Login



Register

Në botën e mashtrimit

Kujdes, se këtu të gjithë të mashtrojnë

Kushdo që mundohet të të ndihmojë në Shqipëri, të “qeras” me këtë shprehje. Nuk ka kohë as për t’u menduar para se të kuptohet se edhe ti ke rënë në rrjetën e mashtrimit. Kudo përballesh me të. Aq shumë, saqë mendon se ky nuk është më i dënueshëm e për më tepër, nuk të duket se përdoret nga njerëzit për mbijetesë, por për jetesë. E madje, jetesë luksoze.

Rrënjët e mashtrimit janë përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë e në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar. Kanë uzurpuar vertikalisht e horizontalisht strukturat funksionale. Duket sikur mashtrimi është mbjellë në Shqipëri nga mendje të mbrapshta, por që në kohët e sotme ka përpirë të gjitha llojet e mendjeve dhe mendësive. E kush nuk ka ra pre e kësaj fatkeqësie?! Një komb i tërë.

I pari dhe më i mashtruari është zgjedhësi shqiptar. Ai po e provon prej vitesh shijen e hidhur të mashtrimit dhe të zhgënjimit drejtpërdrejt nëpërmjet votës. Mashtrimet politike e zgjedhore janë më të sofistikuarat në llojin e tyre dhe dhe mbajnë numrin më të madh të të mashtruarve.

Këta zgjedhës dhe votues janë mashtruar për 18 vjet me radhë mbi të ardhmen e tyre ekonomiko-politike. Ky popull është mashtruar madje edhe për votën e tij; për të ardhmen evropiane; për gjithçka ka ndodhur në kurriz të tij.

Të përzgjedhurit e tyre kanë kërcyer sa majtas – djathtas pasi kanë marrë bekimin nënërpmjet votës thjesht për interesa personalë duke e coroditur si gjithmonë të mashtruarin e tyre - zgjedhësin.

Të përzgjedhur që qeverisin e që vetë-përzgjidhen në një fare mënyre prej 18 vitesh. Po kush nuk u mashtrua për drita, ujë, rrugë të shtruara, ujësjellës, vende pune, liberalizim vizash, ulje varfërie, rritje mirëqenieje? Kush është ai shqiptar që ditën e votimit nuk ka thurur ëndrrën e tij me një politikan? E kush është ai politikan qe nuk mashtroi zgjedhësin e tij?

I mashtruari i dytë në radhë është konsumatori shqiptar. Ai blen mall turk për mall italian, prodhim shqiptar për prodhim grek, import kinez për firmato europian. Kudo nëpër Shqipëri shitet mall “gjithçka 99 cent” sikur të ishte mall i firmave prestigjioze evropiane,dhe çmimi i përgjigjet po aq shumë këtij pseudo-pretendimi evropian.

E kush është ai konsumator shqiptar që nuk e ka paguar çmimin e mallit që ka blerë në varësi të veshjes apo aparencës fizike? Kush është ai klient që ka pyetur për të njëjtin mall dy herë dhe ka marre si përgjigje të njëjtën vlere? Kush është ai që bleu një shtëpi, një makinë, një kompjuter, një palë pantallona… e nuk “ia hodhën”?

Kush është ai blerës që nuk është mashtruar nga këta biznesmenë, tregtarucë, e tezgaxhinj shqiptarë?!

E kush e di se sa turistë kosovarë, të huaj e vendas e kanë paguar një mall më shtrenjtë vetëm nga pafajësia e të pyeturit “Sa kushton kjo?”. Nuk është fare e rekomandueshme pyetja për vlerën apo çmimin e një malli. Kjo do të hapte dritën jeshile për mashtruesin.

Kjo pyetje të radhit me “të paditurit”.Dhe fatura e të paditurit, këtu shoqërohet me TVSH-në e mashtrimit.

Kush është ai që u kthye nga mërgimi “ turist vendas” e nuk e provoi shijen e hidhur të mashtrimit. Të shumtë janë shqiptarët që u larguan nga vendlindja me damkën e viktimës së mashtrimit nga pas.

Të gënjen, të fyen keq mashtrimi kur je viktimë. Më shumë kur e pëson, sesa kur e zbaton atë.

Viktimat më referuese të teorisë së egër të mashtrimit janë investuesit e firmave piramidale qe renditen ne grupin e tretë të të mashtruarve. Si për të mos mjaftuar kjo, shëmbjen e tyre e pasoi edhe një komision “kontrolli” i pa kontrollueshëm, më mashtrues se edhe vetë skemat pará-ngrënëse.

Grupi i katërt iu ka ngelur “të urtëve”, atyre që nuk dinë të bërtasin asnjëherë, sepse aty i limitizon kultura. Ata thjeshtësisht mendojnë se nuk ka arsye për të mashtruar e as për tu mashtruar. Ata e shohin qenien njerëzore si të tillë, jo si kafshë të harbuar.

Këta janë edhe më të mashtruarit, që shpesh shoqërohen pa ftesë edhe nga epiteti “naiv”.

E kush nuk e mashtroi një njeri që e shkon kohën në libra e që librat e kanë shkëputur nga xhungla shqiptare. Kush nuk e mashtroi dikë që ka në zemër të mirën e në mendje të urtën.

Shumëkush është ndjerë i mashtruar në punë, në rrugë, në dyqan, në aeroport, në çdo centimetër Shqipërie.

Të fundit në këtë ndarje pa kriter, janë mbi tre milionë shqiptarë, që në një farë mënyre, mashtrojnë njëri-tjetrin, duke mashtruar më shumë se këdo, vetveten!

Është e frikshme të mendojmë se jemi kthyer në komb mashtrues .

Nga F.Gj.
08/05/2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. omnipotent thotë:

    8 May 2008 @ 10:53 pm

    Kesaj i them une lufte per mbijetese!
    Me vjen nder mend nji rast kur kesh ne Berat vitim e kalum, aty ne qoshe te rruges ke ni djal i “vogel” ( ne kuptimin fizik te fjales) qe shiste molla e kumbulla per nuk me kujtohet se sa leke. Habita e deshperimi me i madh ishte kur ai me tha se ishte 20 vjeq sikur une! Dallimi ne zhvilllim trupor ishte aq i madh saqe u ndjeva keq dhe i thash se une jam 25! Sa me vie keq:(

  2. F.GJ. thotë:

    9 May 2008 @ 10:25 am

    Omnipotent, me pelqen qe mundohesh te sjellesh shembuj nga eksperiencat ne Shqiperi, por nje gje nuk kuptova, ku ishte mashtrimi ketu, apo qe genjeve per moshen. Te them te drejten ky varianti ” Te genjesh (mashtrosh) per gjynah” s’me kishte vajt ne mendje.
    Gjithsesi…

  3. F.GJ. thotë:

    9 May 2008 @ 11:03 am

    … ve re qe ky variant ” te mashtrosh nje popull per gjynah” perdoret shume nga te huajt ne Shqiperi te cilet te prirur nga nje ndjenje hynore sic eshte “keqardhja” i futin nje te mashtruar me rast e pa rast ketij kombi.

  4. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 May 2008 @ 12:47 pm

    Kur nuk keni cfare te shkruani vazhdoni te shkruani ???

  5. toko thotë:

    9 May 2008 @ 4:06 pm

    Na ishte nje here nje mbret i mire shume i drejte shume i zoti.Drejtesi e tij nuk kishte nevoje per ushtri, ligje, apo police. Ai besonte ne nje demokraci liberale ideale. Aq i mire dhe i drejte ishte ky mbret sa perendia e admironte dhe i dergon nje engjell qe i thote se per 3 vjet mbreteria e tij do te kishte begati te papare uje dhe ushqime me bollek. Por pas tre vejtesh do e kishte nje thatesire te madhe dhe uji e ushqimet do te rralloheshin shume. Pas ketij tre vecari te keq do te fillonin shirat por per 3 jave uji i shiut do te ishte i helmuar dhe ata qe do tepinin do te cmendshin.
    Mbreti duke degjuar tere keto vendosi qe ne tre vjetet e begatise te ndertonte hangare dhe cisterna per te kursyer ujin dhe ushqimet per tre vjetet e krizes. Tellallet e tij dolen neper qytet dhe perhapen lajmin qe keshillonte qe sejcili te bente te njeten gje. Vete mbreti filloj te punonte per ndertimin e ketyre cisternave dhe hangareve dhe te kursente per ditet e keqia. Mileti mendoj se mbreti ishte cmend, dhe vazhdoj te hante e te pinte dhe shperdoronte me sa kishte mundesi, ndersa mbreti u luteshi u ul ne gjunje para miletit qe ata ta degjonin, por hic, me keq nejrezit mendonin se ai ishte i cmendur.
    Pas tre vjet begatie filloj kriza njerezit vuanin per buken e gojes dhe uje. Mbreti sa kishte mundesi ndau kafshoren me njerezit dhe shume prej tyre shpetuan per hir te tij. Pas tre vjet krize tellallet e mbretit dolen e perhapen lajmin qe shirat po vijne por per tre jave asnje nuk duhet te pinte se do te cmendej. Njerezit menduan se mbreti ishte cmendur perseri dhe sapo rane shirat e para njerezit u zhdepen duke pire uje. Ndersa mbreti vazhdonte te pinte nga uji i vjeter. E gjithe mbreteria e tij u cmend. Tashme ata nuk kupotnin gjuhen e mbretit e mbreti nuk kuptonte gjuhen e tyre. Ai i thoshte te shkonin majtas ata shkonin dhjathtas. U be e pa mundur drejtimi i mbreterise. Ne keto kushte mbreti mendoj te pinte edhe ai nga uji i helmuar qe te cmendej dhe te behej njesoj si nenshtetasit e tij Ashtu u be dhe mbreteria u quajt mbreria e cmendudr e rumpalles.
    —————
    Keta jemi ne keta mbreter kemi per hise. Ndryshe nuk ka si drejtohet mbreteria jone e rumpalles me nenshtetas rumpalle po te kishim mbreter te ndershem
    PS e modifikuar shume pak nga origjinali Ideja mbete e njejte

  6. Asterion thotë:

    10 May 2008 @ 8:31 pm

    “Kujdes, se këtu të gjithë të mashtrojnë”

    Këtë e kanë quajtur edhe ‘paradoksi i gënjeshtarit’. Çështja është nëse ky që flet po mashtron apo jo; nëse po mashtron, atëherë nuk është e vërtetë se ‘të gjithë mashtrojnë’, meqë thënia më sipër është vetë mashtruese. Nëse nuk po mashtron, d.m.th. nëse është e vërtetë që të gjithë në Shqipëri të mashtrojnë, atëherë folësi vetë e përgënjeshtron thënien – meqë nuk po mashtron.

  7. Artian thotë:

    11 May 2008 @ 9:32 pm

    E ha,nuk diskutohet qe ne shqiperi eshte me te futme .!Ne dac me administraten qeveritare,ne dac ne ate publike,ne dac me njerzit!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.