Nënë Tereza e shenjtë apo VIP?

Botuesit e prestigjozes britanike Routledge vlerësime studimit të autorit shqiptar
Akademiku Gëzim Alpion  “radiografi” mediatike Nënë Terezës

Nga Londra
Muhamed Veliu
 

Morisë së librave shkruar për shenjTOREN katolike më origjinë shqiptare
Agnes Gonxhe Bojaxhiu i shtohet një tjetër, kësaj here shkruar nga një
autor shqiptarë. Gëzim Alpion lektor në universitetin e Birminghamit në Angli, ka
publikuar për mes librit  me titull ‘Mother Teresa - Saint or Celebrity’?
“Nënë Tereza e shenjtë apo VIP?” një studim të hollësishëm parë në një
këndëvështrim SOCIOLOGJIK DHE MEDIATIK rreth jetës së saj.
Libri i tij është botuar nga shtëpia prestigjoze e botimeve AKADEMIKE
Routledge dhe ka dale dje në qarkullim në të gjitha libraritë e
Britanisë së Madhe. VEPRA NE FJALE ESHTE BOTUAR NJEKOHESISHT EDHE NE SHBA DHE  KANADA. Në një komunikatë për mediat Routlege thotë se Nënë Tereza është një  nga gratë për të cilat është shkruar dhe publikuar më shumë në kohët
moderne. “Përvec Papa Jon Palit II ajo ishte personi më i publikuar në media
gjatë shekullit 20  duke e shndërruar atë në një VIP fetar” nënvizojnë
redaktorët e kësaj shtëpie botuese në Londër. Interesi perfshi debatin
rreth figurës së saj edhe pas vdekjes kanë gjeneruar interes në qarqet
fetare dhe akademi. Duket se ky ka qënë shkaku që botuesit prestigjoz të
Routledge të presin padurim përfudimin e librit nga STUDIUESI shqiptarë.
Alpion ndryshe nga autorët e tjerë në librin e tij është munduar të
sjellë një profil krejt të ri të kësaj gruaje e cila duke u shndrruar në
një VIP “manipuloi” mediat për interesat e saj fetare në NDIHME TE TE
varfërve në Indndi. Autori me mjeshtëri analizon se sa me rëndësi ka qënë për Nënë Terezën  përdorimi i mass medias përfshi këtu kulturën e jetës së VIP-ave, pa
harruar kishën dhe disa grupe politike. Gëzim Alpion i cili ka patur një
letërkëmbim të hershëm me shentoren shqiptare NE FILIM TE VITEVE 1990
KUR STUDIONTE NE UNIVERSITETIN E KAJROS në një kapitull të librit me
shumë kujdes analizion fëmijërinë e saj në Balkan gjate viteve 1980-1990.
E gjithë puna e tij kërkimore përfshi një analizë të thellë përmbledhur
në këtë libër padyshim hedh një dritë të re rreth figurës së kësaj
gruaje me plot influencë, gjë e cila do ti ndihmojë së tepërmi atyre të
cilët merren me studimin e asaj që TANI quhet kultura e VIP-ave.
 SHTEPIA BOTUESE Routledge do te organizoheje disa promovime te librit
te Dr Alpion; Promovimi i pare do te zhvilohet me 31 Tetor ne Universoty
College London. Dr Alpion do te flas per librin ne Washington D.C ne
Nentor dhe ne Shanghai ne dhjetor. Promovime te tjera do te behen ne
Austri, Japoni dhe Indi.
 Dr Alpion eshte autor i ketyre veprave: ‘Vouchers’ (2001), ‘Foreigner
Complex’ (2002) ‘If only the Dead Could Listen (2006), ‘Mother Teresa:
Saint or Celebrity?’ (2006) dhe ‘Encounters with Civilizations’
(2007)
 
 

Flet Dr. Gëzim Alpion
 

Pyetur se si Gëzim Alpion ndjehet tani që libri është në libraitë britanike ai me modesti përgjigjjet “ Uroj që libri të shërbejë si një inkurajim për studiuesit e rinj shqiptarë që të botojnë veprat e tyre me botuesit më prestigjoz”. Ndërsa kur e pyet atë cili ka qënë aspekti që i  ka lënë më shumë mbresa gjatë studimit të jetës së shenjtores shqiptare, ai thotë se “ Përkushtimi i sinqertë i Nënë Terezës ndaj figurës së Krishtit dhe sakrificat e saj të mëdha për ti qëndruar besnikë shpetimtarit të saj dhe të njerëzimit, siç e konsideronte Krishtin Nënë Tereza. Mënyra se si Nënë Tereza e trajtoi median për të realizuar qëllimin e saj në jetë është për mendimin tim një arritje e madhe e cila vlen të studiohet nga ekspertët e medias dhe akademike të disiplinave të teologjisë, sociologjisë, historisë, studimeve kulturore, dhe shkencave politike. Një nga qëllimet kryesore të studimit tim është prezantimi i Nënë Terezën në botën akademike veçanërisht në studimet e medias për të kuptuar me mirë kulturën bashkëkohore të famës si dhe sociologjinë e famës. Për medimin
tim Nënë Tereza është një person famoz ’serioz’ e jo si disa picirukë të famshëm
nga bota e sportit, politikës dhe muzikës të cilët bëhen të dëgjuar për disa
ditë, për një stinë dhe po qe se janë me fat për një ose disa vite dhe pastaj
mbulohen nga pluhuri i harresës po aq shpejtë sa bëhen të njohur. Nënë Tereza
duhet veçuar nga këta xhuxhmaxhuxhë të famshëm. Ajo duhet studiur në mënyrë
shkencore dhe me integritet për të thënë hapur dhe me takt edhe gjëra sensitivë
për Nënë Terezen që deri më sot nuk janë bërë publike për arsyje të ndryshme.
 

 

Biografia
Kush është Dr. Gëzim Alpion

Dr. Gëzim Alpion ka lindur në vitin 1962 në qytetin e Peshkopisë, që ndodhet në një nga zonat më piktoreske dhe me bukuri epike të Shqipërisë. Pas përfundimit të arsimit tetëvjeçar në Peshkopi, në vitin 1977 filloi studimet në Tiranë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja ‘Asim Vokshi’, ndërsa në vitin 1983 studimet në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin i Gjuhës Angleze, në Universitetin e Tiranës, studime të cilat i ndërpreu në fund të vitit të dytë kur iu akordua e drejta e studimit nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Republikës Arabe të Egjiptit për të studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin e Kajros. Në Kajro studioi për Bachelor of Arts nga viti 1985-89 dhe për titullin Master of Arts në Studimet Angleze nga viti 1990-93.  Që nga vendosja e marëdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Anglisë nga Kajro aplikoi në katër universitete në Britaninë për të zhvilluar temën studimore që pati filluar në Egjipt në vitin 1991. Të katër universitetet – ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Durhamit – e pranuan. Ai zgjodhi Durhamin (i cili radhitet pas universiteteve të Keimbrixhit dhe Oksfordit), sepse vetëm ky universitet i krijoi edhe mundesinë për të vazhduar studimet pasuniversitare për Master of Arts në veprat e James Joyce dhe D. H. Laërence. Pak muaj pasi filloi studimet për MA në Durham,Universiteti vendosi që studimin t’a kaloj për doktoratë. Titulli Doktor në Filozofi për studimin mbi ‘Imazhin e Artistit në Rini’ në veprat e D. H. Lorencit iu akordua në vitin 1997.
 

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. e.T. thotë:

    19 October 2006 @ 5:15 pm

    PDK: Lumturimi i Nene Terezes, reflektim per kombin shqiptar

    14:58 19/10/06

    Partia Demokristiane nëpërmjet një deklarate për shtyp bën të ditur se Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë kombin shqiptar dhe mbarë botën.

    PDK fton shqiptarët, cdo segment të jetës politike, sociale dhe ekonomike, që të frymëzohen nga vepra bamirëse e Nënë Terezës.

    G.S.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com