Ngjizja e një Presidenti
Nga Dasareti
Në fillim, na kapi dyshimi se mos Presidenti i Republikës do të zgjidhej siç e parashikon Kushtetuta me tre të pestat e votave të deputetëve shqiptarë. Ky dyshim u shtua më tepër për faktin se nuk ishim të sigurt për pjellorinë e çiftit të ri Berisha-Rama. Berisha i kishte dhënë provat e pjellorisë së tij me Nanon duke nxjerrë në jetë Presidentin e tanishëm në vitin 2002. Por frika më e madhe kishte të bënte me shterpësinë e Ramës, sidomos nisur nga thashethemet që u përhapën gjatë zgjedhjeve të fundit vendore. Këtu nis telenovela.
Më pas, akrobacitë politike të çiftit të ri na sollën në vete. Aktivitetet politike të ditëve të fundit po synojnë të brumosin Presidentin e ardhshëm të vendit. Gjithë këto parapërgatitje nuk ishin të kota por mundësuan aktin final për ngjizjen e Presidentit. Në fakt, takimi midis Ramës dhe Berishës, ose thënë më ndryshe parja, ishte e domosdoshme për shkak se Shqipëria nuk zotëron ende teknologjinë e riprodhimit të figurave politike në distancë. Këpucët mblesit!
Një çift, mbi të gjitha, është rezultat i bashkëveprimit të dy karaktereve. Kacafytja mediatike e zotërinjve të lartpërmendur, e cila na lemerosi dhe na futi frikën në palcë se mos detyroheshim dhe shkonim në zgjedhje të parakohshme, ishte në fakt një lidhje pasionante midis dy beqarëve politikë shqiptarë. Duhet thënë se ato që ne i kuptonim si akuza dhe fyerje mbulonin faktikisht mesazhe të fshehura dashurie dhe lavdërime të dyanëshme. Prandaj, le të qetësohen ata që mendojnë se acarimi i përhershëm i marrëdhënieve midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës janë në dëm të interesave të Shqipërise dhe të shqiptarëve. Dhe mos të shqetësohen për takimet e shpeshta që bëhen natën. Kjo ka lidhje me ndrojtjen e pjesëmarrësve në takim por edhe me faktin që marrëveshjet e arritura në errësirën e natës ose vampirizimi i jetës politike sjell si pasojë pavdekësinë e sistemit. Të na rrojë tranzicioni !
Më pas, duhet thënë se krijimi i besimit në një çift të ri është shumë i rëndësishëm. Në përgjithësi, mosbesimi vjen si pasojë e pasigurisë dhe e mungesës së njohjes së tjetrit. Në këtë mënyrë mund të shpjegohen dhe të përligjen shumë veprime dhe reagime të kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në vend. Eshtë normale atëherë që Berisha të pohojë se Rama nuk është as burrë e as grua pasi Ramës i kërkohet të japi prova të pjellorisë së tij. Nga ana tjetër, është normale që Rama ti detyrojë deputetët e tij të bojkotojnë Kuvendin. Kjo s’është gjë tjetër veçse shprehje e xhelozisë së Ramës për lidhjen ekskluzive që do të ketë me Berishën. Por edhe rënia e Berishës në krahët e Topit për disa kohë nuk ishte veçse dyshim ndaj besnikërisë së Ramës në marrëdhëniet me të. Me rastin e gjetjes së gjuhës së përbashkët midis dy udhëheqësve politikë shqiptarë gjërat duket se po shkojnë për së mbari. Konsesusi i përsëritur dhe i ripërsëritur po merr formë. Me ndonjë djalë ishallah !
Më së fundi, marrëdhëniet e një çifti kanë të thëna dhe të pathëna. E thëna, përveç kushteve që përcakton Kushtetuta, është fakti që presidenti duhet të zgjidhet si pasojë e negociatava të vullnetshme dhe të pakufizuara për të arritur të famshmin konsensus. E pathëna duhet të jetë medoemos fakti që Presidenti i ardhshëm i vendit nuk duhet të jetë me të kaluar komuniste dhe duhet të paraqes ciliësitë e duhura për të punuar për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare. Kjo ide sa vjen e përforcohet kur shikon se figura politike kombëtare të respektuara që i përkasin profilit të mësipërm si Nano ose Milo po zgjaten mbi këmbë në mënyrë që të bien në sytë e shtatlartëve Rama e Berisha. Rroftë familja me nënëmadhen në krye !
Ngjizja dhe nxjerrja në jetë e Presidentit të ri do të kalojë nga Kuvendi i Popullit i cili kryen funksionin e dhomës së rregjistrimit të lindjes së Presidentit. Rroftë demokracia!
E pra nuk na ngelet tjetër veçse t’i urojmë çiftit të ri : T’u rrojë Presidenti !


8 July 2007 @ 12:56 am
Shume e bukur, e hidhur por e bukur.
Pak humor ne kete situate qe qeshim se nuk qajme dot.
Tu roje presidenti.
8 July 2007 @ 1:20 am
T’u rroje presidenti. Bukur kjo, jo i joni i atyre… Tu rroje Kopili me i llaf
8 July 2007 @ 11:49 pm
Tejemen, Po shterpe paska qene ky Rama Futja Berisha mazallah se mbetet me bare ky Rama ose sperma e Berishes nuk punon ose ky Rama do te kete tubat e zena. Amani o shoke se mbeten pa presidente keta
9 July 2007 @ 2:27 am
Negociatat
Kryeministri Berisha nuk pranoi të takonte qoftë edhe një minutë Edi Ramën. Çështje karakteri, thanë disa. Por në fakt Berisha e dinte se me Ramën nuk mund të rrish vetëm 1 minutë. Dhe në të vërtetë, pas takimit të parë Rama ia arriti qëllimit që ta mbante Berishën jo një apo pesë minuta, por plotë tri orë të mira. Në fund të takimit, Berisha i lodhur nga debatet e gjata, i thotë Ramës: “Me Nanon zakonisht jemi takuar për 10 sekonda në ambasada dhe kemi mbaruar punë për 10 vite. Ndërsa me ty, tri orë dhe nuk gjetëm një president”. Në atë moment Gjinushi, që nuk mund të rrinte pa e komentuar këtë situatë, i drejtohet Berishës. “Epo ju jini çift i ri, duhet të njiheni pak më mirë”.
Marre nga:
http://www.tiranaobserver.com.al/speciale.htm
Hidhni ndonje grep e nxirreni si teme me vete se ka te forta.