Identifikohu



Regjistrohu

Ne pazarin e personazheve

Ne pazarin e personazheve perzihet perseritja***

C’ke qe kerkon nallban ,
te mbathesh kuajt e tu
qe sigurisht nuk kalerojne.
Fluturojne!!!
Te kujtohet kur me tregove per kuajt e tu te zbathur
tek stacioni i trenit
teksa prisnim te dashuren tende Penelopen?

Diten e fundit para se t’i hypja largesive
te kujtohet tek stacioni perballe RTV
te kerkova nje krah kemishe
te cilen e ruaj si krahet e mij te holle e te gjate
por qe s’mjaftojne per ta mberthyer
asnjerin prej qiejve ku dremisin ne kembe kuajt e tu. .

Kam lindur zbathur,
ndoshta qe t’i shpetoj ndjekjes se personazheve
te cilet mund te na kerkojne t’i mbushim
me jetet tona te pamjaftueshme.
E te ngaterrohemi deri aty
sa te blejme veten ne vend te personazheve!
Kam lindur zbathur,
ndaj ne vend te kepuceve mora-mbaj dhe ruaj
si krahet e mij,
nje krah kemishe…
Kemisha ishte ngjyre- sysh
sy kuajsh!

Vjeshte 2003- Vere 2007

Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
vec periferive ku gjarperonte autostrada….
qe pervecse gjitheandej te conte
edhe ne Firenze
(Toscana).
E bukur Toscana kesaj here.
Me e bukur se heren e fundit!
Pastaj ne Milano
Ne piazen me te madhe atje
njeren prej mbremjeve qe ngjante
aq shume me tonat
e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
lojen e bukur te nje saksofonisti
te talentuar
qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
ashtu sic vetem di TI te flasesh .
Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
i cili ishte “gucci”.
Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
te cmuar…
Sandalet i kishte si te Jezusit .
Luante trishtimin !!!
Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
e thyente muziken dhe behej”amator”…
Njerezit pakesoheshin.
Vetem une rrija pa levizur.
Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
-Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
Ai m’u pergjigj.
-E shikon, xhupin e ka Gucci
Unazen e ka diamant
dhe sandalet nga me te shtrenjtat “Ecco”
Eshte muzikant i njohur!
Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
-Ky duhet te jete saksofonisti i “N”.
i thashe vetes time me bindje
Ende cuditem si durova pa iu afruar
sa te mund t’i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
***
Te nesermen sigurisht dola prap.
Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
madje kam pare ne mes te kryqezimit
( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
rreth tingujve .
Kam pare piktore,
madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
dhe tete vjet rrjesht ne klase.
Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
Diten punonte murator,
ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
dhe piktornte portrete turistesh
Nje portret 30 euro.
Kur e pashe m’u be nje lemsh transparent ne sy
kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
***
Mbas 4 ditesh m’u desh te shtyja bilenten
prisja shiun e rralle ne vere
te shikoja saksofonistin ne piaze.
Mbaruan ditet,te tjera dite s’me jepnin te rrija
deri ne nje mbremje tjeter me shi
as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
***

***Edhe ne parajse ndodh te vdesin***Fluturuan zogjte deri ne fund
te qiellit
U vonuan nje stine.
Kur u kthyen i pyeta;
Vetem nje stine larg qenka parajsa?
Ata thane;
Atje ishin zene te gjitha pemet
ku ne mund te ngrinim fole
dhe jo vetem pemet ishin zene.
Keshtu qe na duhet te bejme
nje parajse te re ketu
E ketu te rrojme edhe mbas vdekjes.

*** Ne meshe***

Kundruall lutjes dhe ankthit tim
per atdheun ….
Kalon gjithnje shergerti i vogel i zdrukthtarit
(Jezusi i cili u be marangoz)
e me jep zemer!
Ndersa prifti hypur “lart” ne altar
po flet , po gjykon
se kujt duhet t’i takojne breket
e Anna Nikoll Smithit.!!!

***
Zogjte e bejne hapsiren
te pasigurte.
Syte e femijeve
e bejne xheloze driten.

Meqë Prifti do të thoshte Shërbyes

Ai ka vene masken e sherbyesit
rroben e zeze te te vuajturit ka veshur.
Zerin e “absolutit” nga ngritur
deri ne ngjirrje,
Qe une ta besoj, kur ai shtiret.
Qe une te hesht, kur ai fyen.
Qe une te mos e kuptoj,
kur ai mashtron.
Qe une te mos ankohem
kur ai me dhunon emrin e prejardhjen.
Qe une te mos i kundershtoj planet e tij
kunder nesh.

Ai ka vene masken e sherbyesit
Rroben e zeze te te vuajturit
Pendimin e gjate te te shterptit.
Vetem e vetem qe une ta besoj
kur ai shtiret.
Qe une t’i trembem kur ai kercenon.
Qe une te ul koken kur ai shpifet.
Qe une te mos e shoh kur ai, mekaton
e me keq se kaq!

Kaq e trashe maska dhe kaq e tejdukshme!!!!

2.

Masken e sherbyesit ka vene
rroben e zeze te vuajturit ka veshur
pendimin e vetem te te shterptit mbart
dhe hypur eshte atje “lart”
shfryn urrejtje pa iu dridhur qerpiku
nxit hakmarrje pa iu skuqur fytyra
nen masken e trashe e te tejdukshme.
Pa keqardhjen minimale per “titullin” qe mban
dhe tempullin qe ne trib’un e ka kthyer!!!

Kulti i se keqes
naltesohet e na verbon syte
pikerisht ne mes nesh
e ne krye te kishes!
Shihna e ruajna o Krisht!!!
(edhe prej atij qe e therrasim, “prift”)!

Mbas vetvrasjes , mbetur gjalle!

Jo gjithmone shpirti ia del hidherimit.
Te deshperuarin e vrasin
edhe kepucet e perdorura.
Nga te gjitha pritjet e gjata,
asnjera nuk eshte e lavderueshme!
Lakuriqesia shpesh eshte ndershmeri,
me shpesh eshte turpesi!
Pambarimisht vazhdon njera gjysem
te terheq gjysmen qe e shtyn shoqen.

S’e shikon?! Ka filluar te nderroje moti!

Ne enderr degjohet nje dere tek hapet
Ndoshta tek mbyllet.
Ndoshta tek shembet.
(!!!)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente »

  1. Peshku Fluturues thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 1:11 am

    Fantastike Macia! Duket qe je “dore e stervitur”. Do ti lexoj prape me vone.

  2. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 2:25 am

    Yep! Duhet lexu me nge. Premton letersi te mire nga nje leximi i shpejte i te pares, strofa 2. Mundesisht editoni titujt ne bold.

  3. Perparim Hysi thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 2:55 am

    Poezi te bukura po se po:domethenese dhe me nje pene te kultivuar qe eshte per t’u patur zili.Figura e atij muzikantit me maske me tudon edhe mua apo c’te them per ate shokun e saj te klases;per ate priftin qe ne emer te Zotit ben pune e djallit.Vetem pseudonimi i saj nuk me pelqen.Po kur ankohet qe pse ai muzikanti nuk heq kokoren?Qejfe-qejfe kjo dynja.Ja,pse e quan ti veten mace blu,kur fare mire mund te gjeje nje pseudonim tjeter?Po, sic mendoj une,”per te prishur syrin e keq!”.Epo mezi presim te tjera,o mace blu!C’paske bere kaq kohe?Apo ke ardhur ketu dhe une nuk te kam vene re.

  4. macia_blu thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 3:42 am

    Falem nderes’ per kohen dhe fjalet ndoshta edhe me te mira se meritohen. Sapo e kam zbuluar peshkun. Me pelqen ky komunitet shkrim-taresh , lexuesish dhe miqsh.
    Mire se ju gjeta…!

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 5:17 am

    Macia, nice entry!!!
    Poezia e pare teper hermetike (kritika ketu eshte tek ndajfolja “teper”). Vazhdoj ti qendroj mendimit qe strofa e dyte eshte lbyrese.
    Vjeshte 2003- Vere 2007 e pelqeva thellesisht ngaqe dihatja e prozes i nen-vihej frymemarrjes ritmike te poezise - ky eshte parapelqim i imi ne fakt. “Ne meshe” eshte e mire (nuk mora vesh vargun “per atdheun”, por sidoqofte).

    Kjo ishte letersi e mire dhe jo karaoke!
    Do na gezosh me te tjera, besoj.

  6. Peshku Fluturues thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 5:31 am

    I lexova prape.

    Poezia me saksofonistin me duket pak e gjate dhe nga fundi sikur shnderrohet ne proze. E para dhe e fundit jane shume te bukure ndersa vargjet:
    “Te deshperuarin e vrasin
    edhe kepucet e perdorura.”
    per mua jane kryeveper.
    Urime dhe na sill edhe ndonje gje tjeter po pate.

  7. Peshku Fluturues thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 5:33 am

    Emigrant, ke te drejte. E lexova prape. Strofa e dyte eshte vertet mrekulli.

  8. enka Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 11:52 am

    macja shume kendshem!mire se erdhe.poezia e fundit me pelqeu me shume nga te tera.ishte kaq e vertete!

  9. akull-naja thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 12:49 pm

    macia_blu,
    hiq “Meqë Prifti do të thoshte shërbyes”, që pat pak tepër patos për shijet e mia, më pëlqyen fort gjithë të tjerat, pa asnjë përjashtim, dhe pse është akoma mëngjes. Falemnderit!

  10. Kapiten Kapiteni im Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 5:12 pm

    bukur macja blu!!!

    mgjtht duhet mos te harrosh se me keborxh gjithe periudhen qe ka kalu pa lexu dicka te re prej teje:
    ku ke hup…

    Emigrant macja blu nuk premton letersi,por ka botuar 3 libra dinjitoze me poezi qe per periudhen kur kane dale eshte diskutuar goxha rreth tyre.
    i pari titullohet “Dy here e virgjer”
    i dyti “struktura e ferrit”.
    i treti “Macja blu” te cilin nuk e kam lexuar por qe nuk ka nga shkon pa ma dergu vete me autograf…apo jo mace

    macja blu po te bej nje kerkese publike.
    postoje poezine mbi Ndoc Gjetjan!

    nese jeni te interesuar dhe nese macja_blu nuk mi “çjerr”syte do u jepja ndonje informacion rreth kesaj pene qe kotet ne vargjet e pashkruara akoma!!!

    sigurisht titujt jane nje pikenisje e mire per te mesuar dicka rreth saj duke e kerkuar ne internet!

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 5:50 pm

    Kapiten, cheers!

    Kur thashe premton, e kisha per leximin tim te percipte, jo per autorin. Por ti sjell nje pike me interes ketu: a nuk te duket qe anonimiteti per autore te konsoliduar eshte thike me dy presa?

  12. Mica thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 7:15 pm

    Mace,
    Mireseerdhe,
    Une smor vesht ka pizia.
    Por te googlova dhe mesova ca gjona per ty.
    Thonin qe je antikamuniste.
    Baj kujdes me pizite me tema te tilla ke peshku, sidomos po i pate ne gjatesine e vales te ndjenjave te tua antikamuniste. Larg qofte mos shaj pushtetin e dulles. :-) Po i leshove ketu, do te marrin me gure.

  13. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 7:23 pm

    kam kujtuar qe “pastor” dhe “ministrant” jane te ndryshem, si ne funksione edhe ne kutptim, por nuk e di tamam ket. them qe “sherbyes” lidhet me shume me ministrantin, qe nuk eshte tamam prift. megjithese, per mua, ne kontekst te poezise, kjo as qe ngre ndonje peshe fare.

  14. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 7:27 pm

    Shume bukur…

  15. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 9:20 pm

    Ne radhet e Peshkut u shtua dhe nje pene e re qe premton goxha me poezine e saj. Poezite i lexova dhe me pelqyen. Komplimente!

    p.s. Kapiten, duhet te kishe fillu publicitetin me kohe ;P

  16. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Shkurt 2008 @ 10:38 pm

    Si te google per “macia blu”? Come on folks, throw me a bone here. S’kom pse boj detektivin kur paska gjera te botuara….

  17. mosha e ujit thotë:

    9 Shkurt 2008 @ 1:15 am

    Kapiten… botimi i tre librave te maces blu , nuk jane nje argument bindes per premtimin qe i ben ajo letersise, sigurisht nese ia ben kete premtim. Mund te botosh 10 libra e mund te mos premtosh asgje. Me kete nuk dua te them se macia shkruan jo premtueshem gjithesesi.

  18. macia_blu thotë:

    9 Shkurt 2008 @ 1:27 am

    Ore kapiten, se me bere te skuqem. Ti mos me “c’vish” krejt keshtu. Sepse jo padashje kam zgjedhur te dal me nick … se me behet te besoj se lexuesi eshte me i vertete ne ate qe thote per nje anonim… e kjo me intereson shume, edhe pse e mirkuptoj perkushtimin tend te cmueshem. (por …)
    … Ndersa ne lidhje per te postuar te tjera ketu , t’iu them te drejten as vete nuk e di se si munda te bej posten e pare. Sapo ta mesoj rrugen (meqe jam e re ketyre aneve) do te postoj… edhe “poezine” per Ndocin.
    Duke e vleresuar secilen fjale te secilit koment (pa kapitenin.:)….

  19. Lulian Kodra Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shkurt 2008 @ 4:09 am

    Macja blu, ti gri. Pershendetje.

  20. Kapiten Kapiteni im Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shkurt 2008 @ 6:15 pm

    O “mosha e ujit” po me vjen vertete keq ti futem dhe te te shpjegoj se u ndale krejt kot te me shpjegosh pertej se ciles te pres une…sikur mos ta njihja poeten ne fjale do te jepja te drejte;une mendoj se ca gjera jane te vetkuptueshme.

    Emigrant cheers!ndersa tani qe ma shpjegove e kuptova se c’ke dashur te thuash!!!respekt!!!

    Mace blu degjoje keshillen e Mices.nuk do te te besoja kurre nese do me thoje se nuk e dije c’eshte peshku…nuk e shikon se eshte miqsor si nje vorbull perpirese?pastaj,ti e meriton te uleritet emri yt “zemer”,keshtu qe as qe mos u tut pse te tjeret presin prej teje ate qe ti ben me shpirt!
    dil!!!
    Bota eshte e jotja!!!

    poshte nickname-at!!!

  21. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shkurt 2008 @ 7:27 pm

    Macja blu, ja merr shembull nga Kapiteni qe shkruan pa nickname :)

  22. akull-naja thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 2:14 am

    Macja_Blu, të gjeta dhe unë. Dhe të lexova. Dhe më pëlqeu fort kjo, dhe e mora krejt pa leje për t’ua hedhë peshqve:

    Ku jane pushtuesit

    Blejmë këpucë të grisura.
    Lotët tanë të mbaruar
    I huazojmë reve barkthara
    Qiellin rrobëshqyer e ulim rrëzë kokës
    Këto ditë të tmerrshme ndjellim fatkeqësi,
    Ose tërmet që s’mund t’i shpëtosh.
    Qyteteve,rrugëve qarkojnë paqeruajtësit
    Të heshtur,indiferentë,të cuditur
    Për ardhjen e tyre.
    Këmbë të huaja ketu s’kanë shkelur
    Vecse ne veshim këpucët e të tjerëve
    E na rrijnë tamam.
    Armët e tyre heshtin,
    tonat qëllojnë vetveten,
    duke shpresuar tek mëkatet.

    Gjithë të mirat!
    A.

  23. macia_blu Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 2:49 am

    Tigri i Borgesit
    Kam kohe qe lodhem te zbus
    Tigrin e Borgesit
    Nuk e di e kam , apo me ka zbutur.
    E shoh se perballe meje rri ulur
    ne bisht , ne ***** te nje peme
    te vjeter- sa molla e ndalueme
    Tigri i Borgesit e ka origjinen ne Eden
    atje tek molla e tek fillimi
    Ndersa,jam zatet as e zbutur as e mundur
    ne nje peme buze rruges se madhe
    nga gjithekush kalon ,
    ne mos e gjuan me gure
    ia keput nje dege ,
    te tremb mizat
    ose te bej fresk!
    Te dy rrime perballe
    une kendej
    Tigri i Borgesit andej
    Ndersa vet Borgesi ,
    bastunin e ka kthyer ne fyell
    e po i bie!
    Coban qe na ruan te dyve
    Mua me ruan prej tigrit
    e tigrin e ruan prej zbutjes!

    Bindja nuk eshte besim

    Zoti im eshte NJE
    qe shumfishohet
    ne peshq!
    Peshkut ia ve emrin bindje
    Bindja ndryshion
    Une jam ngaterrestare
    Ajo c’ka tepron …
    dyshim i ndare pergjysem!

    ***
    Nese do te shkoj ne ferr
    do te shkoj me nje trendafil ne dore
    Faren e te cilit do ta mbjell
    per t’u treguar dicka per parajsen
    te denuarve!

    ***

    Kam per ta lidhur fjalen me disa
    fije te trasha brenge
    Ajrit do tia shkul dhembet e tejdukshem
    Dites do t’ia nxjerr syte
    Naten ashtu do ta le “miniature”
    O i huaj…
    do ta thyej ne koken tende
    vazo-koken time
    e lulet e mendjes do ti le te hallakaten
    nder kemebe te harrimit.
    Paturpesisht do ta nxjerr organin
    e rritur te trishtimit.
    Pastaj….
    pastaj,do te qesh…
    me habine tende.

    shen:
    Akull-naja, flm per mundin per te me “gjetur”. Poezia qe ke sjelle eshte e gjymtuar se eshte botuar ashtu atje ku e ke marre, nga dikush qe ku ta dish pse. (gjithesesi te kam xhan per mundimin) Meqe nuk po mesoj ( e kohe nuk kam per te mesuar) se si ti postoj ne teme te vecante, po nis ketu dicka (sorry per poezine e Ndocit , kapiten se nuk po e gjej dot per shpejt)

    te gjitheve flm, sidomos atyre qe nuk me “gjejne” :) se perndryshe cfare te postoj une ketu, pse te postoj une ketu?

  24. Perparim Hysi thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 3:29 am

    Dhe qenke lezhaine,me sa shoh!Bukur mace blu(ku dreqin i gjeni keta emra te shpifur?!),por Lezha e vogel ka poete qe kane bere emer qe,per mua,me madheshtori eshte Ndoc Gjetja,per mos vazhduar me Prec Zogajn,Rudolf Markun,”Kapitenin-alaiz gjeneral” dhe,sikur te germoke ne google,dalka dhe dikush qe sikur ra nga qielli.Dhe nuk ka “renie me befasuese”se kaq.Presim te tjera mace blu!Me duket se nga lezha eshte dhe nje poete ne Greqi qe ka mbiemrin tim,por nuk ka te bej me mua(me aq sa di une!).Nga Lezha eshte dhe Kujtim Dashi.Dhe Tonin Cobani(me sa di-te kuptohemi) dhe,si perfundim,them qe kot nuk thone qe”ferra e vogel”fsheh lepurin e madh.Dhe ne vitet ‘60(te shekullit qe kaloi)askush nuk ndihej nga Lezha.Por shkolla e mesme(me duket e kish emrin “HIdajet Lezha?!”)pati nje drejtues te madh,Mark Vujin qe e ngriti nivelin e shkolles ne lartesi te tilla per t’u patur zili.Dhe qe aty shperthyen dhe talentet.Ndoshta kam shkruar pak subjektivisht,por,sidoqofte,kam nderim per krijuesit lezhiane.Ne kohen time(pra,ne mes te viteve ‘60)kish drejtues te kultures Aleksander Banushin qe ekishin sjelle me”dhune”nga Tirana dhe nje muzikant krijues,fizaramnocist te mrekullueshem Agim Velaj.Kaq mbaj mend.Dhe e them hapur:kam dobesi per Lezhen dhe,vecanerisht,per krijuesit lezhiane qe,marre ne teresi,me pelqejne.

  25. etimologjist thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 6:05 am

    meqe i lexova po i them dy fjale. poetja, kushdoqofte, ka botuar 3 libra, qe do te thote se ka mesuar dic nga poezia. dhe aty ketu gjen figura shume te mira. mirepo nuk e di pse kam ndjesine, se te gjitha jane njelloj, mbi te njejten gje, pra ti bie pak me shkurt, si te lexosh 2 , si te lexosh 10 nga keto poezi, eshte njelloj…
    nejse, mendimi im ky

    suksese meqe i ke hyre serioziisht kesaj rruge te veshtire

  26. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 6:14 am

    E jo jo, te kena gjet, te kena gjet… po kjo s’do me thon qe mos posto… :)

  27. macia_blu Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 6:51 am

    etimolo- flm qe i ke lexu, dhe gezohem qe ti nuk paske nevoje te lexosh te tjera , meqe t’u dukekan te njejta. (ne fund te fundit nuk me dhemb dhe aq shume verejtja jote sigurisht me vend, sepse sido qe eshte e ngushellueshme e meta qe kap ti , per aq kohe sa nuk thua, se ngjaj me tjeter kend, perpos vetes qofte edhe duke qene njolloj)
    sinqerisht e vleresoj verejtjen tende , pervec urimit qe mu duk shume , po shume , hipokrit!
    nejse… une po te falenderoj krejt sinqerisht.

  28. akull-naja thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 12:17 pm

    Macja_Blu,

    kërkoj ndjesë që e solla të gjymtuar poezinë tënde. Faqja ku e mora kish “look” serioz, besova se të paktën kopjimin e kanë bërë sagllam. Por dhe ashtu, më pëlqeu. Dhe të premtoj se s’do të të “gjej” më!:)

    Ndoshta e ke zgjidhë problemin e botimit këtu, por nëse jo, identifikohu (login) dhe shko lart fare djathtas në një vegëz ku lexon “shkruaj”. Atje del në një hapësirë ku mund të shkruash çfarë ke ndër mend. Ngelet veç të presësh miratimin nga “lart”, pra të administratorëve, që mund të zgjasë nga ca orë në (ndo)një javë, sipas rradhës që ka (peshqit janë gati krejt poetë nga përbrënda, ca dhe nga përjashta).

    Përshëndetje!

  29. doriani thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 3:14 pm

    Poezia,(me ndonje rezerve te vogel) pergjithesisht eshte e plote,e ngjeshur me imazhe dhe varg me peshe,ndjenje te sofistikuar dhe te sinqerte.Sipas meje krijuesja ka nje shkalle te larte pjekurie,di te shohe mire brenda aparatit te saj krijues,eshte e sigurte dhe e ndergjegjshme ne krijmtari.Tematika e gjere,vargu teper i zhdervjellet,dhe ndonjehere vargezohen ide qe udhetojne kendshem ne linja paralele.Sipas meje nuk perserit vehten,ka larmishmeri pershkrimi dhe shpeshhere ndjeshmeria eshte celebrale ne menyre te arritur.Ne disa vargje sipas meje,kishte renie ne prozaizem,humbje e ndjesive poetike,por keto besoj se nuk etiketojne kete tufe poezish qe jane ketu,mbase thjesht nje “lapsus” i momentit kur jane shkruar.
    Urimet e mia

  30. etimologjist thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 4:00 pm

    zonjushe, te thashe cfare menndova, po nese ty urimi im te eshte dukur hipokrit, atehere dhe falenderimi yt me duket shume me teper se hipokrit. po te lexosh me vemendje cfare te kam shkruar ne fillim, do e gjesh vleresimin, qe s’para na del kollaj nga goja. por po ashtu duhet te pranosh, se tematika, motivi i larmishem, kane po aq rendesi sa dhe menyra si thuhen. ktu ta pata.
    kalo mire.

    macia_blu thotë:
    10 Shkurt 2008 @ 6:51 am
    etimolo- flm qe i ke lexu, dhe gezohem qe ti nuk paske nevoje te lexosh te tjera , meqe t’u dukekan te njejta. (ne fund te fundit nuk me dhemb dhe aq shume verejtja jote sigurisht me vend, sepse sido qe eshte e ngushellueshme e meta qe kap ti , per aq kohe sa nuk thua, se ngjaj me tjeter kend, perpos vetes qofte edhe duke qene njolloj)
    sinqerisht e vleresoj verejtjen tende , pervec urimit qe mu duk shume , po shume , hipokrit!
    nejse… une po te falenderoj krejt sinqerisht.

  31. Artian thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 4:19 pm

    Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
    vec periferive ku gjarperonte autostrada

    Natyrisht vetem shprehja ka mbetur”te gjitha rruget te cojne ne Rome”dhe ty ato rruge te cuan atje,sepse ti enderoje nje Rome madheshtore..,dhe sigurisht qe nuk te perket ty,Roma per ty, per mua, per ate, eshte vetem nje ender dhe kaq..

    Kam pare piktore,
    madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
    dhe tete vjet rrjesht ne klase.
    Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
    emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
    Diten punonte murator,
    ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
    dhe piktornte portrete turistesh
    Nje portret 30 euro.
    Kur e pashe m’u be nje lemsh transparent ne sy
    kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
    Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.

    Per Romen ka punuar e gjithe bota,Dritani nga Iliria,nuk ka qene i fundit,dhe as nuk do te jete ..
    Poezi te bukura,..te shijshme si nje gote vere,shqiptaret e kane dashur shume veren ..

  32. Kapiten Kapiteni im Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 12:21 pm

    Moj ti Macja blu,si moj nuk po e gjen poezine qe te kerkova???

    ene mos e vrit shume!!!C’ka thuhet e s’thuhet,besoj e ke msu tash se keshtu ndodh…do dale dikush dhe te pretendoje qe ndodh kjo e ajo…vari lesht mace…me duket se ne lezhjanet e paskemi kap keq me kafshet dhe lulet.Apo jo Belle_fleur!

    Papi je i madh t’betohem!edhe une qe jam linde atje nuk kam nje informacion te tille te bollshem per hirtorine kulturore te atij qyteti te vogel e te madh njekohesisht:
    ke te drejte qe eshte dhe nje poete me mbiemrin tend.quhet Armela Hysi!!!

    macja blu e njeh mire…

  33. Vapa e Gushtit Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 4:37 pm

    Nga mjaullima:

    Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.
    “Fatin e gjuhes e ndryshojne poetet e medhenj”

    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe “faji” i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.

    E kam njohur (takuar duhet thene) Ndoc Gjetjen , diku ne fillim te viteve 90. Sapo kisha kapercyer te njezetet, dhe deri ketu dija fare pak per Krishtin dhe jo vetem per Ate. Nena ime plake , besimtare fanatike, qe ish lutur gjithmone fshehurazi kishte filluar te zxirrte nga “arka” senduku i sekreteve disa letra te vjetra , shume te vjetra shkruar dy tre rrjeshta italisht nen fotot _piktura te Jezusit. Kishte nxjerre prej andej me gjithe keto edhe ca punime sermi qe kish mundur te ruante, nje bibel (ungjill) qe ishte lagur aq shpesh ku ta dish se si, dhe pothuaj nuk lexohej asnje rrjesht. I premtoja perdite vetes se do kerkoja nje bibel te re, sapo te shkoja ne kishe. Por vajtjen ne kishe e shtyja sot per neser. Dhe vetem mbas nje viti, munda te kem nje bibel. Te cilen edhe per ta lexuar mu desh nje vit i tere, duke e shtyre leximin e saj po sot per neser.
    Qelloji rasti dhe une u takova me Ndoc Gjetjen.

    Dija fare pak per Krishtin. Krishtin 2000 vjec dhe gjithmone 32 vjec. Ikonat e tij dhe pikturat perserisin gjithmone njera tjetren.

    Sapo kthehem ne shtepi, ndoshta me naivitetin me te madh , i drejtohem nenes plake qe ne dere. _ Nene , sot kam takuar Krishtin. Ishte plakur dhe thinjur goxha.- Sigurisht qe asaj nuk i erdhi mire qe une i thashe keshtu, me pa gjysem e habitur dhe gjysem e zemruar. Pastaj beri kryq me dore verdalle gjoksit dhe i drejtoj ca lutje ne gjysem zeri -Krishtit me siguri, qe te me falte , meqe nuk dija se cfare beja -thoja.Do kisha dashur ti kisha folur gjate per Ndocin- Krisht, por reagimi i saj , me beri te nguroj. Dhe qe atehere nuk i kam folur pothuaj askujt per Ndocin. Ndoshta nga qe nuk bej mire qe e quaj Krisht.
    Atehere dicka eshte qe une e quaj Krisht qofte edhe duke mos bere mire.

    Deri ketu kisha besuar se ;
    Poetet jane nga pak perendi dhe nga pak djaj.
    Nga pak cmenduri dhe nga pak guxim per t’u cmendur
    Nga pak njeri dhe nga pak mit
    Nga pak lufte, e nga shume lufte per paqe.
    Dhe te “semure” nga memeceria,
    c’ka kjo semundje i ben disa te perjetshem.

    Pasi njoha Ndocin besimi im fillonte me fjaline ;
    Secili poet eshte nga pak Krisht. ….
    Ndersa Ndoci eshte i teri!

    (keto nuk po i them qe, edhe ju te mendoni keshtu per Ndocin,
    as qe te tjere te behen kurioz e te shkojne ta njohin.)!

    Ndoci, i ruan lotet per dhimbjet e te tjereve
    me lekuren e tij lidh plaget e qytetit
    dhe te botes.
    Shpirtin e ben shall te ngroh foshnjen dashuri.
    Ndoci , asnjehere nuk lidhi bese me vdekjen
    megjithese vdekja i preu pemen me te shendoshe.
    Po te kishim lindur une edhe Ndoci ne Greqi
    do te kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.
    Po te mund ta quaj Shqiperine Itake
    Do te kisha thene se eshte kthyer Odisea.
    Ndoci i njeh te gjitha gjerat e botes
    dhe sidomos njerezit.
    Dhe sidomos njerezit i do kaq shume.
    Po te botohet dy tre here fotoja e Ndocit ne shtyp internacional
    do te kisha guxuar te them
    se mbas njeqind vjetesh, ndoshta mbas njemije vjetesh
    Piktoret dhe skulptoret e kishave dhe te katedraleve
    do ta kopjojne fytyren e Krishtit
    nga fotoja e tanishme e Ndocit.
    (cdo dite e me shume e besoj Krishtin te ringjallur).
    Sa here e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpine
    sic iki prej altareve kur dal nga kisha.
    Ndoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.
    ornamete dhe shtepine me te madhe se nevoja.
    Parate as te domosdoshmet nuk i do.
    ( i duken te ndyra, madje keshtu thote,”te ndyra jane”).
    Ndoci eshte rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij
    ne vendin tim (tone).
    Ai pothuaj nuk e di c’eshte Nobeli
    asnje enderr nuk harxhoji per famen.
    Ndoci ne qytetin e tij eshte si nje bibel
    qe ende nuk eshte lexuar.
    Perendise askush nuk ia njeh zerin
    por ia ndjen dashurine.
    Paaftesite e Ndocit jane ;
    Paaftesia per te urryer dhe qe eshte me e madhja paaftesi.
    Paaftesia per t’u perulur, peverc dashurise.
    Paaftesia per t’u dukur….
    dhe paaftesia per te qene i lumtur!
    Po behet i paafte per te qene i vdekshem.
    Pse themi qe u ringjall Krishti
    ne vend qe te themi Krishti nuk di te vdese?!
    Ndoci eshte durimi qe te fut friken
    dhe heshtja qe te plas mendimin.
    Ai eshte dashuria qe ta shemb shpirtin
    e ta ngre ate nga fillimi.
    Te gjithe e duam Krishtin
    e duam ne pendesen tone pse e kryqezuam
    dhe ne nevojen tone per te na dashur ai me shume.

    Qe kur kam njohur Ndoc Gjetjen (poet dhe njeri) nuk e di pse kam filluar te mendoj deri sa gati gati po besoj mendimin tim, se nuk ishte Homeri i verber, por ishin bashkekohesit e tij. Dhe kur u erdh shikimi grekerve, Homeri nuk shikonte me gjithemend me. Keshtu qe “faji” i verberise i mbeti pejeterisht Homerit.

    (kete doje mo kapiten?)

Burim RSS për komentet

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • Peshku Fluturues: C'ke me ne o Sol. Ne u plakem. Une jam Matura 1981 e Ismail Qemalit.... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: Sol-nox, lexoje edhe te Peshku pa Uje PF-ne!!! Me teper nuk te them. P... Dhe ishte konflikt