Login



Register

Njeriu i ri

Profesorllëku, ose asistent-profesorllëku është zanati më “in” tash për tash.

230300184_b161b637a4_o.jpgMami dhe babi u thinjën 15 vjet në këtë tranzicion të pashoq, u zunë me të rinj e të vjetër, fjetën 3 orë në 24, brodhën lart e poshtë. U konsumuan me një normë amortizimi 50% dhe gjithë këtë sforcim titanik, gjithë mëkatet e tyre, gjithë shpresat, t’i hodhën mbi kurriz ty. Të shpunë në Perëndim, që ti të kishe mundësi të mësoje atë që ata kurrë dot nuk mundën, që truri yt treqindmijë-dollarësh të bënte mrekullira kur të kthehej, ashtu, i rëndë dhe i tejmbushur. Që fjala jotë të rëndonte si beton-armé. E ndoshta, ku i dihet, ti të merrje mbi shpatulla biznesin aq me mund të ngritur nga ata vetë; kjo do të ishte mrekullia vetë, realizimi i çdo fantazie.

Por mami dhe babi i kanë bërë hesapet jo shumë mirë. Se të duan, se nga dashuria që kanë nuk t’i shohin defektet. Se kushedi për ç’arsye të çuditshme mendojnë se përveçse profesionalisht, ti do kthehesh i formuar edhe karakterialisht, se ti do të bëhesh njeri. E kështu, me dy copa sallami përmbi sy, mami me babin hedhin e hedhin para pa hesap në këtë sipërmarrje.

Dhe ç’është më keq, ty kjo ndjenjë e tyre të infekton. Ata arrijnë që këtë projeksion të tyrin mbi ty të ta pleksin në kokë. Dhe ti fillon dhe e beson. E në vend që të shohësh se ç’ke brenda, fillon të kërkosh ç’mund të bësh tënden nga ç’ka përjashtë. Dhe meskiniteti dhe cinizmi nisin të të çelin në stomak.

Pastaj vjen çasti i madh. Ti do të kthehesh! Je gati tashmë të marrësh fatet e vendit në dorë. Ti ke një mision. Sheh njerzit që i ke lënë kur ike dhe të duken kaq të vegjël. Si kunja shkrepseje. Ti arrin t’i kuptosh gjer në palcë. Ti e di se çfarë po bëjnë gabim. Të vjen gati tu ulërasësh: zgjohuni!

Por kjo nuk zgjat shumë. Deziluzioni të shemb. Aroma e qelbur e ambjentit fillon e të ze. Dhe me atë shije të keqe në gojë kërkon shpëtim. Dhe fati të buzëqesh. Profesor! Fundja pse mos t’ua mësosh edhe barbarëve atë që ti zotëron. Dhe këtu e kupton që ai status të shijon. Është si shërbet i ëmbël që nuk të vel kurrë. Sa më shumë e provon atë ndjenjë superioriteti që ta jep kollarja, aq më shumë do ta kesh. Këta të rinj e të reja (nga 3-4 vjet më të vegjël se ti) varen nga buzët e tua. Nga autoriteti yt i palëkundur. Po ti ke lindur për këtë punë. Edhe mami me babin janë të lumtur. Djali i tyre është profesor. Shqipëria ka shpresë. Do të shpëtojë një ditë…

shkrimi nga strangeMAN / foto nga ripplemdk

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

61 Komente

  1. tusanti thotë:

    23 December 2007 @ 1:43 am

    O plako ishalla se lexojne shume veta qe te njohin,se do e morin vesh per cin e ke….!

  2. ftjkt thotë:

    23 December 2007 @ 1:48 am

    strange, ose kjo osht shum e fell… ose perndryshe… jkftkt!!!!

  3. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 1:57 am

    Fundja pse mos t’ua mësosh edhe barbarëve atë që ti zotëron

    Je gati tashmë të marrësh fatet e vendit në dorë.

    që truri yt treqindmijë-dollarësh të bënte mrekullira kur të kthehej,

  4. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 2:00 am

    tallje eshte ky shkrim apo pernjimend e keni ?
    Citova vec 3 fjali me lart qe i kapa me nje sy te shpejte.
    Po pse mi fshini mua ato komentet ku tek tuk permend ndonje fjale XXXX
    Po ketu kene vene nje faqe te tere me XXXX

  5. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:05 am

    Mendim i plote. Perspektive e domosdoshme. Realitet i pashmangshem hegjemonish. Strangeman, kaq i ri e kaq i pjekur, me ben te mendoj se nuk mund ta kesh shkruar per veten, mgjs duket sikur flet prej njohjes nga afer te shemtise se mbijeteses pasperendimore ne memedhe. I hame vete genjeshtrat qe gatuajme (sure, me ca ndihme prinderore) dhe ne te rralle vjellim. Pastaj hame te vjellat.

    Shkrimet e tua jane aq klaustrofobike, me rrathe aq kryenecesisht te mbyllur dhe une jam fatkeqesisht addicted.

  6. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:08 am

    moz nuk e prisja kete nga ti une. se diku dikur ke pas te njejtin qendrim. s’po te kuptoj.

  7. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 2:18 am

    Shiko,
    Nqs eshte sarkazem edhe mund te pajtohem me shkrimin.
    Pjesa tjeter eshte nje kalamanllek me brire qe une se shtyj dot poshte.
    Tashti nqs strange eshte 20-22 vjec une ja fal.
    Por fjalori dhe frazat (lexo ato te 2 qe citova) jane te papertypshme dhe shfaqin nje papjekuri te perceptuari te ceshtjes.
    Por edhe sikur te ngelim tek realiteti dhe ta zhveshim nga artikulimet e papjekura te Strangeman, ato genjeshtrat prinderore nuk hahen me pas nje moshe te caktuar. Une kam pas vete presion nga familja per tu bere profesore full time. Madje edhe sot po ta beja do ti beja te lumtur.
    Por ketu nuk jemi ke forumi i adoleshences te pambaruar prandaj i meshoj idese se papjekurise. Sepse nje tru i madh e i mbushur nuk do ti hante genjeshtrat aq kollaj, nuk do ti perceptonte te tjeret si barbare, aq me teper do ti dukej sikur do shpetonte atdheun. As ato prinder qe kane pjelle, rritur dhe edukuar nje tru te madh e te vlefshem nuk do ti mendonin keto gjera.
    Po te behesha e keqe fare do thoja : ah moj nane ckane ra sot qindra mijera dollaret ne doren e mediokereve ! kohe e poshter !
    Keshtu qe mua sme pertypet hic ky shkrim, po hic fare.

  8. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:23 am

    “Dhe ç’është më keq, ty kjo ndjenjë e tyre të infekton”

    I rrofte doktoratura apo ass.profesorlliku ketij azganit, o Strejnxhi, po qe se s`i paskan siguruar nje shtrese fringo te re alla west imuniteti.

  9. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:29 am

    Moz une nuk e di nese ti ke studiuar jashte. Nuk e di sa iluzione te kane ushqyer prinderit, sa u ke besuar ketyre e sa ke qene e afte t’i kapercesh. Nuk e di sa kohe ke pasur per t’u pjekur. Di qe, me shume gjasa, po te analizosh nje pjese te mire te ish-LIDERSHIPIT te Mjaft-it, del pershkrimi i mesiperm. Po, eshte edhe ceshtje vitesh, po nganjehere vitet nuk mjaftojne.

    Moz fryhen njerezit. Fryhen nga iluzionet prinderore. Fryhen nga ’superioriteti’ perendimor. Nga shkollat e medha (se shkollat e medha e kane per detyre te te fryjne, qe t’i pastaj t’u frysh mbrapsht, me titujt dhe parate e tua). Ka edhe nga ata qe piqen Moz, po jane te rralle. Shumica nuk e kuptojne se superioriteti i tyre eshte thuajse teresisht nje librari perendimore e blere me mundin e mamit e babit. Se akoma me shume se syte dhe veshet, ne perendim te zhvillohet goja. Misionaret e rinj te demokracise, lirise, mireqenies, zbarkojne perdite ne Tiranen tende. Por po e le me kaq se si shume po i jap gojes sime.

  10. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:33 am

    Dhe te pyesesh per shembull veten se cfare pune kan pas bo babi me mamin, i ass.prof-ave te rinj ….
    Problemi i ardhjes se elitave nga borgjezia e re shqiptare vetem se thellohet. Problemi eshte se elitat tona jane aksidentale. Nese ne 1996, plasi ne mase epidemia e prof.dr., ose gjykatesve me ato kurset 6 mujore, tani, trendi : mi-pagun-babi-doganier-studimet, apo ta marr nje diplome-ta kem(!), eshte institucionalizuar tashme. Mendohej se universitetet private do benin dic, por ne fakt ne kete situate te paqarte ligjore, me struktura jo te qartevendosura ne skemen arsimore shqiptare qe do benin ndonje lloj quality-check te herepashershem, eshte alarmante shpejtesia me te cilen po abuzohet mbi cilesine e mesim-dhenies.

  11. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:42 am

    Moza, sinqerisht, jo për ironi 5-lekshe, po të lutem, gërmo pak më thellë tek ai shkrimi, se më duket se e lexon keq. Dhe të lutem, mos merr përsipër falje dhe bekime, sepse nuk më duket se të takon.

    Tropizma, të falenderoj për konsideratën. Nuk mundet veç të më vijë mirë nga interesimi yt.

    LostT, kam marrë spunto nga dikush, kjo është e vërtetë, por nuk se është shkruar për dikë në veçanti. Është përgjithësim.

    Karma, më gjen dakort.

    Përshëndetje!

  12. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:44 am

    Hmmm karmapolitick, megjithese mund te jem dakort qe ka plot nga ‘borgjezia e re’ ne eliten e re, ka edhe plot riprodhim te elites se vjeter. Femijet e ish-administrates e ish-elites (nje pjese e mire akoma administrate e akoma elite) jane plot diploma, plot sense of entitlement, plot mundesi njohjesh dhe shkelqimi. Nuk e di nese kjo eshte ndonje gje detyrimisht me e mire. Dite stresi sot, po dal te marr ajer.

  13. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:45 am

    “Problemi eshte se elitat tona jane aksidentale.”

    Karme, si qenkan aksidentale kur ne fjalite e meposhtme ti vete pershkruan metodiken e “epidemive ne mase” dhe institucionalizimin e kesaj elite?

  14. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 2:49 am

    Po pra tropizma, po pse mos ta thoshte me llafet e tuja strangeman por me tere ato lajle lule te padurueshme ??
    Dhe mbase ne ket kategori bien tamam ato te Mjaftit. Une ama njof shume te tjere, te dale prej shkollave te mira apo qe jane ende aty, qe i kane kembet shume ne toke, dhe qe i kane shtuar vlera te papara vetes. Njerez qe askush nuk i njef, qe askush nuk i emerton profesore, njerez qe punojne dhe jane kokeulur, se ju peshon koka.
    Prandaj kam inat me pergjithesimet. Ajo kategori te ciles i referohet shkrimi mua sikur me ha buken.
    Jo une vete skam studiuar jashte, por te them qe cdo prind ben maximumin per femijen e tij dhe e ushqen me iluzione per aq sa ci arrin mendja e vet.
    Dhe ne relativitet te gjithe prindet kane investu ate 200-300 e vet, i kane imagjinu femijet “profesore” per sa cmund te jene profesore.
    Por ata qe zbresin ne tirane nuk jane misionare. Thjesht vene ne peshore kostot dhe perfitimet e te ndenjures jashte apo kthimit. (mos me bej te them qe shume prej tyre as nuk e kane opsion,nuk eshte kollaj me nejt andej, eshte zor nje vize pune qofte ne USA qofte ne EU, kshu qe mos na tregoni perralla ) .
    Ata qe kthehen bejne nje zgjedhje 100% personale dhe ju lutem shume mos ma lidhni me atdheun.
    Edhe une Tropizma kam mundesi qe neser ne mengjes me avionin e pare te vij atje ku je ti. Ama kam zgjedh me nejt ketu. Por te lutem, nuk e bej ket pune per atdheun. E bej se ashtu me leverdis mua. KAQ !
    Oh, come on, na u bene dhe misionare tani keto kalamaqet :-)

  15. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 2:52 am

    Strange,
    Mbase ideja seshte ajo qe duket, por mua sme pelqen. Nuk e ndaj dot kollaj ironine nga e verteta aty.
    Sorry e

  16. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 2:53 am

    e qelbet me pergjithesime peshq. se pastaj cu pa mundi i atyre qe punuan full time e robetuan ne shkolle me shpirt ne dhembe? Pa i ushqyer vetes ndonje iluzion apo epersi perendimore (por vetem dijes se aftesive )? qe bene te kunderten e asaj qe deshiruan prinderit dhe pa asnjeh fare ndihme (e jo per te qene ndonje biznesgrua qe do korr namin ne shqiperi pa ngrit gishtin e vogel)?

    Nderkohe Miss Buzeqeshja dhe Miss. Goca e Vetme e Mamit bejne palle shkollave perendimore apo klasave te UFO’s.

  17. M O Z A thotë:

    23 December 2007 @ 3:04 am

    Sorry e, por une sjam dakort me meyren si e trajton temen.
    Sikur faji eshte i prinderve, sikur e keqja eshte vetem ketu dhe prej andej sjell vec te miren, por nga ana tjeter ajo cka ke marre andej ste ka mjaftu per ti shpetu mediokritetit shqiptar etj etj.
    Druri i shtrember eshte i shtrember per mendimin tim.
    Dhe mua sme pelqen sepse pa dashje juve me shkrime te tilla ashtu si dhe klubi i Mjaftistve i ulni vlerat shkollave dhe ekperiencave perendimore.
    Kur ne fakt nuk eshte keshtu. Sepse ato shkolla bejne njeriun me te vlefshem.
    Problemi eshte qe kur njeriu eshte dru, ato e bejne me keq se cka qene.
    Prandaj kjo teme strajtohet dot shume ne pergjithesi.
    Por ne vecanti oho trajtohet shume mire :-)

  18. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 3:07 am

    Losttexti thote:

    “Problemi eshte se elitat tona jane aksidentale.”

    Karme, si qenkan aksidentale kur ne fjalite e meposhtme ti vete pershkruan metodiken e “epidemive ne mase” dhe institucionalizimin e kesaj elite?
    _______________________________

    Kjo nuk e heq aksidentalitetin LostText.

    Aksidentaliteti mohon traditen.

    Te themi psh: Cabej Sr, Cabej Jr e me rradhe…

    Aksidentaliteti eshte spermatozoidi me i fuqishem, me vrap-ploti me leket e babit. me mbeshtetje financiare ambasadash te panjohura, me shkolla te jashtme qe ktu ende impresionojn.*)
    Elitat nuk duhet te jene pune lengu, na falni per shprehjen.
    Asistente te sapombaruar shkollen, pa asnje lloj historie, eshte flagrante losttext. Tashi shtoi ktij muabeti ene katunarine e pergjithshme te shqiptarit mesatar qe “djeg shpin per t’i dhon fmiut shkoll” edhe e ke situaten mdor.

    *) (mthoshte i shoqe, pasi e kish pyt TF, aktor i njohur se ku e kishte bo kjo masterin - Ne amerik i kishte then kjo. TF qe der tashi po ziheshe me kte, ndrroi qendrim, dhe pa e pyt fare cer shkolle ne amerik etj etj i tha : aaaaaaa shum mir)

  19. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 3:07 am

    Para dy ditesh me treguan nje ngjarje keshtu…

    Na ishte cna ishte nje OJQ zvicerjane qe ndihmonte femijet e pastreh ne Tirane. Na ishte dhe nje Hirushe qe punonte 8-8 dhe va kalonte per nga cilesia dhe sasia edhe kolegeve ne Zvicer. Na ishte dhe drejtoresha (njerka) nje palo kurve qe i kishte bere makinat rrjesht se prish nje e bli nje tjeter. Nje dite te bukur i kerkoi Hirushes tone te genjenjte e te vidhnin bashke se vetem spo ja dilte te vjedh aq sa deshironte.Hirushja jone e sjellshme, e shkolluar ne Tirane i tha nuk e bej dot, mendo per femijet. Nuk kaloi kohe dhe, ja bene jeten mizerje sa u detyrua te ik vete. Njerka nderkohe qe paguante gocen drogaxhie ne Amerike me shkolle i bleu dhe nje apartament e makine te re fringo dhe e futi ne pune ne vend te Hirushes se te pakten anglishten e fliste.

    Morali? Perralle postmoderne ska moral!

    Hirushja sot punon per Kruqin e Kuq Spanjor ku drejtori se flet nje fjale anglisht dhe paguahet 4 here me shume se fakirja.

  20. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 3:10 am

    ah se jam akoma pergjumesh.. dhe kur u tha atyre te zvicres Hirushja per dallaveret qe beheshin ketej zvica u pergjigj ” e dime por perderisa nuk kemi thene gje qe 10 vjete nuk do themi as tani se do na djegin projektin EU” ….

    edhe bjeri ti biem…

  21. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 3:39 am

    Mire me karme, mire, dakort jom me indinjaten qe shpreh; thjesht m`u duk jo fort i sakte aksidentalizmi i ktyne dukurive. Funi funit, ene aq aksidentaal, s`jon, por kane dale (si kerpudhat mas shiut), per me perdor leksikun e diktatures, ne vazhden e traditave me te shqu(y)e(e)ra te saj, ku aparatciku i djeshem o` bo biznesmeni/politikani/inteLEKtuali i socem.

  22. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 3:59 am

    o LT po i mledh edhe ier ato fjalit e pasakta: ajo epidemia e profesor-doktoratit e 96 solli elita aksidentale.

  23. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 5:43 am

    Strangie, a ka te dhena sa eshte numuri i profesoreve ne aresimin e larte ne Shqiperi? Po ashtu numuri i njerzve me grade shkencore. Dhe me tej, i ndare ne ata qe i moren gradat dhe titujt brenda apo jashte Shqiperie? Do isha i interesuar te beja nje krahasim me kete numer te standartizuar “per fryme” te popullsise, midis Shqiperise dhe vendeve te tjera.

    Me fal qe sa me lart ishte jashte teme. Per temen si brendi, s’di cfare te them se s’e njoh realitetin e tanishem ne ate shkalle. Rrofshi ju qe bini keto info, ne kete lloj forme e cilesie!

  24. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 7:23 am

    Dakort me Mozën.
    Nuk është faji i prindërve që sakrifikojnë dhe bëjnë ç’është e mundur që fëmijët e tyre të sistemohen (dhe si prind, pak do të më interesonte se e meriton apo jo atë vënd fëmija im, rëndësi ka që Ai tashmë “rri me kollare”).
    E keqja është kur “fryrja” e këtyre, tipave me diploma nga jashtë dhe që kanë arritur që të kenë një vënd si proff. ose si assistent, këthehet në mëndjemadhësi ose arrogancë.
    Dhe kjo mëndjemadhësi nuk ka të bëjë me prejardhjen (proletare/borgjeze), por pikërisht me atë që vetkonsiderohen si njerëzit më të aftë të botës (që dhe mund të jenë), por që nuk shikojnë që shumë të tjerë janë po aq të aftë (në mos më tepër) dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme (dhe autori më duket se e ka përmëndur qartë) është se karakteri i tyre… ka mbetur ai karakter foshnjor dhe debil që mund të kenë patur më parë se të “fryheshin” nga studimet…. duhet të rivendosen forma të përngjashme me Plugun ose zborin tremujor… :)

  25. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:51 am

    Emigrant, shih të të perifrazoj një bisedë me dikë, kur diskutohej puna e statistikave të popullsisë në Shqipëri. Më thoshte ky dikushi, ne jemi për tu vrarë, thoshte. Në Kinë janë 1 miliardë e kusur dhe e dinë saktësish se sa janë, ne jemi s’jemi 3.2 milion dhe nuk e dimë. Sikur dhjetë veta me biçikletë të nisësh nëpër Shqipëri, për një muaj e merr vesh se sa jemi, po jo. Ne as këtë punë kaq të thjeshtë, të dimë se sa veta ka ky shtet, nuk e bëjmë dot. Tani a ndodh kjo se i intereson ndokujt që të ndodhë, a se jemi ne të paaftë, nuk di të them, po besoj e kupton ku e kam, kur më pyet për shifra dhe informacion.

    Ed, faleminderit! Është aspekti kryesor ai që ke kapur.

    Dhe një gjë tjetër: nga komenti im i fundit e heq fjalën “përgjithësim” dhe vë fjalën “karakterizim”.

  26. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 11:18 am

    Ndodh qe prinderit te te ndihmojne akoma or mik, pavaresisht shkollave te mbaruara. dhe ti rri e punon me orar e pa orar ne vendin tend, ku nuk jane vec dritat dhe uji qe mungojne, por gjithcka.
    E ti me enderrat e vrara ecen me makinen tende te blere me kredi, ne rruget qe s’jane rruge e kur ajo kercet midis gropave degjon shpirtin tend te te dhembi…..
    Per cfare po mendoje? Per pacientin qe te pret dhe je i detyruar ti japesh te bleje barna pavaresisht se eshte ne spital shteteror, per pacientin tjeter qe do i thuash te bleje dhe dorezat per tu operuar sepse …..o zot shteti nuk ka!!!..Per studentet dhe slidet e pa mbaruar per neser…per prinderit qe kane nje jete te mbajne e kujdesen per ty dhe nuk pate mundesi ti cosh nje here me pushime jashte (e ke vite qe ua premton se do i cosh te rishohin vendet ku ata kane studiuar..), apo per familjen qe nuk pate guximin ta ndertoje?
    Per cfare po mendoje??? Per jeten tende???? Nje m…. vate dhe makina dhe gjithe kursimet e tua…..Shyqyr qe shpetove gjalle…. Ik nga ky vend i mallkuar ose lere punen dhe merru me biznes dhe ti, ndoshta me mire… dil e shit dicka…pse jo banane…

  27. outlook Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 11:18 am

    Shkrimi me pelqeu shume, rralle ndodh qe dikush te marre guxim e te shohe realitetin thelle deri ne subkoshiencen e nje grupi social si ai qe pershkruhet. Eshte realitet cinik po jo per kete duhet te mohohet.

  28. outlook Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 11:35 am

    Me kujtohet nje pedagogu im profesor doktor i cili i kishte derguar te dy djemte e tij ne nje universitet jashte po ne degen qe jepte vete mesim.
    Ata skishin rezultatet qe ai donte dhe na e thoshte hapur ne oren e mesimit: “Ju pretendoni te mbaroni ne kohe te rregullt shkollen po djemte e mi atje vuajne punojne kaq ore ne dite bla bla bla…”. Beri cmos te ngelte sa me shume, ne te gjitha lendet e departamentit te vete ishte kryetar komisioni. Ky prind i keq (smund te jete prind i mire ai qe u imponohet deri ne kete pike femijeve) me titull profesor kur djemte e tij se merrnin provimin bente raprezalje. I hoqi qafe petagoget e rinj qe si shkonin pas avazit dhe vuri cuna e goca te urte (shume te urte) me mesatare 7.3 pavaresisht se kishte te tjere me mesatare 9.8. Ua hoqi lendet petagogeve qe si bindeshin dhe u dha te jepnin mesim nga 5 lende te bindurve. Eh fakulteti i inxhinierise e…

  29. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 12:08 pm

    Sarkazëm e pastër! (për mua) Që nga fjalia e parë tek e fundit! Dhe për të evituar kancerin nga të qënit politikisht korrekt: po, ëndrra e prindërve që lënë leshtë poshtë e lart për të edukuar kalamaqërit e tyre që, si korbit, i duken më të mirët në botë, është t’i shohin një ditë në krye të vëndit. Dhe po, dëshirat dhe mendimet e prindërve për ne nuk se na anashkalojnë, për mirë a për keq. Dhe dëshira për të uluritë kur kthehesh, që ta jep në mos e drejta, mendimi që ti ke një edukatë më të lartë e më të shtrenjtë, dhe dëshira për t’u mësuar barbarëve se si rrotullohet kjo botë në realitet, janë nga më barbarët (2x), por ja që ndodhin, dhe ne i shohim, në mos te vetja, te të tjerët, apo anasjelltas, apo te të dyja njëherësh, apo ku di unë.

    Dhe të flas si ai siti që shet libra në internet :

    Ata që blenë shkrimin më lart, kanë blerë dhe Mbi doganierët dhe të tjerë.

    Dhe një herë, strangeMAN, punët e tua të fundit më duken veçanërisht kërkuese, zhbiriluese të ndjesive më të imta, të vërteta e, si gjithmonë, sarkastike.

    Përshëndetje!

  30. artian thotë:

    23 December 2007 @ 12:22 pm

    formuar edhe karakterialisht,- !!!!! se kisha lexu kete gjekundi . :)

  31. ujku i zi thotë:

    23 December 2007 @ 5:43 pm

    Problemi social i shkaktuar nga nje mase e konsiderueshme studentesh qe diplomohen ne universitete te huaja perben per nendimin tim nje teme jashtzakonisht te rendesishme qe duhet trajtuar ne gjithe problematiken e vet - dhe ne kete prizem bie dakort me M O Z E N dhe Emigrantin qe nuk mund te trajtohet vetem nge nje prizem kaq i ngushte, gje te cilen vete Strange e ka pranuar. Ne kemi nevoje te dime ne radhe te pare se cfare kontigjentesh kemi, dhe ky qe Strangeman ka sjelle eshte vetem njera nga prurjet e shumta. Jane gjitashtu ato qe permendi Parrulla, qe eshte nje mase shume me e konsiderueshme, por qe duke mos pasur mbeshtetje ‘prinderore’ nuk kane as vemendjen e shoqerise. Po ashtu mund t’i klasifikoje keto prurje ne te afirmuara dhe mediokre. Nderkohe si ballafoqohen keto elita te formuara jashte me ato te formuara ne Shqiperi, te cilat nga ana e tyre kane te njejtat probleme afirmimi dhe mediokriteti. Po ashtu eshte mire te kesh njerez te edukuar, por problematike kur nuk di c’te besh me to. Ky eshte nje problem social aq i madh sa Strange nuk mund t’i gervisht dot as cipen, sepse sic e pohoi edhe vete ne as nuk kemi filluar te mendojme per te jo me te kemi ndonje statistike. Ajo qe mendoj une eshte e rendesishme per tu kuptuar eshte roli i Universitetit te Tiranes por edhe i te tjereve brenda si ndermjetes. Integrimi por edhe seleksionimi nuk mund te behet vec se nepermjet tyre. Per UT eshte me i rendesishem shkembimi i ndersjellte me kete elite qe eshte formuar jashte se me cdo lloj institucioni tjeter te huaj. UT do t’i duhet t’i hyje nje reforme te vertet, ne strukture dhe ne mendim. Pra nuk eshte thjeshte cestje emocionesh. Po i te njejtes shkalle duket se kjo mardhenie paraqitet problematike edhe me pjesen tjeter te administrates, por perseri mendoje se universiteti duhet te luaj rolin kyc per integrimin/shoshitjen e vlerave.

  32. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 6:55 pm

    Miremengjes/mirembrema! I lexova keto komentet keshtu si neper tym se jam pergjumesh, po me duket se po akuzoni kot per pergjithesime apo hamendesime statistikore. Ky nuk ishte studim sociologjik. Kjo lloj avitje ndaj letersise eshte e rrezikshme.

  33. ujku i zi thotë:

    23 December 2007 @ 7:46 pm

    Tropizma, dakort me ty! Statistikat i futem per “ta thelluar” diskutimin midis nesh! Nserkohe qe nuk pajtohem me ate qe eshte shkrim i mirefillte artistik, sepse problematika sociale ka marre perparsi ne shkrim perball artistikes, pra eshte nje shkrim i mirefillte publicistik do thosha une qe mund te ishte pjes e editorialit te cilesdo te perditshme.

  34. Artian thotë:

    23 December 2007 @ 8:10 pm

    Ky shkrim vertet nuk eshte letersi ,thjesht nje shkrim i munduar te jete si letersi ,por s`ka shume rendesi ,sepse nuk eshte fjala perta vendosur kete ,ne historine e letersise ,C`fare eshte shume e rendesishme ne kete shkrim ,eshte :
    “Se shqiperia po kalon nje krize menataliteti ,i mbajtuar akoma penga nga koha e tranzicionit,mentaliteti se vetem shteti eshte e ardhmja e gjithe secilit qe te beje nje karier ne jete qe te jete dikushi .Mentaliteti per tu mar me politike ,qe te behesh i famshem dhe i pasur ku te mos mungoj as edhe nje gje .Kjo eshte e vertet ,Se ai shtet atje ,mbahet dhe pjell me shume mentalitete te tjera ,qe i pershtaten edhe kohes “moderne” te shoqerise shqiptare qe eshte e hapur ,por qe po mbyllet edhe me shume per shkak te paaftesise,mungeses se konkurences se paster,mungeses se drejtesise,barazise perpara rregullave dhe ligjeve te ketij shteti.
    Shkurt mund te shkosh edhe ne hene per studime,por realiteti do te kerkoje te zgjidhesh shume probleme ne jete te ketij vendi ,qe kerkon zgjidhje ,si dritat ,uji,rruget,punesimi, dhe shume eshume te tjera ,qe mami dhe babi ,vetem te fryjne ne b, yth !

  35. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:10 pm

    strangeMAN,
    Desha te shkruaja nja dy rreshta qe kur e “peshkova” kete shkrim, po nuk e bera. Dhe as tani s’do e bej, sinqerisht sepse ndihem dembel. Po thjesht do them dicka per “nay-sayers”: shkrime te tilla nuk kane aspak qellim qe te sulmojne kete person apo ate person. Eshte gabim jo i vogel qe ta lexosh kaq ngushte shkrimin.

    Mua me ngacmoi direkt. Full disclosure: shume shpesh, sidomos gjate 1-2 vjeteve pasi mbarova universitetin, me shkonte ne mendje te kthehesha ne Shqiperi e te punoja si profesor. Qofte ne nje gjimnaz te Tiranes, apo ne nje institucion me te vleresuar. Endrra ishte te isha une “mesia” e ndricimit modern, profesori liberal qe i linte gjimnazistet te pertypnin cimcakiz ne klase duke i joshur te lexonin Kantin e Hegelin, Mill-in e Freud-in. Revolucion do nisja. Si Robin Williams tek ai filmi i poeteve.

    E kush nuk do te deshironte te kishte shansin te influenconte mendjet e reja? Sidomos, po te kishte marre si dhurate nga fati qe prinderit bene sakrifica nje dije te papare te ideve me te perparuara te kohes?

    (Sidenote. Historia nganjehere eshte shume e cuditshme. Pothuajse fiks sapo u rikthyen ne Shqiperi brezat e pare e te dyte te atyre qe studiuan jashte, tregu i arsimit u hap rendshem dhe kerkesa per profesore e asistentprofesore u rrit shume. Gjeti tenxherja kapakun.)

    October, drama e pergjithshme eshte ajo qe pershkruan ti. S’di c’te te them, vec te them qe e lexova ate qe shkruajte e me ngeli ne mendje.

  36. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:32 pm

    Penar, nuk ka sesi të mendoj që diçka e tillë të mos jetë natyrale. Ajo që është jonatyrale, madje është e tmerrshme, është fakti që në këto pozicione po futen njerëz të papërshtatshëm. Unë mund ta kuptoj për shembull që dikush e ka ëndërr të mbrujë mendjet e reja, por nëse pedagogllëku bëhet ombrellë për fëmijë të përkëdhelur që nuk kanë asnjë lidhje me këtë punë, kjo më prek emocionalisht. Nuk mundet të bëhen këto palo Universitete strehë e kësaj kategorie, sepse janë të destinuara të prodhojnë mediokritet, kupton? Mund të zgjatesha shumë për këtë punë, sinqerisht. Më vijnë mendimet me vrull dhe nuk kam durimin të shkruaj, por po të them vetëm një fakt: Unë fëmijën tim (imagjinar) nuk da ta fusja në një shkollë ku jep mësim dikush që i avitet personazhit që unë përshkruaj më lart.

    Ti do ta bëje?

    Përshëndetje!

  37. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:33 pm

    Faleminderit Penar.
    Tani me duhet te dale per…te bere njeren nga ato qe shkruajta me siper….punen e perditeshme…
    Peshq dua vetem t’ju uroj: Gezuar! SA me pak dhimbje dhe sa me shume lumturi…..

  38. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:39 pm

    strangeMAN, deri diku ama ky muhabet eshte si puna e doganierit pak. eshte pozicioni, jane strukturat qe e bejne individin “artificial” apo “meskin” (asnjera fjale nuk eshte e sakte, po me kupton se c’dua te them). me fjale te tjera, eshte universiteti me jete 2-vjecare qe e ben asistentprofesorin personazh te shkrimit. ose, per te qene me pak te perpikte, jane te dyja krahet e ekuacionit: eshte universiteti foshnje dhe i perkedheluri i fatit qe behen bashke dhe i japin mediokritetit diplome.

    october, gezuar e gjithe te mirat.

  39. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:44 pm

    Dhe sa për më shumë nuancë, se të gjithë e kemi një recetë për Shqipërinë:
    mendoj që më shumë se kurrë sot nevojiten, përveçse njerëz të kualifikuar profesionalisht, njerëz me karakter, Penar. Njerëz që kanë atribute që ta zënë për zverku çdo problem, që të punojnë me një ndjenjë ndërgjegjsimi të brendshëm, me një botëkuptim pak më të thellë se klisheja e atij që vjen dhe bën mrekullira. Dhe nuk e mohoj që të tillë ka. Ka! Nuk i hedh poshtë këta ajo që kam shkruar më lart. Dhe unë sado që mund të dukem fatalist në ato që shkruaj, mbahem gjallë nga një shpresë. Megjthatë, kjo recetë se recetë mbetet.

    Edhe njëherë përshëndetje!

  40. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 8:48 pm

    Po. Këtu jam 100% dakort. Mekanizmi është në vetvete mediokër. Por është shqetësuese mungesa e alternativave të vlefshme, se ndryshe nuk do ishte problem.

  41. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 9:01 pm

    Krijuan nje grup te vogel keta te kollarisurit, Strange. Dhe filluan te mblidhen cdo te hene ne oren 19.00 per te ndare mes tyre dhimbjen e rikthimit. Mes njohjesh te terthorta, u mblodhen te henen e pare. Prezantimi u mbyt nga egoja qe hidhte valle me taban. “Une jam” dhe “shqiptaret s’bejne” ishin refreni vrases i asaj te hëne. “Une meritoj te jem” dhe “ti nuk e ke fare parasysh c’fare kam arritur une” ishin refreni i te henes se dyte. Te treten e ne vazhim nuk e di c’ka ndodhur, por pakica peshkojne mendime teksa te kollarisurit e te henave te ores 19.00 shetisin ekraneve e Universiteteve, duke shitur asgjene qe shiten per dy te hëna.

  42. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 9:09 pm

    “Fati te buzeqesh”????? Pff, s’eshte “fati” por eshte vleresimi i atyre qe e marrin ne pune ate person te kthyer nga jashte. Mire a keq, ky eshte vlersimi i tregut; vleresohet me shume shkolla e huaj sesa e vendit. Gjithsesi kjo s’do te thote qe ata qe kane bere shkollen ne Shqiperi s’merren ne pune si profesore por thjesht qe tregu i arsimit te larte eshte i “etur” per punonjes te rinj.

  43. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 9:11 pm

    t_red, mundem fare mirë ta imagjinoj atë që përshkruan. Dhe kjo më sjell në mendje një shqetësim që ka gjasë qëndron në bazë të gjithë muhabetit: varfërimi moral. Tek kjo bisedë, ashtu si e shoh unë, të gjitha rrugët çojnë në Romë. Edhe vetë, i sjell e i sjell idetë nëpër kokë dhe prap aty përfundoj.

  44. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 9:38 pm

    Llukan, ajo që thua vlen për privatin (që vlerëso aftësinë)… ndërsa në një shtet ku një tjetër më i “zoti” se ti ka zënë vëndin, vështirë se do të kesh argumenta për ta bindur që dhe ti je aq i zoti (jo për gjë, por s’je kushëriri i mikut ose je “idjot” që s’ke teserën e duhur të partisë së duhur)

  45. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 9:48 pm

    Edi, po, natyrisht qe po flisja per privatin sepse besoj qe aty te rinjte e kthyer nga jashte e kane me te lehte te punesohen.

    Shiko, une nuk mund te flas ne pergjithsi per te gjitha deget prandaj po e thjeshtoje shume muhabetin duke cekur vetem financen (te mos ngaterrohet me kontabilitetin). Ka pjese te finances te cilat nje i kthyer nga jashte do ta kishte te veshtire ti jepte mesim, per shembull dikush qe eshte mesuar me US GAAP ka nevoje per njefare pershtatjeje me sistemin Shqiptar qe eshte ca me i ndryshem. Megjithate ka pjese te finances te cilat nje i diplomuar ne Shqiperi s’mund ti jape dot mesim sepse S’MUNDET te diskutoje per tregun e letrave private me vlere kur ne Shqiperi ky treg s’ekziston. Ai i diplomuari ne Shqiperi, edhe sikur te jete i shkelqyer kete fushe e ka vetem me te degjuar ndersa ai i diplomuari jashte s’eshte cudi qe te kete te pakten nje profesor qe te pakten njehere e ka prekur kete bote.

    Shkurt, pergjithsimet jane gjithnje problematike por sic duket nga shembulli i mesiperm ka vend per te gjithe. I takon punedhenesit te percaktoje sesa i vlen kurrizi secilit “profesor”.

  46. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 10:01 pm

    Mbase fati që thoshte Penari i referohej faktit që dikush ka fatin të studiojë jashtë. Vetë kështu e kuptova, po ndoshta gaboj. Le të thotë vetë Penari nëse e interpretoj gabim.

  47. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 December 2007 @ 10:17 pm

    Dikush më sipër thoshte që është e vështirë të kesh statistika në Shqipëri sot, dhe , edhe nëse janë nuk mund ta vësh dorën në zjarr për realitetin që pasqyrojnë, por diku në një koment tjetër thuhej që shteti shqiptar ka një aparat burokratik ku kjo “fuqi punëtore shtetërore” zinte 60% të fuqisë totale (dhe ndryshe nga sektori privat ku mbizotron krahu i punës, në shtet shumica janë “me kollare”)… pra gjithçka është në “dorë” të shtetit për të bërë zgjedhjet e duhura, dhe e keqja nuk është se “personeli” përzgjidhet deri në ato nivele që pak a shumë “udhëhiqet” nga politika e partisë, e keqja është kur paftësia arrin të zaptojë dhe pjesën që duhet të drejtojë pjesën “teknike” (drejtorë spitalesh që kanë qënë mjelës të dalluar p.sh)

  48. banago thotë:

    23 December 2007 @ 10:19 pm

    Atehere po e shkruaj prap.

    Urime Strage, trajtim shume i mire i nje teme te pikasur dhe perdorim nga me te arriret ne shqip i vetes se dyte ne rrefim. Urime!

    Me duket se ai komenti i pari ishte pak me ndryshe :)

  49. Roni thotë:

    24 December 2007 @ 5:55 am

    Pse kaq shume negativizem?????

  50. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 December 2007 @ 8:05 am

    Fati me siper eshte pikerisht fati fillestar i te shkuarit jashte per studime.

    Llukan, normal qe tregu “kerkon” njerez me diploma. Po ketu qendron dhe drama: qe ky mekanizem jo-njerezor (nuk po them anti-njerezor, mos m’a merr per keq… s’jam kunder tregut) e shtyn nje brez te tere studentesh te behen profesore 2-3 vjet pasi mbarojne Masterin. E ne si shoqeri hyjme perseri ne nje 10-vjecar (a me teper) eksperimental, sepse ky brez i ri edukuesish eshte ne rastin me te mire, akoma jo gati, dhe ne rastin me te keq, fodull, mendjemadh dhe i llastuar.

    Ky shkrim vertet duhet lexuar ngjitur me “Doganieret” (linku me siper tek komenti i akull-najes).

  51. Selfmaderadio thotë:

    24 December 2007 @ 10:53 am

    edhe une Penar, keshtu e shoh: qe ky eshte ai eksperimenti qe do na mbaje peng edhe te ardhmen. Sepse ky brez, pervecse atyre karakteristikave qe pershkruan ti ka ne dore edhe gurin edhe arren, dhe do jete e veshtire per nje fillim tjeter; ate qe enderrojme.

    Strangy, komplimentat vazhdojne. Gezuar festat!

  52. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 December 2007 @ 11:09 am

    Përshëndetje, Self!

    Penar, kur të kesh nge hidhi një sy këtij artikulli. E trajton tangencialisht temën, por e zbërthen shkëlqyeshëm problemin e mediokritetit (banalitetit) të shoqërisë tonë post-komuniste.

    Gjithashtu gjej rast të të falenderoj që e solle këtu dhe të falenderoj të gjithë ata që e lexuan!

  53. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 December 2007 @ 11:28 am

    “Dimensioni banal” në intelektualizmin post- komunist shqiptar

    Ky është artikulli se e shoh që linku të çoka veç deri tek revista.

  54. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 December 2007 @ 2:29 pm

    Pse kaq shume negativizem?????

    Roni nëse të duket shumë ‘errët’ këtu, duke konsideruar ndjeshmërinë tënde (sepse nuk guxoj të mendoj se je optimist për situatën), NUK të këshilloj që të lexosh këtë artikullin tjetër.

  55. Pjer Thomas thotë:

    24 December 2007 @ 8:44 pm

    Artikulli ishte vertet ngacmues, pikerisht tek ajo ndjenje qe na pershkon te gjtheve (qe Penari e rrefeu me siper) per tu kthyer atje e per te “shitur men”. Mirpo Shqiperia jone e varfer, fatkeqesisht drejtohet (dhe eshte drejtuar) nga ujqerit, keshtu qe , pak hapsire ngelet per ne endrrimtaret, per çdo dele qe mendon te vere ne jete pervojen e fituar.

  56. Eddie thotë:

    24 December 2007 @ 8:55 pm

    strangeMAN kjo eshte fantastike. Eshte bere aq veshtire te lexosh ndonje gje edhe argetuese edhe me mend ne koke te peshku. gjithashtu une vete jam i kesaj kariere, megjithese s’me ka shkuar mendja kurre te kthehem ne Shqiperi si asst-prof, te pakten jo herperhe, por te vazhdoj ate rruge ketu ne Amerike.

    POR… ironia e artikullit ka vlere edhe ne Amerike! Eshte qelbur fare dhe ketu. Doemos egziston nje 1 % qe prodhon literature te vlefshme dhe ka njefare autoriteti gjysem te merituar le te themi. Por shumica s’jane te tille - “talenti” akademik eshte pothuajse 100% ne fakt rezultat politikash, miqesish, etj. Kjo nuk lind thjesht nga karakteristika personale, ka shume te beje edhe me formen se si pritet te funksionoje edukimi i larte ketu. Por sidoqofte mos be gabimin ta shohesh ate fenomenon si te kufizuar apo edhe shkaktuar nga arsye ne thelb “shqiptare.”

  57. Laura thotë:

    24 December 2007 @ 9:02 pm

    “Pastaj vjen çasti i madh. Ti do të kthehesh! Je gati tashmë të marrësh fatet e vendit në dorë. Ti ke një mision. Sheh njerzit që i ke lënë kur ike dhe të duken kaq të vegjël. Si kunja shkrepseje. Ti arrin t’i kuptosh gjer në palcë. Ti e di se çfarë po bëjnë gabim. Të vjen gati tu ulërasësh: zgjohuni!
    Por kjo nuk zgjat shumë. Deziluzioni të shemb. Aroma e qelbur e ambjentit fillon e të ze. Dhe me atë shije të keqe në gojë kërkon shpëtim. Dhe fati të buzëqesh. Profesor! Fundja pse mos t’ua mësosh edhe barbarëve atë që ti zotëron. Dhe këtu e kupton që ai status të shijon. Është si shërbet i ëmbël që nuk të vel kurrë. Sa më shumë e provon atë ndjenjë superioriteti që ta jep kollarja, aq më shumë do ta kesh. Këta të rinj e të reja (nga 3-4 vjet më të vegjël se ti) varen nga buzët e tua. Nga autoriteti yt i palëkundur. Po ti ke lindur për këtë punë. Edhe mami me babin janë të lumtur. Djali i tyre është profesor. Shqipëria ka shpresë. Do të shpëtojë një ditë…”
    Ky shkrim do te funksiononte per shekullin XVIII ne France, per shembull . Kurrsesi ne Shqiperi. Perse?

    E para, kur prinderit shqiptare i nisin femijet e tyre (nese keto jane te vegjel dhe jo akoma te zot te marrin vendimet per jeten e tyre) jashte, dhe kur ata investojne pasurine e tyre ne shkollimin e femijeve te tyre, profesioni i mesuesit eshte i fundit ne liste.
    Te behesh profesor ne Shqiperi mjafton te kesh nje shkolle te larte per ne Tirane, ndersa ne rrethet e tjera kryesisht shkollen e mesme (dhe dihet tashme, mund te japesh mesim edhe ne nje lende tjeter, qe s’e ke studjuar fare). Po te behet nje hetim do te dilnin ne shesh skandale. Drejtore shkollash qe kane futur nje diplome ne xhep me blerje…

    E dyta, ta zeme se dikush u nis jashte ne moshe adoleshence. Ky adoleshent qe pranoka kaq shuma marramendese nga familja do te ishte deshtak dyfish (nje se ka ngrene pasurine e djersen e dikujt tjeter, dy se po kthehet per cfare ? per autoritetin? Domethene ai shkollim qe paska marre jashte paska qene nje zero me bisht).

    “Ti do të kthehesh! Je gati tashmë të marrësh fatet e vendit në dorë. Ti ke një mision”

    - Te jesh profesor nuk mund te marresh fatet e vendit ne dore. Eshte trillim, nuk ka profesori ate shtrirje autoriteti. Edhe sikur te jete ndonje profesor filozofie a kritik i madh letrar e te bej konferenca ne cdo universitet ne Shqiperi, prape s’ka dot ate autoritet. Eshte qesharake te mendohet. Edhe shkrimtar i famshem te jesh, nuk mund te shprehesh sot me sarkazem ne ate menyre mjafton te kesh lexuar sadopak per statusin e shkrimtarit ( psh. “Les Mots” (Fjalet) te Sartrit). Me shume ‘mision autoritar’ sot ka nje kengetar/ kengetare pa talent, a nje politikan qe dhe pa shkolle ka fat te behet president…
    - Edhe, studentet nuk jane zero me bisht, nese profesori merrka ne dore fatet e studenteve. Ata e kuptojne qe diten e pare nese profesori i tyre (meqe po flitet per nje djale) eshte i afte ose jo, te pakten studentet me te mire do ta nuhasin menjehere. E te mos themi qe marredhenja student-profesor ne Shqiperi eshte nje fenomen social, e si i tille nuk mundet aspak te pergjithesohet (varet nga qyteti, fshati, shkolla, privati, shteterori, profesori, studentet, lenda… ) Duhen studime per kete pune.

    “Dhe këtu e kupton që ai status të shijon. Është si shërbet i ëmbël që nuk të vel kurrë. Sa më shumë e provon atë ndjenjë superioriteti që ta jep kollarja, aq më shumë do ta kesh. Këta të rinj e të reja (nga 3-4 vjet më të vegjël se ti) varen nga buzët e tua. Nga autoriteti yt i palëkundur. Po ti ke lindur për këtë punë. Edhe mami me babin janë të lumtur. Djali i tyre është profesor. Shqipëria ka shpresë. Do të shpëtojë një ditë…”
    — Njerez kaq anadollake qe ke pershkruar, s’mund te behen kurre pergjithesim.

    Nuk e di c’do te thuash me autoritetin e palekundur. Te flas personalisht, kam pasur nje profesor ne universitet per shembull qe kishte mbaruar studimet ne France e ne cdo ore e permendte kete. Klasa e tij bazohej ne nje liber te tij 20 faqesh ne frengjisht. Cdo faqe kishte nje fjalor te caktuar rreth nje teme (per shembull : Miqesia, dashuria, etj). Kaq ishin arritjet e tij. Autoriteti? Studentet e kuptonin se pervec asaj note, ai s’kishte as autoritet dijetari as misionin e vet paresor, per te dhene dijen sic duhej atyre 20 studenteve te klases se tij…
    Ky shembull e tregon qarte se sot ne Shqiperi nuk mund te hiqesh si Statuje autoriteti, se studentet a nxenesit nuk po dalin nga shpella e s’marrin vesh se c’behet… Ka libra, internet, programe mesimore te gatshme ne shkollat jashte, mjafton vec te klikosh nje here, ka CV- te profesoreve …

    E fundit. Per mua dikush qe ka studjuar jashte, domethene ne profesionin qe e ka pasion dhe ka vendosur te kthehet ne Shqiperi te jetoje atje, eshte thjesht e drejta e tij njerezore. Sa per autoritetin e atij personi, duhet pare puna e tij, e saj.

    Ama, mund te them vetem kaq, merr nje student shqiptar qe ka mbaruar studimet pasuniversitare ne nje universitet jashte dhe krahasoje me nje student shqiptar qe ka mbaruar studimet pas-universitare ne Shqiperi … ai/ ajo jashte ato studime i ka me djerse dhe sipas standarteve jashte (kerkime/ publikime/ lexime…). S’do filozofi ajo pune, eshte thjesht realitet i hidhur per momentin.

    E fundit, dikush qe ka studjuar , s’ka rendesi jashte a brenda, e qe e ka pasion mesimdhenjen nuk do te thote se eshte i semure pas ‘autoritetit’ , perndryshe po hidhni balte mbi punen e sa e sa njerezve te ndershem e qe per ta kemi respekt e dashuri … Ata qe jane te semure pas autoritetit, jane ne cdo profesion, sikur pastrues rruge te jene… Eshte qeshtje personaliteti jo profesioni.

    Me respekt ,
    Laura

  58. Laura thotë:

    24 December 2007 @ 9:11 pm

    Eddie,
    paske bere studime statistikore…

    Te lutem te dhenat per perqindjet e tua?

    Apo ku bazohesh?

    Apo…

  59. Eddie thotë:

    24 December 2007 @ 10:41 pm

    Laura, e ke degjuar thenjen “there is NO job market?” Po te ishte treg i lire, duhet te hidhej llotari per cdo pozicion qe hapet per te cilin ka deri ne 10 vete te kualifikuar. Por e merr personi qe vjen nga fusha te aprovuara kerkimi nga pune-marresit, ose personi advisori i se ciles ka lidhje te forta me departamentin ne fjale. Ketu bazohem. S’eshte ndonje ide radikale per ata qe e njohin pak si funksionon ketu.

    Sa per pergjigjen tende tjeter te gjate ndaj artikullit, jam dakort me linjen tende te pergjithshme, qe ka shume pergjithesime e presupozime prandaj nuk pershkron sakte realitetin. Ashtu e perfundova dhe une postin e meperparshem, por me argeton nonetheless sepse mundem ta shikoj kendin e vecante nga i cili niset.

  60. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 December 2007 @ 11:21 pm

    Ah, po s’po flitet per USA ketu. USA nuk i vret kepuca shume aty. Eshte e padiskutueshme se ketu ne US 1) ka inflacion notash (gradash); dhe 2) graduate studies, perjashto ndonje dege teknike qe paguhet shume mire, jane bere te tipit “kush s’i hyri dhe s’i mori”. Po ashtu, ka nje hierarki shume te organizuar ne prestigjin e shkolles; nuk krahasohet nje diplome e MIT me te nje shkolle qe s’e dine as ne lagje.

    Por mua mu sikur jam ne Shqiperi me duket, nga artikulli i Strangie-t. E di fryrjen e tipit “tullumbac me helium” te te “graduuarve perjasht”, qe jane ende ne stadin e referencave (sa me shume autoreve ju referohen e citojne, aq me te dijshem ju duket vetja, c’ka ne fakt provon thjesht mungesen e nje pikpamje vetjake te themeluar). Ka pas gjithnje nje konflikt midis eksperiences (qe kerkon kohe, si fruti qe te piqet) dhe potencialit dhe deshires per ndryshim (qe eshte inherente te “aguridhet”). E para ka rrezikun adekuat te te pershtaturit me aktualen. Eksperienca nderkaq mund qe vjen si bumerang dhe ta vesh syve duke te thene, “hajt mer, merr at rrog’ dhe rri rahat, se s’ke per te ndryshu gjo ti, jo…. aq sa kon ndryshu te tjeret para teje”. C’ka nuk eshte, fatkeqsisht, medoemos nje keshille e marre!!!

    Kush do me pa me thelle per kete topic, mund te kerkoje konceptin “Erfahrung” si kategori filozofike dhe te lidhur me shkallet e njohjes.

    PS: sa per nje shembull, renditja e shkollave ne US sipas U.S.News

    http://colleges.usnews.rankingsandreviews.com/usnews/edu/college/rankings/brief/t1natudoc_brief.php

  61. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 3:12 pm

    Kush e ka lexuar “edhe me” Strange..do t’ja njohe mire edhe Hiperbolat e fshehura,te prura si te verteta ku prapa tyre fshihen realitete FALLCO.E tille mu duk dhe prurja.
    Le t’u mesoje ketyre Barbareve ..njerzit …te duken si kunja shkrepsje…
    C’tha me teper ne sarkazmen e tij Fishta..”A nin zotni qe rrin mbi shkam ”
    Do perfytyroja me shume kenaqesi ndonje nderhyrje te tipit
    “Nuk varet c’fare thua ,por ne c’fare vesh bie”…..per te krijuar raporte te drejta si te MESIMDHENESIT me Autoritet te Palekundur,ashtu edhe te fakireve qe vene ne shkolla se NUK DINE CTE BEJNE dhe NUK KANE C”TE BEJNE TJETER ne keto kohe.
    Nganjehere debati shkeputet aq shume nga koka e qellimi sa qe padashje te kujtohen ata personazhet e panaireve popullore qe ecnin me PATERICA te GJATA druri duke bere HAPA gjigande e duke habitur e ngazellyer AUDITORIN…:D :D :D.
    Ky milet eshte akoma te KARROQJA si njesi matse ti i flet per ballona me Helium…..: D :D :D .

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.