Mospranimi

Nese emri i Grigori Perleman mund t’i vije ndermend ndonjerit prej jush, eshte sepse u permend ne gazetat dhe revistat e gjithe botes, per zgjidhjen e konxhetures se Poincarè(shikoni wikipedia-n).

Perse nisa te shkruaj rreth ketij personazhi?

Grigori Perleman i tha “jo” asaj qe c’do matematikan do te ishte i nderuar qe ta pranonte.Pasi zgjidhi ne pak faqe nje problem te topologjise(qe kishte qindra vjet qe nuk gjente zgjidhje nga bota matematikore), matematikani rus, Grishja per miqte, i papune, 75 dollare ne muaj(ndihma e qeverise), 40 vjecar, nuk ka pranuar disa cmime, nder te cilat:

1-medalien Fields(analogu i cmimit Nobel per matematiken,qe jepet cdo 4 vjet nga komuniteti i matematikaneve)

2-nje pension rreth 10 mije euro

3-nje kateder ne universitetin e Harvard-it

4-publikimin e punes se tij ne revistat e specializuara

5-nje milion dollare,te ofruar nga Clay Mathematics Institute i Bostonit,per ate qe do arrinte te zgjidhte nje nga 7 “problemet e mijevjecarit” .

Grishja, qe ne te shkuaren pati injoruar dhe njohjen qe i beri atij Shoqeria europiane e matematikes(sipas tij nuk ishin “aq te kualifikuar” per ta vleresuar), nuk ka dhene shpjegime rreth ketij mospranimi: “zgjidha problemin,dhe ky eshte cmimi per mua” ka deklaruar. “nuk dua te perfundoj ne vitrine”. Dhe nje gazetari australian qe kishte arritur ta gjente nder pyje dhe qe e kish pyetur se perse nuk kish vajtur ne Madrid per te marre Cmimin, ju pergjigj: “sepse mendoj qe s’kam c’te them ndonje gje qe mund t’i interesoje publikut”

Dhe s’eshte i vetmi! Me vijne ndermend Cassius Clay(mohamed Ali), qe ne vitin 1960 e hodhi medalien olimpike ne lume(ohijo), Sartre,qe s’pranoi cmimin Nobel(1964), Marlon Brando qe s’pranoi cmimin Oskar per filmin “padrino”(1973), por ne rastet e ketyre te fundit,keta mund edhe t’ja lejonin vehtes sepse tashme ishin te njohur dhe ne qender te reflektoreve, por mospranimi i Grishes eshte dicka e pashpjegueshme.

Interneti e ka bere nje nga ikonat e antikonformizmit, ndoshta portreti i tij nje dite do te zevendesoje ate te Ainshtajnit me floke te shpupurisur dhe me gjuhen perjashta .

Te jete nje “kaprico” e nje truri gjenial,apo akoma s’e di se cfare s’ka pranuar ??

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. LlTako thotë:

    26 October 2006 @ 11:50 am

    Histori interesante Edrus, s’kisha degjuar per kete matematicien para se te lexoja rrjeshtat e mesiperm.

  2. Qafir Arnaut thotë:

    26 October 2006 @ 6:28 pm

    Sic tha edhe nje erudit tjeter ketu te Peshku, rob si ky ‘duhet ti meritojme’.

  3. edrus thotë:

    26 October 2006 @ 7:13 pm

    zakonisht gjenialiteti i shume personazheve te shkences(ashtu si dhe ne fusha te tjera),njihet publikisht vetem mbas vdekjes……… ky rast me beri pershtypje jo aq per faktin e zgjidhjes se problemit te Poincarè-se(qe e mbja mend si problem,kur trajtohej fakti qe pervec tre koordinatave karteziane,dhe kohes,mund te egzistonin dhe parametra te tjere per percaktimin e pozicionit te nje trupi ne hapsire….sidomos kur shpejtesia e levizjes i afrohet asaj te drites),por gjeja qe me beri pershtypje ishte injorimi i zbulimit qe kish bere,mospretendimi i zenies se nje vendi te nderuar,qe me te vertete do ta meritonte kudo.

    Genio e sregolatezza,thone italianet……… per nje moment me erdhi nje dyshim?? a do te dinte te rronte me 10 mije dollare ne vit(nga rreth 800 qe merr nga qeveria ruse),per te mos thene per 1 milionshin e cmimit.

    po te isha une,te pakten cmimin s’do ta rifiutoja,por do ta jepja ne ndihme te ndonje shoqate bamirese.

  4. Qafir Arnaut thotë:

    26 October 2006 @ 7:44 pm

    S’ka pse te beje pershtypje reagimi i Grishjas. Gjenite zakonisht e kane nje derrase mangut.

  5. blete thotë:

    26 October 2006 @ 7:55 pm

    gjenite ne pergjithesi jane aq te sigurt ne vetvete sa te mos t’i permbahen dhe te mos vleresojne gjera qe per ta nuk kane rendesi. sa kohe qe ky njeri ka buke per te ngrene, probleme matematike per te zgjidhur, dhe nje zjarr per t’u ngrohur, c’i duhen parate ose nderi i botes intelektuale? cdo gje kerkon energji mendore, dhe ai preferon t’ia kushtoje punes se tij kete.
    kush e ka lexuar Terry Pratchett, e mban mend pershkrimin e gjeniut Leonardo da Quirm, i cili jetonte i burgosur, dhe ia dinte per nder tiranit te qytetit qe e mbante te vecuar nga turma.
    ne te tjeret nuk jetojme dot pa riafirmimin e njeri-tjetrit ose te mjedisit, prandaj na duken te habitshme vendime te tilla.

  6. Qafir Arnaut thotë:

    26 October 2006 @ 8:04 pm

    ‘Siguria ne vetvete’ shkon kunder natyres njerezore. Aristoteli, perkunder menyres te jetes te Ciklopeve (edhe keta te sigurt ne vetvete), arriti ne perfundimin qe ‘njeriu eshte kafshe sociale’. Pra, veprimi i ketij gjeniu eshte patologjikisht anti-social.

  7. blete thotë:

    26 October 2006 @ 8:18 pm

    po prandaj lind nje ne qindra mijera. dhe prandaj quhet gjeni, ngaqe nuk e ka nevojen patologjike per te qene pjese e shoqerise (si e kuptojme ne ate). ne keete menyre ka me shume energji per t’ia perkushtuar gjenise se vet.
    une per vete do ta kisha pranuar cmimin, po une nuk jam gjeni, keshtu qe nuk quhem.

  8. edrus thotë:

    27 October 2006 @ 4:34 am

    ndoshta eshte pikerisht ai “izolim”shoqeror i ketyre personazheve,qe i ben ta shikojne boten nga nje kendveshtrim tjeter,dhe mosndjekja e rruges qe ndjekin te gjithe,i ben ata qe te shkelin shtigje te reja dhe rruge te pahapura.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com