Mqs shpesh jam ne gjendjen ''seç me hahet nje gje por nuk e di çfare '', mendova qe mund ti ndajme qejfet kulinare bashke. Jeni te mirepritur. :)

385 Komente

Nje peshk koce ne zgarre ,s'do ish keq .smiley

PS:Restaurant "PPU" smiley

 Peshku qenka vendosur me banim ne Maldive Big Grin

Po koce e eger ama,nga ato te voglat me ngjyra jo keto te rezervatit smiley

Peshk i kapur ne det,normale....Me ngjyra?

Mua me pelqen ai i zakonshmi ,gri e celet .

kurse une jam diku te kasata per momentin,vape e madhe smiley

noi frute deti tave ose tigani  me pak pak fare vere....

 Gliko arre si ajo qe bente gjyshja ime! Ne mungese te kesaj edhe gliko qershie, vishnje, portokalli, fiku, kumbulle ose shalqini.

Kristida me fal qe te zileps,po kam ngrene nje gliko shalqini kur isha atje qeeee....e kam ndare mendjen te blej gelqere dhe ta bej vete se mbarova smiley

Vetem nuk e di nese ka ketu ''indrisha'' ose ''endersha'' (se te gjithe e shqiptojne ndryshe smiley )

Te befte mire smiley Eh, keni avantazh ju qe jetoni ne rajon, ne krahasim me ne ketej, i keni me kollaj vizitat. Une i kam bere porosite te tezja kete radhe, do jene gati kur te shkoj per pushime pas ca javesh. Eshte e vetmja gje qe sjell me vete nga Tirana kur vij. Sezoni i arres ka mbaruar, po ashtu i qershive. Tani behen glikote e kumbulles dhe besoj kane filluar te shalqinit. 

kumbull italiane me bajame te qeruar brenda smiley mbameni smiley

ketu vika era Permet! smiley

sh sukses kane keto temat e te ngrenit ketu ne peshk.

kendej ben goxha fresk, kshu qe me ka shku mendja per ndonje gje qe behet ne tave, po nga ato qe ngrihen robt qe me mengjes te ta pergatisin e ti mezi pret dreken. shkurt, per ca "Liebe" shpie paskam neps!

te besohet qe mund te mbaroj nje kavanoz pa pire uje hiç smileysmiley.Na eshte bere lekura sholle prej bakllavase smiley

 WOW ! Cfare tmerri!smiley

Une dy luge/pirrunj , shume i kam .

Buke me gjize me hudhra me buke te thekur me voj ullini me domate

Mos me permendi ushqim shqiptar se sa erdha nga kantina po ma ka shpif fare sot, kto francezt sikur ta bojn per inot. Oriz me mish pule dhe salce te embel me ananas e gatuar ne menyre te shpifur fare, bon appetit monsieur me tha, appetiti i l....t pasi e provova.

Mka shku mendja keq fare per fasulet e gjyshes, ajo me hahet me icik pilaf shqiptar bahhhhh si shkon mrekullia vete smiley

 

Fasule me voj ullini me gogozhare edhe me nja 7 feta buke te thekme edhe icik djath. I qifsha jeten mezi po pres te vije dimri

T'as mangé chinois ou taïwanais ?!

C'est eux qui cuisinnent généralement le riz avec de l'ananas

Ndofta ka qene gatuar keq. Normalisht e embel/e hidhur eshte nga shijet e mija me te preferume (ne mos më e preferumja).

Gatim kantine prodhim mase nuk pritet noi cilesi e larte.
Po kam konstatuar qe kantinat ne Gjermani jane icike me te bodhshme ne zgjedhje sesa ketu, por pastaj varet nga kantina ne kantine. Gjithsesi si ushqimi i gjyshes(me aq pak sa kemi pas pasur mundesi ne kohet e vjetra) as qe behet fjale. Nuk eshte puna ushqimit, po ai perkushtimit gjithe-ditor per nje dreke ja shtonte shijen sa ska gjelles.

Sekreti eshte dashuria & deshira smiley 

me hahet pershesh me kos edhe me buke misri te ngrohte... sa inat qe skam ca buke misri ta beja pershesh po te kisha edhe ca kos..

Shume e lehte per t'u gatuar twintip. Pervish menget dhe per 5 min e fut ne furre smiley 

dale te vesh nje bluze me menge te gjata.. smiley

U be ca kohe qe me ka vajtur mendja per japrak...

japrake me gjethe rrushi apo lakre?ketu i bejne dhe te mbeshtjelle me pazi dhe siper i hedhin kos,eshte shume e shijshme..

Me gjethe rrushi a2, sepse nuk ka ketej smiley 
Nuk kam provuar ndonjehere japrak me gjethe lakre, do e bej nje tentative.

Ne pergjithesi gatuajme kuzhinen tone ketu por sikur nuk e kane shijen njesoj si ne memedhe.

vetem çokollata dhe shege. smiley

Sikur jeni shtatzane te gjithe qe u vete mendja kaq shume.. Big Grin ose nepsqare... smiley

une u qendroj llokumeve me arra.. i love it Big Grin

 smiley C'na pyet aman! Une dua barbunjat e mamit. Perndryshe tani do ta zgjidh me galeta misri dhe mozzarella smiley .

Domate te embla me borzilok, kos, proshute me fiq ose pjeper, ndonje perime te zier, gjoks pule, pak pasta te ftohte... Ka njeri qe mund te haje gjera me te renda se keto ne vere?!

P.s. Japrak me gjethe rrushi kam gjetur tek nje arab afer shtepise smiley . i ben shuuume te mira.

C'me kujtove, ti i paske qejf me arra, mua me pelqejne me shume llokumet e bajamta me uje trendafili smiley Ja t'i porosis pak qe t'a nxjerr nepsin kur te shkoj smiley

Mire moj mire por fini barbunja ka vetem dhe japrake smiley  beje komentin  nje shkalle me lart ku eshte adhuruesja e llokumeve smiley

P.s kujdes dhembet mos ha shume.. smiley

Hajde vigjilence, hajde! smiley Sa po i kerkoja falje Finit, po kush te lesmiley

Ne fakt mua per embelsira me shkon mendja shume rralle, prandaj dhe keto llokume e gliko ngaqe jane te vogla, po do ti qe kjo vapa kete jave po me kujton beharet e Shqiperise, ose thene ndryshe sezonin e glikove.

he s'ka gje se pardje hengra cous cous me arra (domate te thata, etc.)

Une per gliko ftoi vdes.. o zot sa e ha.. s'kam gelqere se do e kisha bere ketu ku jam smiley

speca te mbushur me djathe te bardhe,mbuluar me  domate,me vaj ulliri,ne tave dhe kunguj me kos e hudhra smiley bujrum,jane te ngrohta smiley

me nje here nuk te gjen gjen gje,te hera e trete mesohesh smiley

kjo vlen ,kur s'te pelqen me heren e pare .smiley

Perveçse qe me ka mare malli per mozzarella di buffala, s'me shkon ne mendje kaq shume ushqim vallahi, vape shume! smiley

hej po tarator ee??? te kisha ca kastravec te beja pak tarator po c'e do qe skam kos...

Me ka shku mendja per nje zog apo zogez fshati me rrosnica, njehere kam ngrene ne jeten time, se zogj ka plot ketu por nuk kane shijen e zogut te fushes apo te malit te rritur ne natyre, edhe tjetra s'di te bej rrosnica.. smiley

 cfare jane rrosnicat, se e kam degjuar shpesh ketu por nuk e di

Topa te vogla ose kokrra te bera me brum mielli smiley

P.s Jo si topat e atij deputetit qe thone Venusi me siper.. smiley

 oh, therrime zogu, keshtu i quante gjyshja ime. e qante kete gatim. pak si i rende se skuqeshin nje nga nje therrimet dhe pjeset e zogut te pules. 

Topat e mi ,ketlin...bejne leke   .smiley

Marshalla, le t'i kapin me dore se mos i hame me sy smiley

e do nje cope? po s'eshte shalqi ky, me gjithe keto fara... smiley

ma ngjit me attachment smiley

para nja dy ditesh bleva nje shalqi qe dukej si shalqi, dhe kishte gjithe kushtet per t'u quajtur shalqi si ngjyrat, permasa, era e qe nuk kishte asnje fare brenda, dmth vinte si pune pjepri ose trangulli (ne fshatin e babit tim quhen kallangiça) me tualet shalqini - quhen transa keto raste? si i kualifikon LGBT-ja?

LGBT-ja? smiley

Leri keta! Keta dine te mbajne dy shalqinj nen nje sqetull. Po, se te kishim edhe ne fshatrat e vendit tone trangull e shalqi bashke, nuk e dinja smiley

 

 

pooooo smiley madje janë të lezetshëm edhe në pamje, duken si tranguj tullumbace, nga jashtë të gjelbër dhe brenda si pjepër. madje kur janë të vegjël hahen me gjithë lëkurë që kërcet krrau smiley

Meqe ore dreke ketej, vape po, diell po, keshtu qe per dreke po porosis tartare de saumon dhe nje gote vere te bardhe. Sa shijon ky pushimi per dite te merkure!

arapash.smiley,  nga ai qe e bejne te ai restoranti anes rruges ne Llogara. 

p.s them arapash restoranti se gjyshen se kam me, ndjese paste....

Uuuuu, paskan nisur pushimet e? smiley Po ti ndodhesh ne nje nga vendet e prodhimit te mozzarellas (apo gabohem?). Perfito nga rasti se s'do te te vije me radha te hash si ato smiley. Shiko provo edhe ndonje grappa barrique lokale. Pushime te mbara sidoqofte!

faleminderit!smiley

patjeter qe do ta provoj.  ketu, ne restorante gjen dhe "paella". me beri pershtypje ngaqe eshte gjelle tipike spanjolle...  apo me qe  jemi afer detit, u lejohet edhe toskanezeve.smiley

deshire kanibale,kjo e jotja ...qyqja,kinezi i shkrete .smiley

qyqja i shkreti une se kinezt jane plot kolesterol... smiley

heren e fundit qe hengra kinez me hypi kolesteroli maje catise edhe nuk zbriste me.. dolen komshijte po i bertisnin po ai hic... i gjuaja me gurrje.. hic.. pastaj erdhi zjarfiksja e zbriten..  smiley

Jallah,te hypte e mos te zbrifte me ,ishallah  .smiley

vallahi se mke mallkuar ne kete menyre qe do te bente edhe shtrigen e borbardhes te ndihej si voglushe kopshti... nuk po ta mar parasysh.. e leme dmth.. po bej sikur nuk e lexova, se pastaj mben te mar hallen ne tel qe e kam aty.. edhe ajo eshte eksperte eksplozivesh se ka 40 vjet qe punon ne gurore.. edhe mka pike te dobet.. nuk po i hyjme ktij muhabeti dmth, por kur me drejtohesh mos perdor fjale turke se i dhash haber halles edhe te fluturoi jashte orbite nga ke ardhur.. smiley

Nuk ka dale akoma ne pension ,halla jote ?      .smiley

PS:Bej te fale halles nga Ylli i mengjesit ose i mbremjes ,se nuk te bezdis me .AMAN ..smiley

me falni, por me erdhi e natyrshme: kujt i hahet nje shpulle? smiley

pick me, pick me! kam gjithe diten qe dua dru po me vinte turp ta thoja publikisht. ja erdhe ti dhe me shtyve ne skene smiley

ha smiley ! e kush tha qe dua ta bej me duart e mia? une pyeta ne pergjithesi, sic edhe mund te pyesja: kujt i hahet ndonje kokerr plumbi? kjo po, me afer karakterit tim keto kohe smiley

jo fina, deri te plumbi jo, gjera te tilla absolutisht s'behen publike.

nje cope dru qershie per shembull do te kursente dhe duart e tua.

si dhe, meqe i terhoqe duart, deduktoj qe shpullen e paske dashur vete smiley

me pelqejne njerezit qe ma drejtojne gishtin (shpullen) nga vetja smiley

nga biseda po dediktoj gjithashtu qe mazokizmi eshte shpesh pretekst per sadizmin, e anasjelltas. s'po them ndonje gje te re por njeriu mezi pranon qe gelon ne pretekste. etj, etj. po me duket sikur jemi ne nje tavoline tani.

s'ia duroj dot teatrin sadomazokizmit te sotem. dikur njerezit rriheshin me me finese.

smiley nuk e njoh mire ne shfaqjet e tij. por ndoshta ky teatralitet qe te bezdis eshte ne rrenje te shqetesimit tim: nuk ka me sadist apo mazokist autentik, ushqehemi me mauvaise foi. gje qe, po t'ia njohe njeriu vetes, i hap shtegun e rikthimit.

Rikthimi si i tille eshte i pamundur, meqe s'ka perseritje te paster, por vetem perseritje me diference, ndaj eshte me mire te permbahesh ne gjestet e reja. Ku shkon koha qe ka rrjedhur ne filmat me "kthim ne kohe"? E ke menduar? Une shume shpesh. Aty me rri mendja sa here qe shoh ndonje film te tille.

'who knows where the time goes' eshte nje kenge qe e dua shume.

filmat me kthim ne kohe kerkojne nga regjizori qe te jete i afte te percjelle idene e shumefishit, dmth idene qe cdo gje ka ku te shkoje.

ta shohim rikthimin me thjesht, si nje rikthim ne shtepi, ne krevat. rrjetat qe rikthehen ne varke. shqipja e thote mire: te mbledhesh veten. kerkon besim tek identiteti kjo.

por shume shpesh edhe une e shoh si ti smiley

Si gjithmone, ti ke te drejte smiley

ca byrek me spinaq nga mema ime. smiley oh.... smiley

c'tema torturuese. smiley

 Zotrules

torture e shijshme ,por qe s'te ngop .smiley

Une byrekun me spinaq e qaj.. keshtu me kane thene ata qe e kane provuar byrekun tim.. maybe  ja kaloj edhe plakes tende per nga cilesia e gatimit .. Big Grin

zor o ketlina e ke. doren e mamase nuk e kam nderruar kurre me gje. keshtuqe, po arrite tja kalosh ne gatim, ke gjithe kete bllok psikologjik ketu te truri im, qe nuk ke per ta kaluar dot. me shume respekt ta them. smiley

Haja ore goces byrekun, ti ,me xhentil .smiley

ja ha une byrekun asaj me gjithe qejf. ketlinen e kemi si shpirt ketu. pastaj ajo per mua e ben byrekun si t'ja kerkoj. smiley

hap gojen si ta duash ta dergon motra ty, ti e di qe nuk kursehem une.. smiley

P.s Venus do nje cop edhe ti, apo nje kafshate? smiley

nuk ta kam hic merakun... e di ti, me gjithe qejf. smiley

 

o ketlina pse kam pereshtypjen se bureku jot eshte kshtu si topa topa brumi te papjekur.. nga kto qe kur e ha e nxjerr pas 20 vjetesh kur shkon per gerson therapy me coffee enemas. kshtu nga emri ti mdukesh si me e pershtatshme per nanje veze te rrahur.. smiley

po dhe me ketlinen te doli pune o derman? nese do degjoje nje llaf te mire me kete rast, do te ishte qe per ketlinen, gabohesh. smiley

T'ia prishe une mendjes tende? -  asnjehere. Si e do vezen? Te rrahur, te perskuqur apo te perzier? smiley

Ej, kalamaja, sa per t'jua bere zili: restoranti poshte shtepise sime sot paska darken per lagjen (buffet te ftohte). Bejne cdo muaj nga nje (ne vere vetem), mbase per ta kerkuar falje per klientet deri ne tre te nates. Kam qene nje here vjet. E keqja eshte qe duhet te besh muhabet me komshinjte smiley .

ky muhabeti me komshinjte klasifikohet si sakrifice kshu?
Si nuk sajojn kshu gjonash aty te mu...

ne kete vape, ç'keshillohen gjerat qe te çojne ne gjendje bajalldie (te renit te fiket)  smiley)

O a2-sho dy pyetje kom para se me tu pergjigj:

- i kujt seksi je, M apo F? dhe

- sa e ke peshen trupore (kuptohet i/e zhveshur).

te dish te hash dhe te gatuash nuk do te thote te jesh obez,glikone e ha nje here ne vit prandaj mund ta mbaroj pa pire uje smiley

Tani po deshe pergjigju ,per qejf ishte pyetja smiley

dyshimit tim se je obez ju pergjigje pa dashje! Atehere, mbasi e mora pergjigjen, me keqeardhje po te them se per kategorine tuaj cdo gje eshte e mirepritur, mjafton qe ushqimi te mirecoptohet dhe te fryje stomakun duke ju larguar per pak caste ndjenjen e urise.  smiley

Une kujtoja se ishe agresiv vetem ne politike zotrote,po ti qenke dhe ne gjera pa zarar.Veshur dhe zhveshur kam forma te admirueshme,shkoj rregullisht ne pishine dhe mund te ha bakllava nje here ne dy muaj.Gatuaj shume mire(ne saje te tradites familjare,por edhe kerkoj gjera te reja).

Lere njehere menjane agresivitetin dhe rri rehat,relax smiley

 lol, tani kete bakllavane qe e ha nje here ne dy muaj nuk e kuptova. E ha ralle se nuk te pelqen? E ha ralle se eshte e shtrenjte dhe nuk ta mban xhepi? Apo e ha ralle se eshte e demshme per shendetin? Se une o miku, ngaqe me pelqen shume e haj te pakten nje here ne tre dite nga 5-6 copa (te madhesive sa nje veze pule). 

e ha rralle se me vjen e rende si embelsire o sheme,me pelqejne kryesisht embelsirat e qumeshtit smiley

ty te befte mire ajo qe ha,dhe me behet qejfi qe te pashe te zbutur(ne komunikim e keshe llafne smiley )

Vetem nuk e di nese ka ketu ''indrisha'' ose ''endersha''...

...do thene zotos  te beje nje mundim te gjeje emrin latin te kesaj lule

mua, vetem kur jam semure me shkon mendja per ndonje ushqim shqiptar. s'e di pse, po keshtu me ndodh. ka ndonje shpjegim? kush e di ta thote.

 Sot kam peshk te marrinuar me vaj uthull, qep domate, karota, te grire mire e mire me ca thlpinj hudhra, piper, dafine, te pjekur ne furre me korrent, te shoqeruar me nje got te vetme vere te kuqe!  smiley

te befte miresmiley une,patellxhane me mish dhe tarator smiley

 Ndonje recete post-xurxull keni, ju lutmi? Dua te heq qafe, ket daullexhiun qe po perdorur koken time ne vend te daulles... 

Shume uje dhe djath e dashur Ane!

 Rrofsh, Ajku. smiley Mire uji, po djathi c'ne? 

smiley s'di te te them me teper se, keto pune duan dhe pak besim, ne rastin konkret, te djathi. Jo vertet, uje dhe djath me ka thene mjeku i shtepise.  

sepse efektet 'diuretic' te alkolit zbrazin trupin nga uji dhe kripa. kjo shpjegon edhe se perse kebabtoret kane ore biznesi pasi dalin robt nga diskot, sepse kebabet jane plot me kripe. smiley

Ana, nuk di nes je e interesuar vertet per menyren se si vepron djathi, por nqse do ta dish, ai "e ben punen" nepermjet nje vetie qe quhet "specific surface area" qe e ka shume te larte, dhe ngarkesave te lira qe lidhen drejt per drejt me te. Eshte fiz-kimi e trupave te ngurte poroze e bashkuar kjo me kimine koloidale, vertet gjera tejet te komplikume po te dush me i hy tamom. thjesht doja me thon qe porosia me djath eshte shume e drejte - permbajtja e kripes ne djath nuk ka aq rendesi. e shoqeruar me pak kore buke te thekur eshte great, dhe jo vetem post-alkool, por edhe "per sport" kshu, gjate dites, time after time, just small bites... a chewing stuff of its own.

smiley

flm per shpjegimin em.!

o jero ca thot ky shkenctari mi...?? smiley

 

 

Why Do Hangovers Happen?

...

...

...

Loss of Salts

Frequent visits to the toilet not only result in the loss of water, but also of the important salts dissolved in it. Potassium and sodium ions in particular are essential for the optimal functioning of nerves and muscles. An imbalance outside a limited range can result in nausea, fatigue, and headaches.

...

...

...

The Cures

...

...

...

Salt Solution

Research on small mammals has shown that a poisoned digestive system is much better at taking up an isotonic solution than it is at taking up pure water. So, if you're going to drink water, put a spoonful of salt in it, and a couple more of sugar to increase the concentration and mask the taste.

...

...

 

http://www.bbc.co.uk/dna/h2g2/alabaster/...

Pervec ujit dhe gjerave te kripura, futi nje xhiro ne ajer te paster e mira fare do ishte nje vrap i lehte po pate fuqi. Edhe pse sensoret e tu te thone te kundertet, mundohu ti mposhtesh me force smiley

Neser po, se sot sensoret, radaret, radio-marreset etj. etj.  jane "o fik fare" . smiley 

po me hahen ca painkillers se kjo dhimbja e ka bere kshtu si tunel, del nje here ne kurriz nje here ne kraharor.. ababaa cpaska qene shembja ne kraharor.. o doktor ti sje ne vete i thash.. kam thyer kocke 100% se nuk ka mundsi ndryshe.. po grafia thot s'ke thyer asgje.. ja ku e ke mthuaj cilen kocke ose brinje ke thyer? me trego grafine e kurrizit... hmmm... o doktor po kjo kocka ktu pse nuk ngjitet me kte tjetren... po jane kocka te ndryshme pra.. njera shkon ktej, tjetra shkon andej.. e di mo e di.. se sjam budalla une.. por thash.. kto dy kockat jane kaq prane njera tjetres.. nuk do ishte mire kshtu te lidheshin bashke.. beheshin me te forta a mkupton? mer kto me tha.. edhe hik se mcave drrasat.. ueee.... indiani i dreqit.. kta doktort indian jane shume rude. duhanin e pi ti? une po shtremberoja buzet.. e pi doktor.. por kam degjuar se eshte i demshem per shnedetin e? e ashtu thon... por lere. si lere? mos e pi me. ok, dmth deri sa te sherohet kjo dhimbja ne kraharor apo jo??? po ti po munde lere fare por sa te iki dhimbja nje here mos e pi... ok doktor, spo e pi per nja ca dite deri sa te ndihem pak me mire pastaj shohim e bejme e? po pse ke qejf te paguash taksa te panevojshme? me pyeti ne fund, por une s'iu pergjigja.. i thash flm dhe dola.

te qelet teme me vete per ti treguar eksperiencat tona me doktore e me analiza laboratorike....

nuk u nijsha mire nje kohe dhe shkova per ti bere analizat e kolesterolit e te triglicerideve pa ndonje udhezim te mjekut dhe hyra me nje laborator mikrobiologjie. Mi fshini paret, pas disa oresh mi dha rezultatet, mi qiti nivelin e triglicerideve me te ulte se tek femijet.

Nga vesvesja e maraku ne kthim bleva margarin ne market dhe u ula te haje kaftjall.

Nuk e dija, ajo nuk kish licence per analiza te tilla. Ket e kuptova nga vizita ne laboratorin e biokimise pak me vone, nje laborant aty ia nisi te qesh me rezultatet qe mi pat dhene ajo hajdutja.

asigjo nuk me hahet  smiley u bene jave qe oreksi ka ik me pushime . Lodhem duke ngrene me zor i fije, seems nothing tastes

Boronica.  Ose dhe leng boronicash.  (Apo vetem uje lejohet te kjo tema, a2? ) 

Ujin e perdorim vetem per te lare enet te kjo tema smiley se mos te hahet pak ``maz e zime`` smiley ?

.  

Dakort e zoja e shpise, thashe se mos na kishe harru nikoqirlloken e avllis smiley.

PS: maze e zieme qe m'sabah? :o Je ne metro, tha. smiley.

Te them te drejten fare,e kam degjuar vetem si emer dhe per te te bere respektin te pyeta.Eshte shume e rende per sabaf??...ok pra mos do fli smiley ???

 Eh, mu me ka marre malli per nje lakror me dy pete ne saç. Endemik. Nuk behet askund tjeter vecse ne fshatrat e Korces. smiley

5 dite ne atdhe, u kenaqa me gjelle mami! smiley

Sot fergese me domate, gjize dhe speca te ferguar, dhe nje pjate shalqi...tani jam shtrire ne ish krevatin tim dhe po i tres...bliss! smiley

Oj motra Lajle.  Nuk permendet litari ne shtepine e ... se na behet litari gongel smiley.

.

PS: Shyqyr qe ke ardh shnosh o lum atdheu smiley

M'fal, o moter! Por shume shpejt do t'i shijosh dhe ti! smiley

Shnosh erdha, po edhe 3 dite me kane ngelur... do ta le nje pjate fergese per ty, po me le nje pjate peshk kur te vij prape. smiley

U tha, u be smiley.  Peshku ne bregdet e tigani n'zjarr smiley.

 Me ka marr malli per pak trahana me vaj ulliri hudhra te grira me djath te bardh hedhur ne tepsi ose tenxhere te madhe alumini, mbi copa te vogla buke te zeze shqiperie!

Oh, Yammy Yammy    smiley

 ca te kete....pas nje helmim alko0li plus krize ankthi,me jepni ca te doni..po me duket do i futem nje kebabi kosovar poshte shpise......

kallamare te vegjel, te pjekur ne furre ..smiley

 

 

o zot, kete do e kisha thare i vetem fare!!!

venuske, mbaj distancen ti. mos ma preke njeri kete, moret vesh ju te tjeret?. smiley grrrr smiley (edhe majtas, edhe per ju djathtas) smiley grrr smiley

Zotrules

Kati i 4-et eshte i imi .....emmmmm ,po embelsirat nuk lihen per ne darke ,se te vete dopio .smiley

hiqi moj duart ti te thashe. o po qo ere. smiley

ik e ha kallamaret e tu aty. smiley grrrr smiley

ja futa dhembet ,po rri ..smiley

Kallamaret te bejne te fala .smiley

te lutem shume hiqi duart venuske. ka ca gjera qe nuk tolerohen ne jete. nje prej tyre eshte te hysh midis meje dhe tortes, sidomos kur me haet si tani.

nuk i bej dhe nuk kam per t'i bere kurre naze ushqimit... nuk do kisha renkuar kurre se ti me prite me gjelle qe nuk me pelqeu... ta dish kete. por te hysh mes meje dhe nje gjeje qe me haet si kjo torta? per nje deshire ne 10 vjet qe kam une?

ik tutje te thashe se te zura me shapke! smiley

Nuk te pelqyen kallamaret e mi ?....s'ka mundesi ! ,smiley

Ate ,kam per te  te ofruar gjithmone .smiley    derisa te te pelqejne ,oj ky .smiley

Kurnac .smiley

PS: deri ne mengjes ,do e gjej ndonje zemerbardhe ,qe do me ofroj ndonje gje te ngrenshme ..smiley

Nice Try, venuske. po nuk ma hedh dot. dhe boll i more ere tortes, se m'i harxhon molekulat. shperndahu sa pa filluar te kafshoj instinktivisht edhe pertej tortes. smiley

mos me ik keshtu tani... se edhe kete nuk e ha. ta dish. goditje e ulet. smiley

nuk ka torte, e mos me shih ashtu me sy aq lajkatare. nuk ka torte dhe pike. smiley

na ka zene fryka te flasim se na thone obeze,por kam ngrene nje torte me peta ne memedhe,mu ngrit tensioni nga 11 ne 14 kur mbarova pune....gjalpe i gjalle smiley

Keto:

Te ishin te gjalla e te nxjerra direkt nga uji, do ti laja me leng limoni e do ti perpija te gjalla..

Ndryshe te skuqura (skane te paguar) ose RRRRokafelaaaa

 

 

Emmmmm !.smiley

Kur t'i skuqesh ,do me japesh dhe nje cik mua ,per inat te Zotrulesit ? .smiley

venuske, jam aq i ftohte ndaj provokimeve te ketilla, saqe nuk e ke idene. kam shume imunitet mbi lojrat psikologjike. smiley

degjo tani. nuk ka torte, flije mendjen! ate do e ha vetem!

s'dua me torte ,ma hoqe deshiren ,dua midhje tani .smiley

Une ca ti bej se keto sjane te sezonit, po torta?

Neser, me aprovim, do shkoj do gjuj per keto ne gji..

 

 keto i ha une te gjalla, pa limon fare, ja aty ne breg te detit, si ne Himare.

O inaqorr ai dreq, smiley po ok ti mund te jesh prezente gjat konsumimit smiley

edhe ti s'dole gje ,ika fare ....do mbaj diete sot .smiley

 Dua hashure, kam vite pa ngrene hashure smiley

oh sa te mire e bej une ate... smiley

edhe mua me pelqen shume smiley

 Epo komshi, atehere te lutem mere mundimin nje dite... smiley

mmm. smiley honoured. (see? in respect of you i spelt it brittish.) smiley

me hahet nje tailande me garniture mangoje dhe me nje gote uje kokosi.

po s'ma hengri syri s'ma ha goja, e tille jam, siperfaqesore.

Ice Cream 

Emmmmmmmmm ! buona,buonissima....just for me :X

Si dite e diele qe eshte mu kujtua menuja e te dielave para `90.

mengjes: trahana ose veze e rrahur

drekesmileyule me patate ne tave korrenti dhe kek me sherbet(po ne tave korrenti)

ose tave kosi(po ne tave korrenti smiley )

darke:lehtshem smiley

pervec veres qe kishte smileypeca,imambajelldi,domate,djathe,shalqi e birra dhe plazh sfilites te kalaja,zhironi ose pika e pare smiley

really miss that smiley

flashback.

Ndonjehere kujtoj se gjerat me ndodhin vetem mua, por na paskan ndodhur te gjitheve. smiley

Mos vdekte kurre ajo tava me korrent, di njeri ku mund te blejme ndonje?

Na thone zbulimet ne tru se 'pjesa e aktivizon te teren' dhe tani nga ky kujtim me erdhi ne hunde era e specave te skuqura me djathe ose me gjize... Tani qe do vete ne shpi do bej speca te skuqura, po nuk me tradhetoi gjiza projektin...

o jeru, se po t'bie shume n'qaf po, e kam nje tave me korrent ketu ne shpi. A ta ataçoj? smiley

 

rrofsh Ajku! Te lutem, do te ta dija shume per nder. Dhe meqe jemi ketu, fut edhe ate thelen e shalqinit qe me ke thene njehere. smiley

``gjiza projektin`` smiley you`re so right smiley

merrre nga shqiperia dhe mbaje ne ngrirje ne pako njeperdorimshe 

vetem keshtu realizohen projektet smiley

c`ti bej qe nuk ka me zhiron thuaj....smiley

ej, shpejt e shpejt, si i benim qoftet ne?

Keto qe po shoh ne internet po thone qe paskerkeshim perdorur edhe djathe te bardhe... Taxirat, hudhni naj recete shpejt (edhe me naj mase dmth)

moj leje koken e arapit, a di me bo qofte? une dicka mbaj mend, por nuk e dija qe u hidhet djathe i bardhe.. si thua ti?

U hidhet, por i ben me te vogla se zakonisht jero, tip te rrumbullakta.  Dhe sherbehen me shume si "finger food" , jo tamam si qofte. Djathi nuk perzihet me perzierjen e mishit (se ndryshe te thahet) por brenda.  

eeee une dua qofte old school: nejse une dicka po trazoj tani, do ua them si do duallne smiley

i hyra kerkimit te nje libri pa kapak e faqegrisur, te cilin e mbanja ne aneks dhe e kendonja kur ma donte gatimi, po paskam bere krim te dyfishte. Kisha harruar se e pata hedhur nje dite! Gjynah, se ay liber c'nuk kishte! Gatime te shijshme e receta me nikoqirllek. Ato qoftet old school kishin me teper buke se mish, dhe jo buke dosido! smiley

 

qofte klasike, no djathi

rreth 300 gr mish i grire i perziere (vic me derr)

1-2 qepe, 1 veze, ereza: rigon, piper, majdanoz, 1 fete buke bajate, i grin te tera dhe i futesh brumit vence me duar... shpresoj mos kem harruar gje

 

se harrova kripen... me duket se i hidhet dhe nje luge vaj brenda, po s'jam e sigurt... mire eshte qe brumi te qendroje nja nje ore a me sh ne frigorifer para skuqjes, marinohen me mire perberesit

Krypa smiley.

Me zemer te bardhe smiley

...dhe buke lepurushi. smiley

p.s. u, po... ajros mire kuzhinen pastaj!

Old school?  Qepe,  hudhra, ereza, nje veze, buke (therrime buke perdor une, nga ato te gatshmet) piper e kripe.  Mo na e bo ckenc dhe tina smiley

Na thuj si duallne smiley.

 te mira shume do thote se duallne, pse c'pret ti? smiley

 

As qe pres ndryshe.  Jane me zemer te bardhe smiley.

PS: jero, m'kujto po te mbeti ndonje teper smiley.  

motra e vllezer (po pati smiley) ashtu qenkerkesh ftet:

buke e thare, e bera me uje, [c'buke o c'buke tha nje shoqe me lart] smiley mbaj mend qe mamaja perdorte edhe patate qe i grinte me ate makinen e misht (qe don't need your education), plus majdanoz, plus veze, qepe e hudhra me duket se e thashe, indiani perballe te na marre pleshtat, plus rigon po e po plus dhjozem te trafikuar nga shqiperia, mishin e grire ate qe na dha ai xhaxhi tek supermarketi, taratorin menjane, neper ajer domosdo: The anniversary - Crooked Crown qe ju pershendes nga zemra

 

 Po t'i hedhesh pakez sode buke, behen edhe me te buta. Mos harro qe para se t'i fergosh, duhen bere pak me miell qe te dale krecke qoftja.

Monda  dhe Tropizma i kane provuar nga dora ime.  Mondes ia dhashe dhe  me vete, biles. smiley

Ehhhhh c'te beka damixhani ty.

Qoftet pas torte, e fergesa me vete. 

Se mos me thua si s'te vjen turp qe s'e ke harru, e si ta ben zemra qe ma kujton.  Hic turp smiley, e me zemer ne dore smiley.

 Monda, kshu surprizash ke me mu... Qofte pas tortes, qe te mos velesh... Ama, i kisha qare qoftet, thuaj ca te duash...smiley

Ne asnje menyre s'kam c'te them smiley.

Kur te thote e zoja e shpise na nje qofte me shpla torten, duhet me e mshel smiley

Drynin une smiley.

m'fal, po qoftja e ftohte eshte e pakaperdishme !
Thuam nese e kam gabim !!

Qoftja e ftohte ka te veten. Shume gabim e ke! smiley

 

ah jo, kategorikisht kunder ! Eshte i njejti problem me byrekun: shkelyhem sysh une kur ne shqiperi, shoh qe hane dhe byrek te ftohte !

Mendimi im eshte qe qoftja, si dhe bereku, jane pergatitje te tilla qe e kane shijen vetem kur jane te ngrohta, biles sapo jane bere !

Por kjo puna e te ngrenes se ftohte, me duket se na vjen nga Turqia, me sakt, nga mezete. Eshte nga vendet e rralla ne bote (ne mos i vetmi ??) qe perdor gatime te ngrohta (psh, zarzavate te pergatitura) per ti ngrene kinse te ftohta ! Salmoni i tymosur, proshuta... etj etj ok, haen te ftohta se te tilla jane gatitur, por te besh kinse gjellë (dmth diçka te ngrohte), e ta hash kinse te ftohte, une vetem ne Turqi kam pare !

 Me duket se e paske marre si shume seriozisht kete punen e qofteve te ftohta... Po me beso mua, jane shume te shijshme, sidomos, pasi i nxjerr nga frigoriferi. smiley

Po ç'te besoj ty ! Do i besoja vetes me mire : k'shu kom bo per vite te tera, se k'shu hahej dhe k'shu haet ende shqiperi. Po ja qe sot nuk i kaperdij dot mo !

ps: serioziteti, mos u duk se permenda Turqine ?? Ate e kam xhan sa s'ta pret mendja ! Por ne kuzhine jane beterr ! Dhe me duket se kete pjesen e te hongmes "à la mezé" (gjoja e ngrofet qe haet detyrimisht e ftofet) me duket se e kemi peshqesh nga ta...

gabim

e skuq, e merr me vete ne pllazh

ashtu e ftohte pastaj, me damatje dhe djathe te bardhe deleje dhe i çap buke, ohoho

uaa ruzhdie ke thene fiks mendimin tim... qoftet ne plazh.. smiley

mkujtohet kur iknim ne plazh...

zgjohem ne mgnjes.. me dhimbje koke... ca leshin... duhej te kishte nja 20 min qe po degjoja komshijte duke bere sherr.. nje grua e nje burre.. i degjoja ne gjume.. pastaj jam cuar.. hynte mamaja ne dhome..

-ca kane kta? e paskan filluar heret sot.

-lere mos e pyet...

-te dal t'u hedh nanje cope gelbaze nga ballkoni?

-uuu... edhe ate te besh.

-po kta te cajne drasat.. pse s'ikin andej tutje te zihen.. pse duhet te zihen perhere ktu poshte shpise tone?

-po ata ne shpi te vete jane.. avllite i ndajne...

-po mire pse s'hyjne brenda ne shpi.. gjithsecili ne shpi te vete edhe te zihen.. pse duhet te dalin ne avlli te zihen edhe te mprishin gjumin mua.. kane mare shume ajer kta..

-kopenj.. nuk i njeh..??

-me fal por mthuaj edhe nje here cdmth kopenj?

-kopan ne shumes.

-jo moj!

-po si?

-kopan njejes, kopanEEEE.. shumes.

-e kta as kopanEEE nuk jane.. kta jane kopenj.,,

-si dmth diku midis kopanit edhe kopeve..

-fiks fare.

-mkan zgjuar me dhimbje koke ee.. seriozisht e kam... e di sa po mdhemb koka a po jo?? po dal nje here ne ballkon..

-se mos u thuash gje..

-jo moj jo.. ku eshte babi?

-ne vlore... se mos i peshtysh..

-ne vloooore? kur iku?

-ska 15 min.

-po doja te veja edhe une ne vlore.. do vej te kerkoj per certifikaten time ai?

-nuk e di..

-nuk tha gje?

-jo nuk tha gje per certifikate..

-mooooooooooos.....

-ik me vrap ndoshta ska ardhur autobuzi akoma..

-po moj po...

-del ne ballkon.

-heeeej... se mos u thuash gje...

-jo thash..

-mos u hedhesh peshtymen..

-jo moj jo.. une sjam fare ti peshtyj.. ku eshte shishja e ujit.. do i laj dhembet nga ballkoni..

-uuuu...

-do ua hedh shkumen mu ne koke..

-uuuuuuu....

-jo moj jo se bej shaka..

del ne ballkon.. sherri vazhdon..:

-ajo..: po mua me marrsh te keqen ti edhe gruaja jote, se kam njezet e pese jorgane..

-ai: une ti kap ata jorganet edhe bashke me ato breket e tua te verdha edhe ti bej flamur..

-ahahahahha.... ahahahahha.... e degjove ca i tha?

-lere lere se ti s'degjove qepare ca i thoshin nj-tj..

-ca i thoshin?

-ca s'i thoshin.

-po ca i thoshin?

-ca s'i thoshin.. lloj lloj..

-po ti s'i mban mend?

-e c'me duhen ti mbaj mend?

-po kto jane qyfyre.. kto mbahen mend..

-po.. budalleqet e Ps edhe te Gs mbahen mend..

-nejse nejse.. ca do ha une?

-ha ca te duash..

-ka mish??

-c'eshte kjo pune kshtu me ty more djale.... mengjes dreke darke mish do.

-pune e mire e?

-jo s'eshte pune e mire hic.. se nuk i presim me gershere..

-jo e pret me thike.. po pati kocka perdor hanxharin.. ka mish a jo?

-JO!

-pse ska?

-ska sepse s'eshte bere..

-po sallam?

-ka.

-ma skuq.

-skuqe vete

-moj po skuqe se me duhet te iki..

-ku do vesh?

-nuk e di.. kshtu kam nje pune.. mase iki ne greqi.

-ku do vesh?

-ne greqi..

-o pika ty..

-si pika mua?

-ti do ikesh ne greqi???

-po, pse???

-ti do vesh deri ne vlore do hash nanje hamburger e do kthehesh prape..

-ashtUUUU eeee?

-me skuq sallamin shpejt se po s'ika..

-skuqe vete.. ose ha qofte.

-ka qofte???

-po ka.

-sa cope?

-20 cope.

-he moj sa jane?

-nuk e di, sa do ti?

-ka 4?

-ka me teper..

-ti mar te gjitha?

-si ti marresh.. ku do vesh?

-mase vjen fredi, kshtu kam nje pune... se ai do te iki ne greqi.

-fredi???

-po po fredi.

-cili fred?

-fredi, kushuriri jone.

-fredi gjysmaku???

-shih...

-jo s'bie shi te pervelon dielli..

-ashtu e?? ske faj ti.. por mos fol per tjetrin ashtu.. se nuk e njeh..

-fredi debili?

-moj po ti je fare..

-fredi qe heren e fundit qe ishte ne greqi beri leke edhe kur erdhi prishi gjysmat e lekeve bleu tulla.. pastaj vajti la te tjerat ne kumar??

-eeeee... ai... fredi.

-po tani do te iki te bej ca leke qe te blej llac e??

-po mama... po... do te blej ca llac.. nja ca kova llac..

-hajde mu keput qafe.. s'ke per te vajtur gjekundi me gjithe fred gjysmakun..

-mire mire... ku jane qoftet?

-ne frigorifer i ke..

-po buka?

-e ke te varur tek soba..

-e sotshme?

-e sotshme

-po djathe, domate, kastravec ullinj, tgjitha kto?

-aty i ke.

-m'i bej gati...... obobobo..... akoma spushuan kta???

del ne ballkon..

-o P.. futu brenda mo burre se na cave trapin..

-o G.. futu brenda o arixhofke e dreqit.. te hengert mola jorgant ishalla.. futu brenda se ta leshove me vazon e luleve..

-G.-- uaaaa.... po ti s'ke turp? je edhe femi mesuesi ti.. ku e ke tet'eme?

-moj po futu brenda... futu brenda se per zotin kam per te ta hedhur vazon e luleve ne koke..

-ku eshte ajo nena jote se ta tregoj une ty... po s'i thash edhe babait tend.. turp te te vij..

-e sheh qe t'thash mos u mer me te se te telendis?

-t'ja hedh vazon e kaktusit ne koke une asaj pastaj qe ta shoh ajo.. ngado qe ta zere...

-po ate bej ti..

-mama...

-he..

-me jep ca leke..

-na.

-vetem kto?

-po sa do ti?

-me jep edhe kto..

-pse ci do?

-po si ci dua.. mi jep.. kushedi..

-si kush e di? ku do vesh? pse mase iken ne greqi ee?

-po ku i dihet.. po s'u ktheva ne darke mos u merzit..

-uuuuuuu... jo nuk t'i jap hic.. ato mjaft i ke.. ke aty per te ngrene e per te pire..

-moj po mjep edhe kto.. se po s'u ktheva vertete ne darke pastaj do thuash uuuu cbera qe sja dhashe.. u me vrafte.. kshtu do ja besh.. ndaj mi jep me mire..

-meri po ti ske per te vajt asgjekundi.. more vesh?

-10 min me vone.. vjen fredi me motor.. piiip piiiiiip.... piip piiiiiip...

-do vish me mua?

-ku do ikim?

-hajde ikim ne vlore.. dalim ham nanje sufllaq te mire..

-po ti sikur do ikje ne greqi..

-hajde se eshte dite e bukur.. mer edhe buke se do ikim ne plazh.. ke mar buke?

-kam qofte..

-po domate etj?

-po te gjitha..

-ikim atehere...

smiley

smiley

uh, c'siklet! me vinte per te qeshur, doja te pembahesha, po me plasi nga hundet.... lash nammm!

nejse, te pakten tani marr fryme me lirshem.

rrofsh, rrofsh, twintip! 

qoftet e meros s'hahen as te ftohta as te nxehta (por me prishe statistikat, se une me te zakonisht peshtyj qe kafshaten e pare), por ti te jesh njeri me fantazi dhe miresi na tregon nese ka ndonje protein shake qe mund te behet vete, dmth pa pluhur dyqani.

ahahaha, nuk e dija une qe ti hyn tek ata qe qoftet e Meros i peshtyn qe ne kafshaten e pare !

Ndofta çuditesh, por une hyj tek ata qe i kam gelltit gjithmone qoftet e tij ! Sinqerisht ! Dhe me kane pelqy ! Per nje arsye te thjeshte : se kane qene gjithmone qofte ne ane te minorances (e di e di, ato te viteve 92-96 kane qene mazhoritare, por ato vite te gjithe ishim mazhoritarë - dhe kishim pse).
Keshtu qe deri me sot, mua me del ne rregull "la cuenta" me Meron ( e theksoj, me ndonje perjashtim te vogel... po llogari eshte ajo e shkreta !).

Sa per proteinat, une i mire jam (k'shu m'rré mendja), por kimist amà nuk jam qe te shpik ndonje shake pa pluhur dyqani.
Ose ose (se po m'vje turp me e thone, se e kom provu) : merr te bardhen e vezes (vetem te bardhen !), shtoi qumesht 0 yndyre, perzieji ne robot, dhe ... gelltiti ! Mais... c'est dégueulasse !!!  " src="http://a69.g.akamai.net/n/69/10688/v1/im..." />

 

a ishe ne tel gjate gjithe kohes qe i bere qoftet?

jeru per here tjeter mund te shtoj qe buka eshte me mire nese zbutet ne qumesht, si dhe eshte mire ne perzjen 2 lloje mishi, per me shume arome qingj & vic/lope. frigoriferosja eshte kyc.

trop, kete te qumshtit s'e kisha degjuar.  Do provuar smiley.

Yeap, te pakten nje ore frigo, e po ishe me nge e jo me ngut si jero sot qe i ishte tipos, nje dite smiley.

qumeshti zbut shijet, kam pershtypjen.

mu kujtua tani nje here po luanim ne ballkon me makinen e mishit smiley dhe na bie poshte, gati sa s'i ra ne koke nje burri qe kishte ardhur per nje varrim. nuk genjej, per nder. nje nga castet me te sikletshme te femijerise.

hahaha

po luanim ne ballkon me makinen e mishit haha

i cik paidhaqe demokracie (para bashkise) 

mire mi mire se te gjej vete smiley

zemra ime smiley

Nje shake proteinash (paskam ende uri...)

 

 Shaka proteinash ka plot ketu tek peshku, po kujdes tensionin e gjakut, pastaj... smiley

Carpaccio - se ma kujtoi nji person sot, duke me fol gjys ore, ma nrejti menjen smiley

te te ze me shqelma ty qe me zgjove nga gjumi me kete koment!!! kanibale e dreqit! smiley

Tropi? me kujtohet nje masazh ne `96 ne Turqi. Dinosaur me duket vetja kur flas per epoka kaq te largeta... ajajaja-jaja-jah. ne banjo turke... ah ah ah... me eshte dukur vetja si senator romak qe sapo kisha vendosur ndershkimin e Ilirise me 30 kamzhike shpines dhe zenien e tyre me shpulla derisa te nderronin emrin ne shqiptare... ku degjenerimi gjenetik i shkaktuar prej se ciles do t'i conte ne menyre te pashmangshme te sundoheshin ne koherat me moderne nga Saliu.

masazh turk. smiley si fakir sogdian ne samarkande... s'ka gje.

 Nje biftek te madh te skuqur me gjalpe dhe rozmarine... e vura zgaren smiley

 epo kur i kisha harruar thanat fare. nje limonate me thana me pihet. ta kishit lene kete teme per andej nga vjeshta dhe fillimi i dimrit. ne vere s'para kane oreks njerezit.

jack fruit... eshte next thing per ata qe s'e njohin..

Keto dite kam pas mundesi me ngrene ca te me donte qejfi, por ke pa ti qe fantazia ishte 0?!

Rrofte kuzhina e mamit dhe restorantet e Tirones!

Te shohim cfare do kete ndonje gje interesante neser andej nga Liguria. Shpresoj JO Gnocchi me pesto!!!

Troc muhabetit: nuk e di ca me hahet!

Mengjes i dites se shtune:

Krepa me cokollate dhe kapucino smiley

nji dru i mire
manja where the fuck are u ? smiley

a good anglo saxon poem smiley

nje corbe te tharte per te prure midene emocionale smiley

Nje zog fushe nuk do ishte keq,cdesha qe e cova tek kjo teme.

n'dhjetor motra smiley

Mua me ka shkuar mendja per sallam shqiperie, mos ma merrni per keq sallamin..smiley

Po si u merrka sallami per te keq mi goc.

ai ka zockat e fushes, cne me derrat e sallamit? smiley

ske ngrene ndonjehere sallam me zogj fushe ti keshtu qe mu shkrive duke qesh?

Kur qeshe ti ste pashe.. smiley , jo jo skam provuar me zogj fushe vetem me kaposha deti kam ngrene.. smiley

pse une e mbuloj,une skam akoma vete,por nje etikete fallso per ketlinen edhe mund ta bejme,EHV goce ai eshte me i miri,ka dyqan gjithandej smiley

Me duket se eshte ajo reklama qe mami pyet te birin, kush e hengri sallamin? reklama e ketij dyqanit ishte? Te me falni se une se kam idene e dyqaneve ne Shqiperi, pale e tv shqiptare..smiley

Po ky dyqani eshte por nuk eshte keshtu,eshte kush e hengri mamin smiley

Hmmm, te hiqni oreksin smiley.  Me hahej nje kaposh (jo i teri de, pjese selektive) se kam ngrene nje kete fundjave qe kaloi, o nene o nene smiley.  Plus zyrtarisht "holiday season" e po vajtoj mungesen e darkes tradicionale (dollme included).  

Po s'te lini ju stomak mrapshtit.  Brado, te ngecshin zockat ne grike te ngecshin smiley.

Me ngrene oreksin!

S'thu as me fal.  Edhe fshihu i cik se je ngjy vesh m'vesh.

Ate po bej,skam ngrene qe ne mengjes,po pastroj shpirtin.por kjo tema po ma prish mendjen,sidomos serioziteti jotsmiley

Mos.

Ha ha, me mire ti se sa ata.

Seriozisht ta them.

Ashtu do bej,rrofsh e kisha me dy mendje, seriozisht,neser do ta marr me pilaf smiley

Kam bere bast per dicka une them nuk hahen ajo thote hahen, prandaj dua tu pyes; A hahen topat e vicit? Sorry qe po pyes per dicka banale por dua te jem e qarte...smiley

Kur hahen te dashit pse jo te vicit? pastaj nuk ke ndonje kasap aty afer ti?

wowww dmth u ngrenkan, e humba bastin.. jo jo nuk kam ose me mire nuk njof ndonje.

A hahen topat e vicit?

nuk ke ndonje kasap aty afer ti?

si përfundim, topat e viçit apo të kasapit do të hanim ne ?

cilen te kesh me kollaj fut ne goje.. smiley
Sipas Bradit ato te vicit u ngrenkan, te kasapit duhet te pyesim..smiley

Merjem ,Je me dietë ti e tka marrë uria që ke dal tek kjo faqja ?smiley

Jo sot, TANI..Qengj helli, djath, ullinj me pras e noi kianti te fisshem.

oriz me qumesht dhe fruta pylli

e smiley

meqe keshtu, le te pudroset edhe me pak gram kanelle.

p.s.: sytliaç i thome ne nga anet tona smiley

merjeme,ke qene ndonjehere ne Mısır Çarşı?
eshte qejf i madh,tamam orient.shkova sot dhe bleva gjithe frutat e thata qe duhen per ashure 'turkish style'.ma thuj adresen te te nis nje tassmiley

po ti i ke frutat e thata ke neranxi,apo jo.
nejse kur te vij po te sjell ne ty nje tassmiley
enka,si jane keta fiqte e thate te izmirit mi enkaaa,jo tharanike si ata tanet...e di ti xhanemsmiley

lene lene.nigjo po munde me gjet kajsi te thata nga Elbistani! merri dhe provoji jan mrekullia e tete e botessmiley

jane me te thata dhe me te atheta se normalet smiley

plus nuk e le pa e pire edhe nje gote leng shege ne keto raste qe ta shtrydhin aty per aty.pak me tutje rri karroca qe pjek geshtenja dhe dy hapa me larg karroca qe pjek e zien misra.si keta te fundit mora t'i ndaj me familjensmiley

Vetem me ate lengun e sheges, po me zileps, se me pelqejne shume. po keto te tjerat, ka plot dhe ketej nga ne. smiley

po dhe shege kemi ne mi Nohijesmiley

po cdo ven ka lezetet e veta smiley

po ato kajsite..obobobobobo...nuk gjehen ktu josmiley

as simitet me susam..ato qe shiten ne rruge psh kane nje recete speciale se behen me kerce dhe me te mira dhe se ato te dyqaneve...

kush e hapi ket temen? s`keni turp!smiley

mir pra po marr hak se e di qe si gjen dot ne Turqini..

turshi mangoje smiley

jane si shpirt.

ka turshi kumbullash jeshile ketu qe mangoja as ke maja bishtit nuk u vjen,shoqe(eshte nje ne beşiktaş pazarı o nene si i ka turshite smiley
gara ishte kush e ben me keq tjetrin?? smiley

Kemi, kemi, po s'po ia gjej anen t'i bej leng. smiley

he mi, se i ke kajsionostalgjisimitore.... smiley

jo jo kto kajsite duhen provuar.nuk tallem.

vlora do doja simite me susam tani...dhe ta shoqeroja me caj te zi , te forte dhe djathe te bardhe nga Erzinxhani..mundesisht ne Ortakoy.ehhhhhhh

ayyyy nuk do doja te te merzisja tani po ne hame per mengjes ke kuzhina e punes simit,djathe ,çaj.ndersa per fundjave ne shtepi e hame me mjalte e kajmak te fresket.sa shkon mi sa shkon simti me kajmak.po tahin me pekmez ika tashi se e flliqa,e di smiley

s`ke turp..as meshire...smiley

Meqe jeni tek turku me ka shkuar mendja per lahmaxhun pizza, sa te mira qe i bejne tek restoranti ku vete une gjithmone, edhe simitet i qajne me djath kackavall sa te shijojne, le qe ato aq te shijshme jane sa i ha edhe thate.. . Kurse nga embelsirat me pelqen eshte nje si puna e qumeshtores sone. smiley

Kam henger ne Oman, gjoks pule, gatuar me leng portokalli dhe limon.Ekrejt e veçante.Ta provojne amvisat! 

Guzhinieri ishte  italian....................

ke shume te drejtesmiley
edhe mua

Ah sa ma ka marre malli per nje sallate... nje sallate te cfaredoshme te fresket qe te mund ta ha pa merak. E fundit qe kam ngrene ka qene para 6 javesh smiley

Rrofsh ti, mbaje per vete! Nuk e kam lene se jam dembele, por jo ne cdo vend te botes ke luksin e nje sallate smiley

Speca te mush sot. Ishalla s'digjen.

Atdheu fillon ke sallata jeshile smiley

Me ka marre malli per Shqiperine tone

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

per sallaten jeshile dhe taven e dheut

te eci ne rrugen pedonale me arome qoftesh ne  zgare

Malli me ka mare, malli me ka mare,  smiley

 

Na i hoqet trurin me kete teme.. per qingj te pjekur me ka shkuar mendja, dhe mezi pres daten 24 qe ta pjekim ne hell... Vete e di sa kam per te ngrene ate nate.. smiley

Po pse bar do ti japesh shoku ti...???? jepi kete qe ate tendin e ka brenda......

Sallata eshte gjina femerore, duhet te thuash : ate tenden e ka brenda smiley
Cfare po percellohet ne hell, cfare mishi? Po na leshon goja leng me kete foto..booobooooo sa mishngrenesa jemi ne shqiptaret..

nje pllake buke misri me nje cope djathe vendi si ne kohen e xhaxhitsmiley

qyqja !te kisha mundesi ,t'i dergoja (kam une nje tullesmiley ) ,s'ke pse kthehesh ne kohen e xhaxhit kur ne Shqiperi i gjen me bollek dhe sot.smiley

epo ne ate kohe sikur kishin cik me lezet nejse te faleminderit per angazhimin e gezuar dhe per shume vjet

e bon te mire nji restorant tek ish ekspozita motra,

per zotin smiley

shpirt !

Koran,kur do ma sjellin  ?  smiley

Venus i kane fshire komentet tek tema tjeter, mos thuaj MOS o goce se ka kuptim te keq smiley

Kujdes gjuhen se do te lodhet duke lepire...smiley

Cfare kuptimi mi ? Une pashe sot qe po hanin akullore dhe me iku petlla per nje te tillesmiley

Cfare komentesh u fshine ?

ku valvisje dybeqet.. smiley

Nuk mbani akullore ne frigorifer? Mua s'me vete mendja te ha akullore, ndonjehere tek tuk, vetem kur me prishet frigoriferi..smiley

Para akullores me kaushe ,une s've akullore tjeter.Ka tjeter lezet,e mbase eshte dhe ceshtje nostalgjiesmiley

 

Mbaj mend ne gjimnaz ne oren e pushimit shkonim gjithmone per akullore. Nje dite kishte njerez dhe radhe u vonuam e kishte filluar mesimi. Ta hidhnim akulloren na vinte keq, ca bem i futem neper xhepa. Tani ai presori na kerkonte llogari para klases pse ishim me vonese. Filluan akulloret te shkriheshin neper kembe o zot. Njera nga shoqet e mia i tha presorit ta lepij njehere akulloren se po me shkrihet smiley

Venus,me duket se eshte koha per te bere testsmileyShenjat jane inconfondibile

Qyqja ,dhe ajo me duhet muasmiley

Jam bere si me RL,nje vit po, nje vit josmiley

Nuk thua shyqyr,kompleti funksionon ne rregull ,e yt shoq nuk e njeh Kristinsmiley

them se eshte femerore qifqija

gjelle gjirokastritesh smiley

tip qoftje me sakte smiley

mos jane si qoftet me qull pak a shume?

mirejami qenka gjiro prasmiley

kape i cike motra kete, se ka boll material smiley

Eh Berisha ka la pace dei sensi...ku ta marresh sikur te kishte keto terheqjq...do kishte dobesi...ai s'merr pyka nga asnje ane ..eshte tanks smiley

E ça te mbeti nga qafa e siper...smiley

Bo..bo...bo.... me mjes duke ngrene qofte qull gjuhe e tru.

Jo mo vlla,buke me gjalpe dhe nje gote qumesht.

Miremengjes.

Po pra qenka dreke,po darke kur eshte sipas zotnise tate ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).