Identifikohu



Regjistrohu

Ndoshta është art, si mendoni?

Pershendetje miq te peshkut . Pamundesia e pavdekshme per te organizuar nje ekspozite personale te pikturave te mija me ka mbajtur gjithmone peng. Zgjodha “murin” bujar te Peshkut per te ekspozuar disa prej tyre , shpresoj qe t’ju pelqejne sa sado qe amatoriale qe jane .

Faleminderit , klodi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

116 Komente »

  1. Perparim Hysi thotë:

    4 Shtator 2007 @ 1:29 pm

    Klodi!Te pershendes per ato piktura aq te bukura dhe,sikur te kisha nge,per secilen mund te shkruaja vecan.E,si nuk qenkan art ato?Secila ka poezine e vete dhe,pa te bere qejfin,po te them qe me ke dhene nje kenaqesi te vecante.Mezi pres te ekspozosh dhe te tjera.

  2. loer kume thotë:

    4 Shtator 2007 @ 1:48 pm

    klodi! pikturat jane fantastike. do doja secilen prej tyre ta varja ne mur te nje ambienti ku une kaloj shume kohe e ta shoh. sidomos e para… jane shume shprehese dhe emocionale. ekspresionizem plako… ke eksperimentuar ne disa rryma e?
    problemin e vetem qe une kam ne kete mes, e kam me ty dhe me modestine tende. modestia nuk eshte per artistet mor klod, ndaj dhe tingellon shume shemtuar dhe e zvarritur e shkruar nga autori i ketyre tablove. e ca doje te tregoje ti me ate qe thua? jo po amatoriale, jo po shpresoj tju pelqejne… ec o burre leri keto… merre parasysh keshillen time e me mire mos u prononco fare se sa te shesesh kete modesti te shpifur…

    te prshendes vepren…
    me respekt
    loeri

  3. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:11 pm

    Faleminderit Perparim , sinqerisht edhe ti me ben te gezuar me komentin pasi un jam nje “piktor” me dhunti nga zoti. nuk kam ndejekur kurre ndonje kurs apo shkoll pikture , nga kjo kam patur gjiithmone dyshimin nese pikturat e mija jane art apo jo.
    …..mendoj qe me ndimen e Peshkut , do mundohem te eksopozoj edhe te tjera.

  4. eT thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:22 pm

    Pa dyshim qe jan art Klod, por fotografimi le paksa per te desheruar.
    Ps: me pelqeu zonja Çurre :)

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:24 pm

    Ti je i afte per gjera te tilla?

    A je i njejti “klod” me ato te komenteve ne tema te tjera? Dua thjesht te sigurohem.

  6. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:25 pm

    eT , i kam fotografuar me nokia 2megapixel. hahahahaha
    …….faleminderit eT

  7. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:27 pm

    emigrant , un jam! ne fakt piktura eshte pasioni im i dyte , pas politikes.
    Pikturen e kam dhunti ……un studjoj shk. politike.

  8. Zana thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:39 pm

    Gishtat po me hane ndersa po te shkruaj,por nuk mund te rri pa te thene se vertet shume te bukura ,me ndjenje e me bote…Ore ti pse si ben te gjitha gjerat keshtu si pikturat?!Po me vjen keq se ka rrezik te behesh nje politikan ashtu keshtu ndersa je nje piktor shume i talentuar.

  9. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:42 pm

    Zana , je shum e mire , faleminderit.

  10. largeqofte thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:50 pm

    Urime KLODI!Nje artist te shaj hyjnoren?Me duket e pa besueshme…mbase eshte edhe nga xhelozia e te qenit inferior

  11. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 2:54 pm

    Qofte ,faleminderit! edhe pse ato fjalite me “hyjnoren” dhe me “inferior” nuk i kuptova.!?

  12. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:07 pm

    klod, ka nje moskuptim se si ti e fut veten ne vathen e atyre qe shajne ne menyre te paprincipte IK. Kjo eshte e gjitha.

    Automatikisht duke u paraqitur ne ate vathe te krijohet ideja (e gabuar per kete rast) se nuk ke aftesine per krijimtari dhe ndjenje te holle. Se kjo eshte e perbashketa e asaj vathe (s’po e quaj “skote” per hatrin tend).

    Sic e sheh askush nuk eshte i imunizuar nga paragjykimet, duke futur veten time te parin.

  13. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:16 pm

    Emigrant , personalisht (e kam thene gjithmone) te vepra e IK nuk gjej motiv ta “shaj” ne menyre letrare, perkundrazi . Por ne IK un shoh dy realitete , te nje shkrimtari te paperseritshem dhe te kompletuar , dhe te nje ish njeriu qe ka bere edhe krime ndaj individit.
    Un nuk e shaj IK , un e “akuzoj”
    ….nuk qendron as ajo e qoftes ku thote “te qenit inferior” , nuk pretendoj kurre te krahasohem me njeri , dhe nuk mendoj qe egzizton krahasimi per seleksionim i njerzeve.

  14. Capitan Planet thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:24 pm

    Nisi te bjere era edhe kjo tema ketu, mos u ankoni per Peshkun kur te behet mbytese, se vete e hapet thesin…
    A ka mundesi ne emer te cfare eshte e shenjte te mos flasim per IK sot?
    Pse shqiptaret e kane te pamundur ta dallojne veten e tyre dhe njeri tjetrin jashte polemikave boshe?

  15. qoftelargu thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:31 pm

    My advice for you is:Point your loans in the right direction,qe do te thote kap me mire penelen.

  16. florida thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:48 pm

    mendoj se se njerzit e talentuar lindin,nuk behen.ti je nje talent i lindur.jam krenarew per ty.

  17. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:50 pm

    faleminderit idaaaaaaaaaaaa

  18. eT thotë:

    4 Shtator 2007 @ 3:56 pm

    emigrant, te kerkojne
    http://tenaneparis.canalblog.com/archives/2007/09/03/6090120.html

  19. Perparim Hysi thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:02 pm

    Kodi!Po te rishkruaj,se diku hasa se nuk paske bere shkolle pikture.Ashtu sic thuaj ti:talenti eshte si bekim nga Zoti.Majfton qe ke vullnet.As hyj ne ata qe mohojne vleren e shkolles,por,nga ana tjeter,shkolla nuk duhet te te shkaketoje ndroje qe te”heshtesh”.Ballafaqimi i puneve te tu krijuese(mua me ka lene mbresa) eshte nje lloj shkolle.Ki parasysh:noti mesohet duke u”mbytur”.Dhe se fundi,i dashur,nje rast analog nga artet.Josip Brodski qe kurre nuk mbaroi nje shkolle te larte,ndiqej dhe persekutohej nga qeveria komuniste ruse,doli nje dite ne gjyq se bente vargje.I thote gjykatesi:-E,c’vargje na shkruake ti,kur nuk ke mbaruar nje shkolle per te qene?!Dhe ai,Brodski:-Une e di qe vargjet i shkruaj si bekim nga Zoti.Dhe ky,Brodski,mori cmimin “Nobel”per poezi.Urime dhe vazhdo”notin”duke u”mbytur”.Se ku thote Driteroi i Madh:”Mbytje te tilla,pacim gjithmone!”

  20. Idris thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:24 pm

    Prurjet e frymezuara jane kenaqesia e herepashereshme qe na dhuron ‘Peshku…” si edhe ne kete rast.Po ky rast ka autor Klodin ne nje fushe paksa me te veshtire se letersia qe mendoj se e realizon me se miri
    kerkesen per t’ju prezantuar peshqeve si Piktor.Urime.
    Edhe perandori F.Jozef ishte piktor peizazhist i talentuar.Kush ja mbushi mendjen te merrej me politike ,eshte tjeter mesele.
    Por fakti eshte se pasi mbaroj kurset politike ai pikturonte me bukur dhe me me shume pasion.
    E reja qe solli ishte se ai ne peizahe sillte gjithmone ushtare dhe i vinte ata te vritnin njeri tjetrin. Ekzaltimi i tij me i madh ishte kur ne krye te ushtareve vendoste krijues te te gjithe fushave te artit,sidomos shkrimtaret dhe deshira e tij ishte ti vriste te paret sepse……nuk mendonin si AI per politiken….

  21. Arbeni thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:34 pm

    Urime Klodit… Shume bukur…

  22. Arbeni thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:37 pm

    P.S Nje sugjerim. Ndoshta ekspozimi me emrin tuaj te vertete do te ishte me i vlefshem, dhe do t’ju ndihmonte me shume ne te ardhmen.

  23. Momli thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:55 pm

    Kaq qe puna, tani do fillojne te gjithe te na sjellin vizatimet apo vargjet ketu si treg pa pagese.

  24. Pjer Thomas thotë:

    4 Shtator 2007 @ 9:28 pm

    Nuk jam specialist pikturash, por mu duken mire. Do te doja te dija se sa shiten pikturat ne Shqiperi, kuptohet te bukurat apo te mjeshtrave.

  25. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 12:57 am

    Perparim , te falenderoj vertete . Un nuk kam bere shkolle pikture , kam pikturuar (vizatuar) qysh i vogel pastaj kam patur nje shkeputje 10-vjecare , vetem para disa vitesh kuptova dhuntine qe kisha nga Zoti.
    te falenderoj vertete per mbeshtetjen morale Perparim .

    Idris , te falenderoj . Ndoshta fjala piktor eshte disi e madhe per mua , por mendoj qe do e arrije.

    Arbeni , falenderime pa fund edhe ty .. SIc e kam thene me lart , per mo mentin po merem me studime te shkencave sociale , dhe pikturen e mbaj vetem per kohen e lire dhe castet e stresit. Por eshte shum e mundur qe nje dite te braktis cdogje per pikturen .

    Momli , besoj qe te gjithe do e kene kenaqesine te shohin art dhe te lexojne letersi. Nese ti ke ndonjegje per te publikuar , nuk besoj qe per administratoret do jete problem .

    Pjer , faleminderit edhe ty . por asaj ekonomise se tregut nuk i ndahesh kurre , hahahahahahahah. faleminderit edhe nje here pjer.

  26. aloire thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:08 am

    ose peshqit ketu nuk paskan sy ne balle ose me te vertete jeni bere nje grup masturbuesish kolektiv.

    klodi meqe je ne itali te sugjeroj qe te vizitosh ndonje muze apo hap ndonje liber te historise artit dhe mundohu te mesosh ndonje gje a dy.

    imazhet e mesiperme nuk mund te quhen piktura, ndoshta vetem vizatime - jo vetem amatoriale por thjesht kalamajsh.

    ne anglisht eshte nje shprehje qe me duhet ta perdor ne kte rast “don’t quit your day job”

  27. TR-AL thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:17 am

    Komplimenta Klod …

    Pervec ndjesise pozitive qe me dhane punimet, une personalisht nuk i gjykoj dot artisikisht por thjesht si publik i gjere, ajo qe me pelqeu shume eshte fryma e komenteve ….

    Per here te pare ndoshta ndjeva energji pozitive … me pak fjale mu be tamam sikur isha midis miqsh shqiptare .. :) Ah sa mire do ishte sikur fryma e te komunikuarit midis nesh te “shkruhej” bukur si pikture e “degjohej” embel si kenge ….

    Pas ketij postimi Klod te del detyre qe pas cdo “nxehje gjakrash” te postosh nje pikture … :) Ndoshta natyra e eger jona ka nevoje per art, qe te zbutet pak … :)

  28. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:22 am

    aloire , je i/e (meqe permend “masturbueshish” , mund ti besh edhe i-ne edhe e-ne) lutur te shprehesh vetem mendimin tend. Paragjykimin e pejsheve un eshoh thjesh Egoizem nga ana jote.
    sinqerisht nuk me intereson sesi te duken ty , sepse je pa edukate!!!

  29. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:28 am

    faleminderit TR-AL , sigurisht qe qellimi im ka qene ajo qe thua ti.

  30. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:33 am

    O Idris je i destinuar te vuash. :D

    Nje llaf nga mua: Kush krijon armiq, nuk e vlereson dot te bukuren.
    Urime Klod, edhe me tej.

  31. qoftelargu thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:43 am

    Aloire,artisti nuk shahet.Sado amator te jete eshte me lart nga ne normalet.Te lutem mos bjerr ne nivelin e atyre qe shajne KADARENE

  32. Idris thotë:

    5 Shtator 2007 @ 3:11 am

    Kjo menyre te menduari bardh e zi e te krijuarit “armiq”(jo e te zbuluarit) sikur ka kaluar .Te menduarit ndryshe vetem per mendje te mykura akoma mund te quhet armiqsor. ;) Klodi eshte i mirdashur ne krijimet e tij dhe jep nje shije te embel,qetsuse,te ngrohte tranbparente pa lexuar libra akademije te historise se artit.Ai ka ngjyer penelin ne boten e tij te brendeshme dhe dora i dhuroi keto pamje.
    Ashtu si dhe ne i shijojme pa lexuar libra arti dhe me armiq te popullit.

  33. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 3:42 am

    Kur te paguani per te shijuar krijimet artistike te cdo lloji ju lind e drejta ti kerkoni hesap autorit/autores per cilesi qe nuk u pelqejne; mund te vershelleni, t’ja beni boooo e c’te doni. Ju a jep Mr.$ ate te drejte.

    Nderkaq Mr. QYLI, shok me te cilin jemi te gjithe ketu, nuk na jep te drejte morale te hapim kamaren. S’te pelqen, miun ne dore e ke, mos e lexo, mos e shiko, mos e degjo… Eshte njesoj sikur une te ankohem per shkrimet e K. Myftarajt apo O. Jazexhiut.

    Mua psh nuk me pelqeu nje krijim per historine e Shqiperise para pak kohe. Po pse une duhet ti them autorit qe ti s’ben per kete pune etj etj. Jo, une sinqerisht i them FALEMNDERIT PER PERPJEKJEN, uroj qe heren tjeter krijon nje gje qe une e pelqej! Une nuk shkruaj fare, une i jap drejtim Jerryt dhe kaloj te rubrika tjeter.

    Eshte tjeter pune kritika konstruktive, por ajo do prapanice. Ti thuash tjetrit vetem qe mua s’me pelqeu, nderro zanat, s’ben ti per kete pune etj, i krijon te drejten pales tjeter te te thote “po me plasi mua se nuk e pelqeve ti”. Rrjedhimisht muhabeti degradon, por faji rendon mbi ate “qe hodhi gurin i pari”.

    Gjynah ta them, por ca peshq duhet te shkojne ne Grand Central te NYC dhe te marrin nje leksion mbi vleresimin e artit amator.

    Klod, a do behesh ti Van Gogh nuk e di, por te kultivosh nje dhunti tenden eshte gjeja me e natyrshme ne bote.

    Te uroj sukses!

  34. qoftelargu thotë:

    5 Shtator 2007 @ 3:47 am

    Une jam plotesisht dakort me IDRIZIN.Ka nje thenie:mos i shiko gunen por punen.Na lini ta shijojm ate cka eshte e bukur,mos u mirrni me koqet e nastradinit sepse ato koqe AI i krijoj vete

  35. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 3:57 am

    te lumte emigrant. si gjithmone , nuk ke se cfar ti shtosh apo ti heqesh komenteve te tua. Qe te mundesh injorancen duhet te degjohesh nga jo-injorantet.

  36. TR-AL thotë:

    5 Shtator 2007 @ 4:02 am

    Klod ..

    Dy injorante thane “te kulturohen” e “te pasuronin” jeten e tyre me art …. Pasi shkuan ne kinema, teater dhe opera menduan se i kish ardhur radha galerise …..

    Nuk u eci shume atje …. Ndersa kuptonin kur te qeshnin & qanin ne kinema, teater & opera ne galeri ishin vetem ne gjykim. Njerezit atje vetem shihnin … nuk flisnin, qanin apo qeshnin.

    E jo vetem kaq, ne nje moment kur pane se ishin vetem ne seksionin e pikturave abstrakte i thane njeri-tjetrit : “Ikim vella se do na thone i kemi zhgarravitur ne keto ….. ”

    Tani edhe kjo e peshkut si nje galeri e vogel eshte. Futen e dalin lloj lloj njerezish …… Ti mos e prish terezine se fundja arti nuk eshte shkence per tu percaktuar brenda nje kornize ……

  37. Capitan Planet thotë:

    5 Shtator 2007 @ 4:02 am

    Shume i pasjellshem ai komenti atje me lart. turp i botes, pa pike edukate. Si tha “don’t quit your day job”? - une i them “Don’t get a day job” se nuk duhet te lejohesh te kesh kontakt me njerezit pa mbikqyrje…

  38. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 4:13 am

    TR-AL , sinqerisht nuk e prish terezine fare per tipa pa edukate , nuk eshte detyre jone ti edukojme.

  39. mjafti thotë:

    5 Shtator 2007 @ 4:58 am

    Hmmm, si zor ta besosh qe nje militant i rendomte te kete kaq talent, por nese e ka urime dhe me mire ti dedikohet artit sesa militantizmit. E frikshme, tani duhet te besojme qe edhe berisha eshte doktor. :(

  40. Bomi thotë:

    5 Shtator 2007 @ 8:51 am

    Te lumte dora Klodi, jane te bukura punimet tua(edhe pse nja 4 foto nuk hapen ketu tek PC ime) se edhe une (jo per mburrje) i kam ca punime te miat si gdhendje ne Dru, pikture me boje vaji, vizatime me laps plumbi se edhe une e kam si dhunti artin qysh i vogel dhe me pelqen shume. ndoshta ke nevoje edhe per ca kohe te permiresohesh dhe t’ia marresh doren mire por mos iu ndaj dhe nuk ta them per injorim apo tallje, perkundrazi se te dua te miren qe do ishte shume mire per ty te fitoje me shume eksperience te lexoje ndonje liber mbi pikturen ose mundesisht te shkosh ne ndonje studio pikture e te shohesh piktorin me penel ne dore( ti vjedhesh zanatin sic i themi ne).
    gjithe te mirat

  41. Anonim thotë:

    5 Shtator 2007 @ 9:42 am

    Klodi, une mendoj qe nuk eshte art. Por, ne rast se te jep kenaqesi ky lloj aktiviteti, art apo jo, vazhdoje.

  42. ados thotë:

    5 Shtator 2007 @ 11:20 am

    Art..??

  43. adriatik thotë:

    5 Shtator 2007 @ 12:07 pm

    Klodian Prençit, ne mos gabohem nga firma ne njeren nga pikturat tuaja.
    Me pelqeu jashte mase transperenca dhe forma e femres ne numrin 1.
    Ne tablon e dyte mu duk se shprehej nje ndjenje e ngrohte qe gjallesa e natyres “peme” kerkon t’i jape “bareshes” kundrejt elementit tjeter armiqesor eres. Pavarsisht nga ideja qe keni dashur te jepni me kete tablo mua nuk me duket e paarsyeshme qe deget pa gjethe te pemes qe jene drejtuar ne drejtimin e kundert me eren te largohen nga era ne ate menyre sikur te frynte nje tufan qe me patjeter do ta shkulte kete peme pas se ciles mbeshtetej “cobanka”. Natyrisht, duket kohe dimri dhe gjethet kane rene ose eshte fund vjeshte dhe mundet qe ne ate vend era ka fryre gjithmone ne ate drejtim dhe per dhjetra vjet te jetes se pemes, deget e saj kane marre drejtimin si “pisha flamur” ne Qafe te Llogarase (ne se egziston akoma). Vatha e bagetive ne kete rast eshte ndertuar gabimisht ne ate vend ku fryn ere “e perjetshme” . Zogu nuk qendron ne anen e eres ne rast se aty fryn nje ere aq e forte saç tregon qendirmi i bareshes. Megjitheate kjo pamje mua me pelqen me shume sepse me ma ve mendjen ne levizje.
    Ne tablone me telat e keputur te kitarres me pelqen shume kitarra, nje nga miqte e mij me besnike ne jete. S’besoj t’ju ngele hatri po tu thosha se kur keputen telat e kitarres, pjesa e telit brenda tastjeres se saj asnjehere nuk psojne “kaçurrelin” me perjashtim te perkuljes se tyre nga pesha. Pjesa tjeter, po, sepse duke qene tel “i serte” dhe ne e kthejme me zor nen forcen e mikromorsetes. Po a ka rendesi kjo? Hic mos e caj koken, te pakten per mua sido qe te ishin paraqitur telat e keputur jane te mrekullueshem dhe kur e hapa kete pikture, per cudi u degjova tingtangtongun (si-sol-re) e tyre dhe perpara mu hap nje bote me kujtime te bukura dhe ndenja shume duke e kundruar kete tablo.

    Duke mos dashur te zgjatem shume per tablote e tjera, mund te them se levizjet e drojtura dhe shpesh here te fuqishme te penes suaj japin nje bote reale te mbushur me te meta dhe mrekullira. Kujtoj pak vargje te dikujt qe nuk e mbaj mend por melodine e luaj edhe sot. “Me pelqejne te gjitha vajzat, por me teper vajza e nje mikut tim/ I ka syçkat shum’ te bukura, qe ne jeten time s’ja kam par’ askujt/ Mos i thoni gje atij/ atij dhe askurrkujt/ Sepse jam i dashuruar, pikerisht me vajzen e nje mikut tim etj qe s’me kujtohen. Nga te gjitha, me shume me pelqen vajza e nje mikut tim ne tablon e pare. Urime Klod, dhe suksese ne punen tuaj. Faleminderit qe na dhe nje kenaqesi te madhe estetike me doren tuaj te mbushur plot dhurata.

  44. swed thotë:

    5 Shtator 2007 @ 12:28 pm

    Klodo, i ndikuar nga te gjithe, pak Picasso, pak Dali, pak Van Gogh, sidoqofte nice.
    Pershendetje

  45. ols thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:16 pm

    klodi, urime dhe nga une….

  46. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:16 pm

    Faleminderit Bomi , Adriatik , Swed.
    Anonim , kush jane arsyet qe te bejne te mendosh qe nuk eshte art???
    ose me sakte cfar mundgon qe te quen art???

  47. asterion thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:35 pm

    Klodi, keto ilustrime te lehta mund te jene art, mund te mos jene; artit s’ia ka gjetur fundin njeri. Por mua, po t’i kisha pare vec e vec, nuk do te me kish shkuar mendja kurre si i ka krijuar i njejti autor. Duket sikur jane aq autore te ndryshem sa edhe vizatime. Arsyeja: ti nuk ke ende nje stil tendin; cka eshte mangesi serioze per nje artist. Tani per tani, ty te pikturojne veprat qe sheh e qe admiron poshte e lart. Nese do te arrish te krijosh nje stil vetjak, une nuk e di; kjo varet nga talenti yt. Por varet me shume edhe nga intelekti yt, pasionet qe ke, kendveshtrimi qe ke per boten. Prandaj une te sugjeroj, miqesisht, te studiosh art, qe te gjesh vetveten dhe jo vetem ne penel.

  48. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 2:44 pm

    asterion , e vleresoj shum komentin tend. ke shum te drejte , aty na disa stile te te pikturuarit. Te them me sinqeritet qe un nuk kam dashur te keme nje “stil” timin , kam preferuar te gjithe stilet , nga leonardo deri tek pikasso e modiglani. Problemi eshte qe ketu kap postuar vetem disa nga stilet dhe ndohta jo pikturat me te mire ( por keto kisha ne kompiuter dhe ne shpi)
    Un ka tre vite qe pikturoj , nuk kam shitur kurre (nuk kam dashur un) , vetem kam dhuruar.
    Nese ka nje gje qe pelqej tek vetja ime eshte qe pikturoj ne te gjitha stilet dhe pikturoj me imagjinate ,dmth , pa e pare objektin qe po pikturoj.
    te gjitha cfar kam pikturuar , ne realitet nuk egzistojne , edhe thjesht imagjinata ime.

  49. redding thotë:

    5 Shtator 2007 @ 5:40 pm

    ….Arti eshte shume relativ, qe per mendimin tim nuk duhet te jete….sepse nga experianca ime (si piktor amator) nga ato qe kam shitur per mua kane pasur me pak art se ato piktura qe une mendoj se kane me shume por qe akoma i kam ne shtepi….
    …vetem kur fillon te shesesh artin tend do kuptosh sa vlere ke…qe per mendimin tim - sdo te thote perseri se sa _ eshte art dhe sa jo - deri sa e enjoy ate qe ben mos e vrit mendjen shume se edhe nese per dike nuk eshte art per te tjere eshte…..sidomos kur njerezit te japin porosi atje mund te kete art por jo emocione/shpirt…njesoj sikur te porosis dikush ti besh nje tregim/poezi….
    ….keep it up bro/sis….
    http://ardijon.spaces.live.com/feed/

  50. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 5:48 pm

    Komplimenti Klodi!
    Vërtet, ashtu siç thoshte dikush më sipër, shumë prej tyre do të doja ti shikoja përditë.

    P.s: Përse nuk ke vënë dhe ndonjë titull dhe përmasat e çdo pikture??(perche no anche un prezo :P ), kështu që mund të shpreheshim më hapur për çdonjërën prej tyre.
    Sepse të të them që më pëlqeu e teta, më duket se ja ul vlerat :)

  51. Aristophanes (450 BC - 388 BC) thotë:

    5 Shtator 2007 @ 5:50 pm

    Let each man exercise the art he knows.

  52. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Shtator 2007 @ 5:52 pm

    Flm edrus , (per quanto riguarda i prezzi , non li ho messi perche siamo ancora nella staggione degli sconti ! hahaha)

  53. Ambrose Bierce thotë:

    5 Shtator 2007 @ 5:58 pm

    Painting: The art of protecting flat surfaces from the weather and exposing them to the critic.

  54. Frank Zappa thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:03 pm

    Art is making something out of nothing and selling it.

  55. Frida Kahlo thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:05 pm

    I paint my own reality. The only thing I know is that I paint because I need to, and I paint whatever passes through my head without any other consideration.

  56. ardi thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:10 pm

    …ok Frank Z, po Ambrose Bierce ????…….

  57. Ambrose Bierce thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:15 pm

    UN :D http://alangullette.com/lit/bierce/

  58. eT thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:27 pm

    mua me pelqejn llafet e Aristofanit dhe Frides

  59. eT thotë:

    5 Shtator 2007 @ 6:33 pm

    po, Birçeja, si shkrimtar qe paskerkesh pas qenur si ka dash piktoret :D

  60. Alban thotë:

    5 Shtator 2007 @ 9:28 pm

    Mua me pelqyen shume urime.

  61. enka thotë:

    7 Shtator 2007 @ 1:32 pm

    Urime Klodi shume te bukura.Me pelqen stili jot ka shume larmishmeri.Piktura e 7-te me kujtoi stilin e Pikasos ndersa e parafundit ate te Salvador Dali..Te uroj suksese te metejshme dhe shume mundesi per ta perfeksionuar talentin qe ke.

  62. Klodi thotë:

    8 Shtator 2007 @ 12:04 am

    Shum i bukur dhe artisti mban emrin tim e pergezoj!!

  63. o Lindo thotë:

    8 Shtator 2007 @ 4:46 pm

    O Klod me behet qejfi qe me ke ftuar ketu. Ja ke marre doren pak a shum, por kush eshte ai qe thote qe eshte i perkryer!! Keshtu qe ka akoma nevoje per te ushtryer dhe mesuar. Te uroj shum pasion dhe dhunti ne ate qe ben.
    Cila nga ato piktura tegon Zojan curre? Do te isha vertet i interesuar!

  64. eT thotë:

    8 Shtator 2007 @ 4:56 pm

    # 3

  65. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 2:04 am

    Citoj : “Emigranti Thote :Kur te paguani per te shijuar krijimet artistike te cdo lloji ju lind e drejta ti kerkoni hesap autorit/autores per cilesi qe nuk u pelqejne; mund te vershelleni, t’ja beni boooo e c’te doni. Ju a jep Mr.$ ate te drejte.”

    Emigrant, kjo shprehje nuk eshte e vertete dhe nuk i shkon per shtat hic - nje njeriu me bagazhin qe kujtoj une se ke. Kjo lloj shprehje me justifikon gjithe krijimtarine e Nestor Jonuzit, nje gjithnaje pejsazhesh me det, ad nauseam: “Pikturoj kete(detin) se vetem ky shitet.”

    Shih, ka nje moskuptim Klod. Mqs pyet ne titull nese mendon secili prej nesh qe ka mundesine te shoh ato qe ke ekspozuar, ne jane art a jo, gjej mundesine te t’i shkruaj keto llafe, te cilat jam e bindur se nuk do te nderrojne gje ne suksesin tend te deritanishem:
    Nese nuk mendon se jane te drejta, bej se s’i lexon. A se nuk i kam shkruajtur per ty.
    Klod! Bej kujdes te mos marresh kot. Ka nje rendesi te dores se pare te mos kujtosh se, ne te vertete, jane te verteta ato qe te shkoqin njerzit ca me lart.
    Persa me perket, me siguri, ajo qe ESHTE art, nuk dihet mbare e mire. Ama, mund te them se arrijme te shquajme kollaj ate qe NUK eshte art.
    Pikturat e tua, dhe ketu duhej ti kerkonim falje shume e shume te tjereve qe po u hyjme ne hak, kane patetizmin e njeriut te pastervitur me emocionet. Mendimi im eshte qe, sa here te vjen nder mend te besh piktura te tilla, duhet te numerosh deri ne nje shifer te caktuar, te atille qe te realizoje pezullimin (ne kuptimin e precipitimit) te emocionit qe e shkaktoi. Ndryshe do te ngelesh gjithmone tek simbole te tejshfrytezuara dhe nauzeante si :era, trendafili, portreti i gruas, gruas se Konanit,qiriri, pejsazhi, libri.
    Duhet te lexosh shume mbi piktore te medhenj, dhe te duhet te shohesh shume nga pikturat e tyre. Kjo do te te ule guximin.
    Shih, pikturat duhet te ngjallin emocione te verteta. Te verteta. Jo te stisura. Pseudofotografike. Me thuaj, c’pyetjesh a nevojash a fantazish u gjegjen pikturat e tua? C’sjellin? Ty or ty vete kur i sheh, cte sjellin? Pse jane ndryshe? A e merr ti persiper dhe si, te na marresh prej dore, te na besh te kuptojme a te ndjejme gjera, e te na lesh me mire, me sakte: me te mire, sec na gjete?

    Duhet te keni parasysh tamam, se meqe nuk njihemi, nje mendim ndryshe nga auditori artdashes i melartem, mund te te hynte ne pune.

    te uroj suksese

  66. K. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 2:47 am

    Klodo, sa per fillim bravo per kurajon qe ke vene keto telajot ketu, por u bera kurioz te lexoj komentet dhe linjen qe po ndiqej nga njerez te ndryshem.

    Art?

    Asnjehere nuk eshte zgjedhur nje fraze e pergjithshme qe mund te karakterizoje dicka qe eshte art apo jo!
    Por nje gje me ben pershtypje por sta vej fajin meqe e ke marre si hobi, nuk ka nje ide qe vazhdon. Nuk shof fare nje linjen tende ne vizatim. Dhe nuk ka asgje te re.
    Mos behemi tani si dikur para 20 vjetesh qe kush merrte mundimin te nxirrte dicka ne drite hiperbolizohej dhe lavderohej me pompozitet. Si tabela nderit u be tani!
    Klodo, kam pare 14-15 vjecare qe konkurrojne ne Lice me keshtu Vizatimesh.
    Do thoja vec … do te bente mire te dije pak nga historia e artit dhe te kishe pak me shume dituri ( rrofte Google) dhe atehere heres tjeter qe do postosh mund ta gjesh vete pergjigjen e pyetjes “ndoshta eshte art…”.

    me dore te lehte pra!

  67. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 2:52 am

    L’etranger, na vune ne siklet per fundjave…. sec ka dicka prej dacibaoje ne komentin tend, jo per gje. Ju shmangem debateve, por ti ke kapur nje teme shume interesante - mos e merr hic personale kete qe vijon. Sot jam ne nje “blog mood” si nuk kam qene prej javesh.

    Kush ja blen atij Nestorit tablote? Ka qene nje personazh i realizmit socialist, personazh negativ, qe bente piktura vetem per ti shitur. S’me bije qe s’me bije ne mend - te me ndjesh. Por mbaj mend qe heroi pozitiv, kur ky negativi i tha qe une i bej pikturat per ti shitur, i tha gjithe sarkazem socialisto-pozitive: “kujtova se ishe artist!”

    E di sa artiste ka ne LA (Hollywood) qe nuk arrijne te paguajne as qerane e apartamentit me artin e vet? Atyre shko e tregoju historine e artit qe nuk behet per treg.

    E di sa tavolina ka sherbyer, te themi Faith Hill, ne Nashville TN para se te behej nje emer? Asaj thuaji qe arti behet per cilesira te palidhura me tregun.

    Tregu eshte indeks Nr 1 per nje artist! Kjo eshte bota ku jetojme. Askush nuk ka te drejte morale ti kerkoje artistit qe te fleje nen ure per nje art qe nuk shitet (ka cilesi superiore or tunjatjeta, por nuk e blen njeri). Tregu ka te drejte. Gjithmone. Sic ka te drejte kur blen muziken e 50 centshit ketu ne US, apo te tipit “Jasha-jasha” ne Allbani. Eshte e verber, e padogendisshme, por ka gjera qe thjesht duhen pranuar. Qe mua vete me ben me nausea, sic permendet me lart. Vetem qe ka nje vjege kjo histori, se ai qerrata bleres ne pergjithesi ka nje ndejshemri te spikatur per cilesi dhe nuk para blen gjera koti. (Shih debatin per Kasem Trebeshinen sot dhe momentin e pritjes se tij nga publiku i pas 90-tes). Kety hyn cilesia “nga penxherja”. Artistit te ri i duhet nje orientues; ky eshte tregu, paraja, shitjet, fitimi neto. Shiko koncertet e hapura (tours) te Rollingstones sot. Ndermarrje te pastra ekonomike. Kenget qe u krijuan neper hotelet e pista ne St. Louis apo Baton Rouge u bene baze e mansioneve te rivieres franceze qe ata blene pas suksesit. Ja keshtu; po flasim per grupe qe bene revolucion ne menyren e konceptimit te bote, te rebeleve ne shpirt, jo per “rronxh bonxho” kot me koti.

    Halit Berati duhet te shesi disqe! Pike muhabeti. Edhe me nje italianke nga pas. Perndryshe do te duhet te rrotulloje pusin e naftes dhe ne fund, pas lodhjes, gjithnje e me shpesh “nuk do i beje kallami”. Mos na shih ne ti qe eglendisemi ne blogje. Te ishte per blogun, une vete as qe do merrja dot fryme ketu ku jam. Une mund ti lejoj vetes luksin e blogut, pasi i rri ne koke nje job-i qe kam, dhe ne fund, krahas stomakut, dua te ushqej edhe zemren.

    L’etranger, jam i bindur qe Klodi shume pak ka nevoje per zborin qe i bere ti. Deshtimet i merr vesh vete artisti “before you know it”. Supporti moral eshte ajo cka duhet qe ai / ajo te vazhdoje te guxoje.

  68. K. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 2:56 am

    emigranto, Suport moral?

    Po shume nga ata tipa ne hollywood prandaj englendisen rrugeve te zhubravitur nga suporti moral qe kane patur nga pseudo-dashamires arti te tjere!

  69. system32dll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:04 am

    E ctu desh mer Klod qe do fusje pikturat ketu ku jane mbledhur te gjithe kokat e shtetit.

  70. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:09 am

    K., peshku shpesh ngaterrohet me shtepi botuese apo galeri arti. Sado nje super-blog, peshku nuk i ka atribute. Ketu ne celebrojme njeriun. E kam thene dhe gjetke, gjeniun e boton Fayard-i.

    Ne cdo fushe ka 10,000 veta qe i nisen dhe vetem 1 arrin te behet George Clooney apo S. Dali apo CEO i nje korporate, for that matter.

    Peshku eshte ambjenti ku gelojne ata 10,000. Ai 1 eshte akoma anonim ketu. Kur te marri apartament ne Paris, nuk do kete kohe te merret me Peshkun. Se eshte Njesh. (jo zero e fyl, si na mesonte nje fare Vladimir, Vladimir)

  71. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:16 am

    Lindo faleminderit dhe pushime te mbara ne shqiperi!
    L’etranger , juve me folet per autore te medhenj dhe me sygjeruat “studim” mbi artin. Me lejo te mendoj te kunderten per nje cast.
    duke u nisur qe juve me njihni vetem nga pikturat me lart , po mundohem qe te them dy fjale mbi veten time. Un ka vizatuar me laps plumbi kur isha i vogel dhe deri ne moshen 10 vjecare , vizatimi ne klasen e 8 me ka dal 9. kam patur nje shkeputje totale per 10 vite ….ka tre vjet qe un pikturoj dhe vizatoj. Kam punuar te gjithe stilet , te gjitha metodat qe un njihja nga “te paret” kam bere edhe skulpture . Fakti eshte qe un pikturoj vetem kur kam koh te lire dhe kur jam me “nerva” sepse un po dipllomohem ne shkenza politike .
    Nje nga qellimet e mija ne keto postme me lart ka qene qe ; te kuptoj nese vertete pelqehen nga publiku ???? Ja vlen qe un te nis nga “A” rrugen time te artit??? Ja vlen qe te krijoj vetem nje linje timen apo eshte me mire ti perdor te gjitha stilet??….perke qe ju ftova te gjithve ne diskutim , qe te me ndimoni!
    Personalisht , e “mira” qe i atribuaj vetes sime ne pikture eshte qe; Un pikturoj pa e pare ne realitet objektin , gjithshka qe kam bere , eshte imagjinate e imja , dhe kete do e vashdoj gjithmone keshtu………!
    Pyetja e fundit qe do ‘ju beja ( si profesor arti) , me sa lexuat me lart , ja vlen qe un te vazhdoj me tej?
    flm ,dhe pranoj komentin e juaj , klodi

  72. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:22 am

    K. , flam per komentin . cka kam postuar me lart , eshte imagjinate e imja e paster !! un nuk kam pikturuar kurre dicka duke e pare ate. Kete e konsideroj pozitive ne veten time .
    Sinqeisht po te them qe mua nuk do me duhen kurre piktoret e medhenje dhe librat e artit …….me qellimin qe te mesoj prej tyre , i pranoj vetem per kulture personale.

  73. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:25 am

    Kam nje pyetje per te gjithe; Ja vlen qe un te nis nga “A” rrugen drejt artit?
    ps; ky eshte nje nga motivet perse ja kam vene titullin te tille artikullit!

  74. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:29 am

    L’etranger, jam i bindur qe Klodi shume pak ka nevoje per zborin qe i bere ti. Deshtimet i merr vesh vete artisti “before you know it”. Supporti moral eshte ajo cka duhet qe ai / ajo te vazhdoje te guxoje.

    Emigrant, dua te bej nja 15-16 citime, se ka shume pasaktesira ne ato qe shkruan, po mbase ndonje dite tjeter.

    Mos u merr me mua ti, merru me pyetjen : A jane art? Kjo eshte pyetja.

    Jo or ti jo… nuk jane… jane gjynah…jane kitsch…jane dy pika loti qe rrokullisen njera pas tjetres…jane mender telenovele… jane te rendomta…jane mohimi i ekzistences se ujrave te zeza…jane te demshme…

    Ti thua ta suportojme te vazhdoje te guxoje? Se tregu e derci verci.. se ne mase a cilesi sic cileson marksi etj etj…Une nuk guxoj te suportoj nje artist qe e ka te humbur davane ne ate fushe te artit te cilen levron. Une nuk i them “vazhdo provo” dikujt, veprat e te cilit nuk me ngjallin asgje. Perkundrazi i them :- “o vllajo, kap nej gjo tjeter…mos u merr me Faith Hill se s’i dihet me ke ka shku (PER SHEMBULL, them)…e ndoshta sic thote emigranti, ka artista qe s’kane $ me pagu qerane, dhe ti me siguri, as qerane e as fatura nuk ke per te pagu me kto Zot na fal piktura”…
    Ai/ajo mund te thote - shih se e kam per qef kto gjona…
    Aaaa ktu ndrro puna o emigranto…Kollajlleku me te cilin realizohen gjerat sot…te te jap ca shembuj…shifet Zajmina (ti s’e njef, artiste edhe kjo) duke akomodu refrenin ne kengen e rastit bere nga Stine (edhe ky artist) , artistin X.Y. qe ne saje te Flickr-it eshte i bindur se eshte Bresson, rima e njohur “-tuar: -tuar”, ose”- oj: oj ” ne blogun ZH. LL. pra gjithe ky kollajllek dhe guxim u krijon njerezve pershtypjen e pasakte se jane te gjithe piktore, kengetare, shkrimtare…
    Po traktoristin, hidraulikun, mamine, saldatorin, idiotin, noterin, hajdutin, deputitin, bujkun, mjelesin, zhbllokuesin e ujrave te zeza, me thuaj, me gjithe keta artiste neper kembe, kush do ta beje?

    PS:besoj se vihet re se qellimisht nuk merrem me krahasimet e tua mes artistit ne fjale, hipermetropikisht artdashes dhe Rolling Stones…

  75. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:30 am

    Klod, pyt 100 vet e bej si di vete, brother.

    Une do ti blija te gjitha krijimet me laps plumbi qe ke paraqitur ketu. Nuk do blija asnje tjeter vec tyre. Me shume do paguaja per #2, pastaj #6 e mdjekur nga #5. Por cmimet s’duhet te jene si te Monet - kuptohet, se as ti s’je Monet, as une s’jam beleres i Monet origjinal.

  76. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:31 am

    Shenim i redaktorit: se ne mase A cilesi sic cileson marksi etj etj te lexohet se ne mase KA cilesi sic cileson marksi etj etj

  77. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:34 am

    L’etranger , praktikisht po thua qe un ta le kete pune se nuk benper mua???? dhe tere kete e justifikon me cfar the me lart?????

  78. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:34 am

    L’etranger, nuk kisha gje me ty si person. Nuk merrem me ty. Qelloi prurja jote interesante. Nqse do te komunikosh prape me mua, mos perdor shprehje si “derci verci”.

  79. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:40 am

    Citoj: Un ka vizatuar me laps plumbi kur isha i vogel dhe deri ne moshen 10 vjecare , vizatimi ne klasen e 8 me ka dal 9. kam patur nje shkeputje totale per 10 vite ….ka tre vjet qe un pikturoj dhe vizatoj. Kam punuar te gjithe stilet , te gjitha metodat qe un njihja nga “te paret” kam bere edhe skulpture . Fakti eshte qe un pikturoj vetem kur kam koh te lire dhe kur jam me “nerva” sepse un po dipllomohem ne shkenza politike .

    Ja vlen qe un te nis nga “A” rrugen drejt artit?”

    Ia vlen Klod, degjo mua. Nga A-ja vella.

    Tani qe na the ate te shkencave politike, Emigranti edhe une jemi me te qete.

  80. system32dll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:42 am

    Nuk ka teme qe hapet qe mos zihen shqiptaret. Eh mer cuna artista te papame jeni te gjithe,mjeshtra te fjales te piktures,skulptures etj etj etj. Eh mjere universiteti Oxfordit qe nuk ju ka juve ne gjirin e tij. Hajt naten.

  81. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:44 am

    faleminderit emigrant per mbeshtetjen morale , sinqerisht kur dikush me thote qe nuk i pelqejne un e quaj normale sepse eshte ne mes Mr. Gusto , por kur dikush me thote qe duhet te heq dore sepse nuk ben per mua , un e shoh pak ngjyre Gri . me vjen me kollaj ta konsideroj Egoizem sesa keshille……..nuk e di pse , ndoshta eshte e natyrshme.

  82. K. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:45 am

    Ajt, flini ju te europes se nuk zgjidhen keto pune keshtu!
    Secili ka hobin e vet, une do bej alpinizem, dhe do behem alpinist..dhe kjo qenderon vecse ne hipjen e shkallave 2 e nga 2 dhe zbritjen 3 e nga 3.
    Sa per klodi thote ” Sinqeisht po te them qe mua nuk do me duhen kurre piktoret e medhenje dhe librat e artit …….me qellimin qe te mesoj prej tyre , i pranoj vetem per kulture personale.”

    Degjo per ate kulturen personale po flas, se e ka dhe nej histori ai lapsi i plumbit dhe e ka dhe qejfin e vet lapsi ku shnderrit me shume.
    Jo cdo ngjyre shkon ne mur!!!

    Te lutem ti “etranger” mos perdor shprehje tipike shqiptare derci verci…se ketu po flasim kokeulur per art dhe jo pallavra!

  83. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:46 am

    Citoj emigranti thote: L’etranger, nuk kisha gje me ty si person. Nuk merrem me ty. Qelloi prurja jote interesante. Nqse do te komunikosh prape me mua, mos perdor shprehje si “derci verci”.

    Prape merresh me mua. Une nuk kam rendesi. Ndjeshmeria jote e(ste)tiko - gjuhesore eshte lehtesisht anipse qendrueshem kontradiktore me shijet e tua vijon epiteti i duhur ne fushen e vizatimit.
    derci verci, njeren-tjetren, bam-bum, jane sidoqofte te perkembyeshme.

  84. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:49 am

    L’etranger , u prezantove si “profesor arti” , si te shkau nga duart kuptimi i titullit te artikullit? , un nuk thashe qe te krahasohem me modiglianin &co ….qe me bere ate kritike superiore.
    Meqe je profesor arti , cila pikture me lart i afrohet artit?????
    cfar me sygjeron ti???
    Cfar sheh tek un?????

  85. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:50 am

    Pyetja qe ne fillim eshte gabim. Eshte shume e veshtire te mos quash dicka te tille art pasi art mund te quhen edhe zhgarravinat e nje kalamani. Nje shkalle me lart do te ishte pyetja a eshte art i pelqyer nga peshkataret. Kjo eshte pyetje subjektive dhe te gjithe mund te japin pershtypjet e tyre. Nje shkalle me lart dhe pyetja e vertete qe mendoj se duhet te bente Klodi do te ishte se sa i suksesshem mund te ishte ky art tek publiku X apo Y. Kjo do te ishte pyetje disi me objektive dhe vetem dikush qe merret me shit-blerjen e objekteve te artit tek tregu X apo Y mund t’i jepte pergjigje.

    Per sa me perket mua, disa nga pikturat (psh tre te fundit) me pelqejne dhe s’do ta kisha problem te paguaja njerfare shume per t’i varur tek muret e shtepise time, te tjerat edhe po te m’i falnin s’do t’i doja. Kjo eshte nje pergjigje subjektive sipas shijeve te mija, pergjigjet objektive ja le specialisteve.

  86. L’etranger thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:57 am

    Dori, specifiko urgjent ne cilat mure do i varje te lutem.

    Klodi , we love you: dhe une nuk jam pedagog/e arti. (Po ti thuaj o derman, qe nuk doje te krahasoheshe me Modiglianin se perdesh u persheshem edhe me Emigrantin.)

    Te te shkruaj neser vella, se me ate punen e lapsit dhe te mesatares ma hengre melcine. Po iki te fle.

  87. Ilirjan Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 4:47 am

    L’etranger,

    Gjithmone eshte me e lehte te kritikosh e te shesesh mendje se sa te krijosh vete. Per sa kohe ti nuk na ke sjelle ndonje gje me te hajrit ketu tek peshku (apo edhe gjetke), rri urte e mos u ndje. Ne ketu tek peshku parapelqejme me teper krijuesin se sa kritikuesin. Te pakten rolet e “uceve” ne pergjithesi jane me te urryera se sa ato te “kadarave”.

    Une njohes i arteve figurative nuk jam, ndonese e bukura me pelqen dhe dua ta shijoj. Megjithate ne bindjen time, per asnje pikture nuk ia vlen te paguhet mbi 1 milione dollare. Nganjehere vlerat “moderne” te pikturave fryhen kot edhe nga kritike te njohur te artit. Me kujtohet qe ne nje nga ato show-t 20/20 ne abc (american channel), ku John Stossel kishte sajuar dicka per te provuar pikerisht boshesine e ketyre kritikeve. Ai kishte marre piktura te femijeve 5-11 vjec dhe kishte hapur nje galeri me to. Kishte ftuar edhe kritike te njohur te artit te komentonin mbi pikturat “abstrakte”. Te vinte per te qeshur te degjoje goxha kritike te komentonin e shpjegonin abstraksionin ne pikturat e padjallezuara te kalamajve. Bile nje nga ato kritiket po thoshte ekzaktesisht “Ne pamje te pare, nje sy i pastervitur mund te thote se keto jane krijime kalamajsh, por ne fakt pas atyre pamjeve ka emocion dhe ide te medhaja.” Stossel nuk e mbajti dot me dhe tha: ” - Ne fakt keto piktura i kane bere femije! Nuk jane piktura profesionistesh.” Kritiku i shquar, u kap gafil dhe nuk dinte c’thoshte me pas. Me kete l’entranger dua te them, qe ka mbase te ngjare qe ato shijet e tua abstraksioniste te mos jene gje tjeter vecse dicka kallp. Si ato te “kritikeve te medhenj”.

    Lere rehat te tjeret te shprehin ate qe duan ne menyre artistike dhe mos harro se nuk te ka vene njeri ne juri. Persa i takon pikturave, Klodi, padyshim qe jane art. Kur te na sjelli l’etranger-i ato krijimet e veta, le t’i krahasojme pastaj.

    Tung

  88. k. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:02 am

    ja ku kemi nje shembull tjeter te dikujt qe nxjerr shpaten nga milli dhe thote: “Gjergj…po je gjalle…dil e lufto”
    Vazhdon ende ajo ideja qe eshte “turp” nuk eshte e “sjellshme” te kritikosh.
    Dale ere dale! Se dikush ben nje post qe se pari e nis me pikepyetje dhe per me teper te fotografuara dhe te parregulluara ( nuk mund ti prisje me ndonje aplikim?).

    Dhe i suleni dikujt qe thote “Jo, ere …pergjigjia e pyetjes tende eshte JO”

    Klodo, ta vleresoj punen se nuk eshte vizatim/pikture qe te morri 10 minute dhe hajde, por pyetje si kjo ” Meqe je profesor arti , cila pikture me lart i afrohet artit?????”
    te lutem, se u kthye diskutimi si prinder leshko te harbuar perpara nje mesuesi qe i ka vene 7 femijes se tyre!

  89. qoftelargu thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:05 am

    Eh..,e dinim pataten buke,gjelle dhe peshk e ajo su be fare atje ku e mbollen.Na dalin ca keshilltar qe kujtojne qe peshku nuk duhet qeruar dhe gjejne kohe atje ku nje profesionist nuk e di qe patatja paska qene edhe peshk.KLODI!Vazhdo te krijosh,kriticizmin e bejne te diturit,ne fund te fundit nuk ke ca humbet,krijimet e tua une do ti ble me larte nga EMIGRANTI

  90. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:11 am

    Sinqerisht K. , nga natyra ime jam pozitivist , dhe kjo mbase me ka ndimuar shum. Un pranoj cdo lloj kritike konstuktive , ashtu sic pranoj cdo pergezim apo urime per punen time. Ajo qe me ben te ndjehem keq eshte kur dikush me tthote ” lere kete pune se nuk ben per ty”.
    Nga te gjitha komentet me lart , me rezulton qe per shumicen eshte art , nganjehere eshte art shum i pelqyer. …..mendoj qe nuk do ja ve veshin shum atyre qe me thone ” bej ndonje pune tjeter se nuk eshte per ty arti” .

  91. K. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:22 am

    Ej Klodo nuk eshte bej ndonje pune tjeter…ti bej ca te duash ere vella! Une e kisha me pyetjen tende aty siper!
    Por nuk me duket qe ti beson shume tek puna jote dhe ketu del i gjithe problemi.
    Une u kapa me shume me komentet se nuk arrij dot ti suportoj Superlativat.
    Nese doje koment per pikturat … ja ca mendoj une personalisht:

    2, 9 dhe 10 jane ne nje linje. Cdo gje e vizatuar qe shkon ne nje drejtim . Sidomos e dyta njehere nuk me pelqen se nuk ka asnje thyerje.( mengjarash je ti?) Firma ashtu siper duket si ato shkrimet tek universiteti….tip pink floyd etj etj
    4, 5 dhe 7 dhe mund mos ti kishe vene. Ajo me kitare njehere, duket si vizatim kur je ne ore mesimi dhe ske me ca merresh.
    8 dritehijet nuk i ke ne rregull. Nuk merret vesh a eshte qiriri e vetmja drite, apo ndonje vend tjeter.

    ato 2 te fundit i ke te mira.

    dhe mos u emociononi kaq shume. kjo eshte si “pershendetja me e perzemert ne boten e artit”

  92. qoftelargu thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:23 am

    Cfryuni,cfaquni ashtu sic jemi ne realitet,te ishim aq te zote nuk do te na i benin detyrat e shtepise te huajt.Mos valle ne jemi per detyrat jashte klase?

  93. K. thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:25 am

    dhe nje tjeter…duhet ti presesh keto fotot. Prsh ajo e parafundit i humbet ngjyrat fare nga sfondi kafte qe ka!

  94. gjergji Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 5:41 am

    klodi si hobi qe e ke, mir duken. …per kta qe “i hane duart” nga superpelqimi. e qe dun me t’i blere e me i pare me ore te tera, u sugjeroj t’shkojn me ndonje muze a ekspozite profesionale.

  95. Idris thotë:

    9 Shtator 2007 @ 6:45 am

    C’kenaqesh kur lexon “kritika” ketu me parimin “s,me pelqen”.’hiq kete dhe ler ate”.
    Ja shembulli.
    Qeveria “ne diete” e Sales nuk e kuptonte perse duhej orkestra e filarmonise shteterore aq e madhe dhe dergoi nje ekip ta studionte problemin ne vend me te drejte vendimi “per shkurtim vendi te tepert pune”.
    Pas perfundimit te punes se ekipit ja disa mendime te ngjashme me kritikat.
    -I nderuar K/minister shkurtuam 10 violiniste nga 12 qe ishin.E perse duheshin kaq shume kur te njejtit i binin nje avazi dhe perdornin te njejten vegel ….po ashtu gjetem si te papershtatshem tre instrumentiste me harqe prej te cileve lame nje.Pasi i provuam gjetem se te gjitha kishin te njejtat nota dhe pothuaj nxirnin te njejtat tinguj……
    Doni me……..Ose po e leme per raportin e paraqitur nga studimi per shkrirjen e Akademise se Shkencave.
    Klodi ty te do shkurtuar peneli sepse te gjitha i ke bere me te njejtin besoj, megjithse e kam te paverifikuar ne vend.Keitika tip “to be continued”

  96. eT thotë:

    9 Shtator 2007 @ 8:02 am

    Klod, nuk eshte Art. Artin e bejne artistet. Ti je lugat ! ( tere naten italiane qe poston :D )
    Pak me seriozisht : arti o behet (vepra) o flitet (kritika). ne se ty te pelqen te besh art : Beje !
    Ne se do te gjesh kuptimin se ç’eshte art , ti kurre s’ke per ta bere ate.

    ART !
    http://www.radiobase.net/picture/upload/Image/nexus/fontana.jpg

  97. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 8:31 am

    Klodi, ne mbeshtetje te mikut tone eT po tregoj edhe une nje histori te shkurter ne lidhje me pyetjen “A eshte art?”.

    Nje gjysh qe punonte si disenjator artistik ne nje gazete dikur para epokes se kompjuterit kishte nje arkiv me fonte te ndryshme, pra alfabete ku germat ishin te dizenjove te ndryshem qe i pershtaste sipas rastit per raste te ndryshme. Kishte alfabete me germa te lakuara, germa te thjeshta, germa te trasha, elegante, te pjerrta etj etj

    para epokes se kompjuterit keto germba ishin fizike dhe ruheshin ne ca si tip librash te trashe. Dy nipet e gjyshit ne moshen 4-5 vjecare vinin dhe luanin me germat, me ore te tera kalonin duke pare A-te e ndryshme, e B-te e C-te. Forma forma, lloj, lloj…Kjo ishte arsyeja pse donin te shkonin gjithmone te puna e gjyshit…

    Kalojne 3 vjet. djemte jane tani 7-8 vjec. Shkojne nje dite te puna e gjyshit dhe gjejne alfabetet e dizenjove te ndrysheme. Pasi i remojne shpejt e shpejt kthehen nga gjyshi:

    “Po c’duhen kaq shume “A” e kaq shume “B”?, keta alfabete jane njesoj, pse duhen kaq shume lloje te ndryshme formash?

    Cfare kishte ndodhur qe femijet humben interesin tek germat e ndryshme?

    Ata kishin mesuar te lexonin. Kuptuan qe Alfabetet ishin identike ne kuptimin qe kishin te njejtat germa, vetem deizenjot ndryshonin. Ata kishin nisur ti shikonin ato germa thjesht si TEKST, ndersa me pare se te lexonin ata shikonin forma te mrekullueshme, tani shikonin C-te dhe F-te dhe nuk arrinin me te shijonin vleren artistike, ekspresive te dizenjove.

    Morali i fabules eshte, qe Arti eshte art edhe kot per qejf. per kenaqesine qe i fal syrit. S’ka nevoje te kete patjeter nje qellim ne vetvete. A i mjaftonte nje Alfabet i vetem gjyshit per te shkruar gazeten? Sigurisht. Por gjyshi ishte artist. pra PO eshte art, sikur dhe thjesht e vetem per estetike.

  98. akksidental thotë:

    9 Shtator 2007 @ 9:41 am

    o klodi po ti nuk ke ber shkolle thua.. cfar pret mor burr..

  99. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 9:46 am

    Prandaj Klo, lëri ata që kanë ‘mësuar’të lexojnë artin, dhe bëj art për qejfin tat dhe të atyre që ju pëlqen… Po ta kishe kaluar natën pa komentuar dhe duke bërë ndonjë gjë tjetër (e non parlo di dippingere :P ) do t’ja kishe parë hajrin natës :)

  100. artan thotë:

    9 Shtator 2007 @ 9:51 am

    Sigurish art..pa as nje diskutim urime dhe suksese .

  101. alb thotë:

    9 Shtator 2007 @ 10:11 am

    Me shume se art mund te thuash deshmi “shpirti”, impenjimi dhe rrespekti. Nuk humbet si mundim aspak… per me teper ka mbet ne nivel hobi.

    PS. Mua me pelqejne me shume situatat nen te cilat autori i ka punuar.

  102. eT thotë:

    9 Shtator 2007 @ 10:19 am

    djema, lereni djalin te fleje !
    Ps:ka qene turni i trete :D

  103. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Shtator 2007 @ 3:25 pm

    Idris , si gjithmone dashamirsia jote eshte prezente.

    eT , ndaj plotesisht mendimin tend.

    Blend , flm per argumentin me vlera.

    Artan , flm

    alb , flm edhe ty

    edrus , ne fakt kam qene turni trete , te besh hostes do te thote te kthehesh ne shpi nga ora 3 e nates ketu ne bologna. Mbreme ters i madh , sa u ketheva ketu gjeta njerin qe me thoshte , “arti nuk ben per ty” ….dhe nata nuk pati fund! grazie endrus ….e ti dico che dormo da solo sfortunatamente.

  104. K. thotë:

    10 Shtator 2007 @ 8:11 am

    Sis u be ketu per Klodin si konference Shtypi e panderprere! :)

  105. ana thotë:

    10 Shtator 2007 @ 1:26 pm

    pak me vonese por do doja te shprehja edhe une mendimin tim per sa i perket pikturave te presantuara nga ty klodi….persa i perket pyetjes tende ne eshte art o no …une do ti pergjigjesha qe eshte art ajo qe te trasmeton dicka dhe mua pikturat e tuaja me trasmitojne shum… ne vecanti piktura e dyte..me trasmeton nje ndjen malinkonie,solitudine,pritje…une do te thoja vazhdo te pikturosh nese per ty eshte pasjon sepse nese piktoret e medhnj jene bere famosi mbas vdekjes une te uroj qe ti te behesh edhe perpara….pastaj eshte umane qe jo te gjith do ti pelqejne pikturat e tuja….pastaj do doja te te keshilloja nese mundem qe te studiosh ndonje liber arti nuk eshte keq..jo vetem per kulture personale por edhe per perdorimin e ngjyrave,prospetiven pasta edhe Leonardo ka pasur mesuesin e tij maestron Verrocchio..Te uroj shum suksese per sa i perket piktures por edhe studimeve…

  106. cluephone thotë:

    11 Shtator 2007 @ 10:27 am

    mqs sta tha asnje klodi (pa te keq gjithmone) …
    ti me duket se ke ngateruar vendin qe i ke sjelle ketu keto.
    dhe kjo i jep pergjigje pyetjes tende: po te ishin art nuk vinin ketu.
    se ketu jane extremet (o te gjithe artiste o asnje … mer ke te duash nga keto dy mundesi se jane te njejta) dhe nuk ke njeri qe te te thote dicka sagllam, se po te ishte ashtu nuk do ishte duke duke peshtyre lart e poshte … po diku tjeter.
    keshtu qe go in peace dhe i sqaruar o klodi …
    dhe here tjeter gjej shoket po qe se do te besh art …

  107. florida thotë:

    11 Shtator 2007 @ 11:33 am

    njerzit e talentuar lindin te tille,nuk behen.ti je nje talent i lindur.jam krenare per ty.puc fort

  108. doriani thotë:

    11 Shtator 2007 @ 12:08 pm

    me pelqeu piktura e pare(me sa marr vesh une me duket se ishte nje kompozim).Tenton te ngjalle emocione celebrale dhe me mua ia arriti,me beri te meditoj mbi te.Per zgjedhjen e ngjyrave e tj,nuk arrij te jap nj mendim qepse edhe pse kam patur shume miq piktore nuk mi kane mesuar keto te “fshehtat e zanatit” por di te them se ato ngjyra e nuanca me ndihmuan mua personalisht te kuptoj me mire ate trasparences e femres,qe dote thote se me nje publik si une ke arrtur te komunikosh me se miri.Sa per ate pyetje qe “eshte art apo jo,meqe e ke bere ti drejteperdrejte,po pergjigjem se une zakonisht komentoj punen qe paraqitet dhe jo komentet e te tjereve,doja te thoja se padyshim qe eshte art,por se deri ne cfare majash arrin ,besoj se ketu askush nga ne nuk mund te jape pergjigje te sakte(gjithmone ne menyre relative)urime ne te ardhmen

  109. nanuka thotë:

    11 Shtator 2007 @ 12:24 pm

    Klodi ne Biennalen e Tiranes do te shkonin per mrekulli keto “pikturat” e tua, se keshtu si eshte katandisur arti ne Shqiperi apo edhe ne disa vende ne bote, edhe keto qe ben ti mund te quhen art dhe te pelqehen nga syri i mases se gjere.Ka rene kaq shume niveli i artit saqe masa nuk kupton me se cfare eshte art dhe cfare jo, qe ne rastin tend eshte jo.
    Mos e keqkupto komentin tim, por po i pergjigjem titullit tend, sipas gjykimit tim personal dhe vetem.
    Gjithe te mirat.

  110. artan thotë:

    11 Shtator 2007 @ 12:50 pm

    Klodi,..
    do te kishte qene super sikur ti kishe vene seciles,nje emer per t`na ndimuar me shume se c`ke dashur t`thuash me secilen pikture .. :)

  111. leda thotë:

    20 Shtator 2007 @ 9:31 am

    lodi te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.pikturat me pelyen shume.vazhdo keshtu se je ok.urime.te perqafon shum leda&joyce

  112. odeta thotë:

    21 Shtator 2007 @ 12:14 am

    klodi je nje artist i vertete komplimentet e mia je shum i zoti shpresoj q

  113. alb thotë:

    21 Shtator 2007 @ 12:18 am

    art mer art eshte po hec

  114. SONA thotë:

    29 Shtator 2007 @ 10:56 am

    KLODI URIME JE VERTET I TALENTUR ME PELQEJN SHUM PIKTURAT ETUA DO DOJA TI KISHA NE SHPIN TIME .TE UROJ SUKSESE TE METEJSHME .DHE MOS DEGJO SHUM TE TJERT SEC THON SENE SHQIPTARET EKEMI KETE DIFEKT QESI JAPIM KURAJO KURRKUJT POR TI PYET SHTAT ATET DHE BEJ SI DI VET OK.TE URROJ ME SHPIRT SUKSESE TE ME TEJSHME.

  115. sona thotë:

    29 Shtator 2007 @ 11:51 am

    Artan kishe na 1 gje tjetr per te shtuar se ate te paren ekuptova ket te dyten sta mora vesh ate erdhi hidhur qe thash per ne shqiptare qe keshtu jemi a si .

  116. BOLLANO alfred thotë:

    30 Shtator 2007 @ 10:52 pm

    PO ESHTE VERTET ART do te ishe me fat te madh ne rast se pikturat e tua do binin ne syte e nje kopetenti natyrisht dhe ai do ishte me fat po ti shikonte

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.