Një eksperiencë zhgënjyese

Pas nje kohe te gjate vendosa te shkruaj per eksperiencen time prej nje viti, pas perfundimit te universitetit.

Sigurisht, te mbarosh fakultetin ekonomik me mesatare te larte eshte nje sfide me vete. Te duhet shume mund, perkushtim dhe njohje per t’ja dale, por une mendoj se ja dola suksesshem. Mendova se ketu mbaronin dhe problemet e mia me shkollen dhe se tashme po nisja te prekja endrren time qe e kam shqiptuar qe ne momentin e pare kur me pyesnin se c’doja qe te behesha kur te rritesha.

Ajo qe deshiroja une ishte “Pedagoge”. Pas perfundimit te universitetit kisha identifikuar ne vite aftesine time per te dhene mesim, aftesi e cila me eshte vene ne dukje shpesh nga moshatare dhe nga profesore per menyren time te komunikimit dhe per perkushtimin tim ndaj shkolles.

Vendosa te aplikoja per pune si pedagoge e jashtme ne fakultetin ekonomik ne Tirane, ne te cilen me pranuan pa asnje problem dhe si pedagoge e brendshme ne Universitetin Ushtarak”Skenderbeu”. Ketu nis dhe historia ime profesionale.

Me caktuan nje lende jo pak te lehte dhe e pranova ta jap mesim duke e marre me teper si sfide me veten. E dija qe do t’ja dilja me se miri, isha e bindur per kte gje. Per aplikimin tim shefi i departamentit, dekani dhe shefi i personelit ishte mese dakort. Ngelej thjesht te firmosej vendimi nga rektori i universitetit (te cilit nuk eshte e nevojshme ti permend emrin qe te mos e marri njeri si personale).

Keshtu une nisa te jap mesim. Kisha rreth 16 ore mesim ne jave per semester. Lodhesha shume por shpresoja dhe e dija qe kjo do me vlente ne te ardhme ne pergatitjen time.

Ne dhjetor shefi i departamentit me uron perpara stafit pedagogjik qe isha emeruar si pedagoge e brendshme. Nuk mendoj se do jem lumturuar ndonjehere me shume se ne ate moment. Ja dola me ne fund…!! Dhe keshtu pasuan dite te tjera duke dhene mesim.

Ne fund te dhjetorit, kur shkova te bisedoja per probleme rutine me shefin, ai me thote qe rektori s’e kishte firmosur emrin tim si pedagoge se ne vendin tim kishte vendosur dike tjeter. Dhe me kerkoi vetem pak kohe per ty se dhe ti do rregullohesh.

Ndjeva se mu shemb gjithcka nen kembet…Une kisha nisur te jepja mesim qe prej 22 tetorit, me nje mbingarkese mesimore qe as nje profesor s’e ka ne jave dhe rroga ime mujore i shkonte dikujt qe s’kishte dhene asnje ore te vetme mesimi dhe qe akoma s’e dinte se c’lende do jepte, por nderkohe i mbushej xhepi me pagen e dikujt tjeter.

Qe keto gjera ekzistojne ne cdo institucion nuk e diskutoj fare. Me erdhi papritur kaq keq per veten. Une nuk e kisha babin tim gjeneral efektiv, babi im tashme ishte nje gjeneral i dale ne pension, asnje nga prinderit e mi nuk eshte me profesion pedagog qe te me siguronin mua vend ne kete universitet sic kane bere te tjeret.

Sigurisht une s’mundesha dot te merrja kredi qe ta blija vendin tim te punes s’e kisha besim me shume se c’duhej te vetja dhe te aftesite e mia. E te gjitha keto me kushtuan nje stres dhe urrejtje per profesionin qe aq shume e enderroja. Te gjitha keto mu perplasen ne fytyre per te me treguar edhe njehere si ne universitet meritokracine maksimumi mund ta mbash per vete pasi te paskrupujve nuk u leverdis ky sistem meritash.

Me pafytyresine me te madhe REKTORI I FAMSHEM me pergezoi se si une jepja aq shume ore mesimi ne jave dhe me premtoi qe une do isha personi i pare qe do emerohesha ne ate universitet. Te tjere plot jane kenaqur mbi supet e njerezve si une, e sot kane ate cfare duan, ndersa ne qe i nisem me perkushtim naiv keto udhe te profesionit…endemi rrugeve te Tiranes per te kerkuar edhe nje pune si ekonomiste e thjeshte.

Por me ne fund, Zoti mesa duket kish rezervuar tjeter gje per mua, tashme kam nje vend pune qe e meritoj, kam nje status te respektuar nga te gjithe, por me vjen tmerrsisht shume keq , qe endrra ime u thye qe pa nisur prej ktyre njerezve te pafytyre femijet e te cileve ja u lexon emrat kudo neper institucionet qe zoterojne. Me vjen kaq shume per te meshiruar studentet e shkrete qe mesohen nga te paaftit se si merret nje diplome pa mesuar!!! Dhe me vjen kaq keq per prinderit e mia qe u detyruan te kalonin nje vit plot halle e strese duke shpresuar perdite se une do te rregullohesha aty ku doja dhe se rektori i famshem s’do harronte qe ka dhe vete femije. Por bota eshte me rrota dhe e di qe nje dite gjithcka do ndryshoje. Kete shprese s’ma vret askush.

E. L.
Shtator 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

93 Komente

  1. adriatik thotë:

    8 September 2008 @ 11:50 am

    E.L. As qe e besoj se do ta lexosh se cfare shkruajne njerez si puna ime, por po te erdhi rasti ta lexosh, meso se u ndjeva shume keq kur lexova peripecite e endrres tende te thyer. Me erdhen ndermend disa nga vitet e punes si mesues kur mua me jepeshin klasat me me shume nxenes dhe mundesisht te kishin te grumbulluar qe ne fllim te vitit sa me shume “rrugecer”. S’mjaftonte kjo, por ne te gjithe ate staf pedagogjik mua do te me jepej norma me e ngarkuar (32-33 ore, bile dhe pa pagese per mbinormen).
    Natyrisht qe mund t’i perballoja te gjitha me sakrificen dhe dashurine per “profesionin me te veshtire dhe me te bukur nen diell”.
    Shpesh here ne jete me ka ndodhur qe te takohem me ish nxenesit e mij “rrugace” dhe me beso, edhe tani qe shkruaj syte me turbullohen nga reja e loteve dhe emocioneve qe me shkakton kujtimi i fjaleve te tyre te bukura dhe sjellja plot edukate dhe respekt per ishmesuesin e tyre “te eger”.
    Nuk mund ta marr dot me mend se cfare vendi pune eshte ay qe meriton tani, por gjithemone do te me ngelte ne mendje nje mesuese kaq e apasionuar pas profesionit te mos arrinte te realizonte endrren e vet me te bukur. Po thuajse te gjithe ne, njerzit, jemi aq te vjeter ne moshe sac jane edhe enderrat e bukura te parealizuara dhe nderkohe jemi po aq te rinj sa endrrat tona me te bukura te realizuara. Dhe mos harro, ti je kaq e re!

  2. dudla thotë:

    8 September 2008 @ 12:53 pm

    e dashur E. L. te lexosh per peripecite e tua, ne kerkim te nje endrre, e realizuar apo jo ja vlen. sepse ka kohe qe me duket se njerez si puna juaj, te ndershem dhe me deshira njerezore jane zhdukur me kohe. te kerkosh ta jetosh jeten me ndershmeri eshte gjeja me e veshtire e dashur. Sidomos ne kete vend, ku dhe si fjale kane deshire ta shuajne nga fjalori

  3. Iris thotë:

    8 September 2008 @ 1:04 pm

    Ka nje doze mendjemadhesie te tepruar ky shkrim.Jo se s’besoj ne aftesite e asaj qe e ka shkruar, thjesht s’me bind qe nje person qe sapo ka mbaruar shkollen dhe ka enderr te behet pedagoge, ne vend qe te beje kualifikimet e duhura pasuniversitare ne menyre qe t’ia arrije titullit qe do, kenaqet me nje vend pedagoge e brendshme. Ky vend per te gjithe do jete ne rrezik per sa kohe mund te vije dikush tjeter me nje CV me te pasur.S’ka gje per tu çuditur. S’e di si eshte personi qe e ka zevendesuar ne kete rast, po as ajo s’e ka pershkruar.

  4. flokenaja thotë:

    8 September 2008 @ 1:13 pm

    ke nje llogjike shpartalluese ti iris, nuk mund te mos jem dakort me ty lol

  5. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 1:20 pm

    Jo Iris, nuk eshte mendjemadhesi.
    Eshte nje menyre te menduari e gjithe ketij brezi.
    Kam rastin te punoj me nja 5-6 te rinj, pikerisht te brezit te kesaj vajzes dhe ve re ca karakteristika te perbashketa. Jane te mire ne pergjithesi, kane studiuar vertet, jane punetore dhe te pergjegjshem. Por kane nje problem me pritshmerine. Nuk eshte se e mbivleresojne veten, por nuk pozicionojne mire veten e tyre ne lidhje me te tjeret. Nuk e kuptojne dot, qe para se te pretendojne per shume para, pozicione te mira, duhet te krijojne me nje cike me shume perulesi eksperiencat ne pune, jo aq profesionale sesa njerezore. Te mesojne se cfare eshte puna, kolegu, orari, shefi, kolegu, pronari, hierarkia, struktura organizative, sjellja ne pune, perpikmeria, dhe si permbushen detyrimet ne pune.
    Te provojne gabimet e para, veretjejt dhe ndeshkimet e para. Te hapin syte sesi veprojne dhe punojne ata qe kane nje cike me shume vite mbi kurriz dhe me shume eksperience.
    Kete te keqe ka kjo gjenerate, keqpozicionimin e vetes. I shikoj qe vrapojne shume pas nje rroge pak me te mire duke braktis njeri pas tjetrit vendet e punes ku me pak durim mund te kishin fituar shume profesionalisht dhe jo vetem. Une e pelqej energjine e tyre, edhe vetebesimin. Por ata sjane fajtore. Eshte kaosi ne tregun e punes ne shqiperi, mungesa e metrikeve per vleresim qe e ben kete. Po keshtu dhe shkolla qe i nxjerr jashte dyerve te saj te mangut ne formim dhe pa i orientuar fare se cfare te kerkojne tash e tutje nga vetja dhe nga te tjeret.
    Kjo goca te pakten me duket krejt e cilter ne ate qe thote.
    Dhe me ngjan kaq shume me plot bashkemoshatare te saj. Identike jane :-) Shpresoj te zene mend me kohen, por nderkohe une them qe gjtihesesi jane nje brez i mire.

  6. emigrant thotë:

    8 September 2008 @ 1:23 pm

    Bill Gates:

    RULE 1
    Life is not fair - get used to it.

    RULE 2
    The world won’t care about your self-esteem. The world
    will expect you to accomplish something BEFORE you feel
    good about yourself.

    RULE 3
    You will NOT make 40 thousand dollars a year right out
    of high school. You won’t be a vice president with
    car phone, until you earn both.

    RULE 4
    If you think your teacher is tough, wait till you get a
    boss. He doesn’t have tenure.

    RULE 5
    Flipping burgers is not beneath your dignity. Your
    grandparents had a different word for burger flipping
    they
    called it Opportunity.

    RULE 6
    If you mess up,it’s not your parents’ fault, so don’t
    whine about your mistakes, learn from them.

    RULE 7
    Before you were born, your parents weren’t as boring as
    they are now. They got that way from paying your bills,
    cleaning your clothes and listening to you talk about
    how cool you are. So before you save the rain forest
    from the parasites of your parent’s generation, try
    delousing the closet in your own room.

    RULE 8
    Your school may have done away with winners and losers,
    but life has not. In some schools they have abolished
    failing grades and they’ll give you as many times as
    you want to get the right answer. This doesn’t bear the
    slightest resemblance to ANYTHING in real life.

    RULE 9
    Life is not divided into semesters. You don’t get
    summers off and very few employers are interested in
    helping you find yourself. Do that on your own time.

    RULE 10
    Television is NOT real life. In real life people
    actually have to leave the coffee shop and go to jobs.

    RULE 11
    Be nice to nerds. Chances are you’ll end up working for
    one.

  7. emigrant thotë:

    8 September 2008 @ 1:25 pm

    Te vjedhme i ka edhe Billi kto, por si thot rreglli 12: s’ka ronci cer thuhet, por KUSH e thot!

  8. flokenaja thotë:

    8 September 2008 @ 1:41 pm

    RULE 9
    Life is not divided into semesters. You don’t get
    summers off and very few employers are interested in
    helping you find yourself. Do that on your own time.

    e forte kjo

  9. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 1:43 pm

    Une kisha nisur te jepja mesim qe prej 22 tetorit, me nje mbingarkese mesimore qe as nje profesor s’e ka ne jave dhe rroga ime mujore i shkonte dikujt qe s’kishte dhene asnje ore te vetme mesimi dhe qe akoma s’e dinte se c’lende do jepte, por nderkohe i mbushej xhepi me pagen e dikujt tjeter.

    Ketu problemi ,sipas vajzes eshte edhe se nuk ishte paguar,nuk kishte marre rroge!!!!
    Dhe rroga,i shkonte dikujt tjeter qe s`kishte dhene as edhe nje ore mesimi!!!!!

    C`fare eshte kjo?

  10. E.L thotë:

    8 September 2008 @ 1:48 pm

    Lexova pak a shume komentet tuaja te cilat i mirepres.Doja vetem te theksoja nja dy gjera per te cilat me eshte pyetur ketu.Djali qe mua me kishte “zevendesuar” te cilit i beja punen,sapo kishte mbaruar universitetin e New Yorkut ne Tirane dhe sipas tij i ishin lutur per kte vend pune.Siivjet eshte futur te ndjeke masterin,pra kishim pothuajse te njejtat kualifikime sepse une sdua te permend trajnimet epo workshop-et ne te cilat kam mare pjese,apo punet part-time qe kam bere pergjate viteve te universitetit.Sigurisht,nuk enderroj te behem presidente.Pritshmerite per punen i kam shume te qarta.Nese do pyesnit profesoret e mi me te cilet kam bashkepunuar kane qene shume te kenaqur me punen time dhe me besoni kte gje sma kane thene mua,por profesoreve te tjere tek te cilet me kane rekomanduar.Une aplikova tek ai universitet me referencat me te mira nga pedagoge me te cilet kam bashkepunuar dhe nuk shkova as me referenca miqsh,as me referenca mbiemri sic kishte dhe djaloshi qe sot ka vendin tim te punes.
    Jo me larg se dje,nje profesor i nderuar nga ekonomiku u merzit shume qe une nuk pranova te kandidoja si pedagoge e brendshme te ekonomiku.Fakti qe une u shkeputa nga ky profesion me ben dhe vete te ndihem keq,por ju siguroj qe kam kaluar nje “traume”psikologjike shume te madhe duke pare se sa e pavleresuar dukej puna ime.

    Luci e vetmja gje qe duhet te te them eshte qe une jam shume e pergjegjshme ne punen qe mar persiper.Nje vit te tere shkollor nuk ka pasur asnje ankese nga asnjeri prej universiteteve qe une kam dhene mesim.Perkundrazi,une edhe sot i mbaj lidhjet me studentet e mi,i ndihmoj me materiale dhe komunikoj per ecurine e tyre dhe u jap keshilla per zgjedhje te cilat me pyesin e s’dine c’te bejne.Kur e do punen e ben me qejf,e ndoshta ishte teper heret per mua per ta prekur endrren..e mendoj dhe kte gje sigurisht,por ama nese mu dha kjo mundesi une bera maksimumin c’mundesha per situaten qe ndodhesha.Me vone,si dihet..mbase jeta do me beje akoma me te pergjegjshme se c’kam qene.Une mirepres cdo gje si eksperience me vete edhe sikur te jete zhgenjyese.

  11. Luçia thotë:

    8 September 2008 @ 1:51 pm

    Kjo Artian eshte pra kur nuk ke eksperience dhe nuk i kupton marredheniet e punesimit, por sic te ka mesu mami dhe babi qe kane punu vec ne kohen e xhaxhit, mos ja kthe llafen drejtorit dhe shko ne pune me nje llaf goje, mos kerko letra te frimosme, as kontrate pune, as ndonje angazhim formal te pales qe te ofron punen. Por mundesisht ti thuash faleminderit qe te pranojne ne auditore se eshte nder i madh per fisin qe goca u be “pedagoge”. Ky fenomeni i “tjeter jep mesim, tjeterkush i merr leket ne bordero” eshte i vjeter ne fakultete, por zakonisht behet me pelqimin e te dy paleve per arsye te ndryshme qe sja vlen me i diskutu tani. Mirepo duke qene se njera pale eshte femije qe sa ka dale nga shkolla dhe pa asnje njeri qe ti hapi syte, sigurisht qe e ka ngrene sapunin per djathe.
    Kaq eshte mer Artian. Se kjo goca ka ec me llafen e atij burrit te mire qe do ta beje definitive vitin tjeter. Po ta dish ti sa e sa pedagoge te jashtem si pune e kesaj marrin kesi premtimesh cdo semeseter nga dekantet. Pra kjo goca po te kishte pyetur nje cike perqark, do kishte mesu se nuk duhej te priste te behej aq kollaj “e brendshme” aty me nje premtim te shume muajve perpara, sepse planifikimet behen ne fillim viti, ndikohen nga kerkesa qe ka, numri i degeve, kurseve, studenteve qe do vijne, direktivave te Ministrise, qejfit te rektorit, dekanit, shefit te departamentit e shefit te katedres, buxhetit etj etj. ehuuu

  12. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 1:54 pm

    Artian..kjo gje ndodhte sepse mua shefi i departamentit nuk me kishte thene qe se kishin firmosur vendimin tim,e nderkohe qe une prisja te merrja rroge ne fund te muajit,me komunikuan qe une do vazhdoja te paguesha si pedagoge e jashtme nderkohe qe pagen time e merrte ky tipi tjeter qe akoma s’ishte prezantuar ne universitet.
    Keto gjera ndodhin ne Shqiperi.Dhe une kam pasur rastin me te mire per ti hedhur ne gjyq,por eshte si ti futesh detit me kembe..as qe ja vlen.Une dua thjesht ta harroj ate ambjent dhe ata njerez sepse te gjitheve ju kam lene Zotin!!

  13. zarathustra thotë:

    8 September 2008 @ 1:55 pm

    Pedagogen e re po ta kishin keshilluar qe te duronte, me pak perultesi mund tja kishte arritur qellimit per te realizuar endrren e saj por Durimi ushtrohet me kalimin e viteve, me eksperience, DHE eksperienca dihet se eshte mesuesi me i keq, perpara te ben provimin pastaj te jep leksionin.
    Ne kohen kur isha student pedagoget nuk na lejonin me teper se gjysem ore te punonim me kompjuterat (AUTOCAD), sepse sillnin femijet e tyre qe te praktikoheshin me kompjuterin duke lozur. Keto probleme nuk jane vetem ne Shqiperi por edhe ketej. Para 2 vjetesh bera kerkese per te punuar si inxhinier ne centralin ku punoj, jo vetem qe nuk ma pranuan por me hoqen edhe nga vendi i punes ku punoja duke me thene “DAI FASTIDIO AI RACCOMANDATI”!

  14. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 1:55 pm

    Pikerisht dhe ndaj e shkruajta ketu eksperiencen time Lucia,per te “ndricuar” ata femije te tjere te cilet genjehen si une.

  15. Luçia thotë:

    8 September 2008 @ 1:56 pm

    E.L.
    Nuk vura ne dyshim pergjeshmerine tende ne asnje moment.
    Vura ne dyshim pritshmerine qe ke ti per gjerat.
    Dhe une do te te rekomandoja shume te shkeputeshe nje cike nga rekomandimet dhe mendte qe te japin njerez qe gjithe jeten e tyre kane punuar “pedagog”. Nqs punon jashte unviersitetit do ta kesh kuptuar tashme sa ndryshon jeta reale nga ato qe ke pare e degjuar ne FAKULTET :-) Suksese E.L.
    Ishalla te plotesohen gjithe deshirat.

  16. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 1:57 pm

    zarathustra…sa kohe duhet te duroja pa u paguar dhe nderkohe qe punoja me shume se nje i brendshem dhe nderkohe qe me ate rroge do me duhej dhe te jetoja?keto pune nuk kane kohe..sidomos kur sheh se jane premtime ne ere dhe asnje gje me shume.

  17. une thotë:

    8 September 2008 @ 1:58 pm

    Ne dhjetor shefi i departamentit me uron perpara stafit pedagogjik qe isha emeruar si pedagoge e brendshme. Nuk mendoj se do jem lumturuar ndonjehere me shume se ne ate moment. Ja dola me ne fund…!! Dhe keshtu pasuan dite te tjera duke dhene mesim.

    Ne fund te dhjetorit, kur shkova te bisedoja per probleme rutine me shefin, ai me thote qe rektori s’e kishte firmosur emrin tim si pedagoge se ne vendin tim kishte vendosur dike tjeter. Dhe me kerkoi vetem pak kohe per ty se dhe ti do rregullohesh

    Rumpalle. Vec prezantimit para stafit nuk kishte ndonje cope leter per te firmosur? Quhet kontrate, ne te percaktohet roga pushimet, detyrat etj etj. Nje mesim i mire per ata qe do te fillojen pune. Kerko kontrate, leter me firme e vule nga natlmadhnia e vendit te punes.

    Keshtu gjerat behen vetem ne shqiperi. :(
    Ndersa sa per verejtet e peshkatereve me duken pa vend. Duken me shume si justifikim per te mbrojtur ate qe i ndodh ne institucionet tona.

  18. flokenaja thotë:

    8 September 2008 @ 1:58 pm

    Veji mend punes qe ke tani goce, e mos u jep dhe aq rendesi fjaleve te peshkatareve se ti e di vete se ku te pikon çatia… edhe me gjyqe nuk nxjerr dot gje ne selamet, i ke pare politikanet qe hengren turinjte e njeri -tjetrit me llafe e thashetheme si grate e liga, po kur vjen puna te gjyqi, asnjerit nuk ia mban ta hedhe tjetrin ne gjyq, se dihet mo … Shqiperi hesapi…

  19. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 2:00 pm

    Faleminderit Lucia,sigurisht tani jam ne nje vend pune tjeter dhe kuptoj ndryshimin..sidoqofte nuk e kisha shkeputur asnjehere veten nga realiteti i punes edhe pse fakultetit ka vecantite e veta dhe mjedis tjeter si cdo pune qe ka vecorite e veta.

  20. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 2:03 pm

    sigurisht skam ndermend ti futem asnje gjyqi,por edhe nese do ta beja do e quaja te fituar “moralisht” te pakten sepse edhe dokumenta zoterohen.Jane vendimet e firmosura nga shefi i departamenti,dekani i universitetit dhe nga shefi i personelit.Keto dokumenta figurojne me firma dhe vula te universitetit dhe jane edhe ne protokolle po as qe kam ndermend te merrem me me to.

  21. flokenaja thotë:

    8 September 2008 @ 2:06 pm

    Une te uroj te ngjitesh lart e me lart, sa per zhgenjimet na ke te gjithe “bashkevuajtes” …

  22. Ms.Er thotë:

    8 September 2008 @ 2:08 pm

    Faleminderit :)

  23. Luçia thotë:

    8 September 2008 @ 2:10 pm

    E vetmja gje ku une nuk ja fal naivitetin, eshte qe kjo vajze nuk erdhi nga ndonje Unversitet i huaj, por po nga rrumpalla universitare shqiptare.
    Duhej ta dinte mire se ca e priste sepse po vepronte ne terren te ngjashem. :-)

  24. zarathustra thotë:

    8 September 2008 @ 2:18 pm

    Kane nje shprehje ketej qe thote: - “GLI ULTIMI ARRIVATI MANDANO AVANTI LA DITTA” (te fundit qe punesohen cojne perpara nderrmarrjen)

  25. Penar Musaraj thotë:

    8 September 2008 @ 2:23 pm

    Amon, Luçie, se naiviteti i te rinjve eshte e keqja me e vogel qe del nga kjo histori… (perballe mashtrimeve dhe kalbjes se atyre me “eksperience”)

  26. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 2:23 pm

    Luc ,

    Si na e nxirrke qe problemi qeka tek fakti qe kjo goca ( bresi i saj ) qeka ne kte kategorine qe nuk e njef … se cfare eshte puna, kolegu, orari, shefi, kolegu, pronari, hierarkia, struktura organizative, sjellja ne pune, perpikmeria, dhe si permbushen detyrimet ne pune…

    Po ai qe i zuri vendin dhe qe eshte ne te njejtat kushte nuk ka te tilla probleme ???

    Si keshtu po nxjerr konkluzione qe ka probleme brezi dhe jo korrupsioni sic nenkupton vete shkrimsjellesja ??

    A nuk ka dite zero per ti mesuar keto gjera apo duhet me te taku ty per ti mesu ?

    A nuk te duke qe po ben budallaen me zor duke i dhene keshilla publike nje njeriu kur nuk ke as moshen dhe as eksperiencen per te marre te tille rol??

    Kaq shume eshte e veshtire te kuptosh qe keshillat i japin te mocmit ??

    E.L ,

    hape dhe me shume lojen nese ke kurajo dhe na thuj ndonje emer sekseri dhe sa ishte gjoba qe te kerkuan ??

  27. sol-nox thotë:

    8 September 2008 @ 2:27 pm

    ej po paske qen kolege me ditjonen dhe endrin :)
    une kam respektin me minimal per pedagoget e brezit te ri. ata 20-30 qe njoh prej ketij grupi me lene te zhgenjyer si per sa i perket formimit te pergjithshem (qe i duhet cdo pedagogu), ashtu dhe per sa i perket erudicionit ne lenden qe pretendohet te transmetojne. bejne gafa qe…po keto do i shkruaj kur te jete momenti i bejteve. madje nje pedagoge qe ka aptur pikerisht karrieren e kesaj goces (do kene qene ne klase kam pershtypjen - e me pas dhe te skanderbegsat e te ekonomiku) nuk e dinte c do te thote erudit, mendonte se dtth murg qe nuk ha nuk pi dhe nuk shoqerohet. me eshte dashur cerek ore t’i shpjegoj qe atij i thoshin eremit…
    duhet me lexu shume per tu bere pedagog, nuk mjafton diplloma, duhet me lexu dhe me fitu eksperience te mire per ca vjet.
    me vjen keq per perjetimin tend negativ, si dhe per babin qe eshte ish-gjeneral. te uroj te ribehesh pedagoge, dhe uroj qe yt ate te gjeje ushtri te tjera per te komanduar.
    mendimi im, nese do te behesh pedagoge futju punes shkencore, bej dy a tre studime, e pastaj shih e bej

  28. dudla thotë:

    8 September 2008 @ 2:32 pm

    po si ka mundesi qe ju sulet kesaj te shkretes dhe e bot cope, eeee. jeni te gjithe mesa duket te infektuar me kete r4ealitet te neveritshem, Qe te shkref cdo deshire, cdo enderr, cdo lloj ideali. Ndaj e vemtja keshille qe i japim vajzes eshte maj mir ate ven pune qe ke dhe mos bej ze. se ndryshe????turp

  29. akvll thotë:

    8 September 2008 @ 2:35 pm

    zhgënjyese.

  30. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 2:43 pm

    Luci ,le te kapemi te rroga.
    ..mu me shqetson fakti se ku shkoje rroga?Dhe si ka mundesi te funksionoj nje sistem i tille,ne Universitetet.

    ..”tjeterkush i merr leket ne bordero” eshte i vjeter ne fakultete

    Po kjo borderoja,eshte per ti q..eru qepen,kesaj pune moj Luci, a kupto ku e kisha ..?

    Vazhdohet me stilin e vjeter.

    Tani kjo vajza ,nuk eshte kid,por e re!…Pra eshte nje e punesuar,jo fshesaxhie,se edhe aty duhet te kete rregulla, per marjen ne pune…dhe jo ne nje institucion arsimi!!

    Rrogen kush e mori,dhe ai qe e ka marr,ka vjedhur vleren, e nje pune te pa punuar!

    Sistemi i vjeter duhet shkatruar.

    ..kjo gje ndodhte sepse mua shefi i departamentit nuk me kishte thene qe se kishin firmosur vendimin tim,

    Arsimtarja e re,duhet te hedh ne gjyq,pune marsin,shefin e departamentit,i cili nuk ka zbatuar rregullat e punesimit te arsimtareve.
    Dhe se paku te demshperbleje,vleren e punes se pa paguar te punonjesit,arsimtar,ne institucionin e arsimit.

    Kush dhe si, mbrohen te drejtat e punonjesve?.Ku eshte ky shtet i qelbet?.

  31. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 2:43 pm

    O Koth,
    Kesaj goces nuk i zune vendin.
    Vendin ta zene kur e ke.
    Kesaj nuk ja dhane. Dhe ti mos na bej moralistin derrdellites kot.

    sepse mua shefi i departamentit nuk me kishte thene qe se kishin firmosur vendimin tim,e nderkohe qe une prisja te merrja rroge ne fund te muajit

    Nuk me kishte thene, nuk e kishte firmosur, nuk nuk nuk.
    Llafe goje pra. Korrupsion thua ti ? Po mer kush po e mohon.
    Vullnetarizmat nuk pijne uje ketu. Mua me vjen gjynah per ket gocen por i takon te jete me kembe ne toke se nuk vinte nga Parisi. Ke ato lloj rektoresh, dekanesh e pedagogesh kishte perplas koken kjo per 4 vjet. Apo ato qe e kishin rekomandu, dhe marre neper workshope ishin ndryshe ee ???? Ngeli e keqja ke akademia ushtarake athere ? Po dale mer, se njesoj eshte gjithandej. Zvarritje disa vjecare per tu bere pedagog i brendshem. Kjo dihet mire !!!!! Eshte FAKT !!!!! Pervecse kur ke perkrahjen unanime te gjithe njerezve qe ndikojne ne mendimin.
    Ato komentet mbi brezin ja bera ne pergjigjje te Irisit dhe te lakimit te vetive personale dhe endrrave ne shkrim. E perseris, kane problem me vetepozicionimin kur mbarojne shkollen. Si nuk degjova nje njeri qe te me thote : Kam deshire te punoj diku e te mesoj ndonje gje, qe te vlej nje cike me shume ne profesionin tim, qe te shitem me shtrenjte ne treg, qe dhe po u bera pedagoge te kem ctu mesoj femijeve te tjere, e jo tju jap te bluar ate qe lexoj te pabluar neper libra. Por fillon qe tek deshira per tu bere “pedagoge” . Pse dreqin e kane te gjithe kete deshire se nuk e kuptoj.
    Ca eshte ? Deshire per tu ndjere i fuqishem ? Dakort, kjo goca paska deshiru me zemer te jete mesimdhenese, por gjithe ata te tjere qe i kam degju ti largohen vendeve te punes ku duhet te ulin menderen dhe te japin llogari per punen, per tu bere PEDAGOGE ????

  32. Blendi Salaj thotë:

    8 September 2008 @ 2:46 pm

    E. faleminderit qe e ndave me ne kete eskepriencen tende zhgenjyese. Suksese ne punen e re. Gjithsesi mos e lesho endrren akoma se “shpresa vdes e fundit”… Do flasim! :D

  33. lib thotë:

    8 September 2008 @ 2:47 pm

    Nga historia e E.L. rikonfirmoj edhe njehere moralin e fabules ne Shqiperi: korrektesia ne pune, ndershmeria dhe serioziteti jo vetem nuk do te te ndihmojne per te bere karriere (ne shtet), por perkundrazi po ishe shume e ndershme rrezikon edhe ate vend qe mund te kesh.

    E.L. Nuk je rast i izoluar fatkeqesisht. Njoh nga afer disa raste te tilla. Ne institucionet shteterore imoraliteti dhe paaftesia jane fenomen shume i perhapur.
    Mgjt ne privat aftesite vleresohen. Mos je punesuar ne privat?

    @zarathustra: ne shume aspekte italia ngjan me shqiperine prandaj nuk do ta merrja per shembull :-(

  34. Perparim Hysi thotë:

    8 September 2008 @ 2:47 pm

    Po pse ia ruake akoma emrin dhe mbake sekret emrin atij rektorit apo ke frike se i prishet ajka?Cirrja masken dhe shko e ngopur.Njerezit qe cajne me djersen e ballit rruges se jetes,gjithmone jane neperkembur ne nje shoqeri ku nepotizmi dhe militantizmi ben mu!E sa para ben solidariteti yne!Jam i sigurt qe do te cashe perseri,se”kopsen e arte”nuk e le njeri te bjere per toke.Aq me shume kur tani s’ka vetem nje alternative.Me dhimbesh sikur te jesh cupa ime.Te uroj fat dhe kjo”neperkembeje”te te mbushe me energji.Fat te mbare,thashe!Te tjerat,ndreqen pastaj…

  35. berti thotë:

    8 September 2008 @ 2:48 pm

    E.L, uroj qe pesimi te jete bere mesim. Mire eshte te mesosh nga pesimet e te tjereve(do te mjaftonte metem pak informacion me teper). Megjithate te jesh e bindur, se kete perjetim e ke per shkak te moshes. Perkushtoju punes dhe mundohu te jesh e zonja ne ate qe ben.
    Nuk ke ç’te besh tjeter. Historia jote eshte shembulli klasik, prandaj Sistemi Arsimor shqiptar eshte ai qe eshte.
    Te uroj mbaresi.

  36. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 2:50 pm

    ai burri,Luco,eshte shefi i departamentit-dhe vajza ka hy ne nje institucion,a mer vesh tina,dhe jo te tregu ku bohen pasaportat fallco!!
    ose ne rruge,(hajd se di une i ven ku te punosh,do me japesh mu kaq.. dhe e qerume puna)

    Vajza duhet ti qeroj..qepen e nones atij shefit.

  37. zarathustra thotë:

    8 September 2008 @ 2:50 pm

    NON E’ BRAVO QUELLO CHE NON CADE MAI, E’ QUELLO CHE CADE E SA RIALZARSI (Nuk eshte i zoti ai qe nuk bie kurre , por ai qe bie dhe di te ngrehet.)

  38. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 2:51 pm

    E gjitha eshte nje episod tipik i shkelmimit te MERITOKRACISE para nepotizmit, korrupsionit apo interesave te tjera meskine. Por, te me ndjeje EL, eshte zhgenjyer, ka marre nje krisje idealizmi saj por nuk ehste tragjedi dhe as nuk fundi botes.
    Aq me teper ne kete kohe kur universitetet private po mbijne si kerpudhat.Dhe vokacionin e saj fare mire mund ta realizoje ne nje universitet tjeter.Besoj se privatet e vleresojne pak me mire meritokracine.
    Kjo eksperience zhgenjyese e vajzes me kujtoi ca vargje te nje vjershetori popullor:
    Meritokracia?
    te ishte keshtu,
    ne vend te nje peme
    nuk mbillej nje hu(dru)
    Edhe aspekti qe ka prekur Iris eshte i vertete. Me pelqejne keta te rinjte e sotem ambicioze, me vetebesim dhe pa komplekse inferioriteti por pikerisht aty shikoj shpesh edhe nje lloj arrogance, nje padurim per t”i kapur majat me nje kercim. Disa me kujtojne ate qe tregohej dikur me ushtaret: e ben dot kuzhinier? posi, ne vend, edhe pse se kishte fare haberin apo eksperiencen.Edhe ne administraten shteterore pikerisht se funksionon institucioni mikut apo militantizmit ndodh qe te rinj kapin direkt majat e menaxhimit te nje institucioni.
    Mund te kesh nje diplome exelent por duhet edhe pak pervoje, pak gradualitet.
    E keqja eshte se ne ket memedheun tone te dashur nuk funksionon as meritokracia dhe as mekanizmi karieres.
    Kshu ET, ke humbur nje beteje, por jo luften.
    Suksese
    apo mashtrimi, nga Fakti qe EL ka nje mesatare te larte, kaq pasion per tu bere pedagoge dhe me pas mashtrohet nga punedhenesi, pas premtimit apo gjysem zyrtarizimit si pedagoge brendshme CV te

  39. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 2:53 pm

    Dy fjalite e fundit kaluan pa vemendjen time:)

  40. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 2:54 pm

    me komunikuan qe une do vazhdoja te paguesha si pedagoge e jashtme

    Ti paguan te 16 oret ??? Ka ende kufi se sa ore paguhen ? Apo te paguan me pak se c’kishe punuar ?
    Nqs ti kane pagu oret, ai tjetri nuk ka marre rrogen tate. Ti ke marre leket per punen qe ke bere. Ty te kane prere ne bese, te kane dale llafit. P
    Sepse ti pervecse per muajin dhjetor a ke qene krejt e ndergjegjshme qe ke qene e punesuar e jashtme.

  41. belle_fleur thotë:

    8 September 2008 @ 2:55 pm

    E.L. me vjen keq per zhgenjimin qe ke pesuar, por do te thoja qe zhgenjimet jane pjese e jetes dhe eksperiencave tona. Ne nje ane na bejne me te forte dhe na mesojne sesi te veprojme ne te ardhmen. Por, do te pyesja, vertet e mendon qe nje student qe del nga universiteti eshte i pajisur te mesoje moshataret e vet? Nuk ve ne dyshim aftesine tende, por sinqerisht, ne asnje universitet te huaj nuk lejohet qe nje studente qe sapo ka mbaruar studimet, te lejohet te jape mesim menjehere. Nese ka mbaruar masterin, dhe ka punuar si asistente profesore, ndoshta atehere hapet drita jeshile.

    Sdq, te uroj suksese kudo qe te jesh. Ndoshta do reflektosh mbi eksperiencen tende dhe nese vertet te japesh mesim ka qene endrra jote me e madhe, une do te thoja mos u dorezo. Merr disa vite eksperience jashte institutit ku jepet mesim, fito sa me shume pervoje qe te jesh me e pregatitur dhe me e forte per te perballuar dhe stresin dhe korrupsionin qe do hasesh ne universitet, dhe atehere ke per t’ja dale mbane endrres tende.

  42. AlisaT thotë:

    8 September 2008 @ 2:57 pm

    O Luc,

    tani une nuk e kuptoj perse kjo vajza nuk duhet te kishte deshire per pedagoge? Perse jo? Mua me duket shume pozitive qe kjo vajza, edhe pse e re, e dinte se cfare donte .. dhe pikerisht ketu e ka burimin e dhe zhgenjimi i saj tek konfrontimi i deshires dhe mundesise. Problemi qe kjo goca ngre eshte nje problem i madh: nepotizmi dhe miqesia, sepse po asfikson zhvillimin. Sigurisht, qe ne vende te vogla ka nje doze me te larte te rolit te mikut, megjithate, eshte ne interesin e nje vendi, ne zhvillimin e tij, qe te terheqe me te mirin, me te edukuarin, kualifikuarin.

    Pavaresisht faktit nese e mori apo jo rrogen ai i dezinjuari i brendshem, problemi ngelet, dhe eshte ai qe ka traumatizuar te rene e shkrimit: pa mik enderrat ngelen ne sirtar!

    Dhe ketu pastaj hapet nje disktutim i tere mbi menyren, procedurat e punesimit ne univeristet shqiptare. Keto procedura jashte jane te hapura, duke filluar qe nga berja e ofertes per vendin e punes publik, e deri tek procesi i perzgjedhjes qe eshte relativisht i hapur dhe synon te zgjedhe me te mirin! Vetem se per te zgjedhur me te mirin, pa subjektivitet, duhen kritere te percaktuara qarte dhe, m’u ketu, eshte problemi tjeter i punesimit ne universitetet shqiptare.

  43. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 2:58 pm

    po mer Artian, dakort
    Jo nonen, por gjithe fisin atij rektorit !!!!
    Nuk e perjashton kete diskutimi im.

  44. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 2:59 pm

    Jane edhe nje cike,njerzit e bute aty,i duket shefi i departamentit si gogol.,ai eshte thjeshte nje nen punes. shteti,,dhe kur eshte keshtu,dhe shikon qe te eshte bere nje padrejtesi,duhet ta ndjekesh kete pune deri ne fund.
    Suksesi arrihet kur te gjithe,qe vuajne nga e njeta sindrome,e ngrene zerin larte,te cirren,te cirren,deri sa i Shefi i departamentit ti duket vendi i punes si vrima e miut,ose mos ta shohi me ate vend pune.

  45. Marini thotë:

    8 September 2008 @ 2:59 pm

    E. faleminderit qe e ndave me ne kete eskepriencen tende zhgenjyese. Suksese ne punen e re. Gjithsesi mos e lesho endrren akoma se “shpresa vdes e fundit”… Do flasim

    :lol:

  46. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 3:01 pm

    po e rregulloj nje cike ate me siper te ores 2.54 se keqkuptohet dhe se nuk e postova te gjithe:

    Nqs ti kane pagu oret, ai tjetri nuk ka marre rrogen tate. Ti ke marre leket per punen qe ke bere.
    Ty te kane prere ne bese, te kane dale llafit ! Patjeter qe po !
    Por si procedure burokratike, ti pervecse per muajin dhjetor a ke qene krejt e ndergjegjshme qe ke qene e punesuar e jashtme ???
    Ka nai leter ku ata marrin persiper te te punosojne apo vetem premtime me goje ? Pra ne leter angazhimi ka qene vetem per part time ???

  47. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 3:01 pm

    Pervecse kur ke perkrahjen unanime te gjithe njerezve qe ndikojne ne mendimin.

    Ke ndonje medim tjeter vec kesaj ? Ti po jep keshilla per brezin dhe po e ben fajtor se nuk njef ato qe citova me siper.

    Dhe pyetja eshte e qarte : Si e akuzon brezin ti kur eksperiencen per ta konstatuar kete e ke zero.

    Dakort, kjo goca paska deshiru me zemer te jete mesimdhenese, por gjithe ata te tjere qe i kam degju ti largohen vendeve te punes ku duhet te ulin menderen dhe te japin llogari per punen, per tu bere PEDAGOGE ????

    Si tani na dalka dhe deshira e paragjykuar !!?? Cer ke te degju gjithe ata te tjere. Si keshtu capraz ti goce ? Si keshtu kjo vajza ne nje krah dhe gjithe te tjeret qe di ti ne krahun tjeter ? Edhe kete e mesove se ke shpine afer Universitetit ??

  48. berti thotë:

    8 September 2008 @ 3:01 pm

    spiritus thote: “Besoj se privatet e vleresojne pak me mire meritokracine.”
    Me ndonje perjashtim, Universitetet private ne shqiperi jane bere si “qoska qoftesh”. S’ke me çfare biznesi te merresh, hap nje Universitet. 2500 Euro/vit, 4 vjet 10 000 Euro. Te jap 15 000 Euro dhe me jep diplomen me dhjeta se me duhet.

  49. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 3:04 pm

    tani une nuk e kuptoj perse kjo vajza nuk duhet te kishte deshire per pedagoge? Perse jo? Mua me duket shume pozitive qe kjo vajza, edhe pse e re, e dinte se cfare donte ..

    Nuk e kisha per ty kete, e kisha per diskutimin jashte teme qe bera ne pergjgijje te postimit te Irisit. OK.
    Ishte jashte teme, por une i qendroj mendimit te shprehur me lart qe ka abuzim ne te ashtequajturen “deshire” per tu bere pedagog. Sepse eshte bere balte ky profesion. I eshte vene damka pikerisht sepse eshte abuzuar shume.
    Nejse, me falni devijimin.

  50. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 3:07 pm

    Berti, ajo eshte ceshtje tjeter sic perflitet dhe po degjojme, por devijojme nga tema. Peshku dhe specialistet e tij: ) mund ta trajtojne ne nje rast tjeter.

  51. toko thotë:

    8 September 2008 @ 3:18 pm

    Luci,
    Une kam njohur dike qe ka kaluar peripeci te tilla dhe dua te them se eshte pikerisht naiviteti i te rinjeve. Ai/ajo qe njoh une nuk ju fut gjyqeve as shkrojti tek peshku por mori malet nga syte kembet nga ai vend dhe sot eshte i/e lumtur diku ketej nga nahija jone.Ne fakt eshte nga ata qe as qe duan tja degjojne emerin shqiperise. Rinia ka shume endra po ja vrare ajo vret dashurine per vendin. Dhe per kete faji nuk eshte i saj.
    Me bindje dua te them se nga peripecite e tij/asaj humbi vendi dhe jo ai/ajo.
    EL
    ne pergjithesi do te deshiroja qe urejtien e momentit ta drejtosh ne denimin e atij sistemi mafioz rumpalle qe eshte ne shqiperi dhe mos i degjo peshkateret per tu bere edhe ti si ata qe te vrane enderen. Personalisht me keqardhje do te jepja te njeten keshille qe te dhane peshkataret. Ki parasysh qe me kete keshille nje dite do te behesh edhe ti si ata qe sot po permend ketu, vec kjo quhet mbijetese ne rumpalle vend. Dhe keshtu mbyllet rrethi, ata vrasn endren tende ne/ju bejme si ata vrasim endren e te pasardhesves e duam te mbijetojme dhe ata qe do te vijne pas teje per te mbijetuar bejne si ty.
    Tani per ty eshte zgjidh e mer ose keshillat tona ose moralin trend rinor

  52. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 3:30 pm

    Kur e ke bo shkollen ti KOTH ???
    Bujrum i here ke shkollat e pas ‘90 dhe fol pastaj.
    Se zoterote ke bere shkolle ku uleshe ne bange e kishe liber perpara dhe degjoje ca thuhesh ne klase. Ku provimi korigjohesh me tere mend.
    Kur nder 20 pedagoge qe te kane dhene mesim 2 i ke pasur te hajrit.
    Ku futej mik maksimumi me nje arke me rrush e me 1 gjel deti.
    Po ku ai i zoti dhe ai trapi, te pakten ishin ne kushte te njejta per te nxene.
    Dil i here, dil nga shkollat edhe pastaj fol. Edhe nga fakulteti ku ka dale shkelqyeshem kjo goca dil i here. Bisedo i here me 2 brezat e fundit qe kane nxjerre keto shkolla. Merri nja 10 veta kot per interviste pune e futi nje dore muhabet me ta dhe ke per te pare se si do te te ndrshoje kendveshtrimi dhe i vetmi mendim qe do kesh per brezin dhe ambientin ku eshte brumos ky brez nuk do jete qe “eshte brezi i ri”. Per kete brezin e ri mua mos me akuzo, sepse kam bere per ta me shume se ti. Dhe gjeja me mend qe kam bere, pervecse ti ndihmoj dhe perkrah fuqishem me aq sa kam pas mundesi ne pune, ka qene qe hoqa dore vullnetarisht prej te qenit PEDAGOGE e ketij brezi.
    Sepse eshte pergjegjesi e madhe te mesosh femijet e te tjereve o vella. Eshte pergjegjesi do perkushtim, kohe, do te kesh luksin te kesh burime te tjera te ardhurash, te kesh baze materiale e didaktike per tu zhvilluar per vete e per te zhvilluar te tjeret me pas. Se librin e lexon vete studenti o vella, pedagogu nuk eshte per te rujt qetesine ne klase e per te marre mungesat. Eshte per ti ofru dicka me shume se libri, eshte per ti hap syte, per ti ofru nje kendveshtrim te ri per lenden por edhe per jeten.
    Prandaj une paragjykoj “deshiren”. Sepse keto deshira po marrin ne qafe kalamajte qe po shkojne ne shkolle. Brezi im psh ka shume veta te marre ne qafe nga tendenca e momentin te athershem qe ishte : Dega e Gazetarise. Mos ja vrit endrren femijeve thoshte njera (qe ti e njef me siguri) qe u fliste per poezi dhe letersi, dhe qe ja mbushi mendjen coi ne ate dege apo ne degen e punes Sociale nje qerre me goca inteligjente, qe kishin fituar kompeticione kombetare ne shkenca te tjera, qe mund te ishin bere mjeke, inxhiniere, apo ekonomiste te zonjat, dhe qe sot kane perfundu ne rastin me te mire sekretare ne ndonje OJF ose duke bere me shpirt neper dhembe ndonje master ne shkencat gjinore.
    Ishte humbje per ato vete, dhe per ne te gjithe. Sepse ishte keqpozicionim i kapaciteteve.
    Dhe ne fund, shkrimi i kesaj vajzes se nderuar, nuk erdhi vetem ne formen e thate te denoncimit te fenomenit por i zbukurar me deshirat, endrrat, ambiciet e saj. Kshu qe ti sme ndalon te komentoj mbi keto. Kush je ti qe me ndalon i here. ??? :P Per te komentu kena ardhe ketu dhe per ta pare cdo shkrim nga secila ane qe kemi qejf.

  53. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 3:31 pm

    belle_fleur,

    shiko pak kete detaj ne shkrim :

    Djali qe mua me kishte “zevendesuar” te cilit i beja punen,sapo kishte mbaruar universitetin e New Yorkut ne Tirane dhe sipas tij i ishin lutur per kte vend pune.

    Pa dashur te replikoj me komentin tend qe do ishte plotesisht i drejte , por jo ne rastin ne fjale.

    U beme si ajo historia e atij qe kishin vjedh qe e keshillonin te mbante qen . Kjo eshte per te vene duart ne koke.

  54. belle_fleur thotë:

    8 September 2008 @ 3:42 pm

    Koth, vajza ne fjale nuk duhej te ishte treguar me e kujdeshme ne kete situate. Me sa po kuptoj, kjo ka mbaruar shkollen ne Shqiperi dhe ka pare me syte e saj korrupsionin dhe burokracine qe ndodh. Me habit fakti qe asnje se paska pregatitur ose t’i thote nje fjale, qofte edhe nga familja, kij kujdes se me keta zagaret qe jane ne universitet, s’ju zihet bese? Mua s’me habit fakti qe kjo vajza eshte genjyer dhe eshte prere ne bese, sepse ne Shqiperi behen pazarlliqe te paskrupullta. Kjo s’do te thote qe duhet toleruar dhe te bejme sehir, (madje vleresoj guximin qe ajo ka shkruajtur), por sinqerisht te ishte treguar pak me naive ne rastin ne fjale.

    Nejse, se s’dua te bej te dituren dhe te mencuren ne kete disktutim. Sic thashe dhe me lart me erdhi keq per cka ka ndodhur dhe i uroj E.L suksese ne rrugen qe ka nisur.

  55. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 3:45 pm

    Po mi Luci,tani te besoj se ne fakt ashtu eshte.,ai/ajo studenti ben shkollen,babi,paguan parat.
    Ekollajshme,por puna eshte tek puna,dhe kur trongli piqet ne hije,i gjithe plantacioni del kungull.
    Dhe po doli keshtu,ene shteti,te ma me rrena,per 100vjet.

  56. belle_fleur thotë:

    8 September 2008 @ 3:46 pm

    typo “duhej”

  57. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 3:53 pm

    Luci , me beri pershtypje fakti qe vullnetarisht ke hequr dore nga mesimdhenia si pedagoge.Dhe arsyet qe ke dhene me duken bindese ne parim. Eshet e vertete, te jesh sot ne kete boten e internetit pedagog ne nje universitet eshte angazhim i madh dhe, ne se do te jesh vertet modeli i diturise dhe qytetarise per studentet, eshte edhe sakrifice. Por gjerat ketu (sidomos pedagofg i jashtem) merren si nje engledisje dhe si nje mundesi ose per ca pare me shume, ose per me shit pak p.. para miletit.
    E degjon vazhdimisht te njerz te ndryshem qe thone: ore pse nuk marim ca ore andej nga fakulteti? Kaq shume e thjeshtezojne dhe banalizojne artin dhe sakrificen e mesimdhenies saqe duket sikur thone: jemi qe jemi, kohe te lire kemi, a luajme nje dor tavell???..

  58. Iris thotë:

    8 September 2008 @ 3:56 pm

    Mua me behet qejfi qe ka njerez te ndergjegjshem si Luçi :)

  59. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 4:04 pm

    me beri pershtypje fakti qe vullnetarisht ke hequr dore nga mesimdhenia si pedagoge.

    Do sinqeritet peshku spiritus nuk do llafe.

    Tani ai qe prisja erdhi . Kalofshi nje dite jo si 1 Prilli !

  60. berberi thotë:

    8 September 2008 @ 4:07 pm

    Mua me duket se Rektori i Universitetit Ushtarak ka vepruar drejt, ose me mire te them se nuk shoh ndonje padrejtesi ne rastin konkret. Vajza ka filluar jo si definitive (pra si e jashtme) me 22 tetor dhe eshte normale qe perpara se te merret ose jo definitive ti nenshtrohet nje periudhe prove. E kjo periudhe prove qe ka zgjatur pak vetem 8 jave, ka perfunduar negativisht per vajzen. Rektori mund te kete disa aresye te forta qe nuk e ka firmosur punesimin e perhershem te saj, per sa kohe une nuk kam fakte qe ta kundershtojne kete gje. Nje arsye (kete po e sajoj une ashtu kot sa per muhabet) mund te jete te qenurit e seksit femer dhe pothuajse moshatare me djemte Skenderbegas. Pa dashur te paragjykoj aspak, nje pedagog mashkull ne shkolla te tilla potencialisht eshte me i pranueshem se sa nje vajze e brishte, kjo e mbeshtetur edhe nga eksperiencat e Rektorit perkates!
    Sidoqofte pa degjuar komentet e pales tjeter (pra te atyre qe akuzohen) une mendoj se po ekzagjerohet pak si shume “tragjedia” e pedagoges se re qe kerkonte te behej e tille direkt nga bankat e shkolles.
    Une psh nuk do te lejoja kurre (nqs do te isha Rektor) qe te merrja ne pune pedagoge pa pasur me pare nje eksperience pune ne terren e shoqeruar kjo me studime post univerisatare. Gjithashtu, ne nje shkolle me permasa te medha mashkullore, do te tregohesha shume i kujdesur ne perzgjedhjen e seksit femer pavaresisht aftesive profesionale.

  61. Permetari thotë:

    8 September 2008 @ 4:16 pm

    Ajo qe me habit eshte se si nje e porsadiplomuar ndihet kaq e bindur se eshte me se e afte te jape mesim si pedagoge. Ajnshtajni vete ka patur shume hezitime per ket pune. Hiqni dore nga entitlements. Puna e pedagogut nuk eshte e lehte. Askush nuk duhet te lejohet te jape mesim ne universitet, te pakten pa nje Master. Doktoratura eshte norme, Masteri duhet te jete madje perjashtim, per ata super te talentuarit dhe super te dedikuarit. Favorizimet e njerit apo tjetrit jane ceshtje tjeter pastaj.

  62. Leon thotë:

    8 September 2008 @ 5:18 pm

    Kam rastin te punoj me nja 5-6 te rinj, pikerisht te brezit te kesaj vajzes dhe ve re ca karakteristika te perbashketa. Jane te mire ne pergjithesi, kane studiuar vertet, jane punetore dhe te pergjegjshem. Por kane nje problem me pritshmerine. Nuk eshte se e mbivleresojne veten, por nuk pozicionojne mire veten e tyre ne lidhje me te tjeret.

    Atehere duke besuar 100% keto qe shkruan me larte, a nuk mendon se “shefi”, “dekani” , “bosi” (mund te gjejme me dhjetra epitete) ka faj dhe pergjegjsi ndaj ketij “te riut” ne profesion?
    Kaq e veshtire eshte te inkurajosh, te vleresosh apo edhe te durosh nje moment nxitimi ashtu sic ke bere edhe ti vete nje here e nje kohe?
    Pergjerisa ti vete ke ditur te gjeshe “gjuhen” e duhur me brezin e kesaj vajzes pse nuk mund ta bejne te tjeret?
    Por eshte e vertet qe sot ne shqiperi kemi te bejme me nje lloj te ri “te diplomuarish” brenda dhe jashte vendit te cilet kane me shume pordhe sesa prinderit e tyre kane pat ndonjehre ne mendje.. Nje lloj “specie” e re e fryre ne shume raste me dollare e euro qe vuajne thelle nga materializmi dhe primitivizmi moralo-shoqeror…. Vuajne nga paranoja dhe shumicen e rasteve jane te rinj qe koha i ka plak para kohe!!
    Por sidoqofte mos te Harrojme qe keto jane karakteristika te te rinjve qe mund ti gjesh kudo ne Perendim.
    Ne perendim arrijne te gjejne nje rruge te mesme dhe nje kanal komunikimi midis tyre duke u bazuar tek Besimi reciprok dhe repspekti.
    Ne kete rast mendoj se kjo vajze eshte “let down” nga punedhenesit e saj.

  63. minatori thotë:

    8 September 2008 @ 6:01 pm

    Edhe nje here qe te mos humbase ne vorbull:

    Askush nuk duhet te lejohet te jape mesim ne universitet, te pakten pa nje Master. Doktoratura eshte norme, Masteri duhet te jete madje perjashtim, per ata super te talentuarit dhe super te dedikuarit. Favorizimet e njerit apo tjetrit jane ceshtje tjeter pastaj.

    Mungesa e rregullave kokeforta na con neper pritshmeri naive e komplikacione te ndryshme. Duhen rregulla te forta.

  64. Ariu i Bardhe thotë:

    8 September 2008 @ 7:48 pm

    Po bej ”krahasim eksperience” dhe punesimi ndermjet Shkollave apo Fakulteteve. Une po ndjek nje shkolle managimi, MBA ne USA, gati po e mbaroj, dhe punoj si manager ne nje firme.
    Qe te japesh mesim ne kolegj apo fakultet, ne anglisht under-graduate apo graduate, duhet te kesh minimum nje master dhe mbas masterit te pakten dy vjet pune eksperience.
    Profesori ose profesorja kane se c’ti mesojne studentit, nderthurin librin ose tekstin me jeten reale, me praktiken, dhe ne te njejten kohe c’fare do ti mesonte studenteve shqitare nje pedagog ose pedagoge i sapo diplomuar ne Tirane pa eksperience pune dhe sidomos ne fakultetin ekonomik.
    Ne klasat qe kam mbaruar duket diferenca e nje studenti qe ka eksperience pune dhe dikush qe sapo ka mbaruar shkollen.
    Regulli#4 me pelqen, profesori nuk eshte gje fare, por bosit duhet ti besh punen.
    RULE 4
    If you think your teacher is tough, wait till you get a
    boss. He doesn’t have tenure.

    E.L. Nuk ka gje personale me JU. Si puna juaj mund te kete shume. E vleresoj qe punoni shume dhe keni nje pikesynim ne vetvete. Shpresoj te arrini ate qe deshironi. Pac fat.

  65. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 8:10 pm

    Si fillim : zere se nuk jam Koth po jam Krokodili si nick.

    Billja dha keshilla qe i ndoqi ne jete, morri dhe rezultat dhe une po pres qe te kemi dhe ne shqipot na nji Bill. Ne ketej nuk kemi shans. Te shofim nga matane detit cer do na vije ndonje haber.

    Meqe numri i komshijve te Billit ( eh Akell c`me bere me ate komshiun e Petro Markos ) rritet, une nuk do e humbas besimin.

    Shkrimi bente fjale per nje problem qe nje aplikante per te fituar statusin e pedagoges e denoncon. Kjo mund te sillte nje debat shume te mire mbi praktikat qe ushtrohen ne shkollat tona te larta mbi rekrutimin deh te mos deformohej ne kete far feje.

    Ju duhet ta dini qe rektoret dhe dakanet u zgjodhen vetem nje vit me pare, sikunder jeni ne dijeni qe qeveriu ka vene ne dispozicion te ketyre shkollave afro 400 vende te raja per pedagoge. Askund nuk u duk se ka lidhje midis tyre dhe ketij rasti , po fillut nga mengjesi duke e dekuraju cdo ze qe mund ti dale ndesh kesaj pune.

    Si do e keni pergjigjen sikur procesi i rekrutimit te ketyre 400 vendeve te raja do degjeneronte po ne kete menyre sikurnder u be ketu ????

    P.S. Ne ne fakt kemi harruar ta pyesim aplikanten a ka te dashur, ka nje apo shume, ne cer mos heeshte zhvigjeruar , kur ishte adoleshente, shifte novela apo mbante ditare, a do pranonte te ishte e dashura e komandantit te shkolles, a ka teser partie sikunder kane rektoret dhe dekanet, a ben sacme kur ben seks, si reagon kur ha fasule etj etj.

    Gjunah qe nuk ja beme se do behej teme me 200 postime.

  66. edrus thotë:

    8 September 2008 @ 8:37 pm

    Luçi, edhe ti ja fut kot nganjëherë…
    Flas nga eksperienca personale, se edhe unë, si Adriatiku apo shumë të tjerë këtu, kam provuar eksperiencën e mësimdhënies. Sinqerisht, megjithse në ato kohëra e kalonim gjithë ditën duke luajtur tavëll apo murlan, kur hyja në klasë i përkushtohesha me gjithë shpirt atyre fëmijëve dhe i kujtoj ato ditë me mallëngjim sa herë që më bije rasti që të takoj nxënësit e mij.
    Përkushtimi dhe entuziazmi për diçka nuk pyet as moshë dhe as përvojë… sidomos edhe kur je në gjëndje që të japësh siç duhet lëndën që të është caktuar dhe aq më tepër kur di të krijosh një raport serioz mësues-nxënës.

    Këtu më tepër se e meritonte apo jo vëndin e punës kjo vajza ( përderisa e kanë mbajtur më tepër se tre muaj, do të thotë që referencat për ta bërë atë punë i kishte) bëhet fjalë për matrapazlliqet që bëhen në kurriz të të rinjve nga persona që, kjo vajza bën gabim që nuk i jep me emër dhe mbiemër (aq më tepër që Spiropali, nga Panorama,na tregoi dhe për luftën që kryeministri i ka shpallur matrapazlliqeve dhe korrupsionit).

  67. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 8:56 pm

    Po sigurisht qe dhe mund tja fus kot. Vaj halli po te ishte ndryshe :-) Po cer emri do ti mer Ed,
    Ajo ka dhene emrin e Institucionit, dhe ka thene troc se nuk e firmosi rektori.
    Pse veshtire eshte me gjet kush eshte rektori ???
    E fshehte do ishte nese do thoshte thjesht qe ndodhi ne nje universitet shqiptar, pa percaktu qytet apo emer shkolle.
    Ti mund te kesh qene mesues shume i mire per kalamajt. Nqs luje gjithe diten tavell e murlan i bie qe slexoje asnje rresht me teper :-( per veten tende apo dhe per ta. Se di per ca cikli shkollor flet ti, por hiq ciklin universitar ska as deshire e jo me enderr nga te rinjte per tu bere mesimdhenes Edrus i dashur. Sepse mesimdhenja ne Unviersitet ka tjeter dimension per vete natyren e atij arsimi. Gjithesesi korrupsioni dhe berrylat ne rekrutimin ne ciklet e arsimit deri te mesem eshte i paimagjinueshem. Lexo neper gazeta denoncimet, burgosjet dhe luften per politikat e kuadrit neper drejtorite arsimore te rretheve. Por kjo eshte tjeter gje, dhe teme me vete.
    Krokodili kur flet i qete flet tamam, dhe une jam sh dakort qe

    Kjo mund te sillte nje debat shume te mire mbi praktikat qe ushtrohen ne shkollat tona te larta mbi rekrutimin

    Po nejse,

  68. edrus thotë:

    8 September 2008 @ 9:06 pm

    Luç, si të merrje matematikë nga Luigj Gjoka dhe fizikë nga Fatmir Sinoimeri, aq aftësi sa t’i mbaje nxënësit e shkollës së mesme deri sa të lindëte zysha e matematikës dhe fizikës i kisha… apo jo :P .
    Nejse, shumica e nxënësve të mij ndoshta janë zhytur në anonimitetin e përgjithshëm, por ca kokrra prej Fufve dhe Krenar Ahmetin imi ka njohur e gjithë Shqipëria ;)

  69. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 9:08 pm

    Zevendesues i grave paske qene ti e dreq ?
    Po se mos e boje ne ti si Gjini i portokallise qi ja mshtillte vete mesueseve qe te ngelnin me barre edhe tu xinte vendin :P

  70. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 9:24 pm

    Luc,

    po te bej dhe nje postim se e ke te nevojshme, por i fundit :
    Shkrimi titullohej Një eksperiencë zhgënjyese
    Autorja eshte nje kandidate per pedagoge.
    Permbajtja eshte : ajo mendon se nuk u vleresua ne menyre korrekte dhe dyshon per nje vleresim subjektiv.
    Ne plan te pare nxjerr korrupsionin dhe jo a duhet apo nuk duhet te ishte ajo pedagoge, kishte apo nuk kishte eksperience pune, dinte apo nuk dinte te bente ato gjerat qe ti u ke mesuar brezit te ri. O mortja qe nuk e ha kush ka mesuar prej teje ! ( nuk e besoj kete fare ne fakt une )

    Fakti qe aspironte tregon qe besonte dhe se ishte brenda rregullave. Nuk e fitoi ajo , por nje tjeter me kushte te peraferta si te sajat.

    Kaq ishte shkrimi. Isha i sigurte qe nuk ke marre vesh perse behej fjale.

  71. Artian thotë:

    8 September 2008 @ 9:35 pm

    Nje nga ceshtjet qe ngre vajza E.L,eshte pagesa..nuk ishte paguar..mos ja fut kot ajo?

  72. toko thotë:

    8 September 2008 @ 9:36 pm

    Humori i “Ke faj o Cane ke faj” nuk eshte thjesht humor, eshte humor per te treguar kur dikush perpiqet te justifikoj hajdutin dhe bere fajtor te demtuarin ky dikush ne kete rast eshte hajdut njesoj si hajduti qe vodhi Canen. Kur ky “dikush” mer permasat e nje shoqerie si ne rastin e shume komenteve ketu atehere kemi te bejme me nje shoqeri te degjeneruar korutive hajdute. Thua te jete keshut?
    Ke faj o E L ke faj. Po perse nuk bere dhe ti si ai qe te zuri vendin?
    Perse behesh e padurur? Perse na shet mend? perse perse?
    Amani bre po ai rektori/dekani qe mori dike tjeter ne pune jashte normave e rregullave, qe kerkoj para per te punesuar, qe nga puna e EL pagoj nje tjeter nuk ka faj fare?

  73. Luçi thotë:

    8 September 2008 @ 9:38 pm

    Mire, e mora vesh.
    Ti e shikon teper ftohte shkrimin, dhe si RRALLEHERE i beson verberisht letershkruases. Por prapeseprape une ste kundershtoj kur flet me qetesi e me argumenta.
    Gjithesesi shkriimi ishte i mbushur me emocionalizma te llojit, zhgenjim, permbushje endrrash, nota te mira etj etj dhe une ket se pelqeva sepse largon nga thelbi dhe nuk godet sic duhet, ndaj dhe postimi nuk goditi aty ku thua ti, dhe JO per fajin tim.
    Rri i qete, meqe je kaq i ndjeshem per brezin e ri, se ska mesuar kerkush nga une :-) Kane shpetuar e ska per ti ngrene mortja.
    Pengese nuk i jam bere njeriu, po deshen nje dore do tjua jap sic di une me mire, po nuk deshen le te vazhdojne, rrugen e lire e kane.
    Une nuk e prish zemren pavaresisht te gjithave.
    Edhe une te fundit e kisha ket postim per ket ceshtje !

  74. edrus thotë:

    8 September 2008 @ 9:44 pm

    Em, vej bast se po flasin nga e njëjta zyrë :) .

  75. Sorkadhja thotë:

    8 September 2008 @ 9:48 pm

    Me vone vajza (pedagogja e re) do tja dije per nder rektorit qe e hoqi nga universiteti ushtarak. Me duket se Berberi ka bere nje hipoteze interesante per menyren se si mund te kete menduar rektori dhe qe nuk ka lidhje fare me korupsionin. Ju eshte bere mendja lufte klasash more, keshtu me falni desha me thene korupsion! :-)

  76. lulekuqe thotë:

    8 September 2008 @ 9:50 pm

    Ku lloj problemi ekziston pothuajse ne te githe vendet e E.L.Jep para e merr diplomen.Pa shikoni ca behet nami me studimet ne slovaki,ceki,rumani,etj.Te gjithe shkojn atje se e dine qe per kater vjet ja hodhen by…. dhe vijne e shesin mend se mbaruan dege te veshtira menota te mira hi hi hi.ironi eh?

  77. J. thotë:

    8 September 2008 @ 9:52 pm

    Kothin do e kenë ngrit në përgjegjësi gjëkundi , prandaj ka marrë këtë rol. :D
    Shaka me dashamirësi Koth.
    Se ti në fakt mirë e ke, problemi është se në Shqipëri qenka keq.
    Kur këtu vendoset dikush në një pozitë të tillë shtetërore, ka një listë përparësie tek e cila rregjitrohet dhe kur i vjen rradha, atëherë emërohet.
    Emërimi bëhet në bazë të pikëve tek të cilat përmblidhet edhe eksperienca.

    Edhe këtu ndodhin kësi gjonash, mirëpo nuk ka burrë nëne të hedhë poshtë listën. E vetmja gjë që mund të bëjë, është të zhvendoset për lart pak vende. Ndryshe plas skandali.
    Aty i kanë hedhur poshtë të gjitha sistemet e renditjes së kandidatëve edhe anarkia e mendimeve, opinioneve etj etj që lindin nga kjo gjendje është kaos më vete.

  78. banago thotë:

    8 September 2008 @ 10:00 pm

    Së pari, mirë se vjen në realitetin e hidhur të universitetit shqiptar.

    Së dyti, nuk ja vlen që gjithë ai shkrim për një problem kaq serioz të postohej nga “një mikë që ju do të mirën”.

  79. lulekuqe thotë:

    8 September 2008 @ 10:00 pm

    J. ke dale ndonjehare andej nga fakulteti i juridikut te pakten qe mund te flas une te shohesh ca behet?Pedagoge cifti dhe lektor cuni apo goca Si te duket ,normale?Jemi ne Ballkan nqs e ke parasysh apo jo?

  80. sol-nox thotë:

    8 September 2008 @ 10:04 pm

    ore seriozisht e keni zgjatur kaq shume kete muhabet? Ai qe jep mesim ne shkollat e larta shqiptare, ne kete gjendje qe jane katandisur, ose nuk ka pune tjeter, ose eshte gati qe per shkak te egos se tij dhe karrieres pranon te behet pjese e nje mashtrimi.
    ai qe thote se po shkon te punoje me idene qe te permiresoje situaten ose eshte naiv, ose po mashtron si derr. situata rregullohet vetem duke denoncuar. Nuk eshte ndonje cudi e madhe qe kur shkon per te bere ndonje veprim qe calon moralisht te hasesh ne njerez me te pamoralshem qe ta fusin aty ku s’e pret..

  81. AR31 thotë:

    8 September 2008 @ 10:13 pm

    Minatori tha: “Mungesa e rregullave kokeforta na con neper pritshmeri naive e komplikacione te ndryshme. Duhen rregulla te forta.”

    Ke thene gjithcka!

  82. Leon thotë:

    8 September 2008 @ 10:45 pm

    Ai qe jep mesim ne shkollat e larta shqiptare, ne kete gjendje qe jane katandisur, ose nuk ka pune tjeter, ose eshte gati qe per shkak te egos se tij dhe karrieres pranon te behet pjese e nje mashtrim.
    ———————————————————————-
    Ku lloj problemi ekziston pothuajse ne te githe vendet e E.L.Jep para e merr diplomen.Pa shikoni ca behet nami me studimet ne slovaki,ceki,rumani,etj.Te gjithe shkojn atje se e dine qe per kater vjet ja hodhen by…. dhe vijne e shesin mend se mbaruan dege te veshtira menota te mira hi hi hi.ironi eh?

    Sa te ashper qe jeni.. shumeeee

  83. lulian kodra thotë:

    8 September 2008 @ 11:06 pm

    E.L. me vjen keq per endrren qe te eshte thyer, por kam frike se ke nje mentalitet qe e meriton. Jo per naivitetin e tepert, sic thote Luci, por per naivitetin e mangut. Ky nuk eshte zhgenjim nga sistemi. Ky eshte zhgenjim nga vetja. Kerkoje veten, dhe si ekonomiste qe je, do e kuptosh se ti je pjese e korrupsionit te ketij sistemi me ane te pasivitetit tend. Peshku nuk ka uje. Eshte spektakel, ku shumicen e kohes shqetesimet e kane per natyre te harrohen. As Koth nuk te ndihmon dot po i dhe ndonje emer t’a nxjerri ne gazeta. Me teper nga i njejti spektakel do ishte, ku nuk merr vesh i pari te fundit. Ne qofte se me te vertete ke dokumenta qe provojne se je ne te drejte, atehere nxirri perpara drejtesise. Perndryshe te tjere do zhgenjehen si ty e do vijne te qahen tek peshku. Ballafaqohu me drejtesine, jo me peshkun e me gazetat, kerkoje veten, (e perseris) si ekonomiste qe je do e kuptosh qe sistemi i korruptuar vjen si pasoje e rezervimeve te tilla perpara barazise se ligjit. Ne qofte se e drejta del ne shesh, te pakten dicka rregullohet. E ne qofte se nuk del ne shesh, te pakten nje prove me teper per t’ia bere naften e zhgenjehesh nga e tera, jo gjysma gjysma. Si do qe te jete, ne qofsh ekonomiste e zonja, dhe mesuese e mire ashtu si predikon me fjale tek peshku, duhet t’a reflektosh me vepra perpara drejtesise. Ne mos, kam frike nga fjalet e tua te fundit: “Dhe me vjen kaq keq per prinderit e mia qe u detyruan te kalonin nje vit plot halle e strese duke shpresuar perdite se une do te rregullohesha aty ku doja dhe se rektori i famshem s’do harronte qe ka dhe vete femije. Por bota eshte me rrota dhe e di qe nje dite gjithcka do ndryshoje. Kete shprese s’ma vret askush.” Drejtesi shantazhesh politike me duket kjo kur nuk shkon me faktet qe ke perpara drejtesise. More of the same, more of the same.

  84. maverick thotë:

    8 September 2008 @ 11:36 pm

    Po si mund te pretendoje dikush te behet pedagog/e vetem me diplome universiteti?

    Po te ndjekim shembullin e universiteteve ketej ne perendim (ne Angli per shembull) duhet te kesh te pakten PhD si minimum qe te konsiderohesh - dhe plus kete, duhet ose te kesh shkruar artikuj ne revistat professionale ose artikuj plus nje experience pune.

    Nuk jam kunder te kemi enderra, perkundrazi! por edhe te kerkojne njerezit qiqra ne hell, sikur nuk shkon ….

    i uroj suksese kesaj goces ne te ardhmen

  85. Cheney thotë:

    8 September 2008 @ 11:53 pm

    kushedi sa here e kam degjuar kete histori.. bile edhe nga persona me PHD te ‘blera’ jashta-shtetit..

  86. Ravintsara thotë:

    9 September 2008 @ 1:54 pm

    Peshkatarët që jetojnë jashtë e dinë që është absurditet të ëndërrosh të bëhesh pedagog sapo ke dalë nga bangat e shkollës. Këtu ku jam unë, p.sh., E.L.-së maksimumi do i jepnin përgjegjësinë e bërjes së fotokopjeve dhe orën e ushtrimeve nqs do të kishte një të tillë, apo korigjimin e provimeve. Por fajin për këtë, nuk e ka E.L.-ja; e ka sistemi që i bën të rinjtë të fluturojnë me presh dhe që nuk e merr dot përsipër anullimin e gravitetit gjatë fluturimit. Dhe fakti që disave u punon preshi nga emri apo mbiemri e bën E.L-në të mendojë se pse jo edhe preshi i vet!

    Nga larg e me sa kuptova nga kjo histori, bashkohem me mendimin e peshkatarëve që thonë se nqs kjo goca ka të drejtë ligjërisht të pretendojë për padrejtësi, t’i nxjerrë letrat një më një dhe të paktën të jetë rehat me veten edhe nëse s’ka shance të fitojë ngaqë “Shqipëri hesapi”. Nëse jo, ta mbledhë mendjen e të bëjë edhe njëherë bilancin e historisë së vet dhe të shikojë ku ka gabuar. Eshtë kollaj t’ua hedhësh fajin të tjerëve për t’u çliruar nga barra e “dështimit”. E fus në thonjëza fjalën e fundit, mqs nuk më duket se kjo goca ka dështuar, ajo thjeshtë është zhgënjyer dhe fundja ka marrë eksperiencë pune që do t’i vlejë për më vonë. Nuk është ndonjë tragjedi.

  87. totally thotë:

    9 September 2008 @ 1:58 pm

    Qe ne shqiperi te merret vendi i punes kete e di. Degjon lloj lloj padrejtesish. Po te te marrin dhe rrogen kete s’e kisha degjuar ndonjehere.
    S’e di a e mora vesh mire, po besoj se goca eshte paguar.

  88. whisper the real thotë:

    9 September 2008 @ 2:48 pm

    Sigurisht, te mbarosh fakultetin ekonomik me mesatare te larte eshte nje sfide me vete. Te duhet shume mund, perkushtim dhe njohje per t’ja dale, por une mendoj se ja dola suksesshem. Mendova se ketu mbaronin dhe problemet e mia me shkollen dhe se tashme po nisja te prekja endrren time qe e kam shqiptuar qe ne momentin e pare kur me pyesnin se c’doja qe te behesha kur te rritesha.

    Ajo qe deshiroja une ishte “Pedagoge”.

    Pa paragjykuar aspak deshiren dhe endrren e EL-se per mesimdhenie si pedagoge universiteti, mendoj se gabimi ka filluar qe ne momentin kur ate vajze aq lehtesisht e kane pranuar si pedagoge pa pasur asnje kualifikim pasuniversitar. Konkurroi vajza? Si u punesua pedagoge pa konkurim? Te enderrosh te behesh pedagoge direkt nga bangat e shkolles me duket jo vetem naive, por edhe e demshme per personin qe ka kete enderr te papjekur. Por ne Shqiperi sic duket akoma ka gjasa qe kjo enderr te behet realitet, ndaj edhe EL ndjehet e cenuar dhe e viktimizuar, ndjehet sikur i kane bere padrejtesi dhe i kane marre ate qe i takon. Duhet bere diferenca: nuk i kane marre ate qe i takon (e kam fjalen per vendin e punes), por i kane marre ate qe i kane dhene.
    A ia kane marre per aresye te nje morali te meritokracise apo per dallavere alla shqiptarce kjo eshte tjeter gje, por EL duhet te mesohet te besoje qe i kane marre ate qe i dhane dhe jo ate qe i takon. Une e kuptoj qe askujt nuk do i vinte mire nese do ndodhej ne vendin e EL, sigurisht do merzitej, do revoltohej, do reagonte emocionalisht (sic eshte edhe ky artikulli i temes), por brenda saj me logjike te ftohte duhej t’i thote vetes: Kurajo EL…humbe nje beteje (dhe jo lufte) ku kishe hyre e paarmatosur sa duhej. Je vajze e re dhe ke perpara teje kohe dhe mundesi per t’u pajisur me ato kerkesa qe i kerkohen nje pedagogu universiteti bashkekohor, minimalisht nje titull “master”.
    Nese EL do i kishte keto kualifikime TE DETYRUESHME dhe perseri do kishte pesuar ate qe pesoi, atehere sigurisht e drejta do ishte ne anen e saj, e drejta morale dhe ligjore dhe sigurisht opinioni publik do ishte teresisht ne krahun e saj nese do behej nje diskutim per ate ceshtje.
    E tha shume qarte Ravintsara ne paragrafin e pare te komentit te saj. Per cdo nivel pune ketu ku jetojme kerkohet nje kualifikim perkates, ndaj edhe shumica jone pavaresisht moshes dhe puneve qe bejme, pavaresisht halleve dhe perpjekjeve te rutines se jetes jemi ne menyre te vazhdueshme neper shkolla, neper kurse, neper kualifikime, pavaresisht diplomave qe kemi neper xhepa….Njoh nga afer dy persona te cilet kane ne xhep dy diploma nga universitetet shqiptare (ekonomik dhe sociologji) dhe punojne akoma jashte profesioneve te tyre pikerisht se u mungon kualifikimi pas universitar…ndaj edhe qe te dy vazhdojne krahas punes edhe shkollimin pasuniversitar…. Vetem per t’u bere pensionist nuk kerkohet kualifikim i vecante. Por pensioni per ty EL eshte shume shume larg akoma.
    Keshtu pra E….ti nuk ke nevoje per ngushellime, por per te pare te verteten ne sy. Jo ate te verteten qe te demtoi, por ate te vertete qe do te te coje perpara ne ambicien tende te vjeter qe nje dite te behesh pedagoge universiteti.
    Te pershendes dhe te uroj mendje te kthjellet. “Tomorrow is another day” shkruhet ne fund te “Gone with the wind” :)

  89. E.L thotë:

    9 September 2008 @ 3:11 pm

    Jam plotesisht dakort me ato qe shkruani. me siper dhe vleresoj keshillat tuaja.Duhet te theksoj qe kte shkrim e kam botuar pikerisht ne kete moment ku per mua ai kapitull eshte mbyllur e per ti treguar vetes dhe atyre studenteve qe mund te kene pesuar te tilla eksperienca qe duhet ecur perpara.Personalisht ate qe me ndodhi kte vit e kam kthyer ne force dhe e kam mare totalisht si nje eksperience me vete e kam mesuar nga gabime te miat.Sigurisht asnjehere skam pretenduar te jem me e mira,dhe se kam bere per tju treguar juve se sa di une ( kjo per mua as ka minimum rendesie ) por per te treguar perseri sisteme qe na ndjekin dhe qe na infektojne akoma pa dale mire nga bankat e shkolles ).Tani kam zene nje pune per te cilen punoj perseri devotshem ,po konkuroj per masterin dhe shpresoj qe gjerat te me ecin per mbare.Sigurisht do shkeputem nga ai fakultet per ca kohe por mendoj qe nese nje dite do rikthehem sdo lejoj me te ndodhin te tilla gjera,ose te pakten te me ndodhin mua keto gjera.
    Ju pershendes miq.

  90. Pjer Thomas thotë:

    9 September 2008 @ 6:15 pm

    Vajza, siç e thone dhe komentatoret e tjere, s’ka pse ta gjykoj ne kete menyre veprimin e eprorve, sepse ne fund te fundit te fillosh si pedagog/e direkt nga nga bankat e universitetit, duket si e habiteshme kendej ne perendim. Kjo vlen dhe per ate qe i “zuri” vendin, qe kish mbaruar universitetin “Nju Jorku” a ne Njy Jork. Sa per ate qe ajo permend; Meritokracia, kjo ishte nje tallje qe Nano i beri popullit te tij, kuptohet si palaço qe ishte. Ja tha mire Driteroi; Shkerdhatokraci. Vajza beri mire qe ka filluar pune (uroj te jete kompani e madhe) sepse kjo eshte eksperience e vertete, dhe jo bangat e shkolles.
    Koth, me dhive tu qesh me ate batuten tende; a ben saçme kur ben seks :-) s’po me iken e qeshura.

  91. Iris thotë:

    10 September 2008 @ 8:28 am

    Pergezime E.L per menyren sesi i pret dhe vlereson kritikat! :)

  92. trumcaku thotë:

    11 September 2008 @ 2:09 am

    Ore si nuk foli njeri per praktikat e rekrutimit ne shkollat e larta. Une jam i interesuar per veten time. Tani edhe une qe jam kendej jashte e di qe duhet te punosh te pakten 6-12 muaj per rektorin dhe gjithe zorren prej burokratesh qe terheq ai nga mbrapa.

    Luci flet kot ne ajer, vajza denoncuese nuk tregon emra dhe e turbullon proceduren. Flisni me pika, sic e kerkon Emigranti dhe mos na tregoni perralla mbi endera dhe princera te kalter, rational choice please, jemi njerez te arsyeshem.

    1. u fut ne pune
    2. iu premtua kontrate
    3a. (negociata) vajza premtoi se do te punonte per rektorin 3 muaj.
    3b. rektori premton vendin e punes
    4. vajza paguan leket nepermjet rroges se saj
    5. rektori merr parate
    6. rektori i merr para dhe atij studentit nga U. NYC. per vend pune
    7. djalit i premtohet vendi i punes
    8. vajza mashtrohet, nuk e merr vendin e punes
    9. djali merr vendin e punes (me siguri ka premtuar 6 muaj rroge + 3000 euro, se djali ka mbaruar shkolle private, dmth. ka para)
    10. vajza merzitet
    11. vajza shkruan tek peshku.

    A ka ndodhur keshtu? nese dikush deshiroj te korrigjoj, ju lutem korrigjoni hapat, dmth. rendin e hapave.

  93. Ravintsara thotë:

    13 September 2008 @ 5:37 pm

    4. vajza paguan leket nepermjet rrogës së saj

    Kjo nuk dihet…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com