Nje oferte Shqiptare per Albtelekomin, 30 milione euro me shume, disa muaj me vonese?

*Ky lajm ishte sjelle ketu njekohesisht nga Sajmiri dhe PESHKAQENI. Po botojme vetem njerin pasi jane te njejte. Ju falenderojme. ~ Peshku

Ndoshta nuk do te ndryshoje ndonje gje sepse eshte shume vone, ose do te shtoje diskutimet se si shtet mund te kishim marre me teper per Albtelekomin, por nje konsorcium biznesemenesh Shqiptare kane bere nje oferte Made in Albania per Albtelekom.

Nje nga bonuset qe paraqesin edhe vete biznesmenet ne lajmin e meposhtem marre nga gazeta Biznesi dhe website i A1 Televizion, eshte se “nga ana strategjike është mirë që, të paktën njëra prej kompanive kryesore të telekomunikacionit të kontrollohet nga biznesi shqiptar.”
Ceshtjen e eksperiences ne fushen e telefonise e kane menduar ta zgjidhin ashtu si edhe Cejliku turk, me partneritet, kete rradhe me nje kompani amerikane e cila do te kete rreth 26% te aksioneve.

Me poshte eshte lajmi i plote nga a1tv.com.al :

Biznesi shqiptar ofron 150 milione Euro për Albtelekomin 

Në tavolinën e kryeministrit Berisha “hidhen” 150 milionë euro për të blerë Albtelekomin.

Kësaj radhe janë bizneset kryesore shqiptare që, të bashkuar në një konsorcium të krijuar enkas për këtë qëllim, kanë vendosur të ofrojnë shumën marramendëse për blerjen e operatorit telefonik, në pronësi të shtetit shqiptar.

Shumë prej këtyre bizneseve kanë qenë të interesuara edhe më parë për të investuar në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht në privatizimin e Albtelekomit, por sipërmarrja e tyre është frenuar nga strategjitë qeveritare për ta shitur këtë operator vetëm në kompani strategjike ndërkombëtare me eksperiencë dhjetëravjeçare në telefoninë fikse.

Mesa duket, fakti që qeveria shqiptare ka ndërruar mendim dhe duket e gatshme që ta shesë Albtelekomin edhe në operatorë pa shumë eksperiencë në këtë fushë, i ka shtyrë biznesmenët shqiptarë që të ofertojnë një vlerë 25 për qind më e lartë sesa oferta që turqit e Calik Enerji kanë dhënë për blerjen e 74 për qind të aksioneve të Albtelekom sh.a.

“Jemi të gatshëm të negociojmë një kontratë me qeverinë shqiptare për të blerë të njëjtën përqindje aksionesh sa edhe Calik Enerji, me një çmim prej 150 milionë eurosh,” u shpreh dje për gazetën “Biznesi” Endri Puka, koordinator i konsorciumit shqiptar për privatizimin e Albtelekomit.

Sipas tij, qeveria duhet ta shohë më interes të veçantë këtë ofertë pasi, përveçse po ofrohen 30 milionë euro më shumë sesa janë dhënë deri më tani për Albtelekomin, nga ana strategjike është mirë që, të paktën njëra prej kompanive kryesore të telekomunikacionit të kontrollohet nga biznesi shqiptar.

Nga ana tjetër, vazhdoi zoti Puka, ne kemi një projekt mjaft konkurrues edhe përsa u përket tarifave dhe jemi të gatshëm që në një marrëveshje të mundshme me qeverinë shqiptare të marrim përsipër t’i ofrojmë konsumatorit shqiptar tarifa mjaft ekonomike, në një kohë rekord.

Ai thekson se biznesi shqiptar është i gatshëm të përballojë çdo konkurrencë dhe se konsorciumi i krijuar, jo vetëm ka ofruar një çmim më të lartë për blerjen e Albtelekomit, por është i gatshëm të konkurrojë me këdo, përsa i përket shifrës së investimit, tarifave për konsumatorin dhe kohës kur tarifat e zbritura mund të ofrohen në treg.

Duke hyrë më në detaje të këtij projekti, mësojmë se bizneset shqiptare zotërojnë deri më sot 74 për qind të aksioneve të konsorciumit të krijuar, ndërkohë që pjesa tjetër, ajo prej 26 për qind, mund t’i takojnë një kompanie amerikane me eksperiencë në menaxhimin dhe teknologjinë e telekomunikacionit. “Me kompaninë amerikane jemi ende në negocim dhe, nëse nuk do të biem dakord, atëherë pjesa prej 26 për qind do t’u shpërndahet bizneseve të tjera shqiptare, që qëndrojnë në listën e pritjes,” sqaroi koordinatori i projektit.

Nëse do të biem dakord, shoqëria amerikane do të jetë aksionare në konsorcium, si dhe do të kryejë menaxhimin e Albtelekomit për 5 vitet e para, duke filluar nga momenti i privatizimi.

Ndërkaq, për të siguruar shumën monetare prej 150 milionë eurosh, do të kërkohet ndihma e institucioneve kredituese vendëse e të huaja. “Gati 50 milionë euro do të sigurohen nga institucionet ndërkombëtare në formën e kreditimit; pjesën e mbetur prej 100 milionë eurosh bizneset shqiptare do ta mbulojnë nga kapitalet që disponojnë,” tregoi Puka, koordinatori i projektit.

Në projekt parashikohen një sërë masash, si dhe një plan i detajuar investimi, i përqendruar kryesisht në rinovimin e teknologjisë, nëpërmjet të cilit do të mundësohen bisedat me kosto të ulët drejt rrjetit fiks dhe atij të lëvizshëm, si dhe një sërë shërbimesh të tjera për konsumatorin fundor.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

31 Komente

  1. xhiku thotë:

    19 September 2006 @ 5:39 pm

    30 milion nuk jane per tu neglizhuar

  2. Kotherja thotë:

    19 September 2006 @ 5:59 pm

    Jo Alb-Telekomi ne duart e Koço Kokedhimes, ( ….mave)

    sepse cdo falimentim i tij ( tyre ) shoqerohet me nje dem te drejperdrejte mbi arken e shtetit dhe shkakton peshtjellim te rendit te piramidave.

    Ne se deshton turku, le te shkoje ne gop te semes. ( keshtu e kam une fjalorin ) po arka e shteti nuk ka dem pra blerja behet me para ne dore.

    Vetem bono thesari qe ble qeveria si kundravlefte per 120 mion euro ben 30 milon euro per tre vjet.

    Mos u bashkoni me kete inisiative, pra publiku duhet te jete i interesuar per vezen e tij sot dhe jo per pulen Koçove mot .

    Jo Kocot ne kete pune se ka zarar te madh.

  3. LlTako thotë:

    19 September 2006 @ 6:05 pm

    Kothere une do ta pranoja kundershtimin tend nqs do te ndertohej mbi arsye teknike, si psh moszoterimi i aftesive drejtuese per nje ndermarrje te ketille por ama s’do te paragjykoja askend ne menyre te pergjithshme. Kush tha qe Calik eshte me mire se 2K?

  4. Kotherja thotë:

    19 September 2006 @ 6:15 pm

    Ne menyre te pergjithshme?!

    Me habite LLukan,

    Hotel Tirana u ble vetem per 5 milion euro,kur u arrit te perziheshin bleres potenciale te tij. Vetem rikonstruksioni i tij ishte 17 a 18 milion euro. DHe kam te drejte ( Ja jap vetes po s`je dakort ) :)

    Skema eshte e njejte Llukan, po iken strategjiket atehere mbeten Kocot, qe s`kane skrupuj fare dhe do mund te thone po deshet na e jepni me 80 milion, gjysmat tani e gjysmat kur ti kemi.

    E di sa humbasim?

    Jooooooooooo, Llukan jo, skam gje me skemen sa kohe qe nuk e kam ne dore. Vecse i njoh mire Cacet e rinj aq sa dhe Cacet e vjeter. Iu njoh dhembe e dhemballe.

  5. Cheney thotë:

    19 September 2006 @ 6:15 pm

    Ne fakt mendoj se do te ishte nje ide shume e mire; Me tej mendoj se nje gna kushtet e shitjes duhet te jete ai i mbajtjes se shumices se personelit ne pune duke krijuar zgjerim..Sepse mesa e njof une albtelin, privati do ta pastronte gjer ne kocke mishin e dhjamosur te albtelit..shume njerez do te humbin punen..

  6. Cheney thotë:

    19 September 2006 @ 6:17 pm

    kothere,
    Spaske fare besim te ndershmeria dhe patriotizmi i berishes..

  7. LlTako thotë:

    19 September 2006 @ 6:27 pm

    Kothere,

    Hotel Tirana u shit pikerisht sic thua ti dhe pak kohe me vone nje nga bankat qe mori pjese aty e rishiti pjesen e saj per nja tre here me shume. Kete veprim te 2K s’e mohoj kurrsesi.

    POR, nqs shteti arrin ti marri ato 150 milione ne pare te thata atehere pse e ben kjo 2K+ “grupin e sipermarrsve” te keq? Deri me sot shteti s’ka qene ne gjendje te gjeje bleres me te mire, te cilet natyrisht qe ekzistojne por ja qe “cuditerisht” (dhe per kete cuditerisht mund te diskutojme gjithe diten e gjithe naten) s’afrohen. Nqs ky grup paguan 150 milion atehere s’i ngelet gje tjeter vecse:

    1) te perpiqet ta vere ne pune Albtelekomin (me sa di une Hotel Tirana nuk eshte sot shume me keq se para blerjes se edhe atehere po i binin kockat megjithe ate “drejtuesin” Italian).
    2) T’ja shese dikujt tjeter dhe kjo s’do te kishte asgje te keqe persa kohe qe shmanget shitja tek AMC apo Vodafone, nqs ato do tregonin interes.

    Megjithate ti ke te drejte ne nje pike, planin s’e kemi pare akoma. Te gjitha keto jane akoma hamendje.

  8. edrus thotë:

    19 September 2006 @ 6:37 pm

    perse gjithe kjo rremuje??
    sepse s’ka shtet,do te pergjigjeshin te gjithe me nje goje :).
    po sepse s’ka shtet,sepse shteti,nese do te shiste “pjese” te tijat,ne rradhe te pare do te vleresonte se sa VLEN ajo pjese e tij ne tregun e sotem,dhe ne baze te ketij vleresimi,te hapte nje tender,ku te gjithe te interesuarit,te jepnin ofertat e tyre.natyrisht,qe pa :pse ,qysh e tek,do ta fitonte ai qe do te ofronte me shume(me perjashtim te ndonje oferte nga bin laden :) ).
    nese asnje nga bleresit,s’do te ofronte te pakten VLEREN REALE NE TREG,atehere,ASNJE qeveri S’KA TE DREJTE QE TE SHESE OSE TE BEJE TRATATIVA

  9. Kotherja thotë:

    19 September 2006 @ 6:42 pm

    Re brenda !

    Edhe mua po te me falin nje pasuri te tille, do isha shume i zoti te merrja menaxhere te shkelqyer per ta nxjerre ndermarjen me te mire te Ballkan.

    E kemi fjalen per shitjen. Jam deri ketu.
    Model te mire per shitje eshte banka e kursimeve, ne bleres serioze, dhe qe kane bere revolucion ne sistemin bankar. Shitje e shkelqyer me te gjitha efektet pozitive te mundeshme qe mund te realizohen ne Shqiperi.

    Kete uroj per Alb-Telekomin.

    Kam shkruar keshtu dhe per kete ti me jep te drejte ( Tirana )

    “Skema eshte e njejte Llukan, po iken strategjiket atehere mbeten Kocot, qe s`kane skrupuj fare dhe do mund te thone po deshet na e jepni me 80 milion, gjysmat tani e gjysmat kur ti kemi.”

    Une kam frike kete, jo rastin ideal , dmth ate qe ti thua. Sa mire do ishte.

    Po kush me siguron mua paraprakisht qe nuk do ndoddhi si derime tani.

    Si kurse do thote ndonjeri ketu: Po kusht te pjerdh ty edhe ne se mendon apo shkruan ndryshe. :)

    E mo se muhabet po bejme.

  10. vlonjati thotë:

    19 September 2006 @ 9:26 pm

    Nese ata i kane ato para dhe i paguajne,pra 150 milion euro cte keqe do kishte tu jepej atyre dhe jo turqeve me 30 milion me pak.
    Ku e shikon ti Kothere te keqen nese e blen qofte dhe Koco Kokdhima me 150 e jo Ahmet Caliku me 120!!!
    Pse tja falim turkut 30 Milion per burr te mire, vetem se kemi inat Kocon apo vellane e kocos.
    Te gjithe biznesmenet nje turi kane ashtu si dhe derrat,pra une jam me parimin kush jep me shume urdhero e mere.
    E sa per ate merakun e falimentimit, sdo ma donte mendja se kushdoqofte ai te hedhi 150 milion euro me mendjen se do doj ta falimentoj.
    E nese do e nxieri ne treg e da shesi mbas disa kohesh, kjo si prish pune njeriut kur dihet qe nga shitja she shteti shqiptare do mari ca taksa me shume,pastaj ku edime ne se dhe ky caliku sdo e beje nje gje te till.

  11. Ceni thotë:

    19 September 2006 @ 9:32 pm

    Hehe, ja mer vlla pse na ka ble greku ne te gjitheve. Se po doli ndonje shqiptar te beje ndonje gje do fillojne keto komentet si per Kokedhimen dhe biznesmenet e tjere - Jo ai s’ben, U be ai, etj, etj.

    Me mire serbit sesa atij. Kundershtimi shqiptar i perjetshem per te miren ndaj nje shqiptari tjeter.

    Po e kane dhene oferten, i kane mbledhur fondet dhe kane partneritet me amerikanet, pse duhet te paragjykohen Kothere?

    Per Hotel Tiranen? (sa per dijeni, banka qe e shiti per borxhet ka qene me fat qe mori 5 milione euro dhe nje nga arsyet eshte ajo qe ti e thua per te kunderten, sepse vetem rindertimi donte 15 milione, pa llogaritur borxhet). Por jo, Hotel Tirana ka hyre ne legjendat urbane, e te gjithe e permendin me kompetence.

    Fakti qe ndoshta nuk mund te paguajne nuk hyn ne kete pike. Ato jane sende qe sigurohen e sqarohen.

    Nese ata ofrojne me shume, normalisht qe eshte fakt qe te ben te mendosh se vendimi i shitjes ka qene i nxituar.

    Dhe sa per informacionin e fondeve etj. edhe me kaq sa kane dhene ne shkrimin me lart, na kane dhene me teper informacion sesa na ka dhene kryeministri Berisha mbi faktin sesi do te kryet shitja, sesi do te paguhet etj.

    Per te huajt si duket jemi gati ta japim Shqiperine 1 euro.(sidomos kur kane krushqi ne qeveri)

    Per shqiptaret nuk e japim as 150 milione?

  12. Kotherja thotë:

    19 September 2006 @ 10:22 pm

    Ceni,

    flasim neser prap per kete teme se tani u be vone .
    “Me mire serbit sesa atij. Kundershtimi shqiptar i perjetshem per te miren ndaj nje shqiptari tjeter.” Dukesh qe i ri ketu vlla ndaj dhe shkruan keshtu.

    Por paraprakisht po te them qe nuk e dike mire ate punen e hotelit.

    Neser nga dreka flasim se u be vone.

    Vlonjat,

    le te behet gare dhe te fitoje me i miri. Te pakten te veprohet si ne rastin e bankes se kursimeve. Kaq pak kerkoj une, kaq.

    Por jo ma jep mua se jam shqiptar dhe se po ja dhe nje te huaji, je serb dhe armik i shqiptareve. Po lere se nuk shko kjo.

    As me rruhet as per ate Calikun as KK, thjesht po diskutojme dhe uroj me shpirt kjo pune te mos degjeneroje si rasti Tirana.

    Ne eshte ndryshe, hallall Koco apo Kocevica.

    Hajd pafshi në ender gjellë pasanikesh ! :) ( Lulekuqe mbi mure )

  13. CopeDelli thotë:

    20 September 2006 @ 4:26 am

    me sa shof une biz shqiptar ka ofruar 30 milion euro me shume e jo 30 milion me pak
    pra ketu nuk behet fjale per asnje favorizim perkundrazi politikanet shqiptar kurre skan dashur qe shqiptaret te bejne hajer e kushedi sa jane nxire qe jane bashkuar nje grup shqiptaresh e duan te blejne telekomin. eshte per te ardhur keq por duhet ta pranojme se kane arritur shqiptaret qe ti luten qeveris qe ti trajtoje njesoj me te huajt ne vendin e tyre…kur duhet te ishte e kunderta. qeverite e gjithe botes marin nisma e ligje te favorizojne bizneset e tyre. qeverite shqiptare bejne te kunderten. edhe berisha qe per demagogji thote te kunderten eshte po aq tradhetar dhe puthator (brekeulur) sa Fatos Nana. por skane faj ata faj kemi te gjithe ne qe i kemi lene fatet tona ne doren e tyre

  14. PESHKAQENI thotë:

    20 September 2006 @ 2:07 pm

    BESOJ SE BERISHA DO TA PRANOJ OFERTEN E SHQIPTAREVE

    Besoj se Berisha do tja jap shqiptareve albtelekomin..duhet te bej dhe ai dicka ndryshe nga nano se pastaj ska pik kuptimi…

  15. eizo thotë:

    20 September 2006 @ 3:18 pm

    fakt eshte qe situata ne shqiperi per sa i perket privatizimeve eshte shume dubiose dmth e pa piken e transparences ……….
    per mendimin tim nuk eshte shume e rendesishme se kush e mer shqipetar apo i huaj por fakti si e merr.

    nqf se kontrata eshte e rregullt dhe bazohet mbi ligje te forta pra ta them me qarte te mos tallin bythen me njerzit e thjeshte qe punojne aty
    dhe te paguajne taksat qe duhet athere eshte dicka e mire ………..

    sic e ka treguar koha si shqipetare si te huaj te gjihte njesoj jane varet vetem se kush paguan me mire ……..

  16. denisa thotë:

    20 September 2006 @ 3:25 pm

    O kothere, po pse ben sikur i di te gjitha o aman. Se qenke veteran ti te peshku dhe kujton se i di te gjitha te larat dhe te palarat e biznesmeneve dhe politikaneve ne shqiperi? Ajo qe thua me lart sme duket se ka pike lidhje. Nejse, nese ke ndonje arsye me bindese se pse kjo oferte nuk eshte per tu marre parasysh bjeri troc jo anes e anes. Mos nxirr justifikime si puna e qeverise me zogun e zi.

  17. eizo thotë:

    20 September 2006 @ 3:27 pm

    denisa ……mua per veten time nuk do te me vinte mire qe njerez qe kane vjedhur leket e popullit te varfer tek sudja te dalin tani si biznesmene te sukseshem …per mendim tim ata njerez duhet ti cohen drejtesise ………….ju atje ne tirane i keni perjetuar dhe vuajtur me shume dhe me afer ato kohet e 97 se sa ne ne perrendim

  18. Kotherja thotë:

    20 September 2006 @ 3:38 pm

    Denis,

    une them mendimin tim , ti tund koken tende. Puna eshte se nuk duhet me shkru i njejti person ne disa nick name per te na bere qe jane disa qe mendojne si ty.

    Shiko cer shkrun ti merr te keqen xhaxhi : “Mos nxirr justifikime si puna e qeverise me zogun e zi.”

    Cer te te them une ty , duket qe keqkuptohesh per shkak te moshes se vogel qe ke.

    Ti fare mire mund te ishte im bir.

  19. PESHKAQENI thotë:

    20 September 2006 @ 4:11 pm

    Sudja ishte skeme piramidale
    leket e skemave piramidale nuk vidhen i dashur eizo
    deshiron te ta shpjegoj si funksionon nje skeme priramidale

  20. Kotherja thotë:

    20 September 2006 @ 4:35 pm

    Eizo,

    njera nga firmat kandidate ( keto shqiptaret ) per te blere Alb-Telekomin qeveria shqiptare e shpalli firme piramidale dhe e vuri nen administrimin e saj. Me vendim qeverie. Dhe kjo firma ishte 2K grup.
    Dmth e zeze mbi te bardhe.

    Kac Islami shume afer Nanos ne ate kohe ka bere te pamunduren per ta nxjerre jashte kesaj skeme likujdimi dhe ja arriti.
    Nano jetonte epoken e xhinit.

    Ju thoni ta marre Alb-Tekom-in. Dakort u vendos ta marri. :)

  21. vlonjati thotë:

    20 September 2006 @ 5:53 pm

    Kothere shiko,
    qe Koco Kokdhima eshte plere dhe maskara une e njoh qe kur ka qene sekretar i pare i rinise ne fier,por ketu shtrohet problemi qe ishin si ishin gjerat ai tani eshte i pasur dhe fale kapitalizmit te sales dhe te tosit ai i pastroi paret, ske ci bene me atij tani.
    Pastaj ku e dime ne qe Ahmet Celiku eshte burr me i sinqert dhe me pak haidut,kur dihet qe ai paret i ka bere ne Liban ne bashkpunim me ate Haririn qe e vrane dhe ne firmen e tij tani ka aksione dhe i biri i tij.
    Pra te me kuptosh une sdua te mbroj Kocon, por mendoj se nga shiu ne bresher do biem.
    I vetmi fitim i yni eshte se ky Kocua me te tijet jep 30 milion me shume se Caliku me Haririn dhe tek e fundit eshte gjysem shqiptar(grek himare).

  22. Himarioti thotë:

    20 September 2006 @ 6:38 pm

    O vloraku
    Po nga i nxorre himariotet grek o ctet te them se nuk ma botojne

    Mos i lesho fjalet keshtu o trim se himariotet nuk jane grek

    Kocua sa per dijeni eshte nga qeparoi ku nuk flitet asnje fjal greqisht shko lexo ne internet intervistat e tij qe te kuptosh se cmendim ka per greket ai dhe te gjith ata himariot qe ndien shqiptar…

  23. vlonjati thotë:

    20 September 2006 @ 8:07 pm

    Po mos te ndiheshit greker ju(spo them per ty) sdo kishit shkoll greke,pensione nga greqia,kryetar bashkie grek apo kur erdhi zv.ministri grek i jashtem berrisnit si te terbuar (mbase jo ti) se ketu eshte Greqi, apo gaboj!!!
    Prandaj po me behet zemra mal qe te pakten nje nga ju(pra ti) qenka kthyer ne identitet.

  24. vlonjati thotë:

    20 September 2006 @ 8:19 pm

    Mbase ne qeparo vertet sfitet asnje fjal greqisht,por Kocua qe e dashke shume zotrote e di mire greqishten,si ka mundesi.

  25. Paridi thotë:

    21 September 2006 @ 12:43 am

    Vlonjati te them te drejten sme dukesh nga vlora se vlonjatet e njhin mire bregun
    un jam himariot nga kudhesi dhe ashtu si dhe ne qeparo ne kudhes nuk flet njeri greqisht mund te kene persona qe e njohin si gjuhe por nuk e zevendesojne me shqipen
    pra mos ja fut kot
    ne kudhes e qeparo bollano nuk morri asnje vote megjithse saliu u tha simpatizanteve te PD-se qe te mbeshtesin kanditatin e PBDNJ bollanon
    demokratet e kudhezit e qeparoit preferuan mos te votonin ose tja hidhnin voten ps sesa te votonin bollanon
    pra vlonjati para se te vesh gishtat ne tastier per koment lexo per himariotet te kuptosh se cburra i kane dhene shqiperise

  26. Paridi thotë:

    21 September 2006 @ 12:50 am

    edhe per kokedhimen nuk ke qene i sakte vlonjat
    te keshilloj te lexosh me shum para se te maresh guximin te shkruash (ketu ndoshta ke dicka prej vlonjati)
    Lexoje kete intervisten e Kocos dhe pastaj fjalosu

    “Avokat për të dërguar në Strasburg dhunën greke ndaj emigrantëve”

    Adrian Thano

    Ndërkohë që retorika e Tiranës zyrtare për marrëdhënie “shumë të mira” me Greqinë, po kalon nga bezdisja në komicitet, ajo që vihet re pa mundim në terren është një fushatë e re e egër racizmi antishqiptar në Greqi. Kemi akte të përsëritura të dhunës fizike dhe verbale ndaj sportistëve dhe nxënësve tanë që jetojnë në atë vend, ndërkohë që dhuna nuk i përket më ndonjë “segmenti” siç na janë mësuar veshët të dëgjojmë rëndom këto vitet e fundit. Ajo mund të klasifikohet si zyrtare, duke patur parasysh që ishte policia greke që përdhunoi gëzimin e tifozëve shqiptarë pas ndeshjes së futbollit në shtator, dhe ishte as më pak e as më shumë, zoti president i Greqisë që foli për Vorio Epir në Gjirokastër. Çfarë, sipas jush, i ka sjellë punët në këtë pikë?

    Qysh në fillim dua të theksoj se shtypi që unë botoj është mjaft i përhapur edhe mes emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe pikpamjet e mia që do të paraqes më poshtë janë gjerësisht të ndikuara nga komunikimet e mia me qindra e mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Jam për marrëdhënie të miqësisë së vërtetë e të ndershme me fqinjët tanë në përgjithësi dhe me grekët në veçanti, por asnjëherë nuk e kam kuptuar dot se si politikanët tanë guxojnë të thonë se partneri ynë i huaj strategjik është Greqia!! Rezervoj ndjenjat më të mira të miqësisë për fqinjët tanë të jugut. Kam shumë miq e ortakë të cilët janë grekë ose minoritarë. Kam vlerësim e nderim të vecantë për Karavias-in e Tirana Bank-ës. E kam ortak dhe mik të respektuar kolegun tim e biznesmenin e shquar, qytetarin shqiptar me kombësi greke Vasil Naci. Kam miqësi të ngushtë edhe me aktivistë të shquar të minoritetit grek në shqipëri si Anastas Murati etj. Por Greqia nuk mund të jetë aleati ynë strategjik për shumë arsye, lehtësisht të kuptueshme. Grekët kanë interesa të kundërta me interesat tona, ashtu siç kanë edhe shumë interesa të përbashkëta me ne. Si thoni ju a nuk është një interes i kundërt me tonin vjedhja me leje qeverie e rërës së plazheve shqiptare për të rregulluar plazhet e Korfuzit? Qeveritë shqiptare kanë injoruar reciprocitetin dhe interesat tona të dallueshme, duke e vënë popullin tonë dhe Shqipërinë në një pozitë inferiore, në një situatë poshtëruese, fyese dhe shumë të dëmshme. Qindra mijë shqiptarë, emigrantë në Greqi, kanë vuajtur në këto 10 -15 vite një racizëm të pamerituar. Shumica e tyre kanë punuar e jetuar të diskriminuar, të detyruar të fshehin ose tjetërsojnë identitetin e tyre; emrat dhe besimet, origjinën dhe dëshirat për më shumë liri e të drejta. Gjithë pasardhësit e emigrantëve tanë në Greqi, janë me mijëra e mijëra, nuk mësojnë dhe nuk dinë më gjuhën shqipe, nuk janë të lirë, diferencohen e diskriminohen, siç tregojnë këto rastet e viteve të fundit me ceremonitë e flamujve nëpër shkollat përkatëse. Qeveria greke rregullisht ka ndikuar strategjitë europiane të zhvillimit të rajonit në dëm të Shqipërisë. Qeveritë tona kanë lejuar monopolin e Greqisë në disa fusha e tregje jetikë të ekonomisë shqiptare, ato rregullisht kanë toleruar në dëm të interesave tona aq sa është bërë shumë qytetare ideja se shqiptarët duhet të pranojnë si normale një pozitë inferiore e të pabarabartë. Edhe pozitat e kishës autoqefale shqiptare të fituara me shumë sakrifica qysh në kohën e Nolit i shkatërruan qeveritë e politikanët tanë nën presionin e drejtpërdrejtë të interesave e zyrtarëve të Athinës. Lëshimet e vazhdueshme në dëm të interesave tona, paaftësia, korrupsioni, paburrëria dhe tradhëtia e interesave shqiptare kanë krijuar këtë shtrat të mjerë marrëdhëniesh ku vetë presidenti i shtetit grek në një vizitë zyrtare në Shqipëri, e braktisi plotësisht etikën politike të marëdhënieve mes dy vendeve dhe kostumin e një burri shteti dhe u soll publikisht si një militant i OMONIA-s. Ja pra, kjo politikë i ka sjellë gjërat në këtë pikë.
    Stefanopullo bën mirë që interesohet për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri të cilat asnjëherë në këto 50 vjetët e fundit nuk kanë qenë më të vogëla se të drejtat e shqiptarëve, por ai duhet të kuptojë se shkelja dhe injorimi i intereseve dhe të drejtave të shqiptarëve nga Greqia nuk ka për ti zgjeruar më tej interesat greke në shqipëri apo në viset shqiptare në ballkan. Interesat greke në Shqipëri e tek shqiptarët janë shumë më të mëdha se interesat tona në Greqi e tek grekët. Asnjë lloj presioni për të bërë lëshime të mëtejshme nuk duhet konsideruar.

    Ju kemi parë shpesh në pozicione të ashpra kritike ndaj politikave të qeverisë. Duke patur parasysh përplasjet e mëparshme, por veçanërisht ato të kohëve të fundit me kryeministrin Nano dhe të tjerë në qeveri, kuptohet lehtë që këta nuk arrijnë të ndajnë tek Kokëdhima, botuesin nga biznesmeni. Ju a mund të bëni një dallim në motivimet e veprimeve të tyre? Po shpjegohem… Nano është kryeministri më i akuzuar për flirte me Athinën, për të mos shtuar këtu që ky vend qenka me sa duket edhe në top-listën e vendeve ku kryeministrit tonë i pëlqen të dëfrehet. Ju, si mendoni, pse Nano dhe në përgjithësi institucionet shqiptare janë kaq të flashkët në raportet me fqinjin jugor? Lidhet kjo me Nanon apo qeverinë si Kryeministër dhe Qeveri edhe i atyre qindramijë emigrantëve tanë që jetojnë në Greqi, të cilët “mund ta pësojnë nga acarimet”, siç na thotë thatë Tirana zyrtare, apo lidhet thjesht me Nanon dhe të tjerët, si individë me lidhje të forta interesash personale, korruptive, të cilat nuk i lënë të hapin gojën?

    Kam kuptuar për fat të keq, se në qëndrimet dhe vendimet e qeveritarëve tanë nuk mbahen parasysh as interesat e atyre shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe as interesat e atyre emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi apo në vende të tjera.
    Shqiptarët janë një popull jetim, në sensin që theksova më lart. Nano i shërben politikës së krijimit të një oligarkie të korruptuar politike e financiare në vend, të kontrolluar e udhëhequr prej tij, me anën e së cilës ai synon jo vetëm ruajtjen e zhvillimin e interesave monopoliste të kësaj oligarkie por edhe kontrollin e përjetësimin e pushtetit në duart e tij. Për këto interesa dhe qëllime Nano është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me djallin e të lëshojë cdo interes të vendit. Grekët për arsye fare të kuptueshme janë më aktivë se të gjithë të tjerët për zhvillimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Shqipëri, shpeshherë në dëm të hapur të interesave të shqiptarëve. Jam krejtësisht i bindur se me Greqinë duhet të zhvillojmë marrëdhënie të interesit, respektit e vlerësimit të ndërsjelltë. Por nëse grekët do të vazhdojnë të shfrytëzojnë faktin që politika zyrtare e Tiranës mund të vazhdojë të jetë e gatëshme të braktisë interesat e shqiptarëve, ata duhet të pregatiten se në vend të marrëdhënieve të mira, kjo do të prodhojë ngarkesa e konflikte nacionaliste, të cilat mund të krijojnë probleme të rënda mes dy vendeve në të ardhmen e afërt dhe të mesme. Në se ata mendojnë se për të nënshtruar shqiptarët, mund të pengojnë integrimin e shqipërisë në BE, ne jo vetëm që duhet tu kujtojmë atyre se ekzistojnë shumë modele zhvillimi të ndryshme nga modeli grek (Zvicra e Norvegjia p.sh.) por duhet tu bëjmë me dije se shqiptarët nuk do ta donin kurrë integrimin në Europë si kompensim për lëshimet që do tu duhej ti bënin interesave greke në dëm të interesave dhe nderit të tyre!
    Ne nuk jemi antarë në BE por ne jemi antarë në KE dhe në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Këtu ne duhet të ngremë zërin e fortë të protestës për emigrantët që e pësojnë sic thoni ju nga “acarimet e marrëdhënieve”. “Shekulli” do të paguajë një avokat për të mbledhur prova të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Greqi të cilat do t’ja paraqesim Gjykatës së Strasburgut ku ne kemi edhe një anëtar nga Shqipëria. Ne kemi hapur tanimë një dosje pranë redaksisë tonë dhe do të mirëpresim çdo informacion që do të na vijë për të evidentuar racizmin dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Ne do të pasqyrojmë këtu edhe të gjitha provat e atij presioni që i ka detyruar mijëra shqiptarë në Greqi të ndryshojnë emrat, besimet, kombësinë etj.

    Ju njohin si botues dhe biznesmen, por ndoshta pak njerëz e dinë se ju jeni himariot. Himara e vogël është zgjedhur me sa duket si skena e urrejtjes së madhe antishqiptare, e ata që kujdesen që ta mbartin aty prej Athinës na thonë se Himara është greke, se himariotët janë grekë e si të tillë bashkë me të tjerët e kësaj kombësie që jetojnë në Shqipëri nuk gëzojnë të drejta. Këto janë broçkulla apo ju si një nga njerëzit më të suksesshëm të këtij vendi, jeni një përjashtim?

    U habita e u ndjeva shumë i provokuar kur dëgjova deklaratën e Stefanopullos, për Himarën dhe himariotët. Unë nuk dua të them se sa krenar ndihem për origjinën dhe kombësinë time. Jam nga Qeparoi i Himarës. Atje kanë varret babai, gjyshërit dhe stërgjyshët e mi. I përkas mëhallës së Bragjinasve. E trashëgojmë brez paz brezi, pemën gjenealogjike, qysh prej 4 shekujsh. I pari i mëhallës sime para 4 shekujsh thirej Papa Nika. Qe prift, ortodoks që i zhvillonte ritet fetare në gjuhën greke, por ishte shqiptar denbabaden. Asnjë bashkëfshatar imi, nuk më ka folur ndonjëherë që ne të kemi ndonjë prejardhje tjetër. Të gjithë e kanë njohur veten për shqiptarë. Gjyshja ime kish bërë 4 klasë shkollë greke në fillim të shekullit të kaluar por fëmijët e saj, babai dhe xhaxhallarët e mi nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Edhe në fshatin e mëmës time, Kudhës, të gjithë më kanë pohuar se janë shqiptarë. Megjithatë tërë pleqtë e fshatit tim dhe të Kudhësit kanë nënshkruar kartërat greke për të marrë 200 euro pension në muaj. Në këto kartëra ata kanë shënuar se kanë kombësi greke. Kjo padyshim që është një gjë shumë e ulët që bëjnë grekët dhe ende nuk kam dëgjuar të jetë bërë ndonjë notë a reagim nga qeveria shqiptare. Ata përdorin dëshpërimin dhe varfërinë e pensionistëve të bregdetit për të krijuar një hartë të re të minoritetit grek në Shqipëri ku kanë planifikuar të përfshijnë edhe fshatrat e bregut dhe ndofta të gjitha vendbanimet e “epirit të veriut”! Por e vërteta është ajo që thashë më lart. Unë jam dhe do të vdes shqiptar.
    Në fshatin e Himarës kam miq, krushq, nipër e mbesa dhe shumë të njohur e dashamirës. Ne nuk kemi patur kurrë konflikte me askënd, as me ata që kanë dashur ose zgjedhur ta quajnë veten grekë, as me ata që janë ndier si të tillë. Në të shkuarën, askush prej tyre nuk ka tentuar të na bezdisë. Ne kemi jetuar në paqe brenda asaj varfërie e lirie të ngushtë që na ka ofruar historia. Vetëm këto kohët e fundit, shqiptarët kanë filluar të ndjehen të provokuar e të cënuar edhe në tokën e tyre. Me ardhjen në pushtet të Bollanos në Himarë shqiptarët po përjetojnë diskriminim edhe në tokën e tyre, përçarjet që vinë nga urrejtjet nacional-shoviniste të OMONIA-s dhe të segmenteve të caktuara të politikës zyrtare greke, të cilat përcillen me mbështetje ose me indiferentizëm të patolerueshëm nga qeveria e Tiranës. Shqiptarët janë tolerantë e të prirur të shohin miqësi edhe atje ku ajo nuk ekziston ose nuk është e pastër. Jam i sigurtë se po të investojmë gjithçka për të mbrojtur interesat e njerëzve dhe vendit tonë do të japim një kontribut të çmuar edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë së sinqertë mes nesh e popullit grek. Ne si fqinjë ndajmë fate të njëjta shumë herë në histori, kemi nevojë për njëri -tjetrin dhe për të vërtetën e marrëdhënieve tona.

  27. eizo thotë:

    21 September 2006 @ 8:34 am

    nejse per te shkruar dine te gjithe te dhkruajen por puna eshte se si eshte realiteti i vertete …………..

  28. Sajmir thotë:

    21 September 2006 @ 4:51 pm

    Nuk po e marr vesh si perfundoi diskutimi nga krahasim ofertash te aftesite linguistike te Koco Kokedhimes :)

  29. CopeDelli thotë:

    24 September 2006 @ 10:30 am

    tema paska dale shume nga thelbi i saj

    Pse duhet tja japim turkut me lire kur biznesi shqiptar e kerkon me shtrenjte
    apo qe te na dalin edhe nja 200 milion euro te tjera ne vit jashte vendit sic na dalin me Amc e Vodafone

  30. bogu thotë:

    26 September 2006 @ 9:18 pm

    Pash dje nje emision tek a1 televizion per telekomin
    nga sa kuptova besoj se berisha do te terhiqet

  31. taulanti thotë:

    9 August 2007 @ 1:15 pm

    mjere ne shqiptaret per politikanet qe kemi .nuk eshte per te komentuar asnje lloj zgjidhje te asnje lloj gjeje qe bejne politikanet shqiptare ……jemi kombi qe ka politikanet me te korruptuar e me te papergjegjshem te gjithe evropes ….keshtu qe cdo lloj zgjidhje qe i japin gjerave ne shqiperi jane ne rradhe te pare ne interesin e tyre dhe pastaj ne interesin e popullit ….nuk ndihem aspak te jap koment per telekomin

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com