Identifikohu



Regjistrohu

Ndryshon përralla, tashmë dhelpra në kotec me pulat

berat-dhelpra-pula.jpgNjë dhelpër që jeton në një kotec me pulat, që ha dhe pi njësoj si to. Çudia e radhës ka zbritur në Berat, pikërisht në fshatin Qafë-Hoxhaj, buzë rrugës nacionale që lidh këtë qytet me Çorovodën.

Pronari i lokalit “Gjahtari”, e ka blerë dhelprën nga disa gjahtarë kur ishte vetëm 1-javëshe dhe e ka futur bashkë me pulat. Por, instinkti i kafshës mishngrënëse duket se nuk ishte formuar ende. Tashmë kanë kaluar 3 javë të plota që dhelpra, e cila ka mbushur 1 muaj bashkëjeton pa asnjë problem me “shoqet” e kafazit. Për pronarin Gëzim Dauti, në fillim ishte vetëm kuriozitet blerja e saj, por sot po sheh përfitimet. Jo vetëm udhëtarë që kalojnë rastësisht buzë rruge ndalojnë për t’u çlodhur në lokalin e tij, por dhjetëra kureshtarë nisen enkas për të mbërritur në këtë zonë, për të parë dhelprën që qëndron bashkë me pulat, pa asnjë tentativë për t’i sulmuar. Sipas Dautit, në lokalin e tij menyja kryesore është gatimi me shpezë fushe ose të egra dhe për këtë arsye aty afrohen shumë gjuetarë që i shesin gjahun e ditës. Disa javë më parë, veç rosave të egra apo thëllëzave ata kishin sjellë dhe një dhelpër, të cilën 40-vjeçari nuk ka ngurruar që t’ua blejë. Pa treguar për çmimin e saj, Dauti shton se fillimisht e ka lënë dhelprën jashtë kafazit të pulave, derisa të caktonte një vend të posaçëm për të. Por, kur ka parë se dhelpra i afrohej kafazit pa asnjë shenjë kërcënimi për shpezët vendosi të provonte që ta fuste brenda rrethimit. Në të vërtetë, historia mes dhelprës dhe zogut nuk u përsërit. Kur u është hedhur ushqimi, kafsha është afruar duke ngrënë si pulat. E njëjta skenë përsëritet çdo ditë dhe Dauti thotë se në kafaz hedh çdo lloj ushqimi që i tepron nga lokali. Deri tani, pronari nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me dhelprën, por ajo që dihet është se lokali i tij po tërheq një numër të madh klientësh. Bashkëjetesa e dhelprës me pulat shënoi rastin e dytë brenda pak ditësh të metamorfozës së ligjeve të natyrës. Kjo, pas historisë në një fermë të Laçit, kur ujku qëndronte në një kafaz me gomarin, por pa e kërcënuar aspak jetën e tij.

Tirana Observer

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente »

  1. e.T thotë:

    11 Qershor 2007 @ 5:53 pm

    u prish bota

  2. Kotherja thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:05 pm

    Pyesni dhelpren tone nje hre si eshte puna ? :)

    Puna me gjel kisha degju, po skile jo .

    Po si e vogel me duket kjo skilja mua, jo si dhelper prej verteti, dmth nga ato qe mbysin pulat.

  3. tneruaL thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:06 pm

    po asaj si kane dale akoma dhembet e qumshtit,jo me ato te mishit :D

  4. e.T thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:08 pm

    1-ujku me gomarin
    2-dhelpra mes pulave
    3-presidenti mes popullit

  5. e.T thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:09 pm

    u bem bath bath po nji kokerr :D

  6. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:12 pm

    Edhe mua me duket si “kone” ajo por nga ana tjeter gazetas shkruan qe dhelpra ne fjale eshte gati te linde te vegjel. (?)

  7. tneruaL thotë:

    11 Qershor 2007 @ 6:13 pm

    ajo ka frige nga pulat meeee,edhe biles nga pulat shqiptare nen peshe :D

  8. Idris thotë:

    11 Qershor 2007 @ 7:27 pm

    eT. Ha Ha ,,, e.T Ha ha ha …..e,T Ha ha ha ha …….s’po e prish diten sot,po le dhe te qeshuren se nuk i dihet kur mbaroj .Mirupafshim neser me ore
    shkypnijet.e.T hahahahahahahah…..
    Asnjoni se ha njoni tjetrin Hahahahahaha….ika.

  9. tneruaL thotë:

    11 Qershor 2007 @ 7:29 pm

    Bushit i kishin ”heqe” oren nga dora ne fushe-kruje :D :D
    ca dhelpre paska qene ai tipi :D :D

  10. Ramadan thotë:

    16 Shtator 2007 @ 9:04 am

    je hhhhhhhhhhhhhhiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii hahahahaan

  11. artan thotë:

    16 Shtator 2007 @ 9:44 am

    S`ka mundsi , dhelpra eshte e droguar .

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • sol-nox: ore, emri kapister eshte. jam gati dhe une ti them vetes thodhoraq po ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: Entela, na fal po e 10© ka i cik, e... :D E shef me PF, ta kom n... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: piluri shko' kondra rrymes, dermaaan... a u bon gjithe muslimon't kau... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: O Cimo. Ma keni bo cope fare ate numurin 10. Tani do filloj te mbledh ... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: bejtua? c do ki misliman ne pilur mo? ketu vetem dhimitri dhe jani han... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: aj aj aj... ta paska revizionu fh "konfliktin" mi? shenj' e mire, me ... Dhe ishte konflikt