Eshtë hera e dytë brenda pak ditësh që z. Fatos Lubonja më akuzon nëpërmjet një ftese apo më fton nëpërmjet akuzash për një debat publik në lidhje me rolin kritik të intelektualëve ndaj partive politike. Nuk e di pse më ka zgjedhur mua si “intelektual” që përfaqësoj këtë ndjeshmëri publike, pasi stihia ime është letërsia e deri diku ideologjia me të cilën lidhet letërsia. Por jo politika! Atë më mirë se unë mund ta përfaqësonin politologët apo politikanët që e ushtrojnë teorikisht apo praktikisht si profesion. Megjithatë, e pranoj ftesën, por z. Lubonja duhet të pranojë kusuret e kësaj zgjedhjeje, sepse unë do të flas si të më teket, brenda lirisë sime. Mirëpo, në të dyja rastet, shtrimin e kësaj çështjeje dhe zgjedhjen e diskutantit. Lubonja e bën duke akuzuar, shpifur e përlyer imazhin tim – pikërisht personin që e fton në debat.

Duke vepruar në këtë mënyrë damkosjeje, ai hap një hendek të thellë pabarazie me personin që akuzon dhe, për çudi, shpreson që po ky person t’i përgjigjet, madje pa përgënjeshtruar akuzat e tij, se përndryshe zhgënjehet! E habitshme kjo për një njeri që barazitizmin e ka thelb të kauzës majtiste. Pasi ia hodha poshtë, me fakte, bazën e akuzave z. Lubonja në përgjigjen time të parë, tani le të provojmë t’i përgjigjemi ftesës së tij për debat publik, por jo siç e shtron ai këtë temë, në cilësinë e detyrave të shtëpisë. Dhe mendoj se duhet të flasim për tipologjinë e intelektualit që përfaqëson vetë z. Lubonja, tashmë përtej Lubonjës, sepse polemika me të ka vlerë vetëm për aq sa ai përfaqëson. Jo më shumë.

Personalisht mendoj se shpërdorimi më i madh ka ndodhur me nocionin “intelektual”. Nuk është rasti të hapim këtu një debat, ndonëse të vyeshëm, mbi kuptimin e këtij nocioni, por dyshoj fort nëse gjenden në Shqipërinë postkomuniste një a dy të tillë, ndër të cilët, duke përjashtuar veten në radhë të parë, refuzoj edhe përpjekjen që bën z. Lubonja për të më konsideruar të tillë. Kam më për zemër një përkufizim të nobelistit Josif Brodskij: “Intelektual quhet ai personalitet që krijon një sistem apo antisistem vlerash, të cilin është gati ta mbrojë me jetën e tij”. Ndërsa për pretendimet megalomane dhe logjikën tyryfyçkë me të cilën janë mësuar ta përvetësojnë arbitrarisht këtë atribut ndër nahijet tona, duke e pandehur veten për misionarë të një morali të ri, edhe pse në fakt, të vërtetat që shqiptojnë janë përpos se diletante, edhe hipokrite, në këtë rast pra, për “rolit mesianik” të intelektualit në tipologjinë tonë intelektuale, do të shkonte më përshtat përkufizim i Fukosë: “Intelektuali? Nëse kjo specie ekziston, duhet heqë dorë nga roli i tyre profetik!”.

Formati intelektual i z. Lubonja është një figurë antropomorfike, përjetësisht e ftuar në të gjitha studiot, që bllokon pjesën dërrmuese të ekraneve tona; të gjithë e kemi parë formatin e tij intelektual t’i nisë të gjitha trajtesat me frazën: “Unë nuk jam specialist në këtë çështje, por po jap mendimet e mia…”. Po çfarë është ajo tipologji intelektuali, që nuk i përket asnjë sfere dhe nuk është kompetent në asnjë fushë? Nuk e kam fjalën tashmë për shpifjet, alibitë apo thashethemet e kafeneve që ai i tregton për të vërteta. Nëse i pëlqen të rrojë në këtë ferr të ndërgjegjes së vet, Zoti qoftë më të!

Pyetja është: çfarë profesioni, çfarë kontributi, çfarë ekspertize, me çfarë specialiteti e pasuron atributin “intelektual” kjo tipologji? Një fizikan që nuk ka mbaruar studimet, pa shkollë, pa diplomë, që s’ka punuar asnjë ditë në profesionin e tij? Dhe këtu nuk më rrihet pa përmendur një thënie të I. S. Turgenievit: “Specialiteti e përjashton diletantizmin: të jesh diletant do të thotë të jesh i pafuqishëm”. Atëherë mbetet që i vetmi specialitet apo “profesion” i formatit intelektual të tipit Lubonja është trajektorja endacake e tij nga njëra studio në tjetrën; itinerari nga një gazetë në tjetrën; vërdallosja nga një konferencë në tjetrën, duke nxituar të shtojë gjithkund: “Unë nuk jam specialist këtu, por po flas njëherë…”. Dhe ne e kemi dëgjuar. Gjithmonë. Të njëjtat gjëra. Ky lloj formati nuk e ka pasur as shqisën, as intuitën, as dhuntinë profetike të parashikojë e t’u paraprijë qoftë për 24 orë ngjarjeve. Prandaj bie ndesh me veten dhe gjithë udha e tij intelektuale paraqet një zigzag të stërgjatë kundërthëniesh.

Çfarë është pra ky lloj intelektuali që nuk është specialist, që nuk ka një profesion, që nuk ka një vepër me vlerë në fushën e mendimit, që nuk ka një aftësi parashikuese t’u paraprijë ngjarjeve, por përkundrazi, paragjykon folklorikisht dhe ushtron dhunë verbale mbi ngjarjet që në embrionin stadial të tyre? E shtroj këtë pyetje për verifikim, ngase kjo tipologji intelektuali nuk ka një punë të qëndrueshme ku t’i garantohet pavarësia e tij e shumëpërfolur. Dhe, duke qenë gjithë ditën nëpër redaksi, studio-kafe e kafe-studio, pa pasur një profesion e punë stabël, ai ka shpikur të vetmen risi: ngritjen e problemeve! Dhe kur i mungon subjekti, tipologjia e Lubonjës i thërret fantazisë: më sajon mua si subvijon nga faqja 1 jekt shkrimi dhe pastaj mbetet i zhgënjyer kur sheh se personat e imagjinuar lodra, nuk i rrinë sus rolit që u ka caktuar ai. Shkurt, një kalama që hyn në konflikt me lodrat dhe trillet e veta.

Por si t’ia bëjmë ne që e fillojmë ditën e punës nga ora 08:00 deri në 16:00? I zënë më një tjetër proces pune, krejt të ndryshëm prej të tij (unë nuk jam gazetar a publicist, por diç më shumë), nuk mund të bëj kritikë për çdo gjë e për gjithkënd dhe, nëse ia dal të ngre ndonjëherë një problem, këtë e bëj për të shfaqur shqetësimin tim, nervin tim qytetar, pa pretenduar honoraret e majme të Lubonjës dhe ky, mendoj, është përfitimi që ka shoqëria. Duke mos qenë kompetent për asnjë çështje, duke mos pasur asnjë certifikatë profesioni, duke i përzier të vërteta e thashetheme, mite e realitete, duke u hyrë problemeve nga “dera e pasme”, duke u ngatërruar në të gjitha temat, sipas parimit “ku leh qen e del tym”, me zellin e të vetmit botëkuptim marksist me të cilin është brumosur e strukturuar, na përftohet formati i intelektualit oral e grafoman, maniak e simulakër, gjykatës mbi palët e, mbi të gjitha, i pavarur e kontradiktor!

E gjithë kjo tipologji sillet dhe shpështillet midis paradoksesh dhe oksimoronesh: sulmon të majtën nga pozicioni i djathtë, sulmon të djathtën nga pozicioni i majtë, gjithmonë, për hir të kritikës, transparencës dhe pavarësisë. Sigurisht ndodh ndonjëherë që edhe Lubonja të shtrojë probleme të drejta, siç ndodh ndonjëherë që edhe macja të kapë një lepur. Por kjo nuk përbën kurrfarë ligjësie. E kam vështirë të gjej një plan të përbashkët arsyetimi me konceptin marksist të kritikës së formatit Lubonja. Sepse, nëse formati i tij do ta kishte kuptuar sistemin demokratik, do të kishte mësuar tashmë me kohë se partitë dhe pushtetet i paguajnë kritikët e tyre që të legjitimojnë sistemin. Pikërisht në një kyç të tillë kuptimor, Lubonja është viktimë e tyre. Në rastin konkret, kujt do t’i interesonte një qeverisje e përsosur e PD-së? Vetëm opinionistëve të formatit Lubonja jo! Sepse në vend të opinioneve të tyre, në mungesë të një profesioni që garanton pavarësinë që ky format nuk e ka, gazetat do të mbusheshin atëherë me shpalljet: “BËJMË SHPIME ME MATRAPIK!”.

Gjithsesi, kjo do të ishte një punë më e ndershme krahasuar me kritikën që më bëhet për mos kritikë. Sepse dihet: unë e mbroj të djathtën që nga viti 1990; ndryshe nga formati Lubonja, jam koherent, pa asnjë të çarë në mendimin tim, pavarësisht se jo gjithmonë e djathta i mbron parimet e mia. Por formati intelektual Lubonja po na promovon edhe një nihilizëm tjetër të ri, sipas të cilit, qenka turp i madh të punosh në administratën shtetërore, t’i shërbesh shtetit tënd, të mos përpiqesh ta shash, ta sabotosh, ta bllokosh, ta bojkotosh, përndryshe je automatikisht i paragjykuar si klientelist, si servil, si i korruptuar. Këtu botëkuptimi ynë mbi shtetin ndahet prerazi: ndryshe nga formati i intelektualit Lubonja, unë e kam për nder t’i shërbej shtetit tim, të marr përgjegjësitë dhe jo t’u iki atyre, të ngulmoj me sa mund në përmirësimin e gjendjes, e jo të hedh gurë e popla mbi ata që punojnë, pa marrë kurrë mbi vete riskun e përgjegjësinë të bëj diçka. Sipas këtij formati duhen braktisur vendet ku të kanë zgjedhur, për të bërë sehir, në shmang, me dashakeqësi, se si degradojnë gjërat kur në pozicionet e braktisura vendosen gdhenjtë.

Në këtë vend që vetëm shahet, që shihet vetëm me ngjyra të zeza, ka një jetë, ka një përpjekje, ka sakrifica që prodhojnë vlera, ka ngjarje të bukura dhe shembuj që meritojnë një fjalë të mirë, një përshëndetje. Ka, por jo për formatin e intelektualit Lubonja, syri i të cilit sheh gjithkund ngjyra të përzishme, andaj e vetmja muzë që e vë në lëvizje oreksin e tij oral e grafoman është muza e rrënojave dhe qiparisave. Nuk mbaj mend të ketë shkruar ky format intelektuali për ndonjë gjë që ta ketë ngrohur shpirtërisht, “intelektualisht”, njerëzisht. Megjithatë, intelektualit simulakër e grafoman i duhet të tundë një flamur, të themelojë mitin e vet, që mandej të punojë miti për të.

E meqë i ka shumë për osh mitet formati i intelektualit Lubonja, le t’ia nënshtrojmë dekonstruksionit edhe mitin e tij të të qenit i pavarur. Rregull kryesor: për të justifikuar alibinë e pavarësisë së vet, formati Lubonja kapet pas personash të tjerë, duke i përlyer ata me gjithfarë thashethemesh, si ato që ka shkruar në dy shkrimet e tij të mëparshme kundër meje. E, meqë formati simulakër i intelektualit Lubonja bëhet zëdhënës i thashethemeve, po i kujtoj cazë edhe unë atë emisarin që pati dërguar te Berisha për të psonisur prej tij një pension të përjetshëm. Pikërisht pension të përjetshëm për formatin e intelektualit Lubonja, ashtu thjesht, sa për të zgjeruar paksa spektrin e tij të pavarësisë!

Ndërkaq, po t’i shohësh më nga afër flamujt e pavarur të formatit Lubonja, na dalin shtresë pas shtrese ngjyra të përçudshme: anëtar bordi në MTKRS në kohën e Ramës; anëtar bordi disa herë te fondacioni “Soros” e një sërë fondacionesh të tjera private; komisar i Forumit për Demokraci në vitin e artë e të paqtë 1997, etj., etj., gjithkund dëshmi të palëkundshme të pavarësisë së tij intelektuale!! Pavarësia e formatit të intelektualit Lubonja përftohet, sipas tij, duke qenë herë pas here i varur për segmente kohore nga dikush që e ushqen, mandej nga kafshimi i po asaj dore, për t’u hedhur suksesshëm te dora tjetër. Por formati i intelektualit Lubonja ka kritikën, që e bën të pavarur! Dhe çfarë kritike se! Ai e kritikon shpengueshëm njërën palë pse s’i ka dhënë asgjë, ndërsa palën tjetër pse s’e lë t’i gëzohet asaj që ajo i ka dhënë, p.sh., sarajet në Petrelë, në të cilat, hë për hë këndojnë kukumjaçkat e asaj ane, për shkak se ai fle përnatë nëpër studiot e televizioneve private. Por sa të poshtër dhe këta pronarët e TV-ve! Nga njëra anë të japin sarajet në Petrelë, nga ana tjetër s’të lënë t’i gëzosh! E, me sa duket, ky qenka shkaku i shpërqendrimit të tij të shpeshtë në debatet televizive…

Gjithë në frymën e filozofisë intelektuale të formatit Lubonja, nxjerrim edhe ne një moral cinik: Një prostitutë na dalka më e ndershme se një grua që e shkon jetën me burrin e saj. Sepse prostituta bën naze vetëm për të rritur pazarin. Edhe vetë formati intelektual i tipit Lubonja e di se midis të ngjashmëve me veten nuk ka rivalitet, nuk ka tjetër si ai që të solojë i vetmuar mbi të gjithë. Ka mbetur, për fat të keq, sall ai, tek pullë, i braktisur, vetmitar, i keqkuptuar, se nuk po e shpallim publikisht “intelektual kombëtar”, por me shpresën e fortë se, herët a vonë, do ta pranojnë të tillë nga e keqja, në mënyrë plebishitare, përshtat me një proverb: “Në mungesë të zogjve, edhe b… është bilbil”. Të më ndjejë lexuesi i nderuar, por në varësi të personazhit të formatuar si tepër intelektualisht, nuk gjeta gjë më serioze për t’iu përgjigjur.

60 Komente

Ja, edhe ca muaj dhe erdhi 2012 dhe u bene fiks 100 vjet qe ne shqiptaret u ngjizem si komb dhe u beme edhe shtet.

Une kam nje propozim shume konkret dhe zbatimi i tij do te kishte nje vlere simbolike shume te vecante:

Po sikur, me rastin e 100 vjetorit te krijimit te shtetit te pare shqiptar, ne ne paqe ti japim doren njeri-tjetrit dhe ti urojme njeri-tjetrit "Gjithe te mirat" dhe "Suksese" dhe ti japim fund ketij eksperimenti cnjerezor qe na u desh ta mbajme ne kurriz per 100 vjet me rradhe, qe e ka emrin SHTET, dhe te kthehemi e te jetojme te lumtur ne gjendjen tone natyrore? Dikush do te behet bari e do te mbaje dhen e do te shese qumesht e djath, dikush do te rrije tere diten i shtrire si Ali Pashe Tepelena, te tjere do te dalin kacake e do te grabisin udhetaret e shkrete e disa prej tyre edhe do ti vrasin. Dikush do ta kete festen mbi krye  e disa te tjere do te ecin zbathur.

Pse ore vellezer duhet patjeter, qe te shtiremi, qe dime te bejme edhe kulture edhe sport edhe ligje edhe shtet?

Nuk e bejme dot more vellezer, nuk ia themi dot, nuk eshte ne natyren tone, ne jemi te pushkes, nuk jemi te penes, jemi te kerrabes, nuk jemi te lopates!

Ata te shkrete Rilindas (ne fakt me sakte e kane emrin Lindas dhe jo Rilindas) u perpoqen dhe dhane mund, djerse edhe gjak, qe ne te benim shtetin tone dhe te qyteterohemi. Le tu themi atyre FALEMINDERIT dhe ta mbyllim me kaq, te pakten nuk na mbetet peng, qe nuk e provuam.

Vijeni doren ne zemer dhe merreni parasysh kete gje, qe te shpetoni edhe ju edhe brezat pas jush, qe po cnatyrizoni me keq se jeni cperfytyruar vete.

me vje keq qe investo substanc... por ti si ta mendosh vet, pedro.. smiley

 very nice. Lubonja e donte një dru të tillë. Jam knaq duke e lexu.

ama i vura 1sh, të mos i prish mesataren Tufës nga mua smiley.

 

kush thu ti jul, e ka radhen tani mas tufes.

Maj men i film italion, ne nji fshat, ku dy familje duhet te bonin sikur ziheshin (se gja nuk duhet te ishin dakord per fejesen e dy te rinjve prej tyne, dicka e tille). Edhe fillun lojen, dilnin ne ballkon me radhe, edhe bente sikur shante e para, ta zejm "o familje veshderrash..". edhe futej mrena duke qesh me vete... i vinte radha familjes se shame tani, simas lojes gjithnji, edhe dilte kjo ne ballkonin e vet edhe i pergjigjej, psh, "o hunderra.." ene vazhdoi kjo... "ku ka byth cuni juj per gocen tone.." etj etj "goca juj as ne onderr s'e kish pa cunin ton... ajo s'di me zi as i vez..." etj etj... kur u trash muhabeti, harrun qe po lujshin rol ene plasi sherri me ter men smiley

kujt i thoni ju kshu mer kastraveca... ju te na rruni trapin etj etj ene i cik, shkoi puna qe u mor druni ne dore, s'kish mo shaka... u harru fejesa e dashnija, kush merret me gjona t'atilla, kur bin topat, s'nigjohen dyfeqet... e kshu mer Jul... harrova pse ta nisa ket mesele, por titullin e kti filmi nuk e makam men me me vra!

 ti ndoshta e qun gje te kote, po konfliktet gjithnje kane shkaqe serioze. dy familjet e gjora skishin pare me bo dasem dhe donin qe kto dyfeqet te iknin e te rremeheshin. mbaj mend qe ky cuni ( shume i shemtut by the way, i zi dhe i dobet, dhe nuk e kuptoj tendencen tende maskiliste per te ulur figuren e cupes smiley ) kishte nje biciklete. Bene sikur iken me duket, mirepo sishte gje ai muhabet. kthehen dhe familjet pajtohen. the end. smiley

 a ka mundesi noj IMdb link a ndonje titull per kete filmin? 

Days of love (1954). Nga mastroiani e gjeta

 jam me shpresë që rradhën pas 20 e prdhu më shumë vjet, do e kenë rradhën kalamajt e Left me YYYYYYY dhe policit. Duke u zënë kush ka të drejtë me e qujt "babë" Salën. Se gjithë njerëzit e tjerë me mënd, i shof të ikin nga ai mt vënd. 

Kishte ca ditë që po mendojsha, se Lubonja i shkon si dorashkë atij vendi. Përshtaten një më një. Të sëmurë, të çmeritur, kompleksikë, të lajthitur, kuturu e ububu. 

Gjithsesi... shif çka nxorri jutub prej deti: http://www.youtube.com/watch?v=osaDlDhmoaQ smiley

"giorni d'amore" e ka titullin ai filmi, e mbaj mend dhe unë. 

Ai ezmeri hiç simpatik, që thotë Av, na qënkësh dora vetë, Mastroianni. smiley

 

 uupss, soooriii smiley

 oh come on now, I thought too he was somehow "clumsy" in that movie. 

ama... ka një këngë shumë të bukur aty, pikërisht asaj këngës i detyrohet mbajtja mend e imja, Mille lire: http://www.youtube.com/watch?v=etD4LKJL07E

 

 Do ble nje qen. Nga ata qe ben ham ham ose hum hum. Po te ishte femer ( buçë ) do ja kisha vene emrin Sonila , po do e marr mashkull.

A ben t`ja ve emrin Agron? smiley

 Polic ! Mire ? Te gjithe nga shpia mire?

Basha fitoi. Pse e ke humorin e keq ? smiley Fahri Balliun do e bejme nenkryetar Bashkie. 

P.S. Me ka humb nje nr tel a ma gjen dot ? smiley

 

mos u bej si Lorenc Vangjeli or burr. Ai nga inati i Berishes e Bashes shan Sonilen a Fevziun a Artan Hoxhen. S'behet qameti pse humbi Rama. P.S. Te gjithe numrat i kemi ne, vetem fol. Jemi qeveri e forte.

 Po te kursej me batuten e telefonin dhe je i justifikuar se je Polic. smileysmiley Po ishalla je nga ata mendjehapurit dhe ti  qe e leshon nr e tel pa problem ! smiley

P.S. C`ne Sonila duhet sha per inat te Berishes? Ja fute kot kete here si rralle.

A thu do moresh numer fiks apo celulari? Firaun, fute nagacen brenda.. smiley

Ncuk, nuk bohet... ashtu si edhe leterkembimet e tjera mes ketyre kolloseve te ?, edhe kjo do te kaloje e palexuar..

 Akoma nuk e paska kuptuar Lubonja qe nuk mund te kritikoje Tufen, ashtu si dhe Klosi nuk mund t'a kritikoje Tufen, pasi keta nuk kane bere autokritike, njeri per honoraret ne media, tjetri per babane. E po pike e zeze, si guxojne keta "marksista" e "bij komunistash" te kritikojne Tufen? Po nuk ha, o nuk ha kritike Tufa, akoma nuk e moret vesh, se vuan nga simptoma "kush ha kritike eshte loder ne duar te tjetrit." Plus qe kush e akuzoi Tufen qe merr pjese ne administraten shteterore, nje here? Tufa u kritikua per te menduarit si me bythe, u kritikua per gjetjen e kontradiktes dhe oksimoronit tek mundesia e te kritikuarit administraten shteterore, njekohesisht duke pjese ne te. U kritikua per faktin qe edhe pse merr pjese ne administraten shhteterore, nuk i kritikon praktikat e kesaj. Shkurt, u kritikua per nje pjesmarrje pasive ne administraten shteterore, ku ky pasivitet shitet si arritje.

Le me pastaj kur na hedh ketu e treqind vjet mbrapa, ku intelektuali duhet te ishte medoemos ekspert ne dicka, si c'ishte bie llafi Newtoni ne fizike. Konceptin e intelektualit si persn qe trajton impaktin e nje fushe te specializuar nga nje perspektive e jashtme prej kesaj fushe, ne bythkendimin e vet, Tufa as qe e njeh, as qe e kupton. Per Tufen dhe llojin e Tufes, gjithcka eshte privatizim, monopolizim, gje qe shprehet ne kete artikull me ane te idese se sfera e debatit publik qenka domosdo monopol i eksperteve. Mire e bukur, e gjithe citate e fjale te urta flet ky zog gomari per demokracine, por se c'vend ze sendi publik, res publica ne indinjaten e tij pellitese, Tujfa o eshte shume kelysh kurve per ta pohuar, o nje cop derdimeni qe po i duket vetja ekspert. Dhe cfare eksperti, se? Ekspert letersie, llaf qe edhe vetqejfberesi me i madh, qe edhe masturbuesi me i madh i egos, nuk e thote me ze te larte.

.................Tujfa o eshte shume kelysh kurve per ta pohuar, o nje cop derdimeni qe po i duket vetja ekspert.

 

Po kot nuk e thot shkodrani : "Ma mir me ken zog kurvet se zog gomarit"

Qekur te qenurit ekspert ne dicka na qenka "kthim mbrapa"?! Ndersa te flasesh per cfaredo, kedo dhe asgje na qenka trendy?!

Nese artikulli i Lubonjes mu duk prove se sherri mund te rivinte si debat, kjo e Tufes eshte kunderprove, debati aty e ka kollaj te degjeneroje ne sherr te ulet. Fatkeqesisht disa gjera te rendesishme* qe ka dashur te percjelle edhe Tufa jane perzjere aq keq me dashakeqesine, egomanine dhe rrjedhimisht miopine e tij sa jane thuajse te pashpetueshme. Kaq poshte s'e kisha pare Tufen, as kur merrej me peshkun pa uje.

Une s'e di perse ju shoke shqetesoheni, mua me pelqen kur ujrat levizin dhe kur duket kaq e qarte ne qiell vogelsia e yjesise se Tiranes.

*Gjera te tipit 'me c'te drejte ia lejon ti vetes tu tregosh te tjereve vendin e te japesh verdikte morale?' Roli i moralistit publik eshte shume i veshtire, gjeresisht i papelqyeshem, dhe perhere i dyshimte, sepse qe te kete legjitimitet kerkon prova per superioritetin moral (pranda si Tufa si Klosi filluan baltosjen). Ka menyra te tjera per te ekspozuar, kritikuar dhe sugjeruar pa predikuar.

Trop, shif masturbimet me te dy duart te 'kolegeve' te tu "shqipmajtiste" ne kete teme dhe e gjen vete perfundimin per deshiren e mire te levizjes se gjerave persa i perket opionionit peshkist, ceshte te cilen me te drejte ti e shtron.

Tufa e ka 10 me kete shkrim se e ka treguar qe nuk ka balls te futet ne debatin qe Lubonja shtronte (roli i elitave/intelektualeve/quajicateduash ne shoqeri dhe politike) ma ha mendja kryesisht per arsye personale ng,a te dy keta xhanem; Lubonja e promovon kritiken e sistemit dhe kritiken e te gjithe paleve sepse e praktikon, kurse Tufa i shmanget si djalli temjanit pikerisht per arsyen e kundert, por ama as ka balls te thote "s'eshte e thene te jemi te gjithe mbi partite dhe te jemi kritike ndaj te dy paleve".

Ironia eshte kur Tufa akuzon Lubonjes pse ky flet per gjithshka, a thua se Lubonja eshte jo opinionist po xhenerik, e duhet te rrije vetem poshte makines si zhapik,. E kete Tufa e ben gjithe duke harruar faktin qe nese Lubonja paguhet nga privati per daljen kudo, Tufa paguhet nga publiku, ne gjithe rolet qe ka dhe pagat qe merr paralelisht, dhe harron ti drejtoje vetes pyetjen qe i ben Lubonjes: Pse i kam une te gjitha keto pune, s'paska specialiste te tjere? Kjo meqe kete argument ben Tufa, jo se eshte automatikisht gje e keqe te besh me shume se nje gje.

Plus qe formatin e debateve e percaktojne tv-te dhe gazetat, pronaret e tyre (jo Lubonja apo te ftuarit e tjere) te cilat jane vegla te partive, ndaj s'i intereson te ftojne eksperte por opinioniste/analiste.

Interesant dhe fakti qe sipas Tufes opinionistet jane pa vlera se s'jane specialiste dhe flasin per gjithshka, kurse specialistet qe botojne te njejtat lloje te artikujve opinioniste qe flasin per gjithshka, sidomos per gjerat jashte fushes se tyre, keta po, keta jane specialiste ne cdo gje qe flasin, se jane specialiste diku tjeter.

Shkurt, Lubonja 5, Tufa 1 me bisht.

O intelektual qe s'di a ben sikur s'di dallimin midis shtetit dhe pushtetit!  O intelektual tufe!  Ku na rate per hise ...

Po qe s'ia vlen te thyej per tufe rregullat personale te sharjeve, vetem per kete ta di per nder.   

PS: Por ia vlen te shash ate qe e hapi kete muhabet e te futi ty ne klasen e intelektualeve.  U be ky muhabet terkuze e s'mbaj mend kush ishte.

Po sikur te bejme nje eksperiment:

Te bashkojme kete teme me ate temen  me magjine e llafeve "te pista". Te bejme nje fuzionim te dy temave.

Nuk e kemi bere ndonjehere kete gje, ndoshta del ndonje gje me e hajrit sesa ky shkrimi i Tufes.

intelektualet e ka*it thu ti...

po pse e "ka*i?

ne kemi fjalen tone te bukur gabelçe "GARI"

pervec ksaj, Gari eshte edhe nje vend shume i mire per sushi ne manhattan...

Pedhro,

"Gari", nga ka ardh edhe emri i qebaptores se NY smiley , nuk duhet perzire kurre me kshi sallate te prishur intelektualesh te vetshpallur..

Gari ginger.jpg

Busho,

une nuk e di se per cfare lloj Gari e ke llafin ti, po une e kam llafin per fjalen origjinale gabelce, qe eshte sinonimi i penisit, e cila u asimilua nga gjuha jone e paster dhe e dlire, dhe nga nje mutacion fonetik u be ne shqip Kari.

 

smiley

s'di c'ju ka hyp ky qejf me qen kaq explicit sot smiley

ajo qe thoshte bushi ishte ne fakt nje bashkeshoqerim i goditur verbalo-vizual (ishalla s'na sha idrisi per fjal te mufatme)... sepse ne fakt, ne zhguallin e pare te informacionit, bushi po keshillonte te mos perdoret xhinxher i ndenjur kur jemi per sushi, pasi fletet e tij te fresketa kane ngjyre shuuume te celet, dhe roza eshte shenje jo freskie. Ama jam dakord qe grafika ishte shume agresive, aq sa une, megjithe ngasjen e gjetjes, do mendohesha cik me shume per ta sjelle smiley

pedro, tani e pashe ate teme.  Ja, zere se shame ... .

Po pse zere, thote Bush smiley

Ndjese..por e kam mendu ate gje qy me leter-kembimin e pare..

Ps: mos u fut te ajo nahia andej..nga ana tjeter pse jo..

Si thoni ju, a do pergjigjet prape Lubonja apo e lane me kaq? Po Klosi, ta kete kuptuar valle qe replikohet vetem nje here dhe i lihet e drejta artikullshkruesit te pare qe ta mbylle polemiken? Se Agroni s'me duket se...

P.s. Te vere mend kush s'e pat kuptuar pse eshte kaq e veshtire te zene kore fenomene si gjakmarrja ne Shqiperi. 

jo jo, e ka Mark Marku rradhen te pergjigjet....smiley

N'Shqiperi s'ka as orizore e mori dreqi e mori smiley . Apo ka?

dikur ka pasur.. andej nga fshatrat e Sarandes. tani nuk e di.

kam pare vet rruges, gjate nje ekskursioni qe organizoi shkolla, per ne Butrint

 Ne Shkoder ka pas. Jozefina Topalli,ne kohet *kur... ka qene pikerisht sekretare e Drejtorit te Institutit te Misrit dhe Orizit smiley Ene Institut pa oris afer sikur nuk shko smiley

*Freno Besnik !

Ate po bej po frenoj ! smiley

Koth, ai instituti dallohej rezultate te larta ne miser.... sec qe nje shkencetar me emrin a mbiemrin  Ahmeti, i cili kishte krijuar nje hibrid fare misri qe jepte rendiment te papare, ne ''kooperativen e tipit te larte te Dajçit''.smiley.  ndersa orizi ...., dobet.smiley

nuk me ze gripi mua. (tha Besniku).smiley

 Ahmet Osja, 120 kv kallamoq per hektare smiley

 realisht edhe unë doja të shtroja këtë pyetje, për të përmbushur një kënaqësi pak a shumë "perverse" do e quaja, të kritikonte vënçe e rëndshëm, me të njëjtën gjuhë Lubonja Tufën. Po kam përshtypjen se nuk do e bëjë... do e lërë me kaq. Mbase nuk do duket prej shtypit për ndonjë javë: sa kohë e bukur për vakancë!

Dhe kur të vijë i rigjeneruar, do na tregojë ndryshimet midis vakancës jashtë dhe asaj në Shqipëri. smiley

Në një parafrazim të "njërës dorë, që lan tjetrën", kjo midis Lubonjës e Tufës, do ishte: një mollaqe ndyn tjetrën, të dyja prapanicën me gjithë të brendshme. 

 

 armiku i armikut tim eshte miku im.... ka thone i pari....qe Tufa eshte zog g......, kjo nuk diskutohet, qe lubonja eshte b......lepires, as kjo nuk diskutohet, po po m'bohet qefi qe te dy te hane kokat e njoni tjetrit.....per Belulin.....oh, ç'u kenaqem........

le ta marre vesh lubonja se jo vetem te shaje ka kjo bote, por edhe te shahesh.....

Tashti m'fal alidemsi, po ne ka njeri qe e ka marre vesh qe bota eshte e rrumbullaket (kshu sikur thuhej) ky eshte Lubonja. E ke parasysh ti: dikur i biri i... ne pushtet, pastaj i biri i... nen pushtet.

Halli eshte te na prodhojne ndonje mendim, por keta prit e prit gomar-ice e bar hiç.

Nuk e kish dhe aq keq ai macedungu, qe i degdiste intelektualet ne orizore.

 Nga kjo polemike, a di gjo njeri, se, a jane rritur shitja e gazetave, apo njesoj smiley

gjithe jeten ekonomist mbete! kshu te mbaj mend gjithmone! smiley

Por formati intelektual Lubonja po na promovon edhe një nihilizëm tjetër të ri, sipas të cilit, qenka turp i madh të punosh në administratën shtetërore, t’i shërbesh shtetit tënd, të mos përpiqesh ta shash, ta sabotosh, ta bllokosh, ta bojkotosh, përndryshe je automatikisht i paragjykuar si klientelist, si servil, si i korruptuar. Këtu botëkuptimi ynë mbi shtetin ndahet prerazi: ndryshe nga formati i intelektualit Lubonja, unë e kam për nder t’i shërbej shtetit tim, të marr përgjegjësitë dhe jo t’u iki atyre, të ngulmoj me sa mund në përmirësimin e gjendjes, e jo të hedh gurë e popla mbi ata që punojnë, pa marrë kurrë mbi vete riskun e përgjegjësinë të bëj diçka. Sipas këtij formati duhen braktisur vendet ku të kanë zgjedhur, për të bërë sehir, në shmang, me dashakeqësi, se si degradojnë gjërat kur në pozicionet e braktisura vendosen gdhenjtë.

 

nuk eshte turp t'i sherbesh shtetit por eshte turp t'i sherbesh pushtetit.Ti ose je idiot ose s'te shohin syte se ç'behet neTVSH.

 

Por si t’ia bëjmë ne që e fillojmë ditën e punës nga ora 08:00 deri në 16:00? I zënë më një tjetër proces pune, krejt të ndryshëm prej të tij (unë nuk jam gazetar a publicist, por diç më shum&eumlsmiley, nuk mund të bëj kritikë për çdo gjë e për gjithkënd dhe, nëse ia dal të ngre ndonjëherë një problem, këtë e bëj për të shfaqur shqetësimin tim, nervin tim qytetar, pa pretenduar honoraret e majme të Lubonjës dhe ky, mendoj, është përfitimi që ka shoqëria.

 Po kush eshte ai idiot qe te jep honorare ty more.Ti duhet te paguash per ato qe shkruan dhe maksimumi te botohen ne 55 apo AGON.

Prape e paski prure kete "intelektualin "  e mOdH mer Jahu qe prej 90...

Sepse dihet: unë e mbroj të djathtën që nga viti 1990....

Po mbroje pra , se na cate zugumjamen qe prej 90 "se diktatura zotrie " sikur te mos kete patur diktatura te djathta smiley. Na thuj nje llaf cfare eshte e DJATHTA se paske 20 e kusur vjet qe po e MbrO n ... U bete si shami qurrash , per  injorantin BERISHA  e  Jozeficke Pancon , ose Intelektualet  me te mODhEj mer JaHu  te te gjitha .... " kohrave te Pordhes".

Ky nuk eshte as zog kurve as zog gomari . Ky eshte nje rendites germash ne menyre te pelqyeshme . Dhe kesaj fushe i thone te merresh me te shkruar. Me pas mund te behesh edhe shkrimtar. Se si me vjen  me vjen  qe me paska kopjuar ..Po te pakten e ka kuptuar qe nuk eshte intelektual sepse nuk ka te tille ne Memedhembje pervec kadarese dhe Qoses. .Por gjithsesi mire .. e lexoka PPU !

Meru me shkrime dhe hajde ketu .... ketu eshte prova , jo prapa Institutve qe jane leket e vjedhura te shqiptareve qe i perdor Berisha per darove , per servilet e te matufjepsurit .. Po fundja edhe kete ne se do ta besh bene me Libra leximi jo me Poqe Kordhe si ky reagim !

Intelektuali bithes ... i thone ne Gjirokaster ! Megjithate nuk mungokan udhezimet nga peshkiste 'intelektuhale " se si duhen kuptuar keta te dy si Intelektuale . Po nuk eshte vendi se mendoj qe , ne fund te fundit edhe po nuk torre lesh cfare do besh tjeter ne ksi rastesh !

Ndjese paste gazeta ...... Panorama !

 

 Vella! 

Na i vodhen votat diten per diell,live ne me shume se 12 Televizione,duhet te bashkohemi dhe dhimbjen ta kthejme ne force,Kryetari RA. Aksione te medhaja na presin ne Shtator,duhet ti bashkohesh forces Opozitare, merr dhe Hamdiun me vete, po ju presim.

Sinqerisht

Mali.

 Telin tuaj e morem . Memeci foli . Kallamat ja kemi lene Xhozefit. Ndene te veshurave do gjesh dhe parullen ...dhe ca porosi te leshta . Mos harroni shoket ! Pritni doktorin !Pritja te jete madheshtore ne qender dhe me Lule!

I Juaji Bulo Bulevardaj !

 

E lexova dy here sira. Tufa, me kete "makadam", i shtroi nje shilte te mire Lubonjes ne kryevend intelektualesh.E baderdisi kujton,  por nuk ka kuptuar se e ka lene vehten ku  stivosen opingat  e te mençurve.Ku i gjen njeriu kollaj "armiq" te  tille.Te keshe armiq si  Tufen  nuk te duhen me miqte.

   Nuk e mendoja se do te degradonte gjer kaqe.Ky djale vuan nga nje delir....Mjer kjo  shoqeri!

S'do ish gabim te thuhet edhe 'cdo popull meriton intelektualet qe ka'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).