Nesër, “Dita pa makina”, bllokohen akset e Tiranës
Zhvillohet nesër në Tiranë “Dita pa makinën time”, një iniciativë e cila synon një ambient më të pastër dhe është kundër ngrohjes globale ku të gjith duhet të qarkullojnë pa makina. Policia merr masa për ndalimin e qarkullimit në disa akse rrugore. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- E hëna e 22 Shtatorit do të gjejë kryeqytetin shqiptar pa makina në akset dhe rrugët kryesore te tij. Iniciativa ?Dita pa makinën time? do të zhvillohet nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit, zonjës Liri Berisha dhe në bashkëpunim me MTKRS. Aktiviteti është përkrahur edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar si dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit që do të ndihmojnë në këtë aktivitet. Në këtë ditë do të marrin pjesë dhe 15 shkolla të Tiranës duke u përfaqësuar me nxënësit e tyre. Organizuesit e kësaj dite kanë parashikuar edhe realizimin e disa lojrave sportive dhe zbavitëse ku nxënësit e shkollave do të jenë protagonistë. Organizimi i ditës pa makina është një thirrje, një kujtesë për dëmet e mëdha që sjellin gazrat e çliruara nga lëndet djegëse, në shëndetin e individit dhe ngrohjen globale.
Dita ndërkombëtare pa makina do të organizohet edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa në Tiranë policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktivitetit duke bllokuar disa nga rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit. Kështu, ditën e nesërme duke filluar nga ora 09:30 dhe deri në përfundim të tij, do të ndalohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në segmentet rrugore të shtrirë, përgjatë : Sheshit Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit, Sheshit Skëndërbej, Bulvardit Zogu i I-rë kthim Stacioni i trenit deri në Sheshin Nënë Tereza. (a.r/news24/balkanweb)

22 September 2008 @ 2:15 am
bllokime te pjesshme dmth.. gjysma te keqes!
Sa per punen e gazrave, te ulin taksen e importit te makinave dhe te mos lejojne me hyrjen e makinave te vjetra. Gjithashtu te rrisin standartet dhe kontrollin mbi cilsine e naftes dhe gazit.
22 September 2008 @ 3:13 am
1 ditë: Dita pa makinën time
364 ditë: Dita me makinën time dhe të komshiut
Kjo është tallje me njerëzit. Në vend që të vihen kufizime dhe të zbatohen kufizimet për makinat e vjetra i fusin një festë sa për të thënë. Gjithashtu tërë brendësia e qytetit duhet të ketë parking me pagesë në mënyrë që të ulet qarkullimi i makinave në tërësi. Ashtu edhe bashkia merr pare edhe njerëzit s’qarkullojnë kot, por vetëm atëherë kur i duhet. Kuptohet që duhet rregulluar edhe transporti publik.
22 September 2008 @ 4:22 am
Dor, edhe tek qyteti qe jam une tani, neser behet e njejta gje. Dhe mua s’me duket ide e keqe. Sigurisht, 1 dite s’do beje ndonje dallim, po eshte nje arsye per te ecur rrugeve te qytetit. Dhe, detyron ca njerez qe zakonisht do shkonin diku me makine, te shkojne kete dite ne kembe.
Dmth, s’eshte as dicka e madhe, po s’eshte as tallje. Eshte dicka.
22 September 2008 @ 4:56 am
Penar krahasimet jane te kota, ose duhen bere ne te njetin plan! Kur te kesh ligje dhe zbatim ligjesh si ato te shtetit tend, transport publik si te qytetit tend dhe ftese vullnetare per te zbritur nga makinat si ne qytetin tend atehere mund te themi se eshte dicka, mbi te gjitha e SINQERTE!!
22 September 2008 @ 7:11 am
Chene, mua me duket si e tepruar te ankohesh per nje gje kaq te vogel sa kjo dita “ne qytet pa makine”. Per mua, duhet kuptuar qe ka gjera qe shkojne pertej politikes. Si trafiku, per shembull, qe s’eshte as demokrat, as socialist, as i Sales, as i Edit. Nje here ne ca kohe, meqe ene bota kujtohet, pse te mos kujtohemi dhe ne qe neper qytet mund te ecet edhe ne kembe?
Kjo, per mua, s’ka te beje dhe aq me infrastrukturen, apo me shtetin, apo me transportin publik. Dhe s’ka pse te nevojiten keto, qe te organizohet nje mini-eveniment i tille.
E meqe ra fjala tek krahasimet (qe m.gj.se the qe jane kot, i bere), ky qyteti ku jam une tani, i ka rruget bernut, po bernut fare (dhe qeveria po kritikohet rendshem), dhe vendosen qe tani para se te vije dimri t’i fillojne t’i rregullojne te gjitha (sepse ka zgjedhje ne tetor). Njekohesisht!!! S’ka cep qe te mos kete birila portokalli. Morali: kudo ka probleme, po kjo s’do te thote qe te mos organizohen çerek-festash qe synojne inkurajimin e kesaj apo asaj gjeje.
(Jena bo krejtesisht negativ mer, kolektivisht, edhe s’po e kuptojme nga na vjen.)
22 September 2008 @ 7:25 am
Ndonjehere ankohemi per inerci.
Nje gje qe mund te beje kjo dita p.sh. eshte qe ti terheqe vemendjen popullit duke i treguar si eshte Tirana pa xhunglimizimin e makinave. Mbase dicka e tille nxit fokusin dhe biseden per ti bere derman infrastruktures ne Tirane.
22 September 2008 @ 7:37 am
Dite pa makina ne bulevardin kryesor se ne rruget e tjera do behen makinat kapice dhe do plasin burite. Gje qe ndodh dhe kur bulevardi kryesor eshte i hapur, dhe te kalosh nga ana tjeter e rruges duhet te marresh taksi.
Populli e merr makinen se i duhet, dhe sa te ikesh i mbuluar me pluhur, ose ne dite me shi te kercejne pllakat e trotuarit dhe behesh qull, me mire iken me makine si njeri.
Bota e ben diten pa makina, po ka transportin publik, funksionon metroja e autobuzi dhe nuk jane te shtypur si sardele aty brenda
22 September 2008 @ 7:57 am
Per mua kjo eshte nje idiotsi totale, dhe ata qe e organizojne jane njerez totalisht te papergjegjshem.
Po dita e diele per cfare eshte?
Ne kohen qe cdo te hene ne Tirane dynden, me mijera makina e hallexhinj nga rrethet, kur rifillon puna me vrull, kur ne Tirane ka disa akse ne rindertim dhe kjo shkaktuar gjithe keto dite bllokime te medha te trafikut, na del dhe Pango me soj e sorollop, qe bllokon trafikun. Kush eshte ne Tirane le te dale te leviz neper rruge gjate orarit te bllokimit dhe te shohe sesa ja vleu. Gazrat qe do te leshohen nga makinat qe do bllokohen ne nje sistem taposje masive te qytetit do jene dhjetera here me shume sesa sikur makinat te kishin qarkulluar lirisht.
Hajde mendje hajde. Cdo gje do e bejne mbrapsht
22 September 2008 @ 7:59 am
Penar,
Evidentimi i nje fallciteti nuk eshte ankese e aq me teper e tepruar. Thelbi i artikullit gjendet ketu:
“Organizimi i ditës pa makina është një thirrje, një kujtesë për dëmet e mëdha që sjellin gazrat e çliruara nga lëndet djegëse, në shëndetin e individit dhe ngrohjen globale.”
Nese duhet te behet dicka per ambjentin ne kete drejtim, duhet bere ne lidhje me moslejimin e makinave funderrina qe vijne e kalojne ditet e fundit duke mos djegur CILSISHT karburante qe lejohen te shiten NEN CILSINE e duhur! Kjo eshte arsyeja numer nje e smogut demtues kryeqytetas!
Eshte dicka tjeter te ftosh qytetaret mos te perdorin makinat dhe eshte gje komplet tjeter mos te lejosh levizjen e lire me makina! Nuk e ke ate infrastrukture dhe ate transport publik qe se paku te ofronte te njetin kollajllik si levizja me makinen tende!
“Dita ndërkombëtare pa makina do të organizohet edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa në Tiranë policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktivitetit duke bllokuar disa nga rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit.”
Me te then te drejten, une, kur jam aty, i pershkroj nga 4-5 here ne dite akset qe lidhin Tiranen me zonat perreth. Kur lexova artikullin mendova se pervec trafikut normal do shtohej edhe sebepi i teta Lirise qe eshte jo realist per Shqiperine!
22 September 2008 @ 8:14 am
Ne itenerarin tim te perditshem qe pershkron disa nga akset kryesore te Tiranes sot nuk vura re asnje ndryshim, makina si perdite.
22 September 2008 @ 8:28 am
chene mire ti? ne ca rruge je blloku lal te vi e te marr une me punton time:P
22 September 2008 @ 8:32 am
Bllokim serveri.. si puna trafikut..tu prisht puntua mu te zogu zi…
22 September 2008 @ 8:35 am
merri te keqen zoterote my puntos…se ka lind para teje ajo.
22 September 2008 @ 8:41 am
Chene,
vate trafiku. Sapo peshtova per 10 minuta. Ene keto punet qe kemi ketu me robt qe vijne nga rrethet nuk do i bejme sot. Do i bejme i dite tjeter.
Meqe sot jemi pa makina neser do jene dyfish ne qarkullim. Me shume njeres do vije neser ke Ministria e Drejtesise per te marre certifikata virgjerie, me shume do jene neser ke Ministria e Jashtme per ndonje certifikate etj etj. Qeveriu eshte duke punu qe keto pune ti beje online, por per sot nuk jane akoma gati.
Sot do kemi njeres te sensibilizu qe te ben gjemen ndotja, por une mbasdite do shkoj te ndroj pompen e naftes se me dul jashte perdorimi nga nafta edhe e cilesise se larte edhe e cmimit te larte.
Dhe mendo kam makine prej verteti jo qerre.
22 September 2008 @ 8:48 am
Dita pa makina? Bllofi i radhes! Nuk do te lejohet qarkullimi i makinave ne bulevardin kryesore, por vetem per nje ore (10 me 11 te paradites). Ky lloj sensibilizimi eshte pa vlere, pasi rruga e vetme per uljen e ndotjes nga gazrat nuk ka te beje me sensibilizimin e shofereve per te mos i hypur makinave, por investimet publike ne transport per te krijuar alternativa me ekologjike per levizjen e njerezve dhe te mallrave. A kemi ne nje plan afat gjate per kete gje?
22 September 2008 @ 8:58 am
Jo po ta dish ti lule; se spara me beso
Kothe,
Me tre shtator duke shku ne Aeroport mezi po ecja me 60km/h.. Sme kish ndodh te shihja ndonjehere re te tilla, te zeza, tymi te dilnin nga marmitat.. Filter ajri dhe pompe e re.. Imagjino cilsine e ‘Euro Diselit’