Moza
Bionde, e imët, vishte gjithmonë veshje çunash dhe i kishte vazhdimisht thonjtë të ngrënë deri në mish.
Të paktat shoqe që kishte e përshkruanin të ndrojtur e, që nën atë paraqitje gjithmonë pak të vrenjtur fshihte një zemër të madhe.
Ndoshta shikimi i zymtë i kishte ngelur nga jeta e vështirë që kishte bërë që kur, në prag të adoleshencës, kishte humbur mamanë e saj dhe hallet për tu përkujdesur për shtëpinë dhe babanë plak kishin rënë mbi shpatullat e saj.
Me gjithë këto kushte të vështira, Moza kishte vendosur që të vazhdonte studimet deri sa arriti të diplomohej si ekonomiste.
Falë vullnetit të saj dhe ndërhyrjes së një miku të familjes, kishte arritur që bënte një intervistë tek një bankë dhe, më në fund, kishte arritur të gjente një vënd pune me një kontratë të përkohshme.
Që në fillim e kishte kuptuar që donte me ç’do kusht ta ruante atë vënd pune, edhe pse e detyronte që të ngrihej herët në mëngjes për të shkuar në anën tjetër të qytetit, kjo të paktën deri sa ndonjë e papritur do ti ndërronte përfundimisht udhët e jetës.
Në zyrë nuk kishte marrdhënie shoqërore me kolegët, me përjashtim të zonjës Roza, sekretarja e vjetër e drejtorit.
Ishte i vetmi person me të cilën Moza ndërronte dy fjalë, duke ruajtur gjithmonë një sjellje respekti ekstrem që, duke ngacmuar krenarinë e saj, e kishte shtyrë që të ngjitej pas Mozës.
Shpeshherë Roza kishte ja mbajtur anën, kur, në mungesë të saj, disa kolegë e kishin quajtur mëndjemadhe.
- “Ajo nuk është mëndjemadhe, vetëm është e ndrojtur. Boll me llafe prapa krahëve”, ju kthehej Roza e vrenjtur, a thua se fjalët i ishin drejtuar asaj.
—
Tamam kur po skadonte afati i kontratës së saj, një mëngjes maji, në bankë hynë dy persona me armë në dorë, duke terrorizuar klientët dhe nëpunësit.
U drejtuan drejt kasës, por, pikërisht në atë moment, ajo nuk mundi të mbante ulërimën, dhe nga frika vazhdonte të kërkonte ndihmë, gjë që, tërhoqi vëmëndjen e personelit në zyrat e katit tjetër.
Në pak kohë u kijua një mishmash ku banditët nuk mund të mbanin më gjëndjen nën kontroll dhe ju drejtuan daljes, por, më parë se të dilnin nga porta, ai më i gjati u kthye drejt saj duke i drejtuar pistoletën dhe, duke e fiksuar me shikimin e tij të akullt, i bërtiti: -Idjote dreqi! Unë do të vras!
Por shoku i tij duke e tërhequr nga xhaketa prej lëkure i ulërinte:
- Lëre dreqin! Hikim! Hikim!
Kështu ata u zhdukën, duke i lënë të gjithë të hutuar dhe pa fjalë. Për disa çaste mbretëroi heshtja, e ndërprerë herë pas here nga të qarat e Mozës.
Por, pasi kaluan momentet e para të hutimit, Roza ju afrua dhe e shtrëngoi pas vetes duke kërkuar ti jepte kurajë: “Mos qaj, mos qaj vogëlushja ime! Gjithçka tashmë mori fund.”
Moza, me kokën të mbështetur në supin e koleges vazhdonte të qante dukë mërmëritur: “Të paktën ikën pa marrë asgjë”.
Këto fjalë qenë si një kambanë që tingëlloi në kokën e Rozës, që menjëherë filloi të lavdëronte mikeshën e saj: “Të lumtë Moza, ishe ti që ja u prishe planet atyre! Ishe ti që gjete kurajën që të filloje të bërtisje. Banka duhet të të bëjë një monument ty, jo të të mos rinovojë kontratën!”
Fjalët e saj tërhoqën vëmëndjen e të gjithëve dhe, në një kor ku ndërthureshin zërat e të gjithëve, edhe kolegët me të cilët s’kishte patur mardhënie të mira manifestonin vlerësimin e tyre për ç’kishte bërë.
Drejtori, edhe pse vazhdonte të mendonte se në fund të fundit reagimi i Mozës s’ishte gjë tjetër përveç se ai i një gruaje histerike, nuk mund që të mos propozonte në drejtorinë e përgjithshme për një kontratë të rregullt pune për të.
E kështu, për kënaqësinë e babait plak, Moza u bë me një vënd fiks pune dhe, duke parë që rroga nuk do ti mungonte, i kërkoi atij që të ndërronin shtëpi dhe të linin lagjen e vjetër të periferisë.Por në këtë pikë i jati ishte i patundur, nuk mund të linte atë shtëpi ku kishte lindur, rritur dhe ku banonin të gjithë miqtë e vjetër.
Moza nuk këmbënguli dhe aq, edhe sepse mendonte që, në fund të fundit ndoshta ishte më mirë të rrinin tek shtëpia e vjetër, në lagjen e vjetër atje në periferi.
—
Atë mëngjes të ftohtë nëntori, Moza, e veshur me një kostum anonim blu dhe një golf me jakë të lartë, arriti në punë pak më shpejt se zakonisht dhe filloi të merrej me disa praktika me kërkesa huash që kishte mbi tavolinë.
Pasi ju hodhi një sy të tërave, sipas procedurës, më parë se t’ja përcillte drejtorit, i dërgoi tek kasa që ti vuloste me vulën e duhur.
“Paske ardhur herët sot Moza” i foli në vënd të përshëndetjes Xhani. Moza u forcua që ti buzëqeshte, por pa ju përgjigjur dhe, tek po mbështeste praktikat mbi tavolinën e tij, ngriti kokën sipër xhamit.
Qe në atë moment që i pa të hynin; ishin dy, që drejtuan pistoletat drejt të pranishmëve.
Moza për një çast vështroi atë më të lartin në sy, do ti njihte ata sy të akullt mes mijëra të tjerësh.
Këtë herë nga goja e saj nuk doli asnjë zë, sepse ai, ndërkohë që miku i tij mbushte thesin me paratë që gjëndeshin në kasë, u drejtua me shpejtësi drejt saj dhe e kapi prej qafe duke i vënë grykën e pistoletës pranë veshit.
- “Të mos lëvizë njeri o ndryshe e vrava!” kërcënoi me zë të lartë dhe, ndërkohë, tërhiqej drejt daljes.
Moza që mezi merrte frymë, shikonte me një vështrim lutës kolegët e saj.
Askush nuk ishte në gjëndje të bëhej hero, tmerri lexohej në sytë e të gjithëve. Roza dridhej për fatin e mikeshës së saj.
Por kur të gjithëve ju dukej normale që banditët të largoheshin duke e përdorur atë si mburojë, i gjati e përplasi për toke dhe menjëherë u larguan bashkë me thesin e parave.
Në pak minuta në bankë u krijua një kaos i vërtetë me policët e mbërritur me sirenat ndezur, me drejtorin që me duar në kokë po përpiqej të llogariste shumën e humbur dhe me nëpunësit të mbledhur grumbull rreth Mozës.
Moza kishte disa shenja që i ngelën nga përplasja dhe shenjat e shtrëngimit në qafë.
- “Mirë që pate golfin që të ka mbrojtur pak nga shtrëngimi!” po i thoshte Roza, që siç mund ta merrni me mënd qe e para që vrapoi ti gjëndej pranë.
- “Shtrëngonte fort qelbaniku”, pëshpëriti Moza, ndërkohë që vazhdonte herë pas here të ndillte hundët mes lotëve.
Më pas nuk foli më dhe kur policët e dërguan në ndihmën e shpejtë dhe më pas në Rajon për ti marrë dëshminë për ç’kishte ndodhur.
- “Ku e ndrojtur dhe nën shock, kjo është e memece! As unë s’e di se si e bëra procesverbalin, nuk mbante mënd as adresën e saj”, komentoi inspektori i policisë pasi Roza vajti të interesohej për mikeshën e saj të ndrojtur, ndërkohë që Moza merrte çantën e saj për tu drejtuar drejt shtëpisë.
Priste autobusin duke u dridhur nga të ftohtët dhe, më parë se të ngjitej në të, hodhi një vështrim gjithë frikë për të kontrolluar nga pas.
Në stacionin e saj zbriti shpejt e, pasi hodhi sërish një sy nga pas, duke i mbajtur me zor drithërimat, me hap të shpejtë u nis drejt shtëpisë.
Vetëm kur hyri tek shkallët mori frymë thellë, duke u ndjerë më në fund e sigurt. Por nuk u drejtua drejt ashensorit, por zbriti shkallët që të shpinin në garazh.
Pa menjëherë që dera e garazhit të saj ishte vetëm e mbështetur por jo e mbyllur, eci e vendosur dhe e hapi me forcë.
I gjeti të dy aty.
-Po të prisnim- ju kthye i gjati me një zë të rëndë.
Moza ju hodhi një sy mijëra kartëmonedhave të vendosura me kujdes në një raft e pastaj tha:
-”Herë tjetër, të lutem, mos më shtrëngo aq fort!”
Dhe fiksoi gjithë dashuri sytë e tij të akullt.

15 August 2008 @ 7:14 pm
Çfarë do të thotë:”Shpeshherë Roza kishte ja mbajtur anën”
15 August 2008 @ 8:06 pm
mallengjyes
15 August 2008 @ 8:20 pm
ehhh…mos na fusni n’gjynof.
15 August 2008 @ 8:28 pm
15 August 2008 @ 8:33 pm
Vajze “serioze” kjo Moza…
Nuk e di pse, por me ngjan si zbardhja e ndonje skenari filmi ky shkrimi.
Vetem se zakonisht ne film takohen ne makine dhe jo ne garazh.
15 August 2008 @ 9:27 pm
Gjynofi eshte i mire mer
O Rrapo, ku m`i gje kto mer jahu 
15 August 2008 @ 10:47 pm
ah Moza Moza, thengjill i mbulum eee
Nejse, une e lexova ngaqe me terhoqi titulli.
Dakort me AR.Ba-n, pak si histori filmi, nga ato madje qe nuk cudisin me.
Na mori ne qafe ky televizori
15 August 2008 @ 11:11 pm
Dhe thone se nuk e kane LEXUAR O’ Henrin ????

Hiqmi prangat…Bukur ja hodhem
Eshte nje kategori te pershkruari shume e thjeshte dhe mbylljeje nga me te vecantat ky lloj te rrefyeri…qe e dallonte O’Henrin nga cdo tjeter…
Kjo prurje shume shume e bukur…e sajuar dhe rrefyer ne menyre te kendeshme.Urime…
Ushtroje kete menyre te rrefyeri te gjerave dhe ma do mendja do behesh nje skenarist/e shume e kendeshme e nje lloi te vecante, kur ne Memedhembje as te rrefejne nuk arrijne dot ne kete menyre..dhe per mua pa drojtje, se nuk ka asgje te keqe vetem se LARTESIM te paraqitesh si O’Hener -shqiptar!!!
Edhe njehere Urime!
15 August 2008 @ 11:23 pm
Moza, më bëri Idrizi ta lexoja deri në fund,
.
Siç duket autorja/autori o është e/i ri tek peshku, o e ka me ty
Siç duket vetëm unë me Idrizin e paskemi lexuar deri në fund …
15 August 2008 @ 11:32 pm
S’e ka me Mozën e peshkut përndryshe s’do ta kishte quajtur gruan tjetër
Roza po Lume
15 August 2008 @ 11:32 pm
Ou,
Emri Moza eshte gjigand, dhe femrat qe e mbajne jane absolutisht tipa te cilet ja vlejne te komentohen. (Se une kam nickun, e jo emrin Moza
) Mozat kane nje gje te perbashket : jane te drejtperdrejta !!! Guximtare dhe pa surpriza te tilla.
pse ska mundsi tjeter eee ?
Me mu se ka i here, se skam aq efekt tek njerezit me dell artistik
Heroines se tregimit tone nuk i shkon dhe aq. Mund te ishte zgjedh nje emer tjeter qe ti nderthurte me bukur vajzen ne dukje, dhe vajzen qe ishte ne te vertete.
Pastaj ato perafrimet me O’henrin nuk di ca te thane se une me te vertete qe se kam lexu. Ose mund ta kem lexu aq pak sa nuk mbaj mend asgje
15 August 2008 @ 11:43 pm
“”"”"” Mozat kane nje gje te perbashket : jane te drejtperdrejta !!! Guximtare dhe pa surpriza te tilla.”"”"”"
:P 
:) 
:D 
Me qe origjina e emrit eshte nga nje LULE qe dhurohet per diten e te dashuruarve….. me duket se ja ke fut kot po kot fare sikur po flitet per nje personazh me emer Manaferrja
“Dicitura” me e goditur eshte ajo e Dorit
S’e ka me Mozën e peshkut përndryshe s’do ta kishte quajtur gruan tjetër
Roza po Lume
15 August 2008 @ 11:43 pm
Moza, përderisa e gjeti Flokënaja O’Henrin në Shqipëri, do të thotë që mund ta gjesh edhe ti në ndonjë biblotekë.
Nuk është aq hermetik sa ata që të pëlqejnë ty… por jam i sigurt që do të të pëlqejë
15 August 2008 @ 11:50 pm
He mer Idris,
Nuk po zbertheja emrin ne domethenie. Nuk thashe Mimoza. Thashe Moza.
se e kishe si afrozodiak !!!
Kena halle te tjera, tu thu O’leshi ehuuuuuuuu
Mire gjeneral por dhe gjuhetar tani !!!!!
Shkurtimi ben diferencen.Personifikimi i emrit me MOZAT qe kam has ne jete.
Ketu ta kam une. Besoj se dhe Mozat qe kini njoft juve kshu kane qene.
Por nga ti kane pas frike, dhe sta kane tregu emrin e vertete. Te kane thene e kam emrin : Nexhmije
Ed,
Une me leximin i kam mbyll marrdheniet andej nga mosha 18 vjec.
Tani sme shkon me ai ves neper deje.
Kshu qe pak gjasa ka t’gjej O’Henrin
16 August 2008 @ 5:19 am
Mua më duket një gjuhë e ftohtë…
Një përpjekje për të bërë më tepër drejtshkrim në shqip se sa të sjellë “batuta” të reja.
16 August 2008 @ 8:56 am
Faleminderit adminave që e paskan postuar tregimin tim dhe, me po aq mirënjohje falënderoj dhe gjithë komentuesit e tjerë që kanë lënë komente.
p.s:Një faleminderit të veçantë për Losttext për komentin e tij serioz .
16 August 2008 @ 10:11 am
Le ta ndaj ne dy pjese keshtu qe ta kem me te thjeshte edhe une edhe ju.
Historia eshte ne rregull. Eshte pak banale, apo me sakte, pak e abuzuar, por prapeseprare qendron ne kembe dhe arrin te krijoje nje gjendje tensioni ne ca pjese.
Menyra e shkrimit me duket sikur ka ca difekte. Nuk bjen aq shume ne sy sepse, siç thote agjentja ime ” Njerezit mbajne mend dy faqet e fundit te librit. Nese deri aty ka qene i dobet, fundi i bukur i shuan ato. Dhe e kunderta, natyrisht. Histori e mire, fundi i keq e shkaterron.”
Por nese i kap veç e veç eshte veshtire qe te pertypet. Nje tregim eshte i perbere prej shume tregimesh me te volga, dhe secili prej ketyre duhet te kete nje fare jete te veten. Kjo ketu sikur mungon. Po kap nje paragraf te rasterishem
Në pak kohë u kijua një mishmash ku banditët nuk mund të mbanin më gjëndjen nën kontroll dhe ju drejtuan daljes, por, më parë se të dilnin nga porta, ai më i gjati u kthye drejt saj duke i drejtuar pistoletën dhe, duke e fiksuar me shikimin e tij të akullt, i bërtiti: -Idjote dreqi! Unë do të vras!
Kaq shume gjera ne nje paragraf t’a prishin pak. Sikur te ishte i ndare, i thyer do ishte me i lehte per tu lexuar. Perdor me shume pika, pse jo?
U krijua nje mish mash dhe banditet u pane ne sy. E kuptuan qarte qe s’do e kontrollonin dot situaten, qe e vetmja gje qe mund te benin ishte te vraponon jashte. J’u drejtuan deres me shpejtesi ndersa Moza i shikonte si e ngrire. Njeri prej tyre u kthye per nje sekond dhe e pa ne sy.
- Ti idiote dreqi - bertiti - Une te vras.
Nje sekond me vone ishte zhdukur jashte deres. Qyteti i kishte perpire dhe Moza e dinte qe nuk do i gjente me.
Per me teper. Kur shkruan gjera te tilla, eshte e keshillueshme qe ti japesh gjithmone lexuesit ca pika, ca riferime, ca gjurme, ne menyre qe te kete mundesi qe ta gjeje vete zgjedhjen. Ketu jane por jo aq te larmishme.
Por ky eshte vetem opinioni im.
16 August 2008 @ 10:52 am
Darien faleminderit!
Ishte hera e parë që shkruaja diçka dhe, natyrisht që, këshillat dhe vrejtjet janë të mirëpritura.
Duke parë që shkrujnë lloj lloj shkrimëtarësh këtu, kujtoja se do të jepnin ndonjë mendim ata profesionistat, por ata s’besoj se dinë të shkruajnë gjë tjetër përveç se: “Kjo qe e modhe plako!”, natyrisht vetëm tek anëtarët e klanit të tyre.
Shkrimtarë leshi!
16 August 2008 @ 11:03 am
Shiko Absurdo. E…koment apo jo koment ti duhet te vazhdosh te shkruash derisa te behesh aq i mire sa te te lavderojne te gjithe. Apo derisa te besh edhe ti klanin tend e te te lavderojne te gjithe, rezultati eshte i njejti. Por vetem mos u shkurajo. Peshku, si shume site te tjera, eshte plot edhe me njerez qe s’marrin vesh e te thone qe je ti qe s’merr vesh, plot njerez me vlere natyrisht. Po deshe bejme klan bashke, une te lavderoj ty, ti me lavderon mua…
16 August 2008 @ 11:08 am
Faleminderit që të paktën nuk më diskriminon si femër!
Të paktën për këtë nuk kam se ç’them
16 August 2008 @ 11:18 am
ahahaaha!
E bukur kjo. Ngelëm klanorë. Prandaj ushtria e detyruar është e domosdoshme.
Unë skam bërë ushtri për letërsi, e nderuar autore. Po më duhet të të them se me këtë shkrimin të njoh shumë pak për tu shprehur.
Ustalleshë tha, sillna dhe një teke!
16 August 2008 @ 11:22 am
J nuk kam nevojë për tifoza, kam nevojë për këshilla ose vërejtje, dhe jo vetëm për të shfryrë dufet ndaj njëri tjetrit, por që të paktën të vijnë nga njerëz që dinë se përse flasin.
@Thënia e ditës, e qeshura e atij djaloshit ishte me të vërtetë “ngjitëse”, faleminderit që më bëre të qesh
16 August 2008 @ 11:37 am
Epo të thashë pra: na sill dhe një shkrim (teke) tjetër që të flasim më shumë.
Kaq është shumë pak.
16 August 2008 @ 11:56 am
AbSuRdE thotë:
16 Gusht 2008 @ 11:22 am
J nuk kam nevojë për tifoza, kam nevojë për këshilla ose vërejtje, dhe jo vetëm për të shfryrë dufet ndaj njëri tjetrit, por që të paktën të vijnë nga njerëz që dinë se përse flasin.
Nese ke nevoje per keto, atehere ça kerkon te peshku?
16 August 2008 @ 5:28 pm
Fisher pas qindra vjetesh nxorri nje levizje ne shah qe po ta vazhdoje ishte vertetuar 100% qe humbisje….Megjithate fitoi…ne vdiq lypsar
pa pagu gjo pa pru te tjera , pa kriju klanin tat…..
:)
:)
Po ti absurde ca do me shume …
Moza mesoi nje fjale te re si Cipal dhe sebep ishte prurja jote….Si mre u merka kultura e te shkrumit kaq shpejt nga PESHKU….?
Do ne fyrle ti…..pa le te tjerat…Kadal i cike…kadal e kadal…
Se ke njof ver…. ti ,fatorinon kur bertiste ne autobuz nonji klienti qe vononte tre lekshin e biletes ne i thoshte e kom qinshe
-Qite ta shof!
-E kom te madhe vera ! S’ma thy dot.
-Qite mer ne mexhlis…se si tatet thyj dhjetra m’dite una
16 August 2008 @ 6:32 pm
Faleminderit Idriz!
.
Nga mënyra se si flet dhe se ç’thua, tregon që ke një eksperiencë të gjatë në jetë, megjithse Cipalet që i hedh Mozës (asaj komentueses së peshkut) të tregojnë mjaft të ri
Unë prisja ndonjë mendim nga ata që postojnë rregullisht tek peshku, prandaj më erdhi keq nga komenti i Losttextit dhe nga mungesa e specialistave si Emigranti, Peshku Fluturues ose Akullnaja dhe të tjerë që këtu kur vjen fjala për shkrimet e njëritjetrit bëhen copë me analiza.
16 August 2008 @ 6:42 pm
Absurde, postimi i opinionit është opcional. Është e drejtë që nuk “dhunohet”.
Duket pak qesharake t’i thush lagjes o “lagje hajde se bëra një krijim unë”.
Merre më lehtë, ca më smooth.
16 August 2008 @ 6:45 pm
E lexova me vemendje shkrimin, dhe te them te drejten mu duk si nje krijim librash te verdhe. Nje perzierje intrige dhe aksioni, i cili mu duk sikur perfundonte me nje happy end.
Absurde nuk dua te gjykoj punen tende, dhe as kam ndonje dashakeqesi ta hedh poshte, por te them te drejten kur shkruan duhet te kesh me shume ngjyre dhe percim mesazhi. Me thene te drejten une se kuptova kush ishte mesazhi qe percillej ne kete tregim. Nje vajze, e rritur jo shume keq, deri diku me principe morale, por qe zgjedh nje rruge per tu pasuruar shpejt. Vetem kaq, dicka qe mund ti ndodhe kujtdo, madje madje po ta analizosh me shume vemendje pjesen ajo seshte se kishte aq nevoje per ato para. Dakort skena kishte fantazi, dhe mu duk nje lloj trilli te lexuar te Kodi i da vincit, te Braunit.
Une nuk jam ekspert letrash por kam nje pune ku me te shkruaren duhet te jem ne kontakt cdo dite. Kur shkruan duhet te percaktosh nje linje te caktuar. Pra e para duhet te dish se ku do te dalesh me ate qe shkruan, dhe percakto nje filizofi te qarte te saj. Une kam dy dite qe e kam lexuar pjesen dhe te them te drejten skam ditur se cte them. Gjithsesi, mos u dekurajo, se dhe verejtjet per mire jane
16 August 2008 @ 6:48 pm
Absurde, ke ardh edhe ti si XYZ më duket
.
Si shpëtimtare e letërsisë shqiptare…
prit një herë… akoma nuk i ke thënë atyre të tjerëve: Pah sa t’mdhej jeni
16 August 2008 @ 6:55 pm
Mandi faleminderit!
Sikur të kisha mëndjemadhësinë që kjo pjesë ishte e përsosur, do të kisha kërkuar që të gjeja vënd tjetër për ta botuar, dhe pse jo, dhe të fitoja diçka, por pikërisht sepse kisha nevojë për vërejtje e solla këtu.
Dhe një herë Faleminderit për këshillën!
16 August 2008 @ 6:56 pm
para se te bej nje koment per pjesen,dua qe te di nese ishte barsalete apo tregim?Ne varesi te pergjigjes do te di sesi te trajtoj krijimin.
16 August 2008 @ 7:03 pm
E kisha kenaqesi Absurde
Pse nuk e provon te shkruash per ato qe sheh cdo dite. Ne cdo dite na ndodh te perjetojme nje tregim . Veprat me te medha kane dale nga gjerat e vogla, mjaft te dish ti shtjellosh, pikerisht ajo qe te duket normale mund te kete shume me teper interes brenda se sa Moza (jo moza peshkut se ajo ehste figure), nje femer e cila me sa e pershkruan ti gjeja me e mire qe dinte te bente ishte te uleriste si histerike
16 August 2008 @ 7:04 pm
Dorjan, merre si të duash…
Nëse të them që është vjershë do ndërroje mendim?
16 August 2008 @ 7:11 pm
Mandi, edhe pse e trilluar historia, në fakt nuk është se shkon të ambjentohet në ambjente kushediseçfarë… as parlament, as laboratorë, as makinacione të fshehta agjenturash dhe mardhëniesh ndërkombëtare
… në fund të fundit është një histori që mund ti kishte qëlluar edhe asaj komshijes tënde bjonde që e shikon çdo mëngjes të marrë autobuzin për të vajtur në punë 
16 August 2008 @ 7:19 pm
Komshija ime eshte brune dhe ka ford Focus, me pershendet perhere kur me sheh te stacio ni i autobuzit qe marr per ne pune , po kjo ska lidhje me ceshtjen :-). Une nuk te thashe qe qe ti ngaterrosh gjerat me laboratore, parlament, apo intriga politike se e shoh qe targeti jot seshte ai lloj lexuesi. Thjeshte them qe shkruaj dicka qe ta ndjesh fort, crendesi ka eshte historia jote apo e dikujt tjeter. Qofte kjo nje enderr e jotja e parealizuar, qofte dicka e perjetuar, apo qofte dhe dicka qe ke filluar ta perjetosh por e ke lene pergjysem. Gjithsesi me e rendesishme se tema eshte ajo cka kerkon te thuash, me vjen keq po Moza nuk thote asgje
16 August 2008 @ 7:23 pm
O mandi, ma trego mu se ku e ka shpinë kjo moza
16 August 2008 @ 7:34 pm
Nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, pervecse Mozes dhe Sy akulli te kishin dicka te forte me njeri-tjetrin.

Absurde, do me kishte pelqyer sikur ta kishe pershkruar pak me shume qendrimin e saj pas deres tek shprehte “Heren tjeter, mos me shtrengo aq fort”
16 August 2008 @ 7:36 pm
Kush ajo me ford focus?
16 August 2008 @ 7:37 pm
O bellë, po ti nuk e pe që ishte ene ai tjetri atje mrena???
Prit mi goce se jena shqiptarë Shqipërie
16 August 2008 @ 7:45 pm
mand thotë:16 Gusht 2008 @ 7:19 pm
, por jo ato që e kanë raftin e garazhit plot 
me vjen keq po Moza nuk thote asgje
As unë nuk dua të më thotë kushedi se çfarë… i urrej gratë kur flasin
16 August 2008 @ 7:47 pm
Flet me sy ajo ore.. sa skupto dhe ti o Mand
16 August 2008 @ 7:54 pm
— Edrus s’dashke hic ene ti
17 August 2008 @ 5:27 am
Absurde thote, mes tjerash:
…e me tej,
…e prape me tej,
Po te pergjigjem sa me perket, meqe, mes te tjereve, me paska dale emri.
1. Me ironi nuk fiton respektin e askujt, dhe as i ben ata te te ndjekin. Nuk me takon, dhe as po te bej moral, por here tjeter me e permbajtur te lutem, dhe kete gje per respekt te vetes tende.
2. Zona e komenteve ke Peshku, sic mund ta kesh vene re, eshte e lire, pa shume rregulla strikte, akademizma, e me the e te thashe. Si e tille, eshte e kollajte qe shpeshhere komentuesit te kembejne rromuze, me te qeshur apo te ngjeshur, mire keq, keshtu e ka… Pra, durim, dua te them.
3. Nuk e di sa “shkrimtare” ka ketu, dhe sa prej tyre jane “profesioniste.” Vete s`jam as i pari, as i dyti. Keshillat, verejtjet dhe sygjerimet ketu jane gjeresisht subjektive, dhe me te shumten e rasteve, te ngarkuara emocjonalisht. Gjithsesi, me duket dobesi nga ana jote, e padrejte dhe e ulet, te shprehesh me fjalet “shkrimtare leshi,” per te cilesuar pikerisht ata qe doje te te jepnin mendime. Nuk ta ka njeri borxh, besoj me kupton.
4. Nuk e di ku e bazon akuzen qe une (meqe me permend) komentokam vetem shkrimet e emigrantit, PF, apo akullnajes, (meqe me keto emra na e paske krijuar grupin). Per vete komentoj aty ku me pelqen pjesa, dhe rrallehere ku s`me pelqen. Eshte e kote te permend qe autoret kane qene te llo-llojshem.
Suksese heres tjeter.
17 August 2008 @ 5:57 am
Ka shumë hipokrizi i dashur Losttext, dhe meqë more mundimin të sqaroheshe, shikojmë dhe përgjigjen tënde:
Bën populistin tek pika e dytë:
Por harron çfarë the tek pika e dytë dhe fillon dhe bën moralistin tek pika e tretë:
Dhe së fundi gënjeshtar tek pika e katërt, duke parë që një koment e kishe lënë edhe këtu:
17 August 2008 @ 6:07 am
Pse Bellë, ku e shikon të keqen ti që të “dashurohesh” mbas asaj (edhe atij po të jetë nevoja
) që e ka garazhin plot???? 
17 August 2008 @ 8:41 am
Ti, absurde, mund ta vervisesh fjalen time nga te duash; kuptimin s`ja ndryshon dot si te te teket ty.
Une nuk mora mundimin te “sqarohesha,” por me sakte te kritikoja fjalet e tua, gje qe qenka mundim i kote, duke gjykuar nga replika jote. E shikoj se ti me nje vrime i bie fyellit, dhe pa pike dinjiteti, ndersa e ben.
C`populist paskam “bere,”; nuk eshte Peshku ai forum qe kam pershkruar?! C`lidhje ka populizmi me citimin qe me paske bere me kaq zell (pa ja kapur kuptimin)? Apo ec babe se ja rasti per te fut nje fjale “te madhe”.
S`kam “bere” asnje moralist; te akuzova per qendrimin dhe fjalet e uleta qe the. Ti vazhdon me akuza te tjera, dhe kuptoj qe s`do te ta kem me ngene pas ketij komenti.
Me akuzon mes tjerash per genjeshtar (!), kur nuk shoh te kem genjyer kend, e aq me pak ty - komentin qe lashe, (te parin fare)s`kishte lidhje me shkrimthin tend, dhe per me teper kisha thene, ne komentin e dyte, qe rralleherelej komente ku s`me pelqen…
Tashti, irritimin ne perpjestim te drejte me nje situate te shpjegueshme do e kuptoja, por idiotesine nuk e justifikoj dot, aq me teper ke tipa qe metojne te jene “krijuesa,” tha.
17 August 2008 @ 9:31 am
Losttekst, u kujtova që të mos e kujtoja këtë muhabet, por ti më bën që ti rikthehem sërish.
Nëse rrallëherë komenton kur nuk të pëlqen, atëhere do të ishte më mirë të kishe dhe ti mirësinë si “poetët” e tjerë që të shikoje punën tënde dhe të mos hyje që të bëje gallatë me njerëz që nuk i njeh… atë fjalën tënde mund ta them unë; që nuk më pëlqejnë shkrimet tuaja (jo vetëm të tuat) dhe prandaj nuk ja u komentoj.
Por mbas kësaj here, do të di ta them fjalën time kur të shikoj “perlat” e juaja që të dalin sërish në këtë faqe.
17 August 2008 @ 10:23 am
Ore Edo, si shpjegohet me këta o burrë i dheut?
Këta po zihen për hiçmosgjë.
Shkrimtarë! (Pa e personalizuar fare titullin), Shkrimtarë!
Mblidhni bletët në koshere, mos u zini e ta bëni si lopa me kovën e qumështit.
Titullin shkrimtar/e në rradhë të parë unë e kuptoj si diçka fisnike, titull nderi. Dhe fare pak kanë ditur këtu (ça është e drejta) të jenë fisnikë, pas komenteve të shkrimeve të tyre. Fare pak!!!
Kjo puna pas krijimit dhe gjatë komenteve i ngjan asaj këngës “Do u believe in love after love”.
Kur lexon një temë letrare, një krijim, më pas komentet, qoftë shumë ndjenjë e bukur e para, prishet nga e dyta nëse vlera e këtyre është e ulët.
Edhe bukuria e krijimit kthehet në gënjeshtër, në shtirje, mllef, hipokrizi.
Shkrimtarë! Quajeni veten të tillë edhe kur komentoni. Sepse shkrimtar për mua do të thotë mjeshtër, usta i të bukurës.
Mos u gënjeni dhe mendoni se na gënjeni me “fjalë të mëdha” sepse sado të mëdha qofshin, nuk e fshehin dot vogëlsinë që mbajnë brenda. Të zihesh me terma, është njësoj si të zihesh me gurë ke lagjia, nëse nuk ka vërtet ndonjë arsye për tu zënë.
Edhe njëherë, pa e personalizuar dhe me respekt (të humbur).
17 August 2008 @ 10:42 am
J, këta duhen mbajtur vetëm me bukë e hirrë (dhe ndoku ndonjë përrallë
) se ndryshe s’mbahen
.
17 August 2008 @ 10:50 am
veni mor nje sudoku keshtu kane me se merren
17 August 2008 @ 6:06 pm
Propozoj qe te Peshku, rubrika e letersise te shfaqet vetem ne rastet kur ka ndonje krijim qe ja vlen te lexohet.
Mos na humbisni kohen me kesi pacavuresh.
17 August 2008 @ 6:11 pm
Nigjoni mu!
:P
ose mos ta bleje 
dhe me te drejten e fyerjes se personazheve “Mitologjike” te Peshku duke u marre emrin si MOZA ! 
Dajeni dy copesh ne keni per te pa se si “iriqet” e krapuliqeve kane per tu kthy ne “pupla” zogjsh…
Kush do me shiju kritiken e Peshqve s’ka pse merzitet nga cilesia e veres… ate qe si pihet mund ta derdhe
Ore , qe po bo kasten ti Absurde …kjo eshte pa pike dyshimi ….po qe po ta kesh me gjith men me Lostin !!!!!!!…ma do menja se s’do kishe pru tregime te drejteperdrejta…
17 August 2008 @ 7:05 pm
Idriz, lëre ç’thotë Polici, Moza dhe Kotherja se ti flet tamam sa një i madh kur thua:
Ah, sikur ishin të gjithë djem si Losti!!!…. dhe jo vetëm për krijimet e tij
.
Por jo gjithmonë ke të drejtë kur i thua Mozës që duhet lexuar vetëm së mbari… provo për të besuar
17 August 2008 @ 7:17 pm
AbSuRdE !
C`te beri Kotherja ? Ku te ka merzitur ?
17 August 2008 @ 7:19 pm
Do i kesh mëtzitur Idrizin
17 August 2008 @ 9:20 pm
Mire mbrema miq!Akoma nuk jam kthyer ne baze,ppor sot pata nostalgji e thashe te shoh nje here ç’behet kendej.Thashe me ne fund dikush po na s’pjegon me ne fund se ç’fshihet pas kesaj “gjeje “te çuditshme e te ralle qe quhet Moza!?Jo , qenka thjesht “una furbizia”…. :)E lexova thjesht se u terhoqa nga emri.E deri ne fund vetem ai me terhoqi.Zbardhje e ndonje skenari filmi te dobet te dy shekujve para.
18 August 2008 @ 1:46 pm
E po thashe dhe une ..na erdhi momenti te marrim vesh nodnje te re per Mozen e peshkut, se me thene te drejten Moza me pelqen vertet ne te gjitha komentet dhe batutat qe ben,asnjehere jasht teme..me nje fjali:eshte vertet me nivel te larte intelektualo artistike shkencore IT-ore ore ore
Sa per shkrimin ..hajt me…
20 August 2008 @ 9:40 am
dARIEN thotë:
16 Gusht 2008 @ 11:03 am
Po deshe bejme klan bashke, une te lavderoj ty, ti me lavderon mua…
hahahahah sa qesha me kete darien…
absurde, une te siguroj qe nuk bej pjese ne asnje klan, do te sugjeroja shume dashamiresisht dicka ( eshte ne doren tende ta kesh parasysh apo jo)
ideja nuk eshte e keqe… por hapja ta largon deshiren per ta cuar deri ne fund tregimin, a nuk do te ishte me mire qe ti evitoje pershkrimet… detajet rreth personazhit moze ti zbuloje indirekt nepermjet mardhenieve te saj me personazhet e tjere? (Ky eshte vetem mendimi im te kuptohemi…mund ta kem edhe gabim…tek e fundit gjithcka mbetet ceshtje shijesh…) mireseerdhe tek peshku…
p.s
ne te vertete kur i hodha nje sy titullit, edhe une kujtova se mos i kishin dedikuar ndonje shkrim mozes… po u pa puna, me kohe do t’ia qendis une nje shkrim mozes…
21 August 2008 @ 11:00 am
Floknaja… zdu me bo çer t’dush ti!
Dhe herën tjetër kur t’shkruj noi gjo tjetër, nuk do harroj t’pys se çer emri ke fiksim, ene kshtu mase t’natarroj me e lexu edhe tjetrin.
P.s: Te peshku mirseerdhe ti!
21 August 2008 @ 11:05 am
o absurde, mirese te gjeta…
me kishte ardhur me e-mial nje postim i yti te tema ime, te cilin e kishin fshire moderatoret, vetem sot e lexova, ku me sugjeroje te merrja nje personazh buf, po te pergjigjem tani, do me huazosh pak nga karakteri yt per te ndertuar personazhin buf… se qenke fiks per te…
hajt shendet…
21 August 2008 @ 11:14 am
98 kg?
Do foton apo origjinalin?
P.s: Më vjen keq për ty, por nuk mund të ta nis me mesazh privat
21 August 2008 @ 11:25 am
Floknaja, tani ti kthehem kritikës tënde: nqs unë do të përshkruaja gjëndjen sentimentale të Mozës, nuk do të mund të mos flisja për syakllin… gjë që do ta bënte skemën e rapinës së dytë mjaft banale (kur thuhet që: “Ajo do ti njihte ata dy sy ndërmjet mijërash të tjerë”, besoj dhe shpresoj, që ty, të të ketë vajtur mëndja tek tmerri që kishte kaluar ajo gjatë rapinës së parë…
Për më shumë hollësira tek shkrimi tjetër… do ta titulloj XYZ (të pëlqen?!)
21 August 2008 @ 11:39 am
nuk jam une ajo qe shfaqa pakenaqesi per emrin lexo mire me lart, une vetem kujtova se mos i kishte dedikuar ndonje shkrim mozes se forumit kaq… kur e lexova kuptova qe nuk qe per mozen ketu…
titlloje si te duash heren tjeter cxzhddjgjjg… mund ta lesh dhe pa titull fare,une nuk nisem nga titujt…kur me pelqen nje gje me pelqen dhe pike…
21 August 2008 @ 11:49 am
>
Nje zemer te madhe?? Fundi sikur se justifikon.
Kjo Moza(delikatja, e drojtura) ne fund na del bashkepunetore e dy grabitesve.Ideja me duket interesante.Dhe me kujton dy vargje nga Shekspiri:
Mendoj se do te ishte me i justifikuar fundi, ne se do te pershkruhej pikerisht kjo situate.
21 August 2008 @ 11:55 am
>
Me zemer te madhe?? Kjo Moza(delikatja, e drojtura) ne fund na del nje bashkepunetore e dy grabitesve.Ideja me duket interesante. Moza me kujton vargjet e Shekspirit :
“Duku si nje lule e pafajshme/ si nje gjarper qendro nen te”
Por mungon pershkrimi psikologjik i kesaj situate c ka do ta bente fundin me te justifikuar.
21 August 2008 @ 12:09 pm
Spiritus, më bëhet qejfi që e paske konceptuar ashtu personazhen gjatë leximit. Spse autorja nuk ka thënë asgjëkundi që AJO ËSHTË ZEMËRMADHE.
), besoj se autorja ka dashur të theksojë dhe rëndësinë e dhënies dhe po aq të marrjes së informacioneve.
Nëpërmjet përshkrimesh të rrethanave që ajo kish përshkuar në jetë (natyrisht, rrethanat e tjera nuk i interesonin autores që ti paraqiste), të bëjnë që të shtyhesh që të mendosh se Ajo është zemërmadhe, për të arritur në fundin që të përmbys gjithë atë përshtypje që kishe krijuar për Mozën.
Përveç surpizës finale (që gjithsesi, nuk lë njeri pa e “tronditur” një çikë, përveç Zanës që është rritur bukë e djathë dhe Hiçkok
Liri shtypi dhe fjale nuk do të thotë që të thuash ç’të duash… në rastin e shkrimit, vetëm një përshkrim “normal” i biografisë së Mozës, edhe pse pa treguar që është ZEMËRMADHE, por që e lë të nënkuptuar, dhe pa dhënë dhe lidhjet e fshehta apo të hapura që ajo mund të kishte me elementë të tillë si syakullti, (lidhje dhe kjo që nuk ka pse të na bëjmë që të mendojmë se do të ishte më e keqe apo më e mirë se të tjerat që nuk shoqërohen me tipa të tillë), por që gjithsesi, nëse njihej që më parë, nuk do të të shtynte që ta shikoje si zemërmadhe
21 August 2008 @ 12:19 pm
shyqyr o burre i dheut qe u ktheve ne identitet
hajt se do te gatis kur te kem kohe nje kritike qe te te masakroj fare hahahahahahah se me ate absurden u tregova e kujdesshme se helbete anetare e re thash ka nevoje epr inkurajim
21 August 2008 @ 12:26 pm
Endrus, Nuk po kerkoj “biografine” e Mozes por metamorfozen e kalimit nga ajo e drojtura, pak e vrejtur dhe me ZEMER TE MADHE, ne nje grabitse ordinere te bankes ku punon.Jo cdo Moze qe punon ne banke, qe kalon neper duar miliona te cilat, pse jo, edhe te tundojne, kthehet ashtu kot dhe fap! ne nje grabitese.
Kush ka lexuar te fundit roman te Cvajgut “Dehje nga metamorfoza” i kujtohet qe dy personazhet ne fund , pas shume dilemash, pasi hoqen dore nga vetevrasja, vendosen te grabisnin te ardhurat e postes ku punonte e pafajshmja, e drojtura Kristine..
21 August 2008 @ 12:43 pm
Ore Ju riktheva dhe njehere….
:P 
Ne mos qofsh me te vertete Moza , ashtu sic thashe qe “shtihesh” , dhe
me te vertete pretendon se ke prure rrefenje “origjinale”…realisht s’je
vec se nje kopjac i KEQ me varferi mendimi duke prure gjera qe artistikisht s’kane piken e vleres pervecse nje “gicizmi” ose mendje dinake e futur neper copra shkrimesh, e qepur me copra mendimesh , ose thjesht pa futur mendim fare vetem copy-past , dhe ke prure nje surrogato skenaresh te cfaqura me qindra here neper ekrane sipas strategjise “muhabet pas buke”.
Po qe se je e re …perkrahjen e more dhe besoj jo vetem qe s’duhet te pretendosh me …por thuaj edhe falemnderit perse mbyllem “nje sy”…
Ene hik tani se ka dale pune e re , mileti po merren me guret qe hedh nje “i ditur” ne lum qe bertet me te madhe…”jane xhevaire” , dhe jane zhyt me koke per ti gjet …por deri tani kane gjet “ficorre” excentrike ne forme germash XYZ..
Mo na dil dhe ti tani
21 August 2008 @ 12:43 pm
Është perceptim i yti “metamorfoza” e kalimit të Mozës nga e ndrojtur në grabitëse (bravo autores për këtë
), sepse në shkrim nuk ke asnjë informacion se si e ka kaluar kohën Moza gjatë adoleshencës
.
Prandaj shtoja tek komenti tjetër rëndësinë e mënyrës se si paraqiten lajmet/faktet nganjëherë… shpeshherë të shtyjnë që të mos besosh kur të gjëndesh përballë me realitetin lakuriq
21 August 2008 @ 12:47 pm
Basta Edrus se mjaft RED BULL mori goca:) Idris ca behe me XYX?
21 August 2008 @ 12:55 pm
Idris, shikojeeee mirë komentin këtu:
AbSuRdE thotë:17 Gusht 2008 @ 7:05 pm
Idriz, lëre ç’thotë Polici, Moza dhe Kotherja … PO ta lexosh deri në fund ama
21 August 2008 @ 1:04 pm
S’ka te dhena Spiritus…..
:(
…
:P dhe u bertet nga larte
:(
:P artistike letrare…
Dihet vetem qe, pervec mundimit qe po heqin mileti te zhytur ne uje per te gjetur guret me vlere
XYZ po vazhdon i gju me gure duke u lehur nga siper…”Gjejeni tjetrin!”.
Ua ka fut me nje “popel” me terma te medha ose me “cepa”, bile jo me shume cepa po me DY.
E Thjeshta dhe e Sofistikuara
“cepi dyte jom une…po me gjetet i fitut xhevairet e mija ”
Shtrydh e shtrydh trune per te zberthyer “sofistikimin” dhe me doli se ishte nje marrezi tjeter e rradhes ose deshire per te ngatru “zhytsit” me fjale te fryme ose te ajtme.
Si pershtatja me e mire ne shqip, se perkthim nuk mund ti behet ,del se ka kuptimin e “fshehjes se qellimit” ose “shumeqellimshme” psh avione nendetse etj dhe nuk shpreh rryma apo “rremeza”
Po hajt mo thash meqe Peshqit jone merzit pa uje dhe mendojne se mos
me vertete gjejne “sofistikime” jane zhyt i here pa te dale ku te dale….
21 August 2008 @ 1:14 pm
O Ed1
po t’me shash nga Moza vallaj s’ma fut dot!
:P e te tjera e te tjera….
:) 
Mu ma “fut” kur te dush mre…se s’jom shume i sofistikum
Se ne ajo KUPTOHET po pranon vete te perdoret per “gjona te medhaja”
sic jane kritikat letrare
Te humbasesh nje leksion letersie ne keto raste sidomos nga XYZ-te eshte nje humbje e madhe ne jete qe Moza nuk do kurren e kurres ta anashkaloje ….
Qafsha ijen e dune fort kalmojt se ka shpirt artistik…lene ti se absurdja do me na prish imazhet e Mozes ….dhe e ka pru si kriminele me shpirt njeriu sa e dun dhe gabelet…dmth e ka pru te SOFISTIKUME
21 August 2008 @ 1:16 pm
AbSuRde,
meqë paske thirrë akvll-najën :
1. akvll-naja s’është specialiste e ndonjë fushe të letrave, gjithësesi ti rrofsh, po prapë mos u prek po s’komentoi akvll-naja, sepse ajo, përveçse nuk e ka kritikën specialitet, komenton ku i pëlqen, ose ku ka ndonjë gjë për të thënë që s’ja mban tastjera.
2. meqë do të dish, akvll-najës nuk i la ndonjë mbresë të pashlyeshme tregimi, jo sepse s’arriti ta lexonte, por sepse historia iu duk një kopje skenari filmi të lirë amerikan; akvll-naja, as u mallëngjye nga jeta e Mozës, as u entuziazmua nga ndonjë pikë adrenaline që i ishte hedhur historisë.
3. kaq (akvll-najës nuk i pëlqejnë shifrat dopio, që prej kohës kur mësoi se lulet në buqetë duhet të jenë numër tek se ndryshe sjellin fat të keq).
Përshëndetje nga akvll-naja.
21 August 2008 @ 1:32 pm
Akullnaja, ke qëlluar e pafat
.
)
Sepse lule (qoftë dhe tek) nuk mund të të dërgoj (Këtej nga anët tona, lulet i hanë gomerët) si dhe nuk flas allafrënga si XYZ që të të jepja mundësi të shkëlqeje me kontrabatutat e tua (atje duhet të jesh specialiste
21 August 2008 @ 1:44 pm
Oh, jo, AbSuRdE, mos u shqetëso; mua më mjafton të shkëlqej një herë në dy javë, dhe meqë ti thua se paskam shkëlqyer dje, kam akoma dhe 13 ditë kohë për të gjetur fotoekuilibrin tim. Që të shkruajta, qe më tepër se vë re këto ditë nëpër Peshk, që njerëzia o duan komente, dhe të mira biles, o ranë e vdiqën. Kështu.
Përshëndetje, gjithësesi.
21 August 2008 @ 1:50 pm
Sheh, sheh…
Po mue qi kom tre fakultete (dy me korrespondence Kristalin)ne vleresimin e litraturs’ moderne dhe asaj medievale franceze pse nuk ma kini kerkue opinionin.
Une menoj qe tregimi eshte me vlera letrare, dhe Absudja ka goxha potencial. Ki potencial duhet inkurajuar. Nga shume vedi ketu po shiqoj qe jeni tallur me vajzen pranej them t’ju vij zorr nga vetja.
Tashi per sa i perket shkrimit mua ne pergjithesi mu duk realist dhe jo skenar filmash amerikane. Me pelqejne referencat nga koha e tashme. Edhe fundi i historise me “twist”-in e tij me befasoi se nuk e prisja. Pastaj me kenaqi se jo shumekush e ben kete nga “shkrimtaret” e peshkut. E vetmja gje qe mund ti nderroja eshte shkembimi mes banditeve dhe Mozes. P.sh banditet me pistolete ne nje rast te tille kur nervat jane te tendosura nuk do thoshin kurre “idjote dreqi”, por “Baxhelle” “kucke” “buce” etc etc ne varesi te origjines se tyre krahinore. Ndoshta e ke pastruar gjuhen per Peshkun po une do te vleresoja pak me natyralen…
Gjeja me POZITIVE e stilit tend vajze eshte qe eshte i LEXUESHEM! 80% te shkrimeve te peshku shkruajne sikur jane ne rusine e shekullit 18. Me fjali te gjata qe nuk i dihet ku fillojne e ku mbarojne, pa e pasur haberin e paragrafit, dhe me ca filozofira aq te thella qe as vete nuk i marrin vesh kur i shkruajne.
Ti vajze ke thjeshtesine. Eshte talent i rralle dhe bashke me sofistikimin qe do te vije natyralisht uroj qe ta ruash ate.
Gjithe te mirat
3 September 2008 @ 8:48 am
o rrapush , po pse je kaq mistrec o burre i dheut…