Një foto çdo ditë, për 18 vjet

Jamie Livingston vdiq më 25 tetor 1997. Por gjatë 18 vjetëve para se të vdiste, Jamie mori një foto çdo ditë me një aparat të thjeshtë fotografik. Rezultati është një koleksion i mahnitshëm e misterioz i mbi 6000 fotografish që tregojnë historinë e jetës së një njeriu të thjeshtë dhe atë të botës përreth tij.
Fotot e Jamie-t janë tek ky website, i cili u zbulua nga Chris Higgins, nje shkrimtar dhe blogues amerikan (postimi i Higgins). Në postimin e tij, Higgins shpjegon sesi ai rastisi te shikonte website-n e fotove dhe sesi e intrigoi kjo faqe që s’kishte as emër e as shpjegim. Ngadalë ngadalë, duke parë foto pas fotoje, Higgins arrin të ndërtojë copa-copa jetën e fotografit. Higgins zbulon se fotografi ishte mashkull, regjisor filmash dhe tifoz i New York Mets. Sipas fotove, dukej sikur fotografi kishte pasur një jetë lumtur gjatë viteve ‘90. Por në maj të 1997-ës, fotografi ndodhet në krevat dhe gjërat nuk duken hiç mirë. Fotografia e 4 maj 1997-ës tregon një qepje gjigande në kokën e autorit. Eshtë e qartë që Jamie kishte kancer.

Gjatë muajve që pasojnë, shëndeti i Jamie-t përkeqësohet me shpejtësi. Auto-portretet shtohen, dhe brenda qershorit, atij i kanë rënë flokët krejtësisht.

Fotot e muajve Korrik, Gusht dhe Shtator vazhdojnë të tregojnë shëndetin në rënie të autorit. Por në 5 tetor 1997, fotoja e radhës është tejet shprehëse:

Dy ditë më vonë, ndodhet fotoja e dasmës. Më 25 tetor, Jamie vdiq.
Kur e pashë për herë të parë këtë faqe, u futa në një gjendje që s’e përshkruaj dot. Ishte një kombinim dëshpërimi dhe kënaqësie, kjo e fundit nga ato që ndjehen kur përballesh me diçka thellësisht të bukur. E kam vizituar faqen disa herë që nga dita kur e pashë për herë të parë, dhe e kam nisur këtë postim disa herë. Ka diçka misterioze dhe tërheqëse në këtë vepër arti. Ka diçka që më mahnit, por që vazhdoj të mos arrij t’ia shpjegoj dot vetes me fjalë. E mbase nuk do ia arrij kurrë.

28 July 2008 @ 10:56 pm
moving (se s’po di t’a perkthej ne Shqip tamam)
28 July 2008 @ 10:59 pm
prekëse lal.

Edhe mua më bëri hekur fare
28 July 2008 @ 11:01 pm
Penar, a mund të të sugjeroj një rregullim datash në tekst (besoj që është Maj 1997 dhe jo 2007 në nja 2 vende).
Faleminderit që i solle këto foto dhe këtë histori të dhimbshme por dhe shpresëdhënëse (sepse kurajoze) këtu.
28 July 2008 @ 11:06 pm
bukur… me pelqen se si ky robi perdori polaroidin ne nje forme origjinale. Sot te armatosur deri ne dhembe me Megapiksla, Fejsbukra e Flikra, jane te rralle gjerat qe te impresionojne ne kete fare forme…
Ai robi me sa pashe une ka pas nje jete interesante prandaj s’ka arsye te ndihemi keq per te…
28 July 2008 @ 11:09 pm
ITS, do ishe impresionu sikur ky te mos kishte vdek?
28 July 2008 @ 11:13 pm
e paditur, flm.
ITS, ka nje gje te çuditshme në këtë mes, ose më saktë dy: ajo që e bën të rëndësishme e kuptimplotë veprën e artit është kanceri. Që në momentin e parë që merret vesh se diçka nuk shkon, fotot fillojnë e bëhen jashtëzakonisht interesante. Gjithashtu, të paktën për mua, fotot e jetës së autorit kanë rëndësi vetëm në kontekstin e vdekjes. Dmth, pasi pashë fundin e koleksionit, fillova të gërmoj për të kuptuar më shumë jetën e fotografit.
28 July 2008 @ 11:16 pm
tamam, tirons. (sidoqofte, jam i sigurte qe ITS e ka pa te keq…)
28 July 2008 @ 11:19 pm
Kot pyta per kuriozitet, se dhe mua vdekja me beri te interesuar.
28 July 2008 @ 11:24 pm
Po. Me duket sikur shoh nje dokumentar per nje njeri te thjeshte ne vitet 80 ne New York.
Po ti Tironso do ishe impresionu?
—
Penar, une si qenie me egoiste pashe se si ai kishte kaluar diten ne ditelindjet e mia ne vite, duke hequr paralele abstrakte…
Kanceri ne vetvete per mua nuk perben rrol te madh. Jeta e tij per mua eshte me interesante se vdekja.
28 July 2008 @ 11:34 pm
Më kujtohet një film që ishte kështu, ndoshta i bazuar tek ideja e këtij. Më duket me Dennis Hopper, por s’po më kujtohet.
28 July 2008 @ 11:34 pm
http://photooftheday.hughcrawford.com/97/08/08-23-97.htm
Diten qe une erdha ne Amerike per here te pare kjo gruja po pozonte duke mbajt nga njera doren Tavllen, nga dora tjere Luletediellit. E habitshme koincidenca se si i gjeti dy nga gjerat e mija te preferuara
28 July 2008 @ 11:40 pm
ITS, edhe une ne fakt po kerkoja per data me interes. Jo ditelindjen, po psh. pashe ditet e festave, dhe me shkoi mendja te kerkoja per 11 shtatorin…po pastaj u kujtova…
29 July 2008 @ 12:24 am
Ajo qe me pelqeu ishte fakti qe dashuria per gjerat e thjeshta ne jete nuk iu shua, por vendosi qe dhe momente te cilat mund te duken te pakuptimta t’i hidhte ne polaroidin e nje aparati te thjeshte.
Meqe jemi tek datat, kjo foto eshte bere ne diten kur une mbusha ? vjec.
29 July 2008 @ 12:59 am
6?
29 July 2008 @ 1:41 am
Ha ha, ki paska pergjigje per cdo gje mer J.!
Per vete do bej si ky i artikullit, nje foto cdo dite, te shoh se si plakem -ose jo
.
Une kam nja ca vjet qe festoj 19 vjetorin mer, vit pas viti!
29 July 2008 @ 3:54 am
Historia e ketij fotografit te le pershtypje, por mua personalisht me ka ngjallur interes Randy Pausch
Shpirt i madh i nje profesori te apasionuar ne shkencen e informatikes. Libri i tij “Last Lecture” ia vlen te lexohet (me thane)-kur ta lexoj dhe vete do te mund te flas me teper.
Naten e Mire Zonja, Zonjusha, Zoterinj dhe ti Kuislinge e Forumit (embelsira per ne fund)!
30 July 2008 @ 8:23 pm
e mrekullueshme Penar flm qe e solle ketu
31 July 2008 @ 1:44 pm
Vdekja sigurisht qe e ka bere me interesant koleksionin e ketij njeriu. Kur merr vesh fundin, gjerat marrin kuptim, behen me te dashura, jeta te rrjedh me vrullshem ne deje, cdo emocion perjetohet shumefishem..
Eshte e dhimbshme, mua fotoja e fundit me preku shume.
Ishte i jashtezakonshem. Me bejne pershtypje njerezit qe e sfidojne vdekjen ne menyra te ndryshme, ate vdekja nuk e detyroi te hiqte dore nga koleksioni, sikur mund te demoralizonte dike tjeter…