Mungesa
Ajo ishte aq e hollë dhe e tejdukshme saqë ngjante si frymë e bardhë që bie nga qielli. E ngrirë në kristale të ndritëshme shtronte qilimin e tokës dhe e mardhte ditën. E në ditë të mardhura si kjo, metroja rrëshqiste e përgjumur nëpër shina me barqet e vagonave pothuajse bosh.
Në vagonin e parafundit gjëndeshin gjithsej 6 njerëz midis të cilëve ata të dy të ulur ballë për ballë. Imtësia e tipareve të saj bjonde, sytë e çelur dhe hunda e vogël përpjetë, flokët e buta të gjata, i shkonin kaq shumë dëborës së asaj dite. Flokë të gjata kishte dhe ai, por pak të rëna në pjesën e ballit, gështenjë të errët dhe të kapura bisht nga mbrapa. Një palë syze tepër të errëta dhe të puthitura mirë pas syve iu bënin hije tipareve të latuara dhe lëkurës së zeshkët. Shpatullat e bëshme ia mbulonte një xhakoventë lëkure dhe njëra dorë shtrëngonte fort një shkop të verbëri.
« Stacioni tjetër eshtë stacioni X. Po arrijmë në stacionin X » përsëriti me një monotoni robotike zëri i metrosë. Ajo shtrëngoi çantën në duar, ndërsa ai drejtoi shkopin dhe u ngrit. E trokiti me pasiguri në dysheme dhe një buzëqeshje pashprehje iu ngjit në buzë. Trokitja lëvizi majtas - djathtas duke kërkuar derën.
“Dëshironi të mbaheni në krahun tim ? ” .
Zëri i erdhi i ngrohtë dhe i butë nga ana e djathtë. Zgjati dorën dhe e mbështolli pas një stofi të leshtë palltoje brënda të cilit ndihej butësia dhe eshtra e një krahu të hollë femëror.
Dy turma kryesore ka në stacionet e metrove. Turma e të sapombrriturve, qe me inercinë e lëvizjes se trenit mbartur, kërkon të dalë dhe turma e të sapoardhurve, statikë që presin të hynë. Ata iu bashkuan turmës së parë dhe lëvizën kujdesshëm nëpër korridor.
Një aromë e lehtë mimoze i erdhi atij në hundë nga trupi i vajzës.
Ashtu mbante erë edhe ajo, kur nuk ishte e dehur. Ai ishte i urritur për atë erë…i etur…i djegur… Ato pak çaste, orë, minuta, ai i shtrëngohej në prehër dhe ajo i përkëdhelte kokën me ngadalë dhe e puthte lehtësisht. Po sa pak… sa pak…Pastaj vinin ulërimat e saj “ti bastard i ndyrë, rracë e tyt’ eti”… thyerjet e shisheve bosh dhe plote, erë alkoli nëpër shtëpi. Copa xhamash dhe këmbë të shpuara që kullonin gjak, gjurmë gjaku në dysheme…
Ai strukej i trembur në të ndarën me një mur dërrase që quhej “dhoma e tij”. Vetëm një krevat dhe një komodinë kishte aty. Aty e kalonte më të shumtën e kohës ose poshtë tavolinës se rrumbullakët në dhomën e ndenjes, mbuluar deri në fund me një mbulesë të kuqe. Kur ishte vetëm, futej aty poshtë dhe luante me një makinë të vogël që ia kishte falur njëri nga burrat që ajo sillte në shtëpi. Ai kishte nje mjekërr të shkurtër dhe të thinjur vënde vënde. Sillej gjithmonë me dashamirësi dhe i sillte djalit dhurata herë pas here.
Ua degjonte grahmat atyre,”miqve” te së ëmës, herë kur qëndronte aty poshtë tavolinës me mbulesë të kuqe e herë në strofën e tij. Kur pushonin, ngrihej ngadalë- ngadalë dhe i shihte të shtrirë, zhveshur ose gjysëm të zhveshur, herë mbi krevat dhe herë mbi dysheme, me trupa ngërthyer në mënyrat nga më të çuditëshme dhe e urrente, e urrente deri në kufijtë e krimit atë përqafimin e tyre… atë përqafim që duhet t’i takonte atij… atij dhe vetëm atij… atë përqafim që atij i mungonte prej kohësh. Dhe kur ndodhte që ajo zgjohej përsëri gjysëm e dehur dhe e shihte duke i vështruar, i ulërinte : “ Shpejt, shko në vrimën tënde, këlysh!”. Por ajo ishte për vete fëmijë…
Vajza po e udhëhiqte me kujdes drejt shkallëve dhe të dy kishin në fytyrë atë buzëqeshjen pa shprehje, buzëqeshje ngjitëse, ai në shenjë falenderimi për shërbimin dhe ajo në shenjë krenarie për çfarë po bënte.
“Mendoj që duhet të jesh bjonde me sy bojeqielli të kristaltë”, i foli ai papritur.
Ajo buzëqeshi pak e shtangur dhe ndaloi pa dashje.
“Si mund ta dini këte?”
“Vetëm një bjonde me sy bojë qielli të kristaltë mund të ketë të tillë zë të ëmbël dhe të butë që ke ti “.
“Aha… “, u çlirua ajo nga shtangia kësaj here.
Përjashta rrugët ishin zbardhur. Ai hoqi krahun, e falenderoi dhe bëri tutje. Pak hapa më pas rrëshqiti dhe për pak ra… ajo iu afrua prape dhe e mbajti.
“Ku keni për të shkuar ?”
“Deri tek kthesa aty pranë.. aty e kam shtëpinë”
“Atëherë po ju shoqëroj deri aty”
Gjurmët e kujdesshme mbeteshin mbi shtresën e freskët të dëborës.
“Duhet të jetë vështirë për ju në të tillë kohë”, foli sa për t’u gjendur në muhabet.
“Jo dhe aq” - ia ktheu ai - ka vite që jetoj kështu. Dritën e fundit të diellit e kam parë kur kam qënë 6 vjeç »
Ajo e kqyri me vëmëndje në fytyrë. Fundja ai nuk e shihte. Ia veshtroi me kujdes të gjitha tiparet. Nuk ishte i vjetër, por sapo kishte kaluar pragun e rinisë. Një shenjë e thellë djegieje i fillonte në mollëzën e majtë… i gjarpëronte përgjatë qafës dhe i futej brënda në trup.
Burri u afrua pak më pranë dhe nuhati përsëri aromën e saj. Ndjeu ngrohtësinë e trupit të brishtë që i rrinte fare pranë, fare ngjitur dhe përpiqej të hidhte hapat në mënyrë të sinkronizuar me të. Flokët e gjata të verdha, i tundeshin dhe e preknin mbi xhakoventën e lëkurtë. Dora me të cilën mbahej pas krahut të saj ndjente se si nën pallton e zezë pluskonte e lëngëshme jeta. Donte që ajo rrugë të mos kishte mbarim dhe ai të ngopte vetëm një grimcë… një grimcë të vetme të asaj urie, etje, djegie që e mundonte. Vajza i kundroi përsëri fytyrën. Shenja e djegies i dukej më e thellë nën tkurrjen e lëkurës prej të ftohtit.
Atë natë ajo kishte ndezur qirinj nëpër shtëpi dhe kishte blerë shampanjë. Si duket kishte ndonjë vizitor të rëndësishëm. E kishte urdhëruar të futej në kthinën e tij me herët se zakonisht dhe të flinte. Më pas ai i kishte dëgjuar të qeshnin, të pinin, këndonin, bërtisnin, rënkonin dhe pastaj kishin pushuar. Ai kishte pritur dhe pak dhe kishte dalë. I kishte parë aty, në dysheme, të shtrirë të dy. Fytyra e së ëmës me tipare të imta dhe hundë të vogël të ngritur përpjetë qëndronte e futur në gropën e supit të atij tjetrit dhe flokët e saj bjondë të butë, rrëshkisnin mbi shpinën e tij. Ai i vështroi gjatë… urrejtje ngashërim, zili përzier… Pastaj mori makinën e vogël dhe u fut poshtë tavolinës me mbulesë të kuqe deri në dysheme. Qëndronte në gjunjë dhe luante me makinën duke e shtyrë dhe rrotulluar poshtë tavolinës. « Brrrummm… brruumm… brrruuummm… » imitonte zhurmën e ndezjes së makinës. E kapi pa dashje me gjunjë mbulesën dhe e tërhoqi poshtë. Qirinjtë e ndezur ranë në dysheme mbi mbulesë. I lebetitur doli nga vendi ku ishte dhe u përpoq të fiktë flakën, por ajo ishte më e shpejtë se ai. Filloi ta shkelte me këmbë dhe të qante me zë të ulët. Gjuhët përpinin me shpejtësi çfarë gjenin përpara. Ai u afrua tek trupat që flinin dhe e shkundi të ëmën për supesh. ” Ma… ma…. maaaaa…! ” Ajo nuk dilte dot nga gjumi i thellë në të cilin ishte futur. Djali qante me zë të lartë tashmë, luftonte me zjarrin që po ngjitej në dritaret e po përpinte gjithçka gjente përpara me gjuhet e gjata të kuqe. Tymi po i futej nga hundët, goja dhe një kollë e vazhdueshme po e mbyste në momentin kur dera u shpërthye dhe dy duar të fuqishme e mbërthyen dhe nxorrën përjashta. Trarët e vjetër të shtëpisë u shembën pas tyre dhe flakët përpinë gjithçka. Zjarrfikësi që e kishte shpëtuar e shtrëngonte fort pas vetes që të mos e linte të kthehej përsëri aty ku e kishte gjetur. Ai përpëlitej në duart e fuqishme dhe ulërinte duke thirrur emrin e të ëmës që dergjej nën flakë nën gjumin e thellë të drogës.
“Arritëm tek qoshja” i tha vajza. Ai u mbështet për herë të fundit pranë asaj ngrohtësie njërëzore me erë mimoze pastaj e hoqi dorën nga krahu i saj me kujdes dhe ia zgjati në shenjë falenderimi. Ata shtrënguan duart. Trokitja e shkopit e udhëhoqi deri tek dera e shtëpisë tij. Nxorri çelësin dhe e hapi. Kapërceu pragun, hodhi shkopin mbrapa derës dhe ngjiti me shpejtësi shkallët për në katin e dytë, tejet i kënaqur. Hoqi syzet e errëta, mori shtypin e dites ne duar, u rehatua në divan dhe ndezi TV tek kanali që jepte motin. Të nesërmen do ishte përsëri kohë me borë dhe barku i vagonave të metrosë do ishte përsëri bosh.
www.kamomila-kamomila.blogspot.com


18 March 2008 @ 8:12 pm
Se ku e kam pare kete skene???? boh! sme kujtohet por mua me pelqeu.Skam ndonje kritike kushedi leterare per te bere, thjesht sepse sjam i afte ti bej…skam elementet ne dore per ti bere. Por te them qe me pelqeu. Kuptova qe me pelqeu sepse pa e lodhur shume mendjen ne nje menyre shume naturale arrita te imagjinoj skenen ne cdo detaj. Si nje pjese filmi. Komplimente.
P.s ka dhe zeshkane qe kane zerin me te embel e kesaj bote….
19 March 2008 @ 4:35 am
Andrej H.
Faleminderit per komplimentat
19 March 2008 @ 9:44 am
Izabela vazhdon kjo pjesa apo mbaron keshtu???
By the way me batuten e IP-se me bere te qesh qe me mengjes.
te pershendes!!!!
19 March 2008 @ 12:29 pm
21 March 2008 @ 3:23 am
Do te kisha dashur te them ,se kjo eshte proza me e dobet qe ka shkruar izabel, ose me sakte qe kam lexuar une prej saj. Te tille letersi ben me shumice daniel steel, ( krahasimin me daniel mund ta marresh si kompliment ) packa se une nuk e honeps aspak si shkrimtare.
tungjatjeta!
21 March 2008 @ 3:44 am
Kapiten
Mbaron ketu tregimi. Eshte nje “mani” ( karakteristike ) e imja qe i le prozat te hapura ne fund. Pra dua ti le dore te lire fantazise se lexuesit qe ti vazhdoje vete sipas deshires se tij ne fantazine e tij.
Sa per ate IP… eh keshtu e ka virtualiteti… mbulon fytyrat por zbulon shpirtrat
Amazona:
Te falenderoj…
da vinci:
Faleminderit qe me ndjek dhe lexon prozat e mija. Kjo me ben shume me teper kompliment se sa krahesimi me Daniel Steel, te cile btw nuk e kam lexuar kurre. Sa per veretjen tende, do kisha dashur qe ta specifikoje, pra ku e sheh si prozen me te dobet ( stil, subjekt, personazhe, realizim ideje) dhe ne kete rast do me ndihmoje vertet dhe une do e merrja te mireqene verejtjen tende….
Keshtu si e ke thene ti… se si me tingellon. Gjithsesi faleminderit.
Sala:
Tungjatjeta
21 March 2008 @ 3:58 am
shi prap kjo teneqja… apo furca apo e di vete ajo se kush eshte…Meazalla se me ndahet. Po ik moj cupe shiko punen mjaft me ndoqe mua me shpate ne dore… Ik se te doli boja fare pra nuk e kupton?
21 March 2008 @ 4:30 am
autori : Izabel ( IP: 98.345.234.456 host: keshilli i ministrave.com)
adresa: te kater rruget.
ah bela, hartimet i qello ndonjehere, por keto te tjerat…hmhm
21 March 2008 @ 1:57 pm
Izabel, nuk desha ta konkretizoj verejtjen se vertete nuk desha ta marresh personalisht, as shume seriozisht e te lendoheshe. Sic edhe te thashe me lart, ne pergjithesi shkrimet e tua me pelqejne. Pa llogaritur faktin tjeter se me dukesh vertete goce e embel. Plus e Talenduar!
Shikoje vete. Stili nuk eshte dhe aq keq , ndonese nuk vazhdon deri ne fund njesoj. Pra duket sikur e kane punuar dy autor. Subjekti, nuk eshte kushedi se cfare. Shto edhe faktin qe kjo lloji proze ndihet si shume moralizuese. Arti goditjen me te forte e merr nga moralizimet. Personazhet, Ca te them , ti ke zgjedhur nje mjet udhetimi (ditor) te vendosesh nje te verber dhe nje bjonde . Bjondet ne letersi (ne proze) ta terheqin fantazine drejt krevatit. Te verberit jane qenia shume te bukura ( jo fizikisht). I verberi yt me duket shume i lehte. Pra ata ose jane tmerrsisht te heshtur , pasi jane gjithnje ne kerkim te asaj qe zevendeson shikimin , ose kur flasin (jo brenda nje udhetimi minutash miqesohet njeriu me nje te verber) flasin mrekullisht bukur. Fjalia qe i verberi i thote bjondes , eshte aq e trashe sa te vjen te besosh se i verberi i tregimit, genjen , ka vene syze qorrash per te mashtruar torollkat -bjonde te metrose. pra personazhet i ke bloze te dy.
….
Te betohem nuk ta kam me te keq. Edhe nje here mos e merr shume seriozosht, se nuk eshte e thene qe ti te shkruash per shijet e mija. Tregimi yt , mund te quhet prap letersi , madje letersi e pelqyeshme , se ka larmi lexuesisht.
…
(dikush aty lart me ka thene , na shkruaj ti da vinci ndonje gje…. -I dashur jo te gjithe lexuesit duhet te shkruajne, qete fitojne te drejten per te thene se ky tregim nuk me pelqeu dhe aq. Apo jo?)
Tung
21 March 2008 @ 2:12 pm
Da vinci… nuk jam lenduar aspak dhe te falenderoj dhe njehere qe je marre perseri me tregimin.
Me vjen keq qe nuk e paske kuptuar por dua te te spjegoj qe po ta lexoje me kujdes do kuptoje qe ai nuk ishte aspak i verber dhe qe nga kjo pike do arrije pastaj ti shtjelloje me mire ato gjera qe nuk ke kuptuar.
Pra pa dyshuar ne aftesite tua, mendoj thjesht qe e ke lexuar pa vemendje.
Nxorri çelësin dhe e hapi. Kapërceu pragun, hodhi shkopin mbrapa derës dhe ngjiti me shpejtësi shkallët për në katin e dytë, tejet i kënaqur. Hoqi syzet e errëta, mori shtypin e dites ne duar, u rehatua në divan dhe ndezi TV tek kanali që jepte motin. Të nesërmen do ishte përsëri kohë me borë dhe barku i vagonave të metrosë do ishte përsëri bosh.
21 March 2008 @ 10:41 pm
Izabel,
personazhi me duket i paplote. Mendoj se jane lene te nenkuptuara gjerat me shume se c`duhet. Dmth, c`kenaqesi patologjike e ben kete njeri te veproje ashtu; thjesht rikujtimi i aromes te se jemes? Loja e tij me verberine s`me duket keshtu tamam e perligjur.
perndryshe, eshte shkruar ne menyre te atille qe te terheq…
22 March 2008 @ 4:07 am
Te siguroj qe nuk e kam lexuar pa vemendje. megjitheate edhe sikur te jete ashtu si beson ti . Pra se mua me ka munguar vemendja…. asesi ky tregim nuk eshte i realizuar. Nuk ka si qe gjate gjithe kohes i verberi fallso qe terheq tregimin te jete edhe i mire edhe fatkeq edhe mashtrues. I shton vetes nje fatkeqesi (verberine) per terhequr vemendjen dhe perkushtimin e nje “bjondeje” qe na i ngjaka nenes se tij, nje nene kaq te keqe sa ish ajo. Po ta lexosh vete tregimin mbas nja 6 muajsh ke per te kuptuar se cfare po te them , dhe do te vij te pyesesh veten ( une vertete ta kem shkruar kete tregim qe pervecse te ben lemsh aspak nuk te jep kenaqesi , dhe sidomos kenaqesi estetike , cfare edhe pretendon kryesisht letersia).
Gjithesesi , tani nuk me interson dhe aq shume tregimi se sa ti ! Ta dish, te kam ne vemendje. (ndersa ne fantazine time , ti vetem bionde nuk me je).
Tung!
22 March 2008 @ 8:20 am
Izabel…urime…me pelqeu tregimi dhe menyra e realizimit…I le vend edhe lexuesit ta vrase cik me shume mendjen e lodhur nga punet ne zyre dhe ne ndonje rast edhe e fut ne mendime…Eshte tregim artistik dhe jo reportazh ku duhen shkruar te gjitha…perndryshe e marrte lumi letersine artistike neqoftese do i ngjasonte apo identifikohej me gazetarine…
Personazhi eshte mashtrues po aq sa ishte hajdut Zhan Valzhani qe vodhi nje buke sepse ishte i urritur dhe pa asnje mundesi tjeter mbijetese te “Te mjeret”…
( per ata qe kercejne si biberi mbi pilaf dhe jane gati per hamendje dhe “vemendje” them qe nuk po krahasoj as tregimin me romanin e famshem e as Hygoin me Izabelen…)
Pra te dy keta personazhe bejne te pamunduren para instiktit te jetes qe duhet te triumfoje mbi ate te vdekjes…Valzhani rrezikon te vdese urie, ndaj vjedh buken…Personazhi i tregimit te Izabel rrezikon te vdese shpirterisht nga mungesa e ngrohtesise…e perkushtimit…(eshte i vetmuar…pa askend ne bote…dhe vetmia e gjate sigurisht eshte nje forme e vdekjes se shpirtit)…Por ai nuk deshiron te vdese shpirterisht…dhe gjen rrugezgjidhjen te cilen ia dikton e njejta aresye qe ia diktoi Valzhanit berjen hajdut: nje njeri ne Zgrip…
Ne ndihme te kesaj ideje duket se vjen ne tregim edhe loja qe autorja ben me retrospektiven e tij jetesore…Nuk besoj se rastesishem vdekja e tyre eshte perzgjedhur nga autorja me zjarrin…Zjarrin qe i dogji te emen…por qe ftohu perjete te ardhmen e femijes se shpetuar…Pra nje perdorim funksional i “zjarrit” qe i dogji jeten fizike atij femije - pra i dogji nenen…dhe ftohtesise shpirterore qe ai zjarr i dha femijes deri sa u rrit e deri sa u be “mashtrues” i perditshem ne kerkim te nje zjarri tjeter…te vockel qe nuk djeg, por ngroh sadopak…Dhe ate ngrohtesi kuantike do e quaja del e kerkon personazhi cdo dite…dhe nje dite e gjeti te ajo bionde…
Besoj se eshte e tepert te komentohet detaji “bionde”…nje tjeter detaj qe eshte perdorur me sukses per te lidhur me mire brumin jetesor te personazheve ne magjen ku eshte gatuar ky tregim i bukur…
22 March 2008 @ 10:54 am
s`e di nga e nxorre kete perfundim, ne nje kohe qe ne tregim thuhet qe:
“Kapërceu pragun, hodhi shkopin mbrapa derës dhe ngjiti me shpejtësi shkallët për në katin e dytë, tejet i kënaqur. Hoqi syzet e errëta, mori shtypin e dites ne duar, u rehatua në divan dhe ndezi TV tek kanali që jepte motin.”
Tashti dihen te mirat e asaj qe thua, :”Eshte tregim artistik dhe jo reportazh ku duhen shkruar te gjitha…perndryshe e marrte lumi letersine artistike neqoftese do i ngjasonte apo identifikohej me gazetarine,” megjithese nuk do isha kaq i sigurte te deklaroja pjesen e dyte te kesaj fjalie, por, edhe ai interpretim qe i ben personazhit m`u duk krejt i pavend.
22 March 2008 @ 12:39 pm
Ky personazh s’kerkon shpetim. Ai do zbuluar, dhe ate e bene fakti qe eshte aktor per verberi te tij.
Katerciperisht ne kundershtim me wisper the real (jo se eshte rast ideal per debat) qe kerkon te justifikoje duke paralelizuar me Valzhanin, kur uria per buke kapercen moralin me vjedhje per ti shpetuar urise.
Tek i “verberi”(keshtu duhej titulluar tregimi, ne thonjeza) i Izabeles as nji ngajshmeri me kercenim fizik per jeten, nuk shohim. Per te adhur keq eshte se si mund te justifikosh te gjitha pasojat qe munde te lene psikologjikisht rrethana te ngjajshme si ajo per femijen ne tregim, pervec mundesise se rrezikut per te thene ate qe eshte ashiqare (obvious)
Pasojat duhet te nenkuptohen, qe te rrjedh ne shtratin e saj lenda e trgimit, e jo te mbeshtetesh ne nje vend ku eshte si gozhd e s’te le te pushosh nje pjese te trupit e jo me te gjithin, perkunder n.q.s e ke bere kallo ate vend te mbeshtetjes (qe eshte ndergjegjia)
Nga qe ka nje tendence te pikturuari ne stilin e shkrimit te Izabeles, mendoj se hera e pare ishte e nevojshme te mesoja se tavolina ishte e kuqe, dhe prandaj mori flak , megjithate nje shkrim qe meriton te permendet dhe perdoret fjala vemendje.
22 March 2008 @ 2:16 pm
E perseris izabel, tregimi eshte shume rremuje , ka dyqind kohe brenda , personazhi kryesor eshte i neveritshem e nuk i ngjet aspak personazhit te hygojit qe perpiqet wisper te na marre mendjen ose te na e mbushe ate (mendjen). Timen as nuk ma merr as nuk ma mbush. Bjondja qe i bije era nene , eshte nje torollake qe nuk vetem era nena nuk i bie pa u thinjur etj etj etj. le te thote wisper sa te doje qe eshte letersi e cfare eshte letersia e cfare e dallon letersine nga gazetaria reportazh, per mua ky tregim eshte letersi tmerrsisht e dobet. (sidomos kur mendoj se e ke shkruar ti qe te cmoj shume)!!!!
v.o
Nje shkrimtar qe ka kaluar te 40 e nuk eshte ritur me shume se lartesia e biles se tij, nuk eshte kritik i denje ne letersi.
23 March 2008 @ 12:05 am
lost…faleminderit per citim qe solle i cili konformon komentin tim pikerisht te ajo fjala qe ke shenuar ti: tejet i kenaqur Pra i kenaqur qe gjeti nje copez ngrohtesie dhe vemendjeje…qofte edhe vetem per pak minuta….prandaj eshte tejet i kenaqur…Ai nuk ben te verberin per te lypur para…ndryshe nga te gjithe pseudo te verberit…Kaq. Me shume kam komentuar ne fillim dhe nuk kam ndermend te harxhoj fryme me sqarime te komenteve…
Do me pelqente qe te sillje ti ndonje citim ne favor te aregumentave te tua…dhe kete gje ta benin te gjithe ata qe marrin persiper te komentojne nje krijim letrar…Kaq te veshtire e keni???
Kalojme te da vinci tani…
23 March 2008 @ 12:23 am
whisper, the real, me duket se sheh ato gjera qe don te shohesh, megjithese kete mund t`ja veshim te drejtes se secilit per te interpretuar dicka nga nje krijim artistik sipas prizmit/mundesise se vet.
tejet i kenaqur nuk me duket rasti, me te pakten sa eshte pershkruar ketu, i atij qe kenaqet me ngrohtesine qe gjen, qofte dhe per pak minuta, sic thua ti.
Meqe kerkoke “argumenta” dhe na e vure ne dukje veshtiresine qe kemi per t`i sjelle ato, kjo pjese, “Hoqi syzet e errëta, mori shtypin e dites ne duar, u rehatua në divan dhe ndezi TV tek kanali që jepte motin. Të nesërmen do ishte përsëri kohë me borë dhe barku i vagonave të metrosë do ishte përsëri bosh,” nuk me shpjegon ose pershkruan veprimet e nje njeriu te vuajtur per ngrohtesi njerezore, ashtu sic e interpreton ti. Ndoshta jane pikerisht ato gjera qe mungojne, te cilat mendova se autorja do duhej t`i kishte vene me shume ne pah. T`i justifikosh keto mungesa thjesht me kitschin e mungeses se ca elementeve ne shkrim, nen perligjjen e interpretimit te lire te lexuesit, me duket thjesht nje tentative per te lare gojen. Ja mirushkrufshim!
23 March 2008 @ 12:30 am
lost…ato qe citove me siper nga tregimi tregojne se per “te verberin” nuk ka rendesi personi real qe i dha ngrohtesine…pra nuk ka te ardhme ai takim rastesor…ajo goca mbeti nje anonime per te…sepse nuk i duhet me shume se sa ndjesia qe ajo e panjohur ia dha atij per aq pak minuta…Pra ai e ka procedure te pernatshme heqjen e syzeve,,hapjen e tv leximi i motit…e vetma e vecante e asaj nate eshte ajo “tejet i kenaqur”…ajo e dallon cileisht ate nate nga netet e tjera te rutines..netet qe e dhe ai e parandjen qe do jene te ftohta…kur thote “bore..barku i metrose perseri bosh….”…
Nejse..flm qe je i komunikueshem…kenaqesi qe replikuam…
23 March 2008 @ 9:53 pm
Ju pastruesit e ketij blogu(se mirembajtes te blogut duket qarte qe nuk jeni) nese beni pastrime temash bejini tamam dhe jo me perzgjedhje…perndryshe ate pagezimin qe meritoi ai vincieri e keni hak edhe ju…sepse identifikoheni me ate…
Izabel , me fal qe postoj keto gjera ne temen tende por sic duket te zotet e ketij blogu kane deshire ta bejne blogun te ngjashem me nje mur WC ku cdo anonim tip da vinci te shkruaje te sharen e tij…