Një gotë verë falas për Pavarsinë në të gjithë Shqipërinë

ZMK i bën thirrje të gjithë biznesit te bareve dhe restoranteve që ditën e Pavarësisë së Kosovës të ofrojnë një gotë verë shqiptare falas për të gjithë klientët në ora 12:00 të drekës në të gjithë Shqipërinë.

NJE GOTË VERË FALAS PËR PAVARËSINË NË TË GJITHË SHQIPËRINË

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve gjen si një mënyrë sinjifikative për të shprehur gëzimin e shqiptarëve për pavarësine e Kosoves: ofrimin e një gote verë falas për të gjithë konsumatorët që do të ndodhen në bare dhe lokale në ora 12:00 ditën e Pavarësisë.

Një “Gëzuar për Pavarësinë” është edhe urimi i Ditës së Pavarësisë që ZMK u propozon të gjithë bareve dhe restoranteve të Shqipërisë. Është një iniciativë e cila synon një lloj ceremoniali mbarëkombëtar në të gjithë Shqipërinë e cila do të demostrojë një mënyrë civile dhe solidariteti të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ideja e urimit të pavarësisë me verë merr shkas nga iniciativa shumë interesante e një biznesi kosovar për të ofruar në treg një verë Merlot me etiketën e Pavarësisë.

ZMK i bën thirrje të gjithë biznesve të bareve dhe restoranteve që t’I ofrojnë një gotë verë shqiptare falas klientëve të tyre ditën e pavarësisë (e cila do të lajmërohet këto ditë nga institucionet qeveritare të Kosovës). Kjo mënyrë e urimit me verë në ora 12:00 nuk ka nevojë për asnjë Komision Feste sepse i lehet në dorë ndjenjave atdhetare të biznesit shqiptar. Një Gëzuar për pavarësinë në çdo lokal të Shqipërisë në ora 12:00 do ta kthejë urimin në një nga urimet më të njëzëshme në historinë e urimeve në Shqipëri e krahasuar vetëm me urimin e natës së ndërrimit të viteve të orës 12:00 të natës. Në fakt ora 12:00 është gjetur nga ZMK si ora më e përshtatshme ku ndërrohet një epokë e padrejtësisë me një epokë të re të lirisë.

Gjithashtu ZMK i propozon biznesit por edhe të gjithë subjekteve të tjera joshtetërore, që të gjejnë mundësinë për të vendosur flamurin shqiptar atë ditë si shprehje e solidaritetit dhe ndjenjave shqiptare.

Një Gëzuar për Pavarësinë në orën 12:00 do të ngelet një kujtim i bukur për të gjithë dhe përmban një kosto shumë të ulët por shumë sinjifikative për të gjithë biznesin shqiptar të bareve dhe restoranteve. Me qëllim që ky ceremonial i lirë të përhapet në të jgithë Shqipërinë, ZMK i lutet medias shqiptare që t’a paraqesë këto ditë si një apel për të gjithë në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’I bashkangjiten.

GËZUAR PAVARËSINË!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. ados thotë:

    13 February 2008 @ 11:27 pm

    Shpalleni nje here, pastaj hapni shampanjat..
    kur shpallet ? kete weekend lexova

  2. Qafir Arnaut thotë:

    13 February 2008 @ 11:45 pm

    Plako shpallet Qellimi i Shpalljes, jo Shpallja. Na jan fut avokatet deri ne bire t’anusit

  3. Syri Shqiponjes thotë:

    14 February 2008 @ 11:40 am

    Ide e mire eshte.Gjithsesi secili ka menyren e tij te te festuarit por ne FAKT BEHET FJALE PER NJE GJE KAQ TE RENDESISHME DHE sigurisht nuk duhet ti mungoje kurrsesi atmosfera festive.

    Tani nuk e mora vesh mire ,behj fjale per ne 12 te dites apo te darkes?
    RROFTE FITORJA E PAVARESISE!

  4. olsib thotë:

    14 February 2008 @ 11:45 am

    E si mund te ishte ndryshe, nese jo me vere.

    Une nje “gezuar” me miqte e mi, diten e pavaresise, do ta bej patjeter dhe brenda meje do bej nje nje lutje dhe nje urim me zemer, per nje te ardhme te begate per kete popull.

  5. Altin Goxhaj thotë:

    14 February 2008 @ 2:12 pm

    Per Syrin e Shqiponjes:
    12 te drekes se pastaj festa e pavaresise behet “jete nate” :)

  6. labi thotë:

    14 February 2008 @ 2:34 pm

    Une nje “gezuar” me miqte e mi, diten e pavaresise, do ta bej patjeter dhe brenda meje do bej nje nje lutje dhe nje urim me zemer, per nje te ardhme te begate per kete popull.
    Per popullin tone do te thuash besoj…

  7. baba thotë:

    14 February 2008 @ 9:36 pm

    perjetojme ndoshta nje nga momentet e munguara te historise se kombit tone…keto dite jane magjike ashtu si pavaresia e popullit te Kosoves qe pas gati nje shekull pushtim vendos te jetoje e lire…miresevjen Kosove ne boten e lirise…jemi me fat qe perjetojme nje dite te tille…Gezuar dhe urime Kosove…

  8. Altin Goxhaj thotë:

    15 February 2008 @ 2:20 pm

    Po publikoj te plote thirrjen qe ZMK dhe SHHSH i bene bisnesit te bareve dhe restoranteve per te festuar te Djelen Diten e Pavaresise se Kosoves. Po e paraqes edhe si nje apel per ndonje peshk qe ka bar apo restorant :)
    THIRRJE MEDIAS DHE KOMUNITETIT TE BIZNESIT TE BAREVE DHE RESTORANTEVE NE TE GJITHE SHQIPERINE

    NJE GOTE VERE PER TE URUAR “GEZUAR PAVARESINE”
    DITEN E DJELE DT. 17 SHKURT NE ORA 12:00 TE DREKES NE TE GJITHE BARET DHE RESTORANTET E SHQIPERISE

    Organizatat e konsumatoreve dhe te biznesit te sherbimeve (hoteleri, turizem, bare dhe restorante) sot I bejne thirrje te gjithe pronareve te Bareve dhe Restoranteve ne te gjithe Shqiperine, qe diten e Pavaresise se Kosoves (deri tani rezulton se do te jete e Djela 17 Shkurt 2008) t’I ofrojne te gjithe klienteles se tyre prezente ne ora 12:00 nje gote vere shqiptare falas per te uruar te gjithe njezeri “GEZUAR PAVARESINE”!
    Organizatat e konsumatoreve dhe te komunitetit te biznesit gjejne si nje menyre sinjifikative per te shprehur gezimin e shqiptareve per pavaresine e Kosoves: ofrimin e nje gote vere falas per te gjithe konsumatoret qe do te ndodhen ne bare dhe lokale ne ora 12:00 te drekes diten e Pavaresise.
    Nje “Gezuar per Pavaresine” eshte edhe urimi i Dites se Pavaresise qe subjektet joshteterore shqiptare u propozojne te gjithe bareve dhe restoranteve te Shqiperise. Eshte nje iniciative e cila synon nje lloj ceremoniali mbarekombetar ne te gjithe Shqiperine e cila do te demostroje nje menyre civile dhe solidariteti te shqiptareve kudo qe ndodhen. Ideja e urimit te pavaresise me vere merr shkas nga iniciativa shume interesante e nje biznesi kosovar per te ofruar ne treg nje vere Merlot me etiketen e Pavaresise.
    Kjo eshte nje menyre sinjifikative, qytetare, e shprehjes se ndjenjave kombetare per te shprehur gezimin e te gjithe shqiptareve pavaresisht ceremonialeve zyrtare per pavaresine e Kosoves ne te gjithe Shqiperine, qe nga Shkodra e der ne Vlore, qe nga Vermoshi e deri ne Konispol, qe nga Durresi e deri ne Pogradec, dhe jo vetem. Shume shqiptare ne bote, do te mblidhen te djelen ne locale te preferuara per shqiptaret per ta festuar kete ngjarje te paprecedentge te historisese se shqiptareve.
    Kjo menyre e urimit me vere ne ora 12:00 nuk ka nevoje per asnje Komision Feste sepse i lehet ne dore ndjenjave atdhetare te biznesit shqiptar. Nje GEZUAR PAVARESINE ne çdo lokal te Shqiperise ne ora 12:00 do ta ktheje urimin ne nje nga urimet me te njezeshme ne historine e urimeve ne Shqiperi e krahasuar vetem me urimin e nates se nderrimit te viteve te ores 12:00 te nates. Ne fakt ora 12:00 eshte gjetur nga ZMK si ora me e pershtatshme ku nderrohet nje epoke e padrejtesise me nje epoke te re te lirise.
    Gjithashtu ZMK dhe shoqatat e hotelerise dhe restoranteve i propozojne biznesit por edhe te gjithe subjekteve te tjera joshteterore, qe te gjejne mundesine per te vendosur flamurin shqiptar ate dite si shprehje e solidaritetit dhe ndjenjave shqiptare.
    ZMK I lutet medias shqiptare, qe te mbeshtese kete iniciative duke I dhene mundesi te gjithe biznesit shqiptar te Bareve dhe Restoranteve qe te njihen me kete iniciative sepse te gjithe bizneset e kontaktuara deri me tani e kane perkrahur por ceshtja ngelet mungesa e informimit. ZMK eshte e bindur se nese media do t’a informoje publikun per kete iniciative te thjeshte por shume kuptimplote dhe shume efektive per t’a bere gezimin e pavaresise nje feste te perbashket te te gjithe shqiptareve atehere GEZUAR PAVARESINE do te ushtoje ne te gjithe Shqiperine. Sic na u shpreh pronari I barit me te ri qe po hapet keto dite ne Tirane (I cili e pershpejtoi inagurimin qe t’a beje ne diten e Pavaresise me qellim qe t’I bashkangjitet kesaj iniciative) tha:
    “Te vetmet bare dhe restorante qe mund te mos behen pjese e kesaj iniciative do te jene vetem ato qe nuk do te kene pasur dijeni sepse nuk ka biznes shqiptar qe sdo te gezoje ate dite bashke me punonjesit dhe klientet e vet”
    Nje Gezuar per Pavaresine ne oren 12:00 do te ngelet nje kujtim i bukur per te gjithe dhe permban nje kosto shume te ulet por shume sinjifikative per te gjithe biznesin shqiptar te bareve dhe restoranteve.
    GEZUAR PAVARESINE!

    KJO DEKLARATE U PARAQIT NE NJE KONFERENCE SHTYPI, TE PREMTEN, 15 SHKURT, 12:00, NE HOTEL MONDIAL NGA ZYRA PER MBROJTJEN E KONSUMATOREVE DHE SHOQATA E HOTELERI TURIZMIT

  9. AR31 thotë:

    15 February 2008 @ 2:25 pm

    Shume ide e bukur Altin.

  10. ujku i zi thotë:

    15 February 2008 @ 3:47 pm

    I am already drunk…

  11. losttext thotë:

    15 February 2008 @ 3:55 pm

    ujo, puna eshte se pas dehjes, vjen hangover e ca dhimbje koke qe ububu :D

  12. losttext thotë:

    15 February 2008 @ 3:59 pm

    i misspelled yer name, ujk, :) i must be drunk as well

    dakort qe po pime popullsisht, po me mire te hapej ndonje fond per ndihme ndaj Kosoves, ne prag te embargos se paralajmeruar serbe (kush te mundet e sa te mundet, kuptohet).

  13. Artian thotë:

    15 February 2008 @ 4:21 pm

    Sfida per panvarsine eshte mbrapa panvarsise,dhe jo ne dekorimin e festes.

  14. Parrulla Armiqesore thotë:

    15 February 2008 @ 4:25 pm

    Ju te dy keni nga Shen Valentini ate hangover, dashni e madhe me pavarsine … all i want to know is ka ndonje bar apo restorant (Zana) qe do bej te njejten gje ne NY?

  15. losttext thotë:

    15 February 2008 @ 4:36 pm

    po moj, pavaresine po festoja, bashke me shen valon dhe diten e mama mia mi maritare :D

    s`kam degjuar gje per festime ne Nju Jork, por jam i sigurte smth smth is brewing

  16. Altin Goxhaj thotë:

    15 February 2008 @ 4:42 pm

    Pershendetje te gjitheve.
    Na ndihmoni me ndonje propozim se cfare kenge te rekomandojme ne 1 radio ne oren qe do te bejme gezuar?

  17. Parrulla Armiqesore thotë:

    15 February 2008 @ 6:45 pm

    http://youtube.com/watch?v=nxyV5yKIbrE

  18. Altin Goxhaj thotë:

    15 February 2008 @ 7:18 pm

    eshte kenge shume e qete. na duhet dicka me festive

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com