Identifikohu



Regjistrohu

Ndërpritet mësimi pasdite në UT

Një ditë pasi qeveria ua shtoi ymrin universiteteve shqiptare duke i kthyer, me “Çomangën magjike”, në qendra kërkimore shkencore, Rektori i Universitetit të Tiranës Shezai Rrokaj deklaroi se është i detyruar të ndërpresë mësimdhënien pasditeve në universitetin më të madh të vendit. Shkak për ndërprerjen e mësimit është mungesa dramatike e energjisë elektrike. Në një vendim të paprecedent, rektorati i UT e kanë verifikuar se vazhdimësia e punës në errësirë është e pamundur. Një pajisje e studentëve me dylbi Night Vision është e padobishme. Kjo teknologji bazohet në leximin e temperaturava të trupave, por trupat janë të ftohtë pasi në klasa mungon ngrohja.
Ndërprerja ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe sipas Rrokajt, do të zgjasë deri në normalizimin e situatës energjitike. Ndërkohë studentët po mbesin pas me programin.
Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe rektori i Universitetit Bujqësor, Velesin Peçuli, dhe ai i Politeknikut, Përparim Hoxha, ka pranuar se orët pasdite nuk zhvillohen as në fakultetin që ai drejton.
Fakultetet e Gjeologjisë dhe Ndërtimit kanë të njëjtat probleme. Në Vlorë turni i natës është 3 javë mbrapa me programin arsimor.
Sipas rektorit Rrokaj, Fakultetet e Shekncave Sociale, Gjuhët e huaja dhe Fakulteti Filologjik për shkak të mungesës së hapsirave janë të detyruar të japin mësim me dy turne, e ndërkohë turni i natës është bërë i pamundur për shkak të territ të plotë. Mungesa e dritave gjatë ditës do të thotë se mjetet e vetme mësimore të përdorshme për studentët e arsimit të lartë shqiptar janë ato që nuk përdorin energji elektrike, tip lapsa, stilolapsa, vizore, shkumsa…

Është fatkeqsisht e qartë se me të tilla mungesa hapsirash, pedagogësh dhe kushtesh të mësimdhënies Universitetet Shqiptare nuk janë kurrkund gati për të nisur “kërkimet akademike”. Sikur të kishim sigurar korrentin, do kishim bërë punë të madhe.

Blendi Salaj

13 Dhjetor 2006

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente »

  1. Candy thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 1:59 am

    Keshtu sic eshte katandis Shqiperia pa drita, pa pune, pa dituri (se po i vihet shkelmi c’do dite e me shume) dhe me korrupsionin ne stratosferen i bie me mire te shkojme ne mal dhe te jetojme neper shpella me zjarre partizane dhe me zhtiza druri per gjueti dhe per mbrojtje.

  2. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 2:20 am

    Tingellon mire. :)

  3. emigrant thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 3:23 am

    “Një ditë pasi qeveria ua shtoi ymrin universiteteve shqiptare duke i kthyer, me “Çomangën magjike”, në qendra kërkimore shkencore…” Blendi, a te kujtohen ato argumentat te tema tjeter qe tani do rritet konkurrenca midis universiteteve se kush do beje kerkime me te arrira….? kjo lloj konkurrence me kujton e olimpiaden e handikapateve qe e promovoi Schwarzenegger-i, me sportiste me kembe prej druri qe vraponin 100m etj etj. Nejse, per momentin UT-ja e hongri, shif kur tia morri Durresi ne kthese tani… :-)

  4. Gjoleka thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 5:38 am

    Ja pra…msoni, qafira!

  5. Joni Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 6:36 am

    hhahahaha u shkriva nga kjo: Një pajisje e studentëve me dylbi Night Vision është e padobishme. Kjo teknologji bazohet në leximin e temperaturava të trupave, por trupat janë të ftohtë pasi në klasa mungon ngrohja. :D!

    Pa drita, pa uje dhe pa ngrohje, lufta kunder frontit te korrupsionit vazhdon e pandalur. C’na duhen dritat, uji dhe ngrohja, jemi revolucionare apo jo? Po pra, ta mposhtim korrpsionin pa dritat do vijne. (per ndonje qe se ka pire akoma kafen e mengjesit, ishte ironike :D!)

  6. AL thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 7:03 am

    Po ajo akademia e shkences-nastradinit kishte drita?

  7. trimi thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 10:07 am

    Per AL
    per te lexuar nje studiuesi te akademise mund ti mjaftojne oret me driten e diellit; ketu behet fjale per studente te turnit te trete, pra jo ver studiuesqe bejne pune individuale.

  8. m.gj.nikolla thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 1:20 pm

    NJË NATË PA GJUMË

    A.SH.

    Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
    Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
    kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
    urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.

    Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. ….
    Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
    Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
    se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

    Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
    Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
    ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun
    Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.

    Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…
    Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
    Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…
    Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

    Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
    - Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote?
    Kur ti këndon thonë se asht afer drita…
    Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.

    Hiqmuni qafe, mendimet
    Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
    më fal atë që due: gjumin dhe andm’min
    e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

  9. Pjer thotë:

    14 Dhjetor 2006 @ 2:44 pm

    Dua te qesh djema, por s’qesh dot. E ardhmja e kombit tone, si bajga e gomarit, alias; qeverise.

  10. e.T thotë:

    15 Dhjetor 2006 @ 6:04 pm

    dhe k’ta amerikanet,…..vdesin me na kopju, :-(
    http://www.cnn.com/2006/WEATHER/12/15/northwest.storm.ap/index.html

  11. ENDRI HAMITI thotë:

    16 Korrik 2007 @ 2:56 pm

    KUR TE VDESI SALA DO BEHET SHQIPERIA SA TE JET AI GJALL NE DO NGELIM ME VEND

  12. ENDRI HAMITI thotë:

    25 Korrik 2007 @ 10:03 am

    ky vend ku jemi rritur ne i ka pasur te gjith kushtet per te hecur perpara pa korupsjon dhe pa vjedhje po te gjith fajet qe vendi jon eshte katandisur keshtu ka qene vetem faj i qeveris shqpietare qe kane pasur dhe kane akoma mendjen per te vjedhur dhe per te mbushur xhepat e tyre dhe duke e lene popullin me nje erresir te plot ne nuk kemi pse te jemi keshtu po keshut na bene.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.