Emërimet politike në administratën publike nxisin rrjedhjen e trurit

Tradita e korruptuar e politikes shqiptare per te mbushur administraten me besnike te Partise, po nxit nje rrjedhe te re te rinjsh shqiptare qe t’i drejtohen emigrimit. Karolina Risto, gazetare e Vizion TV, raporton per revisten Balkan Insight.

Laura Xhaxho po largohet nga Shqiperia. Ajo thote qe e ka menduar kete gjere e gjate, por nuk ka me asnje opsion.

E edukuar ne shkencat politike, me nje diplome ne marredhenie nderkombetare, 27 vjecarja ishte kthyer me shpresa te medha nga Moska ne Mars te 2005-es. Rezymeja e saj e mire e ndihmoi qe te gjente nje vend pune shume shpejt ne Komisionin e Zgjedhjeve. Dhe vetem brenda pak muajsh asaj iu ofrua pozicioni i asistentes se kryetarit, Ilirjan Celibashit.

Por ne Prill te 2006, pasi PD-ja zevendesoi socialistet duke marre pushtetin, karriera e Laures u ndesh me nje pengese te madhe. Kur kandidati i partise se zevendesoi Celibashin, ne Korrik te 2006-es, Xhaxho u pushua nga puna. Zyrtarisht, arsyeja ishte sepse vendi i saj i punes ishte i hapur per konkurrentet. Por, Laura mendon se kishte faktore te tjere ne loje. Sipas saj, shefi i ri mendonte se ajo kishte punuar shume ngushte me ish-kryetarin Celibashi.

Disa muaj me pas, Laura mbetet e papune. E ndodhur perballe mungeses se shpreses, ajo po ben gati plackat per te ikur perseri, kesaj radhe drejt Cekise, ku per tre vjet do te beje doktoraturen.

Xhaxho nuk eshte e vetmja shqiptare me edukim te larte qe po le vendin. Nje vit pas zgjedhjeve, premtimi i qeverise se re per te krijuar nje shtet “te vogel dhe eficient” po shkurton gjeresisht administraten, duke lene shume te rinj jashte loje, duke u ndier dhe sikur ishin ne ndonje liste te zeze.

Partia Socialiste pretendon se qeveria e re hoqi nga puna mbi nje mije vete brenda disa javesh nga marrja e pushtetit thjesht sepse keta persona kishin punuar me pare me socialistet.

Nje komision parlamentar vazhdon te hetoje ceshtjen. Nga ana tjeter, ish-punonjes te administrates kane pak opsione: ose te kerkojne per pune ne sektorin privat, ose te presin (e shpresojne) sa te nderrohet perseri qeveria, ose te largohen.

Erjon Veliaj i Mjaftit tha se shkurtimet po detyrimet shume per te rinjve te afte te vendit te iknin nga Shqiperia.

“Shume shoke te mij u kthyen pasi perfunduan studimet ne universitetet me te mira te botes, me idene per te punuar e jetuar ne kete vend,” tha ai. “Pas nderrimit te pushtetit, ata jane pa pune dhe jane larguar perseri.”

Problemi eshte ngritur dhe nga Avokati i Popullit. Ai e ka kujtuar qeverine e re se po ben te njejten gje per te cilen ata ankoheshin gjate qeverisjes socialiste.

Kjo eshte nje tradite ne Shqiperi. Sa here qe nderrohen duart, fitimtari mbush administraten me aleate politike. Te pushuarit nga puna e dine se do t’ju duhet te presin shume derisa te rimarrin vendet e punes, prandaj ata largohen.

Rrjedhja e trurit shihet si nje nga problemet kryesore ne Shqiperi, megjithese askush nuk e di me saktesi se sa shqiptare me shkolle te larte kane ikur gjate vitit te shkuar.

Papunesia eshte padyshim arsyeja kryesore. Ne vitin 2005, 14% e popullsise ishin pa pune. Perqindja e te papuneve nuk ka luhatur gjate viteve te fundit, megjithese disa ekonomiste shpresojne qe te ulet me rritjen e ekonomise.

Nje e mire eshte qe te gjithe pranojne se rrjedhja e trurit eshte problem. Nje vit pas marrjes se pushtetit, kryeministri Berisha nisi nje inisiative per te ftuar disa prej te larguarve perseri ne atdhe. Programi i tij thuhet t’i drejtohet tre kategorive emigrantesh: akademikeve, punonjesve te administrates dhe biznesmeneve.

Sa rezultat do te kete kjo inisiative, nuk dihet. Deri tani, ajo nuk ka me shume se premtime qe te rinjve do t’iu ofrohet eksperience pune dhe programe trainimi.

Por programe te tilla ekzistojne qe tani, duke i lejuar per shembull disa studenteve qe te ndjekin detyrat e perditshme te zyres se kryeministrit.

Problemi eshte se programe qe ofrojne eksperience pune nuk te cojne detyrimisht ne punesim. Kur kurset mbarojne, te rinjte duhet te gjejne vete punen e tyre. Ata qe nuk arrijne te gjejne gje, detyrohen te largohen.

Tradita e emigrimit eshte e vendosur qe ne shkolle te mesme. Nxenesit me te talentuar, ne pergjithesi insistojne per te vazhduar universitetin jashte.

Merr per shembull Jonida Bozon, e cila kishte notat me te larta te vendit ndermjet shkollave te mesme ne 2006-en.

Ministria e Arsimit i dha nje laptop si dhurate per arritjet e saj. Por kerkesa e saj e vetme e drejtuar ministrit, ishte per nje burse per te studiuar jashte.

Ajo vazhdon te prese per nje pergjigje. Por interesi i saj per te studiuar jashte patjeter qe u stimulua nga premtimi i Berishes, ne te njejten dite me premtimin per luften ndaj rrjedhjes se trurit, per krijimin e nje programi me Universitetin Harvard “per te ndihmuar studentet tane me te mire qe te studiojne atje.”

Ne realitet, problemi i emigrimit nuk eshte thjesht nje problem i elites rinore. Qe kur dyert e Shqiperise u hapen ne 1990, njerez te te gjitha cilesive kane vershuar jashte per arsyen e thjeshte se atje ata do te paguhen shume me teper se sa ne atdhe.

Tani, Laura Xhaxho, qe ishte e interesuar per te punuar ne Shqiperi, po i bashkohet turmes emigruese.

Nese ajo do te kthehet pas doktoratures nuk eshte e sigurte. “Nese dikush do te me ofronte pune, une nuk do largohesha, por pa pune s’kam te ardhme,” tha ajo.

Karolina Risto eshte gazetare prane Vizion Plus TV. Artikulli u perkthye nga anglishta nga Penar Musaraj.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. Ec mo!! thotë:

    24 October 2006 @ 8:31 am

    ??? Probleme te ditura, kritika plot por vepra hic, kush e ka fajin qeverite qe tallin b***** me popullin, apo populli qe fle??

  2. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 8:52 am

    Truri duhet te konkurroj me nje shpirt biznesi ne boten kapitaliste te nje shteti. Kush ka studjuar jashte te dale me ide investuese mos te pres nga shteti si ndodh p.sh ne USA apo UK. Shqiptaret mbeten tere jeten duke u ankuar .

  3. eizo thotë:

    24 October 2006 @ 9:50 am

    duhet te kemi kujdes …..!!!!!
    nuk duhet ta pergjithesojme ceshtjen.
    ka njerez qe hiqen nga administrata e larte publike per qellime politike.
    por ka dhe njerez qe studione jashte shteti dhe prape presin pune nga shteti pra mentaliteti eshte i njejte akoma.
    kam takuar njehre disa studente ne itali disa thane se kane ardhur me studiuar jashte shtetit qe pastaj te marrin pune te mira ne administraten shteterore dhe te tallin bythen dhe rrjepin njrez gjithe diten
    po nuk hikem nga ky mentalitet keq e kemi.

    pra po nuk ndryshoj mentaliteti ne shqiperi pak rendesi ka se ku ke studiuar. shoqeria shqipetare i ben njerzit inaktive

  4. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 10:09 am

    Shoqeria eshte gjithmon inaktive esenca e kapitalizmit eshte individi i cili duhet te caj vete ne jete te ndertoj vete biznesin apo te proklamoj vetveten tek firmat private te cilat s’do te bejn zgjedhje politike por ne baze te kapaciteteve.

  5. eizo thotë:

    24 October 2006 @ 10:34 am

    ardi mos ngatarro evropen me shqiperine.

    vetem per nje certifikate lindje athere perpara disa vjetesh mu desh 4 dite dhe 200 shiling ( ca 20 euro )……!!!!!!!!!!!!!!
    arsyja ishte se nuk kishte leter formulari …!!!!!!!!!!!!!!

  6. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 10:43 am

    Ceshtja eshte se Shqiptaret duan te pasurohen per 5 dite plus qe kerkojn lluksin qe ka ne vende te tilla si Anglia e USA . Studentet Shqiptar duhet qe te shikojn sa vuan nje student Italian ne Bari apo Napoli etj i cili edhe pse perfundon studimet s’ka perspektiv pune plus qe do te ndertoj jeten .

    Me pak fjale me teper studime me shume pune .

  7. gatwick thotë:

    24 October 2006 @ 10:54 am

    Sa te kemi trurin e vjeter Salihi,ne pushtet nuk ka tru te ri ,do te kete rjedhje ,se ai me nje grup gangosh te tij ,tip Bujar Nishani tipik militant patru , po shkatrojne trurin e te gjive duke i lene te gjithe njerzit pa shprese,pa garanci ,si shembulli i me siperm ka me 100-ra fakte intelektualet duhet te bejne ndryshimin e vertete ,largimin nga politika e vjeter grindavece e pa afte,dhe shume munduese dhe sfilitse per te gjithe,duke goditur trurin goditen te gjithe shqiptaret qe po inxheksohet ne vena se te tjeret,do te na i regullojne vendit,duke krijuar nje mith se vetem Amerika dhe bota do te na zhvillojne ..ky eshte deshtimi yne

  8. ardit33 thotë:

    24 October 2006 @ 11:08 am

    “Por kerkesa e saj e vetme e drejtuar ministrit, ishte per nje burse per te studiuar jashte.

    Ajo vazhdon te prese per nje pergjigje. Por interesi i saj per te studiuar jashte patjeter qe u stimulua nga premtimi i Berishes, ne te njejten dite me premtimin per luften ndaj rrjedhjes se trurit, per krijimin e nje programi me Universitetin Harvard “per te ndihmuar studentet tane me te mire qe te studiojne atje.” ”

    Me fal, por pse pretendoka kjo goce per nje burse ne Harvard? Pse ky mentalitet qe shteti ti japi pare edhe per shkolla jashte vending? Ka bere veze te kuqe kjo? Nje vit ne Harvard kushton 40mije dollare +, kesaj do i duhen 160k nga shteti yne, dhe te gjithe taksapaguesit shqiptar te mbaroje shkollen, dhe pastaj tja veshi ne amerike dhe mos te kthehet me. Me 160 mije dollare, mund te blehet 240 kompjutra, dhe te modernizohen te gjithe laboratorat e kompjutrave te Universitetit te Tiranes, dhe me te perfitojne te gjithe.

    Po qe e zonja, ajo duhet te aplikoje ne keto shkolla te mira, dhe te marri ndonje burse te plote vete.

  9. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 11:25 am

    Problemi nuk eshte mungesa e trurit ne Shqiperi eshte goditja e monopoleve.

    Saliu duhet te c’montoj monopolet e Nanos dhe Rames .

  10. areda thotë:

    24 October 2006 @ 11:34 am

    Per fat te keq, kultura jone politike eshte e tiparizuar nga mardheniet Padron-Klient dhe si pasoje e saj merr format e nje loyaliteti amoral si forme e avancuar e familismit amoral. Familismi amoral eshte nje tipar shume i theksuar ne i reshershuar ne italine e Jugut. Tipare te ngjashme ka dhe shoqeria shqiptare, ku “besimi” vihet vetem ne sherbin te rrethit te ngushte familjar. Gjate kohes se diktatures komuniste, familismi amoral u shnderrua ne nje loyalisem amoral per tu bere pjese e nomenklatures apo per te perfituar privilegje prej saj….ky tipar i trasheguar nga historia dhe i evoluar nder vite na shoqeron edhe sot…Pasojat po i shohim te gjithe..ato fillojne qe nga korrupsioni me banal e deri ne ekonomi kriminale…
    Kur ndodhesh ne fund te studimeve, fillon vertet dhe mendon se c´do te besh, te kthehesh apo jo? Por te tilla ngjarje mua me bejne te stepem…Sakrifica e madhe per tu diplomuar ne perendim nuk e ka merituar nje “shperblim” te tille..

  11. lis thotë:

    24 October 2006 @ 11:39 am

    Nuk me kishte vajtur mendja qe ishte sakfrice te diplomoheshe ne Perendim. Mendoja se qe nje mundesi… Nese e ke fjalen per ata qe edhe duhet te studiojne edhe duhet te punojne, me duket se e bejne dhe shume studente te perendimit. E kam bere dhe une qe kam studiuar ne Shqiperi.

  12. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 11:47 am

    Shqiperia zhvillohet vetem n.q.s do te ndertohet nje kapitalizem tipik Amerikan jo asistencielist duke pasur nje administrat shteterore shume te reduktuar plus pak taksa . Vendet me administrate te fryre jane te korruptuara si eshte shembulli i Italis .

  13. areda thotë:

    24 October 2006 @ 11:47 am

    Ilis,
    te diplomohesh ne perendim eshte vertet nje mundesi, por eshte dhe me te vertete nje sakrifice…Kush nuk e ka provuar mbase nuk mundet ta gjykoje ne kete menyre, por ate qe e kane provuar jam e bindur qe e vleresojne sikurse dhe une..

  14. e.T thotë:

    24 October 2006 @ 12:06 pm

    ardi !Shqiperia zhvillohet vetem n.q.s do te ndertohet nje kapitalizem tipik Amerikan
    drejte !

    http://money.cnn.com/2006/10/23/news/newsmakers/skilling_sentence/index.htm?cnn=yes

  15. ardi2 thotë:

    24 October 2006 @ 12:19 pm

    S’ka vend pa te meta por fakt eshte qe shteti me i zhvilluar ne bote eshte USA pra vlen te merret si shembull.

  16. e.T thotë:

    24 October 2006 @ 12:22 pm

    ardi ajo qe te duket e mete eshte MERITE!!!

  17. Liri thotë:

    24 October 2006 @ 12:25 pm

    Ky eshte nje problem shume i madh, dhe per sa kohe qe qeverisemi nga te paaftet te korruptuarit, gangsterret, ordineret: eshte e qarte qe nuk do i hapin rruge, atyre qe jane shume me te pergatitur dhe te zote se ata qe qeverisin. Eshte mese e qarte per te gjithe se nuk ndryshon gje nese vazhdojme te udhehiqemi nga keto lloj njerezish, sic jemi qeverisur keto 16 vjetet e fundit. Prandaj tani cfare do bejme? Do vazhdojme te lejojme keta njerez te tallen me ne si popull apo do i shporrim?
    Per mendimin tim duhet te veprojme te gjithe me te gjitha mjetet qe kemi ne dore qe te shporrim keta horra dhe mentalitetin qe i shoqeron. Mbase eshte mire te organizojme nje strategji te detajuar per te arritur kete qellim. Kush eshte gati?

  18. big brother thotë:

    24 October 2006 @ 12:27 pm

    Shkarkimet dhe Emerimet e fundit ne administrate,sigurisht qe kane provokuar pakenaqesi madje dhe rrjedhje truri.
    Por jo aq rrjedhje truri nga shqiperia sesa rrjedhje truri nga administrata per tek biznesi privat.
    Sa per ate kete gocen qe ka punuar asistente e celibashit se kuptoj pse gjithe kjo zhurme. Asistente e nje personi politik dhe me pushtet normalisht duhet te jete dikush tek i cili ky personi ka besim, ka njohje dhe ka bashkepunim. Pra eshte fare normale qe kryetari i ri te sillte me vete asistente te veten, nje njeri te afert me te cilin do qe te punoje. Besoj qe kaq liri zgjidhje i takojne kreut te KQZ. Ajo goca e ka dit shume shume mire,ashtu sic e kane ditur dhe e dine dhe gjithe keshilltaret, assistentet etj e shume poltikaneve te djeshem e te sotem qe ato lloj punesh i ke te garantuara sa kohe qe shefi i madh eshte ne pune. Iken shefi, iken dhe ti.
    Pra rasti konkret nuk eshte perfaqsues i mire i shkarkimeve te padrejta ne administrate. Se kuptoj pse ngecen per leckash me kesi gjerash kur ka raste te renda sa te duash. Apo vetem se kjo goca paska studiuar jashte.
    Aq me teper qe na dashka dhe burse per Harvard.Sa ka kontribuar kjo goca dhe per kete shtet qe shteti ti jape nje dynja me leke? Pa kuptim fare.
    Ajo goca nuk quhet rrjedhje truri, sepse njerez te tille duan te rrine ne hijen e shtetit, dhe kur e humbin hijen ja kepusin ndonje shkolle ne ndonje rrenxe jashte shtetit dhe sbejne asgje te hajrit. E pse kjo qenka rrjedhje truri ???
    Rrjedhje truri eshte kur specialistet shqiptare nuk duan te punojne ne shqiperi por shkojne dhe punojne jashte sepse kane nje oferte me te mire.
    Rrjedhje truri eshte kur ti nuk e vjel kapacitetin e njerezve por e vjelin te tjeret jashte shqiperise.
    Kur nuk ka kapacitet per te vjelur, kur nuk behet fjale per specialiste por vetem per njerez qe tundin nje diplome nuk eshte domosdoshmerisht rjredhje truri.
    Ajo cka mua me duket me serioze ne kete skenar nuk eshte rrjedhja e trurit. Sepse ca kishte per te rrjedhur me besoni ka rrjedhur tashme. Dhe ata qekane ndermend te ikin, do ikin, edhe sikur me florinj tjua shtroje Sali Berisha. Sepse ai qe do te ike dhe eshte i zoti te caje ne bote nuk mund te nderroje mendje nga nje vend pune ne shtet me ndonje rroge mizerabel.
    Mos i ngaterroni me ata qe nderrojne mendje me perfitimet e paligjshme ne shtet, me ata qe duan rrumpallen dhe kaosin dhe vjedhin pa hesap e pastaj kur ngelin pa gje duan te krisin te ikin. Kjo nuk eshte rrjedhje.
    Fenomeni i keq keto kohe eshte nje tjeter : Largimi i specialisteve nga administrata, i atyre specialsiteve qe per 5-10 vjet jane kualifikuar, jane trainuar me fondet e ketij shteti, qe kane kontirubuar dhe tek te cilet shteti ka investuar. Me gjetjen e sebepve politike per ti larguar, shteti largon investimin e vet. Dhe ja ben peshqesh keto individe sektorit privat qe pastaj e konkuron shtetin me njerez qe jane aftesuar me leket e shtetit dhe qe per me teper njohin gjithe marifetet .
    Ose, ne rastin me te keq, me shkarimet dhe emerimet e papershtatshme, ka krijuar nje pesismizem dhe nje shije te keqe tek “truri” i vertete qe ekziston brenda administrates. Tek ata qe se kane ndermend te “rrjedhin” por qe nga ana tjeter shkojne cdo dite pa deshire ne pune, sepse puna e tyre nuk vleresohet, sepse hasen me shkarkimet njerezish te pergatitur dhe emerime njerzish injorante, dhe i duhet tani te durojne injorantet siper vetes se tyre.
    Megjithate rotacioni politik dihej qe do ti sillte keto probleme.
    Shpresoj vetem qe mos vonojne shume keta pushtetare dhete fillojne ta lehtesojne kete plage, dhe te fillojne ti japin hakun njerezve qe punojne per ta dhe te clirohen nga fobia qe cdokush qe ka marre rrogen ne shtet keto 8 vjet te socialisteve eshte socialist, hajdut dhe i paafte.

  19. enzo thotë:

    24 October 2006 @ 2:24 pm

    Liri! per ceshtjen e popullit dhe te atdheut gjithmone gaaaattiiii.Nuk kuptoj nje gje ,ky popull kaq i zgjuar dhe vital me virtytet me te mira ,prodhon gjithmone udheheqes budallenj dhe kriminele.Duke filluar nga regjimi anadollak satrap mbreti Zogji i pare qe nuk lame gje pa thene e pa share gjate 50 vjeteve.E po shpetuam nga ai dhe vume ne krye cobanet qe luftuan me dyfek me gjalme ,i beme [megjithese pa shkolle]gjenerale ,ministra e ndertusa dhe projektusa[medemek]i ngrinim ne qiell dhe jepnim jete nga jetet tona ,dhe erdhi nje dite e kuptuam qe edhe keta na paskan qen me anadollak se mbreti Zogj dhe ja nxorem te palarat sheshit.Dhe tani zgjedhim njerin dhe e zevendesojme me tjetrin[se tani kemi edhe te drejten e votes],por te gjithe na dalin per kunguj.E zgjedhim per AS por na dalin PRAS.Pse xhanem keshtu.Te gjithe me diploma [disa nga dy tre],por jo prape budallenj deri kur keshtu……..

  20. BEN thotë:

    24 October 2006 @ 3:31 pm

    Kendveshtrim interesant ENZO!

    Nga ky perceptim une shoh qe ne nuk jemi popull “kaq shume i zgjuar” … Edhe virtytet qe i fryjme nuk na bejne shume pune. Pra vazhdojme te jemi vetem turme. Ndoshta dikush mund te thote qe te gjithe popujt pak a shume turme jane. Po! Eshte e vertete. Por cdo gje ka te beje me nivelin e koshiences kolektive, dhe ky nivel i yni ka mbetur ne vend numero ne shekullin e XV.

    Pse mos te kete nje program te mirefillte investimi dhe mbeshtetje 5 ose 10 vjecar te ketij brezi rinie qe ekziston tani per te studiuar jashte (duke gjetur nje lloj formule dhe kategorizimi) ?

    Nuk do te ishte ne te vertet investimi me i madh moral, ekonomik, shoqeror qe mund ti behet nje kombi? Sikurse nje prind qe i ben femijes se tij?

    Pas ketij 5-10 vjecari ky brez jo vetem qe do te rikthehej ne vend por cdo levizje, iniciative apo drejtim do te kryhej mbi bazen e nje respekti, mirenjohjeje dhe detyrimi madhor ndaj ketyre prinderve-shtetit-kombit.

  21. Dajoshi thotë:

    24 October 2006 @ 4:02 pm

    Sigurisht qe ka rrjedhje truri dhe kjo vjen ngaqe vete krypolitikani yne eshte trurrjedhur. Ardhaj e PD ne pushtet eshte si ardhja e PK ne pushtet pas luftes, spastrim total i administrates dhe mbushje me militante ku kamarieri behet politikan dhe lufton presidentin, gazetari behet minister rendi, inxhinierja behet kryetare parlamenti dhe ne krye eshte i rrjedhuri. Por nuk jam dakort qe shteti te merret me studentet me te mire dhe ti marre per dore e ti gradoje neper universitetet e botes, cdo njeri duhet te caje vete perpara. Nuk jam dakort as qe ata qe vijen nga gradimet nga jashte te vijne automatikisht dhe ti zene vendin atyre qe kane bere shkollen ne vend, kjo do ishte diskriminuese. Jam per konkurence te hapur. Por mashtruesit e sotshem ne pushtet deklaruan qe do sillnin trurin nga jashte nepermjet politikave te reja qe nuk dolen vecse flluska sapuni. Ne nje ekonomi dhe vend ku fukaralleku eshte ne kocke nuk ka hapesira kaq te shumta per te akomoduar edhe studentet venda edhe “trurin” nga jashte. Normale qe shume do largohen per nje jete me te mire. Dicka qe me ben pershtypje eshte qe shume nga ata qe largohen (si ne shembullin me siper) vazhdojne studimet per doktoratura apo mastera etj. cuditem si e suportojne financiarisht dhe gjithashtu cuditem sa oreks kane per te kapur tituj si PhD etj. pa u shtruar ne pune dhe krijuar njefare eksperience. Pas shkolle presin qe t’ju hapen dyert ne nje kohe kur PhD-ja e tyre nuk ka kurrfare vlere perballe dikujt qe ka eksperience pune ne ate fushe. Keshtu veproi trurrjedhuri kur punesoi ne krye te Albtelecom, nje student qe sapo kish mbaruar masterin. Rrokopuje hesapi.

  22. NYC thotë:

    24 October 2006 @ 4:24 pm

    Dajoshi ti ke shume te drejte.. po ajo goca c’te beje ku nje here ne kater vjet duhet te menoje per pune te re se nderrohet “shefi” dhe eksperienca e fituar si bon pune… do thush ti kshu eshte dhe ne amerike..po per sekretaret personale jo per ato qe bejn epunet..

    eshte alarmuese shkalla e korupsionit aty, dhe te ecesh npmjt meritave aty ku ka pak resources (vende pune) eshte pothuaj e pamundur, vetem nese merr rrugen private …

    edhe une vezhguese jam, se sjam tu kthy jo.. po bej e nje PhD tjeter, rrogen e marr, e shqetesimet i shpreh nga PC ;)

  23. tomi korca thotë:

    24 October 2006 @ 4:33 pm

    Une mendoj se rrjedhja e trurit eshte me shume se ikja e shkencetareve, apo yjeve, eshte ikja e pjeses me te civilizuar te popullsise, dhe si rezultat mendoj une vime tek ajo qe kemi sot, nje popull pa pjesen e civilizuar. Kjo ka qene gjithmon per Shqiperine, nje vend i vogel por qe ne bote shqiptaret kane bere emer me shume se ata ne Shqiperi, perse? sepse mendoj une psikolpgjia jone eshte ta shikoj tjetrin permbys pa cka se me te permbysem edhe une. Ambjent mbytes dhe ziliqar, qe na ereson syte aq shume sa deshorojme te vrasim tjetrin packa se keshtu kemi vrare dhe veten.Dhe sot kemi te moralshem dhe hajdutet neper qeverite, kriminelet si shtresa e pasur e kombit, dhe injorantet qe bejne politike dhe kujtojne se dine gjithshka neper kafene. Keta nuk kane faj pasi nuk kane me kete te krahason.

  24. liri thotë:

    25 October 2006 @ 11:50 am

    Po ky popull jemi e kete nivel kemi, po duhet te perpiqemi t’ja ndryshojme mentalitetin njerezve se kur jeton ne nje kenete behesh pjese e saj. Edhe nje pjese e mire e njerezve qe kiane premisa te medha por duke u futur ne mes te llumit, prape llum do behen. Po nese krijohet nje grup i fuqishem qe mendon ndryshe dhe mbeshtet njeri tjetrin, ku lundron vetem ne ujera te pasterta, ky do te nxise dhe te tjeret te lene batakun e te futen ne keto ujera. Derisa keto ujera te kthejllta te kthehen ne shumicen mbizoteruese.

  25. ardi thotë:

    25 October 2006 @ 2:02 pm

    Korea e Jugut para 30 vjetesh ishte si Afganistani sot eshte TIGER ekonomik. Ne 10 universitetet me prestigjoze ne bote kete vite eshte edhe nje Kinez.

  26. v thotë:

    25 October 2006 @ 2:48 pm

    Ne fakt ky eshte nje problem me te vertete serioz. Kur solialistet moren pushtetin rreth 9 vjet me pare, kane bere nje spastrim te turpshem ne administrate dhe per me teper ne ate periudhe edhe situata ka qene shume e tensionuar. Ka pasur shume veshtiresi ne sektorin privat, ka qene nje amulli totale dhe per te larguarit ka qene me te vertete shume e veshtire per tu stabilizuar perseri. Para nje viti, kur ndodhi rotacioni politik, megjithese ne nje situate makroekonomike e politike me te stabilizuar, ndodhi perseri i njejti fenomen. Ndoshta kete here jo ne menyre aq vulgare sa heren e pare, por ndodhi masivisht. E keqja mendoj une eshte se tashme kjo po kthehet ne nje rutine pune, aq sa dhe vete te punesuarit ne administrate po e mesojne veten me idene e te qenurit te perkoshem qe ne momentin e marrjes se emerimit, duke e shendruar kete proces ne gje normale. Por ne fakt nuk eshte aspak e tille. Qeverite kane nevoje per nje staf politik dhe nje staf teknik. Vetem stafin politik mund te sjellin dhe te marrin me vete kur nderrojne karriket.
    … dhe ne na ngelet vec te shpresojme qe kur rotacioni politik te ndodhe persesi kosto qe rendon mbi taksapaguesve per te pushuarit ne administrate, te jete me e vogel se heren e pare…e keshtu me radhe…

  27. ardi thotë:

    31 October 2006 @ 1:21 pm

    Nuk ka pasur spastrime ne mase sepse nuk i lejon ’statusi nepunesit civil’ . E ndershme do te ishte qe te shkarkohej komplet aministrata publike sepse ajo u korruptua ne cdo qelize se saj. Dicka e tille eshte e parealizueshme sepse do te politizohet. Logjike eshte qe nje pjese duhet te hiqej qe te frikesoheshin te tjeret per te ndaluar abuzimet ne detyre qe i shkaktuan vendit sidomos 1997-2005 miljarda dollar humbje.

  28. e.T thotë:

    31 October 2006 @ 2:13 pm

    ard-nje gje me habit.si te le saliu jashte ty?ti je me sali se saliu.!;-)
    gjithesesi militantizmi,partishmeria jote eshte per tu admiruar!:-(

  29. Ani thotë:

    15 May 2007 @ 11:11 am

    Ne fakt mua me goditi nje argument i thene nga dikush me lart qe shprehej se “shqiptaret kane bere me shume emer ne bote se ata ne Shqiperi”. Personin ne fjale une kam patur rastin ta njoh dhe di qe eshte shkolluar me burse nga shteti tecilen e ka perfituar si studente e shkelqyer. Pra dalim perseri tek argumenti i dikujt qe tha se keta studente jane arsimuar apo trajnuar me parat e taksapaguesve dhe ne fund ose i gezon sektori privat i cili fuqishem po dominon dhe madje eshte duke e rrezuar kete qeveri (shembull top-media)ose i sherbejne vendeve te zhvilluara te botes. Rrjedha e trurit tashme eshte kthyer ne fenomen dhe asnej qeveri, madje as ajo qe iku nuk punoi me politika konkrete per frenimin e ketij fenomeni. “Statusi i nepunesit civil”eshte nje false i cili keqperdorohet nga drejtore te burime njerezore, sekeretare te pergjithshem apo krere te nje institucioni kllounash sic eshte DAP (departamenti i administrates publike). E deri sa keta pseudopolitikane, antikombetar,kanibale te jene ne krye te shtetit Shqiperia do tejete e destinuar te mbetet e cale, gjysmake, memece me nje popull qe eshte per te ardhur keq…
    Me vjen keq qe gjithe keta studente qe kthehen dhe kerkojne te kontribuojne perballen me fyerje dhe diskriminime absurde partiake…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com