Nis transmetimi i spotit të turizmit shqiptar në CNN

Përgatiti: Halil RAMA
Rilindja Demokratike
6 Prill 2008

Promovimi i vlerave dhe i resurseve turistike të vendit tonë

Networku CNN, ku do të transmetohet spoti publicitar, mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë grupmoshat 25 deri 55 vjeç. Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako.

Nesër, më 7 prill 2008 do të fillojë transmetimi i spotit të turizmit shqiptar në kanalin televiziv prestigjoz CNN. Zëdhënësja e MTKRS, Irena Prici bën të ditur se kohëzgjatja e këtij spoti tejet të rëndësishëm pritet të jetë 3 javë, gjatë periudhës kohore prill-maj 2008. Transmetimi i spoteve (në total 133 njësi) që do të fillojë nesër në datën 7 Prill, do të vijojë për të gjithë muajin dhe do të përfundojë në javën e parë të Majit. Spoti do të evidentojë atraksionet tona kulturore dhe natyrore, të cilat na diferencojnë nga vendet fqinje.

“Promovimi i vlerave dhe i resurseve turistike dhe kulturore të vendit tonë, ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet bazë të programit qeverisës dhe veçanërisht, mbetet një ndër objektivat parësorë të politikave që harton dhe zbaton Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në dobi të përmirësimit të imazhit të një Shqipërie evropiane, e cila përcjell identitet dhe universalizëm bashkëkohor në hapësirat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp të MTKRS.

Spoti i turizmit shqiptar në CNN pason një varg artikujsh e kronikash në mediat e shtypit dhe stacione televizive të njohura perëndimore, mbi zhvillimin e turizmit shqiptar. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Enti Kombëtar i Turizmit, ka shpallur si një nga prioritetet e punës, promocionin në mediat ndërkombëtare të potencialeve turistike natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Imazhet në spotin për turizmin, janë filmime në mbarë vendin

Në vend të një spoti të vetëm, fushata “Albania-A new Mediterranean Love”/ “Shqipëria-një dashuri e re mesdhetare”, këtë herë resurset turistike të vendit tonë i paraqiten publikut nëpërmjet tre spoteve, të cilat do të transmetohen në rotacion. Sipas zëdhënëses të MTKRS, imazhet e përdorura janë përzgjedhur nga filmime thuajse në mbarë vendin. Të treja spotet së bashku japin një peizash të plotë dhe harmonic, të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri - një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi. Në këtë mënyrë, shmanget monotonia e reklamës dhe arrihet t’i transmetohet publikut më shumë nga bukuritë dhe diversiteti natyror dhe kulturor i Shqipërisë. Teknika e filmimit e përdorur quhet “Camera POV (point of view)” - pikë shikimi/këndvështrim nga kamera. Konkretisht, imazhet shihen nga sytë e disa tursitëve (POV), të cilët zbulojnë bukuritë e Shqipërisë duke shëtitur nëpër të. POV-të/turistët i “zbulohen” teleshikuesve në sekondat e fundit të secilit prej spoteve, duke pozuar natyrshëm për fotografi/kartolina nga Shqipëria. Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare, e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako. Networku CNN, ku do të transmetohet spoti publicitar, mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë grupmoshat 25 deri 55 vjeç.

Kompania prodhuese

Kompania Holandeze që u përzgjodh për prodhimin e reklamës, CCCP Rotterdam (Creative Content and Concept Productions) është ndër kompanitë avangardiste në Europë të prodhimit të reklamave (në CV e saj gjenden reklama për ABN AMRO/ Port of Rotterdam/ Douwe Egberts/ Hema, etj) dhe aktualisht, është kontraktuar për të prodhuar fushatën publicitare të Rotterdam - European Youth Capital 2009/ Kryeqyetet Europian i Rinisë 2009.

Drejtori artistik

Drejtori Artistik i projektit Andre Platel, është autor i disa librave të botuar nëpër botë mbi kulturën moderne Symbol Soup (2000), The Tale of Red and Orange (2002), dhe Margeting: Inventing a different marketing language (2004). Aktualisht, është duke punuar për një dokumentar dhe libër me titull, ‘We’re in it to together/ Jemi në të së bashku’; projekt që përshkruan ngritjen e një “shoqërie të ndërgjegjshme”.

André Platteel ka qenë këshilltar për institucione dhe kompani si Unilever, Sara Lee, KLM, KAPPA.

Platteel shihet si një ekspert në nivel ndërkombëtar në marketing dhe komunikacion, duke këshilluar dhe mbajtur leksione në mbarë botën.

Tre spotet

Spoti i parë (Familja) prej 20 sekondash, paraqet një familje (baba,nënë,vajzë) që udhëton kryesisht nëpër atraksionet kulturore dhe plazhet e vendit tonë. Mamaja dhe vajza e vogël shihen nga sytë e babait teksa shijojnë pushimet e tyre në Shqipëri.

Spoti i dytë (Çifti) prej 30 sekondash, paraqet një çift të ri të dashuruar. Nga këndvështrimi i djalit, ne shohim një vajzë të re të bukur, që magjepset dhe intrigohet nga bukuritë e Shqipërisë.

Spoti i tretë (i Riu) prej 30 sekondash, e sheh Shqipërinë nga këndvështrimi i një të riu që gjatë pushimeve të tij, përveç atraksioneve kulturore, shijon edhe aktivitete sportive në natyrë si parashuta, kajakë, etj.

Përfundim

Të treja spotet së bashku, japin një peizash të plotë dhe harmonik të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri - një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi.

Pamjet me ngjyra të ëmbla dhe plot kontraste të plazheve, maleve, liqeneve, rrënojave arkeologjike, monumenteve kulturore, qyteteve dhe njerëzve i komunikojnë shikuesve pamje të forta dhe mbresëlënëse, pa artifica të tepruara, duke i joshur të vizitojnë Shqipërinë, natyrën, monumentet dhe jetën e saj.

Koha e transmetimit

Transmetivi i spoteve (në total 133 njësi), do të fillojë në datën 7 Prill, do të vijojë për të gjithë muajin dhe do të përfundojë në javën e parë të muajit maj. Koha e transmetimit, gjatë periudhës së lartpërmendur do të variojë ndërmjet këtyre orëve:

09.00 -12.00

12.00 - 14.00

14.00 - 17.00

17.00 - 19.00

19.00 - 24.00

Për shkak të natyrës së programacioni të CNN (breaking news, etj), zëdhënësja e MTKRS bën të ditur se është e pamundur që të ketë orare më të detajuara.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

27 Komente

  1. Ylli thotë:

    6 April 2008 @ 10:15 am

    Mire deri ketu po mua me lindin shume pyetje ndaj logjikes se atij individi qe ka hartuar kete projekt (perseri me leket tone) kaq te kushtueshem. Psh: e suposojme se mendje lejtet e perendimit u genjyen me spotin publicitar dhe erdhen, po ku do flen ata, ku do hane, ku do vallezojne, cfare do vizotojne…etj,. Se une ndonje fshat, qytet, natyre te regullt nuk shoh ne shqiperi. Pervec disa hoteleve qe e shesin mallin sa frengu pulen. Do te me pelqente qe te gjitha keto leke te shkonin te promovimi, nxitja, inkurajimi i bujkut i cili fundja do rriste femijet e tij, po do me jepte ca nga tepericat e tij edhe mua qe per fat te keq s’jam bujk, po do bente ate pjese te popullates me te limtur etj, etj, si keto histori pragmatike…
    Po kujt i ka vajtur mendja qe te bej dicka te tille, dhe si ky buxhet qeveritar miratohet te disa mendjelehte se Berrishe 2///o zot si ka mundesi qe nuk ven keta njerez mendjen ne funksionim.
    Berisha i kerkon Bushit me ngulm investime ne shqiperi, kur vete Bushi i premton elektoratit te tij investime dhe joshje te investitoreve, dhe a e dini se cilet mundohen te mashtrojne ne le t’a quajme ‘hulli amerikane’, ata bosat e arit te zi, qe nga arabia saudite dhe me tej…
    Te shkretet ne qe fjala qesharake qe perdorim per disa individe eshte e vertete, pra, flutorn gomari fluturon dhe kabineti Berisha.
    Te keqen o Topi qe n’a ndrite…me terheqjen e investimeve te tua!!!
    Ylli Londer

  2. Qafir Arnaut thotë:

    6 April 2008 @ 3:13 pm

    eh Lul Basha!!! edhe ketu i fute hundet? po c’dreq eksperience paska kjo agjenci ne marketingun e nje prej shtyllave kryesore ekonomike te qe shtetthi te vogel? o Gjergjo..fol mer burr i dheut

    Kompania Holandeze që u përzgjodh për prodhimin e reklamës, CCCP Rotterdam (Creative Content and Concept Productions) është ndër kompanitë avangardiste në Europë të prodhimit të reklamave (në CV e saj gjenden reklama për ABN AMRO/ Port of Rotterdam/ Douwe Egberts/ Hema, etj)

  3. kolektiviza thotë:

    6 April 2008 @ 4:29 pm

    kur lexova kte postim ne blogun e nje udhetari ne Shqiperi mu vertetua mendimi qe Shqiperia dhe Shqiptaret jane tersisht te pa pregatitur per turizm. Duke lene menjane qendrimin tim mbi turizmin ne pergjithsi si industri, dhe qe s’duhet te jete e vetmja industri fitimprurese ne Shqiperi, them se orientimi dhe fokusi i shtetit dhe pupullit ndaj turizmit kur nuk eshte ne ngjendje te ofroj as infrastrukturen e as servsin e duhur e as nje “terheqje” pertej natyres e ca rrenojave eshte recete e deshtuar. Te mos dish te operosh me Travelers Checks, lere me me karta krediti, eshte fatale per nje vend qe kerkon te mbijetoj fale tyre.

    http://thebiggerissueorg.blogspot.com/2008/04/my-tirana-amex-saga-by-uncle-monty.html

  4. Marku thotë:

    6 April 2008 @ 7:40 pm

    A di njeri ndonje banke ne Shqiperi qe te operoje nepermjet internetit.
    Me duket vetem Saliu e ka arritur moshen e internetit ne ate vend…..

  5. rrapushi thotë:

    6 April 2008 @ 7:57 pm

    Mark shif ktu

  6. Sabaheti thotë:

    6 April 2008 @ 7:59 pm

    po mark, disa banka po

  7. Marku thotë:

    6 April 2008 @ 8:34 pm

    Rrapush te lutem linkun ma dergo te germezuar sepse nuk hapet.
    Falemnderit.

  8. Grupi thotë:

    6 April 2008 @ 8:55 pm

    Shqiptaret si gjithnje jane kritiket me te rrept te vetes se tyre…po kritike e dobet pale.

    Njeri thote…s’ka natyre te rregullt ne Shqiperi! Ku do flene e ku do hane?? Ne maj te pemes do flene dhe me bagetite do hane…ashtu si gjith Shqiptaret e tjere… Tjetri thot…s’ma pranuan traveler’s check ne nje hotel me DY YJE ne Tirane…dhe na u merzit por*rdhaci Anglez…

    Ca flisni o ca flisni?? S’thoni shyqyr qe po ven dhe nje publicitet te vogel neper bote…Se mos Mali i Zi apo Koracia ka me teper se ne…nje mu*t kan me teper se ne. Dhe ati po*rdhacit Anglez thuj…her tjeter mos shko ne hotele me 2 yje o gomar…ne s’je ndonje Anglez fukara qe s’ka pare per hotel te mirfillte ne Tirane po shkon ke Hotel Pleshti.

    Ju ja u shpifni vetes tuaj me kte negativitet..jo mo ne te tjerve.

    HIC s’ka nayre te rregullt ne Shqiperi…hic o hic…mal me plehra eshte. O zot…me falni po ju na hapni barkun fare.
    Shikojini kto videot e mos u beni kaq…
    http://alketislami.com/gvideo.htm
    http://alketislami.com/dvideo.htm

  9. buda thotë:

    6 April 2008 @ 10:59 pm

    si duket Grupi nuk paske shku ne Mal te Zi apo Kroaci… puna e publicitetit eshte fare e lehte per tu bere por se cfare reagimi do kete ajo eshte me e rendesishmja… ne keto kohe te del fjala e keqe neper blogs apo artikuj te ndryshem ne shume pak kohe…puna eshte te qe ai vizitor qe do vije te rekomandoje shqiperine tek te afermit tek shoqeria kur te kthehet ne vendin nga ka ardhur…

  10. ados thotë:

    7 April 2008 @ 11:48 am

    Sapo pashe spotin ne CNN. Ndryshe, nga ajo qe eshte ketu tek peshku,, Vetem 20 seconda,..nje turiste bjonde, qe gjendet “all around” jug-bregdet,riviera,apollonia,ne veri –ne liqenin e Komanit, disa male, duke pire kafe ne nje rruge te zhurshme me makina..dhe me se fundi prape ne bregdet duke e perqafuar me nje te ri ta parruar me floke te gjata..Sigurisht , me kuptim kjo e fundit..Mejshkujt shqiptar te etur per turistet bjonde… Kothere merr makinen dhe versulu detit. Suedézet po mberrijne!! :P

  11. AR31 thotë:

    7 April 2008 @ 11:55 am

    ados :D! Ne Shqiperi vijne shume finlandeze. Vecse jane pak te rrudhura, 70 vjec e siper.

  12. fiqiriu thotë:

    7 April 2008 @ 11:56 am

    AR31, fiku i rreshkur asht ma i amel

  13. olti thotë:

    7 April 2008 @ 12:21 pm

    @Grupi
    Zakonisht mendimet politike tuat si perkrah se cik si shume militant majtist, por ama ketu siper duket sikur ke shkruar mendime e mia.
    Mjaft me kaq nihilizem, negativizem dhe nxirje o njerez. Keni qene ne Shqiperi keto kohet e fundit ju apo jo? O e beni per pordhe e injorance kur shumezoni cdo gje me zero, ose keni disa shekuj pa qene andej dhe mbani mend akoma vitet ‘97.
    Shqiperia sot zoterinj i ka te gjithe mundesite qe te mbaje turiste dhe Mali i zi qe permendni ju azgje me shume nuk ka. Ndersa ne Mal te Zi perdoren akoma rruget dhe hotelet e kohes se Titos, ne Shqiperine tone cdo gje eshte e ndertuar pas viteve 2000. Beni nje xhiro nga atdheu para se te flsini.

  14. alka thotë:

    7 April 2008 @ 2:24 pm

    spoti i mire, por nuk ka asnje pamje nga qyteti i Durresit. te pakten dihenm vlerat e amfiteatrit te vetem antik ne vend dhe muzeut arkeologjik. qe te dyjane qendrojne me lart se pamjet e Apollonise (Pojan)

  15. Grupi thotë:

    7 April 2008 @ 3:52 pm

    te pakten dihenm vlerat e amfiteatrit te vetem antik ne vend dhe muzeut arkeologjik

    Ka te pakten 7 amfiteatre antike ne Shqiperi…

  16. anonymus thotë:

    7 April 2008 @ 5:56 pm

    Spoti i mire, por nuk ka asnje pamje nga qyteti i Durresit!

    Ene ju Darrsaket mos i leni t’jashmit t’vine aty! Boheni fit-e-fit! :)

  17. berberi thotë:

    7 April 2008 @ 6:38 pm

    Mbi 1 milion turriste ne Shqiperi gjate vitit 2007. Keshtu thone shifrat zyrtare. Rreth 92% kane qene nga EVROPA, 5% nga Ameriqia dhe te tjeret nga mbetja e botes. Mbas ketij spoti te fuqishem numri i tyre me siguri do te dyfishohet. Lumsi ne do te jemi nder vendet e para ne bote per numer turistesh per fryme. Ne cdo 5 veta, 2 do te jene TURRISTE !

  18. AR31 thotë:

    7 April 2008 @ 6:44 pm

    Ato shifra nuk kane marr ne konsiderate shqiptaret me pashaporta te huaja qe vijne te shohin te aferm !!!

  19. berberi thotë:

    7 April 2008 @ 6:57 pm

    Mire qe nuk i kane marre ne konsiderate. Se po ti merrnin numri i turristeve te shkrete do te ishte akoma edhe me i madh. Ndoshta 3 milion sa jemi edhe ne ketu ne Shqiperi. Eh se po ja fus kot. Po te ishte keshtu (pra qe kemi aq shume turriste) pse duhet bere spoti publicitar?!

  20. Grupi thotë:

    7 April 2008 @ 8:08 pm

    Po mire o ju prish pune kjo reklama ju?? Se po komentoni qe “pse” duhet rekalma…

    Numri i “turistave” vertet ishte rreth 1 miljon…dhe kjo shifer perfshin dhe Shqiptaret ne emigracion dhe Kosovaret dhe Maqedonsit…po prap…ju prish pune ju kjo shifer? Numri i te huajve ishte gati 10% e ksaj shifre…kuptohet…

    C’rendesi ka!! Rendesi ka te vine sa me shume…

  21. AR31 thotë:

    7 April 2008 @ 8:27 pm

    O berber me keqkuptove (ose u shpreha une gabim me siper). Keta thone kane ardhur 1 milion turiste. Nderkohe qe ne keta 1 milion ka shqiptarë me pashaporta te huaja. Se dyti, turisti ka nje status te vecante. Te shkosh diku, te kalosh kufirin, ky nuk eshte turizem. Keta te ministrise shohin numrin e te huajve qe kane kaluar doganen, por keta nuk jane te gjithe turista. Imagjinoni te gjithe tregtaret kosovarë apo maqedonas qe perdorin Shqiperine si transit per te shkuar ne vendet e tyre.
    Tani ceshtja nuk qendron ne deshiren e madhe tonen qe te vijne sa me shume turista. Ceshtja qendron ne faktin, qe ok, ata le te vijne por te largohen me nje imazh te mire te Shqiperise e jo te ndihen te mashtruar prej reklamave.
    Se dyti, kjo menyre per te fshehur faktet, eshte e shemtuar. Ky quhet manipulim me te cilen ato kollaret e ministrise atje krenohen. S’di cfare emri ti ve tjeter pervec manipulim dhe genjeshtra.

  22. Grupi thotë:

    7 April 2008 @ 9:01 pm

    Imagjinoni te gjithe tregtaret kosovarë apo maqedonas qe perdorin Shqiperine si transit per te shkuar ne vendet e tyre.

    ZERO! Pse do vij Kosovari nga Maqedonia neper Shqiperi per te vajtur ne Kosove? Te kaloj ne ate rrugen e mbrekullueshme ne Kukes…kur mund ta bej Shkup-Prishtine per 3 ore me autostrade.

    Jo besoj se numri bazohet ne ate qe te pysin kur kalon kufirin…pse ke ardhur…turizem apo biznes? Ata qe thone turizem…jane kta 1 miljon…megjithse mund te futen ne shume kategori pervec turizmit. Me duket se dhe vendet e tjera ate perdorin per te llogaritur numrin e tursitave…

  23. AR31 thotë:

    7 April 2008 @ 9:12 pm

    Grupi! Kush te paska pyetur ty ne doganat shqiptare nese ti vjen per turizem apo per biznes??? askush! (ZERO). Per rrugen ke shume te drejte, por ja qe halli i ka bere shume prej atyre tregtareve ta marrin ate rruge. Pastaj qe kur Maqedonia eshte bere kaq e zhvilluar sa te prodhoje pafund e te mos importoj nga Europa???
    (Nuk po them qe ata nje milion ishin te gjithe tregtarë ballkanas, por ajo shifer e paraqitur nuk eshte reale! ).

  24. AR31 thotë:

    7 April 2008 @ 9:17 pm

    “Pse do vij Kosovari nga Maqedonia neper Shqiperi per te vajtur ne Kosove?” Kosovari nga Maqedonia??? :) :) :) -Shqiperia eshte vend transit per ‘ta, ne drejtimin Europe (Itali)-Ballkan!

  25. tani thotë:

    8 April 2008 @ 9:33 pm

    Une se kam pare gjekundi spotin

  26. eda thotë:

    24 May 2008 @ 6:55 pm

    ti rojn femijt tanit dhe nena

  27. kryeplaku thotë:

    24 May 2008 @ 7:24 pm

    s’eshte kjo dhoma e ngushellimeve eda ..
    gjithsesi flm

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com