Login



Register

Shshsht, po flet Nexhmie Berisha

MUSTAFA NANO
Shqip

Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje “njeriu i mirë” që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente.

Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të “Panoramës”, nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë.

E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje “mbante ca arka municionesh”, por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje “mbante ca arka municionesh”, e se atje “nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë”, Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se “kjo nuk ka kuptim”, nuk i thotë se “ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të”. Ka budalla që ta hajë këtë gjë?

“Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?” Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.

Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. “Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh”. Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e …Atij?

A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për “një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë”, në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO.

Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar.

Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili “është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë”) nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin.

Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. nexhi thotë:

    16 April 2008 @ 2:03 pm

    ah nexhi nexhi ta hongsha zemren ! :-)

    http://www.youtube.com/watch?v=1xrwP8FTqzc

  2. ardi thotë:

    16 April 2008 @ 3:24 pm

    “Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!…..

    ….Mustafa Nano, je i modh…

  3. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 5:25 pm

    Mustafa Nano eshte i vetmi qe pati guximin t’ia thote sy per sy berishes qe eshte nje diktator, nje plere. Sa per shkrimin, c’ti shtosh me teper. Tek “Perralle nga e kaluara” e ka thene bukur “cudia me e madhe tre dite zgjat”. Gerdecin do ta kujtoj vetem populli, se keta plerat qe drejtojne e kane harruar me kohe. Te vjen vertet neveri nga keta krimba, te vjen turp qe Shqiperine e drejton kjo bande maskarenjsh.

  4. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 5:34 pm

    amazon, duket si “hot line”. imagjino pas kesaj Liria ne orgazem “ma fuuuuute natoooon” :) :) :)

  5. Leon thotë:

    16 April 2008 @ 8:52 pm

    Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!
    Nuk me duket normale gjuha e perdorur.. Ne fund te fundit ajo eshte nene dhe grua, qe ben te pamundren te mbaj familjen se bashku..
    Te fillosh te gjykosh apo fyesh nje grua,pavaresisht ke ka burre,me duket shume e ulet..
    Thjesht mendoj se kjo nuk eshte rruga e duhur dhe per me teper tregon mungese dinjiteti dhe primitivizmi..

  6. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 9:26 pm

    Pse eshte fshire komenti im?

  7. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 9:43 pm

    Një gjë s’mora vesh, ç’hynte Nexhmija këtu??
    Apo e ka lidh me kongresin e lushnjës që ta bëjë pak më dramatik shkrimn?

  8. ardi thotë:

    16 April 2008 @ 9:54 pm

    o leon,
    a e kupton sa e peshtire eshte gjuha e saj/sales dhe menyra se si flet ajo per ngjarje e njerez qe ju shkaterrua jeta….M NAno vetem ka vene veten ne vendin e atyre dhe po shkruan/ e flet …por nese kjo gje do ndodhte ne mes te tiranes e kupton se cdo behej…..
    ….ajo po flet si Nexhmija…sikur njerezit e Gerdecit nuk duan tja dine per cfare ndodhi derisa te kene salen e grun e sales…biles i “thone” asaj ti vizitoje me shpesh….ajo e intervista e saj ishte e shplare….
    ….po atyre qe iu vrane djemte e vajzat per faj te sales etj , ato sjane nena ato/??!!!….
    ….kjo ceshtje sduhet te mbyllet e as te zbehet, se perndryshe kushdo sal tjeter qe te vij nuk do zer mend….
    ….

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 10:36 pm

    eh, por bashkeshortet e njerzve me pushtet dalin me ate atribut ne publik, pra si gjysma te rendesishme te njerzve me pushtet. Kur flet Laura Bush, nuk thote njeri qe foli nji zysh filloreje anej nga Texasi, por gruja xhorxhit me shtate tuje, apo jo…

    ed-o, e merr vesh ti, e merr, por do me bo hajgare me peshqit… :D :P

  10. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 10:49 pm

    Diku thote qe me ne fund foli Liria (pra e paska pritur te flase)e pastaj kur mbron te shoqin i versulet.Pse ,ajo si grua e bashkeshorte çfare duhet te thote?!?Une e besoj kur thote qe ka vuajtur per viktimat.S’po lini gur e kusur kunder Berishes.Le te flasim e kritikojme politiken e tij ,te jashtme e te brendshme,ekonomike e sociale.Le te bejme nje meeting ne mes te Tiranes “Jashte shqiperia nga Nato” sepse ndodhi nen qeverine Berisha,Le te themi derisa te jete Berisha kurre Shqiperia ne BE.Por le te leme Zonjen e tij menjane ne vizitat e rastit formale o “qokat”e saj .Nuk ka sens.

  11. hipi thotë:

    16 April 2008 @ 10:58 pm

    Zane, se vej dot doren ne zjarr nese ka vuajtur ajo femer per viktimat.
    E di pse, e para se zemren sja dime askerkujt. E dyta, njerez te tille, qe kane mbajt mbi supe te mira te keqija shume te medha, te dimensioneve qe ne si kemi provu, qe kane ndiku per jeten dhe vdekjen, gezimin dhe hidherimin, pasurimin dhe varferimin e nje populli te tere, besoj qe kane bere kompromise te medha me gjera te tilla si : ndjenjat, dhembshuria, ndjesia e fajit, pendimi, sinqeriteti, altruizmi etj.
    Sepse po te ishin kaq te ndjeshem, do te ishin bere cope nga zemra edhe sikur te ishin udheheqesit me te mire qe kane ekzistuar. Pergjegjesi edhe me te vogla se aq, te detyrojne te behesh i akullt, i ftohte, i padrejte here here. Gruaja e nje njeriu qe eshte protagonist i kaq ngjarjeve te medha (te keqija e te mira) ka kaperdire shume gjera Zane. Kush dreqin e di, se ca levron ne zemren e ketyre robve.

  12. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 11:12 pm

    Jo nuk mendoj se pergjegjesite e medha qenkan ne perpjestim te drejte me ftohtesine,padrejtesine e mungesen e humanizmit.Ka njerez me pergjesgjesi shume te medha qe jane njekohesisht edhe shume humane e me aftesi te jashtezakonshme per te dashur.
    Anje kryeminister normalisht nuk do te desheronte te ndodhe nje Gerdec ne vendin e vet.Asnje kryeministri apo njeriu normal nuk mund t’i ndodhe te mos provoje keqardhje e deshperim per kaq te vdekur.Kjo eshte njerezore.Kur flitet per pergjegjesi eshte tjeter gje.Aty flet njeriu i punes,logjika ,llogari,etj qe gjithsesi bashkeshortja hyn pak.

  13. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 April 2008 @ 11:58 pm

    Pse merreni me Mustafa Nanon mer njerez? Ketij personi i eshte ngulitur ne mendje vetem Edi Rama, qe ne funksion te ardhjes ne pushtet te tij (Rames), Nano ben propagande, thirrje per revolucione, zjarrvenie etj. Frrok Cupi e akuzoi se kete e bente, se pari, per shkak se Rama i kishte dhene nje shtepi ne Tirane. Une mendoj qe edhe po te mos ja jepte ate shtepi Rama, M. Nanos, ky do ta bente falas, bile me devocion te thelle.

    M. Nano, me profesion eshte teknik telefonash dhe ka punuar ne PTT-ne (sic quhej dikur) e Corovodes. Pasi erdhi nga Kroacia, ku e kishte cuar qeveria e PD-se, per te punuar ne ambasaden tone atje, karrieren e gazetarit dhe opinionist-analistit e filloi si nje antiberishe. Kjo ishte e vetmja cilesi dhe pergatitje e tij ne kete fushe. Antiberishizmi i hapi rruget e karrieres ne mediat e Tiranes dhe tani pervec opinionist-analistit ne shtypin e shkruar, eshte bere edhe drejtues i nje emisioni televiziv.
    Jane njerezit si puna e ketij M. Nanos qe pavaresisht pergatitjes akdemike te tyre, kane zene vendet e punes ne mediat shqiptare, te atyre qe me te vertete jane profesioniste, kane mbaruar dhe specializuar ne perendim per gazetari, shkenca politike, shkenca sociale etj., dhe qe kane shume me teper lidhje me median se M. Nano, por nuk arrijne dot ne pozicionet qe ju takojne, pasi i kane zene militante si M. Nano, qe te vetmen gje qe dine te bejne eshte antiberishizmi apo antimetizmi me raste, kur Ilir Meta sulmon Edi Ramen.

    Une nuk po them qe M. Nano si teknik telefonash qe eshte, te mos shkruaje ne shtypin shqiptar, edhe antiberishe dhe antimete le te jete. Vetem kete ta beje thjesht ne rolin e opinionistit pa tejkalaur vetveten, duke marre pozat e nje intelektuali te shquar dhe te analistit te shumeditur, bile edhe kritik te programeve televizive.

  14. shefi kuadrit thotë:

    17 April 2008 @ 12:12 am

    Zakoni me i keq shqiptar eshte skan cti bejne gomarit i bien samarit. Edhe ne kete rast nuk i dalin dot kunder argumenteve bindese te M.Nanos dhe o burra zbrzain shpifje personale kunder Nanos me shpresen mjerane se duke perbaltur autorin rrezojne edhe argumentet e tija.Pffft cfare vemjesh.

    Sa per Lirine cte them…shifni car burri ka marre..kuptohet cfare robi eshte.

    Me e forta qe ka thene Liria eshte “Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh”.

    O zot po ky pasazh ktu siper eshte kulmi i perdellimit patetik dhe shpifesires morale.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 April 2008 @ 12:49 am

    ThoughtPolice, mundet qe ato qe thua mbi autorin te qendrojne; sidoqofte, ne cfare nga ato qe thuhen ne kete shkrim nuk jeni dakord. Shkrimi ka nja 7-8 paragrafe dhe nje fjali habitore ne fund qe eshte e pakomentueshme si pershtypje vetjake e autorit, qe nuk eshte hedhur per diskutim (ndoshta ketyre lloj habitoreve mund tu kundervihesh vetem ne stilin e tyre eksklamativ: “c’soj i mrekullueshem njerezish te sinqerte”!

    E di ku e kam te gjithe? Shume shpesh eshte thene qe lereni autorin, shkolla (who cares!), PTT e Corrovodes (what the hell!), Kroacia (mund te ishte edhe Kili ose Sllovakia!)

    Mendimi im eshte qe M. Nano di te shkruaje, e njeh tekniken e shkrimit dhe nqse thote gjera qe jane te debatueshme - c’ka e ka bere me se nje here, psh shkrimi pas pavaresise se Kosoves ishte hic me pak se i turpshem - pra edhe ne thente gjera qe hapin debat, kete e ben jo ne formen e brockullave apo te nonsensit. S’ka pune fare telefoni aty; me ate telefon s’shkon dot gjekundi, se eshte telefon prishur ai.

    As nuk diskutohet alergjia e Nanos ndaj S. Berishes, deshira per ti kapur cdo qime e per tja vene nen mikroskop; se sa per traret, ata nuk mungojne, apo jo! Por kjo deshire dhe ky inklinim nuk jane as imorale, as te papranueshme nga ana etike. Kjo ne rastin “me te keq” quhet partishmeri. Nuk mund ti kerkohet hesap tjetrit qe pse te meta te aferta nuk i ve ne dukje edhe per Ramen. Jo; ketu shihet nese qendrojne ato qe thuhen apo jo. Nje gazetari nuk i kerkohet te thote “gjithe te verteten” se gazeta nuk eshte ambjent gjyqesor.

    Pra, ku ja ka keputur kot M. Nano, ku e ka shkelur, dhe cfare ka te debatueshme? Une nuk mund te jap mendim te pavarur se nuk jetoj ne Shqiperi; edhe zonjen nuk e njoh.

    Kapacitetet e zonjave te para, apo te bashkeshorteve te rendesishme duan ca kellqe te caktuara (jo gjithkush eshte/ mund te jete Zhakline Kenedi apo edhe Hillari sa per ate pune!!!)

  16. trebeshina Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 April 2008 @ 12:57 am

    Kur lexoj ndonje shkrim te Mustafa Nanos, me sillet neper mend nje kenge humoristike qe kendonim kur ishim te vegjel, po e citoj: Me 24 maj, u martua Mustafaj, shiti lope e shiti vic, bleu nje grua pa pic.

  17. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 April 2008 @ 1:34 am

    Emigrant,

    Une do t`i pergjigjesha me kenaqesi M. Nanos, vetem duke u marre me shkrimin, pa folur per autorin, nese ky opinionist-analisti, te kishte sulmuar Berishen, qofte edhe duke u nisur nga intervista e Lirise, per ngjarjen e Gerdecit. Por Nano sulmon dhe kerkon te poshteroje nje grua, te shoqen e kryeministrit, pse kjo paska guxuar te mbroje te shoqin ne nje interviste per nje gazete. Pse, cfare priste ky M. Nano? Nuk do ta mbronte gruaja e tij e dyte, nese do t`i kerkohej, per ato qe kam shkruar une me siper per te, bie fjala?!
    Per mendimin tim, Liria ka folur shume mire. Sa i perket sinqeritetit, pastaj hyjme ne subjektivizem dhe emocione militantesh, si puna e Mustafait.

    Shkrimi i Nanos per Lirine, eshte thjesht mllef (u be bajat kjo fjale, pasi e thote Rama per Meten ne cdo takim, por po e perdori edhe une), urrejtje dhe supozime te Mustafait. Ai “analizon” ato qe thote Liria ne lidhje me kunatin e saj dhe punen e tij, dhe si nje hetues profesionist dhe njohes i mire i psikologjise se njerezve qe e dallon nga e foluara, se cfare ka pasur ne mendje Liria, kur ka thene ato fjale, qe jane te kunderta me ato qe shprehet, jep perfundimet e tij. Me kupton?

    Ne lidhje me ate nese Nano di te shkruaje apo jo? Kjo ne te vertete eshte opinion i gjithesecilit, dhe une e respektoj, megjithese mendoj ndryshe. Por shiko gafat qe ka bere ne shkrimet e tij Nano, dhe do ta kuptosh qe ky person eshte me dije te kufizuara dhe shkrimet e tij jane te dobeta.
    A ka shkrime qe shpesh here shkatojne debate? Po, ka! Dhe ne fakt e ben edhe me vetedije kete, pasi kerkon qe emri i tij te debatohet dhe te permendet, qofte edhe negativisht, por per te eshte kenaqesi dhe reklame.

    Nuk eshte fjala per alergjine e Mustafait nga Berisha. Une po flas se Mustafai, eshte i njeanshem dhe megafon propagandistik, edhe me thirrje antiligjore i Edi Rames. Kete gje e ka edhe me Meten, sa here ky i fundit sulmon Ramen.

    Si perfundim, thelbi i asaj qe u perpoqa te shpreh me larte eshte qe M. Nano, karrieren dhe pozicionet qe ka arritur ne median shqiptare e ka thjesht shperblim per antiberishizmin e tij dhe per asgje tjeter. Keta jane ata militantet qe kane bllokuar edhe qarkullimin e njerezve ne media.

  18. lulian kodra thotë:

    17 April 2008 @ 2:38 am

    O Orwellesh, vetem ti je polic militant qe e projekton tek te gjithe te tjeret, or qyq! Si mor qenka ceshtje subjektive dhe emocione militantesh sinqeriteti i Lirise? Sipas fjaleve te saj, Gerdecaret jo vetem qe nuk kane asnje hall (Zonja e pare pra, per hallet e popullit duhet te interesohet) por jane te lumtur per tragjedine se tani mund t’a shohin me shpesh zonjen e pare. Lexoje pra, o militant e ushtar qorr qe te duket vetja ne lufte dhe te gjithe si ushtare armiq. Ne te s’emes Nano. Pergjigju kesaj. Por prit, ti e the me mire: “Per mendimin tim, Liria ka folur shume mire. Sa i perket sinqeritetit, pastaj hyjme ne subjektivizem dhe emocione militantesh, si puna e Thoughtpolice”.

  19. Koth thotë:

    17 April 2008 @ 11:24 am

    Polic !

    Muci nuk eshte teknik telefonash ! Ka mbaru Fakultetin e Inxhinierise.
    Dhe Kur PD shpebleu ata qe e votun ne vitet e para, Mucit i ra rradha te Behej Drejtor i PTT me qe ke qejf ta qush keshtu, dmth si puna e atij Biberajt ne Tirane . Te kujtohet ?

    Dhe e di se cer ishte merita e Biberajt qe nuk e bene drejtor ne PTT e COrovodes apo te Bajrram Currit ??

    Jo se ishte i zoti jo. Po ishte kushja e Elezit te VOA-se.

    Se keshtu beheshin ato pune atehere keshtu behen dhe tani.

    Tani pse e gjitha kjo nga une per Mucin.

    Sepse je shume i paskte or daj kur kerkon ta denigrosh ne kete far feje.

    Bah!

  20. SK thotë:

    17 April 2008 @ 11:43 am

    sa ngacmoheni ene ju kur permendet emri Corrovode me.
    Sikur ca :-) :-) :-)

  21. Koth thotë:

    17 April 2008 @ 11:51 am

    Lidhur me Shkrimin :

    Sa une dalloj Muci kerkon te thote dicka te ngjashme me Fahri Balliun qe e pershkruan keshtu Nexhmije Hoxhen :

    Roli i Nexhmijes ne jeten e vendit

    …Gati për dy dhjetëvjetësha, ´45 – ´65, Nexhmije Hoxha i dha vetes një portret politik dhe, në përgjithësi, një portret të gruas së udhëheqësit, që nuk përzihet në punët e burrit. Askush, në atë betejë të përgjakshme të brendshme, për të ruajtur kokën e për të bërë karrierë nuk e vinte re rolin e vërtetë dhe pozicionin e saktë të Nexhmijes. Teatrin tragjik me vrasje, burgosje dhe asgjësime ajo e kalonte në mënyrë krejt “paqësore”, ndërsa askush nuk gjente një ndihmë prej saj. Mbahej gati – gati, krejt e padukshme në ngjarje tepër të rëndësishme…

    Ja keshtu shkrun Fahriu Balliu qe i shperndan analogjite e shkrimeve te tij neper sms apo ne kafe me miqte e vet.

    Ja si Shkrun Muci ne Shkrimin e vet : …Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare.

    A nuk eshte e njejta gje pjesa me bold ?

    Dmth analogjite mos i kerkoni tek ata qe i komentojne ketu ne peshk, por tek ata qe i krijojne ne kafe me njeri tjetrin, vetem per faktin e thjeshte qe nuk i cun baxhanakun ambasador apo i hoqen kunaten nga puna .

  22. Marku thotë:

    17 April 2008 @ 12:01 pm

    Ne nuk jemi te afte te dalim permbi vetvehten,prandaj edhe kur na vjedhin,poshterojne,na vrasin,na shkaterrojne dhe ne fund tallen duke nxjerre ndonje putane te na beje çfaqe i pranojme te gjitha.
    I pranojme sepse kemi frike se do na vjedhin,poshterojne,na vrasin,na shkaterrojne edhe me teper.
    Shkurt “iriqi e ka vendin neper ferra”

  23. anonim thotë:

    17 April 2008 @ 12:20 pm

    nuk di se sa te detyruar e kane gazetaret, analistet ne Shqiperi qe ne cdo shkrim te tyre ti referohen te kaluares, te bejne paralelizem.

    ky fonemen, hic nuk me pelqen. i krijon pershtypjen brezit te ri qe asgje nuk ka ndryshuar duke i kultivuar dilemen : atehere perse e ndryshuat sistemin ?!

    Bathë-zimi trurit behet nepermjet zhdukjes se rrudhave, berjen lisho, te lemuar, si koqe bathe (keshtu ka qene eshte e do te jete)

    eshte e pa mundur qe ne dy sisteme diametralisht te kunderta, udheheqesit, grate e tyre, te jene njisoj.

    barazimi: Hitler-Enver, Enver-Sali, e ben le trurin dembel..

    Analisti., nendoj, duhet te analizoje faktin, ngjarjen, personin ne fjale.perndryshe perserit analizat e “zerit te popullit” dikur qe per c’do artikull do i referoheshin para ‘38-es

    ne se edhe sot jane te detyruar per te konfirmuar antikomunizmin e tyre sinqerisht me vjen keq
    atehere me gjith mend : bath bath po nje kokerr.

  24. hunter thotë:

    17 April 2008 @ 1:56 pm

    Ne lidhje me M. Nano po bej nje copy/paste nga nje koment per te te tema “Si i thamë Berishës që në Gërdec i vdiq baxhanaku”
    Mendjemadh, arrogant, autoritar, autoreferent, ofendues, abstrakt ne ide e ne praktike. Nuk di se si ta klasifikoj; gazetar jo qe jo, po as analist, perderisa perdor rrethanat per te vertetuar bindjet (paragjykimet) e tij dhe jo anasjelltas(dmth. te vendosi mendjen e tij ne sherbim te rrethanave per te krijuar bindjen).
    Jashtezakonisht i parashikueshem.Eshte tipi i personit qe di se cfare do te thote pa hapur gojen hic. Thelbesisht monoton. Ka ekipin e financiatoreve dhe fansave te tij.
    Fansave te tij, i them qe mos te krijojne lidhje te qendrueshme shpirterore me te apo opinioniste te tipit tij. Kur interesat e financiatoreve te M. Nanos te perkojne me interesat e atyre, qe sot Gazeta Shqip sulmon, M. Nano do te hidhet tej si lecke e perdorur teper (gjithmone nqs. nuk nderron pozicion).
    per info me te thella se si funksionon vegla M. Nano ftoj per nje lexim (Manufacturing Consent: the Political Economy of the Mass Media - Avram Noam Chomsky )

  25. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 April 2008 @ 2:05 pm

    he he he… e kena thon pra i her… ;)

  26. hunter thotë:

    17 April 2008 @ 2:21 pm

    ???
    :-)

  27. shefi kuadrit thotë:

    17 April 2008 @ 5:43 pm

    Mua M.Nano me duket pena me inteligjente dhe therese e gazetarise shqiptare. Me pelqen kurajoja dhe satira qe perdor kur merret me zymbyla si Saliu dhe gruaja e vete bibe por ne fakt si mund te shkruash ndryshe per nje cift te tille te skaduar? Ca thone pse merret gjithnje me Saliun? Nje pyetje kam une..kush eshte problemi me konstant dhe tipi me zullumqar qe ka zaptuar Shqiperine dhe cdo forum shqiptar keto kohet e fundit? E pra eshte po ai dudum qe na ben te na dhembin nofullat kur e quajme k.minister.

  28. momli thotë:

    17 April 2008 @ 6:52 pm

    Nexhmija paska qen ne rregull o vella po kjo Liria qeka ku thrret qameti. Sa kam qesh me dialogu…si jeni keni nevoj per gje…mire jemi po si jane te tjeret…mos u lodhni kaq shume per ne…si jane shoket e partise…hihihi (kete te fundit e shtova une).

  29. Marku thotë:

    17 April 2008 @ 8:04 pm

    Shqiptaret duan ta lene Saliun,por ai nuk i leshon. Si tja bejme, na eshte ngjitur si **ti ne kepuce? I ke vene re si te gjithe fshijne kepucet kur ecin neper Shqiperi.Nuk shqitet ai pa vjedhur edhe ca shtepi te tjera per femijet.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.