Nga Alpet endè me dëborë
20 prill 2008 - Në lartësitë e veriut dëbora që shkrin mbush këtë liqen malor rreth 7 km nga qyteti i Bajram Currit.
Foto: Faton Haxhiavdyli
20 prill 2008 - Në lartësitë e veriut dëbora që shkrin mbush këtë liqen malor rreth 7 km nga qyteti i Bajram Currit.
Foto: Faton Haxhiavdyli
5 Maj 2008 @ 5:52 am
Sa vend i bukur! Do me pelqente ta fotografoja edhe vete. Flm Blend!
5 Maj 2008 @ 6:38 am
E mrekullueshme, edhe une do doja te isha atje ta fotografoja vete.
5 Maj 2008 @ 7:02 am
Sa mire qe ka bore thoni!
Qe te kemi drita!
5 Maj 2008 @ 8:27 am
Fotoja te mbush me energi
, kjo puna e dritave qendron gjithashtu 
5 Maj 2008 @ 8:31 am
Gjithe ajo bukuri ne oborr te “aua”-s…
5 Maj 2008 @ 10:07 am
Blendi… i guximshem ai theksi tek germa “e”…por i nevojshem.
5 Maj 2008 @ 1:31 pm
Debora atje ne malin e larte, tani ne pranvere merr forme kristalore te forte dhe eshte shume e shijshme per konsum nese pergatitet me qumesht dhe sheqer! Akullore nga nena natyre dua te them. Per peisazhin skam c`te them, flm autorit te fotos dhe pruresit te Peshku!
5 Maj 2008 @ 4:00 pm
Foto mjaft e bukur por me i bukur ka per te qene pejsazhi tani ne pranvere kur bora shkrin e bjeshket veshin ngjyren e gjelbert.Dua ti vizitoj keto vende perrallore.Nqs do me jipej rasti sivjet do e beja nje gje te tille.
5 Maj 2008 @ 7:36 pm
oooooooooooooooooooh sa bukur:)
I adhuroj malet e Shqiperise
per me shume ne rreze te nje mali te bukur verior kam lindur dhe zemra me rreh fort sa here qe kthehem ne vendlindjen time !!
5 Maj 2008 @ 8:37 pm
Kryeveper. Çdo koment tjeter do te ishte i tepert.
Nje foto qe te mbush me jete kur e sheh ne ekranin e PC-se. Imagjinoni se si mund te ndjehesh ta sodisesh ate peisazh me sy te lire…
5 Maj 2008 @ 9:41 pm
Është më shumë se indinjuese të shoh se në këtë web-faqe nuk i’u kushtohet as edhe një rresht shiqiptarëve të cilë jetojnë jashtë SHQIPËRISË LONDINEZE!
Mund edhe t’mos e botoni …
Ama vëllezër dhe motra të një gjaku ndërroni politikën redaktuese, FLM !…
5 Maj 2008 @ 10:22 pm
Te dashur bashkeatedhetare,shfrytezoj rastin te ju pershendes perzemersisht nga Gjakova.Komentet e juaja jane nje frymezim i forte per mua dhe nje shtyse e forte per fotot e mia amatore.Te ky hobi gjej kenaqesi shume te madhe sidomos kur prezentoj para botes bukurite e trojeve shqiptare dhe sidomos kur te ju te dashur bashkeatdhetare jashte atdheut ,kur zgjoj emocione pozitive te krenarise kombetare dhe deshiren per tu rikthyer te burimi i juaj shpirteror Shqiperia.I them Shqiperia sepse per mua ekziston vetem nje atdhe, shtet vend i cili perfshin te gjitha trojet shqiptare.Ne zemrat dhe mendimet tona te mos kete harta politike dhe ndarje te 1913 por nje Shqiperi te pa ndare, nje Shqiperi shpirterore.