Mungesa e “së Majtës” - Reflektim aspak cinik mbi përfaqësimin e mohuar
Arbër Zaimi (Saktivista)
Duke patur parasysh që në Shqipëri kushtetuta lejon pluralizmin dhe ka një sërë partish e organizatash të deklaruara si “të majta”, kush s’e njeh realitetin vendas mund ta supozojë të mirëqenë zhvillimin e ndonjë diskursi politik të majtë qe synon përfaqësimin e disa shtresave të ndryshme përbërëse të shoqërisë tranzicionale shqiptare.
Në fakt në një vend ku ndarja mes shtresave sociale bëhet përditë e më e ndjeshme, ku një përqindje tepër e vogël njerëzish zotërojnë pjesën më të rëndësishme të aseteve ekonomike, ku pjesa dërrmuese e popullsisë varfërohet dita-ditës, do të qe e natyrshme ekzistenca e shprehur politikisht e një mendimi apo vullneti të majtë, që do të kërkonte reformimin e sistemit social dhe strukturave politike në mbështetje të më të varfërve (që përbëjnë shumicën). Ekzistenca e një krahu politik të majtë do të qe i domosdoshëm, në kushtet e tensionit social që është krijuar prej diferencimit shtresor.
Por nuk ka ndodhur kështu. Pasi hulumtova nëpër arkivat e Bibliotekës Kombëtare në kërkim të historisë së shprehjes së vullnetit për zbutje të tensionit social, apo të politikave reformuese në ndihmë të pjesës së varfër të popullsisë, apo çfarëdolloj shprehje tjetër përfaqësuese të ndërgjegjes së shtresës së mesme, vura re që gjatë gjithë këtyre 17 vjetëve të tranzicionit, nuk është artikuluar ndonjë ide e majtë. Të paktën jo prej politikanëve apo forcave protagoniste të politikës. E gjithsesi, ekzistojnë një sërë subjektesh, dhe një numër i madh votuesish që i thonë vetes “të majtë”.
Ky fenomen e ka një histori. Pas rënies së diktaturës totalitare, dhe pas shpërbërjes së Partisë së Punës spektri politik i krijuar menjëherë kopjoi shfaqjen e pluralizmit perëndimor, në mënyrë sipërfaqësore. Shumë prej emrave të partive politike të krijuara u kopjuan prej partive adashe të vendeve të tjera. Brenda një kohe të shkurtër filloi proçesi i fraksionizimit të skenës politike, dhe krijimi i vazhdueshëm i partive apo partiçkave të reja, në bazë të interesave pragmatistë të protagonistëve (proces që ende vazhdon). Asnjëra prej këtyre partive nuk u krijua si pasojë e vullnetit ose interesit politik të ndonjë grupi shoqëror. Përkundrazi, të gjitha partitë shqiptare të periudhës së tranzicionit janë krijuar nga liderët e tyre, ish-burokratë, ish-aparatçikë të Partisë së Punës, të cilët kanë kopjuar (në rastin më të mirë kanë përshtatur) ndonjë program të importuar. Asnjëra prej partive nuk shfaq ndonjë karakteristikë për sa i përket anëtarësisë, të gjitha janë ngjashmërisht heterogjene në çdo dimension. E vetmja gjë që i bashkon anëtarët e një partie, është shpresa oportuniste e materializmit ekonomik, shpresa për një vend pune etj.
Që prej fillimit të tranzicionit, në kushte të mungesës së shtetit ligjor, së bashku me shfaqjen e kriminalitetit ordiner, gjakmarrjes etj. në Shqipëri ndodhi dhe fenomeni i pashmangshëm i pasurimit të padrejtë të një pjese të vogël njerëzish e biznesesh. Perceptimi i popullor i korruptimit të politikës, matur nga institute me prestigj ndërkombëtar lë të kuptojë se cila ka qenë mënyra kryesore e pasurimit të këtyre njerëzve, e gjithashtu lë të kuptojë se nga vijnë paratë që financojnë fushatat dhe strukturat e fryra të partive. Biznesmenë lumpenë qëndrojnë në krye të bizneseve oligarkike, ndërkohë që një re thashethemesh pohon fshehjen pas tyre të disa politikanëve protagonistë. Transparenca e financave partiake jo vetëm që nuk është bërë, por as nuk është kërkuar deri më tani nga ndonjë media apo shoqëri civile.
Kjo lidhje e politikës me pushtetin ekonomik oligopolist shpjegon më së miri mungesën e një vullneti të majtë në politikbërjen shqiptare. Është pikërisht ky kompromis që ka ndodhur mes financuesve të fushatave të bujshme elektorale dhe liderëve “të majtë” apo “të djathtë” që ka lënë pa përfaqësim thuajse 90% të popullsisë, shtresën e 90% të papërfaqësuar, të margjinalizuar, e pa të drejta politike. Shtresën e 90% që nuk ka asnjë alternativë tjetër veç varfërimit.
Që prej 1789, kur në Parlamentin francez (Assemblée nationale constituante) deputetët e dalë shtresën e mesme (tiers état) u ulën disa majtas karrikes së kryetarit e të tjerët djathtas, termat ombrellë “e majtë” dhe “e djathtë” janë përdorur për të përshkruar qëndrimin politik të forcave apo individëve të ndryshëm, sa i përket perspektivës së tyre mbi zhvillimin. Në vija të trasha, siç dihet, debati politik është zhvilluar midis të djathtëve që sipas momentit apo përbërjes kanë patur si strumbullar të tezave të tyre tradicionalizmin ose liberalizmin, dhe së majtës, e cila kryesisht është shqetësuar për reformimin e sistemit shoqëror-ekonomik në mënyrë që shpërndarja e të ardhurave në popullsi të jetë gjithnjë e më e drejtë, dhe më e barabartë.
Kuptohet që brenda politikës së majtë botërore ka patur vend për një gamë të gjerë pikëpamjesh e nuancash, të cilat kanë pësuar ndryshime të vazhdueshme si pasojë e ngjarjeve historike, apo e ndikimit teorik të mendimtarëve të ndryshëm. Gjithsesi, e majta gjithnjë i ka ruajtur disa karakteristika dalluese, siç janë kritikat ndaj nacionalizmit, kritikat ndaj diferencimit social-ekonomik, si dhe mbështetja e vazhdueshme e shtresës së mesme. E majta është identifikuar vazhdimisht tek intelektualët e shtresës së mesme, tek lufta për të drejta, dhe në një mënyrë më pak konseguente, tek internacionalizmi, tek arti dhe tek grupet e margjinalizuara. Spektri teorik i së majtës varion prej radikalizmit libertar, që kërkon rishpërndarjen e të ardhurave dhe zhdukjen e strukturave që imponojnë ndarjet klasore, tek social-demokracia, që kërkon ngushtimin e diferencave ekonomike shtresore, dhe zbutjen e kapitalizmit nëpërmjet reformave demokratike.
Ndryshimi i pikëpamjeve politike mes partive normalisht e ka zanafillën tek ndryshimet botëkuptimore midis teoricienëve dhe ideologëve politikë të palëve, si dhe tek ndryshimet midis interesave dhe problematikave të shtresave që përfaqësojnë këto parti. Por në kushtet e Shqipërisë fatkeqësisht politikanët nuk ndryshojnë në botëkuptime, vetëm në etiketimin që i bëjnë vetvetes.
Pas 17 vjetësh është e vështirë të mbulosh një mashtrim kaq të madh, që ka lënë pa përfaqësuar intelektualët, që ka lënë pa përfaqësuar shtresën e mesme, që ka lënë pa përfaqësuar të varfërit (90%). Tensioni shoqëror natyrshëm që është rritur, dhe perceptohet lehtë. Në këto kushte politika ka vendosur të rafinohet. Retorika sërish kopjohet nga Obama, apo nga Blair, apo nga të tjerë, ndërkohë që me rastin e vitit elektoral thërriten të vijnë nga bankat e universiteteve brenda e jashtë vendit fytyra të reja. Ky rikrijim i sipërfaqes sjell në Tiranë çdo katër vjet me qindra Rastignac-ë të rinj, të cilët mëgjes për mëngjes gjatë fushatës ngrihen e sfidojnë sistemin duke thënë “À nous deux, maintenant!”. Të rinj që e shohin suksesin jo tek zbutja e diferencave sociale, por tek ngjitja personale në klasën superiore, atje ku nuk kanë mundur të jenë kurrë. Të rinj që në nëndërgjegjen e tyre të kompleksuar përpiqen të imitojnë idhujt e tyre të vjetër.
Në politikën shqiptare e majta nuk ekziston, as në formën e saj më të moderuar. Në politikën shqiptare gjithçka funksionon në shërbim të biznesmenëve të fuqishëm, tregut të rregulluar në mënyrë të padrejtë nga pushtetet paralele të oligarkëve, dhe urdhrave apo “detyrave të shtëpisë” që jepen nga ndërkombëtarët. Ne “90% tjetër” jetojmë si raja në një çiflig të stërmadh.

5 September 2008 @ 3:54 pm
Arber pergezime per shkrimin. E ke analizuar shume qarte situaten politike ne Shqiperi dhe konkretisht te ashtuquajturen te majte shqiptare. Une do te shtoja, se problemi i shtruar nuk ekziston vetem tek e majta, tek kultura e saj politike, por ne te gjithe politiken shqiptare, qe sillet ne menyre shume “maladroit”. Mendoj se do te duhet ende kohe qe te stabilizohen rolet ne jeten politike dhe sociale ne vendin tone. Bota ka krijuar tradite politike ndaj dhe rolet jane te ndare ne te djathte apo ne te majte. Perballjet politike qofte ne arenen e parlamentin, qofte ne media mbeten ende te cekta, nuk shtrohen probleme, nuk ka pyetje, perballjet jane te kushtezuara ne banalitete nderpersonale, fjalor i ulet. Une nuk besoj me tek asnjeri nga keta perfaqesues te se majtes, te cilen nuk arrijne dot ta perfaqesojne me politikat e tyre. Per fat te keq per momentin na ofrohet ende si zgjedhje e keqja me e vogel.
Mendoj qe duhet kohe qe te kultivohet kultura politike tek ne. Te pershendes.
5 September 2008 @ 11:13 pm
Ideja eshte qe mungesa e njeres pale zhduk dhe shkaterron debatin. Prandaj nuk ka kurrfare debati politik - qe te mund te perkthehet ne te shumeperfolurin pluralizem.
E vertete AR31, duhet zgjedhur e keqja me e vogel. Por nga ana tjeter duhet peshuar ne menyre individuale dhe komunitare se cila eshte e keqja me e vogel. Te behesh pjese e sistemit, apo te besh presion se jashtmi qe ky sistem te behet sa me njerezor. Une mendoj se hyrja e ndonje te riu ne nje sistem si ky shqiptari, me idene per te bere karriere e per te akumuluar pushtet jo vetem qe nuk sjell asnje “risi”, por thjesht do te shtoje nje goje me shume per te ushqyer ne strukturat e pajustifikueshme te partive ekzistuese, qe vijojne ekzistencen me energji te pashterueshme (ushqyer nga financa jotransparente)
6 September 2008 @ 1:25 am
“Pas 17 vjetësh është e vështirë të mbulosh një mashtrim kaq të madh, që ka lënë pa përfaqësuar intelektualët, që ka lënë pa përfaqësuar shtresën e mesme, që ka lënë pa përfaqësuar të varfërit (90%).”
E megjithatë dikush i voton ato parti… përfshirë jo vetëm të varfërit, jo vetëm shtresat e mesme (hajt, me justifiku artikullin po i pranojmë si “gjinie pa shkollë), por i votojnë dhe intelektualët (presupozohet që këta të fundit dinë se ç’bëjnë të paktën).
Një përgjigje e MAJTË ndaj kësaj situate, nuk mund të vijë pa krijimin e një baze të organizuar në gjëndje që ta bëjë protestën.
Zakonisht ata që janë më lehtë të organizueshëm për protesta janë punëtorët (sidomos kur numrat ja u lejojnë) nëpërmjet sindikatave… por dhe këto të fundit, për të patur vërtetë sukses, o duhet të kenë mbështetje ideollogjike të fuqishme ose duhet të kenë lidhje me organizata akoma më të organizuara (kriminale) që kanë interesat e tyre për të mbajtur nën presion qeveritë dhe shtetin.
6 September 2008 @ 2:08 am
Nderime Arbër me këtë artikull. E ke përshkruar gjendjen fare mirë. Është shumë e lehtë të dallosh qoftë dhe virtualisht se shumica e votuesve-postuesve-shqipove janë “tifozë”. Pa ide, pa mbështetje interesash. Edhe diku mirë e ke që thua, edhe këta të rinjtë në vend të fillojnë tjetër valle, po futen te vallja e të vjetërve.
Një sistem i caktuar që të lejohet në Shqipëri i duhet bërë prova - duhet të jetë shqiptar-proof. Se ne kemi për borxh të çkëthim dhe dreqin. Kështu e majta tradicionale është mungesë e madhe jo vetëm kjo, po më keq akoma, sistemi i përftuar ka shumë nuanca amerikane, të kapitalizmit të egër. Për një vend të vogël, më të varfërin e gjithë Ballkanit nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kjo…
6 September 2008 @ 2:34 am
Nderime Aerber …Je nga te vetmit qe kam lexuar per nje perpjekje jashte slloganeve “e majte” “e djathte” qe i tundin si kembore deshijsh shumica ne Memedhembje pa i ditur kuptimin .Ka edhe peshq te “djathte” edhe “te majte”
:) 
:P 
Psh.kritikusi me i djathte i Peshkut eshte Xhibi qe e ka kuptuar se peshku anon nga e majta
Do te me lejosh te bej nje nderhyrje per te kuptuar vet ne rradhe te pare …
A mendon se perfaqesuesit e te “majtes” duhet te jene te varfer ???
A mendon se mund te ekzistoje force Politike pa mbeshtetjen e te fuqishmeve ekonomike ???
Si mund te ekzistonin keto dy forca te medha ne se nuk do te krijonin mbeshtetje Politike te shpejte pervecse nepermjet VJEDHJES dhe MASHTRIMIT ne te gjitha fushat por kryesisht ne ate ekonomike?
Teorikisht pergjigjen e ke dhene mjaft te goditur….
Te majtat “kryesisht” e theksoj kete kryesisht , dallojne nga te djathtat…..tek shperndarja dhe ne nje pike mjaft domethenese ne perkrahjebn GJITHNJE e ne VAZHDIM te Krijimtarise ,me pak fjale te se rese…ndryshe nga ku “e djathta” eshte me “konservatore ” dhe me e “eger” ne prishjet e statukuose….
Nga qe permban shume gjeresi e thellesi shpjegimi , nuk me mbetet vetem te te uroj si pene e nderuar qe ke marre Guximin ta shikosh e analizosh problemin si e vetmja prurje serioze deri tani !
6 September 2008 @ 11:19 am
MAJTAS JO DJATHTAS
Eshte titulli i nje libri te Prof A.Fuges , nga te paktat studime serioze ku analizohet platforma dhe programi i te MAJTES SHQIPTARE dhe argumentohet nevoja e Shtetit te Mireqenies Sociale (Social Welfare State) si instrument per zbutjen e pabarazive sociale dhe mbrojtjen e grupeve/shtresave qe rrezikohen nga margjinalizimi social, varferimi dhe mbetja te paperfaqsuar/pa ZE ne sferen politike dhe vendimarrje.
Sipas mendimit tim,rreshtimi i forcave politike shqiptare ne pozicionin e MAJTE -E DJATHTE, ne fillimet e pluralizmit, nuk erdhi si rrjedhoje e diferencimit ekonomik dhe social te shoqerise sikurse ka ndodhur historikisht me pozicionet klasike te se mjates dhe te djathten ne perendim.
Por e keqja eshte se keto pozicionime “ideologjike” , tashme kur kane kaluar gati dy dekada qe jemi ne ekonomin e tregut,dallohen dhe diferencohen vetem teorikisht, ne retorike dhe slogane kurse praktikisht ato(M-D) ose futen ne sinoret (shprehje e Idrizit kjo:) e njera tjetres ose shkembejne pozicionet ne emer te reformave STANDART!
Per te qene me te qarte: F.Lubonja ka ngritur me se nje here me shqetsim kete situate paradoksale ku e majta sillet si te ishte e djathte ( kujtoni privatizimet e sektoreve publike) kurse e djathta sillet si e mjate ( politika e pensioneve, skema e “kafshates” “vaskat e florinjta” , qendrimi ndaj Ligjit 7501-pronat etj.)
Konfuzioni dhe luajtja me sloganet e majta dhe te djathta praktikisht ka cuar ne situaten pak absurde dhe shpesh qesharake: prane qendres se djathte, neper mitingjet e saj apo strukturat organizative shikon edhe ish pronarin, edhe ish te perndjekurin , edhe fukarane e zbritur ne Bathore qe jeton me asisstence sociale!!
Kjo sjellje politike e se majtes ka patur si reference modelin e “Rruges se Trete” te T.Bleir e njohur ndryshe si Konsesusi New Labour thelbin e te cilit e perbente kalimi nga “ Welfare ne Workfare, vendosjen e nje raporti me te drejte ndermjet te drejtave dhe pergjegjesive, rishperndarjen me te drejte te pushteteve, pasurise dhe mundesive”. Por ne realitetin politik shqiptar rruga e trete ka qene vetem nje jehone e zbehte , nje tentative, nje deshire e mire ndoshta, e cila eshte deformuar nga interesat pragmatiste dhe synimet perfituese te klases politike.
Pergjigjia e politikaneve per kete situate te “ nderrimit apo miksimit te roleve” ka qene e tipit: -Jetojme ne epoken e fundit te dallimeve politike dhe ideologjike.(Kujtojme diskurin e E.Rames per “Politiken e re “ dhe thirrjen e tij per nje bashkim te ri pertej te mjtes dhe te djathtes)
Dhe paterica teorike eshte perforcuar me patericen pragmatike: Reformat strukturore te diktuara nga FMN dhe kushtetet e anataresimit ne BE jane STANDART dhe, si te tilla, detyruese per te mjaten dhe te djathten!
Ne fakt , zbatimi reformave standart mendoj se nuk pengon te majten shqiptare te evidentoje me dukshem profilin e saj si force politike e ndjeshme per mbrojtjen e shtresave ne nevojeve.
Sot , ne kushtetet e sfidave t ereja te globalizmit , raporti ndermjet shtetit dhe ekonomise se tregut eshte teme e nje debati te nxehte. E majta po tenton ti largohet modelit te shteruar te “ekonomizmit pragmatik te rruges se trete” por pa braktisur dimensionin social te ekonomise se tregut.Edhe e djathta , nevizojne studjuesit- po braktis retoriken e saj radikale neoliberale dhe po tenton terrenin e qendres. Debati reduktohet ne raportin eshtetit me ekonomine dhe krkimin ealternativave te reja ne nje bote qe po globalizohet me shpejtesi.
6 September 2008 @ 2:31 pm
Ka shume studiues mendoj qe jane perpjekur te argumentojne e te shpjegojne perse ne kohet Moderne shteti fillon dhe i “humbet” funksionet klasike…dhe kjo per vet thelbin e shoqerise qe tashme e ka kaluar stadin e klasikes . Pervoje pas pervoje ne zgjidhjen e krizave , qe shpesh kane perfunduar ne konflikte te armatosura midis grupeve, klasave e shtresave, kane dale edhe “shtetaret” si te aftet edhe marifetcijte si perfaqesues te grupimit fitues..qe kane perfaqesuar “grupin” (jo tonin
ne interesa e programe.
:) 
Me zhvillimin shoqeror nepermjet reformave te vazhdueshme e te panderprera , nepermjet nje teknologjie te avancuar kane linde platforma qe “shuajne” dallimet midis kraheve , sepse jane rruget me produktive ku masat jane shkrire ne kete mirqenie….Kjo e ben te pamundur dallimin e qarte midis forcave politike sepse ne programet e tyre nuk ka ASNJE dallim thelbesor….
Pra ; ekonomia e tregut nepermjet ruajtjes e zhvillimit te Lirive dhe te drejtave te njeriut…..
MASHTRIMI per te grumbulluar fansa dhe kryesisht ne NUMUR me te madh se “kundershtari” dhe rreshkitja ne programet e njeri tjetrit i shndrrojne fitonjesit ne krye sot ne te vetmin njesi matse ;
-Sa te afte e produktive jane te menazhojne vendin ne burime njerezore e resurse ekonomike….gjithsesi ne linjen e re te INTEGRIMEVE…..
Prandaj jane Sharlatane Berisha- Nano e te tjere sepse operojne ne tregun e politikes , thjesht e vetem thjesht si MATRAPAZE me metoda qe u ka ikur koha duke permendur emra sugjestionues here pas here si Kejns etj…Duhen perjashtuar emra si TOPALLI etj qe jane jo vetem injorante por edhe specie monstra per nivelin ku ka arritur inteligjenca e sotme ne kete bote pa kufij te INTERNETIZUAR …ku dhe Polici shpesh here :
Bie ne gracke si laraske…
6 September 2008 @ 3:27 pm
Ju falenderoj per komentet. Spiritus ka bere nje verejtje interesante sa i perket “politikes se re”, politikes sinkretike, qe mua me duket si perpjekja me moderne per te zhgrapur sa me shume vota nga cilido votues. Kjo nuk me duket aspak e ndershme.
Kjo politika thirdway, sic e kam shpjeguar dhe tek shkrimi, shpeshhere eshte e gatshme te beje kompromis mbi mjetet, ne favor te arritjes se qellimit, qe eshte marrja e pushtetit. Dhe, eshte nje politike e iniciuar ne sferat e larta te pushtetit ekonomik, si rrjedhoje mendoj se kam te drejte te dyshoj mbi objektivat e saj sociale.
Sa i perket pyetjes se Idrisit,
A mendon se perfaqesuesit e te “majtes” duhet te jene te varfer ???
A mendon se mund te ekzistoje force Politike pa mbeshtetjen e te fuqishmeve ekonomike ???
Si mund te ekzistonin keto dy forca te medha ne se nuk do te krijonin mbeshtetje Politike te shpejte pervecse nepermjet VJEDHJES dhe MASHTRIMIT ne te gjitha fushat por kryesisht ne ate ekonomike?
Nuk mendoj se perfaqesuesit e te majtes duhet te jene te varfer. Mendoj se e majta reale mund te krijohet vetem nga grumbullimi politik i nje komuniteti njerezish te ndergjegjshem nga ana sociale(e pse jo te arsimuar), te cilet kane lindur/arritur nje standard jetese mesatar duke punuar, dhe nuk kane si objektiv vjedhjen.
Force politike pa mbeshtetje ekonomike nuk mund te ekzistoje ne kushtet e marketingut te domosdoshem, dhe te medias qe ka dale nga kontrolli. Por nga ana tjeter duhet diskutuar se nga do te vije kjo mbeshtetje ekonomike. Cfare negociohet ne kembim te saj. Nje parti e majte do te synonte nje mbeshtetje ekonomike te shtrire sa me gjere ne baze, dmth nga pak nga te gjithe, e jo miliarda nga tre katermbedhjete veta (sic po ndodh fatkeqesisht).
Politika eshte shprehje solidare interesash shtresore, qytetare, komunitare, per pasoje une nuk e shoh te mundur ekzistencen e te majtes ne shqiperi, duke qene se nuk kemi komunitete solide…ketu mund te vdesesh ne mes te rruges dhe shumica maksimumi do te fillojne te te filmojne me celular
Gjithsesi flm per perceptimin pozitiv
6 September 2008 @ 3:41 pm
Pertej interesave personale te ngushta te disa personazheve ketu, qe perkrahen disa “miq te vjeter” nga e kaluara e tyre, per te ulur poshte disa te tjere, pavaresisht argumenteve qe sillen, une kam te tjera mendime per artikullin.
Asnjëra prej këtyre partive nuk u krijua si pasojë e vullnetit ose interesit politik të ndonjë grupi shoqëror. Përkundrazi, të gjitha partitë shqiptare të periudhës së tranzicionit janë krijuar nga liderët e tyre, ish-burokratë, ish-aparatçikë të Partisë së Punës, të cilët kanë kopjuar (në rastin më të mirë kanë përshtatur) ndonjë program të importuar.
Ky argument nuk qendron, pervetem se eshte edhe tautologie (partia eshte nje grup njerzish, qe perfaqesojne interesat dhe vullnetin e nje grupi). Dikush duhet te marri nismen per te perfaqesuar interesa te vecanta ne menyre institucionale. Dhe keto interesa organizohen ne platforma organizative sic mund te jete partia ose nje grup i shkeputur nga nje parti. Aparetciket kishin traditen e organizmit dhe njohurin institucionale, qe te tjere nuk e kishin. Nuk mund te flitet per interesa dhe vullnet politik ne forme absolute, si te ishte nje objekt i njohur. Ne i njohim interesat vetem kur ato perfaqesohen nga individet (shprehen) ose trupezohen ne doktrinen e nje partie.
Historikisht formimet e partive ne perendim jane procese te grumbullimit te disa grupeve me interesa te vecanta, ose fragmentimesh nga ky grup. Psh. nga grupet e interesave te aristokracise dhe fshataresise doli nje parti e djathte, bashkohen disa elemente te ketyre grupeve me ato katolike del nje parti e qendres demokristiane, ky grup hyn ne konflikt me interesat e liberaleve, qe kerkojne largimin e ndikimit te kishes nga shteti, nga ana tjeter jane grupet e interesave te kapitalisteve (qe zoterojne mjetet e prodhimit) te cilat bien ndesh me ato te punetoreve (jo-pronareve). Tani kemi te tjera grupe qe perfaqesojne konflikte “postmaterialiste” psh. midis “ekonomise dhe ekologjise”, ose midis autoritarizmit (elitarizmit) dhe liberaleve. Dhe keshtu nga keto interesa dalin grupime, por keto duhet ti perfaqesoje dikush. Ndryshimi me perendimin eshte se formimi i vullnetit, organizmi dhe akumulimi i interesave (pra funksionet e nje partie) ne Shqiperi nuk mund te shihet nga ky veshtrim historik, sepse si interesat por edhe kontexti (setting) jane te ndryshme.
N. Bobbio (E majta dhe e djathta) thote se i vetmi ndryshim mdis ketyre dy grupimeve eshte qendrimi i tyre ndaj barazise. Ndersa ne shkrim une nuk pashe as nje lloj perkufizimi dhe difference midis majtes dhe te djathtes. Mbase nuk e kam kuptuar artikullin sic e kane kuptura “korifenjte” e zakonshem te peshkut.
6 September 2008 @ 10:15 pm
Shkrimi eshte interesant dhe shume gjera autori i ka shtjelluar realisht. Gjithashtu edhe disa komentues (p.sh. AR31) dhane mendime interesante.
Per mendimin tim, ashtu sic permend spiritus ate qe paska thene F. Lubonja qe ne Shqiperi eshte sh. e veshtire te dallosh cila parti politike i perket cilit krahu, eshte sh. e vertete.
Ndoshta nga shperndarja neper paragrafe, nuk e kap dot nga artikulli per cilen lloj te majte e ka fjalen autori qe mungon. Se ka te majte qe kerkon te drejta sociale duke pranuar kapitalizmin si sistem ekonomiko-shoqeror, sic ka edhe te majta qe duan t’a shkaterrojne kete lloj sistemi me ane te rrugeve revolucionare per te vendosur sistem tjeter diktature proletariati.
Duke patur parasysh qe e majta ekstreme e llojit te diktatures eshte tashme nje teori dhe eksperiment i deshtuar, po marr me mend qe e ke per llojin e pare qe permenda. Ne kete kontekst, nuk mendoj qe e majta mungon teresisht ne Shqiperi. Ketu te peshku, p.sh. eshte mjaft e fuqishme, e udhehequr me largpamesi nga komisar idrisi
Por edhe ne Shqiperi shume elemente te bindjeve te majta nderthuren gjithandej.
Nje shembull: mjafton te lexohet ligji 7501 qe te kuptohet qe reforma agrare e tipit “toka i takon atij qe e punon” eshte ligjeruar edhe pas 1990-es. Apo sistemi i asistences, etj. etj. Ish-komunisti kryeminister cirret si anti-komunist me fjale, por praktika flet ndryshe.
Apo mjafton te lexohen “ceshtjet” e levizjes politike me te re, G99, qe te shihet qe ekziston e majta e tipit europian. Te pakten teorikisht.
Jam shume dakort per ate cfare thua per lidhjet e politikaneve Shqiptare me bizneset - dicka qe thuhet perdite ne shtypin Shqiptar.
Persa i perket pytjes (dhe pergjigjes) a mund te ekzistoje force politike pa mbeshtetjen ekonomike, mendoj qe s’eshte pytje e plote. Pa mbeshtetjen ekonomike te kujt? Mos te harrojme qe ishin forcat dhe nevojat ekonomike ato qe krijuan politiken. Dhe politika tashme eshte ne njefare menyre rregullatore e ekonomise.
Pavaresisht sistemit te cuditshme ekonomiko-shoqerore ne Shqiperine e pas viteve 90, dhe si u pasuruan disa, s’e kuptoj pse duhet te sheshohen me force pabarazite shoqerore dhe ekonomike? Nese dikush, p.sh. eshte dembel e s’ka qef te punoje por vec te sorollatet neper kafene apo duke pare telenovela meksikane, pse duhet qe t’a mbaje me buke ai qe i bie bretku duke punuar 12 ore ne dite?
Nuk po e kuptoj, pse qenka e thene qe intelektualet dhe shtresa e mesme t’a gjejne veten me doemos te krahu politik i majte, qe paskan mbetur zbuluar???
6 September 2008 @ 11:13 pm
Ndoshta nga shperndarja neper paragrafe, nuk e kap dot nga artikulli per cilen lloj te majte e ka fjalen autori qe mungon. Se ka te majte qe kerkon te drejta sociale duke pranuar kapitalizmin si sistem ekonomiko-shoqeror, sic ka edhe te majta qe duan t’a shkaterrojne kete lloj sistemi me ane te rrugeve revolucionare per te vendosur sistem tjeter diktature proletariati.
e kam fjalen per te gjitha llojet e forcave te majta, perfshi keto qe sapo permende
Ne kete kontekst, nuk mendoj qe e majta mungon teresisht ne Shqiperi. Ketu te peshku, p.sh. eshte mjaft e fuqishme, e udhehequr me largpamesi nga komisar idrisi
Por edhe ne Shqiperi shume elemente te bindjeve te majta nderthuren gjithandej.
Yllka, nuk flas ne asnje moment per individet dhe bindjet e tyre, po per forca te majta te organizuara politikisht, per grupe qe avokojne politika te majta. Keto, mendoj une mungojne per arsye qe shpreh ne shkrim
Nje shembull: mjafton te lexohet ligji 7501 qe te kuptohet qe reforma agrare e tipit “toka i takon atij qe e punon” eshte ligjeruar edhe pas 1990-es. Apo sistemi i asistences, etj. etj. Ish-komunisti kryeminister cirret si anti-komunist me fjale, por praktika flet ndryshe.
Nuk mendoj qe ky ligji qe e njohin te gjithe, eshte ndonje politike qe synon mireqenien. Po te ishte keshtu, gjithsesi ka qene nje politike e deshtuar.
Apo mjafton te lexohen “ceshtjet” e levizjes politike me te re, G99, qe te shihet qe ekziston e majta e tipit europian. Te pakten teorikisht.
Per te etiketuar si te majte nje parti apo nje tjeter, mjafton te shohesh ne c’rrethana eshte krijuar, c’politika avokon, me cilat forca krijon aleanca, dhe prej nga i marrin fondet.
Me specifikisht duhet te analizosh se cilen pjese te elektoratit perfaqeson, cili eshte backgroundi i anetareve etj.
Une vazhdoj t’i mbetem mendimit tim qe ne shqiperi ende nuk ekzistojne organizata politike te majta, te asnje lloj nuance. Pasi, dhe po e perseris per heren e kushedisesate, nuk kam hasur ende ne shprehjen e ndonje strategjie politike qe synon ato cka permend ne shkrim si karakteristika te se majtes.
Pavaresisht sistemit te cuditshme ekonomiko-shoqerore ne Shqiperine e pas viteve 90, dhe si u pasuruan disa, s’e kuptoj pse duhet te sheshohen me force pabarazite shoqerore dhe ekonomike? Nese dikush, p.sh. eshte dembel e s’ka qef te punoje por vec te sorollatet neper kafene apo duke pare telenovela meksikane, pse duhet qe t’a mbaje me buke ai qe i bie bretku duke punuar 12 ore ne dite?
Nuk e kuptoj, prej nga te lindi deshira per te bere kete pyetje? Nuk flitet per barazitarizem as ne shkrim, as ne teorine politike te se majtes…
Nuk po e kuptoj, pse qenka e thene qe intelektualet dhe shtresa e mesme t’a gjejne veten me doemos te krahu politik i majte, qe paskan mbetur zbuluar???
Sepse sic duhet ta dish, tek e djathta ne pergjithesi identifikohen bizneset dhe tradicionalistet. Shtresa e mesme ne pergjithesi synon te majten, per arsye krejtesisht pragmatike. Intelektualet pastaj jane diskutim tjeter, duhet pare se sa te tille mbijetojne ne shqiperi, dhe a i pyet njeri a jo…
7 September 2008 @ 3:12 am
Mo u merzit m Yll-ken as mos mer mundimin ta sqarosh se eshte si pleqt e Kucit qe levizin festen menjane…te shohen ne drite te syrit e te pyesin
:)
”
-E ti do na mesoc ne per te majten? Pa po coc dime dhe na…… Ja psh :
“Kthei dhente nga bregu djalo ,se hyne ne dem! Ligji 7501 se lejon te hysh ne bace te tjetrit
Apo po flisje per ndonje gje tjeter zoti Sol ?
7 September 2008 @ 3:28 am
ke shume te drejte o idris, kot e merr mundimin me mua. perderisa ti je i sqaruar, askush tjeter s’ka rendesi. ti jo vetem qe je i sqaruar por ke gati per botim edhe librat e tu per filozofine e majte socio-politiko-ekonomiko-policore
me vellime do i besh, si shoku Enver ne vakt?
per sol-nox: s’po vazhdoj me se debatet politike zgjasin me vite
7 September 2008 @ 3:39 am
“Mos te harrojme qe ishin forcat dhe nevojat ekonomike ato qe krijuan politiken.”
como?
7 September 2008 @ 3:59 am
per Cheney: s’jam historiane politike, keshtu qe, sigurisht, mund t’a kem gabim dhe shume prej jush mund te me korrigjoni. Kjo teoria ime pa shkolle thote qe, politika lindi kur dikush filloi te ushtronte fuqi (jo vec fizike) mbi te tjeret per t’u bere i pare, apo per te sunduar. Arsyeja? te merrte me shume mish, apo drithra nga puna e te tjereve. Pra ekonomike. Perandoria Romake pse nuk u mjaftua me territorin qe kishte (Roma) por shkoi e pushtoi gjithe ato vende?
Si lindi krahu i “majte” politik? Nuk lindi ngaqe nje klase ishte e shtypur ekonomikisht dhe nga ana sociale? Kujto revolucionin Francez, p.sh.
7 September 2008 @ 4:01 am
O Sterqoke !
:)
ose Yll-ka !
:P … dhe shkeputa kete pasazhin e mesiperm qe vjen ne forme postulati
Nga kjo pastaj me poshte kupton mire se cfare ke ne tru (jo mendje 

:P
“”"”sic ka edhe te majta qe duan t’a shkaterrojne kete lloj sistemi me ane te rrugeve revolucionare per te vendosur sistem tjeter diktature proletariati”"”"
Mora mundimin te te lexoja i bindur plotesisht qe nuk ke haber e lidhje fare per cfare ka shkruar pruresi… si zakonisht , je qe je leshon nga nje
Kane “vdekur ” partite e majta qe kerkojne “varrosjen” e kapitalizmit me dhune…..Te vetmet grupime ne bote ishin disa kokrra ne Amerike e ne Belgjike qe quheshin parti NEOTROCKISTE….
Te gjitha te majtat ne bote e kane hequr nga programi “marrjen e pushtetit me dhune ” rreth viteve ‘70…
Po s’ka gje po deshi Soli le te vazhdoje se cfare edo bejme tjeter
llafe muhabet e ka nji gote perpara…. debatet politike jane te gjata
7 September 2008 @ 4:19 am
Ktu kan gjet shesh ne bojnë pshesh…. përfitojnë që Grupi do ketë shku me pushu kët vikend në nonji plazh kapitalist, se sa t’vjeri Ai ja u tregon se kush osh e majta prej vërteti n’Shqipri
7 September 2008 @ 3:45 pm
E megjithatë dikush i voton ato parti… përfshirë jo vetëm të varfërit, jo vetëm shtresat e mesme (hajt, me justifiku artikullin po i pranojmë si “gjinie pa shkollë), por i votojnë dhe intelektualët (presupozohet që këta të fundit dinë se ç’bëjnë të paktën).
Kush dhe ke voton eshte kollaj te analizohet:
Ajo shtrese qe ka perfituar nga qeverisja aktuale voton perseri per te ruajtuar status quone,
Shtresa tjeter qe e sheh veten si humbese nen kete qeverisje voton opoziten.
MASHTRIMI ndikon ne pjesen e mbetur per te votuar ate apo kete force politike.
Pra per politike bashkekohore te ne nuk mund te behet fjale, shume me teper per bajraktarizem te moderuar. Bajraktaret e sotem e kane vene re se nuk u mjafton vetem vota e mbeshtetesve te tyre po nqs nuk kane trasheguar ndonje titull nga diktatura blejne ndonje diplome per te pasuruar CV e tyre.
Interesant eshte se ne CV e tyre duke filluar nga kryeministri qe kemi mungon karriera e tyre si anetare PPSH-je. MASHTRIM me te hapur nuk ka.
Analizojme dy perfaqesuesit kryesore te majtes e djathtes PS-PD per te kuptuar se nuk pati kurre te djathte e te majte te mirrefillte.
PD,
qe ne fillim pervec propagandes nuk pati asgje te perbashket me te djathten, reforma agrare (ligji 7501), legalizimet(vjedhjet) e pronave etj. e perjashtojne nga te qenurit parti e djathte. Asnje parti e majte ne perendim nuk ka bere reforma te tilla tipike per diktaturat komuniste. Pra ne 1992 nuk u vendos demokracia por nje lloj komunizmi pluralist me pasojat e tij te kufizimit te fjales se lire, persekutim te kundershtareve, zhvillim ekonomik kaotik me rrjedhoje ngjarjet tragjike te 1997 ku klases se “permbysur” i dha shansin per revansh e marrjen e pushtetit.
Secili prej nesh ka pasur te aferm, shoke, komshinj, te njohur, ish-shoke ideali te kryeministrit qe nuk paten rastin si ai te profiloheshin si demokrate e antikomuniste. Frika, stepja , ne humbjen e privilegjeve e titujve qe kishin pasur deri tani e kesaj shtrese eshte e papershkruar. Por asgje nuk ndodhi ata u lejuan te mbanin titujt e diktatures, bile edhe privilegjet ne institucione te ndryshme ku punonin me te vetmin kusht qe ti sherbenin PD e te mos ishin kundershtare politike. Mbas “shokut” te pare kjo shtrese u gjallerua dhe synoi me kohe perseri pushtetin politik pasi ekonomik jo vetem qe nuk e humbi por e konsolidoj.
PS,
mund ta quajme pa ngurrim(te majte jo e jo) por parti komuniste, pasi deri me sot akoma nuk eshte distancuar nga trashegimia e saj, akoma nuk ka bere ne menyre publike denimin e krimeve te Hoxhes e rregjimit te tij. Rradhet e PS jane te mbushura qe nga stafi drejtues me funksionare te diktatures. Eshte turp per nje parti dhe per gjithe shqiptaret ne pergjithesi qe ish-ministri i brendshem i diktatures(G. Ruci) te jete ne stafin drejtues te saj dhe deputet ne parlament. Fatkeqesisht si ai ka shume qe duhet te ishin fshire me kohe nga politika shqiptare.
E keqja eshte se keto gabime jane kalkuluar me ndergjegje nga drejtuesit e ketyre focave politike me te vetmin qellim sigurimin e votave, pushtetit.
I vetmi fat i shqiptareve per te mos perjetuar menxyra me te medha nga keto forca politike eshte varesia e tyre nga faktori nderkombetar, NATO, BE.