113 Komente

 Bravo Topi. Kur e pash kete videon heren e pare sapo kisha lexuar nje polemike mbi nje polemike, mbi nje tjeter polemike... isha hidheruar me keto cic-micet e insekteve te gazetave.

Por ketu ne Shqiperi ka shume njerez qe cohen cdo dite pa lindur dielli, te cileve u hane duart per pune e qe nuk po lene gur pa levizur per ta bere te nesermen me te mire per femijet. Ketu ka njerez qe rrezatojne miresi dhe vizion, qe kane nuhatje dhe guxim, e qe po e bejne vendin edhe pse politika ua ben te perpjete e te veshtire rrugen. Kjo video sepse mi kujtoi keta njerez qe i shoh cdo mengjes kur dal heret nga shtepia. Dhe qe i dua shume.

*****

video, e bukur

We <3 Albania!

 Thjesht bukur.Te gjitha nga pak.Vetem nje pulisht gomari!?Shqiperia ka shume gomere.smiley

video-ja ok, por description poshte videos... smiley smiley smiley 

 Bukur o bukur, po ti thuaj cti besh 365 dite ne vite qe hidhet balte e nxihet realiteti, se besoj se mbulohet dot me nje video 1 minuteshe. Keto pamje mund te mos shkojne kurr tek turistet potencial, ose duhet paguar miliona qe te transmetohen, ndersa pamjet e 21 Janarit u perhapen brenda dites ne te gjithe boten. Hipokrizi!

 Jo per te nisur replike, por 21 Janari ka ndodhur vertete.

mua me pelqeu mishi ne hell dhe bostani qe po rrokullisej ne drejtim te paditur!

Shikon nje video te tille dhe te shkon dita mbare. smiley

Edhe une e hodha ne facebook videon qe kur e pashe tek websiti i tyre, para 3 ditesh

Video Interesante, edhe pse kam vite qe "hap llafin" ketej, shoh e verej gjithsesi se interesi per Shqiperine turistike rritet tek te huajt ^^

 reklama me e mire deri me tash (me sa duket per konsumim te brensdshem)

Pa dashur te ul aspak punen e Top-it, me kete rast i shpreh falenderimin tim vetjak si bashkekombas smiley per punen e mire qe bejn ndonjehere rralle, por skepticiteti im gjithsesi ne lidhje me kete gje sme lene.

Se pari dhe me e rendesishmja eshte, se ne akoma sjemi destinacion i pershtatshem per pushime, sado qe e rrejm veten ne kete aspekt. Akoma nuk jemi pjekur, ose me mire skemi hedhur akoma bazen per turizem sic eshte gjithkundi neper bote. Te fillosh tek infrastuktura, kushtet, sherbimet, ambjentet e ofruara dhe deri diku ato natyrore(ndotja e madhe) e te perfundojm tek cmimet jane shume shume te papershtatshme per te ofruar turizem konkurues me vendet fqinje te rajonit ne mesdhe. Mos te kishim vllaznit tane, qe deri diku i frekuentojn plazhet tona, ne do kishim me pak te ardhura. Ne te njejten kohe nese do kishim me shume vizitore, pasojat do ishin me te renda, ndotje me te medha per efekt perfitimi ne menyre me te shpejte(e kemi ne ADN).
Nese do kishim nje baze, atehere po qe mundet ta thonim me gjithe goje:"Mireseardhshi ne vendin tone!"
Personalisht jam i mendimit, derisa ne nuk i plotesojm keto kushte, me mire mos te ndihemi. Per fat nuk kemi ate mase turistash nga europa si vendet fqinja. Po imagjino pak te kishim nje numer te madh nga keto turista potenciale per te ardhmen. Duke pare kushtet dhe sherbimet qe ne ofrojm, keto jo qe sdo e mernin me mundimin te vijnin perseri per te na pare, por secili nga keto do lajmeronte te pakten pese turista te tjere potenciale qe kishin ndermend te shihnin vendin tone dhe kjo pune do shkonte zinxhir. Turizmi ben pjese ne ate grup biznesesh, qe po aq shpejt sa ngrihen, po aq shpejt edhe bien. Pa krijuar keto kushte, eshte e kote te fillojm fushaten e reklamimit te nje malli qe ti ne fakt mendon qe e ke.

Googolus jam dakort me ty qe duhet te krijojme kushtet e duhura por kam pershtypjen se jo te gjithe kerkojne "kushtet e duhura" kur shkojne me pushime. Kemi vizituar shume vende per "eksperiencen" dhe per te pare e per te kuptuar me shume reth tyre (si psh. vendet Afrikane, India, etj.) e jo per arsye se plotesojne kushtet.

Komentet per videon do i jap me vone se ketu ne pune na e kane ndaluar Youtube.

Edhe une jam shume dakort me ato qe thua smiley , po pikerisht ketu eshte problemi sepse ne pretendojm te ofrojm nje produkt me ato kushte. Fundja jemi vend mesdhetar dhe jo afrikan apo indian. Pra nuk mund te ofrojm ate turizim aventurier(edhe kte se kemi) dhe nga ana tjeter te reklamojm turizem mesdhetar(plazhet ne rralle te pare).
Koncepti jone i te berit turizem eshte komplet i gabuar, na mungon strategjia ajo baza qe thash me lart per te krijuar dicka te funksionueshme. Deri atehere ta mshelim gojen dhe te bojm noi lek me vllaznit.

Popo edhe do e ngasim dhe do e çajmë llafin...

 

a do te te postojme nje grusht me dhe? smiley

nqts. ke aty ku je dhe Shqiperie na nise ca Big Grin

nuk kam jo, por do marr ca kur te shkoj heren tjeter! smiley

Iu rafte pika, se ne kete vape na e çuat lengun e gojes me ate shalqi smiley

Ne rastin tim,vetem edhe dy dite:

-Lamtumire kuzhine franceze,"hello" pite dhe speca turshi

-Lamtumire metro dhe tollovi e trafikut,"hello" gomar dhe biciklete.

-Lamtumire stres i punes,"hello" ajer i paster dhe not ne brigjet e Drinit.

-Lamtumire Antwerpen,"hello" Gryke e Rugoves,Theth,Liqeni i Qukes dhe Burimet e Kabashit (Pogradec)

Vetem edhe dy dite ...

Le te flasim seriozisht. Shqiperia ka shume probleme. Nje video, sado e bukur nuk i zgjedh e as i mbulon!

Kete "cheap" s'e kuptoj une. Po qe se shqiptaret vete shkojne - me sa me kane thene - shkojne ne Turqi sepse shpenezojne me pak, si dreqin mund te...

 pikerisht des, eshte thjesht nje video

Po qe se shqiptaret vete shkojne - me sa me kane thene - shkojne ne Turqi sepse shpenezojne me pak, si dreqin mund te...

bejne kot, ketu shkon me lire ... ndoshta ne raportin e cilesise/rehatise ne krahasim me cmimin mund te jete me e leverdisshme por ne cdo rast ketu shkon me lire.

 Plazhi shume i mire, u paralajmeroj merrni me vete ilace per barkun,per koken,lekoplast,jodio,pambuk,pomad kunder mushkonjave kunder diellit  thejsht ne rast rreziku! kujdes ushqimet ne rruge, kujdes me mjaltin, akulloren,sallamin,mishin,byrekun, kujdes me "restorantet", kujdes me transportin publik,fugonat,autobuzat e linjes! Kujdes kur zgjidhni vendin e pushimit, ( ta fusin )pushime te mbara "turisteve" shqiptare! (5 milion turist?!!) Zoti mbare inshalla! smiley

me shume se ato reklamat ,pushuesit  qe vine nga jashte ,kane nevoje per keto keshilla shume te dobishme. Ne se si mbani mend ,mbajini shenim ,se do ju hyjne ne pune .smiley

Ps:Mbase duken si antireklame ,por ju njesoj do vini qe do vini ketu ...s'kemi nevoje t'ju rrejme.smiley

       bukur,paster        

bah cfare nami u ke nxjerre ti gomereve shqiptare me ate foton e pare! Prit kur te mbushet Shqiperia me gra turiste! smiley

Mos ,do u rritka shume konkurenca .smiley

 

E vure re gomarin tek vidjoja aty tek sekonda 50-51, qe kapet ne flagrance duke ngrene bar prane nje cadre kampistesh e pastaj video kalon direkt ne xhirime nga jeta e nates me femra duke kercyer ne nje klub nate? Ca lloj mesazhes subkoishiente po mundohen te percjellin keta Koran?

Si reklame e bukur shume (hiq ato chipsat e me demek "kazinollekut&quotsmiley.  Loved it.   

Ne realitet pastaj tjeter gje.    

.

Me seriozisht, kur e pashe, pikerisht ashtu po mendoja "ahhh sikur." 

"Reklama eshte propogande dhe propoganda sipas mesimeve te memes Parti 'I paraprin Realitetit po nuk eshte Realiteti'.", thote Idrizi smiley.

Por une do isha e kenaqur te qendroja aty tek "dhoma e pritjes". Behet thua? smiley

neil armstrong e kishte fiksim shqiperie . i ka ngelur nga hera e fundit kur e pa nga... hena... edhe kjo reklama e xhiruar me mikroskop ia kujton me siguri smiley

 venus, ne, me plera pa plera do te vijme se zben aty! Keshillat nuk jane anti reklam sic mund te mendoj ndonje urith pedeist! :}

po ,pra .smiley

Kot harxhojne leke me be reklama per juve ,se  ju si t'ju bej mamaja fasule ,si t'ju bej qengj ne hell ,ju i keni prere biletat .smiley

smiley

  smiley Amon mos me thuaj per fasule se vdes, lere pastaj per pizza (byrek)! ne bojme si bojme por une e kam hallin me te hujt! A na kuptojne ata neve?

edhe une ngordh per fasule  emmmm  .smiley

pizza (pite me mbushje).smiley C'ma kujtove dhe ti .smiley

Te huajt s'kane nevoje te na kuptojne ,se na shijojne keshtu sic jemi .Ata kerkojne aventura dhe aventurat nuk mund te kuptohen pa cik sakrifica dhe rreziqe .ketu jane me bollek smiley

T'a dish ti ,sa kam vuajt njehere ne pushime nga kushtet e keqija une ,por dhe qyfyret me te medha aty i kam bere .vallahi sa jam kenaq atehere ,s'jam kenaq as ne vendet me te mira .smiley

pizza (byrek)...

n'ca lagje somaleze ke pas jetu ti ku i thone byrekut pizza?

 

une e kam te qarte qe gjendja nuk eshte si ne reklame po le t'thote dikush ktu qe ble naj gje nis prej reklames se sa here eshte ashtu si pershkruhet ne reklame. Dhe ktu behet fjale per reklamen e vendit tat...ku eshte problemi jot kryesor ktu, se do na mashtrohen turistat e huj dhe do i harxhojn paret kot? po pune e modhe...sa here ta kan fut ty anej me kshu mashtrimesh...ja do shkojme jek e jek.

Reklama eshte propogande dhe propoganda sipas mesimeve te memes Parti " I paraprin Realitetit po nuk eshte Realiteti . Te kemi kujdes " na porosiste  sh.Enver " se shpesh frymezojme armiqt qe gati jane te gjejne e bejne  antireklame "

Kjo Vidio , mua me duket si vargjet e Naimit qe i kendonte bukurive te Shqiperise kur s'kishte Shqiperi .

Urte po urte fare , sa s'ka me urte se ky Googolus . Llaf per rahmet ne anen teknike . Por keta hale publike qe as nuk e njohin Shqiperine " Per here te pare ndigjoj Gerdeci une zotrie " jane gati ti vene flaken cdo 'bukurie magjepse , edhe Rivieres , booll te kenaqen "miqt e miqve zotrie" ose "fazlliceria "

Urime TCH te pakten zgjon nje emocion tek rinia se Shqiperia eshte jo vetem vend qe Jetohet por edhe Gezohet , defrehet e Relaksohet . Dhe i Uroj ,qe ne cdo rast te tille  ta shoqeroj me pamje nga keto qe ka prure Venusi per ti kujtuar se si e kane katandisur ate vend Kusaret e Babezitur me Pushtet !

 Reklama eshte propogande dhe propoganda sipas mesimeve te memes Parti " I paraprin Realitetit po nuk eshte Realiteti . Te kemi kujdes " na porosiste  sh.Enver " se shpesh frymezojme armiqt qe gati jane te gjejne e bejne  antireklame "

 

 

video e bukur smiley

'' Hap llafin''

Se c'eshte nje film Belulo.

E kemi thone déjà : ta bojm Shqiperine turistike !

Si Greqia pra mo !!  smiley

Zonja S.Turku sot para mediave.

STATISTIKAT PER 6-MUJORIN E PARE TE VITIT  2011 >>

Per periudhen janar-qershor numri i vizitoreve  me nenshtetesi te huaj dhe shqiptare eshte 1.2 milion >>

Numri i vizitoreve me nenshtetesi te huaj eshte 764 539 persona kundrejt 549 105 vizitoreve te vitit te kaluar ose 39.2% me shume. Nga keta 54% jane vizitore me netqendrime,36% jane vizitore ditore dhe 10% jane vizitore tranzit>>

Numrin me te madh te vizitoreve per kete periudhe e kane ata kosovare me 34%, maqedonas 16%, malazaze 10%,italiane 6%, greke 8%, gjermane 3% etj>>

Turistet europiane perbejne 94%, amerikane 3%, aziatike 2% dhe te tjere 1%>>

Sipas menyres se udhetimit vizitoret ndahen rreth 80% me toke, 15% nga ajri dhe pjesa tjeter nga deti.>>

Pika hyrese tokesore me fluks me te madh eshte Morina nga e cila kalojne me shume se 30% e vizitoreve, e ndjekur nga Muriqani dhe Qafethana  secila me mbi 10% te hyrjeve.>>

Analiza e koheqendrimit per jorezidentet rezulton se me shume se 60% kane shpenzuar deri ne 5 dite qendrimi ne Shqiperi, ndersa rreth 16% shpenzojne deri ne 10 dite.>>

Sipas grupmoshes vizitoret ndahen 10% jane nen moshen 20 vjec, 64% i perkasin grupmoshes 20-50 vjec dhe pjesa e ngelur  rreth 25 % i perket grupmoshes mbi 50 vjec.>>

Te ardhurat nga turizmi per 3-mujorin e pare te vitit 2011 jane 174.8 milion euro kundrejt 161.3 milion eurove ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ose 8.5% me shume.>>

 Te gjithe ata qe nuk kane Pasaporte Shqiptare.

Vjet isha ne Jale.

SKANDAL!

Rono, une sa u ktheva nga Borshi dhe nuk kam ndonje ankese. Edhe Dhermiu me mire se me pare mu duk. E vetmja gje qe me cuditi ishte mungesa e turisteve.

Dejon, shpresoj ti kesh gjet te gjith mire andej.

Une isha ne Jale dhe mbrapa plazhit ish nje mal me plehra.

Arsyeja kryesore pse ske pare turista medoj se ka te bej me liberalizimin e vizave. Me aq para sa paguan ne Dhermi ose Himare mund te shkosh ne Kroaci dhe te kenqaesh me shume. 60 euro nata ne Dhermi eshte cmimi i kripur per mendimin tim. Me 60 euro nata ne Kroaci ke sherbim shume me cilesor se ne Dhermi ose Himare.

Rono te gjithe mire i gjeta, rrofsh.
Cmimet nuk ishin aspak te shtrenjta ne krahasim me dy vite me pare. Ne Dhermi varionin nga $30 ne $50, ne Borsh gjithashtu. Ndoshta ngaqe ishte fund qershori dhe turrmat akoma nuk jane nisur qe cmimet te rriten dhe pastertia te bjere.

Dejon,

Une per veten time jam zhgenjyer shume vjet. Rruget ishin rregulluar mjaft mire por cilesia e sherbimeve ishte katastrofe. Mbase une kam qene me fa te keq nuk e di.

Per sa i perket cmimeve prap mendoj qe jane shum shume larte per ato sherbime qe ofrojne.  Vinte peshkarexha direkt nga deti ne Portopalermo dhe cmimet e peshkut ishin me te shtrenjta se ne Tirane. Nje absurditet i vertete.

Kam idene se liberalizimi i vizave do ja heq monopolin e qejfit verore Jugut. Detyrimisht cmimet do te bien.

 

vdesin keta tanet per njecik 'te huaj'.95% e tyre jane shqiptare dhe shume mire bejne qe vijne.

Video e paraqitur, me shume se genjeshter, eshte mashtrim. Bregu shqiptar eshte nje kazan plehrash, ndotjesh e rrjedhimisht... semundjesh. Edhe Jala qe mbahej para disa vjetesh, tani eshte kthyer ne këllirë. Turizmi shqiptar eshte ne po ate nivel qe eshte dhe shendetsia.

Video do te jete realizuar per interesat e pronareve. Sic duket, aty do te kene pjese edhe ata te Top Channel-it ose shoket e te njejtit "ideal".

 

Si kemi koken ,po ashtu edhe pisllikun ne ate breg qe mund te shkelqente shume me teper, por me sa kam shetitur,jo te gjitha vendet kane rreth e rrotull plazheve ndonje nivel te larte pastertie,ndertojne oaze brenda fukarallikut,i fusin nje reklame marramendese dhe rruge te mbare.... mgjth mendoj se ç'ka thene Blendi me lart eshte shume e vertete,duhen pare dhe vleresuar ndryshimet pozitive qe po ndodhin atje,sikur te punonin te gjithe aq shume sa kalojne kohen duke share lart e poshte,permiresimi do ishte i dukshem.

Kam hequr dore nga pushimet e veres ne memedhe u bene dy vjet. Qyshkur u semura sic s'isha semurur kurre me pare dhe me mjekuan me nje etike (mungese etike) qe s'e kisha hasur kurre me pare.

e meqe s'vdiqe sot je me e forte smiley Nuk jane shpik kot vaksinat.

Et tu?

Do bej ndonje test ADN me se s'ben te shoh qysh e si me kane gatuar, se me c'me thone e me c'lexoj jam ne minoritetin e robve qe nuk semuren kurre ne Shqiperi, perkundrazi smiley.

E shikoj kete video per te disaten here dhe them: Thjeshtesisht e bukur! smiley

Jo vetem qe jane plazhet me te qelbur ne Europe, por pushimet ne Shqiperi jane dhe nga me te shtrenjtat ne krahasim me shume vende.

 

Gjeja me e bukur qe kam pare ndonjehere tek peshku...

gati gati hipnotike... si nje enderr qe e DUA...  ta besoj...

Per pak sa s'harrova... vjet i bera pushimet ne Himare... 2 jave mizerje... pisllek, virus, pseudo-greke, rremuje... cerra me motorra piaggo qe bejne zhurme me shume se harelys deri ne mesnate, plehra qe digjeshin ne kazan...

Nga ana tjeter deti eshte fantastik... dhe ai klubi ne llaman ishte i mrekullueshem... ushqimi ishte... hit or miss...

ose do bojm turizem ose do jemi mikprites....way of the world

Ajo sekonda e 50  vidios fantastike. Njesoj sikur shikon qeveriun te kenaqur me shpalljen e Turkut ne Pushtet per sukseset e Turizmit .... smiley

Hiqeni kush e ka prure ate Turpin Intelektual te xheraheve te Turqve ne Pushtet. Skandaloze ne permbajtje . Sikur u drejtohet fshatereve te Bithit te Lugjit ! Komunuikate  kalamajsh e nje  e Qeverise Mashtrusish ! Me mire thjesht pa permendur europiane e amerikane . per kete vit jane xhiruar ...kaq leke ne Plazhe ...minus apo plus !

Po amerikani paskam qene Une  e Bossi   - thae njajo Turkia smiley

Europiani do kete qene Lefkofeja .... smiley

Video shume e bukur ne pergjithesi, mbase video me e mire 1 minuteshe si reklame per vendin nga keto qe kam pare.

Ne vecanti me pelqen truku i muzikes qe degjohet poshte ujit, si efekt, jo dhe aq fillimi i videos me fitirat e dhive (diku ne mes do ishin me mire) se te dhi-et dita po e fillove me dhi smiley, mire faqe qe ishte ajo shprehja ne fund ne shqip, po me mire do ishte po te shoqerohej me pas me nje shprehje te perkthyer ne anglisht, dhe akoma me mire po te ishte fiks nje minute ose me pak.

Kurse disa komente tuaja tip "o sa jam inatosur qe reklama nuk eshte fiks si realiteti" me 10sin se qeshuri, po s'keni faj se kur ha njeriu 24/7 vetem politike dhe bar te mykur nga mediat nuk eshte cudi qe te harroje konceptin e reklames.

Relax o njerez, sic thoshte ai Agimi tek ai emisioni i VP. Ose pini nodnje gje kundra kapsllikut. smiley

Une vjet  i bera pushimet ne memedhembje.Ne Tetor  U kenaqa. Me perjashtim te Tiranes qe tre dite nga 15 qe isha gjithsej ne Shqiperi, ato 3 dite mu duken si 3 muaj torture. Qerbsillek, remuje, anarki, piss milet dhe mbi te gjitha nje tangerllik prej idioti qe ti binte zoret ne goja. Te tjerat Lezha, Dhermiu, Korca, Ulqini (per te permendur vetem disa) ishin nje mrekulli.

Can't wait to go back

Vidio e sjelle ketu madheshtore

 Mos na trembni shume se javen tjeter jam per Shqiperi per nja 3 jave,shpresoj te mos jete aq sketere sa behet ketu.Degjova nga nje mik i imi qe ne durres duhet ta mbash gojen mbyllur ne uje se te kalon mooti mu para fytyres, sa per te qeshur dhe per te qare njekohsisht 'if is true'.bthw,ne durres nuk jam lare qe ne 83 shin.

 Shqiperia pikerisht per pushime eshte e mire(sidomos kur ke gjetur nje vend qe i ka kushtet minimale). Po ne e kemi mendjen vetem te kritika. Njeriu e stakon naihere trurin kur eshte me pushime, s'ka nevoje te grindet me patjeter.Kush do ti çojne ushqimin ne krevat yhy eshte e madhe bota, e gjen nai cep per te tilla pushime.

Turizmi (neqoftese mund ta quajme keshtu) ne Shqiperi eshte i financuar nga ish skafistet, i drejtuar nga ish oficere te Enver Hoxhes, si dhe nga çobanet e fshatrave perrreth. Vetem duke patur parasysh kulturen dhe le savoir-vivre te ketyre kategorive, e ke parasysh se çfare te pret ne Shqiperi !  Pa llogaritur mungesen e infrastruktures : kanalizime e etj. Nuk flas per lluks, se personalisht lluksi më neveritet, por per gjerat me elementare, si psh pastertia apo korrektesa (ne cdo drejtim).

Publicitetet jane gjithmone me te perkryer se sa realiteti, por plehra dhe mungesë pastertie si ne Shqiperi, nuk gjen ne asnje vend. Prandaj ajo reklame eshte mashtrim. Do ta pranoja sikur te ishte "Zbukuroj, por nuk gënjej", si titulli i nje filmi egjiptan te shfaqur ne Shqiperi para shume viteve. 

vertet bravo..une kam ca dite q e ekam vene ne fb timsmiley sot lexova dhe pershkriminsmiley cool

Une per veten time e perhapa si llaf. E postova ne fejzbuk. Ia dergova gjith mejlinglistes. I thashe dhe nja dy shokve mbreme kur po pinim bira ke Sensejshëni rruges per Elbason. Nuk di c'te bej ndonje gje tjeter. A quhet sikur te stampoj ndonje bluze me adresen e vidjos? Po parrulla? Une di te shkruaj parrulla murale te mbrekullushme....

Jo, shaka. Video me pelqeu. Edhe pse eshte selektive sepse tregon vetem anet e bukura te Shqiperise, prapeseprape, ne Shqiperi eshte xhiruar. Shqiperia e bukur ekziston dhe po s'e reklamuam ne, s'ka per ta bere njeri tjeter. Ekziston edhe ana e shemtuar e Shqiperise. Por a) ekziston edhe ana e shemtuar e SHBA-se, si dhe b) s'kam pare ende ndonje reklame turistike qe s'genjen nga icik.

Urime Lorenc Buzit, autorit qe e ka realizuar kete promo. Pergezime gjithashtu Top Channel-it qe edhe sivjet po e kryen me patriotizem nje detyre qe duhej ta bente qeveria.

shume mire e ke thene Stuart! lart e kane nxire fare Shqiperine..po ja po ju jap une nje shembull nga Turqia qe kam jetuar 10 vjet dhe i njoh ata me dhembe dhe dhemballe..a kane plot te meta dhe cene? po kane..kane plot probleme? po kane..mbase ne kemi ca gjera me pak se ata, ( si psh infrastruktura e dobet dhe shume gjera te tjera) , por sa per sherbimet ne hotele dhe te tjera mendoj se nuk eshte aq keq sa flitet.keshtu pra ne jemi ata qe nuk duhet te rrijme ti meshojme te metave por te bejme c`eshte e mundur te rrisim mundesine e tregimit te aneve te mira ashtu sic bejne dhe turqit , spanjollet e ku ta di une kush tjeter...se po se beme ne , c`u pa...pastaj mendoj se kjo eshte si puna e vezes dhe pules..duhet te vije turisti ktu qe te rritet pergjegjsia, dituria, deshira  e shqipove ne kete fushe.

meqe jemi nen ethet e daljes se filmit te fundit te Harry Potterit mund te shtohet dhe disa mesazhe promocioanl per bjeshket e shqiperise. Ne liber thuhet qe andej u fsheh Lord Voldemort per 13 vjet before the comeback, por per me shume lexoni librat dhe visitoni bjeshket.

Meqe ra llafi per pushimet.

 

Konflikti për shtesën pa leje, plumbat plagosin 2 pastruese

Një breshëri automatiku në kulmin e sezonit turistik në Sarandë ka lënë të plagosura dy gra, duke prishur edhe qetësinë e pushuesve. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Limani i qytetit, ku si pasojë e rikoshetës së plumbave janë plagosur dy punonjëse të një firme pastrimi: Engjëllushe Mata, 55 vjeç, dhe Lefteri Ahmeti, 55 vjeç.

Sipas policisë, plagosja e këtyre shtetaseve ka ardhur si rezultat i të shtënave me armë zjarri që kanë ardhur pas një konflikti pronësie. Në njoftimin e saj zyrtar, policia thotë se të shtënat me armë zjarri tip automatik  Kallashnikov kanë dalë nga papafingoja e objektit të shtetasit Artan Myrtaj dhe kanë qenë  në drejtim të objektit të shtetasve Sinan Mata dhe Kosta Thanasi, për konfilikte pronësie.

Konflikti i pronësisë ka ardhur si rezultat i shtimit të një kati në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Sinan Mata dhe Kosta Thanasi në objektin e tyre, ndërtim i cili sipas pretendimeve të shtetasit Artan Myrtaj pengon fushëpamjen.

Në lidhje me këtë fakt shtesën pa leje të objektit në pronësi të shtetasve Sinan Mata dhe Kosta Thanasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendim i ka pezulluar punimet, vendim i cili është ekzekutuar edhe nga Përmbarimi Gjyqësor Sarandë me mbështjetjen e forcave të policisë. Mbas këtij pezullimi punimesh, shtetasit Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë rifilluar punimet, të cilat janë pezulluar sërish para 3 ditëve me mbështetjen e Policisë së Shtetit, dhe ndaj këtyre personave Përmbaruesi Gjyqësor ka bërë kallzim penal në Komisariatin e Policisë Sarandë. Mbas pezullimit të dytë të punimeve, sot më datë më datë 10.07.2011 Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë vijuar  sërisht punimet në objekt, çka mendohet të ketë shkaktuar ngjarjen e sotme.

Policia e Sarandës ka shoqëruar të dyja palët në Komisariat në lidhje me këtë ngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor, zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit.

Ndërsa 2 punonjëset e plagosura kanë marrë mjekimin në spital dhe janë larguar për në shtëpi, pasi dëmtimet ishin të lehta.

Nuk m'pelqen fare kjo lidhja e menjehershme e krimit me turizmin.
Ne napoli e rrethina vidhen dhe biles jane vra turista (per mos me fol per djegien e plenave).

Po, ne Napoli eshte sic thua ti, ndaj edhe turizmi brenda ne qytet s'eshte ai i dikurshmi: shkohet ne ishujt kryesisht. Dhe kur me ka rene rasti ta vizitoj (shume shpesh c'eshte e verteta), s'me kane lene vetem asnje sekonde. Kur kam dale nga shtepia, me kane kontrolluar ne kam patur ore te shtrenjta ne duar e varese ne qafe, pervec porosise se tmerrshme: "kujdes çanten!".

Turizmi eshte i lidhur qe c'ke me ate pune me sigurine personale, tjeter gje se je ne vendin tend dhe i njeh rrethanat, psikologjine e njerezve te tu, gjuhen etj. Ke kaluar ndonje here pushime me te huaj ne Shqiperi? Une po dhe te garantoj qe s'jane pushime me gjithe ate peshe pergjegjesie qe ndjen: jo po mos semuret, jo po mos helmohet, e shtypi makina, ia hodhen, mos shikoje me gjate sec duhet ne sy... Problemi eshte se po keqesohet gjendja, sepse deri ne 2005 kam kaluar pelqyeshem te themi.

reklamimi i te tilla gjerave nuk do te ndihmoje te rregullohet gjendja.gjendja rregullohet me ndryshimin e mendjes dhe jeteses se njerezve dhe per kete duhet te gjithe ta veme doren poshte gurit ne fillim , deri sa te arrihet dicka.

enka....

fatkeqesisht,  rraca njerezore piqet vetem kur vuan pasojat ne kurriz..

Mire, nuk po e them dhe ja! e shikon? rreshti se ekzistuari.

nuk thashe injoroje, Fin thashe mos e mbuloni cdo te mire dhe avantazh qe mund te kete shteti jone ne anen e turizmit.thashe qe po s`e perkrahem ne dhe s`beme dicka per kete gje, quaje qe ne fillim betejen e humbur.

po ndaj po them se nuk me pelqen lidhja direkte e ksaj ngjarjeje me turizmin a thua se ky eshte nji rast tipik...saranda nuk eshte ne nivelin e napolit sa i takon krimit. Ky eshte nji rast i vecante dhe nuk ka pse te shifet ne korrelacion me turzimin e reklamuar

pikerisht dhe une si ty mendoj Br3dharak

Br3dharaku, cfare po rrekem te them eshte qe gjasat qe te kete turizem ne nje vend ku jeta e njeriut vlen kaq pak jane vertet te vogla. Njerezit duan te gezohen e te pushojne. Po s'e gjete as ketu lidhjen pastaj...

ajo qe mundohem te them une eshte se askund nuk mund te kete parandalim 100% te krimit (per arsye subjektive & objektive). Dhe po, jam dakort qe krimi nuk sherben si joshje turistike po nji rast i tille si ky (te pakten ne Sarande) nuk mund te pergjithsohet thjesht per t'vetmen arsye me pergenjeshtru berishen se ky ka permirsu klimen e favorshme per turizem a ku di une. Sikurse nji shembull pozitiv nuk perben te pergjithshmen, as nji negativ nuk reflekton mesataren.

POGRADEC – Lajmifundit – Mevlan Shanaj, aktor i njohur në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me incidentin e ndodhur me armë në Pogradec ku ai ka qenë në shenjestër të plumbave.
Pasi  41-vjeçar Adrian Hoxhallari ka qëlluar me armë banesën e aktorit Mevlan Shanaj në breg te liqenit, aktori tha se nuk ka pasur konflikt për pronësi me autorin e ngjarjes.
“Jemi të tronditur nga ngjarja. Nuk e di përse ka qëlluar fqinji im. Nuk kemi pasur konflikte pronësie mes nesh”, ka thënë aktori.

ca lidhje ka me turizmin?

Me vjen cudi qe s'po ben lidhjen smiley  Ka ndodhur ne Pogradec. Pogradeci eshte qytet turistik.

Zot i madh..mund te kishte ndodhur ne cfaredolloj qyteti turistik apo jo.ashtu sic ndodh dhe ne shume vende te tjera turistike apo jo ne bote.e bejne qimen tra per terrorizem spanjollet pas gjemave baske qe kane pasur disa here ? ky ishte vetem nje shembull, nga nje shtet shume i njohur per turizmin.per te mos ripermendur shembuj te tjere qe i kam dhene me pare , per te mos u bere bajate.

 

 siç duket... nuk u duka më "balta më e ëmbël se mjalta"... 

 

 Nje nga te metat e shume te metave, mesa kam investiguar eshte se qendrat turistike, hotele private, shtepi private nuk kane sherbim emergjensie  te sakte kam qene ne dhermi para dy vjetesh. ndodhi ne aksident perplasje me makine ne rruge, tre viktima ne gjendje kritike  kane qendruar me shume se 1 ore  ne vendin e aksidentit, dhe as nje ambulance, as nje ndihme e shpejte as  nga spitali i Orikumit, ose ai  i Vlores  ndonse nuk ishin jo me shume se 20 km distance, fal ndihmes se shpejte te "turisteve"  shqiptare, me mjete rrethanore dhe jo profesionale, ata u derguan ne spitale krah kofsh pa as nje ndihme policore ose mjeksore qe disponon shteti shqiptar/ ose administrata lokale ! 

o artian, nuk e kuptova mire kete ndodhine qe tregon me siper....   si,  a e mori dikush spitalin apo urgjencen ne telefon  dhe ata nuk erdhen, apo  spitali, sipas teje, duhet ta kishte parashikuar aksidentin   dhe natyrisht duhej te dergonte nje ambulance ne vendngjarje?smiley

    po ndihma policore ku konsiston?  apo ndonje polic mustaqelli duhet te jepte ndihmen e shpejte.  frymemarrje goje me goje , pershembull.  apo jo?

Si e keni ne Hollande Belul kur behen aksidente?  Nuk duket policia per nja nje ore?  

Sa te te sqaroje artiani me detaje te tjera per aksidentin, sa per muhabet ne Dhermi s'kishte farmaci per nje aspirine ne kulmin e sezonit.  Duhej te veje ne Himare.  

Po c'e do farmacine do thuash ti.  Po hic mo, ashtu kot, te jete aty.

po duket.  po qe te vije, duhet qe dikush ti lajmeroj ata (policine dhe urgjencen bashke).  une  kete spo kuptoj nga historia e artianit.  ai po thote qe ndodhi nje aksident dhe skishte as ambulance e as polici aty.  po a lajmeroi njeri ata qe te vinin?  nuk e sqaron.

nuk e di per spitalet, se ndofta gjenden me larg, por policia, te gjithe e dime ne perudhen e beharit gjendet cdo 4, 5 kilometra..

Sic thashe, mbase e sqaron artiani me mire.  Me hamendje, a me llogjike, a me instikt te pan-aplikuar, ma do mendja qe ne nje aksident e sidomos te rende gjeja e pare qe behet eshte ajo, lajmerimi i urgjences e me radhe.  

Per spitalet, jane ato qe jane.  Ne bregdet ama, me turista e me rremuje, llogjika serish te thote qe duhet te kete te pakten nje spital te hajrit midis Vlores dhe Sarandes.

Heren e fundit qe isha une, e qe isha ne Dhermi ne zallamahine e Tiestos, nje cupke qe e kishte tepruar me i cik alkool e me i cik muhabete te tjera, e shyqyr qe shpetoi, e cuan ne Vlore.  

Nejse, cfare spitali, kur Dhermiu me gjithe ate gjindje s'kishte farmaci.    

shyqyr qe paska shpetuar kjo çupa.  sa per  sherbimin mjeksor atje, e kemi thene ate:  seicili  duhet te marre masat vet. dmth,  mban  njeriu  ca kokrra qepe dhe cik kripe me vete.smiley

nderkaq, kshu per info se muhabeti sjell muhabetin, ne Hollande  para 1 jave u vendos qe per te gjithe, te rinj apo te reja qe gjate daljeve per qejf, (club, disko etj) abuzojne me alkoolin dhe semuren deri  bien ne koma,  ketej e tutje koston e sherbimit urgjent ambulanca etj, do ti paguajne vet.

Ne Shqiperi s'ka nevoje per ato ligje se vete i paguajne, larg qofte te te bie rruga. Shkojne me ilace ne spital.  Po dhe batanije e kshu gjerash.  Meqe muhabeti solli muhabetin.

Sa per masat, po de po, kam vene mend.  I kam derguar para se te sosem vete Tylonol & Advil.  Si t'ia bejme per antibiotike (n'rast pleviti, sic) se ketej s'ti japin pa receta, por do i marr qe ne Vlore e pastaj te pllazha. 

Nejse, se u be ky muhabet terkuze smiley.

e dashur ketu ne maje te Danimarkes qe jam , ne shkollen qe isha ra zjarr nje dite dhe zjarrfikesja erdhi pas gjysem ore, policia po ashtu.ngordhi nje qen, drejtoreshes ju dogj shtepia e shume trauma te tjera.

nuk jane bahce me lule dhe shtete e tjera, ka plot gafa qe behen gjithanddej.

une nuk them qe ne s`kemi asgje per te rregulluar dhe permiresuar, perkundrazi kemi shume.thjesht dua te them qe kete pune duhet ta marrim me deshiren e mire , per te nisur  e mbrojtur dicka te hajrit.se dikush duhet ta kete kete deshire per te bere dicka ne kete vend.

per te nxire eshte kollaj..puna eshte te ndricojme ate qe kemi te mire.

enka, per turizem patriot s'i kam lene gje e s'i le gje mangut une. 

Keshtu qe "you're barking on the wrong tree" e dashur, thone nga keto ane smiley

Te tjerat pastaj i/e lire secili/a te bej nje dore muhabet me ose-ose, apo edhe-edhe.

Monda une nuk po bej patrioten tani..une per vete nuk dua ti mohoj bukurite qe ka vendi im.as nuk po perpiqem te mohoj dhe shemtite qe ka.

tashti pse gjonat qe thuhen per Shqiperine qekan fiks dhe ato qe thame per venet e tjera qekan ose-ose dhe edhe-edhe?

nuk e kuptoj.nejse nuk dua te te ndryshoj apo prek besimin qe ke.une dhashe mendimin tim sesi ne si shqiptare duhet ti afrohemi kesaj situate.

E dashur enka, nuk t'u drejtova e as te pyeta, m'u drejtove mua.  Keto fjalet me poshte i shkruaje e pse mos t'i shkruaje, por jo reagim ndaj meje, se nuk t'i vura ne dyshim e as ne pikepyetje.

Monda une nuk po bej patrioten tani..une per vete nuk dua ti mohoj bukurite qe ka vendi im.as nuk po perpiqem te mohoj dhe shemtite qe ka.

Kjo:

tashti pse gjonat qe thuhen per Shqiperine qekan fiks dhe ato qe thame per venet e tjera qekan ose-ose dhe edhe-edhe?

Ishte per Shqiperine.  Se nuk te ben ty me shume apo me pak (dhe vice versa) patriote pse ke ti dhe kam une nje mendim tjeter.  Ose pse venia ne pah e disa/shume mangesve qenka nxirje.  Dmth edhe bukurite e vendit i duam, por edhe ca gjera duam t'i shohim me mire.  

Besoj se u kuptuam.  

PS: grupi "o sa mire me kene shqiptar" e ka bere kengen.  

mendoj se po flasim per te njejten gje e dashur Monda por ne kende te ndryshme..cheers.

 Belul, ke parasysh plazhet, Vlore->Orikum,  makinat u perplasen ne Radhim, po te jesh nga Vora e ke parasysh Radhimen. aksidentin e pane te gjithe pushuesit te cilet u tremben per nje moment por e mblodhen mendjen dhe filluan te ndihmonin viktimat duke i nxjere nga makinat.

Si thua ti Belul  kaq budallanje paskan qene  mileti atje  (nja 40 50 plazhista ) qe te mos merrnin Urgjencen e Orikumit ose  ate te Vlores ?!!!!

 U njoftua policia Rrugore dhe spitalet respektive. polici me i shpejte ishte nje me motor, ai erdhi mbas pilafit kur ndihma e pare i ishte dhene viktimave. por  ata prisnin urgjencen, ambulancen, doktorin, infermierin!  Viktimat ishin me fraktura te renda, thyerje krahu, qafe, shembje gjoksi, me hemoargji gjaku,etj.

Me viktimat u moren mileti qe ishin aty prane,"turistet" keta ben edhe sherbimin paramedic, edhe ndihmen e pare. me mjete rethanore. keta ben edhe urgjencen!..polici, policat i binin bilbilit per ruajtjen e trafikut!

Ti Belul do qe turistat te bejne edhe policin edhe spitalimin e te semureve, edhe ambulancen ?!!

Jo mer daj duhet ta pytesh mire bethen kur  thua do presim 10 milion turist!! Une nuk di qe shqiperia te kete ndonje sherbim modern te ambulances,sherbim emergjensie per aksidente te ndryshme ndonje si i perafert monebare  me vendet europiane, qe ka aty per rreth, greqi itali,maqedoni, mali i zi,

 Belul ky ka qene sqarimi me i gjate qe kam bere tek ppu, po nuk te mbushet mendja ty se sherbimi mjeksor ne shqiperi eshte pertoke, ne pergjithsi, dhe qe nuk i mbulon si duhet  te gjitha zonat per banor, (per zonat turistike eshte me keq) skom cte boj! smiley

 

me qarte se kaq nuk e bo nona...ky pret qe polici rrugor t'i jape ndihmen mjeksore te aksidentumit...
ah koke o koke - tha...
 

...policia eshte nje sherbim qe ka lidhje me aksidentin dhe ndihmon sjelljen e urgjences eshte ne sherbim te komunitetit! 

e ka thon kryemisri qe shqipria o top turizem worldwide.

ore dhe nje haber te fundit smiley kete vit kam `bere` nja 30  daneze dhe nja 20 norvegjeze per te vizituar vendin timsmileyjane te gjithe miqte e mismiley ndihem krenare pasi pasi i kam treguar disa foto dhe video nga vendi im dhe i kam folur , atyre ju mbush mendja top (mgjth kersherine e kishin te ngritur) per te ardhur smiley

Ok. Ta zejme se me kap per nje cast sedra dhe e hap llafin. Cohen nja 2 miq te mi nga europa perendimore  me harta ne duar per te vizituar memedheun. Duan te vizitojne muzete e kryeqytetit, ku jane? Kerkojne te udhetojne lire drejt jugut, me furgona-rrezik publik, duan te vizitojne veriun, me cfare; nga ti marrin?

Ore e kuptoni qe keto jane sa per konsum te brendshem? Nuk ofrohet turizmi kuturu. Ku i ke hekurudhat si mjeti me i lire e me i frekuentueshem ne tere europen? Ku e ke organizimin lokal apo qendror? Ku jane e si ruhen vlerat historike te vendit?

 

Shqiperia..."Zvicer" me dalje ne det!!

....dhe pastaj u zgjova smiley

 

Me vjen mire qe eshte "hap llafi" per shqetesimin e ndihmes mjekesore ne zonat turistike:

Fshatrat turistike, pa mjekë dhe ambulatorë

Ne artikull nuk permendet pergjegjesia e pushteteve lokale qe po ashtu duhet te kete parametrat e veta te pakten per detyrimet minimale qe duhet te kene keto zona.  

PS: Belul 

në të tilla kushte të rinj e të moshuar, prindër të rinj, pushues e turistë, duhet të kenë parasysh të mbajnë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë. Nëse kanë me vete, apo nëse gjejnë në plazh ndonjë mjek, atëherë pushimet janë të privilegjuara...

Kete llafin ta kane marre ty smiley.

 qe te mos ja fusesh kot here tjeter.....

Theth, vdes turistja ceke
13/07/2011 15:00

Një shtetase ceke 26 vjec humbi jetën sot për shkaqe natyrale ndërsa ishte duke bërë një udhëtim turistik në zonën e Thethit.

Vajza e cila ndodhet ne zone me miqte e saj ka ndjere veshtiresi ne frymemarrje dhe jane lajmeruar banoret e zones e me pas policia per t'i dhene ndihmen mjekesore. Per shkak te largesise dhe mungeses se nje sherbimi mjekesor vajza humbi jeten. 

Policia nderkohe nisi hetimet per te pare nese mund t'i ishte dhene ndihma dhe te shpetohej turistja. Pak jave me pare nje turiste ceke humbi jeten gjate udhetimi me kanoe ne ujërat e lumit Vjosa.

alidems, nqs s'perton, ma thuaj ku ia kam futur kot, qe te jem e plote heres tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).