafshërisht dhe madje nuk u afrojnë as një pjatë supë.

 

2. Pallim me procedurë

Shpejt, shumë shpejt ia harruan investimet në futboll a infrastrukturën e klubit dhe tani që s’ka as përkrahje politike e fizike, as para për t’i hedhur naftë makinës e rrahin dhe e dhunojnë si të jetë një xhepist ordiner i autobusëve të Kinostudios. Më dhimbset ky patrioti im, i cili këto ditë është këtu në Përmet ndoshta për tu fshehur, por nëse mendon paksa me mendje të ftohtë arrin në konkluzion se dhuna e së hënës ndaj Xhanit nuk është thjesht një inat tifozësh futbolli.

Kam në gojën time 1 dhemb të thyer nga dhuna në rajonin 1 të policisë, kam 2 dhëmbë të tjera të thyer në rajonin 2 të policisë, kam hundën e thyer e shembur nga dhuna në Drejtorinë e policisë së Tiranës, kam ende dhimbje në trup nga torturat kafshërore kur më arrestonin dhe më burgosnin. Duroj dhe fal, por nuk harroj. Kushdo që dhunohet më dhimbset dhe zyrtarisht jam kundër çdo lloj dhune por grushtat mbi fytyrën e Albert Xhanit sepse zgjojnë në mendjen time (ndoshta perverse) një lloj kompensimi fetishist. Xhanin e qëlluan në fytyrë diku aty mes zyrave të Federatës së Futbollit dhe Ambasadës Amerikane, por dhimbja u ndje në indet dhe qelizat e Berishës. Nuk ishte hakmarrje tifozash jo, ishte duhma dhe vuajtjet e akumuluara të mijëra shqiptarëve që humbën kursimet e tyre dhe degraduan familjet dhe të ardhmen e fëmijëve. Ishte dhimbja e mijëra të pastrehëve dhe shqiptarëve të vdekur e të gjallë që shëtisin rrugëve të depresuar nga zhgënjimi, tmerri, idiotësia dhe plagët e 1997-ës. Grushta mbi fytyrën e Xhanit ishin mesazh i kristaltë për mëkatarët politikanë, prokurorë, gjykatës, doktorë. Grushtat ishin dhe janë një kujtim i bukur për paratë që shqiptarët ia besuan Vehbi Alimuçës,  Sudes, Gjallicës dhe këtyre të fundit ua rropën Genci i Pollojve, vjehrri i Lul Bash(kis&eumlsmileyës,  Alberti i Partizanit e plot monstra të tjera. Më pëlqen debati që matematicieni Frank Morley bënte me studentët e tij në kolegjin amerikan të Haverford-it në Pensilvani kur ngulmonte duke thënë: “Ka a s’ka Zot pak rëndësi ka, por në këtë dynja lahen dhe kompesohen të gjitha mëkatet e mia dhe tuajat”.

Unë kot e paragjykoj njerëzinë e këtij vendi në ndonjë nga opinionet e mia, gabohem por Shqipëria paska burra. Nuk harrohen brengat e shpirtit kaq shpejt. Paratë ua vodhi më 1997 e pas 14 vjetësh ia nxinë fytyrën një kopuku. Po për korrupsionin, vjedhjet, vrasjet, grabitjet e votave të 2011 do presim deri më 2025? Pak rëndësi ka koha, e rëndësishme është që do dalë përsëri një burrë t’ua skuqë fytyrën Ristanëve, Rulëve, Medinjve, asaj kohe të plakur, të pëgërë e të poshtëruar dyfish. Ka një problem se lista e mëkatarëve është e gjatë, por edhe atëherë do të dalë dikush që tua pallojë robt me procedurë.

Julo, duhej kjo, erdh me ter men si berxoll taze.

Qe lala per manen:

http://youtu.be/T-vwGm5VwuE

po t'ket tru e kupto nivelin e dhurates sime, qe osht diku afer te bashbakllavaja (qe domethon se kom edhe me t'mira po ta ruj doren).

ps. ktu ke shprehjen e famshme "financially dissatisfied, sexually satisfied, philosophically trying"

qe nperkthim te lire i bi per pare trok, femna jo keq, na duhet me bo perpjekje per ngritjen ideopolitike. smiley

ejvalla, julo!

Mane.smiley

Bast ,qe femra ne foto eshte Bleona Qerreti.smiley

 nuk jam shalënjohës i mirë për produktet shqiptare. po si të holla duken për të qënë të Bleonës...

 

ka qene e vogel atehere Bleona ,por ne fakt nuk u nisa nga shalet(sy mashkulli) ,por stili i sandaleve ,eshte tipik "Bleone"(sy femere).smiley

 

 shif, shif! Ti qenke për tu marrë partizane! smiley

 

mu deshen literalisht 60 sekonda te marr vesh ku jane sandalet!

ama, corapet e bardha te "bossit" i kapi syni periher.

OMG! Al,sa kisha pa e pare . Telefilmi im i preferuar "Married with children".:X

 Une i kam pare pothuajse te gjitha serite. smiley

edhe une,ka te forta.smiley

Nuk e di, jepet me ?

 jo, s'e kam pare gjekundi.

por nje dite e kerkova ne internet dhe i shkarkova te gjitha serite, ka 10 sezone.

I pata ruajtur ne hard disk, por m'u fshi.

Ehe ,ne internet ,na e ka mbledh albtelecom,neve qe e kemi me limit.S'guxojme as te hapim youtuben.smiley

Po c'partizane mo ? Nuk bej per ate pune ,se s'kam shenjester hic.Provova gjujta me pushke te ato tabelat ,e qe thuj ti ,qe s'the asnji gje ,me zor e futa brenda ne tabele,e jo me brenda rratheve..smiley

 po mbase do kesh qënë e vogël atëherë, dhe nuk dije si futej...

këto kohët e fundit a ke provu ndonjëherë prapë?

***

Emo... çuni osht përsmari!

lol çorapet!!!!

rrofsh që ma kujtove intervjunë, e kisha parë. shprehje e madhe ajo. 

 

Ce vogel mo ,sa nje gomare kam qene ...turp ta them ,por para 1 jave e kam provu e kam deshtu. Po i vetmi ngushellim dhe justifikim i imi qe ,qe s'kam qene ne zbor,me falet.smiley

 po me përin në gjilpërë si ia çon? 

Kete po,qe kam kohe qe se kam provuar.smiley

keshtu per te pare te thaj,por shperqendrohem.smiley

 "Pallim me Procedure" me shqip do te thote:  te japesh llogari perpara drejtesise ?   smiley

pune kompesimi ishte.dmth sot ti ,une neser.smiley

 pune rotacioni thuaj, po kush e mendo kaq thelle, vje nje dite si 1990 dhe te terheqin zvarre, se ashtu populli jemi ne smiley

Berisha: një hajdut si ne, një pervers si ne natyrisht

Nga Bledi Mane

- Viti 1670/ Kronisti dhe udhëtari i Perandorisë Osmane Evlia Çelebi boton kujtimet e tij nga Shqipëria e asaj kohe. Kudo ku shkon përshkruan natyrën e bukur të vendit tonë, njerëz të ashpër dhe fodullë, dembelizm kolektiv që ia kalon edhe Stambollit tradicional, pabesi, vjedhje…

-Prill 1939/ Italia fashiste pushton Shqipërinë, por gjen në Tiranë Pallatin Mbretëror dhe arkën e depozitave të Bankës së Shqipërisë bosh. Mbreti Ahmet Zogu kishte marrë me vete familjen dhe pasurinë monetare kombëtare.

- Shkurt 1943/ Kapiteni anglez J.Hibberdine, i ardhur në vendin tonë për të ndihmuar lëvizjen kombëtare antifashiste, mbetet i befasuar nga realiteti që gjeti në tokën e… shqiponjave. Zotëria e tij shkruan pa ekuivok në ditarin personal të memuareve: “Sa i lumtur do të isha nëse do të rikthehesha përsëri në botën e civilizuar. Të kisha mundësi që të bëja një banjë me ujë të ngrohtë si dhe të lahesha kur të doja, të isha midis njerëzve të cilët ti ju ke besën, të ulesha në karrige dhe jo përtokë, të haja ushqim të gatuar përsëmbari dhe të shërbyer në mënyrë të kulturuar dhe jo të rrethohem nga pisllëku, qelbësirat dhe njerëzit pa edukatë. Dy muaj në këtë vend, janë sa për dy vjet në shërbim jashtë vendit. Duke mos pasur asnjë besë tek njëri-tjetri, shqiptarët janë të paaftë për të luftuar pasi kanë dyshime se sapo të fillojë beteja, secili do ja mbathë duke e lënë tjetrin në baltë. Janë mendjemëdhenj dhe mburravecë, duke mos pasur asnjë arsye të jenë të tillë. Nuk kanë kurajë, këmbëngulje, vazhdimësi dhe ju mungon sensi i nderit. Janë si fëmijë, dhe si të tillë zihen me njëri-tjetrin. Qeshin vetëm me fatkeqësitë e të tjerëve dhe me siguri që do të vdisnin së qeshuri nëse ndonjëri nga ne do të rrëzohej në greminë. Është një fatkeqësi e madhe që një vend kaq i bukur nuk banohet nga një racë më e civilizuar”.

- Në të njëjtën periudhë të Luftës së Dytë Botërore një tjetër ushtarak i koalicionit antifashist, Majori Britanik Richard Ridell do të klithte: “O Zot, paskam ardhur në Mesjetë”.

- 1945-1948/ Qeveria komuniste e Enver Hoxhës fillon grabitjet në masë ndaj pasurive të klasës së mesme dhe aristokracisë shqiptare. Shtetëzohet çdo aset, tokë, manifakturë, flori, banesa dhe burgosen eksponentët e kapitalizmit të brishtë shqiptar. Vidhet në emër të popullit.

-1991-1997/ Ligji i famshëm 7501 i shpërdorimit dhe dhurimit të tokës dhe pasurive të tjera publike i bërë në anarshi të plotë, legalizoi vjedhjen më të madhe kolektive të bërë në Shqipëri me pasuritë e patundshme. Më pas në kohë, skemat piramidale finalizuan një tjetër vjedhje me suport qeverisës që mund t’i bëhet popullsisë së një vendi në depresion politiko-ekonomik.

-1998-2005/ Shqipëria nën qeverisjen e “Socialistëve të I-rë” thyen rekordet evropiane të korrupsionit dhe vjedhjes. Konkursi kombëtar “Kush do të bëhet milioner” nxori në finale dyshen Fatos Nano-Ilir Meta. Fituesi nuk u shpall asnjëherë, loja qëndron ende e hapur.

-2005-2009/ Erdhi në pushtet me “duar të pastra” Partia Demokratike e tropojanit Sali Berisha, por në pranverën e vitit 2008 e humbi durimin. Fillon eksperimenton një lloj grabitjeje “alla meksikano-kolumbiane” të paparë ndonjëherë në Evropë: vidh duke vrarë njerëz të pafajshëm, vrit duke vjedhur edhe lirine e medias për të mos rënë shumë në sy…

-Qershor 2011/ Organizata e njohur ndërkombëtare Transparency International publikon një raport therës dhe mjaft kritik ndaj politikës qeverisëse në Shqipëri. Alarmi i kësaj organizate nxjerr në pah se ngërçi politik në vend ka penguar reformat këto vitet e fundit. Sistemi gjyqësor ka nevojë të reformohet në mënyrë që të sigurojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve. Mungesa e vullnetit politik po pengon përpjekjet për të luftuar këtë fenomen ne Shqipëri. Qeverisë shqiptare i kërkohet të bëjë më shumë për të garantuar zbatimin e ligjeve antikorrupsion, të ndërtojë kapacitete dhe të përmirësojë qeverisjen e institucioneve kryesore…

 

…Historia bardhë e zi dhe pa lustra tregon hapur fare se nga vijmë, si jetojmë dhe çfarë të ardhme po gatuajmë. Në fakt, historikisht psikoza kolektive shqiptare gjithmonë ka kërkuar ta transferojë fajin, gabimin ose mëkatin (kur punët nuk na ecin mir&eumlsmiley ose te komshiu magjistar, ose te syri i keq, ose te xhelozia e atyre që na rrethojnë. Nuk hezitojmë të mallkojmë politikanët tanë që na qeverisin ndërkohë që sa here na thërrasin për zgjedhje bëjmë rolin e indiferentit deri të shtunën në darkë dhe pa u gdhirë mirë e diela zëmë radhë tek qendra e votimit. Duam s’duam kemi afeksion të brendshëm për liderët tanë… duam s’duam gjejmë veten tonë te personaliteti i deformuar i tyre…

Po e shikojmë live në çdo televizion sesi Arben Ristani i KQZ-së po manipulon dhe vjedh votat tona. E dimë të gjithë që edhe Benit edhe Tom Ndrecës së Kolegjit Zgjedhor urdhrin ua dha në mënyrë indirekte Doktor Sala që të manipulonin humbjen e Lulit të Xhelalit dhe zyrtarisht do të jenë të mbrojtur për aq kohë sa të jetë PD-në pushtet. Po mos harrojmë, a nuk vjedh kështu edhe furrxhiu i lagjes tonë me urdhër të pronarit të tij? Nuk ka dyshim që bukën e përditshme e blejmë më shtrenjtë, më pak në peshë dhe me pigmentet e nakatosura si mos më keq për tu dukur si bukë bio? E hamë bukën dhe heshtim.

Po doktori te spitali publik që të merr para për operacionin e familjarit tënd, t’i shet barnat (që janë falas) me lekë në dorë, infermieria që nuk ta shpon bythën pa i dhënë 200 lekëshin, po sanitarja që ta fermenton jashtëqitjen aty te oturaku poshtë krevatit tënd po nuk i dhe bakshishin, mos të duken më ndryshe nga qeverisja e Saliut?

E kemi parë veten sa keq i ngasim makinat në rrugë dhe semaforët shqiptarë gjithmonë jeshilojnë? Ne nuk lidhim rripin e sigurimit për pordhë dhe kur vdes dikush pëshpërisim se mund të shpëtonte po ta kish lidhur atë dreq rrip. Kështu bëri edhe Saliu me Gërdecin dhe 21 janarin. E harruat?

E kemi dëgjuar veten sa shumë ulërasim dhe gënjejmë kur flasim në telefon që të na dëgjojnë të tjerët e tu mbushim mendjen sikur vetëm ne kemi gjithmonë të drejtë? Kështu bën edhe Sala në mbledhje qeverie dhe parlament.

Çuditemi pse Fatmiri i mjedisit, Genci i bujqësisë, Majlinda e integrimit, Petriti i shëndetit bëjnë ashiqare çdo muaj favore të jashtëligjshme ndaj të tretëve, por harrojmë që edhe prindërit tanë kështu paguajnë mësuesit, pedagogët dhe pronarët e universiteteve private për të na sforcuar intelektualisht ne fëmijëve të tyre injorantë, dembelë, fejsbuksa dhe njublloksa.

A nuk sillet Argita dhe Xeni njësoj si fëmijët e kryetarëve të komunave, bashkive, drejtorëve të qarkullimit rrugor, ministrave, shefave të policisë, gjykatësve?

A nuk debaton dhe zihet prej flokësh Rozana Radi me Rezarta Shkurtën siç bën edhe doktor Berisha me opozitën dhe me këdo që e kundërshton?

A nuk tallet me gjithë qytetarët Kryeministri dhe Ridvani i financave me mirëqenien e supozuar dhe bumin ekonomik të vendit siç u tall Griselda 48 orë rresht me jastëkun poshtë fustanit?

A nuk e ndotim detit, rrugën, lagjen, qytetin ne me plehrat tona ashtu siç kërkon ta ndotë Shqipërinë Saliu me plehrat e Berluskonit?

Habitemi kur pasi paguajmë faturën te pub-i në bllok shikojmë se kamarieri na i ka zhytur keq. Nuk kthehemi t’i kërkojmë llogari se na shikojnë klientët e tjerë dhe na shajnë “pabuksa”, kështu bën edhe qeveria me taksat tona dhe ne heshtim duke tretur përgjegjësinë individuale.

E tretim përgjegjësinë individuale kur shohim sesi nëpërkëmbemi sepse kemi dëshirë të nëpërkëmbim të tjerët. Ndjejmë thellë në vetvete se askush nuk është ndryshe, të gjithë jemi njësoj. Ndaj e lemë Sali Berishën të tallet çdo minutë me ne, te personaliteti i doktorit gjejmë të mishëruar veten tonë.

Duke mbyllur siparin e kësaj tragjikomedie folklorike po u kujtoj se gjatë fillimviteve ’90 opozita e atëhershme antikomuniste bërtiste me të madhe për regjimin e dështuar të Enver Hoxhës: Të gjithë bashkëfajtorë, bashkëvuajtës të gjithë!

I mora plakut 10 mijë lekë dhe po iki nga Blloku të hapem çik bythësh, do vijë njeri me mua?

Bledi,again.smiley

Qyqja ,u pushtua PPU,nga Bledi.smiley

Kete rreshtin e fundit ,se mora vesh.Ekziston ndonje link,per ta ilustruar?.smiley

Mania dikur gjate 90-tave ka pas kandiduar i pavarur per deputet a bashkiak. Kot per ti nxjerr nje info, se nuk paska lene toc pa diskredituar. Hallall Mania per kurajen.

 Bledi Mane... para se të fle.

10 gafat më të mëdha historike të shqiptarëve.

 

Nga Bledi Mane

“Prodhon më shumë histori dhe konsumon fare pak”- Kështu shprehej kryeministri legjendar britanik Uinston Churchill për gadishullin e Ballkanit. Profecia e tij ende përmbushet çdo ditë në këtë pjesë toke ku jetojmë dhe ne shqiptarët. Edhe pas ndryshimeve të hartës gjeopolitike të rajonit me luftrat e famshme në ish Jugosllavi, kjo tokë nuk mund të rrijë dot e heshtur, por njerzit e saj si krater i një vullkani që (s&rsquosmileyfle shpërthejnë dhe nuk përmbahen. Rekordin si zakonisht e mban Shqipëria, e cila veçanërisht 21 vitet e fundit ka shkruar më shumë histori se të 12 vendet ballkanike të marra së bashku. Në rubrikën e sotme po botojmë konkluzionet e një vëzhgimi interesant të studentëve të historisë së Universitetit Publik të Tiranës, të cilët të udhëhequr nga specilaistët e kërkimeve shkencore filologjike, Reldar Dedaj dhe Alket Saliasi, paraqesin shkurtimisht 10 stanjacionet historike të cilat frenuan në mënyrë absolute progresin oksidental të vendit tonë.

 

1-Konvertimi masiv në myslimanizëm

 

Mjaft historianë të vjetër e të rinj,këtej dhe andej anëve të kufirit tonë të përbashkët, e justifikojnë konvertimin e shqiptarëve me një lloj pragmatizmi që “karakterizon racën tonë”. Ndryshe nga fqinjët apo vende të tjera të Ballkanit, vetëm sllavët e Bosnjëes dhe shqiptarët bënë një konvertim gradual masiv nga kristianizmi (katolikë dhe ortodoks&eumlsmiley në muslimanizëm (sunitë a bektashinj). Aspak tradicionalë,nacionalistë dhe largpamës paraardhësit tanë kapitulluan pa kushte veçanërisht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe deri në fillim të shekullit XIX kur perandoria Osmane po jepte shpirt asnjëherë nuk tentuan një rikthim gradual në kristianizëm pavarësisht se po shihej qartë triumfi i oksidentit dhe qytetërimit të tij. Ndjeshmëria jonë fetare dihet botërisht që ka si mbulesë një lëkurë me qeliza të vdekura të cilën politika apo massmedia e vlerësojnë si tolerancë të mrekullueshme. Të jesh një komb me përqindje të lartë popullsie muslimane nuk është turp as mëkat por ec e mbushu mendjen burokratëve të Brukselit që i kanë dhënë detyrë shtëpie Berishës regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare e ashtu si KQZ-ja e famshme të përmbysë e balancojë rezultatet që do të dalin pas atij censusi për ta nxjerrë Shqipërinë jo më një vend me 75% të popullsisë muslimane. (Mua nuk më duket keq si nism&eumlsmiley

 

 

 

2-Shpallja e nxituar e pavarësisë

 

Si zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane vlonjati Ismail Beu,po shikonte degradimin gradual final të Stambollit dhe me nuhatjen e një diplomati oriental plak u nis për të ndihmuar në shkëputjen e trojeve shqiptare nga varësia osmane. Bashkë me atdhedashurinë e ndryshkur kishte në mendjen e tij edhe të vazhduarit e karierës por kësaj here si kryetar shteti e jo më si një zyrtar i rëndomtë i perandorisë gjigande. Përpjekjet e Ismail Qemalit natyrisht ishin kolosale por padurimi i tij bëri që indipendenca e shpallur në Vlorë të pavarësonte një Shqipëri të tkurrur. Katër vilajetet shqiptare të kohës: Janina,Shkodra,Manastiri dhe Shkupi nuk mundën ti bashkoheshin totalisht shtetit të ri të pavarur. Dëshira,nxitimi dhe loja e dyfishtë me francezët që bënte plaku Ismail prodhuan një Shqipëri të sakatuar e cila ende edhe sot ka mbetur e hapërdarë si në vjeshtën e parë të 1912-ës.

 

 

3-Emigrimet e iluministëve

 

“Shqipëri të kam dhjerë,s’më kuptove asnjëherë”!- Kështu thonë gojëdhënat se i këndoi Faik Bej Konica Shqipërisë ditën e largimit për në Amerikë. Iku dhe nuk u kthye kurrë përveçse më 1995 kur e sollën me një arkivol të vogël dhe e varrosën nga kodrat e liqenit në krah të vëllezërve Frashëri. Edhe këta si korifenj të Rilindjes kombëtare shkruanin e botonin larg Shqipërisë. Një tjetër personalitet i mendimit kombëtar Fan S.Noli braktisi vendin dhe nuk u kthye më. Branko Merxhani iluminist i publicistikës dhe avangardës shqiptare pas përpjekjeve dhe sakrificave në evropianizimin e Shqiperisë së viteve ’30 u largua përfundimisht nga vendi ynë e nuk u bë më as i gjallë e as i vdekur. Edhe pas luftës së II Botërore pati një eksod të inteligjencës shqiptare e cila pas lodhjeve të kota vendosi që ti largohet këtij vendi si në kohë kolere.

 

 

4-Lëvizja haxhiqamiliste

 

Sapo pavarësia e sakatuar dhe e brishtë e Shqipërisë kishte filluar të jepte frytet e veta,sapo fuqitë e mëdha dukej se po ujdisnin lindjen e shtëtit të ri, atëherë kur mendohej se do të kapej koha e humbur ia plasi. Dum Babën! çirreshin nëpër kënetat plot malarje të Shqipërisë së mesme. Një ushtri e tërë kopukësh lafshëprerë me në krye monstrën injorante Haxhi Qamili çkurdisën orën e re të Shqipërisë. Lanë pezull kohën që vendi të mos ecte drejt progresit modest por kërkonin të ishim ende vasalë të Stambollit. Kërkonin të ktheheshim edhe njëherë nga kishim dalë pas 500 vjetësh. Lavdi zotit lëvizja haxhiqamiliste zgjati vetëm në vitet 1914-1915 se përndryshe ky stanjacion do të na kishte marrë më qafë si vend e si popull. Më pëlqen tua citoj çfarë Kadare shkruan për haxhiqamilët e kohëve moderne : “Siç shihet, Haxhi Qamilët e sotëm janë të palodhur. Ndryshe nga banditi i dikurshëm analfabet, këta të sotmit, që dinë shkrim e këndim, janë edhe më të rrezikshëm.”

 

 

5-Instalimi i regjimit komunist

 

Tallona për të tërë,bukë për të tërë,burg për të tërë…Besuam ne të gjorët shqipëtarë se bashkë me luftën partizane dhe çlirimin e vendit Partia Komuniste që e kishim dhuratë nga jugosllavët do e kthente këtë vend në një Eden të paqtë ku të gjithë do të punonim e jetonim normalisht. Pavarësisht se lideri Hoxha kishte jetuar vite të tëra në Francë e Belgjikë nuk mundi të zbuste paksa stalinizmin e instaluar me kujdes dhe dhunë në Shqipëri. Gjakatar,anti human,brutal,grotesk regjimi komunist i Tiranës deformoi jo vetëm doktrinat majtiste por edhe një racë dhe komb të tërë. Pasojat ende i vuajmë edhe sot,ne bijtë e atij revolucioni makabër.

 

 

6-Ateizmi i sforcuar nacional

 

E kush e kishte mendjen te Shqipëria e viteve ’60. Kush e kishte zili këtë kështjellë të pamposhtur buzë Adriatikut,kë joshte ky vend që patjetër duhej pushtuar? Në brezin e luftës së ftohtë harta e Shqipërisë nuk pikturohej fare,me një popullsi të vogël dhe aspak fuqi ushtarake apo ekonomike vendi ynë nuk tërhiqte vëmendje. Atëhere çfarë të bënte shoku Enver dhe biroja politike??? I futën një dekret të shpejtë me anë të kuvendit popullor (vk) dhe më 1967 e shpallën vendin e shqiponjave si të parin dhe të vetmin vend atesit të planetit. Ohhhh sa mirë me qen ateist o e,o e!!!

 

 

7-Dyndjet pa kriter të popullsisë së veriut,ndërtimet masive pa leje dhe shkatërrimi i bregdetit (ende edhe sot)

 

Gjatë mbretërimit të Zogut kur monarkia kishte vërtetë rregulla dhe ligje strikte patëm dyndjen e dibranëve drejt Tiranës por duke respektuar çdo lëvizje demografike të kontrolluar u bë sistemimi urban i tyre në mënyrë koherente dhe ligjore. Krahasojeni zhvendosjen e dibranëve të viteve 1912-1935 me dyndjen e malësorëve 1993-2009, njëkohësisht hiqni një paralele me ndërtimet në bregdetin që nga Velipoja deri në Ksamil 1997-2011. A nuk duket Shqipëria si getot periferike në Lagos të Nigerisë dhe Rio de Janeiro të Brazilit ???

 

 

8-Skemat piramidale dhe praglufta civile e 1997-ës

 

Më jep 100 dollarë të të jap 150 dollarë. Je pensionist? Më jep 100 dollarë të të jap 180 dollarë. -Paske interes të ulët ti Vehbi,po iki nga Sudja. Hajdeni më mirë nga Populli ose nga Xhaferri… Na ka marrë malli për gallatat me fajde,me miliona,me bollëkun,me kallashët,me plaçkitjet,me maskat,me kaosin…E mbani mend çfarë marrëzie kolektive kaploi këtë vend e këtë popull? Por më e çuditshmja vazhdon, të njëjtët njerëz që e gatuan qeverisin ende edhe sot por ndryshe nga 1997-a tani na vjedhin e grabisin më me edukatë me faturat e energjisë,ujit,telefonit,internetit. Na e kanë marrë lirinë e nuk na i japin as përqindje…(smiley()

 

 

9-Ndryshimet e shpeshta dhe sharlatanizmi i Kushtetutës

 

Deri më 1998 nuk kishim kushtetutë fare. Atë komunisten e nxorrëm jashtëligjit. Partia Socialiste e ardhur në pushtet më 1997 na premtoi që do të na bënte me kushtetutë dhe e mbajti fjalën. Aktori Arben Imami dhe politikani me gjimnaz ish partizani Sabri Godo pa pikë lidhje me konstitucionalizmin  dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve na prodhuan këtë kushtetutë që kemi sot e cila sa herë nuk u pëlqen Berishës dhe Ramës pëson ndryshime. Nga inati Ilir Meta rri pa ngrënë dhe si hakmarrje koalicionon qeveritë për të përfituar nga pushteti. Priten ndryshime të tjera në kushtetutë sepse nuk dënojmë dot Arben Ristanin për vjedhje. Mirësevini në Sudan,Burundi,Mali,Kongo dhe Shqipëri natyrisht.

 

 

10-Vjedhja publike e votave dhe degjenerimi i sitemit të drejtësisë

 

E pamë bardhë e zi dhe me ngjyra, e ndoqëm me zë dhe figurë. Nga Konispoli në Ëashington,nga Dukagjini në Bruksel,nga Dropulli në Beograd,nga Bajram Curri në Athinë, nga Kisha e Laçit në Mekë,nga ura e Tabakëve në Vatikan kudo ku kap valë televizori,radioja,celulari dhe interneti u pa nën dritën e diellit rrumpalla më e madhe hsitorike post elektorale. Pas zgjedhjeve me kokrra misri qe bëri Enver Hoxha më 1945 këto të sivjetshmet treguan edhe njëherë se deri ku kemi progresuar si hajdutë duke ia ngritur siparin shoë-t të radhës, degjenerimit të sistemit të drejyësisë. Sikur të çelësh sot një muzeum për sharlatanizmin e zgjedhjeve dhe kalbjen e sistemit të drejtësisë as krushku i Berishës historiani Luan Malltezi nuk mund të përballonte dot rolin e ciceronit prej ngarkesës së madhe të vizitorëve të huaj dhe shqiptarë që mund të ketë ky lloj muzeumi.

 

  Bluja e Margaret Thatcher-it dhe bluja e Xhelal Mziut      

 Nga Bledi Mane*       1. Relaks        Nga ballkoni i shtëpisë së tim vëllai këtu në Rethimno të Kretës ku po pushoj këtë fund gushti, çdo mëngjes (mesdit&eumlsmiley kur çohem nga gjumi më shtrihet para syve horizonti ku treten mes tyre ngjyrat blu të këtij pellgu. Bluja e çelur e qiellit teksa puth lehtshëm blunë e detit Mesdhe, pikturojnë magjishëm të dyja eliksirin e parajsës dhe si në pikturat e impresionistit francez Claude Monet, relaksohesh i tëri e mbushesh me energjitë e nevojshme të ditës. Bluja është një nga ngjyrat më të privilegjuara që njerzimi ka zgjedhur të simbolizojë paqen, parajsën, gjumin, shpresën. Qysh nga Iliada e Homerit e simbolizmi i virgjëreshës Mari, bluja mbetet një nga ngjyrat më fisnike dhe misticizmi që i kanë veshur kësaj ngjyre, e bën më mistike dhe më të dashur përdorimin e saj.Bluja i mungonte Shqipërisë prej dekadash. Të skuqur 46 vjet rresht nga regjimi Bolshevik, askund në vendin tonë nuk kishte mbetur ndonjë hapësirë ku mund të shihje pak blu të paqtë. Me përjashtim të brekëve të Pogradecit që i vishnim të bardha çdo të hënë dhe i zhvishnim të zverdhura çdo të dielë, ne ishim të lyer kokë e këmbë të kuq. Edhe trurin na e kishin shpëlarë në të kuqe dhe pavarësisht se jemi një vend mesdhetar, skuqnim më shumë se Kamboxhia a Laosi së bashku. Mbaj mend gjatë fushatës elektorale të marsit 1992 një poster të paparë të Partisë Demokratike. Mes një lëndine me lule pranvere, një vajzë adoleshente vraponte shkujdesur dhe në sfond një qiell blu i pikturuar si me dorë. Një qiell blu, i cili kur e shikoje të mbushte mushkëritë me oksigjen dhe si të ishte dizajnuar në 3D, posteri dukej sikur të merrte për dore e të çonte pa kuptuar drejt fitores (parajsës) së opozitës së atëhershme.Bluja na mungonte ne shqiptarëve ashtu si liria, ushqimet e përditshme dhe uji i pijshëm. Bluja mungonte që nga mentaliteti i byroistëve e deri tek tablotë e piktorëve, mungonte që nga fustanet e vajzave e deri te lodrat e fëmijëve. Megjithëse lagemi nga dy dete, bluja ishte e paprekshme nga të gjithë, ishte e ndaluar sikur të na ndillte drejt thellësive të saj, ku po të zhyteshim do të zbulonim se e kuqja që e mbanim edhe në qafë si shall pionieri, po na asfiksonte pak nga pak çdo ditë.Mentalisht, artistikisht dhe politikisht, bluja çliron ndjesinë e largësisë, distancës dhe prespektivës. E përzgjedhur nga konservatorët si ngjyra simbol e tyre, blunë e përdorin edhe si imponim për t’u treguar njerzve se me trashëgimi, merita, punë dhe sakrifica, mundet që një ditë nëpër venat e tua të qarkullojë i famshmi gjak blu dhe veten ta ndjesh si personazh në romanin e famshëm “Helena” të shkrimtares anglo-irlandeze Maria Edgeworth.Të mahnitur nga bluja qe prekëm me dorë pas viteve ’90, ne shqiptarët u lëshuam si skllevërit e ç’zinxhirosur dhe ia përpimë nektarin kësaj ngjyre fisnike. Detet i dhjemë me jashtëqitje dhe ndërtimet halabake pa leje, kurorën e gjelbërt pishave ua premë, plehrat i derdhëm mes ujit dhe nga blu, Adriatiku dhe Joni u konvertuan në këneta gjigande malarjesh. Ohrin, Lurën, Prespat, liqenin e Shkodrës, i zvenitëm dhe bashkë me ujërat e zeza, ua tronditëm dhe ritmin e dallgëve me tritolin që vramë peshqit dhe tektonikën shekullore të tyre. Lumenjtë anembanë vendit i shurrosëm si Lana mes Tirane, ndërsa oazeve të Komanit dhe Fierzës mbi Drin ua shpartalluam portat e i lëshuam si kuçedra mbi njerzit tanë, duke ua shkatërruar shtëpi e katandi 3-4 herë në vit. 2. Viçidolsi me gjak blu              I dëshiruar dhe i frymëzuar do të ketë qenë dhe grafisti i njohur shqiptar, i ndjeri Bujar Marika kur dizajnonte flamurin dhe logon e opozitës së parë shqiptare të vitit 1991. Nuk do ta ketë kursyer talentin dhe fantazinë zoti Marikaj dhe tek ngjyente penelin në bojën blu, mbushej me lirinë e munguar, siç mbusheshin gjithë bashkëatdhetarët e tij. Por, vetëm 3 vjet më pas bluja e flamurit të Partisë Demokratike filloi të ndotej. U bë paksa pis bluja e PD-së, porsi fletoret me njolla vaji të Henri Çilit në shkollën fillore të Labinot Fushës. Në nëntorin e 1994-ës, kur Berisha president kërkonte të kushtetueshmëronte Shqipërinë si Abdulla Salehi i Jemenit, e ndoti atë blunë e paqtë që e adhuronim të gjithë. Në vend të pastronte njollat e para vetëm 24 muaj më pas në maj të 1996, i njëjti president me katrahurën e zgjedhjeve parlamentare volli ndyrshëm mbi atë flamur. Tashmë flamuri simbol antikomunist i së djathtës shqiptare jo vetëm po ndotej, por filloi edhe të grisej me pragluftën civile të 1997-ës. Në shtator të 1998-ës flamurin qe rrinte i turpëruar në opozitë e shpuan me plumbat e Azem Hajdarit dhe nuk e prehën në paqe poshtë varrit, siç e do tradita, por e përplasnin mes dhimbjes dhe turpit në dyert e kryeministrisë, si për ti thënë Fatos Nanos që të largohej disa ditë drejt Maqedonisë sa të qetësohej situata. Edhe kur Ilir Meta ia vidhte votat së djathtës shqiptare me Dushkun e famshëm të 2001, flamuri blu i lodhur e i përçunduar strukej nën sqetullën leshverdhë të ndonjë militanti nga Bathorja e nuk ngrinte krye. I kalbur mes mykut dhe mizerjes së magazinave të PD-së, flamuri (jo Noka) më i parë i lirisë dhe kapitalizmit u valëvit sërish krenar e i bukur në korrikun e 2005-ës. Në duart e KOP-istave të rinj të sjellë si Mesia prej Argitës, flamuri blu udhëhoqi plot hijeshi ashtu siç e endërronim të gjithë, por jo gjatë, deri në mars të 2008. Flaka e Gërdecit e skuqi dhe e përcëlloi, e gjakosi dhe e plagosi, e nuk valëvitet më nëpër beteja krenar si dikur. Qysh atëhere, këtë flamur e përdorin si letër amballazhi për vjedhje dhe vrasje Lul Basha, gardistët republikanë, Namiku a kunetërit e Majlinda Bregut. Me këtë flamur, sa herë që vjen në Tiranë fshin bythën ortodoksi serbo bosnjak Fazlliç, të persekutuarit e vërtetë politikë nuk kanë shans as ta prekin, as ta arrnojnë, ndërsa shokët e Zenit fshijnë qurret sa herë teshtijnë nga ndonjë virus i çuditshëm. Bluja e bukur e dikurshme po i zvenitet dhe njerëz që nuk kanë aspak lidhje me të djathtën fisnike  e shpërdorojnë keqas sa herë që u nevojitet. Këtë flamur më tepër e përdor si facoletë Arben Ristani, si çarçaf e përdor Sashenka dhe Toma, si lines Monika Kryemadhi, si tanga Albana Vokshi,  derisa ta nxjerrin jashtë përdorimit. Bluja nuk është më feksëse dhe verbuese si më 1992-shin, por bajate dhe e pështirë. Kam frikë se ndoshta pas pak kohe, ashtu siç turpëruan dhe përdhunuan blunë dhe flamurin antikominist të së djathtës, do i vërsulen flamurit kombëtar. Do e ndotin, do e grisin, do e dhjesin porsi brekët qe mbante veshur në ’50 në Viçidol aristokrati me gjak blu, Saliu i Ram dhe Sheqere Berishës.

 pas një mungese, relativisht të gjatë... 

gjys për fajin e vet (se nuk ka shkruar), dhe gjys për fajin tim, që një shkrim nuk ia kam sjellë. Vjen para jush, i freskët si pite, i sapodalë nga furra. I pari dhe i vetmi: BLEDI MANE.

Ra kjo mortje dhe i pamë

1./Luani (Hoxha) me frikën e lepurit

Nuk dua ta di fare nëse ka apo jo nen të veçantë në Kodin Penal të Republikës që më dënon nëse mallkoj një ose më shumë individë. Aq më tepër kur këtë mallkim do t’ua lëshoj atyre të gjashtëve, atyre zyrtarëve bythëpambukë për të cilët paguan taksa i madh e i vogël, atyre që në vend të bëjnë detyrën kushtetuese ndaj publikut shkojnë e qurraviten si fëmijë të bezdisur kopshtesh dhe ankohen se jeta e tyre qenka në rrezik. Unë sot do të konvertohem në plak hebre, thjesht për disa minuta do të kopjoj magjistarët e frikshëm Kabalah dhe do të marr guximin të mallkoj për herë të parë në jetën time. Dua t’ua nxij turpshëm fytyrat njerëzve që u pëlqen pushteti dhe profitet e tij por mungesën e përgjegjësisë e justifikojnë me terrorin e mafias qeverisëse.

Besoj e kuptuat për kë po shkruaj sot, e nuhatët kë po anatemoj dhe mbushur plot me revoltë u ftoj që së bashku me mua të tallim mallkueshëm pushtetarët tanë të cilët kabllogramet e Wickileaks-it i zhveshën nudo para syve tanë dhe e morëm vesh që shumë prej tyre janë spiunë të shokëve, frikacakë dhjaksa, hajdutë orientalë, kurva në karakter dhe njerëzit më të poshtër të këtij vendi. Unë personalisht nuk e besoj se frika dhe terrori që u janë kanosur eminentëve të pushtetit në këtë vend i kanë penguar këta të gjorë në ushtrimin e detyrës. Besoj se edhe Withers si ish diplomat i rafinuar dhe dhelpërak thjesht sa i ka mikluar këta sharlatanë me kollare dhe grada. Ka bërë sikur i ka besuar dhe thjesht ka raportuar ironikisht drejt Washingtonit për t’i treguar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në këtë planet me emrin Tokë ekziston një Republikë Spurdhjakësh që veçse i futin pas shpine thikën njeri-tjetrit!

Si mund të ndjehet i frikësuar dhe i kërcënuar Komandanti i Forcave të Armatosura të një Republike në mes të Evropës, një President që ruhet nga Garda Republikane 24 orë në ditë, zyrtari dhe qytetari Numër 1 i Shqipërisë i cili fantazon se do e sulmojnë me gurë militantët e Sali Berishës? Gabohet Bamir Topi se demokratët e vërtetë nuk njohin gurë dhe pllaka trotuaresh, demokratët rrëmbejnë tanke, mitraloza dhe bëjnë grushte shteti. Militantët qëllojnë mbi njerëz me armët e gardës. Bamiri i njeh taktikat e tyre më mirë se Withers por nëse do të ndjehej shtetar i vërtetë do ti kish thirrur edhe pesë të kërcënuarit e tjerë e së bashku me ta “Live” si Fatos Nano në KPD-në e famshme mes kamerash e mikrofonash të na flisnin hapur rreth këtyre kërcënimeve. Aty nga zyra e tij të na shfaqej në krah të Ina Ramës, Bahri Shaqirit, Hysni Burgajt, Kreshnik Spahiut,Luan Hoxhës dhe së bashku të shfrytëzonin kompetencat dhe imunitetin që u jep ligji, të bëheshin grusht dhe t’ju gjuanin me grusht kërcënimeve të Berishës a të djalit të tij.

Unë nuk u besoj këtyre historive por si qaramanë aspak produktivë në postet e tyre këta zyrtarë kujtojnë se shpërndajnë përgjegjësinë duke e deleguar diku tjetër. Ndjehen të frikësuar njerëzit që drejtojnë ushtrinë me armët e saj, njerëzit që kontrollojnë organin e akuzës dhe policinë. Ndjehet i frikësuar nënkryetari i KLD-së dhe shefi i Aleancës Kuqezi. Kreshniku që do të bashkojë Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Çamëri paska frikë. Nuk ka frikë as nga serbët,as nga grekët por ka frikë nga një shqiptar i vetëm me pak pushtet. Kur paskan frikë këta të gjashtë me bodyguard-ë,makina,shoferë e gardistë pas bythe po unë që edhe këtë muaj nuk bleva dot abone autobuzi çfarë duhet të bëj? Shumë thjesht për tu kuptuar, me justifikimin e frikës kamuflojnë bizneset e tyre dhe paralelisht i zgjasin jetën qeverisë së koalicionit Tropojë-Skrapar-Çamëri-Dropull!

 

2./ Van Dammi me karate, Bruce Lee me kung fu, Florenc Hoxha me dhunën blu

Duhet të ketë bërë ndonjë pakt të fshehtë Ramiz Alia me Sali Berishën në marsin e largët të 1992. Kur ndërruan qetësisht pushtetet ky i fundit do t’i ketë premtuar Alisë se kultura e dhunës bolshevike do të vazhdonte edhe pas zëvendësimit të Hekuran Isait. Malësori doktor e mbajti fjalën me suksesorët dhe aksesorët e regjimeve të tij. E nisi me shikun dhe shiksat leshpalarë të Gazidedes dhe po e vazhdon edhe sot dhunën në moshën e internetit me Florencin pa lesh në kokë të policisë Lul Bash(a)kiake.

E patë atë farë lloj burri që dhunon gra në detyrë mes kolegëve? Më rezulton se kjo specie me kokë në formë çiftelie, paska qenë shef i Rajonit 3 të Policisë në Tiranë. Mes zyrash administrate dhe i filmuar zotëria dhunonte pa pikë turpi, imagjinoni çfarë mund të ketë bërë me qytetarët e thjeshtë nëpër qelitë e ndyra pa dritë të rajonit? Unë e njoh këtë racë të ndyrë policash si ky burracaku i bashkisë. I njoh sepse kam goxha eksperienca me ta dhe janë egërsira përsa kohë kanë pushtetin dhe gradat mbi supe por kur i largojnë me ceremoni nga puna këta tipa fshihen si lepuj dhe i sheh të dalin vetëm te kafja poshtë shtëpisë. Nuk çuditem me sjelljen e këtij Florenci që u bë polic sepse e kanë tallur dhe dhunuar shokët e lagjes qysh në fëmijëri. Kërkon të mbushë me hakmarrje defiçensat e krijuara nga personaliteti i deformuar që ka dhe si shpagim dhunon gra, dhunon gra se fuqia e tij nuk mund të përballet me potencën e një mashkulli. Dhunon gra se edhe eprorin që drejton bashkinë e ka porsi grua pemë(krah)thyme.

Ky Florenci nuk më çudit, por tu them të drejtën ditën e incidentit mbeta i zhgënjyer kur i pashë vetëm pa përkrahje gratë e bashkisë. Mendova se pasi është informuar Jozefina Topalli do të kishte marrë në telefon Arta Daden, Majlinda Bregun, Rajmonda Bulkun, Valentina Leskajn, Albana Vokshin, Olta Xhaçkën dhe do të ishin gjendur atje. Elsa Ballauri e Diana Çuli bashkë me aktivistet e tjera të të drejtave të njeriut do kishin njoftuar edhe gratë e tjera te Avokati i Popullit dhe do të lëshoheshin me vrap për solidarizim. Edhe Sonila Meço me Rudina Xhungën, Ilva Taren, Arbana Osmanin mendoja se do i shikoja mes protestueseve.

Kujtoja kur para 3 vjetësh doli Withers në konferencë urgjente shtypi pse deputeti Tom Doshi dhunoi një gazetar (që nuk e kishte filmuar askush) dhe mendoja se të njëjtën gjë do të bënte zëvendës ambasadorja amerikane Deborah Jones, por u gabova…

Më falni por mua më duket se më ka rrjedhur truri fare. Thotë mirë Dr. Tritan Shehu që eliksiri i Detit Mesdhe më ka dalldisur këtë behar. Unë kërkoj qiqra në hell dhe harroj se Liljana Arapit i preu kokë, këmbë e krahë Gaqo Dumka dhe opinioni publik klithte frikshëm : Mirë ia bëri se ishte kurvë!!!

 

3./ Dy shënime të rëndësishme

-Të hënën më 12 shtator fillon shkolla edhe në qytezën e Bulqizës. Fëmijët naivë si engjëj barktharë do të ulen në banka me çantat bosh pa libra,pa rroba të reja,me fytyrat e djegura nga dielli. Në pushimin e madh nuk do të hanë ato çokollatat turke 10 lekëshe sepse baballarët e tyre minatorë kanë një muaj që protestojnë dhe nuk marrin rrogat. Janë të rraskapitur edhe këta fëmijë si prindërit por ndjehen krenarë. Me rezistencën e tyre sollën në shinat e duhura sindikalizmin shqiptar dhe së bashku me Kol Nikollën e detyruan sipërmarrjen private shqiptare a të huaj të dijë si të respektojë punëmarrësit. Jemi në nëntokën e Shqipërisë,jo të Kongos.

-Më 1997 ish politikania italiane Irene Pivetti na mallkoi dhe shqiptarët i hodhën në det. 14 vjet më pas si skuthe shkoi te vendi i krimit dhe shtangu kur një grua vlonjate e brejtur nga vdekja e 4 njerëzve të dashur ia plasi fytyrës:

““Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona. Vetëm tri ditë para se të mbytej Katëri i Radës ti kërkove të mbyten shqiptarët dhe ne sot kërkojmë të paktën t’i përgjigjesh pyetjes ‘pse i urren kaq shumë shqiptarët?’. Ne i nderojmë miqtë, kemi miq italianë, por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e të afërmve të mbytur”

Irena e Berluskonit dhjeu prej frikës duke provuar se shpagimet në këtë jetë janë të pashmangshme ndërsa deti në Vlorë dallgosi fuqishëm bregun atë ditë. Ishte shpirti i të mbyturve… u lehtësuan disi…

 

 Gjeji pune Bledi Manes dhe do te shikosh do te shkruaj me keshtu artikujsh! Will come back Bledi Mane ?!!  smiley

 

Aishja jonë

Aisha Gedafi

Nga Bledi Mane

 

1.Nga Saranda në Tropojë, vesh më vesh e gojë më gojë

 

Aisha (jo nëna ime,jo!) e vetmja vajzë e kolonelit antipatik të Libisë, Gedafit, kishte rreth 4 muaj që fshihej dhe nuk dilte në publik. Bunker më bunker e tunel më tunel, pa diell mbi krye e me ajër të filtruar futur hundëve të saj me tuba plastikë, më në fund doli mbi sipërfaqen e tokës së beduinëve dhe berberëve afrikanë, udhëtoi vjedhurazi me eskortë të blinduar dhe mbajti frymën në Algjerinë fqinje te shoku i babit, Bouteflika.

Aisha la pas një vend të mbytur me gjak e me naftë, i cili pas kaq muajsh sakrificash zhduku diktaturën, duke ia shkelmuar sumën të atit trap dhe monstër.

14 vjet më parë, jo shumë larg nga brigjet e Libisë, gjatë një prilli harlisur me pranverën, fajdet, armët dhe urrejtjen ndaj një diktature të re, një tjetër popull mesdhetar shkelmonte sumën e një mizori evropian.

Po atë prill udhëtonte vjedhurazi drejt Italisë 23 vjeçarja myslimane Argita Berisha. I ati, president republike asaj kohe, kishte çuar vendin në prag të një lufte civile veri-jug dhe pasi kishte injoruar gjithë këshillat e miqve ndërkombëtarë, luftonte i vetëm ngujuar në pallatin presidencial ndanë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sali Berisha nga frika e hakmarrjes kolektive nisi drejt vendit fqinj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët u kthyen në atdhe vetëm kur situata u qetësua dhe ashtu si Gedafi, shikonte me sytë e tij rrënimin e ëndrrave të çmendura të pushtetit.

Besoj se Argita të martën e shkuar, nuk e ka gëlltitur lehtshëm drekën e bekuar të Fiter Bajramit, ndërsa në ekranet e televizorëve gjithë bota shikonte Aisha Gedafin lemerisur drejt Algjerisë. Argita ende e ka njollë në tru largimin drejt Italisë më 1997, ndërkohë që iu kujtua edhe njëherë pranvera e thinjur, kur nga poshtë helikopterit kundronte Shqipërinë e plagosur që Babi e digjte dhe e shkrumbonte si kasollen e lopës kur iku përfundimisht nga Viçidoli.

Ndryshe nga juristja e Gedafit, juristja e Berishës ishte me fat. Megjithëse gjatë tazirave të ’97 humbën jetën rreth 2000 civilë shqiptarë, prokuroria pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës nuk ngriti kurrë akuzë ndaj babait për krime kundër njerëzimit dhe ky i fundit, si bolshevik i rafinuar, rierdhi në pushtet më 2005-ën me vota të lira dhe herën e dytë më 2009-ën me dhunë, me kompromise dhe me vjedhje poshtëruese. Ngjashmërisht me mëhallat dhe xhamitë e Tripolit, ku bisedohej dhe kuvendohej frikshëm për bëmat e Aishes dhe vëllezërve të saj, edhe nëpër kafenetë, zyrat, teqetë, xhamitë, kishat, mejhanet a blogjet e Tiranës, bisedohet gjysëm frikshëm rreth pushtetit, skandaleve, pasurive të Argitës dhe vëllait të saj Shkë(r)lzen.

Lart e poshtë, majtas dhe djathtas, nga Saranda në Tropojë, vesh më vesh e gojë më gojë, dëgjon çdo ditë sesi ngrihet

madhërishëm dhe lebetitshëm kulti i vajzës së një kryeministri të një vendi me regjim politik jo një partiak, por të një vendi me demokraci liberale (?), anëtar NATO-je dhe aspirant për në Bashkimin e bekuar (mallkuar) Evropian.

Po të hasësh rrugëve të Tiranës disa vocërakë veriorë që shpërndajnë fletëpalosjet e universitetit Vitrina (çohu Eqerem Çabej nga varri), direkt veç ofertave të tregojnë se atë universitet mund ta ketë Argita.

Të jesh në Këlcyrë a Përmet e të blesh ujin mineral Trebeshina, veç kusurit, të kthejnë edhe xhevapin se je duke pirë nga ndoshta uji i Argitës. Në mes të kryeqytit afër KQZ-së, ku vidhte votat Benristan Zagorioti, hedh shtat Coin Superstore, një nga investimet më luksoze të shopping-ut në vendin tone, për të cilin i madh e i vogël të tregon pa shpoti se është pronë e familjes italiano-izrealite me të njëjtin mbiemër dhe përmendin dhe Argitën gjithashtu, e cila çdo javë duket se kontrollon emrat e blerësve me kredit karta, për të parë se si & sa qarkullon paraja e biznesmenëve që favorizohen nga Babi? Jo shumë larg Tiranës, pranë bregdetit të qetë e të pastër të Gjirit të Lalzit, dynymë të tërë toke thuhet se janë përlarë nga Argita dhe së bashku me Lilin e LSI-së, thuhet gjithashtu se kanë ngritur disa vila luksoze, kostoja e të cilave mund të strehonte modestisht të pastrehët e Çorovodës. Kalojmë andej nga bregdeti i Jugut, ku pasi thuhet se bëri kërdinë me paratë e Bankës Botërore në prishje banesash dhe biznesesh bur(r)i i Argitës, Jamarbër Berisha, tentojnë të ndërtojnë pallate dhe hotele shokët e Zenit. Larg qoftë po u sëmure dhe asnjë nga spitalet e Tit Vasilit s’të bën derman, sekserët e shëndetit të udhëzojnë të kalosh njëherë nga Spitali Amerikan, se pavarësisht çmimeve të kripura, thuhet se Argita me Edit Harxhin dhe burrin e saj turk kanë bërë një investim që ia vlen. Dilemat e mësipërme i vulosi kabllogrami i ambasadës amerikane të Tiranës, i publikuar dje, i cili aspak diplomatikisht shkruante se çfarë është në gjendje të bëjë studioja ligjore e Argitës.

Si insider&outsider i shkollës britanike të medias, e cila ngulmon në :”baza e lajmit është thashethemi, por i takon gazetarit të hulmutojë, investigojë dhe konkludojë mbi themelet e gossip-it”, mundohem që të filtroj me pak llogjikë të ftohtë ç’ka dëgjoj për vajzën e Doktorit (Gedafit). Por, kurrësesi nuk mund të mos analizoj sot në rubrikën time një nga gossip-et më të thekura të fillim vjeshtës 2011: sepse Argita e ka pikë të dobët, e ka dashnor, ndaj Lul Basha është i përkëdheluri i Babait të saj.

 

2. Kopje e Babait, versioni femër

 

Vështrojeni dhe studiojeni me kujdes imazhin dhe personalitetin e Argita Berisha Malltezit. Konfidente me veten ka të mbështjellë rreth fytyrës një aureolë modestie. Nuk është as femër e bukur dhe sexy, por femër e plotësuar pjesërisht. Nuk ndjehet maksimalisht e lumtur, por ende vuan nga sindromat e së shkuarës. Ka qenë një fëmijë i lindur në kryeqytet me të gjitha privilegjet që gëzonte klasa e mesme e regjimit komunist, por pa shoqërinë tipike të lagjes dhe shkollës. Studioze, sistematike dhe korrekte me këdo dhe gjithçka që e rrethonte, megjithëse paksa më e privilegjuar se moshatarët e tjerë, nuk mundi të fitonte zemrat dhe simpatinë e të gjithëve. Vuante disi preardhjen e të atit dhe fisit të tij, por në të njëjtën kohë kompesohej me familjen e së ëmës, veçanërisht me gjyshen dhe gjyshin qytetaria e të cilëve ( megjithëse të vdekur) edhe sot e bëjnë të ndjehet krenare. Tregojnë se fytyra dhe paraqitja e saj (kopje e babait versioni femër) i dhuruan një adoleshencë dhe rini të frustruar, duke u strukur në qoshe pa i rënë në sy askujt. Pa aventurat dhe dashuriçkat e moshës, pa zënkat me prindërit, pa ngacmime djemsh, pa netët pa gjumë, e kontrolluar nga diktati familjar i të dy prindërve, Argita u dashurua e u martua me të parin dhe të vetmin mashkull të jetës së saj, Jamarbër Malltezi. Me një inteligjencë mesatare por nuhatëse e mirë e situatave, vajza e vetme e kryeministrit të vendit ka ditur të rikuperojë vuajtjet e së kaluarës me fuqinë e pushtetit të të atit dhe të dy së bashku komandojnë frikshëm një nga vendet më të varfra të kontinentit. Krenare për risjelljen e Sali Berishës në pushtet më 2005, ajo diti që me intelektualët e rinj të pakonsumuar tashmë të shpartalluar të KOP-it, të fitonte sigurinë dhe votat e elektoratit. Lau me privilegjet e pushtetit të gjitha borxhet që kishte, njëkohësisht shpërbleu edhe shokun e vjetër të fakultetit Lul Bashën, ai që në kohët e vështira i gjeti punë në Prishtinë, nga ku fantazonin dhe ëndërronin pushtetin dhe lavdinë që po gëzojnë sot.

Argita duket që është një grua dhe familjare e zellshme, tradicionale dhe konservtore, por aspak e lumtur me jetën seksuale që i dhuron burri që ka në krah. E pushtetshme, e pasur, komandëdëgjuar, e respektuar sforcërisht, nënë e lumtur, por një femër që epshet seksuale i janë tharë. Natyrisht, si bijë e një familjeje të ngërthyer pas kompaktësimit tradicional dhe aspak liberale në çështje nderi, Argita fantazon frikshëm dhe fshehurazi. Gjithçka e ka si të dojë dhe kur të dojë, por jo një mashkull që do e bënte të ndjehej femër dhe skllave në shtrat. Sindromat dhe përbuzja e moshatarëve në të shkuarën e kanë konvertuar në femër egoiste dhe posesive, ndaj do zbërthehej e tëra të kishte përballë një mashkull potent, aspak të bukur, por kafshë në krevat, që ajo ta komandonte, por të haste në kundërshtimet e forta të tij. Si çdo femër e këtij planeti, edhe Argita kërkon në fantazitë e saj të ketë 2 meshkuj: burrë, shok jete dhe baba fëmijësh, e nga ana tjetër një skllav vetëm për joshje, vetëm për lojëra të çmendura në shtrat. Personaliteti dhe statura e Jamarbër Malltezit nuk ka shumë ndryshim nga Lulzim Basha. Sipas llogjikës sime, Argita nuk ka dhe kurrësesi nuk do tentonte të tradhëtonte me një mashkull feminin, tip transi, soft dhe me karakter kurvash si tipi lulbash, por si femër egoiste tradicionale që është brumosur, më mirë vuan disi në vetvete dhe kalon në orgazëm duke shpërdoruar dhe abuzuar me pushtetin e babit, duke parë nga lart si vuajnë aty poshtë ata që dje nuk i vërshëllyen asnjëherë poshtë ballkonit të saj. Nuk ka dashnor Argita Lul Bashën, të cilin gjithë vajzat e fakultetit e konsideronin si shoqe, por nuk mund ta përfundojmë këtu këtë Love Story, njerëzia ka të drejtë kur thotë se Lul Basha është dashnor i dikujt brenda asaj familjeje.

 

3. Qejf o qejf o qerrata!

 

Lexojmë si fillim çka shkruan publicisti Mero Baze e më pas analizojmë së bashku:

“Kur ai u shfaq në oborrin e Berishës dhe u bë yll i politikës së tij, ky qytet dinte shumë pak gjëra për të. Shokët e gjimnazit e kujtonin si një djalë që i kishte spiunuar tek drejtoria e shkollës kur ata kishin qëlluar jo aq pa dashje me domate portretin e Enver Hoxhës. Më tej nuk u kujtohej asgjë. Të tjerë mbanin mend një periudhë të shkurtër të punës së tij si kamerier në Aeroportin e Rinasit, një privilegj që u bëhej njerëzve të lidhur me regjimin. Dikush përfoli lidhje të familjarëve të tij me Drejtorinë e Pritjes dhe prej aty lidhjet e tij si shoqërues i një veprimtari të shquar për të drejtat e njeriut, Barend Cohen. Me honorarët e tij ai shfaqej në mitingjet politike të viteve  1991 deri në zgjedhjet e vitit 1992. Edhe pse vetëm një shoqërues që fliste anglisht dhe i tregonte veprimtarit të të drejtave të njeriut rrugët e qytetit, ai nuk ngurroi që 20 vjet më vonë këtë ta quante në këtë fushatë elektorale si status vëzhguesi në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më tej akoma ai guxoi të quajë shoqërimin e këtij veprimtari në takimet me Komitetin e Helsinkit Shqiptar, si anëtarësi të tij në këtë Komitet. Edhe pse kujtesa e këtij qyteti e ka fare pak të regjistruar praninë e tij në vitin 1991- 1992, sa herë që ai tenton t’i referohet asaj periudhe, gënjen. Gënjen kur nuk tregon kush ja mundësoi punën si kamerier në aeroportin e Rinasit në një kohë që Shqipëria ishte ende e izoluar dhe vendi qeverisej nga nomenklatura e fundit komuniste. Gënjen kur thotë se ka qenë vëzhgues i zgjedhjeve të 22 Marsit dhe më pas anëtar i Komitetit të Helsinkit Shqiptar. Pastaj hesht për periudhën e shkollimit të tij në Holandë, falë një dobësie njerëzore që ka pasur për të veprimtari i shquar Barend Cohen, i cili i mundësoi shkollimin dhe qëndrimin në Holandë.

Në pranverën e vitit 2005, ndërsa Lulëzim Basha po kandidonte si “ylli” i ri i Berishës, njeriu që e kishte shkolluar dhe kishte ndjekur me përkushtim atëror gjithë rrugën e tij të vështirë në Holandë dhe më pas në Kosovë, Barend Cohen, mbërriti në Rinas me një buqetë lulesh për t’i uruar Lulëzim Bashës futjen në politikë. Ai shkoi ta priste në Hotel Sheraton, por Lulëzim Basha nuk gjeti kohë të shkonte ta takonte. Njeriu i mirë Barend Cohen u kthye i dëshpëruar në Hollandë dhe pas një muaji vdiq.”

 

Qysh kur ia servirën zyrtarisht biografinë e Lulit, Sali Berisha duhet të jetë bërë kureshtar. Ka menduar thellë-thellë në vetvete se çfarë ka misterioze ky djalë që paska joshur një plak hollandez? Përgjigjen, Berisha ia ka kthyer vetes gradualisht nga viti në vit. E ka bërë 3 herë ministër, 2 herë deputet, i dha fjalën se do e bënte kryebashkiak dhe mbajti premtimin duke shkatërruar çdo standard demokracie. Berisha e kërkon ta ketë afër Lulin, e telefonon çdo ditë dhe të dy ndajnë sekretet. E mbani mend para 4 muajsh kur e prezantoi si kandidat për Tiranën, Berisha ishte i pari që na tha se gruaja e Lulit është me barrë? Po para 1 muaji e mbani mend kur tha që Luli nuk shkon në shtëpi në drake, por ushqehet në bashki? Po më 21 janar kur bulevardi digjej dhe Berisha kujtoi se i iku pushteti pasi dha urdhërat, vetëm me Lulin ngjitur shikonin si dy dashnorë venedikë nga zyra kryeministrore si vriteshin protestuesit. Në 2009 Berisha bëri një lëvizje historike duke ia shprehur tërthorazi simpatinë Lul Bashës: e caktoi deputet të Elbasanit dhe vetë mbeti deputet i Kavajës. Nuk më thoni të dashur shqiptarë se Berisha riskoi veten duke na ringjallur gojëdhënat etnolgjike shqiptaro-osmane se pasiviteti kavajas ka nevojë për potencialin elbasanas?

Berisha më duket si Ali Pashë Tepelena tek mban poshtë këmbëve të tij në kanape Bajronin e bukur. E do Lulin ta ketë afër, ta ndjejë, ta nuhasë, ta prekë, të torturohet nga ai si irlandezi i çmendur Oscar Wilde me dashnorin anglez Alfred Douglas. Nuk mendoni ju se Berisha bëhet xheloz kur dëgjon e shikon se pleq të rrjedhur e të djallëzuar e kanë fiksim Lulin e Xhelalit? Pse plaku leshator analisti Artur Zheji shkruan me admirim për shalët e gjata të ngjitura, pa qime dhe me muskuj të Lulit, pse veterani Sabri Godo kërkon ta shikojë Lulin e bukur kryeministër, pse ambasadorët e thinjur të Trojkës në Tiranë i shkojnë në zyrë, pinë bir(r)a dhe nuk bëjnë sher(r)e me Lulin?

Berisha dihet që është tashmë një plak. Humbet çdo ditë atë pak energji që i ka mbetur në trup, dhe potenca e tij e ngjizur në malësi po i thahet gradualisht. Ka konsumuar tashmë gjithë fuqinë dhe adrenalinën gjenetike në 67 vitet e jetës së tij që nga fëmijëria me kalë, shkollimi, mjekësia, Partia e Punës, pluralizmi, presidenca, Partia Demokratike, 1997-a, qeveria, skandalet, vjedhjet e votave dhe tani i ka ardhur koha të marrë diçka. Edhe bashkëshortja e tij tashmë po plaket dhe nuk mund ti dhurojë pjalmin e mbijetesës. Liri Berisha ka si detyrë primare gatimin dhe garderobën, asgjë tjetër. Shkencërisht meshkuj energjikë të kësaj kategorie pasi humbin vitalitetin mashkullor, kthehen gradualisht në plaka llafazane dhe gore të këqija, duke marrë nëpër gojë të madh e të vogël. Këta lloj pensionistësh i përplasin rezonancat e tyre tek i njëjti seks, duke munduar të përfitojnë çka u mungon sa për pleqëri të qetë. Mbas një rrugëtimi të gjatë plot ulje-ngjitje, Berisha mendon se ka gjetur kraharorin e duhur ku do të mbështesë kokën, mendon se rrahjet e zemrës së Lulit do ti inkorporojnë energjinë e humbur dhe që të dy të qeverisin pafundësisht. Gabohet, Berisha plak gabohet. Nuk është i bredhur, nuk ka eksperienca seksuale të tjera përveç Lirisë, Berishën nuk ka guxuar ta prekë asnjë femër a mashkull tjetër. Gabohet rëndë Berisha, sepse i janë errësuar sytë nga dashuria platonike.

Luli është mashkulli tipik lindur me hormone të ngatërruara, mashkull tipik qullac, dembel, mashkull që kërkon ta ketë çdo gjë gati pa u lodhur dhe nuk jep asgjë. Mashkull aspak potent dhe pasiv, aq i mefshtë sa të hënën që shkoi u eksitua në zyrën e tij ngjitur me xhaminë tek dëgjonte në mesditë zërin e trashë e potent të imamit duke kënduar hytben e drekës. U eksitua se iu kujtuan marokenët muslimanë emigrantë në Utreht të Hollandës që i mungojnë shumë në Tiranë, u eksitua dhe filloi të masturbonte, por si delikat pasiv që është shembi krahun pa kaluar fare në orgazëm.

 

4.Shënim i rëndësishëm:

Si autor i këtij artikulli që jam nuk pranoj asnjë kërcënim, mallkim a sygjerim. Të vetmen replikë apo argument shkencor e dua ta shkruajë prof.Dr Tritan Shehu. Faleminderit!

 

Si me kishin shpetuar mua gjith keto xhevaire smiley nga ky autor qe tani po e njoh smiley 

Per here te pare po lexoj Bledi Manen... Me iku gjithe paraditja e se dieles por ja vlejti... 

Bravo! I like your style. Vulgarizimi i tepruar me ben te mbaj cik hunden me dore though...

 

 Ky Bledi sepse me sjell nder mendje nje shprehje te Nikita S. Hrushovit, thene disa gazetareve gjat vizites se famshme ne Amerike.E Ngacmonin ata me pyetje duke dhene dhe nga pake opinion te tyre.

.."Nuk me habisni me pyetjet dhe mendimet qer leshoni.Jeni prej atyre lloj gazetaresh qe kerkojne e germojne ne pjesen e poshtme te trupit te njeriut, ...qe mban erë..".

you fcukers, Im back... 

http://www.youtube.com/watch?v=fsXabTGswss

Skerdilajd Konomi rron, Sashenka “vdiq”!

 Nga Bledi Mane

 

1./Vetëm pesë(mbëdhjet&eumlsmiley minuta dhe jo më shumë

Vrasja siçiliane e së premtes së 9 shtatorit ndaj gjykatësit magjistral vlonjat ishte spektakolare, rrënqethëse, e mirëorganizuar dhe shqiptarisht e frikshme. Skerdilajdi, djali i Fotaq Konomit, biri i Ariadhni Shallvarit, miku i Jozefina Topallit ende edhe vetë në atë Botë nuk e beson sesi mund të zhduket kaq perfekt një ligjzbatues. Shqipërisë i ndali zemra për një çast ndërsa njerëzia ende e dyzuar mes gëzimit nga vizita e hollivudianes korçare Eliza Dushku dhe shqetësimeve wikilikse u dalldis sërish nga tronditja dhe flakët e tritolit. Kreshnik Spahiu i aleancës kuqëzë, xhelosi kaçurelat dhe ondet e u shfaq në ekranet e Tiranës plot mllef, kësaj here si nënkryetar këlëdëje. Bamiri shkoi vetë për ngushëllim në Vlorë, ndërsa vlonjatët pardje u bënë a s’u bënë nja 100 frymë dhe protestuan mes vapës për vrasjen. Kolegët rrobëzinj të Skerdit, gjykatës krim(b)rëndë a krim(b)lehtë të supernxirë nga dielli i pushimeve të gjata spanjollo-turke, të frikësuar nga krimi makabër protestuan edhe ata. Pavarësisht se nuk ua lejon ligji, gjykatësit anembanë vendit stopuan punën e tyre vetëm 15 minuta dhe disa syresh u quravitën edhe nëpër media. U dukën ashiqare se nuk u dhimbte shpirti për gjykatësin e vrarë, por kishin hallin e bythës së tyre. Ndoshta na vjen rradha!-kanë menduar të lebetitur dhe u bënë bashkë duke kërkuar siguri jete. Monstruoziteti i muajit në këtë vend nuk është tashmë atentati i Vlorës. Të studiosh me kujdes rrethanat, arsyet, alibitë, shkaqet dhe pasojat e vrasjes së të ndjerit Konomi shpejt dhe saktë nxjerr konkluzionin se në pritën e vdekjes atë e nxorën kolegët e tij. Ata që rënkojnë hipokrizisht nga dhembja janë bërë palë me kriminelët në çështjet civile a penale të vjedhjeve të pronës dhe që nga prokuroritë dhe gjykatat e Durrësit, Tiranës a Komitetit shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave, të gjithë ata specialistë ligjesh që kanë pasur në dorë dosjet dhe vendimet e dyshimta po e kuptojnë tani se kanë gisht në vrasje. Nëse kolegët e tjerë gjykatës të Skerdit do të refuzonin qysh në embrion fallsifikimet e pronësive të dyshimta dhe nëse paraja nuk do t’ua errësonte sytë, ata me pak më shumë respekt për profesionin dhe kolegun do të evitonin lenien jetim të dy fëmijëve të tij.

Kjo historia e fallsifikimeve më kujton veten time kur herën e parë dhe të tretë më arrestuan, hetuan dhe dënuan për prodhim dhe mbajtje dokumentash fallso të gjendjes civile. Më kapnin kodoshët policë të antikrimit ekonomik sa herë kthehesha nga jashtë vendit dhe ndaj meje ngrinin këtë akuzë qesharake. U bërtisja i irrituar dhe i ofenduar se unë nuk dija dhe nuk kisha idenë sesi fallsifikohej një pasaportë, por misioni im ishte udhëtimi, shoqërimi i njerëzve që trafikoja deri në destinacionin final. U betohesha e u përgjërohesha se punët kriminale ishin të ndara dhe gjithsecili nga ne kishte mision të veçantë por shefat e mëdhenj “nuk më besonin”. Vetëm vonë, shumë vonë mësova se fallsifikatorët e regjur të Tiranës, jo ata peshqit e vegjël të rrugës së Kavajës, por ata bolerëndët nuk preken me dorë nga policia. Po ua them unë hapur e shkoqur. Janë të paprekshëm dhe i hyjnë në punë çdo lloj kriminaliteti blu a i kuq qoftë. Profesorët dhe fabrikuesit e çdo tjetërsimi prone a identiteti janë aty duke pritur prenë e radhës. Kjo Shqipëri e mbivendosur, e rreckosur dhe pronësisht e menderosur historikisht është fallsifikuar veri- jug dhe pavarësisht kostove të larta “Show Must Go On”. Fallsifikimi i një pjesëze bregdet nuk është asgjë para fallsifikimit të rezultateve të votimit, do e shikoni edhe vetë muajin tjetër jo vetëm me ekspertizën e videoklipit të Ilir Metës “Ti nuk di as me mi lyp 700 mijë euro”, por edhe me rezultatin final të censusit 2011. Do ta shohim kur të zbardhet edhe vrasja makabre e Vlorës, asnjë fallsifikues nuk do të dënohet. Ose do të qëndrojë 3-4 muaj në burg derisa Gjykata e Kasacionit ta lirojë për tejkalim afatesh. Skerdilajdi u prehtë në paqe dhe familja e tij të gjejë forcë ta kalojë këtë mynxyrë…ndërsa unë jam kureshtar të di: si do të jetë ndjerë Sashenka atë mëngjes të vaposur shtatori kur tritoli dhe zjarri buçitën Vlorës? Jam i sigurt se sa herë që tenton të ulet diku, Sashenka kontrollon me imtësi gjithçka.

 

 

2./Kush është mashtrues, unë apo Withers?

 

Këto 8 vitet e fundit jam bërë paksa publik dhe më kanë etiketuar me mjaft damka të rënda dhe snobe. Mashtrues është epiteti që e dëgjoni më shpesh, por si i regjur me këto legjenda urbane bajate që jam, as nuk më skuqet e as nuk më nxihet sedra. Si qytetar i këtij vendi ku të gjithë shajmë sepse na shajnë, edhe unë nuk bëj përjashtim. Natyrisht që edhe unë mashtroj dhe mashtrohem brenda limitit human, por gjithsesi kur shoh që këtu damkoset pa pikë përgjegjësie çdo individ, ndjehem më i ngushëlluar dhe i çliruar. Qyshkur plasi wikilik(g)ësia edhe në Shqipëri kam mbetur i shtangur kur kam parë reagime bajate kurvërore nga burra që sot janë gjyshër, me grada dhe gra të rënda, me pisqolla, të pispillosur dhe zyrtarë autoritarë të një vendi 2 orë larg Brukselit dhe 7 orë larg Washingtonit. Kanë folur të çliruar me një ish diplomat për hallet e atdheut të tyre dhe tani pasi janë kapur gafil justifikohen dhe kujtojnë se Berisha i beson.

Jo që jo. Nuk e pranon askush që është rrëfyer te ish ambasadori Withers. As deputetë të majtë e as të djathtë, as gazetarë të varur, gjysëm të varur dhe të pavarur nuk pranojnë. Edhe Luani i frikshëm i ushtrisë sonë, ish shefi i shtabit të përgjithshëm emailosi gazeta e televizione në Tiranë dhe nuk pranoi t’i jetë qarë Withers se e paska kërcënuar Zeni. Këtë të fundit s’e la babi të hidhte në gjyq Wikileaks për shpifje se do hutonte planetin mbarë.

Pardje me siklet kishin çuar në Kuvend Ministrin e sëmurë të rendit të sëmurë Bujarin me mustaqe mbi buzë e Nishan mbi mbiemër dhe ky nuk fliste për krimin alarmant në vend, por i bëri avokati eprorit të tij ish sigurimisit Hysni Burgaj se as ky nuk i kishte spiunuar Withers për Kuliçin inoçent dhe punëdashës. Jo që jo, nuk pranon asnjë shqiptar i kapardisur i këtij vendi që ka shkuar në Ambasadën Amerikane dhe të jetë hapur si vaji në lakra me shkëlqesinë e tij John Withers, por të gjithë akuzojnë themeluesin e Wikileaks si shpifës. Gjeni dot ndonjë lidhje mes këtij Julian Assange nga Townsville i Australisë me Luanin nga Martaneshi, Hysniun nga Malësi e Madhe, Sokolin nga Badëlonja, Agronin nga Tropoja…pse t’i ketë përgojuar vallë, mos ndoshta u janë prishur pazaret e ndonjë tenderi me të?

O janë idiotë këta tanët ose bëjnë shëmtuar rolin e virgjëreshës Mari. Harrojnë se kurdo dhe gjithmonë bisedat atje në ambasadën a rezidencat e rrugës së Elbasanit filmohen ose inçizohen. Të isha unë në vend të ambasadorit Arvizu do t’i kisha ftuar të gjithë palaçot për një Bar-B-Q dhe t’ua shfaqja edhe njëherë të dëgjonin e shikonin çfarë kanë molloisur kapedanët tanë.

Më thonë se ky Hysni Burgaj nuk e kupton fjalën barbecue? Më fal Hysnio, paidhaqe përkthehet!

 

3./Shqipëria ime e dashur, e ndyrë

 

Kam qeshur me të madhe këto ditë. Më treguan një historizës brilante.

1987/ Gjatë festimeve të 24 majit shkon në Përmet ish byroisti Pali Miska. Në një takim me popullin atje u thotë se ndjehej i befasuar.

-Përmetin e keni me rrugë dhe lagje të pastra. Ju lumtë!

Nuk ia vonoi dhe iu hodh një pensionist.

-E mbajmë pastër nga halli o shoku Pali. Jemi të varfër e nuk kemi lekë nëpër xhepa. Po të blinim cigare, çokollata dhe biskota do i hanim dhe letrat rrugëve do t’i hidhnim…

2011/ Letra dhe amballazhe patatinash, biskotash, cigaresh, çimçakizash, qese plasmasi, postera elektoralë, kanaçe, shishe plastike, lines, mbetje urbane… Plazhe, lumenj, lagje, qytete, rrugë ndotur kandaharisht…

Ndotja e këtij vendi vazhdon frikshëm. Besoj më kuptoni: kemi  politikë, arsim, shëndetësi, media, polici, ushtri të ndotur sepse kemi atdhe të ndotur! Le të mbajmë pastër lagjen dhe qytetin ku jetojmë se atyre qelbësirave u vjen radha vetvetiu!!!

 ***

fcukers. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).