Narta kerkon shkolle greke
Ornela Hila
Koha Jone
E Hene, 06 Tetor 2008
Vlore- Narta, fshati greqishtfoles i cili ndodhet vetem 6 km nga qyteti bregdetar i Vlores, jeton ne harmoni me pjesen tjeter te zones. Me nje popullsi relativisht te vogel, pasi pjesa dermuese e banoreve jetojne ne Greqi, te has syri kryesisht te moshuar dhe femije. Fshati njihet si minoritet grek dhe aty flitet vetem greqisht, kurse shqipja perdoret vetem ne shkolle. Ne dyqan, ne pazar, ne shetitoren para kishes se Nartes, pjesa me e madhe flasin vetem greqisht. Jo vetem ata qe jane ortodokse, pjese e ketij minoriteti, por edhe shume nga te ardhurit ne zone kane mesuar greqisht per force zakoni.
Por banoret dhe autoritetet shprehen se jane te pakenaqur pasi fshatit i mungon nje shkolle greke per minoritaret, ose te pakten futja e lendes se gjuhes greke ne shkollen ekzistuese 9-vjecare. Narta eshte e njohur per restorantet me baze peshku, e kryesisht per ngjalat. Ata qe kane zgjedhur te jetojne ne te, deshmojne per nje harmoni mes komuniteteve te ndryshme. Greqishtja per shume familje eshte gjuha e perdorur zakonisht, ndersa nuk ka nje shkolle apo qofte edhe nje lende, qe gjuha greke te mesohet lirisht. Kurset private jane zgjidhja e vetme per te mesuar shkrim dhe kendim ne gjuhen helene, edhe pse e quajne gjuhe amtare.
Kerkesa zyrtare e bere vite me pare nuk eshte pranuar dhe Narta, fshati greqishtfoles, e perdor kete gjuhe ne jeten e perditshme, kurse per shkrim e lexim zhvillohen kurse private. Ata deshmojne per nje harmoni qe ekziston mes komunitetit grek dhe atyre shqiptar ne zone. Kjo konfirmohet edhe nga Fredo Berberi, kreu i komunes Qender, qe ka nen administrim edhe fshatin Narte. “Eshte bere nje kerkese zyrtare ne Ministrine e Arsimit per nje shkolle minoriteti ne kete zone, por deri tani ekzistojne vetem kurset private qe ne Narte jane te zakonshme dhe e vetmja zgjidhje e femijeve dhe banoreve per te lexuar dhe shkruar greqisht”, thote kryekomunari. Banoret shprehen se dikur kane qene me te varfer, por bashkejetesa gjithmone e mire.
Panajoti thote se eshte rritur ne Narte. “Une jetoj ne Greqi aktualisht dhe ketu vij disa here ne vit. Narta ka ndryshuar. Ne kemi folur gjithmone greqisht dhe kemi qene popull minoritet. Ai regjim na perbuzi per kete fakt dhe kemi vuajtur shume. Tani s’kemi probleme. Veten e kemi pare si pjese e Shqiperise edhe pse jemi minoritet. Por na mungon nje shkolle, ndersa femijeve dhe niperve ua mesojme vete gjuhen greke”, tregon ai. Kurse Petro, nje tjeter banor i Nartes, thote se gjyshi i tij ka qene prift. “Sot jam 74 vjec, por mbaj mend se gjyshi im eshte rritur ketu. Merreshim me peshkim, me kaminat per tjegulla dhe me ullinj, kurse shqipen e mesuam ne shkolle, se nuk na linin te flisnim greqisht ne ate kohe dhe na therrisnin “monarko”. Dikur kemi qene te varfer e vuanim per buken e gojes, kurse tani emigracioni ka ndryshuar gjithcka. Por ende ne fshat na mungon shkolla”, rrefen i moshuari per gazeten.
“Ne shkolle mesojme shqip, ne shtepi flasim vetem greqisht”
Shkolla 9-vjecare “Kristaq Xhuveli” ndodhet pothuajse ne qender te fshatit Narte. Nxenesit mesojne ne gjuhen shqipe, megjithese pjesa me e madhe e familjeve jane minoritare. Edhe mesuesit e pranojne faktin se ne shkolle nuk praktikohet gjuha greke, nuk ka nje shkolle te tille apo te jete futur lenda e gjuhes greke. Donika, Anastasi, Violeta dhe Anxhela shprehen per gazeten “KJ” se ndjekin arsimin 9-vjecar ne shkollen e Nartes vetem ne gjuhen shqipe, kurse ne shtepi flasin vec greqisht. “Jam ne klase ne peste dhe greqishten e kam mesuar ne shtepi me prinderit. Ketu mesojme vetem shqip dhe anglisht”, thote Donika. Kurse Anastasi tregon se greqishten e ka mesuar qe ne moshen 2-vjec. “Me shoket flasim greqisht dhe ne shqip, te dyja gjuhet, sipas rastit”, thote ai. Anxhela eshte ne klasen e trete dhe thote se ka mesuar me kurs privat greqishten, kurse Violeta ka lindur ne Greqi, ku dhe ka mesuar gjuhen, kurse shqipen e ka mesuar ne shkolle. Edhe mesuesit shprehen se mesimi zhvillohet vetem ne gjuhen shqipe. “Ne shkolle nuk ka gjuhe greqisht, qe te jete lende e vecante, ketu mesojne shqip dhe anglisht. Narta nuk ka shkolle greke, vetem kurse private”, shprehet mesuesja e gjuhe-leximit. Ndersa per marredheniet mes nxenesve ata thone se nuk ka pasur asnjehere probleme.

6 October 2008 @ 9:16 pm
Ore kur jeton ne shqiperi do mesosh shqip, si kur jeton ne angli do mesosh anglisht, edhe ta zeme se jane me origjine greke (qe nuk jane), ashtu sic shqiptaret e arvanitasit ne greqi vene ne shkolla greke e mesojne greqisht, edhe ne SHQIPERI MESOHET SHQIP. Do gjuhe tjeter, mesoje vete, mos ja kerko shqiperise.
Sa minoritet do gjejne, se na del nga nje muaj per muaj, e ne zona ku ska njeri.
6 October 2008 @ 9:19 pm
Fredo Berberi, ky po qe tingellon si 200% grek!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
6 October 2008 @ 9:26 pm
Ca thote kjo ore? Keta kane lajthitur te gjithe. Si shkruan kjo pa pike pergjegjesie me komptencen me te madhe se Narta na qenka fshat minoritar mu ne mes te rrethit Vlore, edhe njerezit pranokan se flasin vetem greqisht ne shtepi?
Edhe une flas kinezce, nenen e kam italiane e babane francez. Keshtu jane edhe nja kater a pese tek lagjia ime.
Po e perserita tre here mes kolegesh kete idiotellek, e gjej neper gazeta si fakt te qene: Ne Vlore ka nje fshat kinez, nje tjeter italian e nje francez.
Keta kane lajthitur vertet mor.
6 October 2008 @ 9:33 pm
Ll thotë:6 October 2008 @ 9:19 pm
Fredo Berberi, ky po qe tingellon si 200% grek!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ke harruar edhe dy Anxhela në pesë të intervistuar.
6 October 2008 @ 9:34 pm
Dhe per çudi eshte gjithmone kjo KOHA JONE !
E njejta gazete qe ka djegur nje Shqiperi te tere me 97-en ! As Zeri i Popullit nuk pati bere aq pune shkaterruese ne ate kohe. Dhe ja ku e gjejme perseri Ornela Hilen duke vulosur ç’ti kaloje neper mendje.
O po mire jua bejne juve vlonjateve, se me duket e keni zhdrodhur racen, keni harruar qe ju keni nxjerre nje Selam Musai e nje Ismail Qemal.
Pa le te vijne ata greket e keto Ornelat ne ate fshatin tim, e ta shikojne po nuk e moren nje hu te mire nga prapa.
6 October 2008 @ 9:43 pm
èshtè shumè e vèrtet ajo qè thuhet nè shkrim mbi nartèn…narta èshtè fshat minoritar,jo vetèm tani por gjithmon greqisht èshtè folur nè atè fshat..dhe èshtè ose mè mirè tè them ka qenè 1 nga fshatrat mè tè bukur qè kam parè!!!kur kam qenè herèn e fundit aty(para 2 vjetèsh)mè ka ardhur vèrtet keq tek pashè pothuajse tè gjitha shtèpitè gjysmè tè shkatèruara…pèr problemin e shkollès nuk di ç”tè them…ndoshta narta e meriton shkollèn mè shumè se fshatra tè tjerè qè minoritar kanè vetèm dèshirèn pèr 1 vizè greke… por di tè them se vlonjatèt dhe narqotèt kanè shkuar gjithmon mirè e nuk ka patur kurrè probleme mes tyre!!!
6 October 2008 @ 9:54 pm
Apo c’flasin nje greqishte narqotet … Jam pak me nerva me narqotet ne fakt, se kur vajta te Manastiri i Gernecit per Diten e Shen Merise, te thoshin “yasou” pa u bere syri tert. Po mer faqezi, se po vajta ne kishe dikam greqisht une a jam greke … pika mendjen.
Une nuk jam kunder mesimit te gjuheve te huaja. Bile nuk e kam problem nqs e fusin greqishten si gjuhe fakultative ta zeme ne gjimnaz. Por problemi eshte se ketyre u jep gishtin e te marrin krahun. Bollanot duhan Himaren. Dalin narqotet e te thone jane minoritet. Pasi te mbarojne me Vloren do vazhdojne nga “Apollonia” e me radhe.
6 October 2008 @ 9:58 pm
Hej po këta nga na dolën? Sikur i mbjellin grekët.
Ta anullojmë ceremoninë atëherë, ndryshim vendndodhjeje. Më mirë në mal të Tomorrit.
6 October 2008 @ 10:03 pm
fiks kete po menoja dhe une


mos jane shume megjithmend keta e u biem ne qafe kot ne?
6 October 2008 @ 10:06 pm
Do ta bejme ne bjeshke, andej nga damaret geg qe i ke pike te dobet ti
Keta jo se dolen gjakundi. Se ishin. Qe ne kohen e xhaxhit flisnin gerqisht. Problemi eshte me ata emigrantet qe u gerqizuan dhe kane bere shtepi ne Narte e thone tani jemi minoritar sikur edhe per nje cope pension.
Ama per te gatuar te thajne piten. Eshte nje restorant atje lol, ne gjithe Vloren, per mendimin tim ai ishte me i mire.
6 October 2008 @ 10:09 pm
Po pikërisht edhe vazhdimin e paskemi menduar njësoj…pse nuk thu ti që sipas shifrave të ktyre kemi “shtyp” gjatë komunizmit rreth gjysëm milioni grekë.
Sa frikë e paskan pas Enverisin kta me….
Kështu nodh tironso mos me dit se ça leshin osht njoni e ça preshin osht tjetri. Se shteti langaraq ka kaq vjet që as rregjistrim popullsie nuk bën as karta për së mbari identiteti. Se ashtu nuk i vidhnin dot votat pranej…
Nga ana tjetër mirë e kanë këta të Nartës. Po fitovi Berisha prapë mot dhe unë do bëhem greku mtit.
6 October 2008 @ 10:12 pm
rrofte patridha o Julo

6 October 2008 @ 10:13 pm
Shqiperia eshte vend pa zot sote, e shyqyr eshte vetem greqia qe do te mbjelli minoritete, se po te kishte dhe vende te tjera, do shikoj cnuk do na dilnin ne shqiperi.
E IRONIKIA, shteti grek per 200 vjet AS EDHE NJE HERE SKA BERE NJE SHKOLLE PER ARVANITASIT.
6 October 2008 @ 10:18 pm
bledi, s’je informuar mire se Maqedonia ka thene qe ka 400 mije minoritare ne Shqiperi. Na ka hedhur dhe ne ca gjyqe per mungese shkollash ne gjuhen “maqedonase” (gjuhe lleshi, ne fakt sllavisht me theks bullgar.) Gollobordasit kane marre pashaporte bullgare.
Regjistrimi i popullesise duhej bere qe ne fillimet e 90 (megjithese ishte ca rremuje atehere.) Tani eshte frike per Zotin, se kush e di sa “kineze” dalin ne Shqiperi.
PS: Jul, deshe dhe ishull ti derman.
6 October 2008 @ 10:20 pm
Monda,
Zverrneci eshte ne shumice greqishtfoles! Mos u mprehni nga nje titull qe jo vetem nuk pasqyron artikullin por as realitetin. Njerzit atje jane puntor, por te vuajtur. Shkolla ne qender te fshatit eshte per gjynah! Disa here kane investuar vet banoret per ti ber rregullime e meremetime. Vitin tjeter do rregullojne edhe rrugen me fondet e tyre. Kisha u ndertua shume vone ne krahasim me kishat e fshatrave te tjere.
Keta njerez nuk kane qene asnjehere ekstremist por krejt e kunderta. Ne fakt nuk kam degjuar Shqiptar te flasin me eger kundra shtetit grek se Zverrneciotet!
Populli do perkujdesje o Monda, se del ndonje zarbo e i jep namin e keq.
E nese duan te mesojne gjuhen e nenes, ku eshte problemi?
6 October 2008 @ 10:23 pm
E Tironso, do bohesh malaka dhe ti? Se siç thotë aksioma e XYZ: Ke peshku nuk mund të notosh pa pas nji shok të ngushtë bashkëidealist e me agapi për patridhën.
Monda, ishull që tashi mbase jo, po nja katër a pesë kalamoja o detyrim - për mendimin tim.
6 October 2008 @ 10:25 pm
Monda ke te drejte, 400 mije maqedonas, e 400 mije bullgar.
Hajde kush do te bleje, treg i hapur.
6 October 2008 @ 10:32 pm
Mjeshter, nuk po i hedh poshte zverneciotet. E thashe me siper qe s’kam problem me gjuhen. Problemin e kam me harten e “minoritetit” ne Shqiperi. Po merr permasa te medha cdo dite e me shume. “Vorio Epiri” me kete hov, do kaloje “Apolloni” e “Epidamnus” e do perfundoje nga Lezha gjakundi, a Fushe Kruja.
Shteti yne eshte per t’i vene minen nga ajo ane, se mos vetem Zverneci po vuan per shkolla. Ketu te peshku ishte para disa kohesh nje artikull per femijet ne fshatrat me jugore ne Shqiperi qe venin ne Greqi ne shkolle se s’kishin ku te venin.
6 October 2008 @ 10:48 pm
nga me doli ai emer qashtu
Pikerisht pra Monda, duhet pas kujdes me keta njerez e nuk duhen perbuzur po krej te kunderta!
Ju dy greket aty me siper
:P , Keni noi menje per Zverrnec nga nentori? Ska peshk ne shqiperi qe i afrohet peshkut te dajlanit te Zverrnecit!!!!!
6 October 2008 @ 10:52 pm
Mire keta 400 mije minoritaret qe jane maqedonas.
Po greket thone qe maqedonia eshte greke, e maqedonas eshte referim per greket.
Mos na dalin dhe 400 mije grek te tjere.
Kuptohet ketu shto 400 mije bullgaret se bullgaret i konsiderojne maqedonasit sllav etnikisht si bullgar.
Qeveria jone , e mjera, njeh qe ka minoritet maqedonas, pa e ditur akoma se ca jane maqedonasit, grek , bullgar, a sllav te perzier.
6 October 2008 @ 10:59 pm
Une votoj per aksiomen greke qe polli ky artikull
6 October 2008 @ 11:17 pm
Narta eshte nje fshat i krijuar shume vite me pare nga nje koloni grekerish te cilet per aresye sigurie erdhen dhe u strehuan ne kete zone. Ketu ska asgje per tu cuditur he aq me teper injoruar/mohuar. Ashtu sic ka edhe nje fshat me banore shqiptar dhe qe flasin shume mire ghuhen shqipe ne Ukraine. A duhet te kete nje shkolle qe te mesohet greqisht dhe te financohet nga shteti shqiptar? Kjo eshte nje ceshtje tjeter dhe qe has ne diskutime, por qe Nartiotet jane me origjine greke kjo nuk ka diskutim.
7 October 2008 @ 7:43 am
Ata qe kane zgjedhur te jetojne ne te, deshmojne per nje harmoni mes komuniteteve te ndryshme.
sa her e ka futur kete fraze kjo gazetarja,do te na mbush mendjen kjo si eshte harmonia.po narqot s’flasin fare greqisht si merr dot vesh kur flasin greqisht,degjoj ata pleqt rraka shtrraka e flasin.kujt tjeter duhet ti hapim shkolle tani.po ne s’qenkemi as gjysma shqipetare na dolen te gjith minoritar.
7 October 2008 @ 8:31 am
E cfare te keqe ka te mesojne ne gjuhen e tyre?
7 October 2008 @ 8:53 am
kallash Shkruaji mesazh privat thotë:
6 October 2008 @ 11:17 pm
Narta eshte nje fshat i krijuar shume vite me pare nga nje koloni grekerish te cilet per aresye sigurie erdhen dhe u strehuan ne kete zone. Ketu ska asgje per tu cuditur he aq me teper injoruar/mohuar. kush èshtè nga vlora..e di shumè mirè se kush janè narqotèt!!unè prapè e pèrsèris se ky shkrim mè duket i saktè,nuk shoh aty shpifje apo trillime,nuk ka pikè dyshimi se nè nartè èshtè folur gjithmon greqisht dhe se banorèt e saj janè grek me origjinè,èshtè e vèrtet se narta ka qenè 1 fshat i goditur nga sistemi komunist ashtu siç èshtè e vèrtet edhe se ka qenè 1 fshat bazè i luftès nacional çlimintare…dhe s”mund tè bèhet fjalè pèr persekutim tè njanshèm,kanè vuajtur e gèzuar njèsoj si vlonjatèt!!!vlonjatèt kanè shkuar gjithmon mirè me narqotèt,s”ka patur kurrè probleme dhe narqotèt kanè gèzuar gjithmon respektin e vlonjatève si njerèz puntor e tè ndershèm….nuk duhet tè krijojmè probleme tè kota dhe tè panevojshme pèr mendimin tim!!!
7 October 2008 @ 12:38 pm
Na ka zene tmerri sa lexojme “shkolla greke”!
Cuditem si Narten e paskan lene pasdore, kur ne Gjirokaster duan te hapin shkolla me nga 1-2 nxenes.
http://www.peshkupauje.com/hapen-16-shkolla-greke-marreveshja-sekrete/2008/09/12/
Hajde e merri vesh prioritet!