Identifikohu



Regjistrohu

“Ne e njohim Kosovën…”

flamuri.jpg

Një robaqepse hollandeze punon një flamur të Kosovës. Kanadaja e njohu Republikën e Kosovës këtë javë, sikundër bënë fqinjët Kroatë, Bullgarë dhe Hungarezë me një deklaratë të përbashkët. Ndërkohë Presidenti Bush autorizoi ShBA-të të furnizojnë me armë dhe ndihmë ushtarake shtetin e ri kosovar si pjesë e “Foreign Assistance Act”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente »

  1. TR-AL thotë:

    21 Mars 2008 @ 2:15 am

    Ky material vjen si oksigjen pas tymit te Gerdecit …

    Dita e Arberit po afrohet, pavaresisht njerezeve te perkoshem ndyresia a te cileve do te fshihet shpejt nga libri i kujteses/historise ..

    Cdo dite e me shume behet e qarte se mos-pranimi i Kosove shtet i vendos shtetet ne nje bosht/aks te kalbur .. Nuk munded me “shkopi i kuq” i Rusise te sjelle prosperitet per aleatet e tij …

    E bekuar qofsh Kosove dhe mire u pjekshim ne Sofren/Shqiperine e Madhe !!!!!

  2. odi thotë:

    21 Mars 2008 @ 2:59 am

    Antigona De Vrijs von Groningen qep Flamurin e Kosoves!

  3. Dalmati thotë:

    21 Mars 2008 @ 4:33 am

    Unë e “huazova” këtë foto dhe ja vura emrin Marigona e Dardanisë…

  4. adriatik thotë:

    21 Mars 2008 @ 8:20 am

    Si eshte puna e atyre shteteve te Konferences Islamike? Une degjova ne tv dhe lexova neper gazeta sikur ato e njohen ne grup Kosoven. Bile disa ekponente te Al Salahut iu versulen kundershatareve politike per ate qe ata kishin kundershtuar hyrjene e Shqiperise (al salahut) ne Konference.
    U numeruan mbi 80 shtete ne ate kohe. Tani del Hashimi dhe thote se numri i shteteve arriti mbi 30 e kacafiu. Di gje njeri per keto skupidhacione sardonike?

  5. Artan thotë:

    21 Mars 2008 @ 1:01 pm

    Adriatik Kosova deri tani eshte njohur zyrtarisht nga 33 shtete (brenda keti muaji Norvegjia dhe Lituania do ta njohin dhe numri shkon ne 35) eshte njohur edhe nga 4 vende te tjera si Tajwani, Qipro e Veriut, Palestina dhe Saharaja perendimore por keto jane njohje te pa vlera pasi kato vende nuk jan pjestare te OKB-se. Konferenca e vendeve islamike (57 vende antare) ja ka lene secili shteti ta njohi Kosoven, ne baze te interesave personale, nuk mundi ta bente unanimisht pasi pavarsine e kundershtuan disa vende antere si Egjypti, Sudani, Azerbajxhani, Indonesia etj. Per te pasur te drejten morale per tu antarsuar ne OKB Kosova duhet te njihet te paktan nga mese gjysma e vendeve antare e OKB (qe jan 192).

  6. ados thotë:

    21 Mars 2008 @ 3:23 pm

    Sudani?? Who gives a f***k per Sudanin!!!

  7. bacterius thotë:

    21 Mars 2008 @ 6:22 pm

    Opo shyqyr qe na futi Sala ne oranizaten nderkombetare Islamike se do na kishte mare lumi si shtet. RRofshin gjithe mjekercjeprrit Arabe per ndihmat e medha humanitare qe na kane dhene, per gjithe asistencen ushtarake, per gjithe refugjatet Shqiptare qe mbajne me buke, per nderhyrjen ushtarake e politke ne Kosove e se fundi qe njofen Kosoven si shtet. Lum si ne qe kemi politikane kaq largpames e sylesh qe na futin neper organizata me shtete qe jane akoma ne epoken e “tunxhit” e te “aluminit”. Ishalla na mbajne ne kete organizate dhe nja 500 vjet te tjera mbase i kthejme dhe ne grate ne grup-qelizash këmbëlarëse te mbuluara me perde teritali. O Sal o yll i malsise, ti dhe Sulltan Murati jeni, aq te mira sa i sollet ju Shqiperise nuk ka per ti sjelle me njeri.

  8. jakova thotë:

    21 Mars 2008 @ 6:44 pm

    Duhet te kemi parasysh se Kroacia 6 muaj pas shpalljes se pavarsise filloj te njihet nga shtetet tjera,fillimisht nga Gjermania e pastaj edhe nga shtetet tjera.Ndersa Kosova ka nje muaj nga shpallja e pavaresise dhe ajo u pranua nga 35 shtete te cilat se bashku paraqesin mbi 65% e GDB totale boterore.
    Edhe vendet tjera si psh.Burkina Faso,Zamunda,Swazyland …do ta njohin
    Kosoven sapo te marrin letren e Hashimit .Po flitet se nga Senegali(vend qe njohu Kosoven) eshte nisur lajmetari me deve(kamille)ne drejtim te shteteve tjera.

  9. liridon thotë:

    21 Mars 2008 @ 6:55 pm

    Po çar jan mer keta islamiket hiq turkun dhe shqiptarin asnji sna ka njoft deri tash!!! Lum qe kemi ameriken dhe gjermonin se per ta do ishim hala me Sllobon.

  10. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 3:35 pm

    Asnje nga vendet Arabe nuk e ka njohur Kosoven akoma…qe tregon dashurine e madhe qe kan ata per ne. Nuk do ishte keq ta njihnin po kjo tregon me bukur se ke kemi miq te vertet.

  11. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 3:46 pm

    bacterius,
    t’i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit.
    Shqiperine ne Konferencen Islamike nuk e futi Sala. Kerkesa ishte bere qe kur ishte Ramiz Alia president. Fati e solli qe te pranohej kur ishte Saliu president. Por Parlamenti i Shqiperise nuk e ka ratifikuar ende anetaresimin.

    Thjesht sa per te qene ne rregull me faktet. S’mund t’i japim Sales edhe kete “merite” perpos “meritave” te tjera qe ka! ;)

  12. bacterius thotë:

    24 Mars 2008 @ 6:36 pm

    E kuptoj justifikimin tend Syribukur.

    1- Sali Berisha pranoi ftesen, me sa duket si Ramizi si Saliu nga nje cope qenkan prere. Qe te dy nuk e njifkan largpamesine.

    2- Kjo puna e ratifikimit te parlamentit eshte e nje bomb tymosese per te qetesuar zerat. Parlamenti ose nuk ka nevoje ta ratifikoje kete ftese ose e ka ratifikuar tashme. Perndryshe nuk do ishim antare sic e tregon dhe faqja zyrtare e mjekercjeperve: http://www.oic-oci.org/oicnew/member_states.asp

    3- “Perpos”? Kete fjale e kam degjuar disa here, me sa duket eshte fjale e re se vetem keto vitet e fundit ka dale ne pah, do kete ardh nga pertej kufirit (jo se kjo perben ndonje problem ne vetevete). Nje pyetje kam, thjesht oer kurjozitet se me duket shume e “modes ” perdorimi i kesaj fjale: C’ndodhi me fjalen e vjeter Shqipe “përveç”?

  13. baker thotë:

    25 Mars 2008 @ 10:03 pm

    Bacterius,

    Fjalen pervec e ka marre me vete ai lajmetari i jakoves me deve :D

  14. guri thotë:

    4 Prill 2008 @ 2:51 pm

    rroft kosova

  15. guri thotë:

    4 Prill 2008 @ 2:53 pm

    kosova pa pavarsi si peshku pa lumturi

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.