Comments on: Nga dalin telenovelat

By: akull-naja
Prit ne superintendetin kot…Bleta shkrun poezi…:)

Si spektatore, dikur e rregullt dhe tani sporadike, e ca telenovelave që s’po i përmend që të mos hapim konflikte mbi përmbajtjen ideollogjike të tyre dhe nënkuptimin që mund të kishte komenti im, më duket se bash aty lindin telenovelat dhe “telenovelat”, te moskuptimet dhe absurditeti dhe sigurisht, sigurisht, shpirti romantik…

Më pëlqen kur shkruan shqip ti mua (dhe jo  vetëm sepse anglishten e kam pak paqejf:)).

By: t_red
C’me dolen ne shteg telenovelat…dhe nje reflektim i dikurshem mbi to…

t_red

Epidemia e telenovelave

“Hola! Comò estas señora?”, është fraza më ledhatuese dhe më e shpeshtë në telenovelat dembele që mbushin oraret e ekraneve shqiptarë. Përshëndetja është e ëmbël, personale, e vëmendshme dhe tërheqëse. Eshtë gjithçka që femra shqiptare nuk ka dëgjuar pothuajse kurrë nga bashkëshorti i orientuar jashtë dyerve të shtëpisë për xhentilesë.

Dhe ndërkohë që meshkujt vazhdojnë të pretendojnë të jenë “burra” në shtëpi, duke përjashtuar gjuhën e butë, afrimitetin, përkëdheljen, mirëkuptimin dhe varietetin, femrat shqiptare po humbasin gjithmonë e më tepër në botën e telenovelave. Aty shtëpiaket e “dëshpëruara” gjejnë atë që ëndërrojnë me vete dhe ndajnë me fqinjën tinzare.

Bisedat mes tyre nisin plot zjarr në formë komenti më serioz sesa gjendja financiare e shtëpisë; se si Maria la burrin dhe të dashurin, si Marsela po ndahet nga Armando, si Zhadia gjithë “zgjuarsi” i krijoi vetes shansin e paparë të zgjidhte mes tre meshkujsh….dhe se si jeta e tyre është pa kuptim brenda pluhurave dhe hekurosjes, teksa bota jashtë “zien” nga meshkuj që janë më joshës, sesa bashkëshortët e tyre.

Nuk ekziston një përqindje zyrtare e tradhtive bashkëshortore në Shqipëri, por shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të njohë apo dëgjojë për dikë që ka ndjekur shembujt martesorë të personazheve të trilluar.

Përse?

Pyesni gratë dhe telenovelat që ato ndjekin. Përputhje fatale mes të dyjave.

Telenovelat e ekraneve shqiptarë, blerë në tregje të lirë amerikano-jugorë, janë po kaq të lira e të pavlera edhe në moralin e munguar që përcjellin.

Duke qenë se buxheti për realizimin e tyre është minimal, është e pritshme të mendohet se për vlerat dhe idealizmat përcjellëse mendon pak-kush brenda tyre.

Ideja e përgjithshme e tyre është kapja e një audience sa më të gjerë, duke i servirur histori intrigante lehtësisht të imagjinueshme, që kanë një zhvillim dhe fund tërësisht të papërgjegjshëm… dhe të parëndësishëm për prodhuesit, teksa synimi i vetëm është shitja e telenovelës, jo e vlerave edukuese të saj.

Pikërisht këto vlera të pavërteta dhe të panevojshme në shoqërinë tonë në krizë, i hedhin benzinë zjarrit që përvëlon në mendjet e paqarta. Mungesa e stabilitetit financiar dhe rutina e përditshme ku e ardhmja nuk ka vend, ndikojnë shumë në vendimin e nxituar që merret për t’i kushtuar një pjesë të mirë të kohës ditore telenovelave.

Raporti mes tyre dhe audiencës në Shqipëri është bërë i vështirë të shpjegohet. A është femra shqiptare një kërkuese këmbëngulëse e këtij lloji të veçantë ekranizimi, apo thjesht telenovelat janë malli më i lirë që mund të serviret në televizionet transmetues vetëm të imazheve të blera?

Kur Çurçill thoshte: “Çdo popull meriton qeverinë që ka”, godiste me sarkazëm të ithët angleze të dy palët. Por, a është rasti të themi “Audienca shqiptare meriton të shohë vetëm përralla të dala boje, që vijnë nga shoqëri akoma më të paqëndrueshme se kjo e jona?” Nuk duket të jetë një përkim i rastit tërheqja e të dy kaheve. Shtëpiaket shohin telenovelat sepse “këto ka televizori” (sipas tyre), kurse televizionet kanë blerë (sikur t’iu ketë rënë epidemia) të gjitha mall të lirë në vlera, sepse “këto preferon audienca”.

Ku bazohet ky përfundim? Ç’rëndësi mund të ketë kjo, përderisa vazhdon të blihet edhe koha e lirë e pasdites që financohet nga “përparësitë teknologjike”, njëjtësisht në prodhim zero vlerash me ekrane lokale dhe më gjerë, që të ndryshëm kanë vetëm titujt, por kurrsesi gjuhën, prejardhjen, përmbajtjen apo hiçësinë e telefilmave të tyre.

Lehtësia mendore, kohore dhe penduese me të cilën kapërcejnë njëra pas tjetrës historitë e jetës së tyre personazhet artistikë *që hyjnë fare pa ftuar çdo ditë në shtëpitë shqiptare), kanë arritur madje të bëhen kult me të cilët mburren prurësit e kësaj rryme të turbullt. Në një shtet perëndimor, organet qeveritare ndërhynë në ligjin për transmetimin e telenovelave, sepse u vu re që shumica e tyre filmoheshin në pub dhe aktorët përgjithësisht pinin birrë gjatë shumicës së sekuencave. Sipas rregullatorëve televizivë dhe mbrojtjes së audiencës, kjo përcillte tek shikuesit imazhin e gabuar të një jete të paqenë dembele, që mund të kalohej kollaj përditë brenda klubeve. Kërkesa e zyrtarëve u kërkonte producentëve të filmit që të bënin më shumë xhirime edhe në ambiente pune, ku të flitej në mënyrë produktive për vlerën e vërtetë të saj. Në këtë mënyrë, audienca, kryesisht e të rinjve, nuk do të krijonte idenë e gabuar se paratë vijnë vetë në shtëpi, edhe nëse rrihet gjithë ditën në pub, siç bëjnë personazhet e telefilmave.

Eshtë absurde të pretendosh që dikush nga Shqipëria të bëjë një kërkesë të ngjashme në kontinentin a trazuar latino-amerikan, që me kaq “zemërgjerësi” tejmbush tregun tonë. Por, nuk është e pamundur të reduktohet mbështetja e mbushjes së orarit me të tilla pseudo-prodhime, që janë korrektë si orë zvicerane bash në çdo ekran.

Asnjë! Asnjë televizion i vetëm me programacion të (pa) orientuar nuk i ka shpëtuar epidemisë së tyre. A sjell kjo risi, edukim, vlerë, shembull apo pikë referimi për shikuesin shqiptar, që ende është i paformuar dhe i pandërgjegjshëm në shije? Vështirë ta pranosh si të tillë efektin e pasditeve të mbingopura me telefilma, që çojnë në një darkë përbuzëse edhe për përshëndetjen, në ambicie dhe ëndrra për xhamat e artë, në net pendimi me bindjen e pabazë të zhvlerësimit dhe në paraditet heretike të kafeneve; aty ku më tinzar se vështrimi, është vetë mendimi qyqan që vjen i përkthyer angari nga Amerika e lodhur Jugore dhe ka vend për zbatim vetëm në shëmbëllimet që brumosen aty.

Shqipëria është treg i papërfillshëm për prodhuesit e mëdhenj, por edhe telenovelat që shihen këtu zbohen që në ide në vendet ku tradhtia nuk grimohet në kuzhinë dhe zgjuarsia zvarritet në krahë të zënë.

Në të gjitha mënyrat, shikuesi shqiptar po ushqehet me vlera boshe, për të cilat nuk ka më vend as me prenotim. Ecejaket e lidhjeve të paqëndrueshme familjare, luhatja në përkushtim, ëndrra me sy hapur për pasurim këmbëkryq dhe veçanërisht grimi i shpërdorur si për të kthyer borxhin, mbysin rrugët dhe skutat këtu ku vlera është kriptogrami më i pakuptimtë.

Telefilmat e kanë kultivuar vështirësinë dhe kotësinë e tyre (vlerave), për sa kohë vendi që zënë në to është shumë larg perceptimit dhe qëllimit krijues.

Megjithatë, por fat të keq, “hasta luego, señora!”, përkëdhel më shumë se e vërteta e asgjësë që përcjell.

t_red

By: belle_fleur
T_red, e ke permbledhur aq bukur saqe s’i heq asnje presje. Nga nje ane eshte per te ardhur keq sepse tregon sa poshte po bie shoqeria jone por nga ana tjeter njerzit po ja bejne kete vetes, kur ngulen perpara ekranit duke enderruar per nje lidhje me te mire me te dashurin/bashkeshortin/ apo per jeten ne teresi. Nje pjese e mire e shoqerise duket sikur ka rene ne kllapi dhe do duhet kohe e gjate qe t’e dale nga kjo gjendje, te kuptoje se cfare po ndodh me te vertete ne jeten e tyre. Ne fund te fundit, gjithsecilit do i pelqente te kishte nje jete prej “telenovele” ku gjithcka eshte e bukur, me njeriun e endrrave, me lluksin e paimagjinuar, etj, etj,. Por a eshte valle ky realiteti i vertete?

By: artian
Ndoshta e kane jeten si ne novel ,pse thu ka ndryshim ,te rrish pa pune dhe te shikosh novela eshte te ndjesh veten si ne novele

By: t_red
Jolie fleur, mbase nuk eshte realiteti i vertete, por eshte ai imagjinari tek i cilin gushellohen personazhet andej dhe kendej ekranit (per fat te keq)

By: akull-naja
t_red,

në përgjithësi jam dakord me shkrimin tënd, por pjesa më poshtë nuk më duket shumë e gjetur:

Nuk ekziston një përqindje zyrtare e tradhtive bashkëshortore në Shqipëri, por shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të njohë apo dëgjojë për dikë që ka ndjekur shembujt martesorë të personazheve të trilluar.

Përse?

Pyesni gratë dhe telenovelat që ato ndjekin. Përputhje fatale mes të dyjave.

Po burrat nuk tradhëtojnë? Burrat sikur s’ndjekin telenovela. Apo pasioni (një nga çelsat e telenovelave) na qenkësh i pranishëm vetëm te burrat dhe grave iu ndezkërka vetëm duke parë telenovela? Nuk besoj.

Përshëndetje!

By: akull-naja
t_red,

në përgjithësi jam dakord me shkrimin tënd, por pjesa më poshtë nuk më duket shumë e gjetur:

Nuk ekziston një përqindje zyrtare e tradhtive bashkëshortore në Shqipëri, por shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të njohë apo dëgjojë për dikë që ka ndjekur shembujt martesorë të personazheve të trilluar.

Përse?

Pyesni gratë dhe telenovelat që ato ndjekin. Përputhje fatale mes të dyjave.

Po burrat nuk tradhëtojnë? Burrat sikur s’ndjekin telenovela. Apo pasioni (një nga çelsat e telenovelave) na qenkësh i pranishëm vetëm te burrat dhe grave iu ndezkërka vetëm duke parë telenovela? Nuk besoj.

Përshëndetje!

p.s. falje për numrin. po s’më bindeshin etiketat…

By: EH
….eeeee, shofin grate Thelma & Luise, edhe bejne te njejten gje…

(ja fusin per Librazhd, dhe gjate aventures se eksitushme, kan lloj lloje peripecirash, i çpohen gomat, shkelin nje gomar rruges, hidhen nga qafa…Llogaras etc etc etc)

burrat ngaqe nuk shofin telenovela por filma porno kan te pakten nga nje dashnore perveç gruas (se ndryshe do i quante shoqeria  ose “loser”  ose impotent…  )

By: artian
Po degjojme  ne shqiper qe vriten grate nga nje per nate ,kurse ne telenovela nuk ka vrasje te grave ,

By: krasta krau
(ja fusin per Librazhd, dhe gjate aventures se eksitushme, kan lloj lloje peripecirash, i çpohen gomat, shkelin nje gomar rruges, hidhen nga qafa…Llogaras etc etc etc)

Nuk te kundershtoj per asigjo EH, madje mund te kesh krejt te drejte… po amo nuk ka shonce qe rruges per Librazhd te bish nga qafa e llogarase  Ne ju grate gjithnji e lini i cep ku mund te fusim hunen ne me bo si te zotet e punes  :D

Poshte telenovelat…

By: akull-naja
Amen!:)

By: akull-naja
p.s. dhe filmat por.no!:P

By: ftjkt
Bletez, kjo telenovela qe permend ti eshte “pjelle” ne Memedhembke apo ne Ameriqi? Apo ndoshta eshte mall i perzier!!??

Nejse, une pervec Zhades nuk mbak mend ndonje telenovele nga Shqiperia (meqe ra fjala dje ajo Zhadje, “zuske” e madhe ka pas qene…), por ne te gjitha vendet nje m.. me duken. Mund te ndryshoje profesionalizmi i aktoreve dhe cilesia e prodhimit, por skenari aty-aty vertitet (dhe ku do shkoje nga ana tjeter.. a mbushen dot 150-450 seri me “substance”).

Si perfundim: Poshte telenovelat, dhe ato filmat qe permend Aklli!!!

P.S. @ EH, nje korigjim i vogel: Nese grate aventuriere do niseshin per Librazhd shume-shume do pinin nje kafe me nje “te huaj” te cezma e Qafe-Krrabes, do shtypnin gomarin tek “autostrada”  e Metalurgjikes, do hanin nje “pace kembesh” tek klubi “Gjuetari” me kamarierin ziosh e te palare, dhe do perfundonin ne Shkumbin …. se do i zinte barku rruges…

By: ftjkt
Korrigjim vetes:

nga Shqiperia (meqe ra fjala dhe ajo Zhadja, “zuske” e madhe paska qene…),

By: tropizma
T_red vrojtim interesant ai per burrat e pakujdesshem dhe grate e perveluara per pak dashuri. Kete lloj mosperputhjeje midis femrave dhe meshkujve e kam vene re edhe une, ku te parat (ku e kane gjetur?) jane ultraromantike dhe te dytet nuk gjejne me arsye per te lajkatuar grate qe tashme s’ua lengezojne me gojen.

Por kam disa probleme. Psh, te lutem me ndihmo te kuptoj sa me poshte:

Vështirë ta pranosh si të tillë efektin e pasditeve të mbingopura me telefilma, që çojnë në një darkë përbuzëse edhe për përshëndetjen, në ambicie dhe ëndrra për xhamat e artë, në net pendimi me bindjen e pabazë të zhvlerësimit dhe në paraditet heretike të kafeneve; aty ku më tinzar se vështrimi, është vetë mendimi qyqan që vjen i përkthyer angari nga Amerika e lodhur Jugore dhe ka vend për zbatim vetëm në shëmbëllimet që brumosen aty.

Shqipëria është treg i papërfillshëm për prodhuesit e mëdhenj, por edhe telenovelat që shihen këtu zbohen që në ide në vendet ku tradhtia nuk grimohet në kuzhinë dhe zgjuarsia zvarritet në krahë të zënë.

Gjithashtu, si ke arritur ne konkluzionin qe shikuesi shqiptar “ende është i paformuar dhe i pandërgjegjshëm në shije”? Perderisa per vite me rradhe cdo mbasdite ke telenovela, cdo mengjes ke pasqyren e shtypit e cdo mbremje nje tufe me bufona me kostum qe ngrejne tym, nuk te duket se kemi te bejme me shije te formuara e te ndergjegjshme? Keto mund te mos kene formen e shijeve te tua, por formen e tyre e kane prej kohesh. Sa per ndergjegjesimin, ketu te jap pjeserisht te drejte qe gruaja shqiptare, ndoshta pak me shume se burri shqiptar, ku e ku t’i arratiset, t’i shpetoje ndergjegjesimit per realitetin e zymte. Por kjo nevoje per arratisje reflekton gjithsesi nje fare ndergjegjesimi per realitetin. Tjeter ceshtje eshte mungesa e aftesise apo mundesive per ta ribere realitetin. Se pastaj fillojne diskutimet per pavaresi ekonomike, sterlodhje te akumuluar, hapesire ne shoqeri, etj.

Kjo te con te shprehja e Curcillit, qe per mua eshte krejt e kufizuar, jo vetem sepse C-ja vjen nga nje kulture qe historine (dhe qeverine) e ka bere vete, nderkohe qe ne vijme nga nje qe historine (dhe qeverine) e kemi ngrene me perdhune, po edhe sepse te thuash qe grate shqiptare meritojne kushtet ku jane (perfshire telenovelat) eshte si t’ja ngarkosh fajin skllavit qe eshte skllav, kalit pse pranon patkojte, jetimit pse lyp rrugeve. Harrohen kollaj historia, trashegimia, ideologjia dhe kushtet ekonomike. Njeriu mund t’i ndryshoje vertete kushtet ku jeton, po brenda hapesires qe i lene zinxhiret qe ka apo nuk ka veshur.

Blete, me fal se eshte tema jote, po une ate poezine nuk ta kuptova hic. Ndoshta se ka qene dite e gjate.

By: blete
lol, paskeni nge dhe per poezite e mia??? hajde hajde. kjo ishte intermexo.

tropo, une telenovelat i kam si simbol i nevojes per drame (paak fare) qe ne shqipet e fusim ne cdo qoshe. mora frymezim nga ca diskutime te zjarrta ketu, dhe shkrova analogjine time, qe analogji i thencin se nuk e mori vesh as autorja.

me behet qejfi qe paska plot mendime si te miat per telenovelat, megjithese “santa barabara”-s se dikurshme i jam mirenjohese se me mesoi italishten. me vinte inat qe isha e vetme goce ne klase qe nuk i ngjaja ndonje aktoreje te kesaj telenovele apo te “beautiful”-it.

(keto kohet e fundit mamaja ime i eshte qepur Izaures dhe nuk i ndahet me liber shpie. eshte bere me e ditur ne spanjisht se ne anglisht.

me e famshme eshte gjyshja ime 83 vjecare qe pasi degjoi qortimet e babait per vajzen e vet qe ishte cmendur nga telenovelat dhe nuk ia varte me burrit, tha: “Po Zhadene e shohem edhe na!” dhe babai i sfiduar rifilloi te luante shah.)

ndoshta duhet sjelle dicka per telenovelat. duket teme interesante.

By: EH
Krasta,

mos kundershto mos kundershto  aty eshte intriga e çdo telenovele, sepse koherenca eshte e thelle per tu kapur.

pastaj, une skam qene as atje e as atje, kshu qe qe i di emrat eshte dick e madhe si fillim.

ftjkt,

e njifke mire ate zonen ti, qeka bo destinacjon burrash me duket….pîke strategjike

By: t_red
Tropizme, do te te ndihmoja me shume kenaqesi, por s’po e bej, se edhe nje sy tjeter pakez me i ngeshem dhe do te shohesh se ndihma do te ishte e panevojshme

Akll, jam teresisht dakord me ty. Por shijet dhe sjelljet e cuditshme te meshkujve shqiptare duhet t’i kursejme per nje teme me vete. Ka shume me teper per te thene nga c’mund t’i lejojme vetes te “vjedhim” ne hapesirat e temes se bletes. Duhet bere patjeter ne nje teme me vete.

Ju pershendes gjithashtu!

By: Koth
Me habite t_red kur shkruan ” shijet dhe sjelljet e cuditshme te meshkujve shqiptare”

Nuk di cer kishe parasysh por eshte e cuditeshme kur i quan  e cuditshme

By: akull-naja
B, njëri këtu tha: “daullet bien për kë ka veshë”, po një tjetër tha “ne shpesh lexojmë atë që kemi vetë në shpirt; fjala vetë është mashtruese.”

By the way, dhe krejt jashtë teme, dhe pa asnjë insinuatë (dhe pak dhe do bëhen komentet e mia si ato fletushkat shpjeguese të mikrovalëve amerikane që jo vetëm ju tregojnë si ta përdorni, por ju thonë po ashtu që të mos fusni macen brënda), ju rekomandoj me shumë zjarr pjesën e fundit të Bletës, The superintendent III .

Por nëse s’keni qenë vërdallë, filloni që nga njishi.

Përshëndetje (joluftarake)!

By: ftjkt
ftjkt,

e njifke mire ate zonen ti, qeka bo destinacjon burrash me duket….pîke strategjike

EH, i kam lexuar me kujdes te tre vellimet e “Rruget e atdheut tim”

By: tropizma
t_red e ke vene re se nderkohe qe une kerkoj qe ti te behesh shkrimtare me e mire, ti me kerkon te behem lexuese me e mire? I hope it’s mutually beneficial  - megjithese as une e as ti nuk po i japim ndonje ndihme fort konkrete tjetres. Ndoshta heren tjeter.