Ndizet e majta. Meta: Asambleja e PS-se, forum tradhtaresh
Gazeta Shqip
Ilir Meta shpërtheu dje në akuza ndaj lidershipit të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e konventës kombëtare, kreu i LSI-së nuk i kurseu aspak tonet e larta ndaj ish-aleatëve. “Për fatin tonë të keq, tashmë në krah të Doktor Rrumpallës është vendosur me krenari kryetari i radhës i Partisë Socialiste”, konstatoi ai. Meta pranoi se është i tronditur, por jo dhe aq shumë i befasuar, që anti-Berisha më i egër i të gjitha kohërave ka ulur kokën butësisht në gijotinën e Kryeministrit. “Ashtu sikurse jam i çuditur nga ngrefosja e paturpshme, me të cilën ai dhe lakenjtë e tij, që më parë kanë qenë gjithë lakenjtë e kryetarëve dhe kryeministrave të PS-së, e shesin këtë tradhti para popullit shqiptar dhe para vetë opozitës”, u shpreh Meta. Sipas të cilit, për kryetarin e radhës së PS-së, nuk është problem që një ditë të shfaqet si antisocialist i tërbuar dhe një ditë tjetër si kryetar i socialistëve. “Një ditë si militant i tërbuar i PS-së dhe ditën tjetër si qytetar dhe pa parti; një ditë të jesh anti-Berisha më i madh, një ditë të përjashtosh 6 deputetë se bashkëpunojnë me Berishën, por vetëm pak muaj më vonë të mburresh se bashkëpunon vetë me të”, nënvizoi Meta. Ai kujtoi se Rama një ditë e damkosi Fatos Nanon si ortak i Berishës dhe politikës së vjetër, por pak muaj më vonë ia kaloi edhe atij për dashurinë ndaj Doktor Rrumpallës. “Një ditë ta damkosësh Berishën si kriminel dhe dy ditë pas krimit t‘i rrahësh shpatullat Sali Berishës dhe t‘i thotë jemi bashkë”, tha Meta. Sipas tij, nuk ka aspak rëndësi se çfarë përfaqëson sot kryebashkiaku që e ka harruar Tiranën dhe që vrapon të shkojë në një fshat të Pukës 5 orë, për të zbuluar se sa e varfër është atje popullsia. “Kur vetëm 5 minuta me makinë nga zyra e tij mund të shikojë se në çfarë mjerimi banojnë ata që ai duhet t‘i qeverisë banorët e Laprakës, Alliasit, Kombinatit, Sharrës dhe të shumë zonave të tjera”, insistoi Meta. Sakaq, ai konstatoi se mjafton të shkojë në një ceremoni varrimi për të parë se prej vitesh nuk ka vende as për të varrosur njerëzit dhe duhet të paguash njerëzit e bashkisë për të varrosur të afërmit. Megjithatë, sqaroi ai, ne nuk jemi aspak të penduar që nënshkruam për koalicionin opozitar dy vjet më parë. Me tej, Meta u ndal te Kodi i ri Zgjedhor i propozuar nga PS-ja e PD-ja, duke deklaruar se modeli spanjoll sjell probleme të mëdha. “Me kodin që duan të bëjnë këta, deputetët kthehen në rrogëtarë të dy partive”, nënvizoi Meta, sipas te cilit, koalicioni opozitar është shkatërruar çdo ditë e më shumë nga kreu i PS-së, i cili i ka hapur rrugë përmes një aleance Berisha-Rama. “Me sistemin që duan të propozojnë, PS e PD duan të përjashtojnë vullnetin politik të 1/3 së shqiptarëve që kontribuojnë më shumë për vendin”, nënvizoi kreu i LSI-së. Në vijim të fjalës së tij, Meta vuri theksin në rënien ekonomike të vendit gjatë qeverisjes “Berisha”, duke theksuar se, tregues i mënyrës së qeverisjes është realiteti i mjeruar. “Edhe raporti më i fundit i OKB-së tregon qartë katastrofën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë, që drejtohet nga një qeveri e paaftë”, u shpreh Meta, i cili shtoi se, “do të vazhdojmë në mënyrë të vendosur të kërkojmë largimin e Kryeministrit, sepse është një barrë e madhe e shqiptarëve për të ardhmen evropiane, sepse është një Kryeministër me të cilin shqiptarëve do t‘u duhet të presin 40 vjet që të arrijnë të ardhurat si një vend që është në eurozonë”. LSI-ja siguroi se do të vazhdojë të luftojë për të garantuar që gjithë shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre nëpërmjet përfaqësimit në sipërmarrjet politike. Kreu i LSI-së preku edhe reformat që i duhen vendit në fushën e bujqësisë, çështjes së pronave, mjedisit etj.


14 Prill 2008 @ 3:59 pm
“LSI” Lidhja e Skrapallinjve te Inatosur! Futja kot o Ilir se ke kohe per brockulla….. Vetem ne Shqiperi mendohet si puna jote qe kundershtarin politik e ke edhe armik personal deri ne vdekje, prandaj Shqiperise do ti duhen jo 40 vjet sic e the edhe vete me Berishen por 400 vjet me politikane si ty qe e filluan librezen e punes direkt Kryeminister……
14 Prill 2008 @ 4:01 pm
Te gjitha keto qe ka thene Meta ne lidhje me Ramen dhe veprimet e tij politike, jane te verteta dhe te njohura edhe per militantin me te humbur socialist ne nje fshat te larget, qe shkon ta takoje Rama. Pyetja duhet te shtrohet, se si ka arritur ky person te nenshtroje forumet drejtuese te PS-se dhe praktikisht te gjithe PS-ne? Si ka mundesi qe kete lloj hipokrizie qe ka Rama dhe deformimi qe i ka bere PS-se, nuk ka kundershtare brenda forumeve te partise, pervec ndonje zeri si Petro Koci, qe tashme eshte i izoluar dhe ndikimi i tij eshte shume i vogel tek anetaresia e PS-se?!
14 Prill 2008 @ 4:12 pm
Neritan Ceka: Edi Rama flet shpesh me teoritë e Duçes
“Sot 18 vjet pas përmbysjes së statujës së Enver Hoxhës, PS flet jo vetëm për ‘Një anëtar një votë’, por ‘Një program një lider’ dhe kjo nuk ka si të mos na i bëjë gjakun përsëri ujë, kur kujtoj që kjo ishte parulla e Duçes dhe lideri i tyre, për çudi, i ngjan në ca fjalime që shkon që nga Duçja e deri te De Goli, dhe nuk e di se parulla të tilla i ka hedhur poshtë rinia evropiane që nga viti 1968″
Marre me shkurtime nga gazeta “Panorama”
14 Prill 2008 @ 4:41 pm
Nuk e dija qe Neritani qenka bere anarkist Parizian i 1968es :)…Neritanin e dua fort…si historian…po si politikan leshon ca po*rdha kot. Te kishte fituar ate vendin e Presidentit do kish bere mire…se atje i takon…jo ne politike.
Pajtohem me Danielin me siper…eshte qesharake qe parti si Levizja Skraparllie per Ilirin…qe ka vetem nje qellim…pushtetin personal te gruas se Ilir Metes (se vet ai s’ka as “bolet” e Flakes per ate pune)…te akuzoj parti te tjera se po krijojne parime “nje program nje lider”. Parti qe u krijuan VETEM per aresye personale te Ilir Metes…si LSI-ja…nuk duhet te akuzojne te tjeret. Ato parti duhet te zhduken nga politika Shqiptare…ashtu me gjith 90% e partive te tjera te vogla qe kan per qellim vetem perfitime personale te liderave te tyre…parti me 10 antar.
Akuzat anadolleke kundra Edi Rames se qenka “pajtuar” me Sali Berishen apo PD-en…jane tipike te politikes 18 vjecare Shqiptare…ku nuk shikohen nevojat e kombit, ku nuk shikohet nevoja per bashkpunim per nje te mire…po shikohet vetem grindja personale dhe armiqsia deri ne vdekje. Te bashkpunosh me qiverine aktuale per te kryer reforma te NEVOJITSHME per Shqiperise si reforma zgjedhore dhe te tjera…nuk ka te bej aspak me pajtim me nje parti tjeter apo jo. Eshte bashkpunim me qiverine per te avancuar reformat e duhura.
Politika e Levizjes Skraparllie per Ilirin dhe te partive te tjera eshte vetem politika KONFLIKTUALE…pra…po qe se armiku tend politik eshte ne qiveri…kjo do te thote qe nuk do ti flasesh me goje per 4 vjet…do ta shash e do ta akuzosh dhe do besh protesta cdo dite ne oren 12 deri ne 12:30.
Qe Berisha eshte kush eshte…kjo dihet. Po kjo s’do te thote qe me QIVERINE…te pakten si institucion qe perfaqson pa pare se kush e perfaqson…nuk duhet te bashkpunosh per reforma jetike per avancimin e Shqiperise. Kjo eshte nje etape e re ne politiken Shqiptare…dhe dicka qe pikerisht PS-ja e Edvin Rames (qe tashme u krahasoka me cdo lider qe nga Ducja deri tek De Goli…ne krahasim me De Golin eshte dicka e keqe) ka sjelle.
Ne e shohim bashkpunim me qeverine…si “dobesi”…si “dorzim” i opozites…akuza qe behen dhe ktu tek Peshku ne menyre te rregullt…sepse ne jemi mesuar te shohim vetem opozite qe cirret shesheve me arkivole dhe me kallasha. Nuk jemi mesuar te shohim nje opozite qe ve interesat kombtare para interesave personale te liderave te saj. Eshte dicka teper abstrakte per ne Shqiptaret…qe per nje reforme te detyruar…te ulet opozita me qiverine dhe ta hartojne. Ne duam vetem konflikt si ndeshje futbolli se ndryshe nuk e perceptojme dot politiken.
Ilir Meta tashme eshte i inatosur se Edvini nuk i dha 15 deputetet qe kerkoj Levizja Skraparllie per Ilirin…dhe prandaj ka fillaur fushaten e tij anti-Edviniste. Dhe se po nuhat fundin e partise se tij dhe te partive te tjera te vogla me reformat zgjedhore.
Edvini mund dhe te mos dali i fituar etj etj…gjithsesi ai mban idealet e tij mbi te gjitha…ideale qe nuk i kompromenton…nje fryme bashkpunimi dhe nje fund te konfliktualizmit destruktiv te politikes Shqiptare.
14 Prill 2008 @ 8:07 pm
Ore qe kur jane bere militantet PS kaq paqesore?
Me duket se nuk jane te njejtit militante qe per pak e cuan vendin ne zgjedhje te parakoheshme jo larg por me pak se nje vit me pare. Cfare ka ndodhur?
Sali Bersha eshte bere si Hayman Roth dhe Edi Rama si Michale Corleone Ju kujtohet si Michale me tu bere Don ndryshoj bisnesin e familjes Corleone nga import vaji ulliri tek kazinote Edi ndryshoj PS nga e vjeter tek e re. Dhe Hayman Roth I jep atij nje cope te bizneist ne Havana qe ta kete ne krah si partmenr dhe jo si armik Berisha i dha biznesin e lejeve te ndertimit dhe Michale Corleone u be pule ( per momentin ) si Edi me Berishen
————-
ROTH
You all know MICHAEL Corleone — and we all remember his father. At the time of my retirement — or death — I turn over all my interests in the Havana operation —
ROTH
– to his control. But — all of you will share. The National will go to the Lakeville Road boys. The Capri to the Corleone Family. The Sevilla Biltmore, also, but Eddie Levine of Newport will bring in the Pennino Brothers — Dino and Eddie - for a piece, and also to handle the actual casino operation. And we’ve saved a piece for some friends in Nevada, to make sure things go smooth back home. I want all of you to enjoy your cake — so, enjoy.
—————
te tjerat jo po opozite konstruktive jo po kontradiktore etj etj jane peralla. Shkurt per momenitn Edi eshte i kenaqur me copen e kekut qe ka mare nga Berisha dhe ai hesht.Kur ti hapen orekset per copa te tjera do te bej perseri shantzhe e kercenime
14 Prill 2008 @ 8:35 pm
Cudi e madhe…Koth-ja hidhet perpjet e na thot se Edvin Rama paska bllokuar lejet e ndertimit per 2 vjet…i ka be presion ndertuesve Arnaut…ndersa Toko-ja na sjell informacion te ri qe e paska pas Berisha ne dore dhe tani ja ka dhen Edvinit. Mendje mendje kjo bote…
14 Prill 2008 @ 9:14 pm
“Lejet e ndėrtimit nisin nė shtator”
Shkruar nga Eriona Ymeri
Saturday, 18 August 2007
Më në fund të gjithë ndërtuesit do të marrin frymë lirisht. Në shtator Këshilli i Rregullimit të Territorit në kryeqytet do të nis punën për të shpërndarë lejet e ndërtimit për firmat private. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Kabinetit të Bashkisë, Eduard Shalsi, kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika. Sipas tyre, konstituimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit do të bëhet në shtator dhe duke u dhënë mundësinë ndërtuesve që të marrin lejet për të vazhduar normalisht punën.
Që pas pezullimit të punës së KRRT-së së mëparshme, ligji i ri për Urbanistikën bëri që të ngrihet një tjetër KRRT, tashmë jo me 23 anëtarë, por vetëm me 9 të tillë. Në këtë mënyrë zgjedhja e anëtarëve të rinj sipas formulës së ligjit të ri do të bëjë të mundur dhe zhbllokimin e punës për dhënien e lejeve të ndërtimit.
Deklarata
Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të Bashkisë, Eduard Shalsi, situata e krijuar është absurde. Prej dy vitesh janë dhënë shumë pak lejë nga ana e KRRT-së së kryeqytetit, duke e çuar situatën në kaos. Ndërkohë që e cilëson si të patolerueshme faktin që qeveria ka miratuar një ligj kur përzgjedhja e anëtarëve të KRRT-së duhet të ishte bërë kohë më parë. Sipas tij, numri i kërkesave për leje ndërtimi është shumë i madh, ndaj dhe institucioni që KRRT-së duket të kish nisur shqyrtimin e tyre. Por ajo që duket se shqetëson më shumë pushtetin vendor, është se bashkia e Tiranës nuk ka më të drejtë për dhënien e lejeve të ndërtimit. Ligji i ri i ka kufizuar kompetencat e pushtetit vendor. Ndërkohë që kryetari i Këshillit të Bashkisë, Sokol Dervishaj shprehet për gazetën se puna për dhënien e lejeve do të nisë menjëherë pas konstituimit të KRRT-së. Sipas tij, gushti ishte muaji i papërshtatshëm për të bërë zgjedhjet e anëtarëve, ndaj procedurat janë lënë për në shtator. “Problemi është se pas pezullimit të këshillit të mëparshëm, puna ka ngelur në konstituimin e këshillit të ri. Mendoj se në shtator do të nisë puna normalisht për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të KKRT-së. Përzgjedhja e kandidaturave është…. SIpas Tirana Observer
————–
Pasqyra e shtypit - 24 janar 2006
Gazeta Shekulli
“Di Stasi: Mbledhja e KRRT nga prefekti, nė dėm tė pushtetit vendor”, ėshtė titulli i shkrimit nė faqen 5 qė pasqyron njė letėr qė presidenti i Kongresit tė Autoriteteve Vendore dhe Rajonale tė Kėshillit tė Evropės Xhovani di Stasi i ka dėrguar kryeministrit shqiptar, ku ai ka shprehur shqetėsimin e tij pėr prekjen e kompetencave tė pushtetit vendor nga qeveria qendrore. Di Stasi ėshtė shprehur se pas kėtyre veprimeve tė fundit ėshtė i nevojshėm njė raport monitorimi pėr gjendjen e demokracisė vendore dhe rajonale nė Shqipėri. “Unė jam befasuar kur kam lexuar mbi projektligjin qė i jep mė shumė fuqi prefektit dhe qeverisė qendrore pėr tė mbledhur Kėshillin e Rregullimit tė Territorit dhe qė ėshtė paraqitur prej jush nė Kuvend. Ne po pyesim veten nėse kėto dispozita tė reja nuk do tė kufizojnė edhe mė tepėr kompetencat e pushtetit vendor nė planin urbanistik (referuar artikullit 10 tė Ligjit Organik tė organizimit dhe funksionimit tė qeverisė vendore)”, ka thėnė Di Stasi mes tė tjerash nė kėtė letėr. Sipas shkrimit, Di Stasi para pak ditėsh ishte nė Tiranė pikėrisht nė njė mision faktmbledhės nė lidhje me marrėdhėniet mė tė fundit tė krijuara mes qeverisė qendrore dhe Bashkisė sė Tiranės.
———————
14 Prill 2008 @ 9:20 pm
Toko i dime kto pune o burr…problemi eshte c’lidhje ka kjo me Levizjen Skraparllie per Ilirin?? KRRT-ja ishte bllokuar per 2 vjet jo per qef te Edvinit…dhe as per qef te Edvinit nuk eshte zhbllokuar. Mua me befason vetem thenja e Koth-es qe bllokimi ishte per qef te Edvinit…dhe te tendes qe c’bllokimi ishte per qef te Edvinit. O njera o tjetra…
14 Prill 2008 @ 9:42 pm
Pasqyra e shtypit - 27 Shkurt 2008
Pothuajse në të githë shtypin e sotëm zë vend pasqyrimi i mbledhjes së djeshme të KRRT-së së Tiranës, temë e cila trajtohet sot në gazetën “Koha Jonë” në shkrimin me titull: “Lejet e ndërtimit, zhbllokohet KRRT e Tiranës”, në faqen 13 të “Gazetës Shqiptare” në shkrimin me titull: “KRRT miraton 79 dosje për sheshe dhe legalizime”, në faqen 7 të gazetës “Shekulli” në shkrimin me titull: “Bashkia miraton 79 projekte ndërtimi”, në faqen 4 të gazetës “Shqip” në shkrimin me titull: “KRRT jep 79 leje ndërtimi, “OK” ndërtimit të 350 banesave sociale” si dhe në faqen 7 të gazetës “Panorama” në shkrimin me titull: “KRRT “Ok” për 34 sheshe në Tiranë” ku citohet se: “KRRT miratoi dje pjesën më të madhe të kërkesave të shqyrtuara në rendin e ditës” Njëkohësisht, po në këtë faqe pasqyrohet njëkohësisht edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës lidhur me faktin e pasqyruar dje në gazetën “Panorama” për mospjesëmarrjen e mediave gjatë zhvillimit të mbledhjes së KRRT së Tiranës.
14 Prill 2008 @ 9:49 pm
Grupi ka te bej ka te bej se Skrapalliu eshte bere si Pentangeli.Lexo me poshte te kuptosh ku qendorn inati skrapalli
PENTANGELI
Don Corleone, I wish you would o’ let me know you were coming; I could o’ prepared something for you.
MICHAEL
I didn’t want you to know I was coming.
[PENTANGELI shuts the door.]
You heard what happened in my home?
PENTANGELI
Mike, I almost died myself — we was all so relieved —
MICHAEL (shouting)
In my home! In my bedroom, were my wife sleeps! Where my children come and play with their toys. In my home.
[A long pause, MICHAEL sits down.]
I want you to help me take my revenge.
PENTANGELI
MICHAEL, anything — what can I do?
MICHAEL
Settle these troubles with the Rosato brothers.
[PENTANGELI is confused.]
PENTANGELI
Mike, I don’t understand, I don’t — look — I don’t have your brain — uh — for big deals — but this is a street thing. That HYMAN ROTH in Miami — he’s backing up those son of a bitches.
MICHAEL
I know he is.
PENTANGELI
Why do you ask me to lay down to them Mike?
[A long pause.]
MICHAEL
It was HYMAN ROTH that tried to have me killed. I know it was him.
PENTANGELI
Now — Jesus Christ, Mike, Jesus Christ. Look, let’s get ‘em all — let’s get ‘em all now, while we got the muscle.
[Another long pause then MICHAEL stands up.]
14 Prill 2008 @ 10:58 pm
Diten kur Shqiperia do te qeveriset nga dy, maksimumi tre parti atehere gjerat do ecin me mire per te gjithe. Ka ardhur koha qe partite shushunja te zhduken nga spektri politik shqiptar.
14 Prill 2008 @ 11:13 pm
toko mjaft na solle carcafe ketu o burr se na e hoqe fare deshiren me komentu
15 Prill 2008 @ 2:49 pm
Deshiren apo mundesine?

Kur nuk ke ndonje tjeter argument heshtja eshte gjeja me e mire
17 Prill 2008 @ 5:16 pm
Perseri Ceka: Delijorgji eshte mik i Edi Rames
Besoni se PD do t’i shkojë deri në fund propozimeve të saj për ndryshime kushtetuese?
Këto kërkesa nuk do të shkojnë kot, por ka një përpjekje për të fshehur Gërdecin. Nuk është puna thjesht tek bilanci i tragjedisë, por edhe si i sistemit korruptiv që kemi vendosur. Në Gërdec jo vetëm që nuk ka duar të pastra, por ka duar të nxira me barut e gjak dhe gjithçka bashkohet tek Delijorgji. Delijorgji është mik i Ramës. Për mijëra metra katrorë Delijorgji ka marrë lejen e ndërtimit në pjesën më të mirë të Tiranës. Edhe pse është e pamundur të marrësh nga Edi Rama që kontrollon personalisht çdo leje ndërtimi të dhënë, Delijorgji ka bërë ndërtime në mijëra metra katrorë në Tiranë. Ky biznesmen ka lidhje edhe me të djathtën, por me Ramën është e sigurt që ishte i lidhur.
Pjese nga intervista e Cekes ne “Shijak TV”, botuar edhe ne shtypin shqiptar.