Një “mutant hibrid” gjendet i ngordhur

AP
TURNER, Maine, ShBA –  Banoret ketu ende vrasin mendjen nese kafsha qe u gjet e ngordhur pas fundjaves ishe krijesa qe ka ndjekur qente, trembur njerzit dhe eshte bere legjende per gjysme brezi.
Kafsha u gjet e ngordhur prane disa telash elektrike ne afersi te nje rruge, e goditur nga nje makine ndersa po ndiqte nje mace. Kerrma u hetua dhe fotografua nga njerez te ndryshem qe jetojne ne kete zone, por askush nuk mund te thote se cfare kafshe eshte.

MutantMichelle O’Donnell nga qyteza Turner e kishte pare kafshen nje jave me pare ne afersi te kopshtit te saj. E quajti “nje mutant-hibrid i diçkaje”

“Dukej si nje gje shume e lige. Dhe kuterbonte nje ere te qelbet qe nuk do ta harroj kurre. U pame sy me sy per disa sekonda, pastaj ia mbathi. Kam jetuar gjithe jeten ne Mejn (Maine) por s’kam pare kurre dicka si kjo.”

 Ka 15 vjete qe banore te fshatrave perreth raportojne se kane pare apo degjuar kete kafshe misterioze me ca klithma rrenqethese dhe sy qe shkelqejne naten. Kafsha eshte fajsuar per vrasjen e dy qenve vitin e fundit, nje Dobermani dhe nje Rottweiler (te dy rraca shume te fuqishme).

Loren Coleman, nje autor dhe kriptozoologjist nga Portland, ME tha se nuk duket se kjo kafshe i perket ndokujt.
Pasi pa fotografite e kermes, Coleman shprehu shqetesim lidhur me veshet dhe hunden e kafshes. I kujtonte nje rast te meparshem kur ne Mejn gjeten nje hibrid te rralle midis ujkut dhe qenit.

Mike O’Donnell, u shpreh se kafsha atij i dukej gjysma brejtës – gjysma qen. Ishte gri i erret, me nje peshe rrethe 20 – 25 kg, me nje bisht te fryre, hunde te shkurter, veshe te shkurter dhe dhembe qeni qe I dalin jashte buzes se poshtme. “Dukej sikur kishte dale nga nje liber i Sephen King*.”
“Eshte dicka qe se kam pare kurre me pare. Eshte nje krijese me pamje te lige”, tha ai.

Perktheu dhe pershtati me shkurtime,

Blendi Salaj

*Autori i horrorit Stephen King jeton ne Maine, jo fort larg qyteteve qe permend kjo histori. Ngjarjet e librave te tij ne shumicen e rasteve ndodhin ne Maine.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. LlTako thotë:

    21 August 2006 @ 7:42 pm

    E te mendosh qe “ju snobat nga New England” na quani “ne te Midwest” si te prapambetur. Shikoni se c’keni ne mes tuaj more te zinj se edhe “hillbillies nga Kentucky” po ju tregojne me gisht tani :D :D :D

  2. anonimati thotë:

    21 August 2006 @ 7:52 pm

    Cilit laborator i ka rreshqit nga durt kjo gjeja? Atje duhet cuar mbrapsht edhe Bush.. :D

  3. Blendi thotë:

    21 August 2006 @ 7:52 pm

    Duhet te vish te shikosh vete. Megjithate thuaj ca te duash, ky duket tamam si “Werewolf”.
    Une me shume do isha trembur nga ky (nga e panjohura) sesa nga nje ari i rritur (ari i vertete pra, jo si ai ariu pa dinjitet qe kercen ne plazh).

  4. edrus thotë:

    21 August 2006 @ 8:02 pm

    patjeter qe do te jete pjelle e ndonje mardhenie seksuale te Hill-it,me ndonje bushter te takuar rastesish ne ndonje mbremje te mjegullt :)

  5. anonimati thotë:

    21 August 2006 @ 8:07 pm

    Mesa lexova (gje e posthe kureshtja :D ) ne ate zone eshte gjetur nje kafshe tjeter vite me pare me te njetat karakteristika..Pas testit te ADN dukej se ishte nje kryqezimi ujku dhe qeni…

  6. Dori thotë:

    22 August 2006 @ 12:09 am

    Një foto tjetër:
    http://www.foxnews.com/images/218532/0_22_maine_monster2.jpg

  7. LABE thotë:

    22 August 2006 @ 8:06 pm

    syte i paska pak si njeriu

  8. LAUREN thotë:

    22 August 2006 @ 9:37 pm

    gjoja kafshe kriptozologjike :D
    http://www.menphis75.com/foto_criptozoologia.htmpo edhe ne edhe ne

    Amerike ndollin keto.
    Une kujtova se vetem ne Shqiperi lind vici me dy koka .sigurisht qe na i kane kopju neve idete :D

    http://antoniogenna.wordpress.com/2006/08/11/animali-mutanti/

  9. volti thotë:

    12 October 2006 @ 12:39 pm

    eehh kto jan pasojat e provave berthamore qe ben SHBA-ja

  10. Albanian thotë:

    6 December 2006 @ 3:14 am

    Prova berthamore bejne dhe vende te tjera jo vetem SHBA-ja , apo eshte me mire te mos i permendim se jane nga krahu jone ( komuniste)

  11. e.T thotë:

    9 December 2006 @ 3:28 pm

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=2378

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com