Login



Register

Ndahet nga jeta “Artistja e Popullit” Violeta Manushi

violeta-manushi.jpgËshte ndare nga jeta sot nje nga ikonat e Teatrit Kombetar, Violeta Manushi. Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende. Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene.
Vjoleta Manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne “Zonja nga qyteti” ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine “Pallati 176”. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit”, “Morali i zonjes Dulska”. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne “Karnavalet e Korçes”, Zyhrane te “Fytyra e dyte”, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena

Jeteshkrimi:
Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe ne drame (Nica tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20
vjeçe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korçes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (1968), Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.

Filmografia

Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (1958)

Balkanweb

~~~ Gjithmone gjalle ~~~

FILMI ARTISTIK: “ZONJA NGA QYTETI”

************************************

FILMI ARTISTIK: “SHOQJA NGA FSHATI”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

42 Komente

  1. Kotherja thotë:

    26 July 2007 @ 9:05 pm

    Fluturofte ne parajse !

  2. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 9:10 pm

    Iku nje idhull i gjithe shqiptareve..
    Kur degjon nje lajm te tille, nuk ka se si te mos ndihesh, se dicka ka levizur brenda teje…

  3. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 9:10 pm

    Do na mungoje shume ai zeri i saj qe arrij ta degjoj aq qarte. Ishte me te vertete nje aktore e rangut te klasikeve. Bashke me Kadriun e madh dhe Pitarken, po na le pergjithmone nje brez i shkelqyer aktoresh qe na edukuan te gjitheve me artin e tyre.

    Qofte si Teto Ollga apo si Teto Rita, Violeta Manushi do mbahet mend per shume kohe. Ngushellime familjes dhe paqe shpirtit te saj.

    Para gati dy muajsh sollem ketu nje artikull qe, si kumt, pershkruan ditet e fundit te aktores ikone. Mos e humbisni:
    http://www.peshkupauje.com/violeta-manushi-beteja-e-madhe-per-te-mbijetuar/2007/05/31/

  4. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 9:12 pm

    Deri para dy vjeteve e kam pare te shetiste ne qender te tiranes ne kembe… Dukej e mbajtur…

    E paharruar qofte!

  5. lola thotë:

    26 July 2007 @ 9:15 pm

    Paska qene vit i zi per artistet…
    Violeta Manushin e kam pasur idhull dhe vertet u preka kur mora vesh se kishte vdekur

  6. Dajoshi thotë:

    26 July 2007 @ 9:16 pm

    Artiste e madhe, u prehte ne paqe. Iku edhe nje xhevahir tjeter nga nje brez i paarritshem aktoresh.

  7. pushime verore thotë:

    26 July 2007 @ 9:23 pm

    Azgje me shume .Thjesht nje njeri i mrekullueshem me pak.
    Disa u martuan dhe na lane trashegim ca idiote reale.
    Ajo nuk u martua dhe na la trashegim ca role ku vetem idiotet nuk mund ti vleresojne.
    Befsh te njejten pune dhe ne boten tjeter .Ti kudo i ke dyert e hapura.
    VIOLET nje nga ngjyrat me te bukura te natyres tone.

  8. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 9:30 pm

    RIP Teto Ollga

  9. Girl thotë:

    26 July 2007 @ 9:36 pm

    Artiste e mrekullueshme! Ju prehte shpirti ne paqe!

  10. Vesa thotë:

    26 July 2007 @ 9:37 pm

    Artiste e madhe.. cmund te thuash tjeter pervecse qoft gjithmone e paharruar nga te gjithe.

  11. Idris thotë:

    26 July 2007 @ 9:40 pm

    Nje nga idhujt e ekranit ne shtepite tona u nda .U nda dhe nje nga miqesite e nenes time.U nda edhe nje nga dashurite e pastra te kultures shqiptare.U nda sipas ligjeve natyrore nje nga dashamiresit e trupes artistike shqiptare.U nda per te mbetur e perjetshme me pranine e saj artistike ne c’do kohete ardheshme te jetes artistike e kulturore te shqiptareve.Keshtu qofte.

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 9:42 pm

    Teta Ollga nuk vdes.

  13. Leo thotë:

    26 July 2007 @ 9:46 pm

    NJe nga ikonat e artistikes shqiptare. nje person me vlera te medha puna e se ciles do te mbijetoje-frymezoje edhe tek brezat e ardhshem.

  14. Annisel thotë:

    26 July 2007 @ 9:48 pm

    U prehte ne paqe! Per artin qenka nje vit i zi!

  15. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 10:18 pm

    Ngushellime familjes dhe gjithe popullit. Nuk ka njeri te mos e kete dashur.
    Asnje nga ne nuk ka per ta harruar.

  16. Bela thotë:

    26 July 2007 @ 10:20 pm

    O sa keq me vika, zonje e nderuar je per mua gjithmone,dje po shifja per te 100 here mbase filmin shoqa nga fshati dhe cuditerisht sme eshte merzitur asnjeher.

    Sa keq.

    E nderuara zonja Violeta Manushi je dhe do te mbetetsh idhulli i cdo familje shqiptare,shpirti yt shkofte ne parajse,te puth.

  17. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 10:26 pm

    Gjynah, nje artiste me te vertete e madhe :(

  18. ftjkt thotë:

    26 July 2007 @ 10:46 pm

    edrus thotë:

    Teto Ollga nuk vdes.

    ****************

    Amin Edrus!

  19. GODSMACK thotë:

    26 July 2007 @ 11:20 pm

    Gjume te embel,Teta Ollga!

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 11:23 pm

    All good things must end! :( :(

  21. Ermiri thotë:

    26 July 2007 @ 11:25 pm

    Dhe nese per nje cast na merr malli per ty, kemi ku te te gjejme ne te gjithe pasurine qe ke lene.
    Lamtumire, figure e paharruar!
    Lamtumire, e madhja aktore!
    Lamtumire, teto Ollge!
    Do te na marre malli per ty, kjo eshte e sigurte sepse ti ishe nje yll.
    Yjet fiken e ndizen por KURRE NUK SHUHEN.

    * * * * * V I O L E T A M A N U S HI * * * * *

  22. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 11:33 pm

  23. baba thotë:

    26 July 2007 @ 11:39 pm

    lamtumire teto!

  24. Perparim Hysi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 July 2007 @ 11:48 pm

    Iku si një dhëmbje e madhe.A ëash e shihni?Na dhëmp shpirti të gjithëve.
    Dhe ç’zemër të madhe që kish!E di se ka ikur me një brengë në zemër.Ndoshta dhe me shumë brenga.Por një,sidomos,e ka munduar.Mezi priste që të dilte libri për të.Për jetën e saj.Po e përgatiste shkrimtari Nasi Jane në Greqi.Vallë, a arriu ta soste sa qe gjallë?Se nuk kam informacion të sigurt.Sidoqoftë, tek zbraz dhimbjen time për këtë GRUA më burrë se shumë burra;për këtë Artiste të papërsëritshme,them me lot në sy:”Lamtumirë,e dashur Ollgë!
    Ti,ndoshta je nga të vetmet,ku rolit i ke dhënë aq jetë,sa ai(roli) është bërë jo si sozia jote,por vetë Violeta që na ka dhënë aq humor,aq gaz,aq dhimbje.Sa asksush tjetër!Paqe mbi varrin e Artistes!Amen!
    Përparim Hysi,26 korrik 2007

  25. Kuqo thotë:

    26 July 2007 @ 11:58 pm

    Bill Mahr ka nje monolog ku thote se te miret ikin menjehere. Te keqinjte nuk i gjen gje.

  26. mc thotë:

    27 July 2007 @ 12:04 am

    Rest in Peace Teto Ollga!

    Flm per videon blendi.

  27. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 July 2007 @ 12:50 am

    U prehsh ne paqe……… teto Ollga

  28. john thotë:

    27 July 2007 @ 3:18 am

    O SA GJynah! Sa e kam dash!!!

  29. adriatik thotë:

    27 July 2007 @ 4:02 am

    Ky blog tani po me ngjan me shtepine e zonjes Violete, hyj ne te dhe nuk di c’te them e kujt t’i drejtohem. Edhe mua me dhemb shpirti per te.
    Perparim. nuk e lane miqte e saj ta merrte brengen me vehte.

  30. minatori thotë:

    27 July 2007 @ 4:07 am

    Sa mire do ishte sikur ta dinte se qindra shqiptare te te gjitha moshave e kudo ne bote e kujtojne me dashuri. Shpresoj se e ka ditur. Udhe te mbare teto, dhe faleminderit per qeshjet e femijerise…

  31. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 July 2007 @ 4:23 am

    Kam shtuar dy filmat e famshem ne video, te plote, ne njoftimin kryesor.

  32. enka thotë:

    27 July 2007 @ 8:42 am

    i paharruar qofte kujtimi i saj..me vika shume shume keq.kishte aq shume energji saqe asnje here nuk mendoja se do shuhej , te pakten jo tani:(

  33. Paulo thotë:

    27 July 2007 @ 9:04 am

    Iu prefte shpirti ne paqe e perjetshme !

  34. Aura Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 July 2007 @ 9:05 am

    U prehte ne paqe!

  35. ardi thotë:

    27 July 2007 @ 10:06 am

    i paharruar qofte kujtimi i saj.
    mbase dhe yjet vdesin,….. po un se pashe kurre te venitej.

  36. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 July 2007 @ 4:15 pm

    me vjen kaq keq per teto Ollgen, Riten, Olimbine etj. Iku edhe nje tjeter talent i mrekullueshem. kush do te jete Lucy i shqiptareve tani?
    ngushellime familjes e teatrit popullor.

  37. Klaus thotë:

    27 July 2007 @ 9:29 pm

    te gjitheve juve ju vjen gjynah!!!!!!!!Edhe shtetit edhe kombit i vjen gjynah,,,, por ama ne varrim vetem 60 persona pashe!!!!!!! KY GJEST MERITON VETEM NJE FJALE HIPOKRIZI SHQIPTARE!!! TURP SHUUME TURP…VAZHDONI BENI TIFOZLLEK PER ATE QE IU VJEDHIN DHE NUK NDERONI ATA IU DHANE DICKA NGA PASURIA E TYRE…

  38. Reli thotë:

    28 July 2007 @ 10:07 pm

    Me vjen me te vertete shume keq. Ngushellime familjes dhe u kujtofte gjithmone ashtu e qeshur dhe energjike ne zemrat dhe mendjet e te gjithe shqipetareve. E paharueshmja teto “Ollga”.

  39. moira thotë:

    28 July 2007 @ 10:17 pm

    jeta eshte relative…por sidoqofte nuk do ta harroj kurre teton\ollgen..etj
    jane njerez te tille qe ne jeten e tyre bene dicke,ndoqen passionin dhe e persosen punen e tyre..natyrisht vlejne si shembuj dhe kundershembuj per politikanet tane…shpresoj qe shqiperia dhe shqipetaret te mund te zgjohen prej kesaj letargjie qe po na mbyt dhe te ndertojne ate qe quhet e ardhmja jone dhe e femijeve tane

  40. zog thotë:

    29 July 2007 @ 5:17 pm

    nuk kuptoj se pse fjala Artiste e popullit (popullit nuk ka pse shkruhet me shkronje te madhe ngaqe ka vetem nje popull, ndersa Artiste po, ngaqe ketu behet fjale per nje titull, pra lloj te veçante artistesh) eshte vene ne thonjeza ? gjithashtu pse emrat e rrugeve, te shkollave, institucioneve, etj, vendosen po ashtu ne thonjeza ?

    kush i ben ligjet e drejtshkrimit te gjuhes shqipe ?

  41. tringa thotë:

    19 April 2008 @ 11:18 am

    Teta ollga gjithmon do te jet e pa vdekshem jemi krenar qe patem nje aktore siur Teta Ollga

  42. ana thotë:

    19 April 2008 @ 3:41 pm

    je e paharrueshme teta OLLGA

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.