Na jepni varrezat, t’ju japim Europën
Revista Mapo
Mesa duket rruga plot peripeci e Shqiperisë për në Europë u dashka të kalojë edhe përmes varrezave. Kjo nuk është as metaforë dhe as ironi e rastit, por një kërkesë e qartë e bërë ashtu siç po e botojmë në titullin e shkrimit. Revista MAPO ka botuar disa numra më parë një material që fliste për negociatat diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, lidhur me një marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në luftën kundër ushtrisë italiane, në truallin shqiptar. Rreth asaj lufte është shkruar dhe folur shumë, por mesa duket sot, rreth 65 vjet më pas, kjo ngjarje historike ka marrë dimensione diplomatike që mund të kërcënojnë jo vetëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, por shumë më tepër se kaq.
Në shkrimin e botuar nga MAPO lidhur me varrezat, thuhej se në projekt-marrëveshjen e propozuar kohë më parë nga pala greke, tre varrezave fillestare të propozuara në Dropull, Korçë dhe Përmet, u shtohej edhe një tjetër e tillë në Ersekë. Burime diplomatike nga Athina deklaruan atëhere për MAPO-n se çeshtja do të diskutohej në dhjetëditëshin e parë të korrikut, në një takim të rradhës mes delegacioneve përkatëse. Njoftimet e mëvonshme thonë se ai takim u shty për shkak të kërkesës së palës shqiptare, e cila u deklarua e papërgatitur për raundin e bisedimeve. Në fakt, thonë të njëjtat burime, problemi nuk është logjistik, por thellësisht politik. Qeveria shqiptare po ndodhet nën një trysni në rritje të palës greke, për të miratuar pa i hequr asnjë presje projektin e saj për katër varrezat. Nga ana tjetër, ajo ka gjithashtu frikën se mos kjo lëvizje do të shkaktonte një reagim të brendshëm politik dhe mediatik që do ta dëmtonte imazhin e saj publik.
Kjo dilemë “egzistenciale” po bren prej kohësh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat, siç dihet, kanë shumë më tepër probleme sesa ky i memorialeve të ushtarëve grekë. Njëri ndër to, ai i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duket se është mjaft i mprehtë dhe akut. E këtu del në skenë pjesa tjetër e problemit që lidhet po me varrezat greke. MAPO ka mësuar së fundi për një detaj mjaft shqetësues diplomatik, që zbulon shumëçka në këtë histori ku e shkuara duket se ka marrë peng të ardhmen. Në prill të këtij viti, zv.ministri i jashtëm grek Theodoros Kasimis ka vizituar Tiranën. Një vizitë rutinë, nga ato që dy vendet kanë shkëmbyer shpesh në dy dekadat e fundit. Megjithatë, gjatë kësaj vizite ka ndodhur diçka që mund të klasifikohet shumë mirë si një akt i pastër presioni e shantazhi diplomatik i palës greke mbi atë shqiptare. Burimet diplomatike në Tiranë na thonë se gjatë takimit që zv.ministri grek Kasimis ka pasur me kolegen e tij shqiptare Edit Harxhi, ka folur edhe për problemin e projektit të varrezave greke në Jug të Shqipërisë.
Toni i ministrit lidhur me këtë çeshtje ka lënë pak vend për fantazi dhe lexim mes rreshtash. Ai ka qenë sa i qartë, aq edhe cinik në qëndrimin e tij. Qeveria greke po ndodhet në një pozitë të vështirë në parlament, për shkak të mos-aprovimit nga ana shqiptare të projektit të varrezave, mësohet të ketë thënë Kasimis. Në parlamentin tonë, ka vazhduar ai, ka qarqe të caktuara jo vetëm të djathta, por edhe të majta, të cilat e shohin si mjaft prioritare krijimin e memorialeve të luftës italo-greke në tokën shqiptare. Për këtë qëllim, nëse pala shqiptare nuk do të japë një përgjigje të shpejtë aprovuese për projektin që kemi paraqitur, ne do ta kemi shumë të vështirë ta paraqesim dhe ta kalojmë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë me BE, parlamentin grek.
Më qartë se kaq nuk mund të ketë. Gjuhë e drejtpërdrejtë, pa kthesa dhe nënkuptime, që jep një mesazh të vetëm: na jepni katër varrezat, t’ju japim ratifikimin e MSA!
Mësohet se Kasimis ka marrë një përgjigje evazive dhe të paqartë nga delegacioni shqiptar. Qëndrimi i tij ka lënë të topitur palën tonë, e cila, siç u pa në muajt në vijim, vazhdoi të kërkojë të fitojë kohë sa të mundet. Aq e vërtetë është kjo, saqë nëse shohim se vizita e Kasimis është zhvilluar në prill dhe ende sot, në gusht, palët nuk arritur një marrëveshjes për çeshtjen e varrezave greke, do të kuptojmë sesa në pozitë të vështirë ndodhet qeveria shqiptare në lidhje me këtë problem.
Nga ana tjetër, kjo nyje e habitshme e një projekti varrezash, me një votim marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe BE në parlamentin grek, përbën një rrethanë mjaft shqetësuese për vetë natyrën e marrëdhënieve që ka ndërtuar ndër vite vendi ynë me fqinjin jugor. Të kushtëzosh një akt formal, si ai i ratifikimit të MSA (të cilën tashmë e kanë ratifikuar edhe vendet balltike), me krijimin e disa memorialeve që për shumëkënd që e sheh me sy kritik këtë proces, nuk janë veçse “gurë kilometrikë” që përvijojnë hartën e Vorio-Epirit në Jug të Shqipërisë, kjo do të thotë të jesh më së paku i pasinqertë me palën tjetër. Aq më shumë forcohet kjo bindje kur sheh deklaratat e përsëritura të të gjitha qeverive greke të dhjetë vjetëve të fundit, të cilat e kanë përcaktuar Shqipërinë si një partner strategjik në politikën e tyre të jashtme, ashtu siç vendi ynë e ka bërë një përcaktim të tillë prej kohësh. Nga ana tjetër, kjo politikë zyrtare greke devijon dukshëm nga angazhimet e përsëritura që pala greke ka marrë para zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë në më shumë se një rast, për të qenë “akovati ynë në Bruksel”.
Edhe qeveria shqiptare nuk del e palagur nga kjo mesele e dyshimtë diplomatike. Nëse qeveria greke ngulmon për të marrë firmën mbi marrëveshjen e memorialeve greke, kjo do të thotë që ajo e ka marrë tashmë prej kohësh angazhimin verbal të Tiranës. Fakti që qeveria jonë vazhdon të lëkundet mes presionit grek dhe frikës për reagimin e opinionit publik në Shqipëri, nuk e shfajëson aspak atë. Një vendim i qartë politik duhet marrë: të kundërshtohet kërkesa greke, apo të aprovohet ajo, megjithë pluset dhe minuset e çdo varianti.
Ky incident i panjohur diplomatik vjen e rreshtohet në një sfond marrëdhëniesh që kanë njohur mjaft probleme në vitet e fundit, megjithë gatishmërinë e lexueshme të kryeministrit Berisha për të mbajtur marrëdhënie preferenciale me “mikun” Karamanlis.
Dosja e marrëdhënieve shqiptaro-greke vijon të jetë e “infektuar” me problemet e Himarës, ato të shkollave, dyshtetësisë së refugjatëve tanë dhe natyrisht të memorialeve të Luftës së Dytë Botërore. Në momentin që kësaj liste i shtohet edhe një kërcënim për të bllokuar MSA tonë në parlamentin grek, situata bëhet edhe më delikate. Për sot dhe për nesër.


26 August 2008 @ 9:10 pm
Kush është ky xhaxhi plak që ka dalë në foto këtu?
është greku apo skiptari?
26 August 2008 @ 9:12 pm
Kasimis
26 August 2008 @ 9:16 pm
Deshtimi i politikes se jashte te Shqiperise dhe te dipllomacise shqiptare ilustrohet me shume se me cdo gje tjeter me mardheniet me Greqine, jo vetem nga kjo administrate po dhe nga ato paraprake.
Absurditeti i kesaj katastrofe eshte tashme subjekt teatorsh dhe skeçesh. Greqia ben shantazdhe dhe mohon te drejtat minimale dhe ja nxin jeten mbi gjysem milion shqiptareve ne Greqi, por menaxhon gjithsesi qe “problemin” apo nyjen e ceshtjes, apo karemin e mardhenieve dipllomatike midis ketyre dy shteteve te beje “keqtrajtimin e minoritareve nga Shqiperia”, akuzat e egzagjeruara dhe fallsifikuara te 2.5 pleqve minoritare ne Shqiperi, apo ne kete rast dhe te 4 varrezave greke. Plus qe menaxhon dhe qe ta paraqite Shqiperine si “the bad guy” ne kete mardhenie te dy shteteve.
Kesaj i thone te ta shkerdh… tjetri nenen dhe ti therrasesh baba!
No shit!Te pakten nga mediat tona dhe nga njerzit joqeveritare do prisja qe ti benin publike keto absurditete te Greqise ne Evrope dhe ne bote, se nga qeveria jone impotente nuk kam shpresa.
26 August 2008 @ 9:19 pm
Qenka Qazimi.
Po me origjinë arvanitase duket nga mbiemri.
Po interesohet të ndërtojë varre në tokën mëmë.
…përderisa nuk e lërojnë tiranasit.
Nejse, për temën, nuk kanë vajtur prapa diellit dhe varret e këta, Evropa me gjithë varre!
Tua bëjnë si Maqedonia. Presion për çamët. Po ne nuk kemi “ashtu” edhe detyrimisht na i bëjnë “kështu”.
26 August 2008 @ 9:21 pm
Me duket paksa e habitshme “kushti” i vene, pasi MSA nuk ka te beje me Greqine por me BE. Edhe mesa di une nuk mund te vihen kushte per kete gje. Nese Greket mundohen te shfrytezojne injorancen shqiptare te diplomacise atehere kjo gje duhet bere publike sa me pare.
A duhet qe Shqiptaret te kerkojne varreza ne Janine per te renet arvanitas qe dhane jeten per pavaresine e Greqise?
Nese duhen bere varreza per ushtaret greke, a duhen bere keto edhe per ata Italiane?
26 August 2008 @ 9:31 pm
Shteti shqiptar eshte “katnar”..ne cdo qeliz te tij.,ku di “katnari” me bo dipllomaci,dhe ku e ka ai zgjuarsine,me mendu gjate dhe gjere pasojat!!!
Dru me pre,per nje cop buke or ti,se kom kalamojt(qytetaret ) pa buke.!
26 August 2008 @ 9:43 pm
…Pse qenka më mirë që unë të jetoj vetëm në një shtet të vogël shqiptar dhe vetëm me shqiptarë dhe mos të ndjehem mirë kur ka edhe popuj të tjerë që jetojnë në shtetin tim, që më pasurojnë kulturalisht,….
Ce vrisni mendjen tani sipas Lubonjes do te jetojme me kombet e tjera si vllezer do te perfitojme nga ana kulturore e tyre. Jetohet keshtu ne endrat e Lubonjes jo ne realtetin e eger ballkanik.
Varrezat? jepini more jepini more cfare te duan vec te jetojme bashkerisht.bne Evrope
26 August 2008 @ 9:46 pm
Une nuk e kuptoj se pse vritet kaq shum mendja per kete problem. Do te ngelet e fundit Greqia, apo s’do ta firmosi marrveshjen, kjo do te thote qe topi te ngelet ne fushen e saj. Ne fund te fundit , EU do ta zgjidhi vete kete problem. Pala shqiptare, duhet vetem te mbroje arsyet e saja.
26 August 2008 @ 9:52 pm
Toko, po lexoje mer ate qe thote Lubonja ne kontekstin qe ai e ka thene. Sa shume vdisni ti qisni gjerat nga konteksti qe te tregoni qe jeni me te zgjuar se Lubonja apo te tjeret.
Plus ai ka folur me realizem dhe pragmatizem, si jane gjerat dhe ca alternativa konkrete jane, dhe jo me idealizma forumesh apo alla-komuniste qe i shikojne gjerat ne teori, dhe jo si aplikohen ne praktike. Cdo teori ka te mirat dhe te keqiat e veta gjithashtu. Mendoj se Lubonja ne menyre korrekte ka obzervuar aty qe tashme eshte koha e mbas-ultranacionalizmit. Po kjo nuk ka te beje aspak me impotenca te tilla politike dhe dipllomatike si keto qe demonstron qeveria jone me Greqie.
26 August 2008 @ 10:08 pm
Cuna kta jo vetem qe do vonojn MSA-ne, po rrezik na bllokojne NATO-n kur te vij dita me u fut. Po lexoj Kathimerinin keto dite te konfliktit ne Kavkazin ‘e Shenjte’. Eshte e llahtarshme qe nje gazete qe mbahet si liberale ne Greqi te kete opinone aq te hatashme mbi c’qendrim duhet te mbaje Greqia.
Shkurt Greqia deshiron qe ti hapet rruge PER CDO kerkese te saj nga Shqiperia, dhe mund dhe besoj se do ta perdore Shqiperine si gur shahu ne marrdheniet ne prishje e siper me Washingtonin.
I palloshi qe qesh ne Ministrine e Jashtme nuk duhet ta zere gjumi naten. ..po kushedi ku po rreken Krisatalle diku
26 August 2008 @ 10:22 pm
Tju japin varrezat atehere…vetem me kusht qe ne hryje te afishohet nje tabele qe thot “Banjo Publike”.
Me kte rast kenaqen dhe gjith filozofo-urbanistet e Peshkut qe ankohen per mungese te banjove publike ne Shqiperi.
26 August 2008 @ 10:25 pm
Kjo revista Mapo mundohet edhe te perhape panik dhe duhen marre me rezerva ato qe shkruan. Sidomos ne nje vit elektoral dhe nga nje reviste e tille qe vetem per propagande eshte hapur dhe ka per t’u mbyllur sapo te mbaroje misioni i saj.
Se pari kjo reviste dhe ata qe e drejtojne te kerkojne falje publike, lexuesve te saj dhe “The Economist”, qe botuan shkrimin e Sokol Balles qe e kishte vjedhur nga “the economist”.
26 August 2008 @ 10:43 pm
I thojn nje hapje varri 100 euro ejjjjjjjjjj rrot –tha varrhimesi permetar para nje viti !- ME KANE PAGUAR MIRE!
Me sa duket ajo tentative e lene “pergjysme” po rikuperohet nen driten henes 15-dhice.
26 August 2008 @ 10:53 pm
Eshte per tu qare aftesia e Tiranes zyrtare per t’iu kunderpergjigur presioneve te tilla qe jane thjeshte presione te pastra politike per ceshtje shume te njohura ne shqiperi. Sic duket ato nuk e kan ndermend te heqin dore nga “Verio-Epriri” qe eshte vetem nje legjende. Nuk duhet lene pa u fajesuar edhe Tirana pasi jo rradhe qeveria shqipetare ka patur qendrim te pasigurte edhe pse e ka ditur se c’eshte e drejta apo rruga e duhur. Plogeshtia s’do ti sherbej aspak vendit tone, ka ardhur koha per te ngritur zerin per ate qe jemi, per ate qe besojme dhe per ate qe eshte me e shtrejnte se cdo gje tjeter, toka meme.
Kercenime te tilla nga zyrtare te larte jane deshmi te forta qe Athina eshte jo “avokate e shqiperise” ne Bruksel por nje percarese e brendeshme qe s’pushon te perdore “helm” per te na nxire ne Bruksel dhe ne rang me te gjere boterore. Mos valle jemi te paforce ne? Jemi te meshirshem ndaj nje “pushtuesi” te heshtur apo atedheu eshte ceshtje dytesore per shqipetaret e shekullit te 21-te? Besoj se kjo eshte ajo cfare i duhet te qartesoje se pari Tirana pastaj te marre vendime te menjehershme, te dije te pergjigjet, te dije te kundershtoje aty ku cenohen te drejtat territoriale, politike dhe etnike te saj. Nuk ka asnje arsye per te cilen Tirana te hezitoje, gjera te tilla do te dalin ne drite heret ose vone, pasi sa me shume te neglizhohen ne vendin tone aq me shume do te shtohen perpjekjet e Athines per te patur ne duar ate qe e quajne te tyre, ate qe e enderrojne me kohe dhe ate qe e cilesojne padrejtesisht te bardhe ndersa te gjithe e dime se eshte e zeze.
27 August 2008 @ 12:28 am
Të futesh në Evropë përmes Greqisë, do të thotë të futesh në Evropë nga vrima e sumës.
27 August 2008 @ 1:06 am
Eshte shume shqetesues problemi dhe maredhenjet me greqine.Ne sikur te jemi vasal ,apo nese ka ndonji fjale me te pershtatshme,me maredhenjet me fqinjin jugor.Greqia nuk na perfill neve aspak dhe nuk ka asnjifar lloj konsiderate dhe respekti per shtetin tone dhe per kombin ne pergjithesi.
Behet pyetja pse e lejuam vehten deri ne kete gjendje, sa qe greqia na mban neve nen sjetull.Nji kohe e kishim veriun te okupuar dhe te rezikur dhe me shantazhe politike,kurse shih sot po na rezikohet jugu-ku eshte problemi pra,jugu po kercenohet diskriminohet,ne te gjitha sferat e jetes.
Si erdhi deri te ky nencmim i eger dhe shtazarak i greqise kunder kombit por edhe shtetit tone.
Me nderime nga Melbourni.
27 August 2008 @ 1:45 am
Po qe se BE e NATO kane ngele ne dore te grekut, pirdhi ne te, se kane marre rrugen e …
Megjithate, problemi nuk eshte greku, po keta … lepirsit tane, qe jane gati jo varret, po kockat e plakes t’ia japin grekut.
Ne Tiranen politike, me nder me thon, jane te bindur se pa lejen e grekut nuk mbreteron dot m’Arnautistan.
27 August 2008 @ 1:46 am
Apo? APO?????? Cfare apo more, apone teori?
Sic thojne “Te jap doren, me merr krahun”. Kjo eshte provuar ne CDO rast me Greqine.
Ketu Greqia po mundohet te marri krahun apo kemben e fundit perapara se te te kepusi koken.
Nuk eshte ky rasti i nje permendoreje te pafajshme diku prandaj nqs ndonjeri do i bjeri daulles se emancipimit te mos lodhet.
Nuk kemi nevoje per piramida kufiri brenda ne Shqiperi, boll na jane shtuar gjate gjithe historise.
27 August 2008 @ 2:52 am
Me pak kurajo duhet qendrim i dallueshem fort…sepse presionet megallomane qe sot behen nga Greqia…ne kohe e siper do shuhen . Ajo si gjithnje shfrytezon momentin politik te miqve tane USA , qe jane ne prag te ndrimit te Presidentit dhe disa probleme te kesaj natyre doemos nuk marrin rendesine e pergjigjen e duhur.
Le te qendrojne dhe ta kundershtojne , popullin ne masen derrmuse per kete problem e kane me vete.Mund ta lene edhe si problem “lokal “…dhe arsyet jane me qindra ..por me kryesori eshte konsultimi me diplomate te USA.
Perspektiva eshte fqinjesi e mire brenda BE ,jo hypja njeri tjetrit jashte BE..
27 August 2008 @ 3:44 am
Nuk me duket sikur ndrrimi i ekzekutivit ne Washington do te ndryshoje gje ne politiken e jashtme te Athines. Menjehere pas vetos qe i vune FYROM-it Kathimerinit po shperthente nga vetekenaqesia duke deklaruar ne nje op-ed “Qe ne mund te kerkojme e te marrim c’te duam”. Kjo eshte ceshtje QENDRIMI (attitude) jo kohe.
27 August 2008 @ 4:40 am
Shume dakort be Q.A.
Greqia kete politike e ka patur tere kohes, qe para cameve biles. Kjo nuk shuhet vetvetiu dhe oreksi vjen duke ngrene.
Greqia i llogarit gjerat nga shume veshtrime, polikane ne Amerike, Evrope e kudo.
I duhet thene ndal tani.
Shiko si e beri Rusi, I dha pasaporta atyre ne Gjeorgji (ca si e degjume kjo eee?) dhe tani I thote ta gezoni shtetin.
27 August 2008 @ 4:54 am
IL CASO POLEMICA TRA ATENE E BETTIZA Il sui Balcani Lo scrittore: siete complici dei serbi
ASTIOSO, scorretto, bugiardo, nonche’ . Poiche’ il suscettibile signor Jannis Zissimos mi attribuisce in una sola volta tanti titoli contraddittori, vorrei ricordargli che, proprio in quanto giornalista ed eurodeputato, mi ero recato negli ultimi giorni del 1980 ad Atene per incontravi il Presidente Konstantinos Karamanlis. Quel mio viaggio e quel mio incontro avevano uno scopo quanto mai positivo: celebrare con grande rilievo su un noto quotidiano italiano l’imminentissima entrata della GRECIA nella Comunita’ europea. Difatti, il 2 gennaio 1981, ventiquattr’ore dopo che la GRECIA era diventata ufficialmente il decimo membro della Comunita’, appariva su un’intera pagina del Giornale di Milano, di cui ero allora il condirettore, una mia intervista esclusiva con il presidente Karamanlis che venne ampiamente ripresa dai principali organi di stampa europei. Poi, dalla vetta dell’entusiasmo iniziale, fummo purtroppo in molti a precipitare nella delusione e nell’amarezza. La GRECIA, in particolare la GRECIA isolazionista del Pasok e di Papandreu, che gia’ s’erano opposti con ostinazione alla linea Karamanlis dell’adesione comunitaria, non manco’ occasione di marcare le sue divergenze dall’Europa su una miriade di questioni delicate e importanti. Le scelte sempre piu’ solitarie, e sempre meno comunitarie, di Atene dovevano infine inasprirsi sino al limite della separatezza nei giorni dell’aggressione serba contro la Croazia e contro la Bosnia. Scattava allora, come un meccanismo ancestrale, l’istinto della storica alleanza serbo-greca, radicata nel nazionalismo di matrice ortodossa e gia’ varata nelle prime guerre balcaniche contro i musulmani, gli slavi macedoni e gli albanesi. I rappresentanti greci, anche nel Parlamento europeo, hanno sempre sostenuto e continuano a sostenere con veemenza le insostenibili tesi dei nazionalisti serbi e le loro aggressioni militari nei territori dell’ex Jugoslavia. E’ universalmente noto che il governo greco ha fatto di tutto per non rispettare l’embargo imposto dalla comunita’ internazionale alla Serbia. Non si contano piu’ le visite reciproche di esponenti greci e serbi fra Atene, Belgrado e Pale. Non a caso i serbi di Bosnia usano dire: . I due piu’ recenti corollari di tale disinvolta politica di destabilizzazione balcanica, perseguita in complice concordia dal governo greco e da gruppi clericali estremisti della Chiesa ortodossa greca, sono stati la guerra economica dichiarata il 16 febbraio da Atene alla Repubblica di Macedonia, con la chiusura del porto di Salonicco al transito delle merci macedoni, e quindi il grave incidente di frontiera provocato il 10 aprile da un commando terroristico greco nell’ALBANIA meridionale. , usava dire Boris Souvarinc. Anche la carta da lettera del signor Zissimos mi sembra sufficientemente dura e resistente per sopportare tutte le singolari accuse di astiosita’ e faziosita’ che egli, in parvenza digiuno di piu’ esatte informazioni diplomatiche e di letture piu’ complete, mi rivolge con tanta cieca acredine. Vorrei percio’ rinfrescare la sua debole o astuta memoria e ricordargli quanto hanno scritto, a proposito delle intemperanze politiche greche, altri giornali italiani e stranieri. Dino Frescobaldi su la Repub blica del 15 aprile: . George Soros sul New York Times del 18 aprile: . Il presidente macedone Kiro Gligorov, in un’intervista a Le Monde del 6 aprile, parla apertamente di . Le Monde del 14 aprile, in un servizio dell’inviato speciale Yves Heller da Konitas (GRECIA settentrionale): . Lo stesso Heller descrive l’intensa attivita’ di propaganda irredentistica indirizzata quotidianamente alla minoranza greca nella vicina ALBANIA da una potente stazione radio di Konitsa, gestita da preti ortodossi, e cita questa frase del pope locale Joel Konstantaros: . L’Econo mist del 30 aprile: . Mi pare che basti per dimostrare ampiamente al disinformato signor Zissimos che le , che egli mi attribuisce, sono condivise punto per punto da alcuni dei maggiori organi di stampa nazionali e internazionali. Tuttavia, dulcis in fundo, egli si e’ ben guardato dall’entrare nel merito della piu’ seria e piu’ grave di queste mie : la GRECIA, che attualmente esercita la presidenza semestrale dell’Unione europea, deferita dalla Commissione di Bruxelles, organo di governo della medesima Unione, alla Corte di giustizia europea del Lussemburgo] Su questo punto essenziale, dirimente, la lettera del signor Zissimos resta inesplicabilmente sorda e muta. Perche’? Evidentemente perche’ il signor Zissimos, per altri versi cosi’ loquace, avrebbe dovuto ammettere in pubblico che il suo governo, pur presiedendo l’Unione europea, e’ stato messo in stato d’accusa presso la massima magistratura europea proprio a causa dell’inaudito comportamento anti-europeo assunto da Atene nei confronti della Macedonia. Comportamento che infrange e calpesta tutte le regole della politica commerciale e morale comune, per non dire altro ancora sulle minacce all’ALBANIA e sulle blandizie alla Serbia. Enzo Bettiza
Pubblicazione: 03-05-1994, STAMPA, TORINO, pag.11
Sezione: Estero
Autore: BETTIZA ENZO
27 August 2008 @ 4:55 am
FYROM-it ja rrujti greku.
FYROMsave bravo ju qofte se nuk e shiten b… per karrike.
Sa per dijeni, FYROM-i ka filluar nje fushate te forte ne kthimin e germave cirilike. Shif kur ta gjemoje NATO me uturak ne dore.
Kurse ata horrat tane, politikane e analiste, jane te gjithe te blere.
27 August 2008 @ 4:59 am
Xhibo do te pergjim tek tema e Lubonjes pasi atje ka vlere diskutimi
Ketu dua vetem te them, perseri eshte levizje e shovinizmit Grek per te rrembyer sa me shume ne cdo situate. Nga nje ane Bollano dhe lakejte e tij ekstreme nga ana tjeter politika e “moderuar ” greke me keto kerkesa dhe nga ana jone Globalzimi internacionalist i Lubonjes. Kesaj i thone te shkosh per vizite tek kanibalet i veshur me roba te mira dhe me buqete me lule meqense je i moderuar,meqense nuk je kanibal. Cili do te jete rezultati? Do te perfudnish ne tenxheren e tyre dhe te rrofshin kostumi dhe mdernizmi.
27 August 2008 @ 5:02 am
He per he Tirana nuk ka asnje karte ne dore pervec ndoshta shfuqizimit te ligjit te dynenshtetesise me Greqine (gje qe s’behet se behet nami). Pleqte e Kelcyres ta gezojne varrezen greke. S’prishet MSA-ja per nje varreze
27 August 2008 @ 5:07 am
po mire, meqe duan varreza keta, propozoj dy zgjidhje:
1. hajde merrini kockat si Gjenerali i Ushtrise se Vdekur e zhdukuni bashke me to ne Greqi! A jane greker, sipas grekerve? atehere cojini te prehen ne token e vet.
2. Doni varrezat e grekve qe u vrane ne lufte? Dakort. Na jepni varrezat e mijera Camve qe u masakruan ne tokat Came ne Greqi. Edhe te ushtareve Shqiptare qe u vrane kur luftonin per Italine ne Greqi.
27 August 2008 @ 6:12 am
Nje nder pergjigjet klasike qe Tirana mund ti jape Athines eshte, varrezat dhe te vdekurit jane tuajt, por perpara do te bejme nje referendum atyre nese vertete duan te kthen ne Greqi.
27 August 2008 @ 7:05 am
27 August 2008 @ 8:24 am
keshtu eshte kur udhehiqesh nga mafia, nuk je ne gjendje te ndertosh shtetin dhe degjon teorite e arixhinjve. keshtu u be kjo pune te futesh ne Evrope nga romet.
27 August 2008 @ 8:39 am
Greku pe e ha Shqiperine si mola drurin. Molja e pare hyri tek kisha autoqenefe shqiptare dhe me mijra te tjera vazhdojne ta pasojne.
O burrat e dhjeut! Shqiperine e mori greku (ate te jugut or te jugut)
27 August 2008 @ 9:43 am
Jo more se mori ,por synon dhe ben pregatitje te terenit dhe i nderton rruget qe ne ne ardhmen ta kete me te lehte.Po po te jugut ore.
Ku eshte popullata qe ti dale zot atedheut,si eshte e mundur qe te humbin Gjirokastren - e te fitojme Strugen me kryetar bashkie shqiptare.E mos te hyjme ne pjeset tjera te atedheut te zgjeruar.
E gezofshim pavaresine e Kosoves ,dhe trojeve tjera shqiptare ,qe jane
ne ndertim e siper Federata Ilirida-Maqedonia.
Me pershendetje nga Melbourni.
27 August 2008 @ 10:37 am
Eshte gabim te shprehesh keshtu,pasi me kete llogjike,nuk eshte vetem greku qe e ka marre Shqiperine,Amerikanet dhe te tjere ,kane accsess ne shqiperi,sa mund te themi se “Tirana zyrtare” eshte nje kukull.!
Ne te vertete, Qeveria shqiptare eshte nje kukull.,ne shqiperi nuk behet c`fare thone vertet shqiptaret,ata prej verteti….,akoma ceshtja e pronave te qytetareve te RPSH,mbas gati 20 vjet, eshte e turbullt dhe e pa zgjidhur,mbahet peng qellimisht,per arsye vote ,pushteti te qeverive kukullla,te manipulueshme,te dobta dhe pa autoritet kombetar.
Shqiptaret jane viktima,sepse qeverite jane kukulla.Eshte iluzion te besosh sot per sot qeverite shqiptare.Baza e shtetit,eshte e paafte ti sherbej qytetareve te vet,pasi funksionimi ne baze,atje ku punojne dhe jetojne njerzit e shtetit eshte shume primitiv,stresues,dhe larg standarteve.
Ne lagje,ose njesite bashkiake te kryeqytetit,administrata eshte injorante,dhe funksionon aq keq,aq stresues,sa veshtrire eshte te mos ngrihen nervat.
Nuk eshte faji i saj,por i qeverise kukull,i qeveritareve qe marrin rroga te majme,dhe nuk dine te zgjidhin dhe te kuptojne mos funksionimin e standarteve.
Eshte e veshtire?Aspak.
Mungon deshira per ti sherbyer popullit te vet.
Administrat shqiptare ne baze,(le ato ne qender) jane te pa pare ne aspektin e korruptimit.,edukates rrugace,etikes injorante, profesionalizmit amator.
Shteti shqiptar funksionon si breshke.Ne bote shtet funksionojne shume shpejt.Prandaj shqiperine e ka mar Greku,apo lumi!
27 August 2008 @ 10:52 am
MAPO e ka ekzagjeruar ca kete pune, nejse hajt mo. Greqia do haje dhe ca kohe m… Mos t’ju duken greket kaq te zgjuar dhe mos e merni shume seriozisht. Une mendoj se greqia, shkurt hesapi mund te na kryeje sherbimet e berberit. Do te ishte nje autogol per greket konflikti “i hapur” me Shqiperine.
Konflikt me Turqine, konflikt me Maqedonine, konflikt me Italine dhe ju mendoni se do i fuse dhe nje konflikt me ne!!!??? Kjo pune eshte te zhvatim sa te mundim.
Me te tilla levizje Greqia thjesht mundohet te eklipsoje problemin real qe ekziston midis dy shteteve tone, Problemin Çam.
27 August 2008 @ 11:00 am
personalisht nuk mè habit aspak kjo gjè…mendoj se qèndrimi i greqisè èshtè disi mè i thellè nga ç”mendohet.e vèrteta pèr mendimin tim qèndron se neve si shtet apo si shqipèri nuk na duan nè evropèn e bashkuar,ose e thènè mè mirè shtetet qè bèjnè pjesè nè tè nuk kanè as interesin mè tè vogèl pèr tè pranuar shqipèrinè mes tyre!!pèr çfarè motivi duhet ta bèjnè?pèr tè patur mè shumè emigrant shqiptar seç kanè?mendoj se politikèn shqiptare(apo shqiptarèt) i gènjen mendja nè mendojnè se do tè hyjnè nè evropè duke u lèpirè sa mè shumè majtas e djathtas,e vetmja mundèsi pèr tè hyrè nè be èshtè qè be tè ketè interes tè na pranoj!unè pèr vete tani pèr tani nuk shoh asnjè motiv tè be pèr tè pranuar shqipèrinè!pèr mendimin tim(qofsha i gabuar) kjo punè do tè vazhdoj kèshtu pèr shumè vjet,ata pèr tè tè mos thènè jo,do tè kèrkojnè standarte mbi standarte,reforma mbi reforma,e motive mbi motive pèr ta zvarritur kètè punè derisa tè gjejnè vèrtet interesin!!prandaj edhe fjalimet apo propaganda e politikanève tanè kur flasin pèr integrim nè be,mè duket kaq boshe pèr tè mos thènè tallje me popullin e tyre…. prandaj edhe greqia i lejon vetes tè sillet si i do qejfi me shtetin tonè..po nuk e bèri tani kur do e bèj?
27 August 2008 @ 11:04 am
ate qe nuk e beri diplomacia shqipetare per kaqe vite rreshte, po e ben qeveria greke duke kthyer bumerang ate cka pretendonin shqipetaret per camerin dhe aqe me keq per epirotet te pirros e te arvanitaseve.
tallen me plote kuptimin e fjales me politiken dhe shtetin shqipetare, e kane kthyer ne nje kukull me bateri dhe e komandojne sipase deshires se tyre. ndersa reagimi i klases politike apo te medias shqipetare shume here anashe kalone te gjitha keto probleme thelbesore saqe ve ne dilem dhe vet ekzistencen e historis se shqiperis!!! cfare behet a mundet nje here te veteme nje institucion apo nje organe prestigjoze te arri te jape nje pergjigje te denje qe te frenohen keto santazhe???
27 August 2008 @ 12:49 pm
Nje budalla (revista MAPO) hedh nje gur e 100 te mencur vrapojne ta nxjerrin. Tjeter shembull i fushates te dezinformimit dhe hedhjes hi ne sy ne Ervin Braçe style e organeve te medies te paguar nga mafia e frymezuar nga Edi Rama.
S’ka asnje lidhje mes anetarsimit te Shqiperise ne BE dhe kerkeses, ne fund te fundit legjitime (me gjithe antipatine qe kam per Greqine) per nderim me varreza per ushtaret grek. Nese ka dicka qe shqiptari eshte dalluar eshte fisnikeria e respekti per te vdekurit. Para se ndertimi i varrezave te ushtareve grek te behet pengese per anetaresim ne BE, kemi nja njeqind hendeqe, gropa e male te gjitha denbabaden shqiptare, qe na pengojne anetaresimin.
27 August 2008 @ 1:48 pm
Kasimis….kasemi ka ndryshuar emrin!
Greqise ne ja kemi hapur oreksin, madie me cdo leshim asaj i eshte cuar me shume oreksi dhe e kemi motivuar se egziston mundesia te mari cdo gje……. vetem te jene budallenj greket mos kerkojne me shume nga ne, se ne sote jemi bere qe na mer cdo gje.
Pas cdo leshimi greqise ka ardhur nje kerkes me e madhe, e kemi hapur porten per keto apsurditete e pa lidhje….qe ne nje vend tjeter do qene ofendim ti kerkoje e do mbyllej biseda e dera aty per aty.(sec lidhje ka marveshja me kerkesa apsurde…qe do diskretitonin greqine po ti thoshte ne arenen europiane?!)
A NUK KUPTONI…CDO HAPJE DERE PER QELLIME SHOVINISTE…VETEM I RIT ATO…E RIT PROBLEMET E BELATE….MADIE ME NJE RISK TEPER TE MADH…per nje rajon si ballkani ku nacionalizmat e pretendimet shoviniste kane bere gjemen.
Tani VETEM TE SHESIM KOMPLET SHQIPERINE…QE TE NA JAP FIRMAT GREQIA….e ca do na duhen pastaj….se vendi nuk egziston me..e ne do jemi skllever te saj…..MBUSHIM NE A JO?!
27 August 2008 @ 3:08 pm
Greku i nderon te vraret e vete,i kerkon dhe i gjen,i respekton,ndersa ne,eh nuk dime te respektojme te vraret tane,nga italianet dhe gjermanet,sepse akoma s`kemi zgjidhur ceshtjen e historise,kush ishte deshmori ose i reni per atdhe dhe kush ishte tradhetari.
Greku si gjen ashtu ben!
27 August 2008 @ 3:20 pm
Une sinqerisht nuk e kuptoj pse pala jone rri si e menderosur nese gjerat jane vertete keshtu sic shkruhet. Alternativat jane te shumta:
Mblidhi gjithe kockat e ushtareve te vrare diku ne nje vend (Dropull p.sh. se dine t’i qajne edhe greqisht - nese ka ndonje qe i qan) dhe beji nje memorial te thjeshte duke SPECIFIKUAR se aty prehen eshtrat e atyre qe luftrat i sollen ne token SHQIPTARE per te luftuar nje armik te TRETE. Me kaq grqerit t’i kthejne majat nga thembrat dhe mos na c.ajne shume t.rapin…
27 August 2008 @ 3:47 pm
puna eshte se grekm… nuk duan te shkruajne ate qe the ti ftjk.
qe luftrate i sollen ne token shqiptare, por ata duan ta shfrytezojne kete raste per te then se ata luftuane ne tokat e te pareve te tyre,,,,!!!
dhe ne te mbetemi pastaje me gishte ne goje ne kohe kure kemi muncin te bejme te kunderten….
27 August 2008 @ 4:04 pm
-
-
J., me rregull “treshi” i bie qe te presesh nga Gërqia te na japi Europen eshte si te presesh te dalesh dicka nga nga vrima e by…. Dhe po te jete e tille, une them: NUK E DUM!!!
27 August 2008 @ 4:37 pm
Ore une nje gje s’kuptoj. Pse si merr greku eshtrat e ushtareve dhe ti varrosi ne vendin e vet, sic bene edhe italianet?
27 August 2008 @ 4:40 pm
sepse nuk ka.
te kujtohet Kosina ?
27 August 2008 @ 4:48 pm
Ore une jam nga erseka edhe as e kam idene se ku eshte ky varri i ketij trimit, dhe as kam degjuar ndonjehere per ndonje perralle te tille.
Qeveria jone le tu thote thjesht qe s’mund tua plotesojne deshiren. Nqs ata duan te mos e pranojne MSA’ne, edhe ajo eshte ne rregull.
Nese BE do ta lejoje greqine te beje naze te tilla per pune varresh atehere barra u mbetet atyre.
Ne kemi prioritete te tjera tani per tani sido qe te jete puna.
Nje replike e ketyre gojethareve tane mund te ishte se si ka mundesi qe keto varre kane prioritet kaq te madh per greqine, sa per ta barazuar ate me te ardhmen europiane te nje vendi tjeter?
Kerkesa qe bejne ata eshte e pabalancuar.
Vetem prej faktit qe Greqia eshte ne nje pozicion me te mire diplomatik, s’do te thote qe ne ti pranojme gjithshka.
Pergjigja duhet dhene shkur e shqip:
Shteti shqiptar ka vendosur kundra ndertimit te perkujtimoreve brenda terrenit shqiptar, pasi kjo cenon te drejtat territoriale te shqiperise. Kaq!
27 August 2008 @ 5:02 pm
As amerikanet nuk i kane terhequr eshtrat e ushtareve te vet nga Normandia, Italia etj
27 August 2008 @ 5:07 pm
Greku nuk do kockat por lapidare (deshmi) te mbrojtjes se vorioepirit nga ushtaret greke, megaloidheja jeton akoma dhe sic duket edhe ne parlament jane te fuqishem.
Varianti gjeorgjian eshte shume i mundshem te ne pa nje politike konsekuente…shtetesi te dyfishte, neser bollanoset bejne kryengritje te armatosur, kerkojne pavaresine dhe ja ku u realizua vorioepiri…
Me kollaj do ishte ti kishin bere pa pyetur(leje) dhe deri tani do ishin legalizuar…ku eshte ndryshimi e vodhi greku pronen apo “Selmoni”, “Frroku”etj, s`duhet te jemi kaq sentimentale. Nje ligj 7502 eshte nje variant i pranueshem per keto varreza besoj per shumicen pasi edhe 7501 u perkrah nga shumica…
Ligji i luftes, ceshtja e cameve, denimi i genocidit grek, etj kerkojne zgjidhje te menjehershme e jo zvarritje. Cdo vonese sjell situata te turpshme per politikanet tane(nqs ka ndonje qe akoma turperohet).
Bravo Maqedonsve qe se shesin bythen lire si ne…
27 August 2008 @ 5:13 pm
E mo mire le ti hapin varrezat…te kemi dhe ne vend per te shur*rosur.
Ju mos ja kini merakun Grekve te vdekur…se sic na informon peshkaqeni cdo dite…greku me i mire eshte greku i vdekur.
Friken kijani Shqiptarve te gjalle qe do shiten by*th e koke ke Greku dhe do ndertojne nga 27 katedrale metropolitane rreth cdo varreze…ku priftrinj me emer Jorgos Palikari (ish-Muharrem Kalemi) do japin meshe ne Greqisht e do shkojne ne ekspedita bamirsie neper zone.
Kijani friken vetes tone…se nga ne vjen e keqja. Mos ja kini friken ca gur vari…se ne ja bejme gjith Shqiperine varrez Greqise po te doj.
27 August 2008 @ 5:56 pm
Greket kane nje varez ne Dropull per te renet ne luften e dyte.
Kjo e bere diku nga fundi i monizmit a fillimi i demokracise ?! kur u normalizuan mardheniet.
27 August 2008 @ 6:51 pm
para disa vitesh ndodhi dhe nje incident i kesaje natyre vetem se atehere prifti grek kishe len me amanet qe pasi te vdiste te varrosesh ne kufi. pasi nsic kishte then ai perpara se te vdiste toka e vorjo epirit eshte shume me thell nga ku qendrone sot kufiri ekzistues. dhe vertet ai u varrose diku ne kufi.
27 August 2008 @ 7:25 pm
Rilindja Demokratike 08/27/08
Kot qe rrahim uje ne havan ketu. Kjo mesele u mbyll. Ne Tetor, gjithashtu, marrin fund te gjitha te drejtat e Chameve. Keshtu qe pervec varrezave jane sakrifiku edhe Chamet.
27 August 2008 @ 7:33 pm
Eshte duke u ngritur nje Kishe “Bunker “mu aty prane ,bythe -me byth me ministrine e Mbrotjes.nuk e kuptova pse aty dhe jo me ndonje vend tjeter,pasi ka qene nje lulishte aq e bukur sa i jepte vendit shume shije dhe harmoni me objektet e tjera…Greku eshte ulur kembe kryq,ne byrone e mbrojtes..se vendit!Ju thoni keshtu e ashtu!
27 August 2008 @ 7:34 pm
Nese ndodhe te “ndertohen” varrezat greke(pune e perfunduar thote Qafiri),atehere aty pran te ndertoni edhe varreza turke,italiane ,gjermane e franceze.Kjo sipas mendimit tim do te ishte zgjidhja me e mire.
27 August 2008 @ 8:35 pm
Greqia po luan nje loder te vockel, te vockel. Ka disa gjera qe nje njeri i ben dhe te tjera qe gjithsesi nuk pranon ti beje per hater te dinjitetit. Kjo vlen edhe per shtetet.
Greqia po perfiton ne lidhje me nje çeshtje parimore per te kerkuar nje perfitim te pamerituar dhe teper, teper te vockel ne kontestin ne te cilin flasim. Greqia vetem po perfiton nga rasti sepse ky shtet nuk ka bere asgje per Europen. Eshte thjesht nje shtet i pranuar ne EU pa plotesuar asnje nga kushtet; eshte pranuar si ai qe e fusin brenda perkrahesh.
Po te behej nje referendum per kete çeshtje do te votoja vendosmerisht per ta hedhur poshte kerkesen greke.
27 August 2008 @ 10:16 pm
Tre shprehje qe une mendoj ngrene problemet tona madhore.
1.Kemi nje fqinj qe ka pretendime teritorjale ndaj vendit tone qe shfrytezon situatat tona te brendeshme e te jashteme ne bote per te realizuar qellimet e tij
2. Kemi nje popull qe nga fukaralleku mizerja dhe i trushpelare nga teorite pacifiste globaliste te modernisteve qe u ka mbetur ora ne vitet ‘60, po shet veten dhe kombin
3. Kemi politikane dhe qeveritare qe per interesat e tyre personale te pasurimit ne menyre te jashteligjeshme nepermejt shfrytezmit te postit zyrtar apo te politikes, po shkaterojne per dite kete vend duke e dorezur ne duar e fqinjeve lakmiqare.
Cila eshte zgjidhja?
Komshinjte jane ata qe jane, ne nuk i ndryshojme dot as me buqeta me lule dielli te pacifisteve as me armet inacore te ekstremisteve
Populli varet nga kushtet ekonomike. Nuk ke cfare ti kerkosh fshatarit te shalsit ( nje shkrim i ardhur ketu disa ditem me pare) kur ai ska buke te haj. Nuk ke cfare ti kerkosh atij te moshuarit qe per 1200Euro regjistrohet si Vorio Epirjot dhe mer pasaporten greke kur 1200 Euro ne muaj jane jo pak per nje familje te varfer.
Mbete qeveria dhe politika. Po nuk u ndrysha politika po nuk u ndryshua qeveria ne kot qe bejme gam gam. Eshte kjo politike dhe kjo qeveri qe sjell varferine, c’edukimin dhe c’orientimin kombetar. Dhe kur them ndryshim nuk kam parsysh as mbrotjen alla Policore te qeverise se sotme ” four more years of the same ” as ndryshimet alla Grupi “dale ngadale po vjen behari” se kur te vij behari do te kete mbetur kaposhi shqiptar nje kofshe. Duhet nje ndryshim renjesor, nje ndryshim ku percaktuese nuk do te jete mosha e politikanit, as veshja e tij moderne as pija qe preforon te pije apo ku e preferon ta pije kete pije. Ndryshimi duhet te kete per baze Shqiperine, kombin me gjithe faktoret qe lidhen me te duke filluar nga ekonomia, politika e jashteme, edukumi patriotik e kulturor i popullsise, forca e ligjit pa kufizim ( ndaj mafiozeve te tipit Lazarad duhet avioni dhe tanku, ndaj mafiozeve te tipit “zyrtar shteteror” duhet plumbi). Vetem atehere mendoj se shpeton shqiperia, dhe jo vetem shpeton por dhe ritet e forcohet. Ndryshe kot bejme gam gam ndryshe me mire te perpiqemi ti mbushim mendjen vetes se
.…Pse qenka më mirë që unë të jetoj vetëm në një shtet të vogël shqiptar dhe vetëm me shqiptarë dhe mos të ndjehem mirë kur ka edhe popuj të tjerë që jetojnë në shtetin tim, që më pasurojnë kulturalisht,….
Te pakten kur te vije ajo dite do te jemi te pergatitur menderisht dhe te mos na duket e rende sa vertet eshte
29 August 2008 @ 1:16 am
http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=25790
keta jan greket
turp turp turp
30 August 2008 @ 11:54 am
ca duan grekerit varre te na kthejn camerin se e moren me dhune e hile pastaj jua japim varret
30 August 2008 @ 12:38 pm
grekerit duan varret e te vrareve gjate luftes e ne kembim te na japin evropen ? pyetje qe na bene te keshillohemi me turqit a jan dakorte gerkerit???
31 August 2008 @ 5:47 am
Or ti i Mapos, Greku nuk mund te te jap dicka te cilen ai nuk e zoteron.
C’fare mund te jape Greku, psh po i dhe varrezat?
Mund te te jape tokat e Cameve, mund te te jap KOASH, etjera por jo Evropen se Evropen e ka ne dore tjeterkush e jo ky shtet koti.
31 August 2008 @ 6:43 am
per hunter: http://wiki.answers.com/Q/Why_were_the_American_soldiers_killed_on_D-Day_buried_in_Normandy_and_not_brought_back_to_the_United_States_and_buried_on_our_soil
31 August 2008 @ 8:51 am
para interesave Kombtare nuk na duhet as msa e nato !!!!dinakeria Greke nuk ka fund !!Grekve jo se u intereson te renit ne luft se po te shikoni ne Greqi ska Varez per te renit ne luft por kjo deshir fshe mbrapa dinakerin e tyre shekullore parullen (megalo idhea)ne asnje menyr qeverit Shqiptare nuk duhet te leshojn pe kunder interesave Kombtare ne te kunderten do cilsohen armiqet e Popullit.
2 September 2008 @ 2:02 pm
Viti 2008 është sigurisht vit i mbarë njerëzimit, por mbi të gjitha është viti i shqiptarëve.
(Sali Berisha)