Në mbështetje të blogosferës

Ky shkrim është një njoftim i shkurtër për një shtesë të vogël por të rëndësishme që i kemi bërë Peshkut. Në faqen e parë, në të djathtë, poshtë fotove të fundit nga Flickr kemi shtuar një seksion të vogël ku ju paraqesim shkrimet e reja nga bloge të tjera shqiptare.

Me këtë shtesë duam që të ndihmojmë zhvillimin dhe rritjen e aktivitetit në blogosferën shqiptare. Që kur filluam Peshkun rreth 3 vjet e gjysëm më parë, numrat e bloguesve shqiptarë kanë ardhur duke u rritur. Dhe kjo është gjë e mirë, si për Peshkun, ashtu edhe për zhvillimin e diskutimeve serioze dhe kritike në Internetin shqipfolës.

E kështu, në te djathtë të faqes së parë të Peshkut, do të keni mundësinë tani e tutje që t’a vendosni gishtin tuaj direkt mbi pulsin e blogeve më interesante shqiptare. Nga ana tjetër, këto bloge do të kenë mundësinë të rrisin ekspozimin e tyre në rrjet. Si fillim, ne po indeksojmë rreth 25 bloge nga njerëz e tema të ndryshme, por që të përbashkët kanë shqiptarinë. Shpresojmë që me këtë risi të ndihmojmë këto bloge që të zgjerojnë audiencat dhe miqësitë e krijuara deri tani.

Nëse doni të shikoni listën e blogeve që janë të përfshira në këtë indeksim, klikoni këtu. Sigurisht, që mund të na ketë shpëtuar ndonjë blog i mirë dhe i përshtatshëm për indeksim, prandaj mos hezitoni të na njoftoni. Për këtë, mund të përdorni komentet.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

32 Komente

  1. blete thotë:

    12 June 2007 @ 7:04 pm

    yay, e paskam kaluar eliminimin! flm peshku.

  2. zog thotë:

    12 June 2007 @ 8:21 pm

    bravo peshku nga “hapja” asnjeri nuk humb, vetem fitime do te keni. bloget e vogla rrotull jush patjeter do te sherbejne si satelite per galaktiken e re peshku.

    doni me ja kalu realit a si ? :)

  3. Penar Musaraj thotë:

    12 June 2007 @ 8:33 pm

    zog thote: “doni me ja kalu realit a si ? ”

    kujt real?

  4. zog thotë:

    12 June 2007 @ 8:41 pm

    realit te madridit (ekipi futbollit) lojtaret e te cilit quheshin dhe galaktiket. (kuptimi llogjik i shprehjes se siperme, me satelitet ose yjet. ) :) ju te amerikes siduket nuk e ndiqni shume futbollin ketej.

  5. Blendi thotë:

    12 June 2007 @ 8:45 pm

    Ky ka qene qellimi qe ne fillim kur lindi ideja e “Arqipelagut” (flet vete fjala e zgjedhur). Nje grup blogjesh (si ishujt e nje arqipelagu) qe edhe pse vec e vec tentojne te krijojne nje entitet te perbashket natyral.

  6. edrus thotë:

    12 June 2007 @ 8:48 pm

    http://njeriuicuditshem.blogspot.com/
    http://zograf.free.fr/blog/

    Dy blogje simpatikë dhe mjaft interesantë për t’u vizituar :)

  7. N.Ago thotë:

    12 June 2007 @ 10:40 pm

    Ide interesante. Edhe mungesat, po kaq interesante!

  8. strangeMAN thotë:

    12 June 2007 @ 11:10 pm

    edi, te falenderoj! Inisiativa eshte per tu pershendetur. Vertet qe eshte krijuar nje komunitet online shume i pasur dhe i diversifikuar.

  9. akull-naja thotë:

    12 June 2007 @ 11:54 pm

    Cool! Dhe faleminderit!

  10. Penar Musaraj thotë:

    12 June 2007 @ 11:58 pm

    edrus, flm per sugjerimet. te dyja i shtova.

  11. strangeMAN thotë:

    13 June 2007 @ 12:42 am

    Edhe mua me mbetet te te falenderoj, Penar.

  12. Blendi thotë:

    13 June 2007 @ 1:46 am

    N.Ago, “Vrima e celesit” do shtohet se eshte nje nga blogjet shqiptare me te mira.

  13. edrus thotë:

    13 June 2007 @ 2:18 am

    Blendi thotë:13 Qershor 2007 @ 1:46 am
    N.Ago, “Vrima e celesit” do shtohet se eshte nje nga blogjet shqiptare me te mira.

    Për më tepër, është i vetmi që arrin të mbledhë komente dygjuhesh :) Dhe nuk mund të “akuzohet” se përse shkruan në gjuhën e huaj (ndryshe nga shumë të tjerë që insistojnë të shkruajnë në gjuhën e huaj, dhe marrin komente vetëm nga shqiptarët :( )

  14. Penar Musaraj thotë:

    13 June 2007 @ 6:12 am

    Vrima e celesit u shtua.

  15. Selfmaderadio thotë:

    13 June 2007 @ 7:05 am

    Faleminderit cuna. Peshku pa uje eshte eksporti me i mire shqiptar i viteve te fundit. Thjesht perpjekjet e tij per t’i sjelle shqipot bashke ne nje sofer e per te kultivuar nje diskutim te civilizuar e ben ate unikal … respekt, SR

  16. enka thotë:

    13 June 2007 @ 9:53 am

    oo peshku je numer nje..i vetmi me kaq shume larmi dhe te reja! bravo dhe nje here dhe shume falemderit per sjelljen e te 3 blogjeve te mia..

  17. Erion Selmani thotë:

    13 June 2007 @ 11:33 am

    N.q.s deshirojne redaktoret e Peshkut, mund tè shtojnè edhe adresen
    www.gazetablog-amatoriale.com
    Ju faleminderit

  18. e.T thotë:

    13 June 2007 @ 11:42 am

    curious fishin e keni fut kot.
    filluan te na kopjojne dhe aglo-amerikanet peshkun .

  19. Blendi thotë:

    13 June 2007 @ 11:50 am

    Curius Fish eshte Penari :)

    O Penar, une nuk e di si eshte bere tamam ky indeksimi, por shkrimet e blogut tim nuk i shfaq…

  20. shkëlzen thotë:

    13 June 2007 @ 12:06 pm

    Urime peshkut (e kam fjalen per ata peshqit e medhenj :D)!

    Puna juaj meriton respekt!

  21. dhelpra thotë:

    13 June 2007 @ 12:14 pm

    Na uro edhe ne peshqve te vegjel i cike o Shkelzen:-)
    Po mos na e japi truri ne peshqve te vegjel me shkrujt e derrdellit perdite, peshqit e medhenj ngelin vertet pa uje.
    Jemi ne pa jane ata :-) :-)
    Madje duhet te urosh ata peshqit me mistrece, ata acaruesit qe ti ngrejne nervat. Sepse ata mire apo keq ata e ndezin dhe e nxisin debatin.

  22. Blendi thotë:

    13 June 2007 @ 12:19 pm

    “Jini ju pa jam u” lol :D Por shume e drejte ama dhelper. Eshte formule delikate qe pa elementin ‘komunitet’ nuk funksionon.

  23. shkëlzen thotë:

    13 June 2007 @ 12:21 pm

    Ke te drejte, dhelper. :)

    Patjeter qe pa peshqit “e vegjel” nuk do kishte kuptim asgje, por te arrish te mbash nje faqe shqiposh dhe jo vetem ta mbash por edhe ta permiresosh dita-dites, eshte diçka e veshtire. Nga sa kam pare shumica degjenerojne ne chit-chate feminore ose copetohen. :)

  24. gjergji thotë:

    13 June 2007 @ 1:10 pm

    cuna, rrofshi!

  25. laura thotë:

    13 June 2007 @ 1:15 pm

    Urime urime per nga me i vogli e te me i madhi PESHK.

  26. enka thotë:

    13 June 2007 @ 1:38 pm

    mbase nuk ka komplet lidhje por shkrimi im i fundit ne ALBTRANSLATOR i eshte dedikuar “Peshkut pa uje” si nderim per punen e mire te mbledhjes se shqiptareve kaq kendshem ne boten virtuale!

  27. Penar Musaraj thotë:

    13 June 2007 @ 3:47 pm

    Blend…me duket se s’eshte zgjidhur komplet kjo puna e indeksimit. Do e mbaj dhe nja dy-tre dite keshtu sic eshte, po me duket do ndryshuar, se dhe ca shkrime nga bloge te tjera nuk po perfshihen…nejse, avash avash, do e rregullojme.

  28. e.T thotë:

    13 June 2007 @ 5:33 pm

    Blend, çar ti komentoj ktij peshkut kurioz qi ka dal si diversant ktu tek dritarja.
    djathtas.
    trokita por me duket se nuk ha fare shqip.
    Ps: dhe here tjeter mos me thuaj “Curius Fish eshte Penarit ” sikur po thua eshte i Enverit :D :D :D

  29. deni thotë:

    13 June 2007 @ 5:49 pm

    Jam dakort me te gjitha por bletebzz eshte blog anglisht, kjo si shpjegohet ne arenen e blogizmit shqiptar?

  30. Penar Musaraj thotë:

    13 June 2007 @ 8:38 pm

    Blend, indeksimi me duket se u rregullua.

    Erion, do e perfshija blogun tend me kenaqesi, por problemi eshte qe RSS feed-i jot nuk punon…kur klikoj tek linku dalin te gjitha shkrimet e faqet.com, jo ato te tuat…shiko mos ka ne plan Adioni i faqet.com ta rregulloje kete. Ne i marrim shkrimet e fundit nga RSS feed, prandaj duhet qe ajo te punoje.

  31. Banago thotë:

    14 June 2007 @ 4:25 pm

    Penar, shihe dhe kete blogun rreth mjeksise njehere www.mjeksia.net

  32. akksidental thotë:

    16 June 2007 @ 6:50 am

    Deni, esht blog anglisht pasi ashtu i vjen me permbar.. kjo mbase vjen ngaqe ka vite ketu apo ne ate gjuhe mendon ne ate kohe.. jo se jam avokati i bletes, por kjo me ndodh dhe mua. Mir do ishte qe te ishte ne shqip.. po edhe ndonje e keqe e madhe s’esht sepse nuk esht se esht greqisht apo gjermanisht.. anglisht esht pothuajse e detyrueshme per blogistat, IMHO.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com