Një pikpamje evolucioniste e shoqërisë

H.Spenser, studioz i famshëm, është ndër radhet e atyre dijetarëve që menduan t’i aplikonin evolucionizmin darvinian shoqërisë, e jo pak veta e kane kritikuar si njëri nga nismëtarët e teorive rraciste të ‘800

I njohur, mbi të gjitha prej Principeve të sociologjisë, ishte i idesë se meqë në organizmat e gjalle evolucioni shikohet si “ndarje fiziologjike e punës”, nën shtyrjen dhe presionin ambiental këto organizma përgatiteshin drejt formave të reja të përshtatjes natyrore. Të njëjtave nevoja, mendonte Spenser, duhet t’u bëjë ballë dhe organizmi shoqëror i cili duhet të shikohet në prizmin e të njëjta koncepteve: strukturë, funksion dhe diferencim në planin e përshtatjes që gjendet në ndarjen shoqërore të punës.

Shoqeria, sipas interpretimit te Spenser, ne fillimet e saj ishte pa ndarje funksionale te brendshme.

Me pas, me ndarjen e punes e cila solli nje efiçence me te madhe ne pershtatjen e njeriut me natyren, filluan te formoheshin funksionet e para konstruktiviste brenda struktures shoqerore te sapo krijuar. Ashtu sikur organet e trupit kane nevoje per nje koordinim ashtu dhe shoqerise i duhet nje kryeplak i cili duhet t’i jape shoqerise rregullat e para. Keshtu me evolimin dhe perfeksionimin e funksineve, dhe ndarjen e punes, shoqeria shnderrohet ne nje strukture te ndertuar me te gjitha funksionet; ushtarake, politike, fetare, ligjvenese, gjyqesore, etj. Me kalimin e kohes, ide kjo dhe e themeluesve te komunizmit, nevoja e te detyruarit te individeve do te zhdukej, pra deri ne castin kur shoqeria njerezore do t’i ishte afruar pak a shume nje ekonomie te tregut te lire, e thene ne menyre metaforike dhe jo.

Pyetja eshte, me te vertete ndodh keshtu ???

Ideja, qe ka piknisjen nga kjo teori sociologjike evulocioniste, eshte se shoqeria evulon, dhe ne baze te darvinizmit social dhe jo vetem, diçka e tille eshte e vertete, pra ne te mire apo ne te keq ne evulojme pak a shume njekohesisht me ndryshimet qe ka organizmi jone.

Pyetja qe ne i bejme vetes eshte: Nese produkti perfundimtar ose ai qe gjendet pergjate evoluconit (meqe jemi pjese e brendshme e dickaje qe ndryshon vazhdimisht) eshte ky qe po jetojme ose qe bejme pjese atehere me siguri dicka nuk ka shkuar ashtu sic duhet, dhe nese eshte e vertete nga se mund ta kuptojme? Kjo eshte pyetje per te cilen une nuk e kam pergjigjen e plote.
Me siguri nje mutacion shoqerore ka bere te mundur qe shoqeria te mos bazohet gjithmone ne vlerat pozitive per te ndertuar funksionet e saj te cilat behen gjithmone dhe me komplekse.

Fakti qe pergjate evolucionit shoqeror, kur tashme jane krijuar funksionet elementare, njeriu gjendet perballe shume opsioneve ku nevojshmeria e shumices prej tyre me kalimin e kohes zhduket, na ben te mendojme se shume gjera i kemi humbur ose jane te ndrydhura ne ndonje cep ne trurin tone tone per shkaqe te ndryshme, si natyrore ashtu dhe shoqerore. Dhe ashtu sic ndodhe me shume pjese organike te trupit, nese dicka nuk kryen me nje funksion, vdes, behet i padeshirueshem, i panevojshem derisa dhe humbet.

Duke bere nje analogji konstruktive mes evolucionit organik dhe atij shoqeror, pra duke pare veprimet individuale ose dhe ato kolektive ( ku reflektohet procesi i ndryshimit), brenda perbrenda nje shoqerie te caktuar (siç eshte ajo ne te cilen jetoj/me), verehet se shume prej rregullave dhe vlerave morale qe ndihmojne ne funksionimin e rregullt nuk jane me te nevojshme por behen opsione, fakultative, zgjedhje. Dhe ç’eshte me e çuditshme, te paktat gjera qe gjykohen te nevojshme jane bere te “demshme” ose famekeqe; pershembull perdorimi I luftes per te vene nje rend demokratik, ose per te sjelle paqen.

Paqja dhe demokracia tashme jane bere pikenisje per ndermarrjen e fushatave paqevenese qe ne thelb kane te tjera synime, si shfrytezimin dhe perfitimin.

DEGJENERIM ?

Nga fundi i viteve 1800 qe bere e modes ideja se masat ishin shume te crregullta dhe irrazionale, ide politike keto te lindura prej teorive evoluzionisto-imperialiste qe perkrahnin politikat proteksioniste te fuqive europiane. Keto ide, te lindura dhe zhvilluara mes atyre viteve hodhen themelet e para per teorite eugjenetike antinaziste.Teorite kishin themelin e tyre ne konceptin darvinian te “degjenerimit” i cili thoshte se per teorine e seleksionimit natyror do te ishte fatale zbulimi i percjelljes ne menyre trashgimore te ndonje mutamenti te demshem per organizmin.

Spenser, bashke me te dhe te tjere evolucioniste shoqerore, konsideronte evolucionin jo si nje mutament qe kishte karakter pershtatshmerie, por si nje proces shumimi i kompleksitetit.
Pra ideja se pergjate rruges tone evoluzioniste mund te hasim ne ndonje mutament te demshem nuk eshte e perjashtuar, si nga ana organike ashtu dhe nga ana shoqerore.

Shenjat evidente te nje njeriu qe nuk do te ndryshoje, ose nuk evulon ne drejtimin pozitiv, shikohen cdo dite dhe prej te gjitheve. Degjenerimi nuk eshte i karakterit racial dhe as i karakterit fizik, por eshte i nje karakteri “kompleks”. Eshte kompleksiteti demi kryesore qe I kemi bere vete-vetes.

Degjenerimi fillon aty ku numri i tepruar i mundesive per te zgjedhur nuk i le vend, ose nuk i jep mundesi, numrit te kufizuar te nevojes per te vleresuar. Çdo dite gjendemi perballe zgjedhjeve ku tundimi i secilit opsion eshte i legjitimuar prej zgjedhjes se cilesdo prej mundesive te tjera. Nuk mund te zgjedhesh dicka pa qene i penduar qe ke lene njeqind te tjera.

Shume filozofe te etikes kane kritikuar menyren e te sjellurit te njeriut modern perballe sfidave te vazhdueshme qe i paraqet jeta. Disa prej tyre, si per shembull Anders e cilesojne njeriun e “teknikes” si shume primitiv, si i pamatur ne vleresimin e pasojave qe sjell nje veprim i tij. Ky primitivitet eshte pasoje o e nje evolvimi te tepert ose e nje gjiroje ne rreth qe ben historia e njeriut.

Degjenrimi per te cilin flas eshte dhe ai i alienimit te vullnetshem te pergjegjsive qe ka gjithesecili ndaj veprimeve qe kryen. Behen luftra, e nese nuk ecen ashtu sic duhet menjhere hyjne ne loje mekanizmat mbrojtes te hedhjes se fajit dikujt tjeter ose perligjjes se veprimit me ndonje vlere te larte njerezore sic mund te jene demokracia ose rrespektimi i te drejtat e njeriut.

Pervec faktit te alienimit te fajeve , renja morale shikohet dhe ne nevojshmerine e paevitueshme te disa veprimeve negative sic eshte Lufta.Nuk dua te mendoj se lufta eshte mjeti i vetem ne dispozicion per vendosjen e demokracise dhe paqes ne bote, e pra kjo eshte bere tashme dicka e nevojshme.
Lufta nuk behet me per ndonje shkak madhor sic eshte mbijetesa e nje grupi fisnore qe po kerkone toke pjellore ose sepse nuk ka rruge tjeter. Evolimi duhet te kishte vene ne pah eftesite e njeriut per te rene ne ujdi pa nevojen e armeve e te luftes.

Duhet te kishim evoluar derisa te mos ishte me e nevojshme aplikimi i rregullave dhe kujtimi i vazhdueshem i vlerave njerezore dhe virtyteve. Fatkeqesisht nuk po ndodh dicka e tille, po evulojme ne shume aspekte te jetes por ne ate qe na ben te jemi qenje njerezore aspak. Po evulojme ne ato aspekte qe na bejne te jemi me te forte se natyra, se kafshet, por jo ne ato qe na bejne te jemi rojet e natyres dhe kujdestaret e rendit shoqerore, jo ne ato qe na bejne te jemi te ndryshem nga natyra ne menyre plotesuese.

Variateti dhe bollshmeria, seleksionimi dhe pershtatja.

Ne natyralistet dhe teologet e shekullit te XIX konceptet e “varietetit” dhe “bollshmerise” se specieve jane pare gjithmone si nje pasuri e pafunde qe na jane dhene prej natyres dhe e krijuesit. Nese mungon, ose zhduket, njera prej ketyre specieve i gjithe sistemi organik shprishet duke krijuar nje mbipopullim te njerit tip mbi tjetrin, zhdukjen e njeres specie ose dhe pershtatshmerine e tjetres meqe i mungon sistemi jetesore i meparshem.

Keshtu ndodhe dhe me ritualet kulturore shoqerore, nese mungon nje rregull komportamental e gjithe struktura, e cila eshte i nderlidhur ne baze te nje sistem zingjir kodesh, shprishet.

Ne ditet tona shume vlera mbase nuk jane zhdukur, po jane shnderruar ne pseudovlera per individin, dhe ne kete menyre hedhja poshte e nje vlere zevendesohet me nje pseudo, gje qe ne nje te ardhme do krijoje boshlleqe te medha.
Ja pra nje vlere qe zevendesohet me nje pseudovlere e cila duke mbajtur rradhen i pershtatet mesemiri realitetit shoqerore.

Ideja se nuk mund te ekzistoje e mira pa te keqen hedh balte mbi konceptimin e varietetit si pasuri duke e shnderruar ne idene sipas se ciles nuk mund te kete varietet pa imperfeksion. Lajbnizi thoshte: “ kam preferuar gjithmone qe te ekezistonte imperfektja ne vend qe te ekzistonte asgjeja”.

Ne ditet e sotme shoqeria eshte e populluar prej individesh te cilet krijojne crregullime te vazhdueshme ne sistemin shoqerore nga ai me kompleks ne ate me te thjeshtin te perbere prej nje grupi te limituar njerezish. Pasojat shikohen gati gati ne te gjitha fushat e jetes: ne ate politike, ushtarake, etike, edukative , dhe ne fushen e masmediave. Nese marrim si shembull rolin e madhe qe kane mediat ne formimin dhe informimin e njerezve konseguencat e mesazheve te pakontrolluara dhe negative kulturalisht jane te nje roli etik per shoqerine. I gjithe materiali informativ i ofruar, negativ ose pozitiv qofte, eshte kthyer ne nje opsion ringjalljeje per individin . Gjerat qe me te vertete nevojiten individi tashme po fillon ti lere menjeane, gjithmone ne kembim te dickaje tjeter, pa e ditur nese eshte e mire apo e keqe. Mjafton te mos jete impenjative.

Nese nje vlere edukative, etike, flas per brezat e meperparshem, ishte ne ate kohe e nevojsheme per vete rendesine qe mbante, tashme ne ditet tona ku pushtetin e kane massmedia-t ose ndonje forme tjeter e dominimit te masave, eshte bere opsion . Per sa i perket faktit nese te keshe shume opsione zgjedhjeje ja vlejne apo jo kete e vlereson gjithesecili prej nesh.

Per mendimin tim e gjithe jeta eshte bere opsion, tamam si nje monitor komjuteri ne te cilin gjenden nje mori shenjash ose simbolesh ku mund te futemi te kerkojme ne pafundesi. Fakti i te pasurit me bollek te dickaje nuk sjell nevojshmerine e saj. Shkruan Lineo: Te tepruarit ben dem por variateti sjell kenaqesi dhe lumturi; e njejta gje e ngrene ne vazhdimesi ben dem, te largon oreksin, sjell te vjella.

Problemi, mbase dhe pyetja nese gjerat, vlerat, virtytet, veprimet njerezore jane te nevojshme apo opsione te vazhdueshme ngelet kompleks dhe gjitheperfshire, por duhet thene se fakti i te pasurit shume mundesi nuk te le kohen e duhur per te vleresuar drejte nje zgjedhje. Nese nje mundesi e sotme eshte e mire per sot, neser ajo nuk eshte me e tille.

Bollshmeria dhe varieteti i vlerave dhe mundesive qe kemi ne qenjet njerezore ne kete stad zhvillimi nuk eshte siguri e nevojshmerise se disa vlerave qe bejne te mundur ecjen prepara te shoqerise. Shume gjera duhen akoma ndryshuar per hire bollshmerise qe natyra na ka rezervuar , dhe per hire te kapacitetit tone per te marre nga gjithe ky varietet.

Te paturit e shume mundesive ben te mundur, ose jep mundesine qe gjithesecili te zgjedhe me te dobishmen per momentin, e duke mos menduar per me tej ve ne rrezik vazhdueshmerine e rendit familiare dhe shoqeror te cilat na kane karakterizuar deri me sot, dhe kush e di mbase te thuash “sot” eshte pak si vone.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. zog thotë:

    22 August 2008 @ 5:55 am

    Veshtire gjuha shqipe me shpjegu çeshtje te holla, pa qene Fan NOL ;)

  2. xhibi thotë:

    22 August 2008 @ 8:17 am

    Nese flitet per “evolim” ne kuptimin e mirfillte Darvinian, nuk ka kuptim qe te insistosh qe ky evolim te ndodhe brenda parametrave morale apo etike, sic duket se veren/sugjeron autori.

    Ky shkrimi me duket si nje permbledhje obzervimesh dhe postulatesh te pavarura nga njera tjetra, te cilat me vete qendrojne, po bashke si shkrim nuk e kuptoj se ca duan te percjellin.

  3. spiritus thotë:

    22 August 2008 @ 8:59 am

    I nderuar mik. Ke hedhur nje “kocke” te madhe ketu ne AKUARIUM por ne Peshqit  parapelqejme therrime te vogla, te gelltitshme lehtesisht ose mundesisht te mbeshtjella me nje levozhge pakuptueshmerie fillestare, qe i hap rrugen “etikes” se masakrimit (Dhe nuk ishte konflikt!!) dhe mozaikut vertet mbreselenes te fantazive dhe batutave pa fund.
    E megjithate pergezime per debatin qe kerkon te nxitesh, debat qe do te kerkonte vertet nje sipozium kur eshte fjala per ETIKEN E LIRISE (DEANTOLOGJIA: C’fare eshte ky “boshllek etik“? Jetojme ne nje epoke ku cdo pike referimi tradicionale eshte zhdukur, ne nje epoke ku nuk dime me ekzaktesisht se kush mund te jene themelet e mundshem te nje teorie etike.)
    Nga nje shikim i shpejte dhe joprofesional me rane ne sy disa pohime qe meritojne debat:
    Citim: Duke bere nje analogji konstruktive mes evolucionit organik dhe atij shoqeror, pra duke pare veprimet individuale ose dhe ato kolektive ( ku reflektohet procesi i ndryshimit), brenda perbrenda nje shoqerie te caktuar (siç eshte ajo ne te cilen jetoj/me), verehet se shume prej rregullave dhe vlerave morale qe ndihmojne ne funksionimin e rregullt nuk jane me te nevojshme por behen opsione, fakultative, zgjedhje. Dhe ç’eshte me e çuditshme, te paktat gjera qe gjykohen te nevojshme jane bere te “demshme” ose famekeqe; pershembull perdorimi I luftes per te vene nje rend demokratik, ose per te sjelle paqen.
    E para qe dua te them eshte se aplikimi darvinizmit si analogji konstruktive per te hetuar evolucionin e shoqerise, nuk mund te na japi instrumentin te mjaftueshem dhe shterues per shpjegimin e kompleksitetit te shoqerise njerzore dhe shpirtit te njeriut.
    Kur flasim per evolucionin eshoqerise pyetja thelbesore mendoj se eshte kjo: A ka ndryshuar NJERIU NE THELB? Njeriu primitiv, ai i shpelles dhe ky NJERIU MODERN , jane e njejta gje ne thelb si Qenie sociale??
    Mendosj se normat, rregullat dhe vlerat morale nuk jane dicka statike dhe as nje force e ardhur “nga jashte” shoqerise.Morali, kjo teresi rregullash dhe vlerash, ka karakter historik.Ajo qe dikur quhej “e mire” sot konsiderohet “e keqe” (Psh skllaveria dikur quhej e mire)
    Edhe lufta , perderi sa eshte nje aktivitet njerzor nuk i shpeton dot logjikes dikotomike: e mire apo e keqe?? Para dy ditesh ne mso gaboj, ne nje nga gazetat e perditshme ishte sjelle studimi i nje prof. amerikan i cili kishte ne fokus hedhjen poshte te mitit mbi Luften e mire ( Lufta e II Boterore)
    Vlerat morale behen opsione, fakultative, zgjedhje.Po, ky eshte nje nga problemet e modernitetit dhe etikes se lirise. Deviza e shoqerise moderne per dialogun kulturor, tolerancen, respektimin e te drejtave te minoriteteve, legjitimimi i sjelljeve qe dikur quheshin devijanca (gey, lesbizmi) ka celur rrugen e relativizimit te vlerave dhe rrezikun e kthimit te disa rregullave morale ne fakultative.Njeriu modern –thote F.Fukajama ( Njeriu i fundit dhe fundi historise) ne mos gaboj-eshte kthyer ne mitin me te rrezikshem te kohes tone.
    Citim: Problemi, mbase dhe pyetja nese gjerat, vlerat, virtytet, veprimet njerezore jane te nevojshme apo opsione te vazhdueshme ngelet kompleks dhe gjitheperfshire, por duhet thene se fakti i te pasurit shume mundesi nuk te le kohen e duhur per te vleresuar drejte nje zgjedhje. Nese nje mundesi e sotme eshte e mire per sot, neser ajo nuk eshte me e tille.
    Bollshmeria dhe varieteti i vlerave dhe mundesive qe kemi ne qenjet njerezore ne kete stad zhvillimi nuk eshte siguri e nevojshmerise se disa vlerave qe bejne te mundur ecjen prepara te shoqerise.
    Po kjo eshte dialektika e LIRISE dhe shoqerise se hapur! Ajo zgjeron shenset, mundesite e zgjedhjeve por mbart edhe rreziqe apo ato qe quhen semundje te Lirise.Dy jane mundesite baze nga pikpamja eorganizimit politik te shoqerise:
    Ose shoqeri totalitare ku zgjedhjet imponohen, programohen, planifikohen dhe kontrollohen
    Ose shoqeri e hapur , ku cdo individ vendoset para opsioneve dhe ka lirine e zgjedhjes por edhe koston e pergjegjesise ( ZH.P.Sarter: Njeriu eshte i denuar te jetoje ne liri)
    Nje Qen (ie) i lidhur me zinxhir ne shkembim te garantimit te nevojave baze apo nje Qen(ie) i lire por pa garancite baze?? Shiko pls Qeni i Lumtur 

  4. censura thotë:

    22 August 2008 @ 10:51 am

    Shkrimi ca i erret.Veshtire te kuptosh ku autori paraqet pikpamjet e Spenserit, te rrymave qe linden nga ai apo te vetat.

    Po per te terhequr vemendjen te ca gjera thelbesore:
    Spenseri , megjithese perdorte fjalen evolucion, ska patur fare te beje me evolucionin ne kuptimin e mirefillte darwinian.Spenseri , nga pikepamja biologjike ishte nje lamarkist (trashegimi i karakteristikave te fituara:p.sh. organet qe nuk perdoren atrofizohen).Plus ideja qe evolucioni ka drejtim, con ne progres atj, nga pikepamja darwiniane jane marrezira.
    Evolucioni nuk studion shoqerine, por individin, keshtu qe sapo thua qe po aplikon evolucionin per te studiuar shoqerine ke dale nga evolucioni.

    Per ta mbyllur,zhvillimet e 20 viteve te fundit ne biologjine evolucionare zhvleresuar shume nga perpjekjet filozofike apo psikologjike per te shpjeguar njeriun (frojdi,bihejviorizmi etj). Shume nga keta tani mund te kene interes historik, sic mund te kete interes historik te lexosh fiziken e Aristotelit, po asgje me shume.

  5. Titi thotë:

    22 August 2008 @ 3:35 pm

    Vete termi evolucion vjen me shume keqkuptime. Nese e lexojme fjale per fjale, te ben te kupton qe organizmi behet me i mire, me i fuqijshem, me superior, etj. Ndersa evolucioni darvinian shkurt eshte ky: aftesia e nje organizmi per t’ju pershtatur ambijentit dhe ne kete menyre per te mbijetuar me mire ne ate ambient. Ne kete menyre bakteriet njeqelizore jane me “superiore” se ne njerezit kur flitet per te mbijetuar ne nje ambijent te caktuar (pavaresisht prej compleksitetit te tyre biologjik).

    Pyetja qe ne i bejme vetes eshte: Nese produkti perfundimtar ose ai qe gjendet pergjate evoluconit (meqe jemi pjese e brendshme e dickaje qe ndryshon vazhdimisht) eshte ky qe po jetojme ose qe bejme pjese atehere me siguri dicka nuk ka shkuar ashtu sic duhet, dhe nese eshte e vertete nga se mund ta kuptojme? Kjo eshte pyetje per te cilen une nuk e kam pergjigjen e plote.

    Pra ketu autori i referohet evolucionit si “upgrade” per ne dicka me te mire. Qe une e mendoj si te gabur (evolucion = pershtatje ne ambijent). Keshtuqe, shoqeria, ose me mire thene shoqerite, ne te cilat jetojme sot jane te pershtatura per ambijentin ne te cilin gjenden. P.sh. Demokracija Amerikane eshte e pershtatur per ambijentin shoqerore/kulturore ne te cilin gjendet, njelloj sikurse Socializmi/Komunizmi Kines i diteve tone qe i’u eshte pershtatur ekonomise se tregut, njelloj sikurse “Demokracia” Ruse qe i’u eshte pershtatur ambijentit te vet. Asnjera nuk eshte me superiore se tjetra, sepse te gjitha keto operojne ne ambijente te vecanta.
    Tani, ato sisteme shoqerore te cilat nuk do te mund t’i pershtaten ambijentit, do te vdesin (siq ishte rasti me Bashkimin Sovietik). Ato qe do te ndryshojne per t’ju pershtatur ambientit do te mbijetojne (Sikurse beri Kina komuniste e vjeter, dhe dha ca liri pe rhapjen e tregjeve, a ku di une cfar tjeter, qe ka bere qe diteve tona te shenderrohet ne nje superfuqi ekonomike).
    Dhe mos te harojme se keto sisteme shoqerore te cilat po i shikojme sikur te ishin organizma njeqelizore, jane gjithnje ne levizje (dhe ndryshim), edhepse neve na duket sikur ato kane arritur nje ekuiliber. Kete levizje ne ndoshta edhe nuk e shohim sepse duhen shume vite per te verrejtur ndryshimet (njelloj sikur per evolucionin biologjik qe nevojiten shume vite e shekuj). Keshtu shtetet/shoqerite qe nuk do t’i ambientohen ndryshimeve/presioneve ambientale (qe ne kete rast nuk di, por mund te jene ekonomike, shoqerore, fetare, klimatike, teknologjike, etj) ato do te vyshken, vdesin, zhduken, shuhen si dinosauret. Ato qe i’a dalin mbane, do te mbijetojne ne nje forme tjeter. (nje teori thote se zogjte jane pasardhesit e evoluuar te dinosaureve).

  6. XA thotë:

    22 August 2008 @ 4:43 pm

    ky shkrim duhet te jete i palexueshem per kedo qe refuzon te pertype nje shkrim me qellime serioze ku qe ne fillim dallohet pakujdesia e autorit: ne vend te ’studiues’ perdoret ’studioz,’ fjale me funksione te ndryshme gramatikore. urime!

  7. Pjer Thomas thotë:

    24 August 2008 @ 11:36 am

    Mendoj se individi ndryshon ne ate kufi qe ia lejon shoqeria, sikunder dhe speciet ndryshojne ne ate kufi qe ia lejone natyra. Qe natyra po prishet nga individi, kjo vjen nga mbipopullimi dhe ligjet ekonomike qe bazohen mbi fitimin. Biles eshte kjo e fundit qe po ndryshon vlerat, jo ne pseudo vlera (se nuk jemi ne ata qe gjykojme), por ne vlera te reja/te tjera.

  8. EL JAN TANINI thotë:

    9 September 2008 @ 9:37 am

    Problemi eshte se perse shoqerise i duhet kaq shume evolimi? Nuk dua aspak te them se nuk duam te evolojme, por cilat jane shkaqet, pasojat qe marrim, ku do te shkoj rritja perfeksionit njerezor, perse njeriu do te kap kaq shume masat dhe majat… Dhe ajo qe me shqeteson mua, eshte kjo menyra e arritjes per te qene gjithmone mbi, ne kete mbi gjithmone ka mutacione per te perdorur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com