Identifikohu



Regjistrohu

Një arsye pse nuk fituam ndaj Hollandës… (përveç arbitrimit skandaloz)

fushepluhur1.jpg

Këto fotografi s’kanë nevojë për shumë fjalë. Kjo është situata në të cilën ata përgatiten për të qënë e ardhmja e futbollit Shqiptar…Por a ka të ardhme?!

Krasta Krau

fushepluhur2.jpg

fushepluhur3.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

30 Komente »

  1. system32dll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 3:00 am

    Vetem ne nuk duhet te qahemi per kushtet. Futbollistet shqiptare paguhen per nje muaj aq sa nuk e mer nje njeri mesatar ne vit dhe kur vjen puna deshtojne me cdo ndeshje. Mos ja vini fajin as kushteve e asnje gjeje tjeter. Thjesht jemi te deshtuar ne futboll dhe ne sportet e tjera ne pergjithesi (perjashtim bejne vetem disa kokrra). Ciao

  2. ados thotë:

    15 Shtator 2007 @ 8:43 am

    Pak pa kuptim do te thoja titulli. Cdo te thonim per disa ekipe afrikane qe jane shume me larte se ne futboll dhe kane lufte civile qe nuk mbarojne ndonjehere apo varferia eshte standarte!!Senegali,Kongo,Angola,Bregu i fildishte,Ghana…. Apo ne Brazil ?
    Fotoja eshte thjesht loje kalamanjsh,ne luanim dikur keshtu!! Futbolli yne ka bere perparime dhe ka te ardhme, sigurisht nuk mund te behemi “super” ne nje dite!..Mendo para 10-15 vjeteve ku kemi qene, me gjendjen e tanishme!!

  3. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:36 am

    Mendoj se Krasta nuk i sjelle keto foto vetem per te treguar gjendjen e terreneve sportive shqiptare.
    Ka nje domethenie tjeter shume te rendesishme.
    Mungesa dhe injorimi total qe ju behet femijve ne Shqiperi!!!!Interesimi mjaft i paket dhe investimi mjaft i ulet ndaj brezit te ri.
    Si vende bejme shume pak, per te mos thene aspak, ndaj te ardhmes.
    Sporti nuk eshte vetem aktivitet zbavites,por edhe krenari kombetare…Tregon kulturen,disiplinen,mireqenien dhe edukaten e rinise se nje vendi.
    Po ju sjell shembullin e Australise,nje vende me 10 milion banore,ku fale investime ne sport ka nje rini mjaft active dhe gjithashtu ka zene vende ne qyqeterimin modern boteror……Nje vende te respektushem dhe krenaria e tyre shihet qarte……
    Fatkeqesisht ne Shqiperi kafet e internetit,bilardot,perdorimi i hashashit,mania ndaj cdo video porn dhe pirja e kafes ne lokale te shoqeruar me nje paqete cigare, po e mbyte kete rini…
    Vetem ne shqiperi shikon te rinj qe rrine lokaleve, jo me teper se 18 vjec dhe pijne ekspreso!!!(nuk po flas per weekend,por per mengjeset e javes)………
    Per sa kohe nuk ndryshon qendrimi dhe menyra si shihet e ardhmja e sportit ,Shqiperis ti rrojne emigrantet apo bijte e tyre!!

  4. Durrsak thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:07 am

    Mirdita te gjithve,

    Persa i perket mendimit tim ne lidhje me futbollin eshte ky:
    neve sado pasionant qe mund te jemi ne futboll vetem ndonje talent mund te na lindi nga gjiri i popullit sepse aq jemi nga 3.5 miljon banore sa futbolliste te medhenj dhe te vegjel ka Shqiperia jone? te themi 100.000?
    ok po themi 100.000.
    Nga keto sa mund te kene talentin e vertete pra jo luaj sa per qef por te behen futbolliste te nje kalibri qe te terheqin vemendjen e realit,juventusit,barcelones,manchesterit,milanit etj?

    te themi 5? po them 5 veta sepse as 5 nuk kemi sot ne keto skuadra kaq te medha sepse ato qe kemi jashete luajne me kategorite e dyta pervec disa kokrrave qe luajne ne kategorite e para neper skuadra çka jo dhe aq te forta.
    kjo eshte fuqia e Shqiperise, dhe nga kjo matematike e thjeshte ne do te kemi te tille kombetare.
    Eshte tjeter pune pastaj se keta te kombetarer behen 20% me te forte nga deshira per fitore dhe nga stimulimi i tifozeve tone kur luajme ne shtepi.

    Ndersa tani te marim nje skuader si Hollanda me 15.5 miljon banore automatikisht na vjen te mendojme se nga 15,5 miljon banore minimumi mund te jene sa? 500.000? ne rang kombetar? nuk mendoni se eshte normale qe talentet kane me teper mundesi te lindin atje? sepse probabiliteti eshte me i madh apo jo?

    Pale pastaj te mendojme Italine apo Gjermanine psh Italia ka 60 miljon banore pra i bie qe te kete vetem futbollista aq sa banore ka e gjithe Shqiperia me pleq plaka mace dhe maçok. pra mendoni pak per kombetaren tone qe te mbaje lojen e hollandes siç e mbajti per 90 minuta i bie qe te lujane jo vetem me forcen fizike por dhe shpirti per Shqiperine mendoj un i jepte force per ti rezistuar yjeve te Hollandes qe luajne neper kampjonatet prestigjoze europiane.
    Dhe megjithate ne fituam, pavaresisht se albitri nuk e pranoi fitoren tone, NE FITUAM ME SHPIRT DHE ME LOJE.

  5. reali Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:41 am

    Nuk e kuptoj me te vertete se si disa njerez qe i thone vetit SHQIPTAR, mundohen vetem te njollosin dhe te sjellin cdo gje negative per Shqiperine. Nuk jane te gjitha fushat te tilla ne Shqiperi. GJithashtu nuk eshte Shqiperia e vetmja qe ka fusha te tilla. Ka shtete ne bote qe jane nder me te zhvilluara por qe nuk kane skuadra te mira sportive, gjegjesisht ekipe te futbollit. Psh… Kanada, Finlanda etj.
    SHqiperia kesaj here ka luajtur shume shume mire. Por sic e keni pare edhe ju shumica, ka qene arbitri ai qe ne menyre idiotike dhe cinike ja mohoi Shqiperise barazimin apo biles edhe fitoren sepse po te pranohej autogoli i rregullt sigurisht se gjerat nuk do te shkonin me vone ashtu si shkuan. Sigurisht qe Lorik Cana nuk do te hidherohej dhe te vepronte ne nje menyre te tille. Thjeshte arbitri ishte ai qe na e humbi lojen dhe e detyroi Lorik Canen te vepronte ne nje menyre te tille e qe si rezultat solli qe Shqiperia te luante me 10 lojtar. Gjithashtu edhe hudhja e mjetit shperthyes u be nga hidherimi qe u shkaktua nga gjykimi i arbitrit.

  6. artan thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:51 am

    system32dll
    Thjesht jemi te deshtuar ne futboll dhe ne sportet e tjera ne pergjithesi (perjashtim bejne vetem disa kokrra). Ciao
    …………………………………………………………………………………..
    po pse vetem ne futball …?!? Gjithandej,fatkeqsisht ..!

  7. Danieli thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:51 pm

    Ka vende qe pergatiten ne kushte me te veshtira dhe jane shume me larte se ne lerini justifikimet se nuk ju shkojne. Problemi eshte te vete futbollistet qe jane pa disipline pune dhe mendjemedhenj qe kujtojne se jane trainere dhe jo futbolliste. Kjo paraqitet tek ne Shqiptaret ne cdo fushe dhe jo vetem ne futboll. Kredo e teperuar, jo te degjueshem dhe arrogante kjo eshte pasqyrimi i futbollisteve tane qe per fat te keq jane ne nivele te uleta.

  8. K thotë:

    15 Shtator 2007 @ 3:01 pm

    Ndeshja ishte e shitur, manipuluar dhe me deshiren e te dy paleve dhe ai veprimi i kartonit ishte shume i bukur per te gjet nje fajtor: Arbitrin ( sipas versionit te Baric) qe kishte nje muj qe po rrekej te na mbushe mendjen se arbitrat na kane faj.

    Usta mer Usta!

  9. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 3:48 pm

    Interesante komentet, nuk mbetet njeri pa u keqkuptuar?! Veç Leon :D
    Persepari nuk thame qe kushtet ne Shqiperi jane me te keqijat, themi qe jane te keqija, sigurisht me te keqijat ne evrope ku edhe ne garojme… Duke pasur parasysh qe ne renditjen e fundit te FIFA-s Shqiperia ndodhet diku te 60 vendet, nder keto vende a ka me keq se ne… Nuk besoj…
    Ky nuk eshte justifikim per ndonje humbje me Hollanden eshte arsye e mospasjes se rezultateve ashtu sic thote sistem, jo ne nje po ne te gjitha sportet… Po Sistem gabon kur permend pagat e futbollisteve, te pakten sa di une keto paga jepen ne 4 apo 5 ekipe, nese jepen… por pjesa tjeter paguhen me rroga bashkie dhe psh ne qytetin tim merrnin si diete 1 kg rrush ne dite futbollistet…
    Daniel ka nje fare te drejte…por harron se para se te arrijen aty ku jane futbollistet tane kalojne faza te tera selektimi… Nder te cilat… deri ne 17 vjeç familjet e tyre paguajne per ti mbajtur ne skuadra (nese kane mundesi) dhe me vone per te pasur nje vend si rrogtare te thjeshte futbolli pjesa me e madhe e personave duhet te paguajne edhe me shume… Une mendoj qe Shqiperia mund te kishte nxjerre te tjere te rinjte talentuar ne futboll, nese ketyre nuk do tu kerkoheshin miliona per tu futur ne skuadra.. (ka raste konkrete)… Ashtu sic u kerkohen para per te marre pjese ne ekipet kombetare etj etj…
    Duke lexuar ate qe thote Leon, duhet minimalisht te kuptojme, qe keta femije qe e veshin uniformen fale donacioneve te huaja, humbin shpejt mundesine per te qene te pasionuar pas futbollit…deshiren per tu bere futbolliste dhe vetem nje pjese e vogel ia del mbane dhe une kam frike se keta nuk jane te talentuarit.
    Shume thone se kushtet ne shqiperi diku jane me te mira… nuk e di kete.. Fotot i perkasin fushes pas hotel dajtit e qender te Tiranes, nese ka vende te tjera ku nje fushe per femije eshte me cilesore do e fotografoja me qef…
    Dikush thote se po i nxijme fytyren Shqiperise, une nuk besoj… E dua shume vendin tim, per ta mbyllur gojne para te vertetes dhe po ashtu dua shume qe ngjyrat e ketij flamuri te perfaqesohen denjesisht…
    Ne nuk mund te krahasohemi me Kanadane apo me ndonje vend tjeter, thjeshe sepse futbolli ne Shqiperi eshte nje sport disa here me popullore dhe cila do qofshin stadiumet e ketyre vendeve sbesoj qe jane ndonjehere ne ate nivel pasioni, ulerime e hidherimi qe ishte Qemal Stafa para pak ditesh…
    Ndoshta per tu bashkuar me ate qe thote Leon, pyetja me e drejte do te ishte: A kane te ardhme ne futboll (jete) keta femije???

  10. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:05 pm

    Nuk dua te komentoj ndeshjen… Jam i bindur qe fale disa te rinjve qe kane ikur qe femije nga vendi yne me fusha te tilla futbolli, kombetarja luajti denjesisht dhe sipas meje humbja erdhi per shkak te albitrit dhe shume gjerave te tjera anesore…
    Shenim
    Qendrimi ne foto eshte thjeshte nje tentative per te percjelle kushtet mostruoze ne te cilat ne i pergatisim “talentet”…
    Kushtet ne te cilat rriten nje pjese e mire e femijeve…
    Dhe largesine mes realitetit dhe deshires tone, per te pasur nje futboll te mire, qe nuk neperkembet si i vogel… (Kjo ne foto nuk eshte loje lagjesh, por takim zyrtare i ekipeve te moshave )
    Nuk besoj qe krahasimet kane ndonje vlere ne kete rast, pasi nese behen duhe te jene te kujdeshme dhe mjaft te bazuara… as numri i popullsise i permendur me lart, shume vende te vogla si ne kane skuadra te medha psh kroacia apo mjaft te tjera…

  11. eT thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:07 pm

    ok Krasta, por kete mesazh qe ti shkruan nuk e japin fotot.
    foto 1-tregon qe fusha eshte e lagur.. edhe?
    foto2- ne sfond behen ndertime. edhe?
    foto 3- shih te paren.
    nderkohe femijet te veshur e mbathur bukur
    —-
    persa i perket qe prindet paguajne per aktivizimin ne sport eshte shum normale ne kapitalizem.

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:27 pm

    Krasta, më në fund e mora vesh: je gazetar tek “Sporti” :P .

  13. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:40 pm

    Et ndoshta fotot nuk e thone gjithçka…
    Por sipas meje…
    Foto 1 tregon qe fusha eshte me balte (ndryshon nga e lagur) dhe me gropa…
    Foto 2 ne sfond sbehen ndertime jane germadhe me sa di une te shtepise se pionereve a dickaje te ngjasshme… dikur dhoma zhveshje normale tani????
    Foto 3 dakort me ty…
    Femijet jane vesh si kane mund, ndoshta foto nuk e thote… Ketu luajne dy ekipe moshash (jo kalamaj lagjesh kshu thjeshte per qef) me emra, por asnjeri nuk ka uniforme dhe ajo eshte e sajuar si mos me keq… Sidoqofte mund te quhet veshje e mire, por jo sportive…
    Ke te drejte prinderit duhet te paguajne, por minimalisht federata apo kushdo qe eshte pergjegjes, duhet te ndertoje qofte edhe pak terrene me te hajrit dhe minimalisht nje dhome zhveshje…

    Endrus, per pak do e kishe gjet :P sikur psh te kthesh 190 grade pas edhe me gjen :P :D

  14. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:47 pm

    Sipas mendimit tim, ndonjë agjent i shitur tek hollandezët, ka shkuar përpara në Hollandë dhe i ka shitur për 5pare skemat e kombtares.
    Presim të vijë Lumja dhe të na thotë se kush ka qënë në Hollandë këto kohët e fundit që ta demaskojmë ;)

  15. eT thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:57 pm

    ok krasta, .
    ajo qe me bie me teper ne sy, nder te tjera eshte se femijet kane legenin, vithet te gjera.mezi levizin (foto2) jan fort mir te ushqyer troç femije bejleresh.

    ndoshta se vetem ata mund te perballojne shpenzimet..
    kjo ndoshta ben te pa motivuar per rezultate..
    ..
    “maradonat”:
    http://www.rowfordough.co.uk/Brazil footie/brazil203bbc.jpg

  16. eT thotë:

    15 Shtator 2007 @ 5:01 pm

    http://img407.imageshack.us/img407/7251/brazil203bbcxv2.jpg

  17. anonymus thotë:

    15 Shtator 2007 @ 5:11 pm

    E.T. thote
    Sipas mendimit tim, ndonjë agjent i shitur tek hollandezët, ka shkuar përpara në Hollandë dhe i ka shitur për 5pare skemat e kombtares.
    Presim të vijë Lumja dhe të na thotë se kush ka qënë në Hollandë këto kohët e fundit që ta demaskojmë

    Hahahaha!
    Per 5 aspra, me duket se ka qene shprehja. LOL
    Sa per ate agjentin, ai Lul Basha do kete qene se edhe ka punuar andej nga Hage. Lul Basha Agjent i Hollandezve!!

  18. eT thotë:

    15 Shtator 2007 @ 5:19 pm

    anonymous, ë ?

  19. EM thotë:

    15 Shtator 2007 @ 5:46 pm

    Ka shume aresye perse nuk fituam.
    1) Nuk luajme te fitojme ndeshjen, por te barazojme. Shume lojtare thane mbas ndeshjes se “barazimi do ishte rezultati i duhur” per kete ndeshje. Kjo psikologji minimaliste duhet hequr nga mendjet e futbollisteve tane.

    2) Nuk kemi talent boteror. Kemi disa lojtare te mire, por te fitosh kundra skuadrave si Hollanda, duhet te kesh yje ne cdo aspket te lojes, mbrojtje, mesfushe dhe sulm.

    3) Nuk ka konkurence per pozicionet e lojtareve. Kur ka konkurence midis lojtareve, te gjithe e ngrejne niveli ne lojes.

    4) Kushtet dhe fizikaliteti i lojtareve poashtu jane shume te rendesishme.

    Futbolli do te zhvillohet kur e gjithe arena politiko-sociale e Shqiperise te permiresohet. Futbolli nuk mund te zhvillohet kur Shqiperia ende nuk ka zgjidhur problemet me elementare te jeteses.

  20. Idris thotë:

    15 Shtator 2007 @ 6:17 pm

    Thone se nga nje e bertitme “GOOOOOL” ne nje kohe e 10 mije tifozeve mund te mblidhet 1(nje ) kg plumb.
    Eh sikur te ishte e vertete t’ja kishin drejtu atij arbitrit tek kXqet ta kishin lene eunuk,kur anulloj autogolin.

  21. Idris thotë:

    15 Shtator 2007 @ 6:20 pm

    Futbolli eshte loja me surprize e te gjith llojeve te lojrave dhe golin nuk e ben vetem kundershtari.Ate e ben edhe arbitri ose vete lojtari i skuadres se vet.Asnje cudi nuk do te ishte te kishim mundur Hollanden.Topi prandaj eshte i rrumullaket.

  22. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 7:04 pm

    Endrus duket qe nuk ke kaluar nga blogu im kohet e fundit :D Atje e ke te gjithe infon e duhur konspirative :P, fatkeqesisht nuk ka mbetur asnje kocke per te vertetuar qe ti nuk ke te drejte :D
    Et ke te drejte per brazilin, po ai eshte nje rast unik dhe nuk vlejne gjithmone krahasimet e kesaj natyre… plus kjo ka te beje me menyrat si vleresohet talenti… vlera e tij ne brazil dhe vlera e tij ne shqiperi shihni si u sollen me peshengritesit e talentuar, ku jane ata tani ????

    Femijet te siguroj qe nuk ishin djem bejleresh dhe aq me pak te kamur….

  23. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 7:07 pm

    Idris ka te drejte…

  24. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 8:07 pm

    Krasta gazetar sporti?
    hahahahahaha!
    Keta te sportit, jane si mesuesit e fiskultures. Ai qe nuk ecen dot me profesionin e vet behet mesues. Ai qe nuk i edukon dot femijet, behet mesues fiskulture.
    Une do e merrja per ofendim te isha ne vend te Krastes. :P

    Ndersa per kushtet..justifikim nuk ka!! Nuk kemi kushte. Kaq del e mjafton.
    Po kjo nuk pengon shume.
    Nuk pengon psh te dalin shqiptare neper Zvicer, Greqi, Suedi, Itali etj etj te cilet luajne shume mire dhe ne kushte te tjera.
    Guri i themelit duhet hedhur per ndertimin e te ardhmes. Mirepo si ne cdo “sport” tjeter, jemi driteshkurter. Shofim deri majen e hundes..me tej ska…
    Une mendoj se eshte nje pike ku me te vertete ia vlen te investosh kjo e ardhmja e femijeve. Jane disa sporte ne te cilat kemi (me gjithe mend e them) epersi racore. Dua te mendoj se futbolli eshte nje nga keto sporte…nder te tjera te njohura, mundja, boksi, peshengritja kick box etj.

  25. toni thotë:

    15 Shtator 2007 @ 9:20 pm

    fotbolli ne shqiperi do ishte shum lart neqoftse njerzit do dyndeshin ne stadium cdo te diel dhe do paguanin bileta te shtrenjta. gjithcka shkon te kostoja e biznesit.

  26. john thotë:

    16 Shtator 2007 @ 4:12 am

    O mo na mbushi mendjen ky kushtet e paskan fajin.talenet me te medhaja ne bote vijne me nje te shkuar te varfer ashtu si dhe trendafili nga ferra,sepse deshira pe te ecur perpara i jep me shume zemer dhe arsye per te lutuar e si pasoj me shume pasion e kerkesa ndaj vetes.Kur keta luajne shume mire ne te tilla kushte,ne fushat komode keta fuhet te luajne super.Per mua fajin e ka sjellja e lojtareve tane qe bejne sikur jane te gjithe Ronaldo,skuadra quhet skuader se ka 11 veta e jo vetem nje.Sikur kane ndryshuar pak kete vit po prape nje ashtu jane.

  27. panatha thotë:

    16 Shtator 2007 @ 6:06 am

    asnje nga lojtaret nuk eshte bere pis…..duket si foto e sajuar.

  28. panatha thotë:

    16 Shtator 2007 @ 6:08 am

    sigurisht nuk eshte….my bad

  29. Dajoshi thotë:

    16 Shtator 2007 @ 6:13 am

    O cuna. Holanda eshte ne pike te hallit pavaresisht rezultateve, heret a vone do plase si bubble (dhe jam tifoz i cmendur i tulipaneve). Emrin e ka te madh, por si skuader eshte thjesht medioker. Ne mund ta kishim fituar kete ndeshje dhe une nuk do cuditesha fare, Hol me Bulgarine ishte skandal. Tani ti kthehemi ekipit tone. Ne nuk fitojme se ne nuk dime te luajme ne sulm. ne rezultatet i mbeshtesim vetem tek ashpersia. Shikoni sa gola kemi bere dhe kunder kujt, i vetmi gol me kuptim ishte ndaj Holandes ne Hol. Nuk kemi arritur te shenojme as kunder Rumanise as kunder Bulgarise. Ky eshte problem i vjeter i joni, kurre nuk kemi ditur sulmin. Sa per ate se ku jane rritur talentet apo ku luajne pak rendesi ka, futbolli me kombetaren luhet nga 11 lojtare me zemer dhe me tru. Ne zemren e kemi, por jo shume tru. Shikoni c’beri greqia ne europian me ca lojtare qe sot askujt nuk i kujtohen si emra. Futbollistet tane kane mentalitet cubash (kujtoni nderhyrjen e te madhit Cana ndaj te voglit Sneijder) dhe kam pershtypjen qe ishin munduar te kopjonin Portugaline ne provokimet ndaj holandezeve. Shkurt, s’kemi mentalitet fitues, futemi per barazim dhe humbim pavaresisht se ne kete ndeshje na denoi arbitri dhe idiotizmi i atij qe mbahet si lojtari yne kryesor. Edhe profesionalizmi le per te deshiruar. Vetem nje profesionist si Nistelroi mund te kishte ate koncentrim ne sekondat e fundit, lojtaret tane e kishin lene ndeshjen per barazim qe ne minuten 70. Ne nuk dime te ruajme autoritetin ne fushe dhe te jemi dinjtoze, te ulim koken ndaj vendimeve te arbitrit pa bere ngerdheshje fytyre, pa ngritur supet. E cuditshmja ishte ndaj autogolit holandez kur asnjeri prej taneve nuk reagoi ndaj anulimit. Megjithate duhet pranuar qe kjo kombetare eshte nga me te mirat qe kemi patur dhe kjo ne saje te trajnerit. Por nuk besoj se do shkojme shume larg. Nese perfundojme te katert ne grup duhet te quhet sukses i madh.

  30. buda thotë:

    16 Shtator 2007 @ 8:01 pm

    besoj se problemi eshte me i madh se sa vetem futbolli por kultura sportive qe kemi ne si popull. Komenti i trete i Leon eshte tamam i sakte persa i perket gjerave qe te rinjte bejne ne Shqiperi…mjafton te shikojme Serbine, e cila ka gjithmone futbolliste, basketbolliste, volejbolliste te niveleve boterore…tani kane hyre ndjeshem ne tennis ku kane tre lojtare (nje djale dhe dy vajza) ne top 5 lojtaret ne bote…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.