Ngjarja në Ndroq
Video më sipër tregon ngjarjet vetëm në një komunë të Shqipërisë, komuna Ndroq ku ishin të pranishëm vëzhguesit e OSBE. Po atje ku nuk kishte vëzhgues të huaj dhe nuk ka filmime çfarë ka ndodhur???
A pajtoheni se veprime të tilla i përmbushin stadandartet e kërkuara për zgjedhje normale të një shteti që flitet se është nën një regjim demokratik?
Genty


26 February 2007 @ 10:40 pm
O ZOT!!!!!
26 February 2007 @ 10:40 pm
Genty,
Ngjarja e Ndroqit eshte tronditese dhe e frikshme por s’duhet te shikohet kurrsesi si nje treguese e pergjithshme e ketyre zgjedhjeve. Per mendimin tim keto ishin nder zgjedhjet me te mira deri me sot; uroj qe te plagosurit ne ato pamje te turpshme te sherohen sa me shpejt e fajtoret te denohen sa me pare e pastaj do te mund te jemi akoma me te kenaqur me 18 Shkurtin.
26 February 2007 @ 10:54 pm
o Llukan, te kuptoj drejt se ,ashtu duhet me thon,por e keqja eshte se edhe qytetet jane beri si ndroqi, te betohem se keshtu eshte ,Ne Tiranen ku kemi jetuar ka qene nje qytetari per tu lavderuar por sot Tirana ka vdekur ,nuk te shef syri dhe nuk te degjon veshi arome Tirane, por arom fshati ,dhe kultura ka mar fund, te shpresojme qe per 30 vjet mbase shkojme ne ate kulture dhe edukate ku ishim me kupto jo ne komunizem, por ne kulture ,Tirana dhe edukata e tironsve ka vdekur ..kane ardhur barbaret ne pushtet
26 February 2007 @ 11:03 pm
kjo eshte korrja e asaj qe politikanet tane (historike>> mbollen gjate fushates elektorale.Nuk mund te quhet fitore nga asnje krah politik rezultati i ketyre zgjedgjeve perkundrazi mendoj se eshte humbja me e madhe qe populli shqiptar ka njohur gjate ketyreve viteve .
turp edhe nje here per klasen tone politike dhe per ata qe perkrahin me devotshmeri dhe ne menyre te verber kete klase politike.
27 February 2007 @ 1:37 am
keta jane ‘ushtaret’ e patriceve tane. Kur t’ja u hane kokat edhe atyre ndonje dite..po nesje.
si gjithmone..POSHTE GJYSMAGJELI. GRISNI PASAPORTAT!
27 February 2007 @ 1:48 am
Llukan, ta garatoj qe skena te tilla ka pasur edhe ne qytete te tjera. Nuk zgjatem dot tani per shkak kohe, por mund te sjell raste konkrete “me bollek”.
27 February 2007 @ 2:10 am
Ç’katraurë! Kush ishte ai me xhaketë bojëkafe dhe bluxhinse që nxorri pistoletën dhe pse s’e rrasën brënda??
27 February 2007 @ 2:23 am
Llukan, keto zgjedhje kane pasur incidente pafund, fatkeqesisht kjo tregon se ne Shqiperi qeverisin funderinat e shoqerise.
27 February 2007 @ 3:16 am
Kerkova ne komentet tuaja dicka tjeter por mendoj se nuk e pashe. Kjo ngajrja e Droqit me kujtoj ngjarjet ne parlementin shqiptar. Karike te thyera ne kokak te deputeteve, sharje fyerje, shkaterim e shkallmim. Kur parlametaret bejne keshtu cfare do te presesh nga populli turme. Ne keto ngjarje nuk jane per te fajsuar as ate me xhakete boje kafe as ate m xhub blu apo te kuq. Fajtore jane ata me kollaro dhe barkun sa nje der qe nxitin popullin ne masakra te tilla.
27 February 2007 @ 4:21 am
Ai ne sekuencat e fundit qe dha sinjalion “mjaft” ishte djali daj Ganiut(rahmet paste) nga Ndroqi deputeti PD Baki Shehu.Ne kohen e monizmit ishte “nip i Bab Myslymit” tani eshte nip ne bejleret Sheh te Ndroqit.
27 February 2007 @ 4:33 am
ku eshte videoja
27 February 2007 @ 4:41 am
Selanik e tatepjete/ sic ka qene do te jete….
Per Leonin qe me pyeste tek tema tjeter: natyrisht, kjo nuk eshte Memedhembje, kjo eshte Memedhjerje…..
Pisat! E kujtdo ane qofshin. Pa dallim horrlleku, harbutlleku dhe ideje….
27 February 2007 @ 4:54 am
Emigrant.Me kujtohet nje koference shtypi e Ancelotit, kur dikush i permendi qe :-Milan duhej te ishte trajtuar ndryshe,sepse vendi trete nuk justifikohej.
Nje koleg tjeter perdori nje shprehje qe shtypi i kohes dhe jo vetem sportiv u mor pak si shume .Ja cfare tha: -”Dikush andej nga fundi kerkon te na mesoje.” Nuk e di kush ka marre persiper te na udheheqe? Nje PD me fundrina ,apo nje PD inteligjente. Nje PD qe desheron te ekzistoje virtualish apo nje PD me kembe ne toke. Dhuna nga cdo ane qe te vije qofte dhe ajo verbale pjell gjithmone dhune.Jo vetem pisa.
27 February 2007 @ 6:45 am
kjo Video me nxorri mallin per Shqiperine. Ah si beni dhe ju–skur si kemi pare keto gjera me perpara ne. Mbani mend 89,90,91,92, gjithe qytetet ane e mbane shqiperise, dogjen biobliotekat librarite, fabrikat,–shkaterruan ndertesat e kooperativave, fermave etc, etc–e kemi ne gjak kaosin ne.
Pajtohem me Tomi Korcen—ata kacafyten ne parlament—Ilir Meta–shume prej jush e shihni si te ardhmen e Shqiperise—hedh karrige e shkul vazo lulesh ne mes te parlamentit. une qe ketej e tutje do ta theras Ilir Meta-Maloku–I pershtatet shume dhe llogjikes tuaj qe ju ngordhi ta perdorni!!! Rrofshin Maloket!!!!
27 February 2007 @ 9:34 am
Ka njerez qe thone qe edhe kafshet kane dinjitet. NEse eshte vertete keshtu, keta plehrat ne video jane me keq se kafshet. Si nuk ju vjen turp.
27 February 2007 @ 9:40 am
Ka nje shkrim te E Ypit sot te Panorama!OK
27 February 2007 @ 9:54 am
cdo popull e meriton qeverine qe zgjedh, me pare keta idiota te peshtiroset me qene shqiptar
27 February 2007 @ 2:13 pm
Ai tipi qe nxorri pistoleten eshte polic i veshur civil i Komisariatit 3. E pushua direkt nga puna dhe u fut ne arrest shtepie. Po gjykata e Tiranes i liroi shumicen e atyre qe u arrestuan pas ngjarjes.
Nderkohe mbeten te pandeshkuar shumica e atyre qe manipuluan e fallsifikuan apo u perpoqen te benin keto gjera. Te nesermen e paszgjedhjeve u bene rreth 35 denoncime ne prokurori dhe 33 prej tyre me pas u terhoqen. Kjo pasi kush beri kallezimet, kishte frike mos i dilnin dhe te tyret. Nderkohe qe ka pasur dhe njerez me pushtet apo deri te shkolluar ne Amerike qe kane manipuluar dhe fallsifikuar dhe nuk u hyri gjemb ne kembe.
Kur do funksonoje Shteti ne Shqiperi (perfshire dhe Prokurorine e shumeperfolur e Gjykatat) qe te mos shohim me keto lloj skenash???
27 February 2007 @ 3:34 pm
Mendoj qe ky filmim provon perfundimisht se Shqiperia eshte 100% gati per te hyre ne Evrope!
27 February 2007 @ 4:25 pm
AL Nuk ishte vetem Ilir Meta ishin dhe ata te PD Qe te kete sherr duhen 2 palle, me nje pale nuk ka sherr. Mbase Meta Angjeli eCo e filloj por po u fute ne batak me derat der do te quhesh
27 February 2007 @ 6:57 pm
Booooooooooooo……….
ku jane katandisur burrat tane, ups, burravecat tane….
me karrige siper kokes… “bjeri’… ne nje komision qe perfaqeson ‘vullnetin’ e popullit…
Dordoleca!
Po ku jane ato trimneshat tona? Asnji? Po i presin ne shpi me meze e raki! A ju paca perjete!!!
27 February 2007 @ 7:24 pm
mire sherri po ai trimi me pistolete cdote e fuste e qiste pa pushim ska me burra shqiperia iku koha e atyre qe kur e nxirrnin e shkrepshin
27 February 2007 @ 8:15 pm
Nga filmimi i skenes ne Ndroq , djema, kuptova se pse nuk ecen perpara Shqiperia. Imagjinoni per nje moment sikur ajo skene te ndodhte ne perendim, çfare do te ndodhte. Piksepari, policia (ne perendim) kur ka skena te tilla ose te peraferta (se keshtu nuk para ka) , nuk hyn ne diskutime si atje ne Shqiperi, por e kap prej bythe ate qe ngre karriken apo shan, i fut ca shkopa gome ne koke, dhe e rras ne makine. Ndersa ndaj atij qe nxjerr revolen, i fut direkt nje koqe plumbi dhe e le ne vend ose çyryk. Polici civil (kendej) si puna e atij me xhup, nuk hyn ne diskutime me policine duke ia veshtirsuar punen policise , por behet krah i policise per te kapur ata qe prishin rendin, duke mos harruar te nxjerri dinstiktivin e policise e t’ua tregoje policave. Ne raste te tilla, rremujash kendej, policia arreston dhe spektator , por qe lirohen mbas marrjes ne pyetje. Nuk guxon njeri te hyj ne diskutime e sidomos kur vijne forcat e shpejta te policise, sepse nuk eshte polici i lagjes qe ti diskuton me nge per nje konflikt qe te ka ndodhur me komshiun. Kjo do te ndodhte ne perendim, mirpo Shqiperia si Shqiperia, si duket nuk e ka mesuar mire se ç’do te thote polici. U dashka qe te vijne polica te huaj aty, qe shqiptaret ta mesojne mire se ç’do te thote po te prishesh rregullin e aq me teper ne dite dhe zone zgjedhjesh. Kjo eshte e ipamagjinueshme kendej.
27 February 2007 @ 9:19 pm
Nuk i kisha pare kete filmim dhe bera shume gabim qe e bera nje gje te tille sepse jam shume i trishtuar tani.
Sot me vjen turp qe keta njerez me karrige qe i qellojne ndaj komisionereve te partise kundershtare, me pistoleta neper breza qe e drejtojne ne drejtim te policise, qe kerkon ti qelloje nje polici nuk arrestohet ne vend por e keshillojne qe te qetesohet, pra me vjen turp qe keta njerez jane Shqipetare.
si eshte e mundur qe te behet nje gje e tille ne vitin 2007?
turp turp turp kafsheri
Nuk lind kurre Shpresa ne Shqiperi edhe kur lind eshte e para qe vdes.
28 February 2007 @ 5:16 am
Me kete une them me 100% siguri se ne nuk behemi.Po me vjen per te vjelle dhe nuk i ve faj askujt qe na shan.
28 February 2007 @ 12:28 pm
filluan gjakprishurit”dhe shpres humburit” jo njeri nuk behet shqiperia, jo tjetri jemi te poshter,jo tjetri na mban greku me buk, jo tjetri skan faj te huajt qe na shajne etj, mendalitet qe ul krenarine e te qenit shqiptar.
mendalitet komunizmi ky me duket .
100% mendalitet i njerzve qe vijne nga zona ku nuk jan te sigurte ” te jene shqiptar apo jo” !
ka rremuja dhe protesta ne gjith boten, ka dhe perleshje, me arme apo me mjete te tjera, ka dhe revolucione qe mund te shkojne deri ne gjak derdhje ,por kurre nuk duhet perdorur “Termi i Felliqur” se ne Shqiptaret nuk Behemi Kurre” kjo sherben vetem per armiqet .
dicka qe mua nuk me mbush mendjen ” policia”.
duhet te kemi nje polici Vitale te pergaditur mire per te shtypur ne kohe c’do celule qe prish rendin dhe qetesine e qytetareve.
kjo eshte pergjegjesi per gjith shqiptaret, dhe per qytetaret qe te respektojne uniformat policore, qe te tregojme se jemi nje popull i kulturuar.
krenohuni me zemer qe jeni shqiptar, ky do ishte mendimi im per te gjith ato qe e ndjejne veten shqiptar.
28 February 2007 @ 1:10 pm
Shiko sa e poshter eshte politika. Polici i nxjerr pistoleten policit:
pastaj ia nxjerr policit tjeter:
28 February 2007 @ 1:29 pm
Blendi,
ngjarja nuk eshte tamam keshtu sa thone keto foto.
Ky tipi ishte agjent krimesh dhe nderhynte ne nje ngjarje qe i takote te nderhynte.
Mbasi ka futut nje person ne furgon, nje nga policet e grupit te gatshem e ka shtyre, ( mbase nuk e ka njohur ) dhe duket qarte shtyrja. Pastaj vjen momenti i gjaknxehtesise qe kush me shume e kush me pak e ka ne gen.
Kaq eshte ngjarja. Megjithate polici eshte perjashtuar nga rradhet e policise. Pra, sipas meje ngjarja eshte krejt spontane ( nxjerja e kobures dmth ).
Tre gjera me bejne mua shume pershtypje :
01. Ajo ulerima e vazhdueshmee atij kafshes : Bjeri, Bjeri Bjeri.
02 Ai zeli i madh i atij tipit qe matej mire se mos dilte huq kur gjute me karrike
03. Ajo shenja per pushim si ne basketboll e deputetit Baki Shehu.
E gjithe kjo ngjarje u be ne syte e nje deputeti te atij qe ne e quajme parlament .
28 February 2007 @ 1:52 pm
Dakord, qe ishte agjent une e mora vesh. Po qe t’i nxjerresh pistoleten “Vellait te armeve”, policit tjeter eshte cmenduri - Kur eshte fare llogjike te mendojme se ne ate rremuje polici ka detyre ta largoje civilin e paidentifikuar si agjent.
Ky mund te identifikohej, por jo, con me pare doren ne brez.
“Qellohemi tani, sqarohemi me vone”
28 February 2007 @ 1:59 pm
Po pra po, dhe per kete veprim e perjshtuan nga rradhet e policise, cer ti bejne me shume ? Ta tredhin ?
28 February 2007 @ 8:06 pm
Per mendimin tim eshte tragjike sepse jane ata persona qe cilesohen si lidera te vendit qe bo e bejne sherrin. Cfare mendojme ne se do te mesoje njeriu i thjeshte kur shikon keto gjera, qe problemet zgjidhen me grushta, dhe me karrige qe fluturojne mbi koka.
Sa per policin me pistolete, jo vetem ai por dhe polici qe e filloi shtyrjen duhet te pezullohet nga puna. Edhe nqs detyra e tij eshte qe te largoj njerezit nga vendngjarja prape e beri pa ruajtur qetesine e tij dhe nuk veprohet ashtu me qytetaret e thjeshte, se ne fund te fundit polici per qytetarin punon. Nuk jam i sigurt por a nuk ishte ky incidenti ku nje nga perzonat perfundoi ne gjendje kome? nqs eshte ai incident si po shkon puna me ate edhe ata te plagosurit e tjere?
1 March 2007 @ 4:19 am
Ngjarja po shkon shkelqyeshem fare. Ato qe perdoren karriget dhe grushtat ndaj 2 komisionereve te se majtes qe perfunduan ne koma, u arrestuan dhe te nesermen u liruan per mungese provash!!!!!!
Te arrestuarit te nesermen ben kallezim penal ndaj atyre qe ishin ne gjendje koma se kishin nxitur sherrin!!!!!!!!!! Pas fitores te se majtes ne Ndroq zgjedhjet do perseriten sepse socialistet manipuluan!!!!!!
1 March 2007 @ 6:17 pm
Keta jane trimat e Sales qe kane mbaruar per Veterinari dhe pas ardhjes ne pushtet te Zotit Sali u futen ne strukturat e policise qe te na ruajne rendin dhe qetesine….dhe policia ska cfare tju beje se keta jane militante te partise Demokratike qe kane ndihmuar Doktorr Adhamudhin te vije ne pushtet d.m.th kane imunitet sa nje deputet i kuvendit…..
Nese i heqin nga puna kane frike se ju nxjerrin te palarat apo braktisin partine dhe nuk ka me fitore ne zgjedhje pastaj…….
Ah corbe ka per te ecur ajo pune per sa kohe te jene ne pushtet funderrina si Sala…..
Mjere ju o njerez qe duroni keta cibane ne kurriz.
1 March 2007 @ 6:52 pm
cfare neverie, o zot cfare felliqsirash si te majte dhe te djathte BASHKE
PSE NUK ZHDUKENI NGA POLITIKA O KAFSHE PERSE NUK SHPORRENI?
PSE NUK IA LINI VENDIN TE RINJVE O NDYRESIRA, O QENIE INFERIORE NANO & BERISHA PERSE NUK MBYSNI VETVETEN SE HERET A VONE DO MERRNI 1 PLUB KOKES QE TE DY BASHKE….
JU E MERITONI SI TEK DOKUMENTARI-FILM “Death of a President” I REGJIZORIT Gabriel Range (FITUES I CMIMIT TE KRITIKES NE FESTIVALIN E FILMIT TE PAVARUR NE TORONTO) I CILI PARASHIKON VRASJEN E GEORGE BUSH BRENDA TETORIT 2007…..
2 March 2007 @ 3:54 pm
HAH! Edhe ka fytyre ai tipi te thote se zgjedhjet ishin te “lira e te ndershme”?!?! Ne shqiperi eshte e kote cdo gje! Pushtet i korruptuar, policet e korruptuar, po pse te jete dhe populli kaq i trashe??? Eshte vertete per tu ardhur keq. Nga mos te tallet bota me ne, kur ne nuk dime te respektojme veten tone. Cfare shembulli, cfare mesazhi i dergojne OKB-se me kte sjellje??
2 March 2007 @ 3:58 pm
O BNIK2: po kush do i zhduki ata mor vlla? te vdekurit??? Ata edhe plumbin e kane teper. Ata duhet qe te vuajne gjith jetes sic ka vuajtur nje popull i tere per kaq vite.. po nuk ngrihen e ti zhdukin nga faqja e dheut qe te gjithe!! tamam e mjera shqiperi.. as mish aq peshk….
2 March 2007 @ 4:11 pm
Blendi,
po marr nje fraze nga opinioni juaj per humor :
“..qe ishte agjent une e mora vesh ”
Agjent ,agjent, agjent po c`ar agjenti mer jahu ai osht nje koker katunari, me brek te palame ,s`ka piken e kultures ,edukates,pa shkolle ,shkurt mo` kat`nar,qe bo pordh me nji revole ne xhep qe ja ka dhone ai ,Sala ,,
Agjent eshte nje fjale e madhe dhe ne Shqiperi nuk duhet te perdoret (nese do te ishin te gjithe si ai )
2 March 2007 @ 5:55 pm
faleminderit Genty’t ne Canada. megjithate, fajin e kemi dhe ne qe jetojme jashte Shqiperise, ne nje fare menyre apo tjeter. sikur te ktheheshim qe te votonim te pakten njehere ne disa vjet atehere do te merrnim vesh nese vidhen votat apo jo se jam me se i sigurt qe emrin e kam si votues dhe votoj rregullisht edhe pse kam 10 vjet pa e vizituar njehere ate vend. e kuptoj qe eshte pak si e tepert kjo, por jame mese i sigurt qe duhet te kete menyra te influencohet politika ne Shqiperi edhe nga emigrantet. nuk kam ndonje ide te saket por e kuptoj qe ne Shqiperia eshte ne vitin 2007 dhe akoma veprohet sikur jemi ne vitet ‘90. Bythet pa breke nga halli, stomakun bosh nga te pangrenet, por llapen per te futur ne komunitetin evropian e kemi me te madhe se cdo vend tjeter. Nqs dikush do te me thoshte “Po he leviz bej dicka per vendin.” do te me mbyllej goja.
2 March 2007 @ 6:01 pm
Bonhead, Le te themi u ktheve ne Shqiperi per te votuar. per ke do te votosh. Per ate me xhup te kuq te qelloj me karige apo per ate me xhup blu qe qelloj me stol. Per ate policin ( agjentin) qe nxirte pisotleten apo per ate tjetrin qe vetem theriste e ulurinte. Per ke do te votoje???
2 March 2007 @ 11:53 pm
mund te them vetem qe eshte katastrofike edhe ne qofte se e kemi pasur nje perqindie te vogel ne mend te kthehemi nje dit ne shqiperi me ato qe shohim na demoralizon nuk kam par kurr qe polici ti nxier policit pistoleten kjo ndoll vetem ne shqiperi kjo eshte per te ven duart ne koke dhe njerezit masakrohen ne prezencen e policis kjo ndoll vetem ne shqiperi me nje fial i mieri popull per ato politikan qe ka ne shqiperi nga nje her gati jam daokrt me disa te huaj qe thon qe neve shqiptaret jemi shum te egjer si popull
3 March 2007 @ 12:18 am
Nje variant i ri i vidieos , me muzik .. humor i Dhimb`shem
http://www.youtube.com/watch?v=PYECuY-zK6Q
4 March 2007 @ 3:33 pm
po ta analizosh me keujdes kete ngjarje …del shume qarte se si ne jeden e perditschme ashtu dhe ne zjgdheje jane klane dhe klika te caktuara qe vendosin dhe jo njeriu i thjeshte ……..
5 March 2007 @ 11:41 pm
Nuk mund ta kuptoj se kush i ka vu ato injorante ne komision,pa marre parasysh te majte apo te djathte.
16 March 2007 @ 5:29 pm
O njerez mos ja vini vulen Ndroqit dhe mos e merni si shembullin me te keq ne keto zgjedhje, dhe qe na e ul vleren neve te qenit shqiptar, se Shqiperia ne pergjithesi njesoj esht gjithanej nga te shkosh do gjesh nonji idiot. Fajin nuk e kan ato mo shoket e mi po e kan ato frymezuesit e politikes tone ato idiotat qe ne kemi vu ne kryhe , se populli ska faj se si puna baktis esht.
20 June 2007 @ 2:06 pm
ej mer zot i madh ca bohet!kur te martoj nipi im djalin e djalit,atehere do jet shqiperia ne europe,me vjen keq qe nuk kam per ta par shqiperin europiane se do kem………
25 May 2008 @ 4:21 pm
polici kunder policit, shqiptari kunder shqiptarit. te gjithe kunder njeri- tjetrit