Ngjela në kuvend: Bollano të shkarkohet, ka fyer shqiptarët
Ngjela i kërkoi Topit që t’i kërkojë Kryeprokurores të filloje proces penal ndaj Bollanos
Nevila Perndoj
Shekulli
TIRANË- Avokat Spartak Ngjela jo më kot kërkoi i pari fjalën në diskutimet jashtë rendit të ditës, gjatë seancës së djeshme në Kuvend. Madje dalja e tij nuk ka qenë as spontane, por e menduar dhe e shkruar kësaj here në një letër, ku ka kërkuar me ngulm shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ngjela ka akuzuar këtë të fundit se ka pasur interes për të organizuar protesta në Himarë, duke i kërkuar në mënyrë publike Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që t’i kërkojë Kryeprokurores të nisë proces penal ndaj tij. “Ai ka ndaluar në mënyrë arbitrare të gjitha investimet ne Himarë. Shpërdoron në mënyrë abuzive e të padrejtë të gjitha fondet e mbledhura, në mënyrë që të mos lejojë asnjë zhvillim në Himarë. E kam investiguar vetë. Derisa më në fund, para disa ditësh merr pjesë në një demonstratë, ku thërret: “Jashtë shqiptarët nga Himara”. Që do të thotë nga Shqipëria.
Nuk e di se ku e gjen forcën, që kërcënon dhe fyen shqiptarët në vendin e vet. Nuk e di se si mund të dëgjohet më tej një njeri si ky, që mund të mashtrojë shqiptarët, madje t’i poshtërojë në vendin e vet, pasi mendon se paska me naivitet përkrahjen e një shteti më të fuqishëm se ne. Madje na thërret edhe administratore për ndihmë”,- tha dje Ngjela në Kuvend. Pikërisht për këtë arsye, ai ka kërkuar që Kryetari i Bashkisë së Himarës të pushohet nga puna dhe t’i dërgohet akuzës për ta çuar në Gjykatë. “Z.President i Republikës ju duhet menjëherë t’i kërkoni Prokurorisë së Përgjithshme, përkatësisht Prokurores, të nisë proces penal kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës sepse ka dhunuar Kushtetutën dhe ka fyer popullin shqiptar”,- tha Ngjela. Ai ka theksuar se askush nuk mund të tallet me simbolet e vendit. “Jo zotëri, ta dini mirë, edhe Bollano, edhe partia që ka këtu, ta dinë mirë se me simbolet tona nuk lejojmë njeri që të tallet”,- tha Ngjela. Duke e cilësuar Bollanon si “një bandit që fyen simbolet kombëtare”, ai i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të vërë në vend nderin e shqiptarëve.


15 April 2008 @ 2:01 pm
Mar-Ngjeloooo….
mori
Mar-Ngjel…
sa flet e flet pse nuk ngre nje padi ndaj Bollanos mqs je edhe avokat me pak fjale merr iniciativen.
15 April 2008 @ 2:41 pm
Sepse mor rual ne shqiperi gjerat behen per fushate politke jo per atdhe e komb.
Ke te drejte perse Ngjela ( qe eshte dhe jurist) nuk i drejtohet prokurorise me faktet qe ka? Perse duhet te leshoj bomba te tilla ne parlament qe si jurist qe eshte e di mire se pas ketyre bombave tymuse, as prokuroria nuk mund te bej gje pasi tani ceshtja politizohet, behet prone e subjekeve politke etj etj. Bollano pas kesaj do te mbrohet ne piken me te forte qe ai ka. Duke akuzuar cdo ndjekje penale si ndjekje politke dhe shkelje te te drejtave te minoriteteve etj etj. Politika dhe karigja politke ka rendesi per keta jo atdheu.
Cdo gje behet per “show” politike, dhe per te fituar pike dhe mbuluar bajgat e tyre
15 April 2008 @ 3:46 pm
Ja dhe fjala e Ngjeles.
http://link.brightcove.com/services/link/bcpid1185043923/bctid1504464182
Pavaresisht e pelqej apo jo, po Ngjela gjithnje ka pamien e paraqitien sesi duhet te jete nje politikan profesionist. Kjo ndoshta nga edukimi i tije juridik e njohja e mire e ligjeve e menyren e fuksionimit te shtetit po dhe nga eksperienca e tije jetesore.
15 April 2008 @ 3:57 pm
Te pakten ai e mori guximin dhe e hapi gojen, dhe nuk eshte pak, kur ke karagjozet e tjere qe nuk e vene ujin ne zjarr per shkak te vizave te marra nga ambasada greke..( Sipas marrveshjeve midis 2 parlamenteve, vizat diplomatike per deputetet tane ,merren tek amb. greke).. Keshtu me me kujdes kur flisni ju TOKO-RUAL!!
15 April 2008 @ 4:40 pm
Po te na mbese Topi pa vize sipas teje
Ngjela ka shume kohe qe flet kot, hap gojen kot e te njejte gje e them edhe per Godon.
Jane qe jane atdhetare te flakte te bejne nje padi ne prokure e keshtu te pakten hapet nje ”hetim”.
15 April 2008 @ 4:52 pm
Ados me mire te mos kishte folur por te kishte vepruar. Fjalet i mer era veprimet mbeten.
15 April 2008 @ 5:01 pm
Kete radhe ai foli plote e sakte.
Thelbi i fjales se Ngjeles eshte Kryeministri te shkarkoj Bollanon. Kjo behet menjehere edhe eshte ne kopetencat e tije.
Ngjela nuk eshte as prokuror as president as kryeminister, eshte vetem deputet e beri detyren e tije si DEPUTET,NGA PARLAMENTI, I KERKOI INSTITUCIONEVE TE FILLOJNE HETIMET, nga salla e parlamentit , tani radhen e kane institucionet qe nga kryeministri, presidenti e prokuroria.
Po shume mire qe foli nga parlamenti e duhet vleresuar,se te tjeret heshtin,e jo vetem sbejne gje, e madie bejne dhe dem duke hapur shkolla greke ne Himare e mos harojme Bollano eshte aty nga kualicioni qe beri PDja me te per here te pare kur u zgjodh.
15 April 2008 @ 5:01 pm
Tani ju po talleni apo si?
Leksione patriotizmi virtual ose kafeje ben kushdo por ama nje deklarate te tille politike nuk ka bere asnje ne parlamentin shqiptar qe fillimi i viteve 80.Avokat Ngjela me shume se nje grusht foltores se Parlamentit ka mbajtur nje qendrim politik ndaj deformimit te historise qofte nga faktore te jashtem apo nga ata te brendshem.Pikerisht ky qendrim politik e ben me te dobishem se nje padi penale e cila tek e fundit nuk do e zgjidhte definitivisht problemin.
Mos komentoni pa lidhje dhe shikojeni qendrimin e Ngjeles si nje qendrim te paster e fisnik me bazament politik.
Ai grusht i Ngjeles i duhej asaj foltoreje…
15 April 2008 @ 5:36 pm
Mendoj se po nxitohemi. AJo qe them une eshte se cdo gje duhet te kete radhen e saj. Une mendoj se ne fillim Ngjela duhet te kishte shpene ceshtjen ne prokurori dhe vetem e perseris vetem ne se prokuroria nuk do te merte asnje veprim ( qe une jam i sigurt se nuk do te vepronte) atehere grushti i tij ne foltoren e parlamentit kishte vlere.
AI foli shume bukur por cfare beri. I dha Bollanos nje mbrotje te mire perbale Berishes, Prokurorise e tere sistemit ligjor pasi ai tani thote ” Eshte veper politike, Z Ngjela politkan eshte i pari qe u mor me kete propagante, kjo eshte propagante e disa ekstremisteve qe duan te demtojne minoritetin…… etj etj”
Ndersa sikur kete ceshtje ta kishte ngritur prokuroria dhe jo politka Bollano nuk kishte goje te fliste. Pasi ligjerisht prokuroria eshte e pavarur nga politka E perseris “Ligjerisht” pasi teknikisht ne dime si eshte por mos harojme rendesi ka “Brandi” cfare opinioni krijojme ne bote, ne ate bote qe do te mare ne shqyretim pavarisne e Jugut te Shqiperise.
Dhe sikur Prokuroria te mos vepronte ( qe une e besoj plotesisht) atehere mbeteshe vetem foltorja e parlamentit, te pakten keshtu goditej jo vetem Bollano por dhe e keqja jone e pergjitheshme qe eshte Qiviria dhe Prokuroria.
Megjithate pajtohem me disa ketu qe thone se kjo ishte me mire se azgje. Ne fakt nese vjen puna per tu votura une do te votoja me mire Ngjelen se sa te themi Berishen qe hesht apo Ramen qe ka futur koken ne rere si struci per kete problem. Mendimi im ky pasi e di disa do te thone se do te votojne per Berishen se ai eshte antikomunist, ose disa do te thone se do te votojne per Ramen se ai eshte per politken e re. Por asnje prej tyre nuk do te thote se do te votojme per dike tjeter qe mbase nuk eshte aq anitkomunist sa Berisha apo aq i ri sa Rama, por qe ka treguar vlera komebtare., sepse per disa ceshtja kombetare eshte nje ceshtje e vjeter anakronike, sot ajo nuk ka me vlere se per ta ne jetojme ne shek e globalizmit, ku nuk ka me rendesi kufijte apo gjuha apo kultura kombetare. Ne fakt ato sot sipas tyre jane vlera qe mund te shkembehen ne tregun e lire te politikes me hyrjen ne BE apo ne NATO . Dhe pastaj na vjen keq qe Bollano thote dicka apo zv/min i jashtem grek thote dicka akoma me te rende. Hic te mos na vije keq fajin e kemi vete.
15 April 2008 @ 5:44 pm
Eh mer cuna e goca eh !
Nuk e vini re intesitetin e ca ngjarjeve qe u mlodhen per nje jave mer?
Arratisja e atyre te forteve !
Arrestimi i atyre qe mbrojne Vloren !
Reforma zgjedhore !
Kopetencat e Presidentit !
Bollano i Gerqise !
Shkarkimi i Hoxhe efeniut!
Meta zihet me Ramen !
PS bie dakort ne mjes per ndryshime kushtetuese, ne mbremje behet pishman!
Protesta e mjekeve ! ( kater tema ne peshk per kete !?!?!? )
E mer cuna e goca eh.
Per i cik e hiqni menjen nga ku duhet.
15 April 2008 @ 5:45 pm
Pse e shikon ne nje prizme te ngushte Toko?..Ajo qe beri Ngjela ishte mese me vend.. terhoqi vemendjen e Parlamentit dhe te gjithe qeverise, per nje ceshtje qe te tjeret nuk duan te hapin gojen..Dhe e ka bere edhe me perpara kur behej fjala per Camet..Ku e di ti nese ai nuk i heq nje padi me vone Bollanos?
15 April 2008 @ 6:11 pm
…..Per i cik e hiqni menjen nga ku duhet…..
G E R D E C I !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ajo Koth u harua u be njesoj si 97. tashme per Gerdecin do te flitet si per 97 Na ishte njehere…., mos na e zini ne goje…., kohet kane ndryshuar……, nuk eshte me ……
Cti besh tjera gjerat dolen me te forta se Gerdeci. Doli qe opozita nuk ishte/eshte akoma e pregatitur per zgjedhje te parakohshem keshtu qe e mbylli gojen, doli shperblimi i te drejtes per lejet e nderrtmit. te tjerat qe permenda jane tymnaja.
15 April 2008 @ 6:12 pm
Eshte pa pike llogjike te thuash ”Ngjela duhet te mbyllte gojen e conte nje padi ne prokurori” (ne malin e dosieve qe flene aty), plus ska nevoje per padi per Kryeministrin te shkarkoj Bollanon, dhe kjo qe kerkesa e pare e Ngjeles.
SKA NEVOJE PER PADI A HETIME QE KRYEMINISTRI TE SHKARKOJ NJE KRYETAR BASHKIE.
NGJELA BERI TAMAM ATE QE DUHEJ. Po shteti seshte vetem Ngjela jane te tjere qe duhet te bejne detyren e tyre, se ka ndarie pune,pergjegjesie e kopetencash e nuk eshte nje njeri ben te gjitha.
Fjala ne parlament e nje ligjvenesi nuk eshte llaf kafeneje,pra nga ai institucion qe emeron e nderton e strukturon e u tregon punen e detyren gjithe institucioneve te tjera.
Mos duhet te behej dhe Polic, Ngjela, pasi te bente punen e Presidentit a Prokurorit ?!
Ka koncepte sesi funksionon shteti apo jo.
Ngjela tregoi ujkun,e i shkundi nga parlamenti, tani ta kapin ata qe kane KOPETENCEN PUNEN E DETYREN PER KETE.
Nqs keta nuk e bejne kete, atehere faji eshte i ketyre institucionve me radhe, dhe Ngjela vete ska asgje ne dore te bej po keta bllokuan kete proces, pervec fjales nga parlamenti.
Pra, te kritikojme ata qe nuk po bejne detyren, e jo ate qe po e kryejne ate.
Ngjela nuk eshte kryeministet ti themi pse nuk vepron te shkarkoj Bollanon
Ngjela nuk eshte prokuror e ta kritikojme pse nuk vepron e nis hetime.
Ngjela nuk eshte as president ta kritikojme pse nuk vepron e kerkon prokurorise.
Te gjithe keto institucione kane polici e sherbim sekret e raporte per cdo shkelie qe eshte bere, e rine e heshtin.
15 April 2008 @ 6:14 pm
Hiqni Berishen,Topin a Prokurorinen e pastaj po vute Ngjelen ne keto poste , keni te drejte ti kerkoni atij pse nuk veproi.
Si deputet ai veproi.
15 April 2008 @ 8:05 pm
Ngjela t’i kerkonte llogari qeverise dhe parlamentit se perse nuk interesohen me teper me Himaren, perse nuk shkoi asnje perfaqesues i shtetit shqiptar aty te ndihmonte ne qetesimin e situates dhe te bente te ditur prezencen e shteti shqiptar perpara se te bente te ditur prezencen e tij zevendesministri grek
15 April 2008 @ 9:57 pm
U hap thesi ketej.
Te enjten do shikohet ne parlamentin evropian nje problem me minoritetet e huaja brenda Greqise.
Do kete shume te reja ne vazhdim. Bolla te gjeje vrime te futet.
15 April 2008 @ 10:06 pm
Toko, fjala ne parlament, per vete natyren e parlamentit si vend ku nxirren ligjet, mund te kete forcen e veprimit. Ceshtja nuk eshte vetem tek Bollano, te hyje apo jo ne proces gjyqesor, edhe pse kjo eshte ceshtje me vend. Ceshtja me me vend, per te cilen fjala duhet te kete, sepse me kaq nuk e ka, fuqi veprimi ne parlament, eshte 1) “Madje na thërret edhe administratore për ndihmë” dhe 2) “mendon se paska me naivitet përkrahjen e një shteti më të fuqishëm se ne”. Ketu nuk duhet theksuar vetem kerkesa per ndihme e Bollanos, por mbi te gjitha perkrahja nga nje shtet tjeter i ketij faktori destabilizues. Kjo nuk mund te theksohet ne parlament, sidoqofte, retorika e fuqise destabilizuese nga nje shtet tjeter eshte permendur. Ne kete kuader, duhet bere presion jo vetem per ndjekjen penale te Bollanos, por njekohesisht duhet bere presion edhe mbi ministrine e jashtme, dhe te brendshme, per t’u shprehur ne lidhje me veprimin dhe retoriken e ministrise se jashtme greke. Shkelja e kushtetutes se Shqiperise, qe te jemi te qarte, nuk eshte bere vetem nga Bollano, por mbi te gjitha nga shteti grek, i cili i lejon vetes pergjegjesine e keshilles destabilizuese ne territorin juridik te Republikes se Shqiperise.
15 April 2008 @ 11:53 pm
Ngjela e kerkon reagimin dhe qendrimin nga kryeministri, ne menyre qe te jete qendrim zyrtar, i gjitheperfaqesueshem i shtetit shqiptar, zeri i gjithe shqiptareve. Pike. Po te jete qe te ngreje Ngjela padi personale, mund ta ngreje, po atehere ju ketu mos e hapni gryken fare e mos lehni kot, sepse nuk eshte puna juaj me, po problem privat i Ngjeles me Bol-lanon. E po te jete puna aty qe te ngrihen padi personale, kombi i takon te jete i Ngjeles dhe te mos kete as qeveri as president as parlament, as ligje e as kushtetute. E henkshi mu ne bithe te gjithe; ju pershendet bol-lanoja me bol-lanet e vegjel te imarres.
Ashtu sikur do ishte e pranueshme ta kapnin Bollanon dhe ta egzekutonin ne mes te Himares… Sese nderin e kombit nuk e vuri ne vend shteti, po qytetari privat. E kur puna eshte private, nuk ka pse qytetari t’i bindet ligjeve te nje shteti qe nuk eshte i veti, e per me teper, nuk egziston.
16 April 2008 @ 12:27 am
Ok Dorezohem mbase e kam gabim. Por gjithmon me ben te vuaj ideaj se edhe pas kesaj azgje nuk do te behet.
26 April 2008 @ 3:49 pm
BOLLANO,ky njeri i pa definuar,midis truallit shqiptar ben gjthcka eshte e pa mundur.Topi,Berisha dhe shume shume te tjere perpara dhe tani te cilet ishin ne funksione me pergjegjesi nuk kane nderrmarre asgje.Si kosovar e ndiej vehten te stresuar kur degjoj qe lejohen te tilla “performanca”ekstremiste midis vendit ame.Ngjela ka te drejte,ku jane te tjeret,deri kur me kete Bollano!!