Ne Tirane: Gusht ‘07
Shume nga ju do i hypin ‘fl-uturakut’ e do perfundojne ne mejhonet e tabakhonet e Tajrones ket
vere te lavdishme te vjetit 2007 (sipas kalendarit Gregorian).
Duke qene se do jem vete atje ne mes-gusht, mendoj se do ishte mire te krijojme nje pellg peshqish qe ta lagim Tiranen e ta bojm q-ool. OurManinTirana ka bere punen ‘zbuluese’ nepermjet blog-ut te tij. Ne duhet vetem te paraqisim forcen.
Bujrum po ia u mbajti:)

19 July 2007 @ 1:42 am
Ate punen e “q-ool”-it s’e mora vesh po nejse, po e anashkaloj
Nje pije (them se do jete e ftohte se vera qenka e nxehte kete vit) e pijme me gjithe qejf.
19 July 2007 @ 8:28 am
LlTako, q-ool = qull
19 July 2007 @ 12:09 pm
Dakort per kete por,
“When shall we [fishes] meet again
in thunder, lightning, or in rain?”
19 July 2007 @ 2:33 pm
kur ne gusht?
une po planifikoj nga fundi.
19 July 2007 @ 4:09 pm
Une do jem prej 16-29 gusht. Ne date 17 me ke te Bar Jesus Christ.
19 July 2007 @ 4:21 pm
Po ju them qe tani Peshku mori fund po u takut e u njohet

Une kam patur fatin te njoh Blendin dhe Llukanin. Po te mos i kisha njohur do te isha zene e grene me ta ketu ne blog, mirpo duke i njohur personalisht, duke pare se jane njerez shume te mire, tani rezervohem sa here ndonjehere inatosem me ta. Keshtu do te ndodhe edhe me ju. Do te takoheni njiheni me njeri tjetrin njiheni personalsiht e shikoni se sa njerez te mire jane te gjithe dhe peshku do te mbaroj. Nuk do te kete me debate te zjarrta, inate, ndonjehere edhe fyerje. Te gjithe do te jeni xhentile, tolerante, te bute, diplomate.
MOS U TAKONI MOS JA HUMBNI BUKURINE PESHKUT
19 July 2007 @ 4:26 pm
Dakort me ty Tom,
Edhe une jam kategorikisht kunder takimit.
Po u takova pastaj do kerkoj nei peshk tjeter ku ti them gjerat pa dogane
19 July 2007 @ 4:45 pm
Le qe ketu te peshku s’dihen moshat e njeri tjetrit… Mund te dale njeri 20 vjecar, kurse tjetri 50.
19 July 2007 @ 4:53 pm
mund te kesh ca te drejte tomi, megjithese per mua funksionon ne drejtim te kundert, sa me shume i njoh njerezit, aq me me zjarr argumentoj me ta.
mos i kurse topat gjithesesi.
me duket se e kam bileten per 08/20 -09/07. ta shof njehere.
po une me baret jam ca mangut. duhet te rilexoj ate tironsin e jashtem. i love that blog.
19 July 2007 @ 4:57 pm
Te gjithe ne gusht e paskane lene per te shkuar
takimi ke shatervani eee ? 
19 July 2007 @ 5:11 pm
Ja dhe pse per ne shqipot thuhet qe jemi vetem per fjale.Se jemi oratore te mrekullueshem dhe pothuajse cdo debat do te mundohemi ti japim nje karakter personal per ta kthyer debatin ne nje debat ballkanik pa rregulla komunikative per te mos thene kaotik.Pastaj vjen Tomi e flet per “zemerime” virtuale….
Jo
19 July 2007 @ 5:14 pm
Meqe temes nuk ju pergjigja (por devijova dhe une nga thelbi i temes…duke hyre ne ate debatin ballkanik te Tomit
) nga fundi i gushtit do jem dhe une.Edhe koha do jete tamam…per t’u bere q-ool 
19 July 2007 @ 5:21 pm
mos harroni nga nje peshk ne duar. ose nga nje bluze me peshk.
19 July 2007 @ 5:24 pm
ose flamurin
19 July 2007 @ 5:25 pm
Une kam deshire te takoj vetem peshq-femra nen moshen 24 vjec, dhe mundesisht qe te flasin 2-3 gjuhe te huaja, te kene mbaruar nje universitet, te jene te virgjera, mbi nje meter e 70, nen 50kg, dhe te jene te paraqitshme…
/s’kena kohe me pa shoqerine e vjeter, e jo me zene nje te re…
19 July 2007 @ 5:28 pm
i ke ato gocat te shoqeria vjeter ti? lol

po ti kesh ske pse ze nje te re…
19 July 2007 @ 5:30 pm
Lume,
pse je kundra takimit ti ? Kaq e shemtut je moj goc sa ke frike te na dalesh perpara ? Na dil naten atehere.
Se sikur the qe i ngjaje kesaj femres ( e modifikume ).
http://www.corriere.it/Media/Foto/2006/03_Marzo/17/Fdg/SOFIA.jpg
19 July 2007 @ 5:34 pm
Dea,
Jo pra lal, jo… ti kishe noi menje? I kap ti pikat 1-6 qe permenda… se e pret lala bileten me Austriakun ne sekonde…
19 July 2007 @ 5:40 pm
Une kam deshire te takoj vetem peshq-femra nen moshen 24 vjec
———————————————————————-
Une i du 20 vjec plako.
19 July 2007 @ 5:42 pm
cne une re cne une- une thjesh desha me te nihmu
19 July 2007 @ 5:46 pm
20 vjec — jepi dhe dy vjet te marojne shkollen, se nuk do rrije lala ti ushqeje 3 vjet kot….
===
Dea kam nevoje per ndihme… na jep ca ide konkrete tani
19 July 2007 @ 5:47 pm
Lawman,
Kerko Tare kerko se qenin e ngordhur ke per te gjetur. Pse mo kush te duket vetja ty qe kerkoke tere ato pikat, mos Alen Deloni edhe ai s’besoj se e ka gjetur akoma ndonje te tille…..:-)
19 July 2007 @ 5:48 pm
Lawman, tahamaqarlleku i teprt te le pa gje. Ti sikur me ke pershkruar mua me ate kekresn (pervec virgjerise - me fal po qenke pak naiv me kete kerkese). Si thua?
Une them jo. S’je gje. Sic po thoja te fjalia e pare… e dini veten te mire shume po aha!
19 July 2007 @ 5:53 pm
Lule
Alain Delon? Lule kam idene qe ti duhet te jesh mbi 50 vjec me ate reference? Si i ke gocat mire?
====
Miss Larson
ok ajo e virgjerise ishte ne kuptim figurative… virgjeri mendore… mos jete e korruptuar menderisht… te tjerat i kom seriozisht…
/nuk e ke idene sa i mire jam
19 July 2007 @ 5:56 pm
Miss,
pervec se jam nje cike agresiv kur bej debat pilitik, ne pergjithesi jam djale i mire. Edhe ata miqte e mij te peshkut keshtu te kane thene.
Kam 5-6 viza ne pass e levis pa problem.
Lawman,
ti e di qe kurr nuk ke punen do hash ne sorren.
19 July 2007 @ 5:56 pm
Ide konkrete nuk kam une por do te sygjeroja te shkosh ke ai takimi ose edhe mos shko po sdeshe lol, por leket e biletes se austriakut investoj ne shqiperi. Si, qysh, tek- mendoj se e di vete
19 July 2007 @ 5:56 pm
Po gjeta nuse ke peshku, do i blej Llukanit makine
19 July 2007 @ 5:58 pm
edhe mu qe te ndimova
19 July 2007 @ 6:00 pm
Lawman-O: edhe une do shkoj per gjah nuskash. Kam mor gjenerator me vete kete here se arme te kalibrit te lehte nuk bohet gjo andej. Me mire sasi se cilesi thom une (u do my prenup)
19 July 2007 @ 6:02 pm
Lawman,
Si ka mundesi!! Ti nuk je femer??
Me paska genjyer!!
Mbaj mend ne nje debat kam kerku te falur qe tu drejtova ne gjinin mashkullore….
19 July 2007 @ 6:05 pm
Kothere,
Sorre mund ta hash ndonjehere kur vdes urije, po sorre gjithe jeten nuk hahet…
==
AO - gjueti te mbare… une nuk nisem pa “leads”… ato agjentet e mi ne Shqiperi qekan shume te ngathet per mbleseri…
19 July 2007 @ 6:07 pm
Leon?
Huh? I ke pi ilacet?
19 July 2007 @ 6:07 pm
Lawman,
jam dhi tuj qesh daje jam dhi. Me ze e me lot po deshe.
19 July 2007 @ 6:07 pm
Ne angli fjala MAN, as in law-MAN nuk do te thote te njeten gje si ne amerike?
19 July 2007 @ 6:12 pm
Kothere, c’ke ti, kur te vij ne Tirane do te te ve ne dijeni se do me besh xhiro me benz. Vetem me gra e kalamaj mos me ngaterro te lutem se dy jave pushim nuk dua strese.
ne zhvillime tangente po shpresoj Ta lexoj njoni kete koment e te behet xheloz dhe te vije te me pergjerohet qe ta fal…
19 July 2007 @ 6:12 pm
Uffff s’shtyhet vetem
19 July 2007 @ 6:20 pm
Ku ka peshq ka dhe peshka-qener ku ka peshq ka dhe balena dhe ngjala po ka dhe SIRENA.
19 July 2007 @ 6:25 pm
Epo harram juve te ameriqise qe e lini gocen ufff e afffe.
Miss,
kur i permenda nje here Lumemadhes punen e leprave, nuk me la gje pa thene. 60` seconda ishte fjala maksimimu.
Neser do jem ne Korce per te taku motren e nje peshku. Vet e ka krujt.
Do bej detyren.
E c`me ben ti emigrant mua c`me ben.
Do i lesh parate kur.vave me thoshte im ate , ndjese paste.
19 July 2007 @ 6:37 pm
Lawman,
nuk e ke lexuar mire komentin tim..Shkruajta me genjyen..
Megjithese tashme u mor veshe ajo pune..
19 July 2007 @ 6:45 pm
Lawman,
je njish !
19 July 2007 @ 6:47 pm
Miss Larson,
natyrisht qe batuta. Nuk e kam friken qe me keqkupton.
19 July 2007 @ 6:52 pm
Lawman. Edhe une femer te dija. Megjithate kjo pak rendesi ka, te pakten per mua qe nuk plotesoj asnje nga ato kriteret qe ke vene ti. Vetem ate te fundit. Per gjatesine, me duhen dhe nja 5 cm.
Sa per komentin e Tomit I cili thoshte se po te njihemi nuk mund te shahemi me (kjo ishte ideja), por do te ishim te bute e tolerante. Une mendoj se konkurrenca do rritet kur peshkataret ta kene idene se me ke po flasin. Dhe konkurrenca permban ne vetteve agresivitet, por jo si ky agresiviteti I peshkut. Ide e mire kjo e takimit, por kam pershtypjen se shume veta nuk do e pranojne kete, pasi e kane si deshire te stampuar thelle ne koke qe te mbeten anonime…
19 July 2007 @ 6:52 pm
ore po sa jeni ne debate luani te gjithe pjesen, njeri u urte tjetri i mire tjetri i papam , sapo bie rasti me u taku FAP muhabete s.e.k.s.i , lepurushesh ,azganesh etj etj.
19 July 2007 @ 6:54 pm
Miss Larson,
Qenke brisk nga goja…
19 July 2007 @ 6:55 pm
Nuk është fare e keqe kjo ideja e takimit në Tiranë. Unë personalisht do të kisha kënaqësinë të njihja Lolën, Krastën, Miss Larson, Tomin, Lumen dhe Palon.
19 July 2007 @ 7:00 pm
lola,
si jeni me dritat ju andej nga fshati ?
19 July 2007 @ 7:01 pm
Ja e formoi Baku nje tavoline..
Tjetri po behet gati per udhe, e ka marr malli per molle..
te tjeret e bejne forra pas anonimatit..
19 July 2007 @ 7:06 pm
Cheney,
nuk e di ate ka rene ne sy qe ca emra te moçem peshkataresh ( me e jo me ë ) nuk jane me ke peshku ?
19 July 2007 @ 7:08 pm
Kothere, fshat fshat, por une jam me e bukura ketej nga fshati. Me mire I pari I fshatit se I fundmi I qytetit, e di ti.. Pastaj, pozicionin gjeografik per te vendosur redaksine nuk e kisha ne dore une…, po te ishte per mua… Nejse, ka ca te meta te medha, por je dhe besnik ne disa situata. Pikerisht duke qene se kam vleresuar kete, te kam dhene nje indicio te vogel ku ti me pas ke bere lidhjen se ku punoj une. Nuk kam frike se do te tradhetosh ne kete pike…
19 July 2007 @ 7:20 pm
I ndjek dhe une lajmet Kothere..
Sic thash oreks paci se frutat jane flori per shendetin; vec mos ju kapin si cufon maj pemes se ju ndaluan qarkullim e gjakut pastaj..
19 July 2007 @ 7:20 pm
lola,
…ke ca te meta te medha… Une ? Na thuj no i qe ta korrigjojme .
Po une nuk kam dale ne ankand oj goc. Une jam anonimi Kotherja e nuk du me prish kepucet gjekuni. Nuk kam nevoje.
Zyrat ku punoj jane ne bash te vendit andej nga fshati juaj me bie rasti rradhe te kaloj. Eshte plot fare ketej nga ne.
Ene nuk e kam fjalen per sorrat e Lawman-it une.
Jashte ketyre te takimit:
Shume shpejt andej nga Shtatori e ke shansin me provu nje pune te ngjashme FT qe mund ta besh nga aty ku je . Do te gjej mundesine te marr kontakt ne rruge tjeter, me super miq te tu aty ku punon. Une e di se kush je, dhe sa vajze e mire je.( gjithmone nese mundesh dhe deshiron gjithashtu)
19 July 2007 @ 7:20 pm
Aman mor lawman se na c’mende fare. Sa imi re qeke, te lutem mos u marto dhe per nja 20 vjet se gjynaf te na ikesh prej dursh
19 July 2007 @ 7:24 pm
”Sa imi re qeke”
epo te ka faj lulka
e di e di typo..
apo jo?
19 July 2007 @ 7:24 pm
“ke ca te meta”- doja te thoja kothere
19 July 2007 @ 7:27 pm
Ah ti Cheney sa i kapshem je. Vetem nje gabim ortografik ishte dhe shi se ca na doli. Po djale si ky zor se gjen apo ka ndonjeri ndonje kundershtim???
19 July 2007 @ 7:35 pm
Jo, vallaj vec i kapshem qe sjam o lule;pastaj lige e lart ketu, si vajti muhabeti, djal me i mire se une eshte llomeni ketu, e the dhe vet..
19 July 2007 @ 7:36 pm
Kothere. E dija se do reagoje, sepse kam arritur ne pak kohe qe kam shkruajtur tek peshku te te njoh. E di se ke instikt te papare reagimi, vetembrojtje, dhe kete arrin ta besh me se miri. Ke aftesi ne kete pike dhe bravo vertet. Te metat? Ok nese ti me njihke se kush jam, nuk ke pse gjen persona te trete per mua. Bujrum. Une jam gazetare dhe nje ftese per kafe nuk e marr kurre kurre per ters, sepse jam mesuar dhe jam ulur ne kafe me persona te cdo lloj kategorie. Pra, “te metat” jam e gatshme te ti them ne sy.
PS: “Une e di se kush je, dhe sa vajze e mire je”????????
19 July 2007 @ 7:39 pm
Bela:
Ku ka peshq ka dhe peshka-qener ku ka peshq ka dhe balena dhe ngjala po ka dhe SIRENA.
———————————————————————-
Ta nigjoni ket cucen ju te tjeret! Moret vesh?!
Kush o Sirene ktu qe ti bim?
19 July 2007 @ 7:39 pm
per mes gushti nuk kishte bileta alta stagione thone
19 July 2007 @ 7:39 pm
Mendoj se titulli i temes duhet te ishte “Kush do me fitu i pale kepuce te reja”… Po meqe ne tr, kepucet jane pak per shkeseri (ju te ameriqise jua shpjegon lumja pse)… une them te mendoni noj gje tjeter. Noje leje pallati po patet, noj vile, noj lokal, se ajo puna e parametrave qe thote Lawman rregullohet sa te pulise syte tjetra.. hahahah….
Une e di se kush je, dhe sa vajze e mire je.( gjithmone nese mundesh dhe deshiron gjithashtu) “Shantazh” njoni direkt
Mire ja ben kothere se kot angazhohet per takime kjo, 2 muj per nje kafe une i ziu, prape ne liste pritje hehehe
Bujrum kush te vije sapo te vije, une se kam problem anonimatin, vetem sillni i kove uje e i kove energji me vete, kafen ua bej vete
Per takime zerioze dhe jo zerioze, per lidhje me vajza shqiptare dhe djem, kontaktoni ne 0800 (ups ky eshte nr i antikorrupsionit nuk ua hap njeri)
19 July 2007 @ 7:45 pm
Do pergjigjem vetem per P.S.
Eshte menyre te shprehuri e qe lidhet me formen me serioze te respektit. Gjithmone ne raport me punen.
19 July 2007 @ 7:57 pm
Ok. Te falenderoj per respektin. Megjithate, asgje nuk po kuptoj une, por nesje. Sa per anonimitetin tend, serish e dija. E thashe me lart, dhe nje pjese e saj ishte dhe per ty: Shume veta ketu nese do behet nje takim, nuk kane per te ardhur. Ndoshta sepse nuk jane ata qe jane deklaruar. Ndersa une zoteri jam ajo qe kam thene qe jam, te pakten ne lidhje me profesionin, moshen e ku di une cfare tjeter. Nuk trembem nga askush. Nese e ke kuptuar, jam vetedeklaruar per ata qe kuptojne se kush jam. Kam thene shume detaje, per te cilat ti paske bere nje “hetim te vockel”. Varet se nga kush e ke marre informacionin per mua.
PS: ftesa per kafe, gabimisht mu duk e imponuar me pare nga ty, dhe une ne nje fare menyre e pranova thjesht ne formen e miresjelljes duke qene se as mua nuk me tremb shume anonimiteti
19 July 2007 @ 8:04 pm
gjeniale lola!!
19 July 2007 @ 8:15 pm
lola,
une mendoj te te propozoj nje pune qe ti e ben fare mire. Punohet nga broswer dhe nuk eshte pune gazetari. Punon aty ku je ose nga cdo vend tjeter boll nje kompjuter dhe internet. Kjo nuk i rrezikon punet qe ben aktualisht.
E hene - e shtune . 16 -19:00 dhe 1/20 e volumit qe ben aty.
Te tjerat ti je duke i bere, i ben cilesisht dhe une i shikoj cdo dite ato.
19 July 2007 @ 8:20 pm
Pune? Hahhaha. Kothere, me duket se po tallesh tani. Uf sa qesha, Me behen tre pune pastaj se dy i kam. Varet me cfare rroge. Seriozisht e kam…
Sa per punen time, shyqyr me qe the nje here nje fjale te mireeeeeee
19 July 2007 @ 8:23 pm
kotherja=genc ruli…kini menjen….
:) - serious…
19 July 2007 @ 8:26 pm
E fundit fare:
Spahiu u zgjodh ne fund te seances se sotme pa pranine e opozites e cila kerkoi t’i jepej kohe per te pasur kandidate alternative perballe Spahiut. Madje, kreu i grupit te PS-se, Ben Blushi akuzoi maxhorancen se po shperblen, Spahiun me emerimin e tij si aneter te KLD-se. Kreshnik Spahiu ka qene se fundmi drejtues i zyres Antikorrupsion, e njohur ndryshe si CAO. Shumica ne pushtet ndodhet ne konflikt me Keshillin e Larte te Drejtesie per shkak te akuzave te herepashershme qe ajo ka hedhur ne drejtim te ketij insitucioni gjyqesor. Po keshtu, me votat e saj, shumica parlamentare rrezoi dekretin e preisidentit per kthimin e ligjit te auditit te bendshem, duke lene ne fuqi ligjin e miratuar rreth dy muaj me pare. Ligji per auditin e brendshem u kundershtua edhe nga vete KLSH e cila foli per marrje konpetencash.
19 July 2007 @ 8:26 pm
Cheney,
more vesh gje ti daje ? Se lajmet po shof ene une.
Lole,
pune oj goc pune ! Cer mendove ti ?
19 July 2007 @ 8:26 pm
kjo teme kishte potencial te zevendesonte “thjeshtesi ne alpe”, por……….
do kellqe sporti dhe nuk do lepuj stani…..
PS si i thone nje fjale pellazgo-thrakase-ilire-romake: ketu eshte bere mooti mullar…..
19 July 2007 @ 8:27 pm
Shiko ky kotherja qenka dhe punedhenes. Po rrogen te mire do tia japesh Loles se e ke dhe nga peshku..Po ne ketej nga jashte vendit e bejme dot kete punen, apo eshte e veshtire…????
19 July 2007 @ 8:27 pm
Cheney, te falenderoj
19 July 2007 @ 8:30 pm
Nuk mendova gje pra une, po pres te vish e te me gjesh. U pa puna… ti me njihke, paske dhe respekt per mua. Cte bej une qe nuk kam nga ia nis “hetimit” per ty, se as e kam idene se kush je…
19 July 2007 @ 8:32 pm
emigrant,ishte nje here e nje kohe,njeri qe thoshte:

bathbath po nje kokerr
19 July 2007 @ 8:37 pm
emigrant,
jo po qe ta marresh vesh de. Lepuj stan dhe mullar me m.t eshte situata ketej nga do qe te hedhesh syte.
19 July 2007 @ 8:39 pm
s’di ku jane…. po nuk hupin ata jo. Them se do jene me pushime verore diku….
Lori, te pershendes, bro! Flasim me vone.
Kothere, na zuri, do e vuajme…
19 July 2007 @ 8:51 pm
Uaaaa lola, me kujtove “Pallatin 176″ kur i thoshin Elses per Sander mafishen, qe i kishte vene syrin nje kryeinxhinjer. “Ai te ka vezhguar, te ka studjuar…”. Kotherja ka folur shume dhe s’besoj se do e mbledhe ndonjhere guximin per te trokitur me tulla te zyra juaj, me kujdes ki nga keta te urtet se jane si ajo geshtenja e harruar ne hi…
19 July 2007 @ 9:01 pm
Miss Larson,
E di se cer eshte manarja ?
Kur te jesh ne linje me lumen, pyet se kush eshte kuptimi i fjales manare ne zhargonin e brezit tone.
Jemi gjenerata te ndryshme.
Mos ta befte perendia kete “lloj dhurate” qe te piqesh jetesisht me ndonje si puna ime. Virtualisht NP. Kete ta them sinqerisht.
Dikush ketu do shkrute : peshe pupel per ty Miss.
19 July 2007 @ 9:02 pm
Miss Larson
Shpresoj qe ato qe tha Kotherja per mua te mos jene ne thonjeza. Jo per gje, por ne shqiptaret nuk e kemi per zakon te flasim mire per dike, nese na pyet dikush. Ndaj u habita per konsideraten qe ai shprehu ketu per mua. Por edhe nese jane ne thonjeza, une nuk do bej krushqi me Kotheren, se me sa di une eshte dhe burre I martuar, dhe nuk me ka studiuar me qellimin e Sander mafishes. Pastaj, une nuk kam luftuar shume per anonimitet pasi e thashe dhe me lart, se ne nje fare menyre jam identifikuar, por per momentin do ta le me kaq.
Miss, kur te vish ne Tirane me thuaj dhe pime nje kafe, Ok?
19 July 2007 @ 9:13 pm
E paskeni bo lomsh ket temen sot. Nuk po kam kohe ti lexoj te gjitha po 85 komente me thone se interes per tu takuar ka. Une e kam per te ardhur nga shtatori kshu qe per gushtin me keqardhje s’bej dot gje edhe pse kam deshire te takoj secilin prej jush. Bofshi qejf sidoqofte.
19 July 2007 @ 9:16 pm
lola me gjithe qejf. edhe une kam per te ardhur te marr ca para ne tirane, se une bej te kunderten e emigranteve, jetoj me remitancat e shqiperise, :)))))))))))
Kothere, une light weight jam o i embli i peshkut, s’e mbaj veten per te rende. 48kg, 171cm, dukem ne xhiro se kam ca meshkuj qe me vijne si satelit verdalle.
19 July 2007 @ 9:16 pm
he mo pafillo te lane te dalesh apo u ike per shalesh?
19 July 2007 @ 9:17 pm
Per shalesh zogu, qenke hap…ktu sot shof?
19 July 2007 @ 9:18 pm
pa ty aha…
lamash!
s’ke xh ti muve….muve?
19 July 2007 @ 9:19 pm
lola thote:

Miss, kur te vish ne Tirane me thuaj dhe pime nje kafe, Ok?
———————————————————–
Vete ku vete ti lola, tek kafeja perfundon!
Si duket e beke te mire…
19 July 2007 @ 9:20 pm
Ok Miss. kur te vish na thuaj.
Blendi, si je ti?
Me fal se kemi dale nga tema, por nese e analizojme pak me kujdes, edhe nuk kemi dale, tek takimet i kemi llafet…
19 July 2007 @ 9:22 pm
Miss,
kocke e lekure dhe nje gisht ven dmth.
19 July 2007 @ 9:22 pm
Leon, kafen gjithnje e ben banakieri dhe e servir kamarieri.
me late pa pune sot seriozisht…cope cope i kam mbyll keto faqet, se pastaj do me beje verejtje Kotherja neser.
19 July 2007 @ 9:25 pm
Ahh po OK..!!

Thashe se e beje vete…
Merre me shtruar me punen, se mesa po shoh, ke kap mik te forte..
19 July 2007 @ 9:26 pm
Lola pershendetje, kjo teme eshte tamam muhabet tavoline, mendoj se eshte e nevojshme per cilindo qe ka deshire te takohet. S’besoj se ka ndonje problem (Llukani ka gersheret e veta nuk varet nga ca mendoj une)

PS. Lola sot kam lexuar dicka nga ty te para ca diteve per ca pune te mira andej nga malesia.
Miss Larson, mos e krruj me mu se kam mendje t’keqe.
19 July 2007 @ 9:29 pm
Miss Larson,
Lamash???
E di ti ku perdoret ky llaf dhe pse perdoret??
19 July 2007 @ 9:33 pm
Blendi, shpresoj te te kete pelqyer, megjithese shkrim rutine ishte, nuk ka ndonje gje te hatashme.
Naten te gjitheve se me duhet te punoj pak
19 July 2007 @ 9:37 pm
Sic po thoja kothere, i bej sateleit. kjo nenkupton qe kam trupa sferike. Nuk jam aq e thate jo se ashtu do isha Kothere pastaj. Po ti i poshter qenke i martuar!!!! je musliman?
19 July 2007 @ 9:37 pm
Naten dhe nga une se po me qajne femijet.
19 July 2007 @ 9:40 pm
Ca bonet ketu o lola, i sati vajta ne liste… Pas mis me siguri, ske faj ti mi goce e kam une. Keta prej amerike dune kafe, une e kotherja ne tirane ne hic ne….
Ore si e late se nuk mora vesh gje ue do mlidhesit apo jo… Vec Bakut qe me ka ftu dhe do e takoj, te tjeret si e kane lene…
19 July 2007 @ 9:42 pm
Po per ne te tjeret qe smundena me ardh ket behar, si i behet halli??
19 July 2007 @ 9:44 pm
Krasta, ti dhe Baku jeni speciale. Jemi kolege. Ate dite nuk te pashe tek protesta. E di cfare beme ca veta pas protestes? Ia keputem nga Pirro Mani dhe hengrem nje dreke. Te shkoi goja leng?
19 July 2007 @ 9:44 pm
Ne sirena vazhdojme tek shkuajm tek peshku, me shprese se dikush do na thote ndonje thashethem…
19 July 2007 @ 9:47 pm
S’e kisha degjuar kete fjalen lamash, sa kohe. Andej nga Berati e degjoja gjithmone kete fjale po asnjehere s’e kam kuptuar se percfare e perdornin. Kush e di, ka mundesi te na sqaroje, se ata dajat e mi akoma vazhdojne ta thone dhe une hic prape…:-(
19 July 2007 @ 9:48 pm
Sirena, ne te amerikes duhet te organizohemi vete (na tallin keta dhe thone “ameriqi”). Ndoshta ne NYC! Ua bejme gizili me kafe surrugato nga Starbucks.
19 July 2007 @ 9:48 pm
Ja pse nuk vete ne proteste une… Kush e pagoi dreken
19 July 2007 @ 9:54 pm
blendi, se c’me zuri veshi ca muhabete Starbucks ne NYC? mos na i ngri veshet kot tani.
sekreti ka dale, por ca nga peshqit e NY jane takuar tashme. prape zihemi me njeri-tjetrin pa na u dridhur qerpiku.
19 July 2007 @ 9:54 pm
Nuk jam kondra hic! NYC it is! Vemi dhe ne starbucks, po nje kafe e mire (sipas deshires, turke, nescafe a frappe) pihet ne Astoria per lezet… kuptohet qe te kopjojme sa te mundemi atmosferen e ketyre peshkaqeneve qe do e pine ne Tirane, ose Vlore nqs jane me fat. Hajt fillojme bejme planet tona tani!
19 July 2007 @ 9:57 pm
sirene, mos beni plane kur te jem une ne shqiperi please… se do te kthehem shpejt.
19 July 2007 @ 9:58 pm
lule,

edhe une kisha kohe pa e degjuar…
Meqe Miss nuk pati kurajon te na e shpjegoje, po mundohem…
lamash baraz me nje te palare, apo edhe nje qe te lutet pak si shume,te lepihet nga pas…
19 July 2007 @ 9:59 pm
Po cbeni keshtu mo. Po hajdeni se sbehet gje pa ju… 70 perqind e atyre qe do vinin ne tr, po prisnin sirenen, lulen
Pjesat tjeter Miss dhe ku di une, na i dogjen planet keta te amerikes, jane superfuqi keta mo vlla…
Blendi ne shtator kur, se kshu ma kapi veshi… se ne nuk luajme ketu jemi
19 July 2007 @ 10:06 pm
Per zotin ne po e bejme nga e keqja kte ketu, se te kishim mundesi pa hap e mbyll syte aty do ishim tu rreshtu karriget te kafja per peshkataret e mocem…
Blendi, kam degju llafe shum te mira per ty
19 July 2007 @ 10:08 pm
Se kam harru ceshtje anonimati, skam une.. Kush shkon te flickr, per te pare fotot e mia, ka dy adresa maili publike, mund te kontaktoj kur te doje… E dyta ka edhe gjysmen e emrit tim…
Me qef te madh do ju jepja kafe peshqve, se lumejte ketej jane thare dhe peshq prej verteti ska… Sidoqofte mos ma harroni ate porosine e koves me drita………
19 July 2007 @ 10:13 pm
Faleminderit Leon per sqarimin, tani e vura vath ne vesh dhe s’e harroj kollaj. Qe te pakten kur te vete ne Shqiperi mos te dukem hundeperpjete po ti kerkoj perkthime. Se e di ti si bejne keta shqiptaro-amerikanet kur vene ne Shqiperi, flasin gjysma-gjysma se e kane harruar shqipen dhe ne enderr flasin anglezce….
:-)
19 July 2007 @ 10:17 pm
Blete, ne ketu jemi, nuk prishemi per kshu punesh. Vetem ke per detyre te dokumentosh takimin e perfolur ne Tirane. Te shohim cdo bitisni…
19 July 2007 @ 10:19 pm
Kam frike me te dale perpara kothere se me ze sevdaja per ty pastaj dhe ajo me duhet.

Kshu virtualisht edhe mezi po te heq nga mendja jarebi o zot.
hahhaa
Nje mikja ime ma e vjeter e ma e mencme me thote qe jam shume me e mire me shkrim sesa me goje.
Sa per te shemtut, ajo eshte relative. Atyre qe me dashurojne ju dukem yll i pikum nga qielli, atyre qe me kane inat ju dukem si turi thartuar ose si lope e padobishme.
Cer te them une, nuk ta heq petllen kur m’shef por po me njofte pastaj …………….
19 July 2007 @ 10:29 pm
Miss Larson,
Sa per manaren :
Kotherja i perket atij brezi ku femra duhej perhere te ishte me pandricuar se mashkulli. Pra manare ose bibe me i llaf. Edhe i cike e vogel ne moshe kuptohet.
Tani meshkujt e ketij brezi, pretendojne se kane pas shume manare neper gishta, martohen me gra moshatare qe ja fusin kembet me nje kepuce dhe pas ca vitesh kur e kapin veten i cike dhe ju del koka nga rera, jargaviten per gocat e reja 20 vjec.
Por veten e mbajne perhere trima edhe e kane ate “manare” ne maje te gjuhes.
Pra gjasme : “une jam komeptenti, ti je manarja, sme meson ti mua se e kam pa diellin para teje. ”
ose ndryshe une me gojen time te shthurur do te thoja ” p o r dh e me rigon”
Si te rri shpirti ne 171 cm dhe ne 48 kg mi goce.
Hallall ta befte perendia.
19 July 2007 @ 10:31 pm
He pra si i rri shpirti….
19 July 2007 @ 10:40 pm
O Lume me kenaqe, me iku dhe sot dita e punes pa u ndjer fare. Rofsh e qofsh o Lume se je e forte…
PS: Vazhdo keshtu se e mban gjalle peshkun, se je si uj ne thatesire
19 July 2007 @ 10:42 pm
I kane ardh dritat Lumes…
19 July 2007 @ 10:44 pm
Dakord per New York City. Astoria eshte perfekt per mua. Shif mos marrim ndonje feedback nper blogjet personale blete, dhe leme nje date pastaj.
19 July 2007 @ 10:48 pm
Lume, mos e merr me fryk’…

20 July 2007 @ 12:36 am
Coku po te na sponsorizonit ndonje bilet dhe vinim..perndryshe ahaa
20 July 2007 @ 2:13 am
NYC!! gjeniale..m.q.s keta vizitoret e Shqiperise e kane takimin ne fund te gushtit ne Tirane, pse nuk e bejme ne te Amerikes, ne Astoria, nga fundi i gushtit..Te shohim, cili pellg do te mbledh me shume peshq, Tirana apo New York..
20 July 2007 @ 9:35 am
NYC?
So ide e keqe, 50min larg e kam..
Valbi,
Poliglote me certifikate me ne fund apo akoma?
Blendo,
Nese celula do kete me pak se 20 vete, mbledhjen do ta bejme ne nje skaf..
20 July 2007 @ 9:42 am
Lejeni me i vend jo aq shqiptar mo ju rafte pika.
Astoria si me qene ne Tirane.
Surratera shqiposh gjtihandej.
Thashe se ju te peshkut mos jeni nje cike me te rafinuar.
20 July 2007 @ 10:55 am
U arrit ndonje marreveshje per takim ketej apo jo?!
Jo per ndonje gje por do te ishte “Ogurmire” per zgjedhjen e Presidentit sot (ngaqe ketu ka shume debate politike)
Kothere, je ma i suksesshmi!
Por po shprendahesh shume…!
20 July 2007 @ 11:14 am
Si u gedhine ti lume ?
se une tani hapa syte dhe me kaloi dhimja e kokes me nje aulin.
20 July 2007 @ 11:17 am
Qyqja po pse me dhimbje koke kshu ?
Po sikur do shkoje ne Korce per Gjah apo ajo ?
Ke pi shume mrame ?
Une mezi u gedhina. Por pa dhimje koke se vec dhalle te gjirofarmes kam pire dje
20 July 2007 @ 11:25 am
Mbasdite se “s`me le mamaja te dal me ty”.
Ne darke kam pare endra me gjell pasanikesh.
Pastaj manare , po manare fare, qe i duken luanet si lepuj Lushnje pastaj.
20 July 2007 @ 11:28 am
Lum si ti,
Per ty paska qene kjo jete.
Shijoje !
P.S. Mire manare, po manar ka ? (gjinia mashkulllore dmth) ?
20 July 2007 @ 11:35 am
A cer me kujtove ti !
Ka , ka ehe qereles i madh.
Diku, dikur ! Burrit ! Njihuni - Ky eshte i dashuri im.
Po kam pershtypje qe nuk i thuhet manar.
I thuhet Legen Materniteti ose shkrurt LM.
20 July 2007 @ 11:46 am
LM apo IM
20 July 2007 @ 11:47 am
IM ??
20 July 2007 @ 11:49 am
Ai me violine pra qe ka monumentin ne kry te lagjes time
20 July 2007 @ 11:52 am
Isufi mer vella Isufi
20 July 2007 @ 1:05 pm
I paskeni rene verdalle e verdalle muhabeteve, si e late per takimin pra?
20 July 2007 @ 3:22 pm
Po ne o e kthejme Astoria-n ne lagje shqiptare, ja ska! Te rafinuar jemi vete ne, te rafinuar do e bejme dhe muhabetin… Mos doni te mblidhemi te godina e Kombeve te Bashkuara (UN) gje??
20 July 2007 @ 3:34 pm
Aty ne Astoria… pastaj shpalleni republike…
E shef qe ska gje me IM kotherja, lere pastaj me violinen, si e lame per ate librin tu kujtua titulli…
Per shtepine te pyeta se thashe mos te njoh, kam jetuar nja katervjet ne Elbasan une, si konviktor
20 July 2007 @ 3:45 pm
Nuk me njef krasta se skam pas njoft nei konviktor.
Shkolla ime e mesme ishte pa konvikt, kshu qe zi zor.
Pastaj varesh ca vitesh ke qene ti se une prej ‘95 nuk para kam qene andej.
Per librin po pyes
20 July 2007 @ 3:49 pm
sirena, Lumja na ngacmon, por ashtu sic ngacmon motra vellain, nuk na e ka me te keq.
Une astorian e dua shume neteve te veres, kur jam duke gjetur rrugen per ne shtepi gjysem i rrumbullosur ne oren 3 te mengjesit. Ato qebaptoret-karroca pikerisht ne kete ore rrethohen nga njerezit e dale nga pubet. Tymi i mishit qe piqet ngrihet dhe perhapet mbi lagjen. Alkooli e ben te parezistueshem aromen e mishit te zgares. Dhe ne blejme shishqebap dhe buke te bardhe dhe vazhdojme pastaj fol e qesh duke u mbllacitur me kujtime Tirone ne “Tironen e vogel”…
20 July 2007 @ 3:51 pm
Cma teke o blend !
20 July 2007 @ 3:56 pm
hey, mua me pelqne ideja te takohemi nga fundi i gushtit ne NYC, java e fundit..une s’vi dot ne NYC me perpara, se kam 1 klase qe jap mesim deri ne 17 gusht..keshtu qe beheni te mundshme per ne te rretheve qe jetojme afer New York-ut, per ate jave 18-23 gusht..:)..
Cheney, s’te kuptoj fare lal..explain..
20 July 2007 @ 3:56 pm
Fort gjun ai Lume… une po shkoj ketu afer bejne shqishqebab te mire… se erdhen dritat tash…
20 July 2007 @ 4:13 pm
Jo mo jo, nuk ia morra me te keq Lumes une, e di vete Lumja
C’pershkrim qe i bere dhe ti Blendi atyre shkopinjve! Pervec ores 4am, ai farsoj ushqimi nuk ka lezet….
20 July 2007 @ 7:11 pm
Blendo, Atë takimin e Amerikës, lëreni atë periudhë që do jem unë atje (gjithmonë brenda mundësive dhe pa prishur planet tuaja).
21 July 2007 @ 1:02 pm
Valbi,
Mbase te ngaterroj me nje Valb tjeter qe vje ketu, qe ka 10 vjet qe rropatet per nje certifikate te madhe
..
Blendo,
Oferta ime qendro, po qene me pak se 20 peshq, ne mungese memorandumi, mbledhjen e celules do ta bejme ne skaf..
21 July 2007 @ 8:13 pm
Ketu su nda gje.. hajt se folim
22 July 2007 @ 8:47 am
Ehu Lola! Ketu u bo lesh e li. Me duket se do takohemi vetem une e ti.. Llukan do vish ti apo jo? Sill edhe ate pafillon nga Irlanda po e pate takuar?
une do jem atje me 16 gusht.
22 July 2007 @ 2:41 pm
Agjent, pse mo, nuk te mjaftoj une?????
Me kete nickun qe ke vene, vallahi kam frike, i dyshimte me dukesh…
22 July 2007 @ 7:22 pm
peshqit tiranandodhes me lini lokalin dhe oren ne daten 22 gusht.
peshqit astoriadashes me lini oren dhe lokalin deri ne daten 20 gusht.
22 July 2007 @ 7:33 pm
22 gusht bukur… Une se marr persiper lokalin.. por vij ku te doni… vetem lini nje ore te hajrit…. na njoftoni…………
22 July 2007 @ 8:41 pm
Krasta, do vij dhe une me ty…
23 July 2007 @ 1:46 am
cheney,
mos e ke llafin per nje “certifikate” si PhD?
23 July 2007 @ 2:58 pm
AO,
Le te vij kush te doje, nje kafe do e pijme! Vetem se duhet te kemi kujdes se po behet klub gazetaresh, Lola, Krasta Krau
Blete,
Ty ta kam e-mailin, s’ke si shpeton
23 July 2007 @ 6:30 pm
Tako, nuk jena te bezidshem ne, ca ti bejme kur ju bie te lexoni brockulla, po kshu ne tavoline te kenaqim… burim i pafund thashethemesh per te majt muhabetin gjalle, histori sa te dush me te hap barkun dhe me te shkri tuj qesh, pijanece po e po… vetem lereni ne lokal jashte qe te pim edhe noj cinare….
23 July 2007 @ 6:35 pm
Krasta. Po une qe nuk e pi cigaren. Nuk rri dot ne vape, keshtu qe do ulemi brenda ne lokal. Eh, thuaj, nuk i gjendet dermani njeriut, si do njeri nuk do tjetri. Ska, problem, ulemi secili per hesap te vet…
23 July 2007 @ 6:48 pm
Moj e leme duhanin nje dite, po ti si nuk erdhe per birra dhe ankohesh per vape, ske legjitimitet as ti……..
23 July 2007 @ 6:49 pm
Lltako,

mos harro ndonje foto nga takimi i peshkut,qe te vendosim diciturine…
23 July 2007 @ 6:54 pm
O leon, rri se do mahnitesh nga bukuria ime pastaj….
23 July 2007 @ 6:54 pm
Leon mire e ke ti, po ketu te plasin lentet e aparatit nga vapa… ne londer bie shi thone, per jere te pare deshiroj me gjithe zemer te jem ne londer…….
23 July 2007 @ 6:58 pm
krasta,

bie shi thone?? bie or ti mik qe na mori ne qafe…
Po na mbyten katundet..
lola,
jo mo jo…po he de, se kam kohe pa u mahnit..
23 July 2007 @ 7:05 pm
Nuk kam ndermend ta ve foton tek peshku jooo…
nejse, per ate takimin e famshem me peshkataret nuk po marr vesh gje une. Po u mblodhen ca, me kenaqesi do shkoj. Jam shume kurioze te njoh nga afer shume veta ketu.
23 July 2007 @ 7:07 pm
u trembe ee??

Tani qe te doli nami si e bukur aty i ke peshqit…
23 July 2007 @ 7:11 pm
hahahhah, e bukur ishte ne thonjeza…Jam e shemtuar.
po crendesi ka bukuria more djale. Mjafton qe njeriu te kete te mire shpirtin…apo joooo
23 July 2007 @ 7:15 pm
Nuk jam kondra jo edhe shpirti ka rendesi….
por edhe bukuria ama…..sikur ti ngre cik “piket”
23 July 2007 @ 7:20 pm
Shpresoj qe te gjeni nje klub me drita dhe me uje.
Vrapo, Lola, vrapo.
23 July 2007 @ 7:22 pm
Po edhe bukuria duhet, por nuk duhet vleresuar si primare. Te pakten une me kete filozofi eci, dhe deri me tani, nuk eshte se kam dale keq. Mbase per meshkujt eshte disi ndryshe, dmth e kane me te theksuar idene per te pasur nje femer te bukur ne krah.
Ne fakt, une po beja shaka per veten time, megjithese si tip nuk jam shume shakaxheshe. Shume veta me lart kishin vene ca kritere dhe aludime te kota per kete takimin e famshem. E di se edhe ata bejne shaka, por jo me aq kripe… Une di ti vleresoj miqte, dhe serish eci me filozofine se nje mik eshte nje thesar.
23 July 2007 @ 7:30 pm
Kuqo
Une nuk kam vrapuar kurre ne jete. I ngjes shkallet nje nga nje une vella.
Megjithate ti paske mbet shume mbrapa. S;paske perfituar asgje nga ai vend ku rri ti. Ti nuk me njeh fare mua, dhe nuk ke pse me drejtohesh keshtu. Jo per gje, por koncetet e mija besoj se jane shume larg atyre tuajave. Une kam plot miq, te te gjitha niveleve, dhe te jesh i sigurte se di te pershtatem me se miri me kedo. keshtu jam gatuar une. Por me vjen keq per ty, qe jeton larg, aty ku njeriu duhet te arnoje ne mendjen e tij te tjera koncepte e ide, larg paragjykimeve e ironive te kota, qe nuk kane as lidhje e as sens per biseden. Ti kujton se une e vras shume mendjen? Harroje…
23 July 2007 @ 7:33 pm
lola,
je aset i pamohueshem per punen e pare..te lodhka icik ama..si ja bo per te e dyta?
23 July 2007 @ 7:36 pm
Cheney. me ndje por nuk te kuptova…
23 July 2007 @ 7:39 pm
Vrapo Lola, vrapo, eshte nje film gjerman.
http://www.imdb.com/title/tt0130827/
Lola, mos duhet ta rishikosh pak ate pergjigjen tende?
23 July 2007 @ 7:43 pm
Duhet ta shofe duhet…
Po per birrat si e lame…
Cheny shqyr sthua vella, ne skemi ku bejme dush, ashtu me shi edhe dush ben edhe dritat vijne edhe vape nuk ke…………………
23 July 2007 @ 7:46 pm
Kuqo. Une nuk shtiej falle. Ok? E perse ta rishikoj pergjigjen? Po ti vesh re komentet ne kete teme, jane shume te pakta femrat.. me respekt per to. Nese te kam keqkuptuar me fal
23 July 2007 @ 7:50 pm
Krasta,
Tani jam 7 ore para teje dhe jo 1 ore prapa si Leoni. Me ka marr malli ne fakt per shiun qe shpelan mekatet londineze se eshte i bute e i shtruar, ndryshe nga ky rrebeshi qe me ka lag gjer ne palce e qe eshte i ftohte akull gjate nates.
Lola,
me ndje ti mua.
23 July 2007 @ 7:52 pm
Cheney, cfare po thoje pra?
23 July 2007 @ 8:48 pm
Shiko krijohet nje situate inetersante, kur avuj te nxehte, qe nuk dalin nga kazani i rakise, por kshu thjeshte nga dyshemeje se bashku me pluhurin e rruges, te zene syte…, pastaj ke hap 7 dritare ne internet, ke lexu nje seri kopetentesh mbi arkeologjin dhe per fetahun qe edhe pse ska mjeker, edhe pse mund te mos jete kryemyfti, vazhdon te germoje ashtu me tym duke marre ci jep toka, lexon edhe tifoze futbolli qe flasin per fene, gazetarin e me gjere, lexon 1000 mendime pa lidhje e me lidhje per politiken dhe ne fund ngaterron cheney me leon
Ndersa lola, sdel per birra dhe kujtoheh qe mbreme ke ndej pa gjume se qante kalomoni i komshit ne pallatin perballe dhe ti se mbyllje dot deren e ballkonit se bente shume vape….. 
23 July 2007 @ 8:53 pm
Edhe nje qe punon token, nuk e punon per mire!
23 July 2007 @ 8:57 pm
Po per birrat si e lame…
———————————————————————-
Ore 700 nderhyrje aspak kirurgjikale ketu edhe akoma e kemi lene birren te ve. Une jam per adoptim birre atje ku ka femra me keto permasa XX-YY-YYYYYYYYY
Kraste? di naj ven te tille te vella?
23 July 2007 @ 9:00 pm
Shume vene…
Po prit e kam kuptu mire ti e ke llafin per vajza xx-YY-YYYYYYYYYYYYYYYYYYYY, sa e mire qeka…………….
23 July 2007 @ 10:57 pm
sa iki une degjenerohet muhabeti ketej
krasta, meqe e ke marre persiper vendin, te kete edhe ca cuna XXX YYYP xhixhi marshalla, se ne nuk jemi amfibe qe te kenaqemi vetem me goca.
24 July 2007 @ 10:28 am
Ore une po mendoja ndonje gje te lehte si tip Alcora tek kullat ne bulevard (po qe se i bie rruga Kotheres mund te tregoje me gisht edhe zyren e Nanos
) por edhe ne ndonje vend tjeter e leme. Takimin do ta bejme ama!!!
24 July 2007 @ 10:43 am
Lesh, lesh,
hajde mide hajde. Jo po e bejme ke zyra ime. Kullat thote.
Sajo noi gja persemabri andej nga Dajti dhe rrime hame peshk te mbeshtjelle qe as ne ender se kan pa ca peshkatare larg memedheut.
24 July 2007 @ 11:39 am
Shif. Jo po hajde shkojme tek King Park dhe hame pule te pjekur ne tas balte e te presuar me brume.
24 July 2007 @ 11:51 am
Nga kafja dolem te peshku
.. S’jam kondra, s’jam kondra, vec na jepni edhe pak kohe
..
Ps: 1.25m salmoni ketu.. Kocet duken si gjysmake ama..