Ndryshimet në qeveri, emrat në tryezën e diskutimeve

Nga Tema

Ndryshimet në qeveri, emrat në tryezën e diskutimeveRepublikanët kanë deklaruar se do të marrin një ministri të rëndësishme, para se të mbyllet ky sesion parlamentar. Kryetari, Fatmir Mediu, tha pas takimit me kryeministrin, Berisha, se po diskutohet për përcaktimin e dikasterit. Menjëherë në diskutime është përjashtuar posti i zv/kryeministrit, pasi republikanët në asnjë mënyrë nuk do merrnin një post, ku nuk do kishin asnjë mundësi të sistemonin anëtarët e tyre në punë. Në tryezë është hedhur për diskutim Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk duket se mund të lëshohet kollaj nga PDK e Ndokës. PR synon dhe Ministrinë e Transporteve, si një copë e majme, por ende nuk dihet se cili do jetë posti që do të marrin ata, për shkak se republikanët ende nuk kanë të përcaktuar një emër për drejtimin e dikasterit. Një gjë e tillë ka çuar në përplasje të forta edhe brenda kësaj partie. Arian Madhi ka krijuar rrymën e tij në pritje të marrjes së një posti. Në tryezën e PR lakohen edhe emra që janë pranë kësaj partie, jo dhe aq për bindjet e tyre politike, po për shkak të afrimitetit me këtë parti.

Ndërkohë, janë përvijuar edhe disa emra që mund të lëvizin në kabinetin aktual. Pango, Olldashi dhe Oketa janë emrat që mund të ndryshohen. Rokada priten të ndodhin në kabinet, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes mund të shkojë për një aleat, pikërisht për Genc Pollon.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. shqipo thotë:

    13 July 2008 @ 2:51 pm

    Kryetari, Fatmir Mediu, tha pas takimit me kryeministrin, Berisha, se po diskutohet për përcaktimin e dikasterit.

    Bukur! ndoshta vete Me(h)diu merr ndonje post tjeter. E rendesishme eshte edhe qe Lul Basha as qe duket te tundet nga qeveria - di gje ndonjeri cfare po behet me ate “hetimin” e tij?

  2. Idris thotë:

    13 July 2008 @ 3:39 pm

    Nga fotua …Noka i rref shpatllat njonit qe nuk dallohet …por ….
    I ka fute duret ne xhep FATMIR MEDIUT…..dhe nje dore e ka rras ke xhepi vet :P :P :P .Edhe nje si SOLIS duket …por edhe ai me duar ne xhepa pa vrare mendjen kush e fotografon ( si “FIXI psh) :D :D :D..
    “Te gjith njerzit e QEVERISE”….ne te njejtin PROFIL !!!!!!!
    Si duket ky do jete edhe principi i RI i QEVERISJES se VJETER………
    ME DUAR NE XHEPA!!!!!!!

  3. berberi thotë:

    14 July 2008 @ 12:09 am

    Do krijohet nje ministri e re ajo e Puneve te Kota dhe per minister mendohet Z. Godo.

  4. Ana thotë:

    15 July 2008 @ 2:12 pm

    Mendoj qe te pakten sa per ndergjegje, PR-ja te mos synoje per me teper nga cfar pati ne fillim.Sepse nuk ka te drejte morale dhe Z.Berisha duhet te jete koshient per kete.Ndersa persa i perket Z.Pollo, nuk ka perse te beje ndryshime,kjo gje do te sillte edhe nje lloj kaosi neper ministri,logjikisht nje ministri te ri do ti duhej kohe “relativisht e gjate” te ambjentohej dhe te rinise gjithcka nga e para, madje dhe vete ministrise si institucion. Aq me teper pastaj, qe nje minister si ai i arsimit aktual, qe ka bere vertete reforme e cila ne teresi po rezulton e sukseshme.Levizje e duhur ne kohen e duhur…Ktheni me mire vemendjen tek Z.Ndoka…kjo po qe eshte vertete e nevojshme,ose me sakte e domosdoshme per kete qeveri…!!!

  5. berberi thotë:

    15 July 2008 @ 2:17 pm

    Animara dha Ana jane dy persona te ndryshem apo nje person me dy nick names? Pra nqs une dua te lidhem me Anen dmth kerkoj te lidhem edhe me Animara apo asaj duhet ti beje nje kerkese te vecante?

  6. Animara thotë:

    18 July 2008 @ 10:09 am

    Nuk e di kush eshte Ana, une jam Animara.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com