Nën kodin kuqezi
Dorina Azo
Gazeta Korrieri
Shtohen përpjekjet për të zgjeruar numrin e subjekteve që identifikohen përmes faqeve të tyre të internetit me kodin ndërkombëtar të Shqipërisë “.al”
Qeveria shqiptare po synon që të rregullojë një herë e mirë procedurat e difuzionit të domaineve të internetit me mbaresën “.al”, e cila është edhe kodi i faqeve të internetit me origjinë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Teksa deri disa vite më parë, autoriteti ku duhej të aplikonin subjektet shqiptare që dëshironin të merrnin mbaresën kombëtare “.al” ishte një universitet italian që kishte ekskluzivitetin e shitjes së këtij kodi, së fundi mësohet se e drejta e difuzionit të mbaresës së internetit shqiptar ka kaluar në duart e autoriteteve shtetërore dhe se këto të fundit po bëjnë përçapje serioze për disiplinimin e subjekteve shtetërore ose private, që duan të pajisen me adresën e internetit të vendit të tyre. Si fillim, autoritetet po kujdesen që institucionet shtetërore të kenë faqet e tyre të internetit, të dallueshme për karakterin që ato kanë. Institucionet qeveritare do të kenë të gjitha adresat e internetit me mbaresën “gov.al”, institucionet ushtarake do të identifikohen me mbaresën “mil.al” dhe ato edukative, universitare dhe arsimore me mbaresën “edu.al”.
Sa për institucionet apo subjektet private që dëshirojnë të pajisen me adresën e tyre të internetit me mbaresën shqiptare, ato mund të zgjedhin ose opsionin e parë, ku pas domain emrit të zgjedhur prej tyre, vendosin direkt mbaresën .al, ose në varësi të dëshirës mund të shkruajnë domain-emrin.com.al.
Për regjistrimin e këtyre kodeve si subjektet tregtare apo dhe personat publikë e institucionet shtetërore duhet të paraqesin një kërkesë pranë Entit Rregullator të Telekomunikacioneve për regjistrim të domanieve nën “al”, për hapjen e një adrese interneti nën rezervimet përkatëse. Pra, e thënë ndryshe, nën domainin “al”, hapësirat për regjistrim të institucioneve shtetërore janë të rezervuara dhe në to nuk mund të regjistrohet askush tjetër. Por rezervimi i zonës nuk do të thotë të kesh hapësirë të lirë, siç mund të ketë një subjekt privat, pasi asnjë nga institucionet shtetërore nuk mund të përdorë emër tjetër për web-in, përveç emrit të institucionit. Nga ana tjetër, këto institucione nuk janë të kufizuara me ndonjë rregullore të posaçme për hapjen e një faqeje internet,i në të cilat pasqyrohen informacione apo të dhëna statistikore, përveç drejtorive brenda një drejtorie të përgjithshme, e cila është në varësi të një ministrie. Për sa u përket tarifave të regjistrimit, ato janë të njëjta për të gjithë institucionet shtetërore, ku sipas ERT-së, tarifa e regjistrimit është 30 dollarë.
Dy elementet e detyrueshëm të konfigurimit
Ndryshe nga një subjekt privat apo dhe një individ, një institucion shtetëror është i detyruar që në konfigurimin e faqes së tij të internetit të mos shmangë dy elemente kryesore: stemën e Republikës së Shqipërisë dhe pamjen e jashtme të godinës së institucionit. Kurse elementet e tjerë përbërës së konfigurimit janë të lirë, duke nisur që nga vënia e fotos së titullarit, përbërjes organike të institucionet të tij apo dhe informacione të tjera. Po ashtu, përveç emrit të saktë, institucionet shtetërore përfshihen në mënyrë të detyruar në tre domaine. Domanin “mil.al” është i rezervuar për të gjitha strukturat në përbërje të sistemit të Forcave të Armatosura, ku edhe këtu ky domain duhet të shoqërohet me emrin e institucionit në faqen zyrtare të internetit. Këto institucione nuk mund të regjistrohen në zonë e domainit “gov.al”. Kurse nën domainin “edu.al” janë të rezervuar të gjithë institucionet shtetërore arsimore dhe edukative. Aktualisht, sipas informacionit që jepet nga zyra qendrore e IT-së së Këshillit të Ministrave, të gjithë institucionet qendrore kanë në funksion faqe interneti, si drejtoritë e përgjithshme që janë në varësi të ministrive, agjencitë që janë në varësi të Këshillit të Ministrave dhe shoqëritë aksionere, të cilat janë nën mbikëqyrje të Ministrisë së Ekonomisë.
Shpenzimet për mirëmbajtjen
Për mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe kompjuterëve në institucionet shtetërore, fondet janë të përfshira në buxhetin e shtetit, nën zërin e shpenzimeve administrative. Përqindja e këtyre fondeve nuk është më e madhe se 5 qind e të gjithë fondit të buxhetit. Kurse për sa i përket ndarjes së fondeve për këtë zë, ato përcaktohen nga vetë institucionet. Me buxhetin e vitit 2008 për institucionet qendrore, duke përfshirë ministritë, Këshillimin e Ministrave, Presidencën, Kuvendin dhe institucionet e pavarura janë parashikuar të shpenzohen 5 milionë lekë të reja në vit. Këtu përfshihen pagat e punonjësve të informacionit, mirëmbajtja e rrjetit, tarifat apo dhe blerja e kompjuterëve. Kurse për drejtoritë dhe agjencitë në varësi të institucioneve qendrore, shpenzimet për internetin kapin vlerën e 2.5 milionë lekëve të reja në vit.
Rregullat për hapjen e një faqe interneti nga institucionet shtetërore
Institucionet shtetërore për hapjen e një adrese interneti duhet të regjistrohen vetëm nën tre domaine. Fillimisht është domaini “gov.al”, e rezervuar për të gjitha institucionet shtetërore, kurse “mil.al” e rezervuar vetëm për Forcat e Armatosura Ushtarake dhe “edu.al”, e rezervuar vetëm për institucionet shtetërore arsimore dhe edukative.
-Për institucionet shtetërore është e detyrueshme që domaini të shoqërohet në përputhje të plotë me emrin e institucionit.
-Një institucion shtetëror është i detyruar që në konfigurimin e faqes së tij të internetit të mos shmangë dy elemente kryesorë: stemën e Republikës së Shqipërisë dhe pamjen e jashtme të godinës së institucionit.
-Institucione shtetërore nuk janë të kufizuara me ndonjë rregullore të posaçme për hapjen e një faqeje interneti, në të cilën pasqyrohen informacione apo të dhëna statistikore përveç drejtorive brenda një drejtorie të përgjithshme që është në varësi të një ministrie.
-Institucionet qendrore, duke përfshirë ministritë, Këshillin e Ministrave, Presidencën, Kuvendin dhe institucionet e pavarura kanë parashikuar në buxhet shpenzime deri në 5 milionë lekë të reja në vit. Këtu përfshihen pagat e punonjësve të informacionit, mirëmbajtja e rrjetit, tarifat apo dhe blerja e kompjuterëve.
-Në drejtoritë dhe agjencitë në varësi të institucioneve qendrore shpenzimet për internetin kapin vlerën e 2.5 milionë lekëve të reja në vit.
Rregullat për subjektet private dhe persona të tjerë
Subjektet private dhe individët mund të regjistrojnë faqen e internetit vetëm nën domainet .al si: “com.al”, “org.al” dhe “net.al”.
-Është e ndaluar që emri i faqes të internetit të subjektit privat apo personit të ketë kuptim me fjalë që lidhen me krime, racizëm dhe ofenduese. Po ashtu, janë të ndaluara të përdoren emrat teknikë të internetit, emra që lidhen me operacione të shtetit, emrat e organizatave ndërkombëtare, emrat e qarqeve dhe prefekturave, bashkive, qyteteve, zonave krahinave dhe monumenteve të kulturës.


11 May 2008 @ 5:54 pm
Me ne fund!
11 May 2008 @ 6:51 pm
http://microsoft.al është i lirë
11 May 2008 @ 7:55 pm
E mire,
Vari qillot !
Plaku im do kete marre vesh nai gja te pakten, kaq foshnjak ishte ky artikull.
Po cer ke shkrujt kshu moj goce.
Ku do me dale.
Psh nje sugjerim do ishte qe ERT ka qit nje rregullore te reper dhenien e domain names shife ne “http://www.ert.gov.al/ert_alb/news_det.html?Id=30″.
Ky dhe mund te ishte lajm, se miletit i plase buza me burokraci dhe traplliqe, po keshtu mundesite per abuzim ishin te hapura.
Po gjithe keto qe thu ti moj goce ne artikull prej vitesh nuk jane me lajm i ri.
Pse nuk ben nje sondazh sa kompani shqiptare i blejne domain jashte se pertojne te cajne tr.pin me procedurat ketu dhe i dhjesin me mut domain me .al. Pse nuk ivestigon pak mbi diferencat e dhenies se domain .al me vendet e tjera, ose me rregullat e dhenies se domain .com.
Pse nuk ben ndonje veretje per mungesen totale te konsistences midis faqeve qeveritare por me ben dokrra per buxhetin.
U keputen duke dhene buxhet. E di ti qe Ministrise se Integrimit i ka fal nje fondacion ndihme te huaj ca leke per te bere faqen web. E di ti sa leke ben nje faqe web ? Turp e faqja zeze pra.
Pastaj kur thua shifra per buxhetin, mos i hudh ashtu ne ajer, por krahasoi me zerat e tjere ne buxhet (te keshilloj me zerin Fotokopje, ose makina). OSe kur shef buxhetin per IT, shife i here sa % jane rroga, e sa % jane cartrdige per printera color.
LE qe cmerrem dhe une me ty, ke Korrieri po shkrun, sikur po shkrun ke NYT
11 May 2008 @ 8:00 pm
U lodhe mi rrusho u lodhe !
Po Korrieri ka nru duar dhe keta peshk adminet i kane me zemer pronaret e rij .
Po ne ti gjithe vrull ama.
Sikur ke bere pastrim !
11 May 2008 @ 8:05 pm
E me ,
Kam Pistru i cikez, se dite e djele, helbete do i lajme tangat kaihere
11 May 2008 @ 8:06 pm
Koth,
E hodhe qe e hodhe akuzen
, tani thuaje edhe per ata qe s’e dine (duke me perfshire edhe mua) se kush eshte pronari i ri i Korrierit, gazetes tabloide te Shqiperise?
11 May 2008 @ 9:01 pm
E ka burri kunates time Llukan
Baj kujdes 
11 May 2008 @ 9:59 pm
Kush e ka marre korrierin pra tani, mos na lini ne ajer
11 May 2008 @ 10:32 pm
Moza,
HEc mo, jeta fushe me mina eshte